Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 63

Tema: A.S.Pushkin

  1. #51
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Organizohet "Dita e Pushkinit"- Uzbekistan

    Te gjithe dashamiresit e poetit Rus, Pushkin, mund te marrin pjese ne ceremonine e perkujtimit te ditelindjes se tij, ne 6 Korrik, 2006, ne Uzbekistan. Organizimet e kesaj dite jane pergatitur nga Ambasada e Federates Ruse.

    Disa nga aktivitetet e planifikuara per ate dite jane, vizita tek monumenti i Alexander Pushkinit si dhe nje program letraro-muzikor qe do te shfaqet ne Teatrin Bolshoy (ky i fundit ka marre emrin nga Alisher Navoi).

    Gjate mbremjes do recitohen poezi nga Pushkin, Blok, Yesenin dhe Mayakovskiy. Gjithashtu i shoqeruar nga orkestra e Teatrit Bolshoy, Vasiliv Lanovoy do te luaje nje kompozim te bazuar ne romanin “Stuhija”, te Pushkinit.

    Ne mbledhjen e organizuar per kete rast do te marrin pjese sudente dhe mesues nga Konservatori i Shtetit te Uzbekistanit, Delegacioni Rus si dhe Insituti Teatral, Tashkent i Uygur.

    Per nder te kesaj dite, teatri i te rinjve te Uzbekistanit ka pergatitur Festivalin e Kultures Ruse.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e paperino
    Anėtarėsuar
    04-08-2006
    Postime
    40
    pa titull
    C'eshte per ty ky emri im?
    do vdese edhe ai ashtu
    si zhurm'e vales ne mergim
    si ze i mbremjes neper pyll.
    Ai i shkruar ne nje flete
    do mbetet porsi gjurm' e mekur
    si nje mbishkrim mbi varr e shkrete
    shkruar ne gjuhen qe ka vdekur.
    Porsi nje kujtim krejt i harruar
    mes shqetesimeve pa fund
    dhe shpirtit s'ka per ti dhuruar
    endrren qe embel te perkund.
    Por po te mbyti hidherimi shqipeto ate emer me ze.
    Rron ne nje zemer,rron kujtimi
    Dhe une kam nje vend ne te.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e ida-61
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Postime
    60
    Poezia qe me pelqen me shume nga A.S.Pushkin


    Detit

    Stihi rebele lamtumire!
    Ne ēast te ndarjes perseri,
    Ti dallget ēon perpjet i lire
    Dhe zjen,shkelqen me krenari.


    Si gjeme e britme pikellimi
    E shokut qe na le dhe shkon,
    Vikama jote dhe buēimi
    Ne gji,se fundi,me kumbon.


    O vend i shtrenjte i zemres sime
    Ne bregun tend plot bukuri
    I zhytur thelle ne mendime
    Sa shpesh kam bredhur ne vetmi!


    Jehona jote buēimtare,
    Me mbushe plot gezim e jete
    Dhe heshtja jote magjistare
    Dhe vrulli ēamarok o det!


    Nje varke e bindur peshkatare
    Lundron e ruajtur nga ti
    Dhe mes tallazit shket krenare;
    po ti terbohesh,ē'mendesh fare;
    Anije mbyt ne thellesi.



    S'm'u dha prej brigjeve shkembore
    Te ikja veē njehere,o det,
    Te nisja rendjen,dallget prore;
    Atje ku ti gjemon,buēet.


    ne ē'vis,ne ē'vis te kesaj bote
    Po shkoj tani ne shtegetim?
    O det,nga shkretetira jote
    Nje gje me dhemb ne shpirtin tim.

    .................................


    O lamtumire!Lamtumire!
    Ne shpirt do te te kem perjete
    Do ta degjoj me plot deshire
    Jehonen tende larg,o det!



    Ne shkretetira,neper pyje,
    Ku rruga po me ēon tani,
    Do marr me vete shkulmen,hijet,
    Shkelqimin tend plot bukuri.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ida-61 pėr postimin:

    bili99 (05-06-2018)

  5. #54
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Talking

    Mbishkrim pėr vdekjen e poetit

    I ndjeri Buf, nė parajsė - s’hyn,
    Se shumė rėndė mėkatoi.
    Harroja bėmat Zoti ynė,
    Si bota poezinė ja harroi!
    wrong verb

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:

    bili99 (05-06-2018)

  7. #55
    Aleksandr Sergejevic Pushkin. I madhi poet rus. vdiq ne nje duel per te mbrojtur nderin e se shoqes se tij Natalia. u vra nga nje plumb ne stomak pas dy diteve mbas duelit qe pati me oficerin francez zhorzh D'Ante i cili ishte dhe i kunati i tij.per vdekjen e Pushkinit ne ate duel ka dy hipoteza: e para se D'ante cenoi nderin e babait te letersise ruse[Pushkinin] duke i shprehur dukshem dashurine e tij druas se poetit, gje kjo qe u dallua nga e tere shoqeria e larte e kohes e cila mandej merrej me komentimin e sjelljeve te D'antese dhe Natalies gjate ballove. E dyta hipotese se ciles i druhej dhe vete Pushkini qe se D'ante qe thjesht nje mjet ne doren e carit te rusise i cili frikesohej prej poetit dhe donte ta zhdukte poetin. kjo hipoteze do te justifikonte dhe varrimin e fshehte te poetit dhe mbrojtjen te cilen Cari i premtoi Natalias dhe femijeve te saj. jam bazuar ne librin e Vickery-t por dhe ne vete ditarin e A.S. Pushkin i cili ende nuk eshte vertetuar plotesisht te jete Pushkinit mgjs une mendoj se perderisa shume fakte perputhen me ate cka shruhet ne ditar ai mund te jete 80% i vertete por dhe 20% i perpunuar. Lutem te me ndihmoni nqs ndonjeri prej jush ka ndonje informacion shtese lidhur me kete teme ose mund te me sugjeroje nje liber mbi jeten e tij .

  8. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88

    A.S.Pushkin

    A.S.Pushkin

    Bilbili dhe trėndafili

    Nė kopsht, nė vetmi, pranverės, nat’ pėr natė
    Kėndon mbi trėndafil sa mund bilbil’ i ngratė,
    Po trėndafili hesht e sytė nuk ia shtie
    Veē tundet e dremit mes tingush dashurie.
    A mos kėshtu dhe ti kėndon pėr vashėn sot?
    Pėrmendu o poet, pse ngjiresh kot mė kot?
    Ajo nuk tė dėgjon, s’sheh zemrėn si tė digjet;
    Vėshtroje – lulėzon; thėrrite – s’tė pėrgjigjet.

  9. #57
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    perkthyer nga L. Poradeci

    Kam njohur bukuri te ftohta,
    Si dimri me debore plot;
    Te paperkulura nga bota,
    Qe mendja s'm'i kuptonte dot.
    Cudi kjo madheshti' e tyre
    Dhe pastertia prej natyre
    Un' ika larg, si nga nje ferr,
    Sepse lexoja tere tmerr
    Mbi ato vetulla barbare:
    Per ne, te duam eshte krim,
    Dhe te mundojme nje defrim:
    Lasciate ogni speranza fare.
    Mbase, ndaj Neves posht - e - la
    I pate - e ju te tilla gra.

  10. #58
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Nje poezi e perkthyer eshte nje poezi e ###dhyer...

    Vetem Pushkini mund te perkthente Pushkinin(me gjithe respektin e madh qe kam per poetet dhe perkthyesit shqiptare)!

  11. #59
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Nje poezi e perkthyer eshte nje poezi e ###dhyer...

    Vetem Pushkini mund te perkthente Pushkinin(me gjithe respektin e madh qe kam per poetet dhe perkthyesit shqiptare)!
    ah sikur te flisnim te gjithe te njejten gjuhe,, tani per tani na mbetet vec te mjaftohemi me perkthime ne gjuhe te tjera...

  12. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga pelin Lexo Postimin
    Nese me lejoni...


    Pranvere,o kohez dashurie,
    C'me mbushe plot me pikellim.
    Sa mall serish ti po me bie
    Ne shpirtin tim,ne gjakun tim..
    Per mua gazi eshte i huaj..
    Cdo ngazellim e cdo shkelqim
    Me sjell merzi, me ben te vuaj.

    Oh, nemni shqoten ,suferinen
    Dhe te pafundmen nate dimri




    Sa ju kam dashur!

    Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
    Nuk eshte shuar krejt ne shpirtin tim!
    Po s'dua qe prej dhembjeve te mia
    Te ngryseni serish ne deshperim.

    I heshtur e pa shprese u pervelova
    Me ndrojtje,xhelozi e mall per ju
    Po kaq me dliresi ju dashurova,
    Sa ,zot!ju dashte tjeter kush keshtu!

    ps-per poezine e pare eshte dhe nje perkthim tjeter ,me vjen nder mend,me i bukur.

    Po kete poezi un do ta thosha permendesh edhe sikur nga gjumi te me ngrinit


    Un ju kam dashur dhe ndoshta dashuria
    Ne shpirtin tim akoma nuk u shua
    Por s`dua t`u merzis tani me fjale
    T`u pikelloj tani? - Jo, kurre s`dua.

    Ju desha heshtur fare dhe pa shprese
    Munduar nga zilia s`ua thashe
    Ju desha aq sinqerisht e aq me bese,
    Sa dhente zoti nje tjeter si une ju dashte.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •