Close
Faqja 36 prej 72 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 716
  1. #351
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    i kemi car si bretkosa,cfar loje beri man.utd.sikur nje 3ligist
    Jetë e rëndë.......!!!

  2. #352
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga xennie_boy Lexo Postimin
    Urime posi...hheheheh
    Loje FANTASTIKE e FC BAYERN. Te gjitheishin SUPER. Me vjen keq per Demichelisqe rreshqiti tek goli i ManUTD,por, pjesen tjeter te lojes ishte i papare. Rooney thuajse nuk u pa. Olic u shpreblye me ne fund per lojen e mrekullueshme qe beri sonte..Uroj qe lojen e kthimit te jemi komplet dhe besoj qe do ia dalim mbane.
    Shpresoj qe van Gaal te shtunen kunder Schalkes te mos perserise gabimet qe beri ndaj Stuttgart dhe te pushoje ca lojtare qe jane tejet te lodhur, Lahm eshte nje nder ta..Besomeni, ne Bundesliga jam i kenaqur edhe me vendin e dyte, vetem po te shkojme ne Finalen e Madridit...
    URIMEEEEEEEEEEEEEE

    GO BAYERN GOO!!!
    Me Schalken vetëm Robbeni duhet të pushoj ngase tani kemi pushim 8 ditë (një më shumë se zakonisht) shkaku se ndeshja e kthimit do të luhet të merkuren dhe jo të marten.
    Një ndeshje 90 minutëshe e cila patjetër duhet fituar mund të luhet nga të gjithë sepse ka rëndesinë e titullit.

    P.S Nuk e pashë pjesën e parë, më thanë se Demichelis ishte fajtori kryesor për golin e pësuar mirpo dihet qe ai është i lënduar ende dhe e nxorri veten me lojen që tregoi në vazhdim ngase po të ishte Alaba mund ta paramendoj çdo të ndodhte

  3. #353
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Rikthim sensacional i Bayernit

    Të martën mbrëma në Allianz Arena, Bayern Munichu dhe Manchester Unitedi kanë zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, takim i cili përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2-1.


    Porsa filloi ndeshja (2’), Wayne Rooney u regjistrua në listën e golashënuesve duke mposhtur portierin Butt pas një harkimi të bukur të Nanit.

    Deri në fund të fraksionit të parë nuk u shënua gol, ndërsa skuadrat zhvilluan një lojë relativisht të baraspeshuar dhe me epërsi minimale të mysafirëve përfundoi pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë u shfaq një Bayern ndryshe. Ekipi bavarez filloi të krijojë presion të vazhdueshëm drejt portës mysafire dhe në fund kjo u shpagua.

    Pas një gjuajtje të lirë nga lojtari më i mirë i vendasve në këtë takim, Franck Ribery, topi u devijua dhe përfundoi në portën e Van der Sar (77’).

    Një rast shumë të mirë për United e pati Nemanja Vidic, i cili pas krosimit të Ryan Giggs nga këndi, goditi transversalen (83’), por në anën tjetër një rast shumë të mirë e pati Mario Gomez, mirëpo priti portieri mysafir.

    Ndërkohë, në minutat shtesë të takimi (90’+3), Ivica Olic veproi në mënyrën më të mirë duke vjedhur një top nga Evra dhe duke e plasuar në rrjetin e United, për fitoren 2-1.

    Ky rezultat tregon se në Old Trafford do të zhvillohet një superndeshje, duke qenë se Bayerni është në epërsi, ndërsa Manchesteri do të kërkojë fitoren. /Telegrafi/

  4. #354
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Me sa duket portjeri i te ardhmes Bavareze eshte Handanovic i Udinezes.

    http://www.spox.com/de/sport/fussbal...andanovic.html
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #355
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Revansh

    Bayern Munchen ka arritur ta mposht Manchester Unitedin me rezultat 2:1 në çastet e fundit, duke iu revanshuar anglezëve për finalen e vitit 1999. Afër kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është edhe Lyoni, i cili mposhti Bordeauxen me rezultat 3:1.


    Bayern Munchen shënoi fitore ndaj Manchester United në sekondat e fundit të takimit me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Bavarezët kështu iu revanshuan anglezëve për finalen e vitit 1999.

    Manchester United ka kaluar i pari në avantazh prej 0:1 në minutën e 2-të të këtij ballafaqimi ndaj gjermanëve me golin që e shënoi sulmuesi në top-formë, Wayne Rooney. Anglezët pas këtij goli i patën edhe disa raste tjera në pjesën e parë si ai i minutës së 22-të, kur Nani qëlloi shtyllën e lartë të portës në tentim për të harkuar dhe ai i Rooneyt i minutës së 39-të kur gjuajtjen e tij e priti portieri Butt.

    Por, gjatë kësaj pjesë-loje bavarezët patën dominim të dukshëm në posedim të topit, duke i krijuar disa raste të mira shënimi, ani pse Bayerni në këtë takim luajti pa dy lojtarë kyç - Arjen Robben dhe Bastian Schweinsteiger. Gjermanët kanë mundur ta barazojnë rezultatin në 1:1 në minutën 23-të nëpërmjet Altintopit, i cili u tregua i ngathët. Rast të mirë për vendasit pati edhe Oliç në minutën e 28-të të takimit, por dështoi të shënon.

    Ndërsa, edhe pjesën e dytë Bayerni e filloi furishëm, në të cilën pjesë-lojë gjermanët të udhëhequr nga ylli i futbollit evropian, Franck Ribery, dominuan plotësisht, duke krijuar raste të shumta shënimi. Pikërisht Ribery ishte ai që barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 77-të kur realizoi gol nga gjuajtja e lirë, pasi topi u devijua nga barrikada angleze.

    Pas këtij goli, gjermanët nuk u dorëzuan deri në fund duke sulmuar për ta shënuar edhe golin e fitores. Këtë objektiv Bayerni e arriti në sekondat e fundit të lojës shtesë, kur kroati Oliç shfrytëzoi një gabim të mbrojtësve anglez, me ç’rast shënoi gol për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij me rezultat 2:1.

    Megjithatë, ndeshja e kthimit do të vendos se cila prej këtyre dy skuadrave do të kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndonëse tani për tani Bayern është më afër të kualifikohet.

    Kurse, në ndeshjen tjetër çerekfinale, përballja e dy skuadrave franceze, Lyonit e Bordeaux ka përfunduar me rezultat 3:1 për vendasit, me të cilën fitore Lyon me një këmbë veç ka kaluar në gjysmëfinale.

    Vendasit kanë kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 10-të me golin që e ka shënuar Lopez. Bordeaux i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 14-të me golin që e realizoi Chamakh. Lyon kaloi sërish në epërsi prej 2:1 me golin që e shënoi Bastos në minutën e 32-të. Kurse, rezultatin përfundimtar të k%tij takimi në 3:1 për Lyonin e vuri Lopez në minutën e 77-të nga penaltia.

    Liga e Kampionëve
    Ndeshjet e para çerekfinale

    Bayern Munich – Manchester United 2:1
    Lyon – Bordeaux 3:1 /express/

  6. #356
    Aman ju lutem mos sillni me si keto lloj artikuj ketu, sidomos nga ky telegrafi, edhe une qe nuk di te shkruaj mire shqip i dalloj gabimet prej amatori qe bejne (ne drejtshkrim dhe ne analize te ndeshjes)



    sa per ndeshjen
    Emri:  happy1.gif

Shikime: 263

Madhësia:  4.0 KB
    Welt Meister 2014

  7. #357
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Mos u gezoni shumë se ne Old Trafford mjafton vetem nje gol keshtu që mos u gezoni shum,
    se pas gezimit vjen deshprimi:P.

    Urimeee pra kjo fitore..

  8. #358
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Postime
    322
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Me Schalken vetëm Robbeni duhet të pushoj ngase tani kemi pushim 8 ditë (një më shumë se zakonisht) shkaku se ndeshja e kthimit do të luhet të merkuren dhe jo të marten.
    Një ndeshje 90 minutëshe e cila patjetër duhet fituar mund të luhet nga të gjithë sepse ka rëndesinë e titullit.

    P.S Nuk e pashë pjesën e parë, më thanë se Demichelis ishte fajtori kryesor për golin e pësuar mirpo dihet qe ai është i lënduar ende dhe e nxorri veten me lojen që tregoi në vazhdim ngase po të ishte Alaba mund ta paramendoj çdo të ndodhte
    Ne shikim te pare edhe une u hutova fare, te gjithe te sharat e botes ia dhashe. Por, kur pashe perseritjet u qetesova. Demichelis ne hap per te vrapuar drejt Rooneyt rreshqiti dhe u rrezua, dhe si rezultat i kesaj Roone mbeti vetem para Butt. Gjithe pjesen tjeter te lojes kemi pare nje Demichelis si kurre me pare, i jashtezakonshem, Rooney thuajse nuk u duk me.

    Po te lozim edhe me tej keshtu nuk na ndal dot kush me.

    Te shtunen duhet medoemos t'a pushoje Robben, bile edhe ca tjere. Lojtaret jane tejet te lodhur dhe s'duhet rrezikuar se tepermi.

    GO BAYERN GO!!!

  9. #359
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga xennie_boy Lexo Postimin
    Ne shikim te pare edhe une u hutova fare, te gjithe te sharat e botes ia dhashe. Por, kur pashe perseritjet u qetesova. Demichelis ne hap per te vrapuar drejt Rooneyt rreshqiti dhe u rrezua, dhe si rezultat i kesaj Roone mbeti vetem para Butt. Gjithe pjesen tjeter te lojes kemi pare nje Demichelis si kurre me pare, i jashtezakonshem, Rooney thuajse nuk u duk me.

    Po te lozim edhe me tej keshtu nuk na ndal dot kush me.

    Te shtunen duhet medoemos t'a pushoje Robben, bile edhe ca tjere. Lojtaret jane tejet te lodhur dhe s'duhet rrezikuar se tepermi.

    GO BAYERN GO!!!
    Po titulli i Bundesliges?! Do të mbetemi pa asgjë ashtu sepse edhe nese e kalojm ManU për ta fituar CHL janë në garë edhe skuadra tjera si Barcelona apo ndoshta edhe Bordeaux

  10. #360
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Postime
    322

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Po titulli i Bundesliges?! Do të mbetemi pa asgjë ashtu sepse edhe nese e kalojm ManU për ta fituar CHL janë në garë edhe skuadra tjera si Barcelona apo ndoshta edhe Bordeaux
    Sidoqofte Finalen e Kupes se Gjermanise e fitojme sigurte, dhe per kete jam i bindur. Ndersa per CHL, edhe nese shkojme vetem ne Gjysemfinale ose Finale ( pa e fituar ate ) une do isha i kenaqur. Qe nga viti 2001 nuk kemi arritur ne Gjysemfinale, dhe ky do te ishte nje lehtesim tejet i madh nga aspekti Psikologjik. Pastaj, Bundesliga ka edhe ca pike per te na dhuruar ....
    Ajo cka duhet bere tani si FC Bayern eshte te qendrojme me kembet ne Toke, dhe t'i marrim ndeshjet dhe KUNDERSHTARET me seriozisht, sepse , sa te forte me te vertete jemi e kemi deshmuar ne ndeshje shume te rendesishme: Champions League Juventus - Bayern 1:4, DFB Pokal Schalke - Bayern 0:1 dhe perseri CHL Bayern - ManUTD 2:1...
    Te shohim se cka do na sjellin keto Jave te fundit...( Shpresoj qe te jene sa me shume TROFE! )


    GO BAYERN GO!!!

Faqja 36 prej 72 FillimFillim ... 26343536373846 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •