Close
Faqja 14 prej 53 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 522
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar mė parė nga Gjinokastra Lexo Postimin
    Hahahahha ! Ca eshte spaci ?(pyetje serioze)
    po ti sikur na pate than ni her e ni koh se je student historie mor?

    qysh spo e ditke se ca asht spaci


    nejse se je tifoz i Interit e te falet lol
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  2. #132
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Pa paramendo siku me u rraf ene ju si Reali? Edhe sa her te thush lol ke per te honger nga 1 gol.
    kush eshte ai real bre xD qe ke tu humb prej Gramozit a Reali ska shance LOOL

  3. #133
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    pse milani eshte reali qe te humbi ne shqiperi?????

    reali fitoi dhe e meritoi trofeun me te rendesishem ne shqiperi
    vari leshte

  4. #134
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Citim Postuar mė parė nga Gjinokastra Lexo Postimin
    Hahahahha ! Ca eshte spaci ?(pyetje serioze)
    Pyet ndonje pjestar te familjes, ta tregon mesemiri se cfare vuajtjesh kane hequr te internuarit

    P.s Pyet Spartak Ngjelen, se ka qene bushtra personale e te burgosurve bashke me shokun e tij Fatos Lubonja

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Nesta: Mund tė fitojmė derbin dhe kampionatin

    Mbrojtėsi kuqezi ėshtė shprehur optimist nė pritje tė sfidės me kushėrinjtė zikaltėr

    Njė sfidė e pafundme me fatin qė, shumė herė, ka qenė kundra tij duke vėnė nė rrezik njė karrierė tė shkėlqyer, qė shpesh ka pėrjetuar momente tė vėshtira. Mbrapa fytyrės sė tij, qė duket si ajo e njė djali tė mirė dhe tė edukuar, fshihen njė zemėr e fortė dhe njė karakter i hekurt, qė e kanė ndihmuar tė ringrihet gjithmonė dhe tė rikthehet mė i fortė se mė parė. Alesandro Nesta, pothuajse 34 vjeē, pasi ka rrezikuar ta humbė pėrgjithmonė, ka ribėrė pėr vete Milanin duke i rikthyer mbrojtjes kuqezi klas, eksperiencė dhe siguri. Dhe tani Nesta i ri ėshtė gati tė drejtojė “Djallin” drejt sfidės sė shumėpritur kundėr Interit.

    - Duke menduar pėr dėmtimin e fundit tė rėndė qė keni pėsuar, keni patur frikė se mos duhej tė tėrhiqeshit para kohe nga futbolli?

    - Po, pėr njė javė e kam menduar kėtė dhe kanė qenė ditė dramatike. Pas gjashtė muajsh shpresė, shikoja se dhembja nuk po mė kalonte dhe situata dukej e rėndė, kam patur frikė se duhej tė tėrhiqesha. Kam arritur tė ringrihem falė punės dhe krenarisė. Kam vuajtur shumė, por nuk jam dorėzuar asnjėherė.

    - Nesta i sotėm ėshtė mė i miri i tė gjitha kohėrave?

    - Eshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet. Nuk kam forcėn qė kam patur kur kam qenė 20 vjeē, por di tė qėndroj mė mirė nė fushė, taktikisht jam rritur dhe eksperienca mė ndihmon nė lėvizjet qė bėj.

    - Deri kur keni ndėrmend tė luani?

    - Deri kur do tė kem forcė dhe entuziazėm, do tė mė shikoni nė fushė. Vendos vit pas viti, duke vlerėsuar situatėn. Nėse mė duhet tė bėj njė parashikim, besoj se do tė luaj edhe pėr shumė kohė.

    - Pas ndeshjes nė Bergamo, nė tė cilėn Milani, pėrveē humbjes, ka rrezikuar edhe ndėrrimin e trajnerit, deklaratat e tuaja kanė bėrė bujė.

    - Kam vėnė nė dukje disa situata qė mė dukeshin normale dhe qė duhej tė ndryshonin pėr t’u pėrmirėsuar.

    - Nga ai moment ėshtė parė njė Milan i ndryshėm…

    - Jo pėr meritėn time. Skuadra ėshtė pėrmirėsuar nė tė gjitha aspektet dhe vetė trajneri ka gjetur zgjidhjet e duhura pėr problemet qė kishim. Nuk duhet tė harrojmė se Milani kishte humbur Anēelotin, Maldinin dhe Kakanė.

    - Deri tani keni shėnuar 3 gola: njė rekord.

    - Nuk kam qenė asnjėherė njė mbrojtės qė shėnon shpesh, por kėtė vit kam kaluar ēdo parashikim me dy gola ndaj Kievos dhe njė ndaj Juventusit.

    - Inter-Milan mund tė jetė pėrcaktuese pėr titullin?

    - Ndoshta jo, por mund tė rihapė luftėn pėr kreun qė, deri para njė muaji, dukej e mbyllur. Milani ka dy arsye pėr tė fituar derbin, tė fshijė humbjen e thellė tė pėsuar nė fazėn e parė dhe t’i afrohet Interit. Luftojmė edhe pėr titullin. Skuadra ėshtė nė formė tė mirė, luan, shėnon dhe argėton publikun. Kemi rigjetur Ronaldinjon mė tė mirė, forcėn e golave tė Borrielos, agresivitetin e Gatuzos.

    - Parashikohet njė pėrballje spektakolare?

    - Mendoj se po. Spektakli nuk do tė mungojė, edhe pėr cilėsinė qė kanė lojtarėt qė do tė zbresin nė fushė. Por, asnjėherė si tani, do tė ketė rėndėsi rezultati. Nuk dua tė bėj njė parashikim, sjell ters. Them vetėm se ky Milan mund tė mposhtė Interin dhe se do tė japė maksimumin pėr t’ia dalė mbanė.

    - Kapitulli i kombėtares, a ekziston mundėsia qė ju tė riktheheni?

    - Jo, nuk kam ndėrmend tė rikthehem.

    - Po nėse Lipi do t’iu kėrkonte tė bėnit njė sakrificė?

    - Do ta falėnderoja, por nuk do tė ndryshoja mendim. Do t’i shikoj ndeshjet e Botėrorit nė televizor duke bėrė tifo pėr ish-shokėt e skuadrės. Kam marrė pjesė nė tre Botėrorė, por kam qenė i pafat. Nė Francė jam dėmtuar nė gju, nė Japoni kam luajtur vetėm tri ndeshje, nė Gjermani vetėm dy… Fatkeqėsisht, edhe nė Botėrorin e fituar, nuk kam mundur tė luaj nė finale. Nė tė vetmen finale qė kam luajtur kemi humbur nė kampionatin europian me “golden gol”. Me kombėtaren nuk kam patur shumė fat, por nuk ankohem.

    - Gjendja juaj fizike po mban nė ankth Milanin. A do tė arrini tė rekuperoni pėr derbin?

    - Situata po pėrmirėsohet, nesėr (sot) do tė zhvilloj testet vendimtare. Gjithsesi, besoj se do tė luaj. Do tė ishte pėr tė ardhur keq nėse do tė mungoja nė ndeshjen mė tė rėndėsishme tė sezonit.

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Braziliani ka dėshirė tė hakmerret kundėr Interit pas humbjes nė fazėn e parė

    Tiago Silva: Nuk e kam harruar humbjen 4-0

    Gjendja jo shumė e mirė e Alesandro Nestės ka rritur pėrgjegjėsitė e Tiago Silvės, qė nė rastin e njė mungese tė mbrojtėsit roman do tė jetė ai qė do tė drejtojė mbrojtjen kuqezi nė derbi. Por, braziliani ka shumė besim tek zėvendėsuesit e mundshėm tė numrit 13: “Nesta? Unė shpresoj qė ai tė punojė mirė gjatė kėsaj jave pėr tė qenė i pranishėm tė dielėn, por nėse nuk do tė luante ne kemi mbrojtės shumė tė mirė nė ekipin tonė qė janė nė gjendje ta zėvendėsojnė”, ka thėnė Tiago Silva. Gjithashtu, ish-lojtari i Fluminenses ka siguruar se Milani do tė paraqitet nė supersfidėn me Interin nė gjendje shumė tė mirė: “Po kalojmė njė moment shumė pozitiv. Edhe gjendja fizike e ekipit ėshtė e mirė. Duhet tė them se kėto ditė po punojmė nė mėnyrėn e duhur, shpresa ėshtė se tė gjitha seancat stėrvitore qė do tė zhvillojmė do tė na ndihmojnė tė futemi nė fushė tė dielėn nė mbrėmje pėr tė dhėnė maksimumin tonė”. Derbi mund tė ndikojė shumė nė luftėn pėr titullin nė kampionat: “Nuk e di nėse do tė jetė me tė vėrtet pėrcaktues, sigurisht ėshtė njė takim i vėshtirė. Tė dielėn nė mbrėmje do tė duhet tė japim gjithēka nė fushė. Dhe tė njėjtėn gjė do tė duhet ta bėjmė jo vetėm kundėr Interit, por edhe nė ndeshjet e ardhshme. Por, nė kėtė moment, ajo kundėr Interit ėshtė ndeshja mė e rėndėsishme”. Dhe vlera e skuadrės zikaltėr nuk vihet nė dyshim: “Ata luajnė mirė, Milito ėshtė shumė i fortė, duhet tė tregohemi tė kujdesshėm. Nė fazėn e parė kemi humbur 4-0 dhe unė akoma nuk e kam harruar atė mbrėmje”, ka pėrfunduar Tiago Silva.

  7. #137
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anėtarėsuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Citim Postuar mė parė nga ĘTIUS Lexo Postimin
    Pyet ndonje pjestar te familjes, ta tregon mesemiri se cfare vuajtjesh kane hequr te internuarit

    P.s Pyet Spartak Ngjelen, se ka qene bushtra personale e te burgosurve bashke me shokun e tij Fatos Lubonja
    Ah , kampet e internimit !

    Gjithsesi qe te mos dal jashte teme :


    Ca premtoni ju Milanist nese Inter fiton derbin ?

    Nese Milan fiton derbin un premtoj qe nuk do shkruaj 1 jave ne temen e Inter .

    Po ju ca premtoni ?

    Edhe barazimin na e falni neve ?
    [QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]

  8. #138
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Vendndodhja
    DTs
    Postime
    400
    Citim Postuar mė parė nga Gjinokastra Lexo Postimin
    Ah , kampet e internimit !

    Gjithsesi qe te mos dal jashte teme :


    Ca premtoni ju Milanist nese Inter fiton derbin ?

    Nese Milan fiton derbin un premtoj qe nuk do shkruaj 1 jave ne temen e Inter .

    Po ju ca premtoni ?

    Edhe barazimin na e falni neve ?
    Une si Milanist per hire te Ronaldinhos do them. Edhe sikur Milani te humbasi me thell ne historin e tij, do ta shikoj me kenaqesi te madhe serish. Sepse aty luan nje lojtar i cili me ka bere te shikoj FUTBOLL. Pra mos prit nga une qe te them nuk do flas apo nuk do jem pjesemarres ne forum.

    P.s Me ka intriguar fakti per Calciopolin, kam filluar te hap arkivat e gazetave Italiane sportive per te ditur me te vertet se cfare ka ndodhure dhe kush eshte faktori i kesaj kauze. Me beri forumi te shikoj futboll si kurre me pare.

  9. #139
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Shi tashi ē'tifoze ka interi, heq dore 1 jave nga ekipi vetem per 1 humbje. Ndersa une premtoj se: edhe nqs Ac Milan zbret ne kategorine diletante, Serie D, serish do jem tifoz i zjarrte i Milan, ashtu siē jam dhe tani.

    Shqetesuese eshte akoma gjendja e mbrojtesit Nesta, i cili edhe dje ka bere stervitje te diferencuar ne palester. Megjithate pergjigjia perfundimtare do te jepet sot. Urojme qe te kthehet sepse eshte siguria e mbrojtjes tone. Ndersa Seedorf dhe Zambrota do te jene te gatshem per supersfiden e se dieles mbrema.

    Forzaaaaaa Milannnnnnnnnn
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  10. #140
    Une nuk dua te prognozoj tani se kush do fitoj, vetem them se kjo eshte ndeshje vendimtare qe do te percaktoj fituesin e kampionatit ne serie A.

Faqja 14 prej 53 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •