POLITIKANE TE PS E PD KANE VJEDHUR PARATE E SHQIPTAREVE
Kryetari i grupit parlamentar i PDr Nard Ndoka deklaroi se reformatoret ishin te paret qe ndermoren inisiativen per ngritjen e komisionit hetimor por qe u refuzua nga demokratet per shkak te disa provave qe ata dispononin ndaj drejtuesve te selise blu. Ndoka tha se ekziston nje liste me emra drejtuesisht demokrate qe jane te perfshire ne afera korruptive. "Ne keto materiale qe ne disponojme jane perfshire edhe drejtues te opozites konkretisht ne rryshfete, sponsorizime dhe marrje te paligjshme te shumave te medha nga skemat piramidale", shtoi Ndoka.
- Z. Ndoka ju keni kerkuar me kohe ngritjen e komisionit hetimor per fajdet qe nuk u mbeshtet nga deputetet e opozites. Ne objektin tuaj te hetimit a perfshihej edhe qendrimi i opozites per aktivitetin e ketyre firmave?
- Se pari, une mendoj se komisioni aktual eshte nje transparence per transparencen. Ne kishim kerkuar qe komisioni te fillonte hetimin qe nga ngritja e piramidave. Per rrjedhoje eshte e domosdoshme qe te behet nje hetim jo vetem per transparencen e transparences, por te behet nje hetim edhe per ngritjen e ketyre skemave piramidale se cilet politikane aktualisht te majte dhe te djathte, kane kontribuar per ngritjen e tyre, dhe, cilet kane perfituar. Dihet se perfaqesues nga dy forcat akuzojne njeri- tjetrin, por pa nxjerre emra konkrete. Duket sikur eshte lidhur nje marreveshje mes pozites dhe opozites qe historia e pirmidave te varroset njehere e mire. Kjo ishte ideja e grupit tone parlamentar qe politika te bente nje hetim te paanshem ne lidhje me te dy krahet. Vetem pas nxjerrjes se emrave dhe politikaneve te pershire per afera korruptive mund te ishte nje hetim rreth transparences se veprimtarisee se z. Arapi. Kuptohet qe ne kemi dosje mbi vjedhjet e Arapit. Minimalja nga provat qe kemi mund te themi se ai mund te denohet per vjedhjet me te medha qe ai ka bere ne administrimin e skemave. Ndersa lidhur me ceshtjen tjeter te pyetjes mund te them se ne keto materiale qe ne disponojme jane perfshire edhe drejtues te opozites konkretisht ne rryshfete, sponsorizime dhe marrje te paligjshme te shumave te medha nga skemat piramidale.
- A lidhet ky fakt me refuzimin nga ana e deputeteve demokrate per ngritjen e komisionit kohe me pare?
- Te them te drejten ishte grupi yne parlamentar qe kerkoi per here te pare permes konferencave te shtypit. Une bera disa biseda paraprake edhe me drejtues te PD dhe ne menyre te papritur dhe te pabese kjo inisiative merret prej dikujt tjeter, prej nje personi qe tashme ka aderuar ne Partine Demokratike
- Nga provat qe ju dispononi, cilet drejtues te selise blu figurojne ne listen e sponzorizimeve te paligjshme?
- Besoj se nese grupi yne parlamentar do te merrte persiper drejtimin e ketij komisioni patjeter qe do te nxirrnim shume emra ne menyre te argumentuar. Per momentin ekzistojne lista qe vijne nga informacione dytesore dhe qe nuk mund te behen publike tani.
- Kur do te behen publike dhe nga se varet kjo?
Nese komisioni hetimor do te vazhdoje te fshehe prova ose eshte bere ne menyre t` kamufluar, atehere ne do te marrim pergjegjesine tone edhe ndaj ketij komisioni.
Intervistoi:N.Perndoj
Krijoni Kontakt