Bayern në finale
Bayern Munich është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Gjiganti bavarez e mposhti të martën mbrëma Olympique Lyonin edhe në ndeshjen e dytë si mysafirë, me rezultat 0:3. Ylli i mbrëmjes ishte sulmuesi kroat, Ivica Oliç, i cili shënoi het-trik.
Bayern Munich është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve, pasi të martën mbrëma e eliminoi Olympique Lyonin në gjysmëfinale të garës më prestigjioze evropiane.
Bavarezët e mposhtën si mysafirë Lyonin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me rezultat 0:3, dhe më meritori për këtë fitore të Bayernit ishte kroati Ivica Oliç, i cili shënoi het-trick. Gjermanët e patën mposhtur ekipin francez edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar para një jave me rezultat minimal, 1:0.
Bayern ka kaluar në avantazh prej 0:1 në minutën e 26-të të takimit, me golin e bukur që e shënoi Oliç, i cili u shërbye mirë nga Muller.
Pas këtij goli të pësuar, Lyon bëri përpjekje të mëdha për ta barazuar rezultatin, por mbrojta gjermane ishte në nivel të detyrës. Në anën tjetër, Bayern përpiqej nëpërmjet kundërsulmeve të shënoj sërish, duke i krijuar kështu disa raste të mira.
Por, shpresat e Lyonit për kualifikim në finale përfunduan në minutën e 60-të, kur kjo skuadër mbeti me një lojtarë më pakë në fushë. Cris u përjashtua nga ndeshja pasi u ndëshkua për të dytën herë me karton të verdh.
Nga kjo minutë, Bayern dominoi plotësisht duke i realizuar edhe dy gola të tjerë. Kështu, gjermanët shtuan epërsinë ndaj Lyonit në 0:2 në minutën e 67-të, me golin që e shënoi Oliç. I njëjti futbollistë shënoi gol edhe në minutën e 78-të për rezultat përfundimtar 0:3.
Bayern në finale do të takohet me Interin ose Barcelonën. Spanjollët u patën mposhtur në ndeshjen e parë në Milan nga Interi me rezultat 2:0. Kurse, të mërkurën mbrëma do të zhvillohet ndeshja e kthimit, pas së cilës do të kuptohet edhe emri i skuadrës së dytë që do të luan në finale të kësaj gare, e cila zhvillohet më 22 maj në Madrid të Spanjës. /express/
Krijoni Kontakt