Close
Faqja 39 prej 72 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 716
  1. #381
    i/e regjistruar Maska e Sh1pRa
    Anëtarësuar
    17-07-2008
    Postime
    270
    Hahahaha , po wolla altin as su plak bile hahaha.

    Nje Wallpaper nga une shipRaa , per Arjen Robben ja vlen per kta se po shkelqen.



    Direct Link ; http://img522.imageshack.us/img522/7...enrobben10.jpg

  2. #382
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Rooney luan ndaj Bayernit?

    Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, shpreson që të realizojë një rikthim shokues duke u paraqitur në sfidën vendimtare ndaj Bayern Munichut, të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    Sunday Mirror shkruan se sulmuesi anglez nuk dëshiron që ta humbasë ndeshjen e vitit dhe është në gjendje të sakrifikojë veten për t’u paraqitur.

    Sipas mediave angleze, Rooney do të kërkojë nga Ferguson që ta inkuadrojë në lojë, edhe pse pritet që ky i fundit të mos ia plotësojë dëshirën, pasi që nuk dëshiron ta rrezikojë sulmuesin kryesor.

    Rooney ka kohë deri të martën për t’u rikuperuar, nëse deri atëherë nuk përmirësohet gjendja e tij, rikthimi i tij do të jetë vetëm një dëshirë e parealizueshme. /Telegrafi/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  3. #383
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga strange Lexo Postimin
    Rooney luan ndaj Bayernit?

    Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, shpreson që të realizojë një rikthim shokues duke u paraqitur në sfidën vendimtare ndaj Bayern Munichut, të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    Sunday Mirror shkruan se sulmuesi anglez nuk dëshiron që ta humbasë ndeshjen e vitit dhe është në gjendje të sakrifikojë veten për t’u paraqitur.

    Sipas mediave angleze, Rooney do të kërkojë nga Ferguson që ta inkuadrojë në lojë, edhe pse pritet që ky i fundit të mos ia plotësojë dëshirën, pasi që nuk dëshiron ta rrezikojë sulmuesin kryesor.

    Rooney ka kohë deri të martën për t’u rikuperuar, nëse deri atëherë nuk përmirësohet gjendja e tij, rikthimi i tij do të jetë vetëm një dëshirë e parealizueshme. /Telegrafi/


    Katër javë moslojë për Rooneyn?

    Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka pësuar një lëndim në nyje në takimin ndaj Bayernit, që pritet ta mbajë atë prej dy deri në katër javë jashtë aksionit.


    Sipas Sky Sports, pas ekzaminimeve të para është kuptuar që Rooney sigurt do të mungojë në sfidën vendimtare në Ligën Premier ndaj Chelseat, ashtu si në ndeshjen kthyese në Old Trafford ndaj gjermanëve të Bayern.

    Sidoqoftë, nëse ndodh që Rooney të mungojë vetëm dy javë, atëherë ai pritet që të jetë i gatshëm për derbin e qytetit të Mançesterit, kundër Manchester Cityt.

    Përkundër këtij lëndimi, Rooney do të mungojë vetëm në ndeshjet vendimtare të lartpërmendura dhe nuk mund të bëhet fjalë për një mosparaqitje në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

    P.S Pa panik

  4. #384
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Van der Saar: Mund të fitojmë edhe pa Rooneyn

    Edvin van der Sar është i bindur se Manchester Unietd mund të fitojë edhe pa Wayne Rooneyn, nëse sulmuesi nuk do të mund t’i ndihmojë ekipit në disa ndeshje vendimtare.
    Rooney pësoi lëndim të nyjës në fund të takimit të mbrëmshëm kundër Bayern Munichut, të cilën United e humbi me rezultat 2-1.


    Të shtunën zhvillohet ndeshja derbi e Ligës Premier në mes të Manchester United dhe Chelsea, ndërsa më pas ndeshja e kthimit kundër Bayernit, dhe nëse Rooney nuk rikthehet kjo mund të jetë një goditje e rëndë për djajtë e kuq.

    “Kundër Boltonit tashmë kemi luajtur me disa futbollistë të tjerë. Ajo është diçka që mund të ndodhë gjatë këtij sezoni. Gjithmonë dëshironi t’i keni futbollistët më të mirë në dispozicion, por e dimë se edhe të tjerët të cilët mund të fitojnë rast mund ta bëjnë mirë punën”, ka thënë Van der Sar. /Telegrafi/

    strange mendoj se mjaftojnë keto argumente që të vertetojnë mungesën e Rooneyt

  5. #385
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    LK analizë: Çfarë na pret në ndeshjet kthyese?

    Në periudhën më të nxehtë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë, Ligën e Kampionëve, elektriciteti dhe drama janë në maksimum pas ndeshjeve të para. Ashtu siç ishin të paparashikueshme ndeshjet e para, aq më të paparashikueshme do të jenë ato kthyese, prandaj Telegrafi.com merr guximin për të zbërthyer favoritët për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

    Manchester United – Bayern Munich (1-2)


    Ndeshja e parë në Allianz Arena me plot kuptimin e fjalës ka vënë në pah një United që nuk është mësuar të vuajë. Bayerni i Louis Van Gaal bëri çdo gjë mirë dhe lirisht ka mundur të sigurojë kualifikimin po të mos ekzistonte muri i gjallë holandez në portë, Van der Saar, që pati njërën prej paraqitjeve më të mira në karrierë.

    Ndeshja kthyese do të jetë tejet, tejet e paparashikueshme. Rooney është konfirmuar se do të mungojë, kurse Robben dhe Shweinsteiger kthehen në mesfushën e Bayernit. Nëse Ferguson hyn me një plan të qartë që nga fillimi, duke implementuar presion në mesfushë dhe duke parë ndihmën e spektatorëve, është shumë e mundshme që United të kualifikohet. Sidoqoftë, një gol i Bayernit do të ishte vrasës për Djajtë e Kuq kur dihet dizavantazhi që do të ekzistonte në atë rast. Në këtë takim favorit nuk ka.

    Bordeaux – Lyon (1-3)

    Lyoni tregoi klasin francez në Evropë në sfidën e parë duke na bërë të mendojmë se tashmë ka siguruar kualifikimin. Sidoqoftë, Bordeaux është skuadër shumë e rrezikshme në shtëpi . Marouane Chamakh e do shumë skuadrën e Lyonit ndaj së cilës gjithmonë shënon. Nëse Lyoni në ndeshjen kthyese nuk arrin të shtrojë kualitetin evropian ashtu si ndaj Realit, do të jetë kot, pasi që Bordeaux do të shkonte në atë rast më tej, por mos e harroni as Lisandro Lopezin që 89 minuta nuk vërehet dhe më pas shënon.

    CSKA Moska – Inter (0-1)

    Epërsia e Interit nga ndeshja e parë ndoshta nuk është aq e lartë por nëse nuk do ekzistonte egoizmi brenda përbrenda skuadrës Nerazzure, Interi do shënonte më shumë gola. Sidoqoftë, Interi tregoi edhe njëherë fuqinë, ndërsa ajo çfarë ndodhi në Meazza të mërkurën është pasojë e mos thirrjes së Balotellit, që sigurisht se do ishte më konkret në rastet e humbura. Sidoqoftë, Interi nuk do ta ketë dhe aq lehtë në ndeshjen kthyese. Moti i papërshtatshëm dhe fusha sintetike do t’i shkaktojnë mjaft probleme Interit. Megjithatë, duke parë klasin e lojtarëve të CSKA-s, Interi është favorit për t’u kualifikuar.

    Barcelona – Arsenal (2-2)

    Barcelona është favorit për kualifikim. Ndeshja e parë në Emirates lirisht merr titullin e ndeshjes më të bukur këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Barcelona që në pjesën e parë mbyti Arsenalin, por dështoi të deklasojë Topçinjtë, të cilët në pjesën e dytë shtrënguan dhëmbët dhe arritën një rikthim sensacional. Në fushëbetejën e Emirates, tek Arsenali viktimë e barazimit ra Fabregas ashtu si Gallas dhe Arshavin të cilët prehen jo të qetë para ndeshjes kthyese. Nga ana tjetër Puyol është plagosur rëndë ashtu si Pique dhe që të dy mungojnë në betejën e radhës, në fushën epike të Camp Nou.
    Ndeshja e dytë premton shumë. Edhe pse Barcelona është favorit i ‘lehtë’, mund të ndodhë që Arsenali të befasojë. Natyrisht, kjo do të ndodhë nëse Arsene Wenger në ndeshjen kthyese hyn me një plan të qartë dhe jo si në pjesën e parë të ndeshjes së parë kur i la lojtarët të luajnë sipas qejfit, e si pasojë Barcelona bombardoi Almunian. Faktor do të jetë mungesa e Fabregas tek Arsenali, por jo edhe të mbrojtësve të Barcës, pasi që blaugranët kanë Militon dhe Marquezin.
    Gjëja e vetme për të cilën duhet të lavdërohet Arsenali dhe për të cilën duhet të shpresojë në ndeshjen e dytë është izolimi i Messit që funksionoi perfekt nga minuta e parë. Për çdo rast është Ibrahimovic që gozhdoi të gjithë kritikët e tij. Camp Nou si fushëbetejë do të ketë ndikim, por, nuk duhet harruar shpirti luftarak i Arsenalit i treguar në çastet e fundit të sfidës së parë edhe pse Barcelona nuk e ka ndërmend të ndërpresë hovin drejt një trofeu tjetër. /Telegrafi/

  6. #386
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin



    P.S Pa panik
    Ai lajmi qe solla unë është me aktuali. E dëgjova sot ne "Bundesliga aktuell" ka DSF edhe ne telegrafi. Kjo e jotja është tepër i vjetër lajmi nga e mërkura.

    Ishalla është ashtu si thua ti se e pash ndeshjen ManUtd - Chelsea pa Rooney Manchesteri asgjë nuk është ai Berbatov s'ka dy lidhje ku i bije gola asnjëherë nuk e godet.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #387
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga strange Lexo Postimin
    Ai lajmi qe solla unë është me aktuali. E dëgjova sot ne "Bundesliga aktuell" ka DSF edhe ne telegrafi. Kjo e jotja është tepër i vjetër lajmi nga e mërkura.

    Ishalla është ashtu si thua ti se e pash ndeshjen ManUtd - Chelsea pa Rooney Manchesteri asgjë nuk është ai Berbatov s'ka dy lidhje ku i bije gola asnjëherë nuk e godet.
    Ok do ta shohesh

    P.S Çka ta merr mendja për parashikimet që solli telegrafi lidhur me ndeshjet e kthimit

  8. #388
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Ok do ta shohesh

    P.S Çka ta merr mendja për parashikimet që solli telegrafi lidhur me ndeshjet e kthimit
    Shpresojmë te është ashtu

    Ndeshja kthyese do të jetë tejet, tejet e paparashikueshme
    Kështu mendoje shpresoj te kalojmë ManUtd. Edhe javën tjetër e kemi tepër te vështire dhe tashti ndoshta lirohemi pakës. ):

    Një gol i Bayern ne fillim do te na sjelltë fitore, ama kur kujtojmë se kënd e kemi sulmues dhe u pa mire kundra Schalkes atehere them na duhet fat.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  9. #389
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    une ja kam friken ndeshjes
    keto dite me duken si muaj deri sa te afrohet dita ndeshjes
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #390
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Ferguson: Rooney kthehet më 17 prill

    Manchester, 4 prill - Trajneri i Mancester Unitedit, Alex Ferguson ka thënë të dielën se sulmuesi Wayne Rooney do të mund ë kthehej në fushë për ndeshjen kundër Manchester Cityt.

    Rooney të martën e kaluar u lëndua gjatë ndeshjes çerekfinale të Ligës së kampionëve kundër Bayernit, kurse shtabi teknik i kampionit anglez druante se lëndimi është serioz. Mirëpo, pas kontrollit u konstatua se sulmuesi i përfaqësueses angleze do të mungojë nga fusha deri në tre javë.

    “Mendoj se do të mungojë gjithsej tre javë dhe se do të kthehet në fushë për ndeshjen kundër Mancester Cityt, më 17 prill. Shpresoj se do të eliminojmë Bayernin dhe se Wayne do të na ndihmojë në ndeshjen gjysmëfinale”, tha Fergusoni për gazetarët e medieve angleze..

    Ndeshja e kthimit ndërmjet Unitedit dhe Bayernit luhet të mërkurën në Old Traford. Në ndeshjen e parë ekipi gjerman ka fituar me rezultat minimal 2:1.

    Ferguson mendon se Manchesteri mund të eliminojë Bayernin. “Kemi përvojë e cilësi dhe mendoj se mund të kalojmë tutje. Ndonëse jemi të zhgënjyer për shkak të humbjes dhe golit të pranuar në momentet e fundit të ndeshjes, mendoj se mund të fitojmë, madje edhe pa Rooneyin”, tha ai. /koha/
    Ndryshuar për herë të fundit nga gimche : 04-04-2010 më 17:57
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Faqja 39 prej 72 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •