Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 63

Tema: A.S.Pushkin

  1. #41
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Smile

    Origjinali:

    ТЫ И ВЫ

    Пустое вы сердечным ты
    Она, обмолвясь, заменила
    И все счастливые мечты
    В душе влюбленной возбудила.
    Пред ней задумчиво стою,
    Свести очей с нее нет силы;
    И говорю ей: как вы милы!
    И мыслю: как тебя люблю!

    Pa fjalor dhe pa e gjetur kund fjalėn обмолвясь , provova ta ndaja об – молвясь, por pėrsėri nuk e lidhja dot. E kėsisoj ja fut shkurt e me sa duket dhe gabuar. Po e ribėj nėn shėmbullin e Jorgo Bllacit duke ja vlerėsuar si tė bukur pėrkthimin me pėrjashtim tė vargut tė parafundit, i cili pėr shqipen time nuk mund tė qėndrojė как вы - Ju jeni, e pasuar nga e shtrenjtė. Pėr mua e shtrenjtė ėshtė mė e madhe se sa e dashur.
    E pėrsėri pa fjalor pėr милы do zgjidhja midis e mirė, dashamire, e pėrzemėrt, e dashur, duke pasur parasysh pėrdorimin e ti dhe Ju sipas tė lexuarave nga Hamit Beqja, dhe ndarjes nė kėtė poezi.


    Ti dhe ju

    Tė shkretėn ju me tė pėrzemėrtėn ti
    Ajo, nė tė kundėrt, e ndėroi
    Dhe tė gjitha ėndrrat e gėzuara
    Nė shpirtin e dashuruar zgjoi.
    Para saj i pėrhumbur qėndroj,
    Ti pulit sytė para saj s’kam fuqi;
    I them asaj: sa e dashur jeni!
    Dhe mendoj: sa tė dashuroj!


    P.s. me thėnė tė drejtėn asnjė nga sa kam pėrkthyer mė sipėr s'ma mbush syrin, por kėtu janė mė tė sigurta se nė hardiskun tim.
    wrong verb

  2. #42
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Pjese nga "SKLLAVI I KAUKAZIT"

    ..............................................
    Me ler ne roberine time,
    Me endrrat plot dhemshuri
    Dhe ne te ngrysurat kujtime,
    Qe te m'i zhdukesh s'mundesh ti.
    Te thash cme kishte zemr' e nxire,
    Me ndje....nem doren-lamtumire!
    Pak kohe ndarj' e dashurise,
    Te femres kraheror trishton
    Se shpejt clirohet prej merzise
    Edhe serishmi dashuron".

    Me pikellim ne kraheror,
    E shtangur vasheza qendronte,
    Veshtrim' i saje mjegullor,
    Qertim te heshtur i tregonte.
    Dhe dor' dridheshme e zbehte,
    Te dor' e robit mbeti shtrire,
    E ftohte krejt edhe e ngrire;
    Se fundi brenda, breng' e shkrete,
    U derdh me fjalet gjith mynxyre:

    Vazhdon....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lule Portokalli : 09-05-2004 mė 01:00
    Ji Vetvetja!

  3. #43
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    "Ah, rus, o rus, pse vallle, pse,
    Pa njohur zemren tende mire,
    T'u dhash' e ngrata me deshire!
    Ne gjoksin tend cekrezk' e re,
    Pak caste ndejti ne harrim;
    Pak nete plot me ngazellim,
    I fali fat' i saj i zi!
    Po a do kthehen perseri?
    Perjete humbi gazi im?...
    Ne kete moshe kaq mitare,
    O rob, ti mundje shume mire
    Te me genjeje per meshire,
    Me perkedhelje genjeshtare!
    Se do ta zbusja ndoshta une,
    Me perkujdesjet, shortin tend,
    A ndoshta per nje cast ne gjume
    Ta vinja shpirtin qe te dhemb.
    Ti sdeshe..... Po kush esht' ajo,
    Qe ti me kaqe zjarr e do?
    Ti dashurohesh? dashuron?...
    T'i ndjej ty dhembjet plot trishtime
    M'i fal pra shfrimet, pergjithmone,
    E mos u tall me brengen time".

    Pushoi. Lotet, shqetesimet,
    I mbushen gjirin vasheror.
    Ankim i shprehte buz' e heshtur.
    Shtrengonte gjunjt' e tij pareshtur,
    Dhe merrte fryme krejt me zor.
    Ngadale robi atehere,
    Te ngraten ngriti e i tha:
    "Mos qaj; dhe une jam i mjere,
    Trishtim dhe zemra ime pa.
    S'gezova une dashuri:
    U dogja, vojta, ne vetmi;
    Po shuhem neper tym per jete.
    Harruar te ky vis i shkrete;
    Po vdes larg vendit tim amtar;
    Kjo fushe do mee behet varr;
    Ketu, mbi eshtrat, ne mergim,
    Do ndryshket dhe vargoi im..."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lule Portokalli : 09-05-2004 mė 01:15
    Ji Vetvetja!

  4. #44
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Nje zhurme afer u degjua,
    Nje vello vashe... kush te jete?
    E pikelluar dhe e zbehte,
    Ajo papritur iu afrua.
    T'i fliste deshte perseri;
    Veshtrimi i shprehte dhembshurine;
    Dhe floku i saj i gjat' i zi,
    I hijeshonte supet, gjine.
    Ne njeren dore kish nje sharre.
    Ne tjetren, kamen plot shkelqim,
    Sikur kish ardhur per te marre,
    Me duf ne shpirt, ndonje shpagim.
    Ajo, te gjorin rob veshtroi
    Edhe "Largohu shpejt, - i tha-
    Gjekundi kendej cekreze s'ka.
    Mos ler qe nata kot te shkoje;
    Na kamen: gjurma te humbet,
    Ne kete nate kaq te shkrete".

    Dhe duke u dridhur, e zhuritur,
    Perkulet, hekurin sharron;
    Ne faqe loti i pikon;
    Vargoi duke kerkellitur,
    Se fundi robin e cliron.
    "Vrapo tani, ti je i lire"!-
    I thot' ajo: porse veshtrimi,
    Atij iu ndez me zjarr te dlire.
    Ajo po vuante. Thellimi,
    I dridhte velin pa pushim.
    "Mikesha ime- rusi thote-
    Jam yti gjer ne fundin tim.
    I leme keto vise tok,
    Vrapo me mua..."- " Eshte vone!
    Gezimi jetes, pergjithmone,
    Me iku mua dhe me la,
    Gjithcka kaloi, gjurma ska.
    A mundet? ti ke dashuruar
    Nje tjeter!...Gjeje pra ate;
    E pse te jem e pikelluar?
    Perse te ngasherohem me?
    Te dashurise pergjerime,
    T'i fala ty, me shpirt te dlire.
    Tani harroje dhembjen time,
    Me ndje....nem doren- lamtumire!"
    Ji Vetvetja!

  5. #45
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Ai shtrin krahet i brengosur,
    Drejt bukuroshes malesore,
    Dhe puthj' e ndarjes, e pasosur,
    Vulosi lidhjen dashurore.
    Perdore bashke, ne qetesi,
    U enden bregut te trishtuar-
    Dhe rusi, rrjedhen me furi
    E can ne cast duke notuar
    Dhe mbrriti, hipi i gezuar
    Pertej, ne bregun per karshi...
    Papritur uji zhurmeron
    E larg perhapet nje renkim...
    Ne breg vjen rusi me nxitim,
    Hedh syte.... bregu zbardhellon
    Nga shkuma e se rreptes vale;
    Po vashen me nuk e veshtron,
    As tej ne breg, as ndene mal...
    Gjekundi nuk degjohet zhurme....
    Vec era shushurin e lehte:
    Nden hene, n'ujrat plot me shkume,
    Nje rreth sa vjen edhe humbet.
    Ji Vetvetja!

  6. #46
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    Me lejoni te kthehem perseri tek Pushkin.Nje nga poetet me te preferuar.
    Kur isha ne gjimnaz mesoja me kenaqesi permendsh pjese nga romani i tij ne vargje
    "Eugjen Onegin".
    Me kete rast dua ti jap nje informacion Flerfler e cila shkruan ketu me lart:

    "Perkthyesit e tij jane:
    Jorgo Bllaci (qe ka perkthyer shumicen)
    Ismail Kadare
    Luan Rexhepi
    Petraq Kolevica
    Vedat Kokona
    Llazar Siliqi
    Jane edhe dy tre emra te tjere por nuk me kujt"

    Flerfler Skender Luarasi ka bere nje perkthim te persosur te Eugjen Onjeginit ne gjuhen
    shqipe,dhe nuk mund te flasim per perkthyes te Pushkinit pa permendur Skender Luarasin.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Hena


    Perse moj hene argjendore,
    ti larg nga rete pa pushim,
    permbi kanatet e dritores,
    vershon te mekurin shkelqim?
    Sa here qe me shfaqesh ti,
    ne shpirt me zgjohen shqetesime,
    dhe brenga plot me dhembshuri,
    deshire plot me flakerime.
    Oh,ikni,ikni o kujtime!
    o dashuri fatkeqe fli!
    O,le te mos me shfaqet me,
    te perdja e erret ne dritore,
    nen driten tende argjendore,
    fytyr' e dashur si gjithnje,
    fytyr' e embel engjellore
    e vashes qe s'do ta shoh me.
    O embelsi e dashurise,
    plot ledhatime,plot me gaz,
    plot me shkelqim te lumturise,
    a mund te kthehesh rishmez pas?
    I shpejte porsi nje vegim,
    me ndrite ti ne fluturim;
    U zhduken hijet krejt papritur,
    se erdh agimi menjehere,
    dhe ti moj hen'e ndritur
    ne qiell u mbyte atehere!
    Agimi driten pse shperndau?
    Nga vash' e shtrenjte pse me ndau?
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Dritorja


    Nje nate e mbaj mend fort mire,
    kur hena rrezet argjendore
    vershonte permbi mugetire,
    nje vashez pashe ne dritore.
    Ajo e heshtur po qendronte,
    po ankthi po ia digjte gjine,
    me padurim ne shpirt,veshtronte
    te udheza neper kodrine.


    "Un' jam ketu!",-nje ze ne terr
    u ndje dhe vasheza gufoi,
    dritoren celi menjehere...
    dhe terri henezen mbuloi.
    "O lum si ti",- i thashe me mall
    "te pret gezimi,puthjet ,dhelet,
    po mua ndonje mbremje valle,
    ndonje dritore do me celet?"
    E ku shkruhen ne karte
    fjalet e gjuhes se zjarrte...

  9. #49
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Deshire lavdie

    Kur isha idehur krejt ne dhele dashurie,
    Kur rrija heshtazi mbi gjunje e te veshtroja
    Plot gaz e mall ne gji,-edashur,ti e dije
    Qe une per lavdi ahere nuk mendoja;
    Gjithmone qendroja larg prej zhurmes e remetit,
    Merzi ndjeja ne gji nga titull’ ipoetiti,
    Kapitur pa pushim nga shqota e shtrengata,
    As qe i vija re qertimet e levdatat,
    A mund te ndjeja ankth ne shpirt te perveluar,
    kur ti me shihje drejt me sy te dhembsheruar,
    kur floket mi lemoje embel e ngadale
    e thoshje a me do a je i lumtur valle?
    Nje tjeter ti keshtu a do dashurosh?
    Me thuaj kurre ti o mik sdo me harrosh?
    Aher i heshtur krejt e dashur te veshtroja
    Aher te kisha ne shpirt e kurre nuk mendoja
    Per brengen,pikellimin e per te renden ndarje…
    Askurre nuk mendoja..Po cndodhi?Lote,fsharje
    E shpifje,tradheti,me erdhen ne mend.
    Papritur per nje cast..po cjam,ku jam ne cvend.
    Qendroj si shtegtar i ndjekur nga rrufete
    Qe nuk edi per ku e shpie rruga e shkrete
    Tani ne zemer kam nje deshire te re
    Lavdi,lavdi kerkoj qe ti atje ku je
    Gjithmone ta degjosh e dashur emrin tim
    Gjithmone te me kesh ne mendje pa pushim
    E gjithshka perreth per mua tete flase
    Qe ti te me kujtosh me dhembshuri cdo cast
    Te gjitha pergjerimet e lutjet plot me lot
    Ne kopesht,neper terr,kur u ndame nga mot.

    s'harrova ta merrja veres nga Shqiperia dhe sot me doli perpara tek shfletoja nje bllok.
    kjo per mua eshte nje nder poezite me te vecanta qe kam lexuar nga Pushkini.perkthimi ndoshta s'esht me i miri(se di kush e ka perkthyer)po mjafton per te hyre mes vargjesh..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marsela : 08-11-2004 mė 19:24
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e inter__fan
    Anėtarėsuar
    17-12-2005
    Vendndodhja
    Giuseppe Meazza
    Postime
    33

    Pushkini!

    Pushkini, maja e lirikes ruse dhe nje nga figurat kryesore te lirikes boterore.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 18-02-2006 mė 02:48

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •