Close
Faqja 36 prej 36 FillimFillim ... 26343536
Duke shfaqur rezultatin 701 deri 716 prej 716
  1. #701
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Shikojeni nga minuta e 5:40 Fjalimi i Riberyt!




    Aber gestern verloren Champions League - aber egal haha
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 23-05-2010 më 16:00
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #702
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ca emocionit qe pata une sot nga ekrani
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #703
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Postime
    322

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga strange Lexo Postimin
    Shikojeni nga minuta e 5:40 Fjalimi i Riberyt!

    http://www.youtube.com/watch?v=g-nOmW8NKCA


    Aber gestern verloren Champions League - aber egal haha
    FANTASTIKE...Eshte hera e pare qe degjoj Franck Ribery te flet gjermanisht...WOW
    Me te vertete nje sezon fantastik...Mire do ishte te kishim fituar edhe CHL por si i thote populli: "punet e mira ngadale-ngadale"...Shpresoj qe se shpejti te vjen! 2012 Finalja ne Allianz Arena...
    van Gaal trajner i madh. Te shohim cfare surprizash do n'a sjelle sezonin qe vjen...


    GO BAYERN GO!!!

  4. #704
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga strange Lexo Postimin
    Rummeniger tha një nate se kur eshte ardhe Van Gaal ka thëne se do te luaj me Badstuber, dhe se duhet te largoje bayerni një mbrojtës te brendshëm, unë nuk e di pse nuk e kan shit van Buyten ose Demicheles po menjëherë Lucion, se kuptoje, van Buyten ketë sezon ka bere mjafte gabime vendimtare s'di si nuk e ka vërejte van Gaal hiq.

    Me mire me Badstuber ne mes e Contento links se sa te dyte ata pisat ne mes. Dy gola na futen , njeri faji i Demicheles, tjetri i Van Buyten!
    Gabim të dy golat u shënuan nga pjesa e Van Buytenit
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #705
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Gabim të dy golat u shënuan nga pjesa e Van Buytenit
    ate te golit te pare une e quaj gabim te demichelis, aji leje qe e humbi ne zweikampf kunder militos po as nuk e ndoqi me. Nejse shpresojme te beje dicka bayerni lidhje me kete dhe mos te hyne ne sezon tjeter me keta dy...
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  6. #706
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    van buiten ishte *** krejt
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #707
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Referimi, Statistikat dhe më të mirët e finales

    Me një fitore prej 2-0 ndaj Bayern Munichut, Interi u kurorëzua kampion i Evropës, duek kompletuar tripletën. Ndeshje kjo që do të mbahet gjatë në mend, sidomos nga tifozët nerazzurë. Një dygolësh i Militos fundosi Bayernin, që nuk arriti të fusë topin prapa Julio Cesarit, i cili ishte në formë metalike.


    T’u hedhim një shikim më të mirëve dhe të dështuarve të finales, statistikave në numra dhe referimit në ndeshjen kryesore të sezonit.

    Më të mirët

    Diego Milito (Inter)

    Sulmuesi argjentinas ishte lideri i sulmit kreativ të Interit gjatë gjithë sezonit, duke heshtur kritikët e tij të cilët thoshin se ai nuk mund të shënojë rregullisht në ndeshjet e mëdha. Ai shfaqi një paraqitje fenomenale, ndërsa me golin e dytë të shënuar, ai do të mbetet i gërryer në mendjet e interistëve me gjenerata e gjenerata që do të vijnë në të ardhmen. ‘Princi’ u bë ‘mbret’ në pjesën e kaltër të Milanos, në një natë ku lotët nuk pushonin…

    Wesely Sneijder (Inter)

    Bavarezët do të ishin eliminuar ‘shekuj’ më parë nga ky sezon i Ligës së Kampionëve po të mos ishin paraqitjet heroike të anësorit holandez. Paraqitjet e tij e inspiruan Bayernin të arrijë në finale, ndërsa holandezi deklasoi Chivun në shumë raste në finalen e madhe dhe po të përfundonte goditja e tij në portën e të pamposhturit Cesar, ndeshja do të merrte kah tjetër.

    Arjen Robben (Bayern Munich)

    Bavarezët do të ishin eliminuar ‘shekuj’ më parë nga ky sezon i Ligës së Kampionëve po të mos ishin paraqitjet heroike të anësorit holandez. Paraqitjet e tij e inspiruan Bayernin të arrijë në finale, ndërsa holandezi deklasoi Chivun në shumë raste në finalen e madhe dhe po të përfundonte goditja e tij në portën e të pamposhturit Cesar, ndeshja do të merrte kah tjetër.

    Walter Samuel (Inter)

    ‘Muri’ ishte i paluhatshëm këtë sezon dhe mbrojtësi i fortë e i mprehtë, e detyroi Maradonan ta marrë atë në kombëtare. Ai ishte lider i mbrojtjes në finalen e madhe, ndërsa bllokoi një goditje që do të mund të ishte fatale për skuadrën e tij.

    Të dështuarit

    Ivica Olic (Bayern Munich)

    Sulmuesi i palodhshëm kroat shënoi shtatë gola në Ligën e Kampionëve, duke shënuar në ndeshje vendimtare si ndaj Juventusit, Manchester Unitedit dhe Lyonit, por nuk tregoi asgjë në finale. Një tentim në 10 minutat e para ishte gjithçka që tregoi ai, duke dështuar ta mposhtë Julio Cesarin, ndërsa u përplas me disfatën.

    Chrisitan Chivu (Inter)

    U duk se skena e Bernabeut ishte shumë e madhe për mbrojtësin rumun. Shumanshmëria e tij është tej mase e dobishme për skuadrën e tij, por ishte jashtë konceptit në finale. Ai pati të gjitha llojet e problemeve në atë se si ta ndal Robbenin në krah, ndërsa u zëvendësua në pjesën e dytë.

    Daniel Van Buyten (Bayern Munich)

    Kolosi i mbrojtjes bavareze u la përtokë nga Diego Milito, inteligjenca e të cilit e dërgoi gjigantin belg në publik. Van Buyten nuk ishte në gjendje të ndal Militon në atë situatën një me një, që e vendosi fituesin e natës finale të Ligës së Kampionëve.

    Statistika në numra

    21 – Numri i goditjeve që Bayerni i bëri në drejtim të portës së Interit

    11 - Numri i goditjeve të Interit në drejtim të portës bavareze

    55% - Përqindja e kompletimit të pasimeve të Arjen Robbenit

    11.5 – Numri i kilometrave të vrapuar nga Bastian Shweinsteiger, më shumë në këtë finale

    2/2 – Përqindja e golave/goditjeve të fituesit të takimit, Diego Milito

    3 – Numri i kartonëve të verdhë të dhënë nga Howard Webb, në një ndeshje me 19 ndërhyrje të palejuara.

    8 – Numri i goditjeve të bllokuara të Bayernit nga një futbollist i Interit

    15 – Numri i topave të vjedhur nga Martin Demichelis

    5 – Numri i trofeve të fituar të Jose Mourinhos gjatë dy viteve të fundit në krye të Interit.


    Referimi – Situatat kontestuese të finales

    Vendimi 1: Wesley Sneijder në Bastian Shweinsteigerin

    Pas 14 minutave të futbollit të pastër dhe një dominimi modest të Bayernit, mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ishte i ashpër ndaj kundërshtarit të tij, duke rezultuar në vetëm një goditje të lirë. Bavarezët kërkuan më shumë.

    Mendimi ynë: Howard Webb, nuk deshi të jepte një karton të verdhë të hershëm në këtë sfidë, ndërsa këtu do të duhej të ishte karton i verdhë.

    Vendimi 2: Loja e mundshme me dorë nga Maicon

    Disa minuta më vonë, pas rastit Sneijder, Arjen Robben ekzekutoi një rivënie nga këndi e cila shkoi në drejtim të Daniel Van Buytenit. Megjithatë, Van Buyten, nuk ka llogaritur në duelin ajror me Maiconin, që u shfaq me krahun e tij për të ndaluar një gol nga pala kundërshtare.

    Mendimi ynë: Kjo ishte penalti. Ishte një rast i pastër i ‘hendbollit’ në futboll, ndërsa kjo paraqitet në raste kur mbrojtësit kanë dy zgjidhje: Ose të pranojnë gol, ose ta largojnë rrezikun me dorë, ndërsa kjo u shfaq dhe në këtë rast. Në këtë situatë, Howard Webb nuk kishte pozitë të mirë, ndërsa ky rast i kaloi pa e parë si duhet. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  8. #708
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Klubi gjerman ka 290 milionë euro të ardhura në vit, ndërsa klubi italian 197 milionë

    Finalja e Madridit është analizuar nga “Deloitte”, kompania angleze që merret me studime dhe këshillime financiare. Në renditjen e të ardhurave Bajerni i Mynihut mund Interin me një diferencë prej 93 milionë eurosh. Gjermanët e kanë mbyllur bilancin e 2009-ës me 289,5 milionë euro të ardhura dhe një sufiçit prej 2,5 milionësh. Interi me 196,5 milionë të ardhura dhe një defiçit prej 154,4 milionësh të mbuluar nga Masimo Morati.

    Gjithsesi në historinë e dhjetë viteve të fundit klubi që ka fituar renditjen e të ardhurave nuk e ka fituar asnjëherë Championsin, si për të konfirmuar epërsinë e vlerave të sportit kundrejt biznesit. Në renditjen e të ardhurave midis të gjithë klubeve europianë, në bazë të bilancit të fundit (2009), i pari është Reali që ka kaluar çatinë e 400 milionë eurove (401,4), i katërti Bajerni i Mynihut me 289,5 dhe i nënti Interi me 196,5.

    TE DREJTAT TELEVIZIVE - Për të kuptuar më mirë se nga se varet diferenca e të ardhurave midis Bajernit dhe Interit, duhet të shikohen burimet e të ardhurave. Interi është më mirë në të drejtat televizive: 115,7 milionë kundër 69,6. Masimo Morati, kështu, merr nga telvizionet pothuajse dyfishin e Karl Hainz Rumeniges. Por nëse shikojmë më mirë, në Europë asnjë klub nuk fiton nga të drejtat televizive sa ata italianë, sepse klubet e Serisë A i përqendrojnë të ardhurat e tyre pikërisht tek të drejtat televizive. Për Interin të drejtat përfaqësojnë 59% të të ardhurave, për Bajernin 24%.

    “ALIANZ” DHE “SAN SIRO”
    - Pika ku gjermanët janë më shumë të përqendruar është tek të ardhurat nga stadiumi dhe nga marketingu. Në bazë të këtyre qëndron stadiumi në pronësi të klubit që bën të mundur shitjen e një numri më të madh biletash dhe me një çmim më të lartë për shkak se ofrohen shërbime më të mira. Bajerni nga stadiumi fiton 60,6 milionë euro (21% e të ardhurave), Interi më pak se gjysmën: 28,2 milionë (14% të të ardhurave). Megjithatë “San Siro” është gjithmonë pothuajse plot dhe Interi ka numrin rekord të të abonuarve.

    Eshtë cilësia e stadiumit ajo që ndryshon. Më pas vijnë të ardhurat nga marketingu: 159,3 milionë euro Bajerni (55% të të ardhurave), 52,6 milionë Interi (27%). Që “Alianz Arena” përfaqëson pikën e forcës së Bajernit të Mynihut kjo tregohet edhe nga përmirësimi i të ardhurave të klubit gjerman pas ndërtimit të stadiumit të klubit: 190 milionë në 2005-ën, 205 milionë në 2006-ën; 223 në 2007-ën; 295 në 2008-ën; pothuajse 290 vitin e kaluar.

    Të ardhurat e Interit janë më konstante, pikërisht sepse ka munguar vlera e shtuar e impiantit privat: 161 milionë në 2005-ën; 188 në 2006-ën; 177 në 2007-ën, 173 në 2008-ën dhe pothuajse 197 vitin e kaluar. Për këtë arsye, Interi po përgatit një projekt për një stadium në pronësi të klubit.

    Në 10 vitet e fundit

    Kush fiton më shumë, dështon në Europë

    Prej dhjetë vitesh nuk e fiton Champions Ligës klubi që ka të ardhurat më të larta në Europë. Në epokën e futboll-biznesit, shifra e madhe e të ardhurave, nuk përputhet me atë të rezultateve në fushën ndërkombëtare. 1999 00 Fitues Reali i M. (164) Të ardhurat më të mira Mançester J. (185) 2000 01 Fitues Bajerni (173) Të ardhurat më të mira Mançester J. (217) 2001 02 Fitues Reali i M. (152) Të ardhurat më të mira Mançester J. (229)
    2002 03 Fitues Milani (195) Të ardhurat më të mira Mançester J. (251), 2003 04 Fitues Porto (80) Të ardhurat më të mira Mançester Junajtid (259), 2004 05 Fitues Liverpuli (181), të ardhurat më të mira Reali i Madridit (258), 2005 06 Fitues Barcelona (259) të ardhurat më të mira Reali i Madridit (292), 2006 07 Fitues Milani (227) të ardhurat më të mira Reali i Madridit (351), 2007 08 Fitues Man. Jtd (324) Të ardhurat më të mira Reali i Madridit (365)
    2008 09 Fitues Barcelona (366) Të ardhurat më të mira Reali i Madridit (401).

    Të ardhurat Championsi sjell 40 milionë euro

    Kush fiton Champions Ligën përfiton nga UEFA rreth 40 milionë euro ku përfshihen të drejtat televizive dhe ato komerciale. Plus të drejtën për të luajtur në Botërorin e klubeve. Kush humb fiton 35 milionë euro. Të ardhurat e “Bernabeut” i shkojnë pothuajse të gjitha UEFA-s, por ato të gjithë ndeshjeve të tjera i shkojnë skuadrës që luan në shtëpi.
    Championsi sjell 40 milionë euro

    Kush fiton Champions Ligën përfiton nga UEFA rreth 40 milionë euro ku përfshihen të drejtat televizive dhe ato komerciale. Plus të drejtën për të luajtur në Botërorin e klubeve. Kush humb fiton 35 milionë euro. Të ardhurat e “Bernabeut” i shkojnë pothuajse të gjitha UEFA-s, por ato të gjithë ndeshjeve të tjera i shkojnë skuadrës që luan në shtëpi.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  9. #709
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    strange a lexova gabim une apo bajerni vetem kete sezon kishte afro 60 milion euro fitim
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #710
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    strange a lexova gabim une apo bajerni vetem kete sezon kishte afro 60 milion euro fitim
    nuk die gje i lexova me nej faqe sporti dhe e postova mu duken disa statistika interesante.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  11. #711
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030


    Lojtar me klas. Respekt.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  12. #712
    ^Te njejten gje thash kur e pash te nje forum i Bajernit.
    Welt Meister 2014

  13. #713
    i/e regjistruar Maska e padrino
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    153
    Citim Postuar më parë nga bayern Lexo Postimin


    Lojtar me klas. Respekt.
    Gjest teper madheshtor!!!

  14. #714
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga bayern Lexo Postimin


    Lojtar me klas. Respekt.
    hallall i qofte
    JO SEKS PARA MARTESE

  15. #715
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Citim Postuar më parë nga Altin1 Lexo Postimin
    ^Te njejten gje thash kur e pash te nje forum i Bajernit.
    Te kush forum? Se mbase jena me i ven edhe se dime
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  16. #716
    bayernzone pik kom. Nuk besoj te jesh aty, jam i vetmi shqiptar(nga shqiperia)
    Welt Meister 2014

Faqja 36 prej 36 FillimFillim ... 26343536

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •