Close
Faqja 33 prej 72 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 716
  1. #321
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga padrino Lexo Postimin
    A mund te me thoni se kur luhet finalja e kupes se gjermanise?
    Me 15 Maj në Berlin

  2. #322
    12345678910
    Welt Meister 2014

  3. #323
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Robbeni te ben te fala Altin. E kishte perplas nje autobus. Vjen andej nga mesi Prillit

  4. #324
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Postime
    322
    Thuhet qe FC Bayern eshte i interesuar per portierin e AS Monaco, Stéphane Ruffier. Sipas disa Video-ve qe i pashe m'u duk shume i forte. Megjithate une vazhdoj te mendoj se Manuel Neuer duhet te jete portieri i se ardhmes tek FC Bayern...


    GO BAYERN GO!!!

  5. #325
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Bayern Munchen në ankth për Robben

    Bayern Munchen rrezikon të mos ketë në dispozicion një nga lojtarët më të rëndësishëm për ndeshjen e parë cerekfinale të Champions League kundër Manchester United që do luhet nesër në “Allianz Arena”.

    Arjen Robben që e mbylli ndeshjen kundër Shtutgartit duke caluar, është në dyshim për shkak të një kontraktimi në pulpën e majtë.

    Në rast se holandezi do të mungojë, atëherë Van Gaal do t’i besojë kroatit Olic, i cili bashkë me Ribery do luajë pas krahëve të dyshes Muller-Klose. /top-channel/

  6. #326
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Hamman: Bayerni është i rrezikshëm për United


    Eksperti gjerman i futbollit anglez, Dietmar Haman, mendon se fituesi i duelit Bayern – Manchester United, do të depërtojë deri në finale të Ligës së Kampionëve.

    “Manchester United është favorit. Kjo për shkak se ka luajtur në dy finalet e fundit të kësaj gare. Por, unë mendoj se nëse Bayerni fiton në Allianz Arena, atëherë United do të ketë punë të vështirë. Më vështirë se sa që mendohet”.

    “Fituesi i këtij takimi është favorit për të shkuar në finale. Për Bayernin, ndalja e Rooneyt varet nga ndalja e anësorëve të rrezikshëm. Është me rëndësi që Bayerni të ndalë Nanin dhe Valencian për të mos lejuar harkimet e tyre milimetrike në kokën e rrezikshme të Rooneyt”, u shpreh Hamman. /Telegrafi/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #327
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Bayerni me probleme pret përballjen me Manchesterinp

    Munih, 29 mars - Për Bayern Munich, përballja e çerekfinaleve të Champions League ndaj Manchester United nuk mund të vinte në një moment më të keq. Bavarezët u mundën 2-1 të shtunën në kampionat nga Shtutgarti, ndërsa nuk do të kenë të gatshëm as Arien Roben, që ka pësuar një tërheqje muskulare në këtë takim. Po ashtu, Bastian Shvajnstajger është i pezulluar, ç’ka i shton problemet për trajnerin Luis Van Gal. Përballë të martën do të jetë Manchesteri, një ekip nga i cili Bayerni është mundur 2-1 në finalen e vitit 1999, falë dy golave në kohën shtesë. Sipas trajnerit Van Gal, Bayerni nuk ka vazhdimësinë e “Djajve të Kuq” në Champions League, megjithatë kjo skuadër është në gjendje të surprizojë këdo. “Ne mund të surprizojmë çdo skuadër, besoj se mund ta bëjmë këtë, - deklaroi holandezi. – Bayerni nuk është ende në nivelin e Manchesterit, por për një ndeshje ne mund të luajmë si të barabartë”. Van Gal konfirmoi gjithashtu se Roben nuk do të luajë, pasi sipas tij, futbollisti nuk është në 100% të formës. “Roben nuk kishte një dëmtim të vërtetë, por ju i dini këto probleme, - sqaroi Van Gal. – Ne po mundohemi që ai të jetë në gjendje të luajë, por nuk mund të marr rreziqe të mëdha, kështu që do ta hedh në fushë vetëm kur të jetë në maksimum”. Në fund, tekniku i skuadrës bavareze bëri edhe një koment për sulmuesin më të rrezikshëm të Manchesterit, Waine Rooneyn. “Rooney mendoj se është një super futbollist dhe ende është shumë i ri. Që kur ishte më i vogël ai kishte një vizion të qartë për lojën dhe tani e ka zhvilluar atë”, deklaroi më tej Luis Van Gal. /koha/

  8. #328
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o do e shqyejme sumen e man *****
    MIA SAN MIA
    FC BAYERN
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #329
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Shikoni se çka thotë sajti i Bayernit.

    Përveç ndeshjes finale të vitit 1999, Manchester United asnjëherë nuk e ka mposhtur Bayernin në 6 përballje tjera Bayerni i ka fituar 2, ndërsa 4 ndeshje kanë pëfunduar me barazim, Bayerni si vendas ka shënuar 1 fitore dhe 2 barazime, poashtu edhe si mysafir në Manchester 1 fitore dhe 2 barazime

    ja linku:
    http://www.fcbayern.t-home.de/de/akt...afa4ed21bf912d

  10. #330
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    o gimche nuk bëhen kësi lloj krahasimesh ne futboll me jo! Asgjë nuk thonë rezultatet e para 11 viteve. Bayerni i asaj kohe ishte tjetër ky Bayern i Van Bommel ska as sulmues te mire as mbrojtës te mire, jemi mos me keq prandaj as mos u bazo ne ato statistika se ashtu edhe me Barcelonen vjet i krahasuam po doli një rezultat mjaft i bukur.

    Cfare mendon ti se ne Fcbayern.de te shkruaj: "S'kemi shanse" apo cfare? Njëjte si me than Hashim Thaqi jemi tu vjedh.

    Humb kundër Frankfurtit, kundër Stuttgartit e pret te fitosh kundër ManUtd. Vetëm ndonjë mrekulli.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 33 prej 72 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •