Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Brari eshte 100% tani qe e ka pare Greqine, dhe ka nxene pe historive te Grekeve e te Vllaheve te forumit.

    Une po perseris disa here, me te mire se Sala nuk ke, e nuk do te mundesh te kesh per shume kohe me per shkak te koraces politike qe kane krijuar skorjet PS-iste. Arsyeja per kete pamundesi eshte ajo qe dine me te regjurit ne politike, se nuk mjafton vetem aftesia (te cilen edhe ate nuk e shikoj). Mes te tjerave duhet vullnet i paepur, metodologji politike dhe suport i madh ekonomik. Kandidati yt nuk matet dot me xhepat e Greqise, te Vorio Epiroteve te diaspores dhe te Serbise.

    Prandaj te ngrihesh tani dhe te hedhesh figuren disi me te pershtashme, ne favor te regresit total te ceshtjes kombetare eshte te mos shikosh nga syte.


    Denigroj veten. Epo, nuk eshte hera e pare qe e kam degjuar. Postulatet e mija per te drejten dhe besnikerine nuk kane ndryshuar. Edhe nden maskat e reja. E verteta nuk ka parti, e disa here ajo gjendet jo ne anen tone pavaresisht deshires dhe qellimit te mire...

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Te bene nje here nje pyetje. Dakord, Sali Berisha nuk ben. Kush eshte burri i radhes qe do marre fatet e vendit ne dore?

    Frazat "Ka plot njerez te zote Shqiperia" i kemi degjuar. Konkretisht, kush?
    Shinasi Rama! Apo jo Duaje Siveten?

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Aneta Rama padit Berishën për shpifje në Gjykatë


    TIRANE- Aneta Rama, nëna e kreut të PS-së, Edi Rama paditi dje në Gjykatën e Lartë kryeministrin Sali Berisha, për shpifje në dëm të saj. Në kërkesën për gjykim drejtuar kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beci, Aneta Rama ka bashkëngjitur edhe fjalimin e Berishës, mbajtur në Kuvend në datë 26 nëntor si dhe kopjet e gazetave të përditshme, ku janë botuar akuzat e kryeministrit ndaj familjes Rama.

    “Në cilësinë e personit të dëmtuar nga vepra penale e kryer, me anën e kësaj kërkese për gjykim shpreh vullnetin tim për të gjykuar shtetasin Sali Ram Berisha, me detyrë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, pasi botërisht ka konsumuar në dëmin tim veprën penale të shpifjes, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal”, - thuhet në fillim të kërkesë-padisë që do të përfaqësohet nga avokatët Arian Salati dhe Eno Bushi dhe që është botuar sot në GSH.

    Zonja Rama sqaron në kërkesë padi se deklarata e Berishës se Edi Rama është kuruar për 10 vjet nga sëmundja e skizofrenisë është një shpifje , dhe trillim.

    Nga kërkesë padia e botuar sot n ë GSH Zonja Aneta quan shpifje dhe thënie të pavërteta deklaratat e Berishës, sikur djali i saj Edi Rama, e ka dëbuar, duke e nxjerrë nga shtëpia në rrugë me rrobat e gjumit.

    E ëma e kreut t ë PS-s ë deklaron se deklaratat e kryeministrit nga foltorja e Parlamentit kanë qëlim diskreditimin publikisht, jo vetëm të kundërshtarit të tij politik, por edhe të njerëzve të afërt të familjes”.

    (s.g/balkanweb)
    Berisha do te paraqese faqet e gazetes Tema, ku Mero Baze shkruante se Rama i tha gruas se tij se "ajo e kishte ate femije me babane e tij"!

    Duhet hedhur dhe Baze ne gjyq!

    Ja se c'thote nena e aktores Makoci:



    ...

    Është hera e parë që keni dëgjuar shpifje të këtij lloji?

    Në fakt, përpara 4-5 vjetësh gazetari Mero Baze shkroi një sajesë të këtij lloji në gazetën e tij “Tema”. Ne u prekëm në atë kohë, dhe madje shkuam në redaksinë e kësaj gazete, u ankuam, por morëm si përgjigje se shkrimi ishte i ardhur në redaksi. Por, ajo histori u mbyll më pas. Tani, dy zotërinj politikanë, për interesa politike godasin kaq rëndë mbi vajzën tonë. Kjo është e pamoralshme dhe nuk mund të bëhen akuza të tilla të pavërteta.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 22-12-2009 më 15:46

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kryeshpifsi edvin con ne prokurori Berishen.

    edvinua ..i plotfuqishmi i shqiperise dhe kryetari i shpifsave con te puntorja e bashkise .. ina rama.. kryeministrin de jure te Shqiperise, berishen.




    Rama çon në prokurori Kryeministrin Berisha

    Kallëzimi penal për shpifje dorëzohet tek Ina Rama


    Edi Rama padit Kryeministrin Berisha. Pas një sërë akuzash dhe fyerjesh në drejtim të tij, kreu i opozitës ka vendosur të sfidojë shefin e qeverisë. Rama i ka bërë kërkesë institucionit të prokurorisë të nisë hetimet ndaj Berishës për veprat penale të shpifjes dhe fyerjes për shkak të detyrës. Në objektin e këtij kallëzimi kërkohet regjistrimi i procedimit penal dhe fillimi i hetimeve ndaj Kryeministrit, për kryerjen në dëm të kryetarit të Partisë Socialiste të veprave penale të "shpifjes dhe të fyerjes për shkak të detyrës, të kryera botërisht, ashtu siç parashikohen nga Kodi Penal". Po ashtu Edi Rama kërkon të legjitimohet si paditës civil në procesin penal ndaj Kryeministrit Berisha, me qëllim shpërblimin e dëmit të shkaktuar. Sipas kërkesës që i është adresuar direkt Prokurores së Përgjithshme, veprat penale janë konsumuar nga Kryeministri në Kuvendin e Shqipërisë gjatë fjalës së mbajtur në seancë plenare dhe në konferencën për shtyp disa ditë më pas. Në këto dy raste, Kryeministri lëshoi akuza të forta ndaj kreut të socialistëve për aspekte të jetës së tij private, por edhe akuza se drejton të ashtuquajturën mafie të kryeqytetit. Në lidhje me akuzat për jetën private, Edi Rama në kallëzimin e tij penal, pohon: "Pohoj me bindje e përgjegjësi të plotë para ligjit e shoqërisë përmbajtjen shpifëse të këtyre frazave që nuk kanë absolutisht asgjë të vërtetë". Më poshtë, një mohim tjetër kategorik jep qartas tërë tonin që karakterizon këtë kallëzim penal: "Nuk gjej fjalë për të shprehur indinjatën time për ultësinë e pashoqe ku ka zbritur i kallëzuari që artikulon të tilla perversitete, por theksoj, gjithnjë me përgjegjësi të plotë ligjore e morale, karakterin shpifës kriminal të këtyre sajesave fund e krye, të cilat nuk është hera e parë që deputeti Sali Berisha i kumton publikisht dhe për të cilat kërkoj hetimin e gjykimin deri në fund nga ana e drejtësisë". Sipas kallëzimit, thëniet e Kryeministrit jo vetëm janë të pavërteta, por nuk kanë as karakter të përgjithshëm. Janë thënie me përmbajtje konkrete, që sipas zotit Rama, prekin padrejtësisht dhe qëllimisht aspekte të jetës së tij private dhe publike. Në kallëzimin e tij, Rama pranon se ka një betejë me zotin Berisha, por, sipas tij, kjo betejë kryhet për çështje tërësisht publike dhe me interes të gjerë shoqëror. "Ndaj argumenton edhe sulmet e Kryeministrit duhet të cilësohen si të konsumuara për shkak të detyrës", shton Rama. Pas një verifikimi paraprak, Prokuroria e Përgjithshme do të shprehet nëse e pranon apo jo kallëzimin. Nëse e pranon dhe e regjistron atë, atëherë Prokuroria e Përgjithshme do të kërkojë heqjen e imunitetit të deputetit-kryeministër. Duke e çuar betejën politike në këtë drejtim, Edi Rama synon të fitojë pikë në rrafshin moral dhe vetjak. Në rast se jo të tërë ndajnë bindjet dhe betejën e tij politike, për të ardhmen e tij publike Edi Ramës i lipset të bindë opinion publik, se Kryeministri të paktën kësaj here, ka shpifur.


    shqip

  5. #25
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    edvinua ..i plotfuqishmi i shqiperise dhe kryetari i shpifsave con te puntorja e bashkise .. ina rama.. kryeministrin de jure te Shqiperise, berishen.
    de facto kush eshte kryeminister ???????????
    ua di kuptimin fjaleve qe shkruan ti Brari apo jo?

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Shyqyr qe ja kan fut Saliut se paku me ate sheshin e Taiwanit ja plasen ne dere shpifjen prej te cmenduri per te kur e kishte leshuar vete shitjen e territorit.
    Haj m*ut o Sale sa na cave tr*apin me lloj lloj shpifjes e ku asnjeres si doli koka te gjitha po te hyne ty mbrapsh.
    Tere jeten duke shpifur o maskara.
    Albania Uber Alles

  7. #27
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Berisha do te paraqese faqet e gazetes Tema, ku Mero Baze shkruante se Rama i tha gruas se tij se "ajo e kishte ate femije me babane e tij"!

    Duhet hedhur dhe Baze ne gjyq!

    Ja se c'thote nena e aktores Makoci:
    ...

    Është hera e parë që keni dëgjuar shpifje të këtij lloji?

    Në fakt, përpara 4-5 vjetësh gazetari Mero Baze shkroi një sajesë të këtij lloji në gazetën e tij “Tema”. Ne u prekëm në atë kohë, dhe madje shkuam në redaksinë e kësaj gazete, u ankuam, por morëm si përgjigje se shkrimi ishte i ardhur në redaksi. Por, ajo histori u mbyll më pas. Tani, dy zotërinj politikanë, për interesa politike godasin kaq rëndë mbi vajzën tonë. Kjo është e pamoralshme dhe nuk mund të bëhen akuza të tilla të pavërteta.
    kam pas konsiderat per ty dydrins, te pakten ke pas tregu ni far integriteti ...

    çka po don me than, se ato qe ka shkrojtur merobazeja kane qene te verteta kur ishte ne thundren e salis, apo nashi kur eshte kunder tij ...

    per mua, "presonalisht", salis, merobazeja edhe ti (me keqardhje e them) jeni ne te njejten baltovine moçalore te politikes e shtetarise korruptive dhe kleptokratike ...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •