
Postuar më parë nga
Xhuxhumaku
Tentoi të përdhunojë gruan e shokut, pranga 32-vjeçarit
» Dërguar më: 24/11/2009 - 14:09
KORÇE -Shkon si mik në shtëpinë e shokut në qytetin fqinj, por duke përfituar nga mungesa e tij tenton që t'i përdhunojë gruan duke përdorur forcën. Ndërkaq është denoncuar në polici dhe është arrestuar nën akuzën e "kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë, mbetur në tentativë". Një 32-vjeçar nga qyteti i Korçës është vënë dje në pranga pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me bashkëshorten e një shoku të tij. Policia konfirmoi se ka arrestuar Klodian Bregun, banor i lagjes nr. 10 në qytetin e Korçës, me akuzën e "marrëdhënieve seksuale me dhunë, mbetur në tentativë". Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fundjavë në qytetin e Pogradecit, por është denoncuar nga gruaja e dëmtuar vetëm ditën e hënë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, 32-vjeçari Klodian Bregu ka pasur marrëdhënie shoqërore me bashkëshortin e një 42-vjeçareje në Pogradec dhe në këto rrethana ka shkuar për vizitë në shtëpinë e tyre. Ai nuk e ka gjetur shokun e vet në banesë, duke e shfrytëzuar këtë fakt për të ngacmuar gruan e tij. Policia tha se 42-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur (edhe për faktin se vuan prej shqetësimeve mendore), e ka pritur mysafirin si mikun e burrit të vet. Por Bregu, me pretekstin se do të priste ardhjen e bashkëshortit të saj, ka nisur të ngacmojë seksualisht gruan. Reagimi i gruas ka bërë që 32-vjeçari të përdorë forcën ndaj saj, me synimin që të arrinte të kryente marrëdhënie seksuale. Policia tha se gruaja e rrezikuar nga ky përdhunim ka dëmtime në trup si pasojë e përdorimit së forcës. Sipas policisë, 32-vjeçari Bregu e ka tërhequr gruan me forcë dhe e ka dëmtuar atë fizikisht gjatë përpjekjeve për të kryer marrëdhënie seksuale. Thirrjet për ndihmë të 42-vjeçares nga Pogradeci kanë bërë që agresori i saj të largohet. Pas mbërritjes së bashkëshortit në shtëpi, gruaja i ka treguar gjithçka ndodhi nga vizita e shokut të tij. Në këto kushte, burrë e grua kanë vendosur ta denoncojnë në komisariatin e Pogradecit. Pas denoncimit, policia e Pogradecit në bashkëpunim me atë të Korçës, ka bërë ndalimin e 32-vjeçarit. Autori është arrestuar dy ditë pas kësaj ngjarjeje në qytetin e Korçës, ku dhe banon. Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë, mbetur në tentativë. mi.as.
gsh.
Krijoni Kontakt