Close
Faqja 58 prej 72 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 571 deri 580 prej 716
  1. #571
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Urime tifozeve te Bayernit

    Oliver Kahn LOL

  2. #572
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Citim Postuar më parë nga Linda5 Lexo Postimin
    Urime te gjith tifozave te Bayernit

    Tani ju kan mbetur dhe 2 trofe ,por besoj se njeren nuk do e merni Ajo i takon Interit
    U avash mi goc se mos bije ne grop me gjith interin
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  3. #573
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin
    Urime tifozeve te Bayernit

    Oliver Kahn LOL
    Faleminderit, vetë se kësaj rradhe do të jetë Mark Van Bommel
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #574
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    E kena sha Van Bommelin sa e kena bo per i lek. Ama une jam i pari qe e deklaroj se e ka mbajt shiritin e kapitenit me nder edhe eshte tregu nji nga shtullat e Bayernit te Van Gaalit.

    Gjithashtu pas ardhjes se Robbenit kam fillu me qen dakort edhe me largimin e Ribery sidomos nqs ne kembim marrim i dore pare edhe nji lojtar te mire.

    Drague ngushllime per Berlinezet edhe ishAllah vitin tjeter ne bundeslige.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #575
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412


    Paris, 2 maj - Për herë të parë pas aferës së tij, në opinion është shprehur Franck Ribery, reprezentuesi i njohur futbollistik i Francës. “Familja m’u shkatërrua, janë lënduar njerëzit të cilët janë më të afërtit në jetën time. Kjo është gjithçka që do të deklaroja lidhur me aferën”, ka deklaruar sulmuesi i Bayernit për TV francez ”Orange Sport”, i pyetur për aferën seksuale me prostitutën minorene. Edhe përpos të gjitha kritikave me të cilat është i ballafaquar në atdhe, Ribery ka thënë se në asnjë moment nuk e ka vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij për reprezentacionin francez. “Fanella e ‘trikolorëve’ për mua është e shenjtë. Gjithnjë kur kam qenë në reprezentacion, kam qenë shumë i lumtur që do ta përfaqësoj atdheun tim, duke dhënë gjithçka nga vetvetja. Kjo, për mua ka qenë nder. Dëshiroj që reprezentacionin tim ta përfaqësoj në Afrikën e Jugut dhe të jap kontributin tim sa më të madh”, ka përfunduar Ribery.

  6. #576
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Edhe një lajme tjetër po për Riberyn. Ata pisat e UEFA kishin marr vendim qe Riberyt mos ti lehtësohet dënimi, me ketë i bie qe Ribery ne Finale te CHL do te mungoje.


    Ndërsa lajmi tjetër eshte se Butt do te jete portieri i 3 i Gjermanisë ne Kupën Botërore 2010!
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 05-05-2010 më 12:59
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #577
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Definitive, Ribery nuk luan në finalen e LK

    Bayern Munichu ka dështuar të apelojë me sukses suspendimin prej tri ndeshjesh moslojë të Franck Ribery, që do të thotë se francezi do të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve më 22 maj në Santiago Bernabeu.


    Bavarezët shpresuan në një zvogëlim të vendimit pas apelit ndaj UEFA-s, por pas një seance dëgjimore, trupi vendimmarrës i UEFA-s ka vendosur që të mos dëgjojë për apelin e Bayernit.

    Ribery tanimë e ka përfunduar një ndeshje nga tre sa është i suspenduar, pasi që nuk luajti në fitoren prej 3-0 të Bayernit ndaj Lyonit.

    Bayerni i Munichut ka edhe mundësi tjetër nëse dëshiron që Ribery të luajë. Bavarezët duhet ta dërgojnë çështjen në gjykatën ndërkombëtare për arbitrim sportiv (CAS), nëse dëshirojnë që të kontestojnë edhe më tej vendimin e UEFA-s. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  8. #578
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Van Gaal: Interi nuk është atraktiv

    Trajneri i Bayern Munichut, Louis Van Gaal, ka filluar luftën mediatike me trajnerin e Interit, Jose Mourinho, duke thënë se ky i fundit nuk i mëson lojtarët e tij se si të luajnë futboll atraktiv.


    “Nuk do të bëja atë që bëri Mourinho në Camp Nou, nuk do të sillesha në mënyrë aq provokuese”, theksoi Van Gaal.

    Më herët gjatë karrierës së tij, Mourinho ka punuar si asistent i holandezit te Barcelona.

    “Analiza e tij ishte e mirë, edhe pse e kam ditur se ai e kuptonte futbollin. Por, atëkohë ai ishte shumë i panjohur, kurse gradualisht ka evoluuar dhe sot është personalitet i vërtetë”.

    “Ai mendon se si të fitojë, kështu bëj dhe unë, por unë dua të shfaq futboll cilësor. Mënyra ime është shumë e vështirë”, deklaroi Van Gaal për Sport Bild. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #579
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Chelsea nuk heq dorë nga Ribery

    Chelsea nuk është e disponuar të heqë dorë nga mesfushori francez, Franck Ribery, edhe pse ky i fundit ka mohuar një kalim në Angli.


    Ishte vetë francezi ai që javë më parë hapur deklaroi se nëse ndodh që ai të largohet nga Bayern Munichu, atëherë ai do të kishte dëshirë të luante në Spanjë, te Real Madridi ose Barcelona.

    Megjithatë, Daily Express shkruan se Roman Abramovich është në disponim për të shpenzuar këtë verë dhe pritet që ai të fillojë bisedimet me Bayernin, për çmimin e Ribery, e që është hiç më pak se 70 milionë funte. /Telegrafi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #580
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Butt në Kombëtaren gjermane

    Portieri i Bayern Munich, Hans-Joerg Butt është përfshirë në ekipin preliminar të Gjermanisë për Kampionatin botëror, në vend të Rene Adlerit të lënduar, ka bërë të ditur selektori Joachim Loew të enjten.

    35 vjeçari, i cili tri paraqitjet e fundit për Kombëtaren i bëri në qershor 2003, i bashkohet portierit të Schalke 04, Manuel Neuer dhe atij të Werder Bremenit, Tim Wiese, si portierë të Gjermanisë. Butt është njëri prej shtatë futbollistëve të Bayernit që është ftuar në Kombëtare, përfshirë Lahm, Badstuber, Muller, Klose, Schweinstegier dhe Gomez. /express/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Faqja 58 prej 72 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •