
Postuar mė parė nga
Syku
Nese
Nese mund ta ruash durimin, nderkohe qe te gjithe rreth teje
po e humbin dhe ty ta shkarkojne fajin,
nese ti mund te besosh ne vetvete, kur te gjithe dyshojne ne ty
e te jesh zemermire kundrejt atyre qe dyshojne,
nese ti mund te presesh, pa u lodhur se prituri
e te qendrosh drejt, nese pallavra te rrethojne,
e te mos urresh, nese te urrejne
e pamvaresisht nga keto, tmos shfaqesh teper i mire, as te flasesh urtira;
nese ti mund te enderrosh e te mos u jepesh endrrave,
nese ti mund te mendosh pa u humbur ne mendime,
nese mund te perballosh Triumfin e Katastrofen
e ti trajtosh njesoj keta dy genjeshtare,
nese mund te degjosh te verteten qe ke thene
e trasformuar nga te keqinjte, per tu ngrehur kurthe te padjallzuareve
e te shohesh te copetuar idealet, te cileve u dedikove jeten
e te rezistosh e te rindertosh me dije pjekurie,
nese mund te besh nje tufe me te gjitha arritjet e tua
e ti luash ne nje hedhje tek-a-ēift
e te humbesh e te rinisesh nga e para
e kurre tmos thuash nje fjale nga ato qe ke menduar;
nese mund te urdherosh zemren, nervat, muskujt,
te rezistojne edhe atehere kur jane te rraskapitur
e keshtu te vazhdosh, derisa te mos mbese tjeter ne ty,
perveē vullnetit qe u thote atyre: Rezistoni!,
nese mund te rritesh ne pushtet e te mbahesh i paster
o te avitesh te medhenjte, pa perēmuar te pervuajturit,
nese as miq, as armiq, smund te tplagosin,
nese i qas te gjithe, por askend me teprģ,
nese mund ta mbushesh te pameshirshmin minute,
me gjashtedhjete sekonda prej veprave te kryera,
atehere; e jotja eshte bota dhe gjithēka qe eshte ne te
dhe ajo qe vlen mbi te gjitha, ti je bere burre, biri im.
Krijoni Kontakt