Close
Faqja 96 prej 98 FillimFillim ... 46869495969798 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 951 deri 960 prej 979
  1. #951
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    LUFTA SPECIALE ANTIKOMBËTAREE “SHQIPTARO”-TITISTËVE TË KUQ JUGOSLLAVË

    Shkruan: Tafil DURAKU

    Tema të tilla, sa janë të rënda për t’u shtjelluar e shoshitur, poaqë janë të rrezikshme për vetë jetën e autorit të tyre. Por, për të kaluar në heshtje për çdo gjë që ndien dhe përjeton njeriu ynë intelektual është paksa e pamundshme, sepse, vetë situatat të imponojnë që, sado pak, këtij populli t’ia qartësosh rrugën, të cilën ia mjegullojnë përditë antikombëtarët dhe antishqiptarët titistë dhe argatët e tyre të kamufluar edhe në partitë e dala nga lufta emblematike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe, këta titistë bënë e po bëjnë luftë antikombëtare prej vitit 1944/45, fillimisht kundër Luftës së Drenicës dhe komandantëve të saj shqiptarë, SHABAN PALLUZHA e MEHMET GRADICA, si dhe tash, në Luftën e më të re, kundër UÇK-së dhe kundër Komandantit simbol kombëtar, ADEM JASHARI. Pastaj, atë luftë speciale e shtrinë dhe po e shtrijnë në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve, në trojet e pushtuara shqiptare, kudo, duke përzgjedhur kuadrot më antishqiptare dhe më negative ndër “shqiptarët”, sipas recetave “shqiptare” të Titos. “Shqiptaro”-titistët, bënë e po bëjnë luftë speciale antikombëtare në punësim dhe kudo tjetër, në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve, dhe, këtë luftë speciale, po e zbatojnë edhe sot në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve, sidomos, kundër krahut të bëries së lirisë dhe të bëries së Shqipërisë-SHQIPËRI. Dhe, sot, këtë luftë e kanë shtrirë, po ashtu, në të gjitha ministritë, duke filluar nga e vetëquajtura dhe e ashtuquajtura “Presidenca e Kosovës”, ku janë pozicionuar individë të shumtë me “shkolla të mëdha” dhe me tituj të lartë “shkencorë”, të cilët nuk di kush cilave kabinete a kafene i kanë kryer e bërë ato grada të mëdha “shkollore” e “shkencore”. Kjo luftë speciale antikombëtare, duke u thirrur në diploma e tituj “shkencorë”, që shtrihet në të gjitha institucionet e Kosovës, ku e ka pushtetin LDK-ja dhe partitë elite të saj, po luhet pa pengesa, prandaj, shihet ‘ashiqare’ se hilet dhe korrupsioni i organizuar “shtetëror” nuk kanë të ndalur, sepse, plaçkitësit zyrtarë – plaçkisin me çelësat që u janë besuar, në mënyrë fare të organizuar, duke gjetur, madje, edhe alibi e “arsyetime” për pasurinë e plaçkitur të shqiptarëve. Dhe, e keqja është se askush, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, nuk e gjurmoi prejardhjen e pasurisë së kësaj kaste antikombëtare dhe antishqiptare, gjithsesi, si dhe nuk u morën hapa konkretë për konfiskimin e asaj pasurie që është krijuar në kurriz të shqiptarëve, dhe, sot, po përdoret, po ashtu, në kurriz të tyre, kundër shqiptarëve dhe kundër jetësimit historik e përfundimtar të shtetit shqiptar në trojet e veta Etnike… Kjo është vetëm një pjesë e luftës speciale antikombëtare të titistëve të kuq “shqiptarë”, e cila po përpiqet të zbatohet pa pikë turpi në SHPK, në TMK, nëpër Ministri e institucione tjera shoqërore e private, të krijuara nga kjo kastë antikombëtare e titistëve të përbetuar antishqiptar, duke u thirrur gjithnjë në dofarë ligjesh që vlejnë vetëm për të tjerët, të cilat i sajojnë “shqiptaro”titistët. Sot, në saje të kësaj lufte të ftohtë speciale kundër shqiptarëve, pakënaqësia e shqiptarëve ndaj këtyre kastave antikombëtare dhe antishqiptare po shihet edhe në prag të zgjedhjeve të sivjetshme, ku, njeriu normal mund të bindet pa farë hezitimi, se pakënaqësia e qytetarëve shqiptarë të Kosovës është në kulmin e hidhërimit, që mund të shpërthejë shumë paparashikueshëm.

    Kudo që të kalosh, rrugëve, mund të shohësh pano e reklama zgjedhore të shqyera me urrejtjen më të madhe, sepse, tradhtarët “shqiptaro”-titistë, ende po e luajnë lojën e mashtrimit kundër qytetarëve shqiptarë të Kosovës dhe jashtë saj, votat e të cilëve i shfrytëzojnë për të qëndruar në pushtetin që ua ka lënë e përpiqet t’ua lërë në dorë antishqiptaria përreth, e shtrirë brenda dhe jashtë vendit…Maksima e luftës speciale e antikombëtarëve titistë, se: “Ti nuk duhet të mendosh, se ka kush mendon për ty, nuk duhet të veprosh dhe nuk duhet të keshë asnjë post shoqëror, etj.” është plotësisht antinjerëzore, antihumane dhe antishoqërore e antikombëtare. Ata veprojnë gjithnjë me hile e sipas kësaj maksime, sepse, frikësohen, por, edhe e dinë grurë të kuq se të tjerët mund të bëjnë e do të bëjnë më tepër për Kombin e Atdheun Shqiptar, dhe, pastaj, atyre, do t’u humbasë nami e nishani, do t’u humbasë emri dhe mbiemri në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve. Prandaj, motoja e tyre, se “Të tjerët nuk mund të bëjnë sa ata(!)” është plotësisht në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës, me të gjitha rregullat njerëzore e kombëtare të njerëzimit, të njerëzores njerëzore.
    Jo vetëm këtu qëndron thelbi i të keqes së “shqiptaro”-titistëve dhe antishqiptarëve më të mëdhenj në historinë tonë të re. Pra, lufta e tyre speciale, që po zhvillohet në të gjitha fushat e jetës shoqërore, është luftë plotësisht antikombëtare dhe është gjëja më e shëmtuar që po ndodh edhe në këtë kohë antishqiptare të përmasave të çmendisë ndërkombëtare, të cilave përmasa antishqiptare po u paraprijnë titistët “shqiptarë”…Kjo luftë speciale antikombëtare e titistëve mbështetet në mashtrim, shantazhim, hile, dredhi, shpifje dhe propagandë të trilluar, kundër të gjithë atyre që nuk përkrahun luftën e tyre speciale antikombëtare dhe antiatdhetare, që po bëhet vazhdimisht kundër shqiptarëve…Por, lufta e tyre speciale ka shtrirje edhe më të gjerë sesa mendohet në shikim të parë. Kjo luftë ka për qëllim përdhosjen e gjithçkaje shqiptare, pikërisht, përdhosjen e moralit të familjes shqiptare dhe ka për bazë shkatërrimin e saj nga brenda, si dhe zhbërien e saj me metoda speciale të veprimit të fshehtë dhe të hapët, me anë të njerëzve, të shtypit, të TV, Internetit, etj. Dhe, shtrohet pyetja: Kush i stimulon këto dukuri të shëmtuara antikombëtare dhe antishqiptare?(!) Kush ua jep dorën nga jashtë dhe nga brenda vendit?(!) Kush shantazhon popullin që e udhëheq?!... Populli ynë e thotë edhe një urti të mrekullueshme : "Mos ia jep shtagën të keqit, se, pastaj, vaj halli!”... E, këtu, atij më të keqit, iu dha shtaga!...
    Titistët “shqiptarë”, edhe në këtë kohë, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, kanë pas vetes një ushtri të tërë shpifësish e denigruesish dhe prej shpifjeve e trillimeve të tyre të koordinuara mund të mos e njohë njeriu fare veten e tij, por, ja, që ka, falë nënë natyrës, mendje të tillë që e njohin vetveten në çdo situatë e rrethanë të kundërt me veten e tyre shqiptare. Dhe, në situata të tilla, nuk qon peshë fare as lufta e tyre shumë speciale në dëm të Atdheut e Kombit Shqiptar.Po ashtu, titistët “shqiptarë”, bënë e po bëjnë krime të organizuara antikombëtare, në çdo fushë të jetës shoqërore të shqiptarëve, dhe, luftën e bëjnë në arsim (në të gjitha nivelet), sepse, kudo në botë krijohen kuadro për të krijuar e aftësuar kuadro të reja dhe jo për të torturuar bashkëkombasit e vet, duke i “masakruar” me metodat më barbare dhe më çnjerëzore të trajtimit antihuman dhe antinjerëzor, në të gjitha nivelet e shkollimit. Këto metoda antikombëtare dhe antishqiptare i kanë përsosur shqiptarshkiet në pushtetin antishqiptar të Titos, si dhe tash, së voni, të kryekriminelit Milosheviq. Prandaj, edhe pas luftës së lavdishme të UÇK-së, po ashtu, titistët “shqiptarë”, po sillen pamëshirshëm me mjetet financiare të këtij populli dhe me gjithçka shqiptare, duke shpërdorur pozitat e trashëguara nga Titoja, duke i keqpërdorur e keqmenaxhuar ato në kurriz të popullit shqiptar, sikur të ishin pronë e tyre e patundshme, duke harruar përherë faktin se pasuria shoqërore është e të gjithëve njësoj dhe duhet të përdoret e shfrytëzohet për interesa jetike kombëtare e shoqërore, e, jo për interesa të ngushta grupore e klanore, siç veprojnë paturpësisht “shqiptaro”-titistët LDK-istë antikombëtarë me të ardhurat kombëtare të shqiptarëve. Dhe, këto e shumë të këqija që nuk i zumë ngoje këtu, për fat të keq, vazhdojnë, edhe tetë vjetë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, në të gjitha poret e shoqërisë shqiptare. Edhe çka duhet tjetër të ndodhë për ta kuptuar ky popull se edhe tetë vjetë pas luftës së UÇK-së, "shqiptaro"-titistët antikombëtarë po jetojnë pa brenga dhe në shtëpi u mungon vetëm qumësht zogu, ndërkaq, vuajnë për një kafshatë buke familjet e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, familjet e Dëshmorëve të Kombit dhe familjet e luftëtarëve tjerë të lirisë së këtij populli dhe të Shqipërisë-SHQIPËRI. Vuajnë shqiptarët, dhe, nuk vuajnë aspak "shqiptarët". Kjo situatë është dëshmia më e mirë se lufta speciale antikombëtare e titistëve po vazhdon me të madhe, në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve, duke filluar nga shëndetësia, punësimi, trajtimi qëllimkeq i qytetarëve nëpër administratat komunale, regjistrimi i nxënësve në shkolla përkatëse si dhe i studentëve në fakultete të ndryshme, e gjetkë, ku ushtrohet segregacion i plotë në baza partiake, ku prin LDK-ja dhe partitë (sat)elite të saj.Dhe, atë luftë speciale e mbështesin, vazhdimisht, duke u thirrur në dofarë "diploma" e tituj të lartë "shkencorë", të cilat u kanë shërbyer dhe u shërbejnë për t’i uzurpuar vendet e punës në rrafshin kombëtar shqiptar, fareklanërisht, të cilat, në përqindjen mbi 90% nuk e arsyetojnë veten e tyre. Por, kjo nuk ka fare rëndësi !

    Është me rëndësi të uzurpohen vendet e punës dhe pozitat shoqërore, për kënaqësi fare persaonale e kulimoklanore! (Sic !)…Lufta speciale e "shqiptaro"-titistëve antikombëtarë kundër UÇK-së nuk pushoi për asnjë çast dhe në asnjë fushë. Kur e themi këtë, kemi parasysh gjithë atë që ndodhi e po ndodh pas luftës simbol shqiptar të UÇK-së. Të gjitha të këqijat i bënin dhe i bëjnë "shqiptaro"-titistët, dhe, i mveshën UÇK-së dhe prijësve të vërtetë të saj. Mbindërtojnë, plaçkisin dhe uzurpojnë udbashët “shqiptaro”-titistë, dhe gjithçka i mveshet UÇK-së. Askush nuk pyet pse dhe nga e kanë gjithë këtë pasuri "shqiptaro"-titistët antikombëtarë, por, dalin dhe shpifin si në një kor kundër lufëtarëve të lirisë dhe kundër kërkimtarëve të bëries së Kombit e Atdheut Shqiptar Një: nga u erdhi kjo pasuri lirimtarëve shqiptarë?(!)Lufta speciale e "shqiptaro"-titistëve antikombëtarë vazhdon në Presidencë, në Kuvendin e Kosovës, në Parlament, në të gjitha ministritë dhe në të gjithë resorët, në SHPK, në Gjykata dhe gjetkë, kundër vlerave të luftës lirimtare të UÇK-së dhe kundër njerëzve më eminentë të saj, në të gjitha fushat e jetës shoqërore të shqiptarëve.Ka edhe shumçka për t’u thënë këtu, kundër luftës speciale antikombëtare të titistëve dhe të udbashëve "shqiptaro"-titistë me kompetenca të përjetshme federative jugosllave, antikombëtare dhe antishqiptare për çdo kohë. Dhe, kjo luftë speciale e "shqiptaro"-titistëve të kuq jugosllavë ka vetëm një emër: Tradhti kombëtare.

  2. #952
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Krimet monstruoze të komunistëve të kuq "shqiptaro" titistë jugosllavë

    Shkruan: Tafil Duraku


    Fatkeqësisht, të gjitha përpjekjet titanike të popullit shqiptar dhe të bijve e të bijave më të mira të tij, në shekuj e vite, për ta ruajtur e për ta bërë Shqipërinë-SHQIPËRI, dështuan, deri në ditët e sotme, falë të gjitha politikave “kombëtare” e “shqiptare” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë dhe aleatëve të tyre, e, në këtë pikëpamje, dështoi edhe lufta e lavdishme e UÇK-së shqiptare, falë politikës “kombëtare” e “shqiptare” të ‘presidentit’ Rugova dhe vartësve të tij, komunistë (dhe pasues të tyre), “shqiptarë”, tash, “demokratë”.



    Komunistët “shqiptaro”-titistë bënë krime të shumta dhe të natyrave të ndryshme e monstruoze në kurriz të popullit shqiptar dhe të intelegjencës së tij. Prej komunistëve “shqiptarë” në pushtet dhe në jopushtet, vetëm pas Luftës së Dytë Botërore janë likuiduar fizikisht mbi 50 mijë shqiptarë, të cilët mbështetën Luftën e Drenicës, të Tribunëve të Popullit Shqiptar, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica. Të mos flasim këtu për numrin e atyre që janë torturuar nëpër milici e gjyqe të “Popullit”, të atyre që janë dënuar me dënime drakonike dhe që kanë vuajtur vite të tëra burgu, një burg i hapur për shqiptarët ishin edhe vetë shtëpitë e shqiptarëve, nëpër të gjitha krahinat e pushtuara shqiptare. Dhe, pos atyre krimeve monstruoze fizike kundër shqiptarëve, po prej “patriotëve” komunistë “shqiptaro”-titistë, LKJ-isto – LDKistë, janë kryer edhe kryekrime tjera, të rënda, të natyrës politike, policore, juridike, kulturore, ekonomike, financiare, etj., të cilave krime u kanë (para)prirë komunistët “shqiptaro”-titistë jugosllavë (politikanë, ushtarakë, kryeprokurorë, prokurorë, gjyqtarë, shkrimtarë, shkencëtarë, ekonomistë, drejtorë, profesorë, etj. OZNAistë, UDBashë dhe KOSistë e spiunë të tjerë të tyre, nëpër poste e pozita kyçe, kudo).


    Ato krime gjenocidale në kurriz të shqiptarëve vazhduan pamëshirshëm edhe gjatë Aksionit të Mbledhjes së Armëve, gjatë të cilit u torturuan dhe u mbytën me dru me qindra e mijëra shqiptarë të pafajshëm, të cilat krime kanë vazhduar me metoda tjera, perfide, edhe gjatë “vetëqeverisjes socialsite”, e, me hov edhe më ta madh gjatë “Lëvizjes së të Paiknuadruarve” të kryesatrapit Tito, deri në ditët e sotme. Prandaj, krimet e komunsitëve “shqiptarë” të trojeve të pushtuara shqiptare, në kurriz të shqiptarëve, sidomos, të “patriotëve” më të mëdhenj, janë të tmerrshme dhe monstruoze, sepse, ata e këta “patriotë” të mëdhenj “shqiptarë” ishin vazalë të drejtpërdrejtë të Titos, Rankoviçit, Milosheviçit, etj. dhe zabtonin në jetë politikat gjenocidale e etnocidale të Beogradit pushtues e fashist.


    Arsyetimet e atyre e këtyre maceve komuniste “shqiptare” se ato krime i bënë pushtuesit jugosllavë, janë të paqëndrueshme, sepse, nismëtarë dhe ekzekutues të tyre ishin vetë komunistët “shqiptarë” të LKJ-së-LKK-së, të cilët, në Prizren, nënshkruan tradhtinë - që të bashkohen me Serbinë, dhe, në atë mënyrë, i shkëputen Trojet Etnike Shqiptare nga Trungu Amë – SHQIPËRIA.

    Kush e stanizoi Luftën e Drenicës, të Tribunëve të Popullit Shqiptar, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica?!... Pse u satanizua Lufta e Drenicës dhe prijësit e saj, si dhe mbështetësit e përkrahësit e saj shqiptarë?!... Nga kush u satanizua ajo luftë e lavdishme shqiptare, dhe, pse?!... Kush përfitoi prej saj?!... Atë Luftë të Lavdishme e satanizuan “patriotët” dhe komunistët “shqiptarë”, vazalë verbalë të Titos dhe të pansllavizmit, siç e satanizuan luftën e lavdishme të UÇK-së. Po, kush dhe pse e satanizoi Luftën e UÇK-së Shqiptare?!... Kush po përfiton sot prej asaj lufte titanike shqiptare dhe kush po e shkelë Betimin e luftëtarëve të UÇK-së, për LIRI e për SHQIPËRI?!... Kush i denoncoi dhe kush dëshmoi kundër luftëtarëve të të lavdishes UÇK-së dhe kush ishte shtysa e denoncimit të tyre?!... Luftën e lavdishme të UÇK-së e statnizuan bijtë e përzgjedhur besnikë të komunistëve “shqiptarë” të Titos dhe pasardhës të tyre, me në krye ‘presidentin’ hist(o)erik, Dr. Ibrahim Rugova dhe pasrardhësit e tij, Sejdiu, Topi, Berisha, etj., si dhe bijtë e tij besnikë, të cilët, sot, “presidentit” të tyre “historik” po i kushtojnë libra të tërë, si “ushtarë” e “komandantë” të “UÇK”-së (lexo: FARK-ut) që ishin! (Sic!)...


    Po, krimet monstruoze të “demokratëve” të kuqë jugosllavë “shqiptaro”-titistë, LDK-istë, në kurriz të popullit shqiptar dhe në kurriz të UÇK-së, kush i bëri?!... Kush u priu ofensivave serbe kundër UÇK-së?!... Kush e shau dhe kush e shantazhoi luftën e lavdishme të saj, dhe, pse?!... Kush vrau komandantë dhe ushtarë të UÇK-së, në emër të “patriotizmit shqiptar”, dhe, pse?!... Kush po përfiton në kurriz të luftave dhe të sakrificave shqiptare për liri, për mëvetësi e për SHQIPËRI, shekuj e vite me radhë?!...


    Po ata e këta komunistë “shqiptarë” LKJ-isto – LDK-istë, dhe larvat e tyre “demokratike”, sot, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, shkëputen Trojet Etnike Shqiptare nga Ama SHQIPËRI dhe sajuan identitet të ri “kombëtar” me emrin “kosovar”, i cili “identitet” është pjellë e politikave antishqiptare të Beogradit që flet shqip, në Kosovën e pushtuar (tjetërsuar) shqiptare, i cili “identitet” nuk mund të jetë as identitet “kombëtar” e as “shtetëror” i shqiptarëve, sidomos, i shqiptarëve në Trojet Etnike Shqiptare, të pushtuara e të copëtuara nga fqinjët e egër e dinakë dhe vazalët e tyre “shqiptarë”.


    Duhet të mos harrojmë se krime në kurriz të shqiptarëve (të qytetarëve të pafajshëm dhe duarthatë), në vazhdimësi, u bënë, që nga 1878-ta, e, deri te Lufta e Lavdishme e UÇK-së, por, edhe më herët. Krime kundër shqiptarëve u bënë në Sanxhakun e Nishit shqiptar, në Sanxhak, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi. Vetëm gjatë luftës së UÇK-së, krime kundër qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, u bënë në më tepër se 20 vedbanime shqiptare, vetëm në Kosovë, ku, u bënë këto masakra: në Prekaz, Qirez e Likoshan, Abri, Raçak, në Kishbardhë (Bela Cerkvë), në Krushë të Madhe, në Gjakovë, në Cerkolez e Padalishtë, në Izbicë, në Vushtrri, më Meje, në Burgun e Dubravës (më 22 e 23 maj 1999), në Suharekë, në Kaçanik (Kotlinë, Stagovë dhe Sllatinë), etj. Po, krimet kundër shqiptarëve në Maqedoni, po, krimet kundër shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë?!..., etj. Dhe, sot, të shpërblehet politika aneksioniste e Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë etj. nga vetë udhëheqësit e “shtetit” shqiptar!?!... Madje, duke e njohur sovranitetin e tyre ndaj trojeve Etnike, të pushtuara, shqiptare. Absurde dhe tejabsurde, ë!...


    Atëherë, pra, kur i dimë të gjitha krimet monstruoze të komunistëve “shqiptaro”-titistë jugosllavë, si dhe meritat e tyre për to, të të gjitha natyrave, si mund t’u besohet pasardhësve të tyre, si dhe ku mund të shkohet e si mund të ecet më tej, me larvat e tyre “demokratike” me emra partishë të ‘reja’, të mendësisë së patjekaluar “shqiptaro”-titiste dhe kryemëkrye antishqiptare?!...

    Dhe, kryeshëmtia e krimit të tyre të organizuar, monstruoz, është vetëmendimi, vetëbesimi dhe vetëkënaqësia e komunsitëve të kuqë jugosllavë, “shqiptaro”-titistë, se gjithçka fillon me ta dhe duhet të përfundojë me ta, edhe në ‘politikë’, edhe në ‘kulturë’, edhe në ekonomi, edhe në ‘gjyqësi’, edhe në ‘polici’ dhe kudo tjetër.


    Dhe, ne, këtu, i pyesim të gjithë shqiptarët: A keni parë, ndonjëherë, tradhti me brirë, që të shohim sot në kryet e tyre “kombëtar” dhe “shqiptar”, pardon, ‘kosovar’?!...


    Prandaj, krimet monstruoze dhe tradhtitë në kurriz të shqiptarëve, edhe sot e gjithë ditën, i kanë themelet dhe rrënjët e tyre reale tek komunistët e kuq “shqiptaro”-titistë jugosllavë dhe pasardhësit e tyre “shqiptarë”, në krye të popullit shqiptar.


    Kështu e kanë fatkeqësitë e të gjitha natyrave ‘njerëzore’ të faktorit ‘njeri’, që vazhdimisht shqiptarëve u vinë prej “patriotëve” të tyre në krye, të cilët, gjatë gjithë “historisë” së shqiptarëve, qenë, janë dhe do jenë vazalë të dreqit e të dilidreqit antishqiptar, me emra demokracie dhe me vepra antiSHQIPËRIE e antiSHQIPTARIE.

  3. #953
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    11
    EJANI TI MARRIM sHARKIJAT, DHE TA KENDOJM NJE KENGE 'PATRIOTIKE' SE LUFT E MADHE QENKA ZHVILLUE. Por kur don Zoti per mei shpetue Asnje seshte vra e as plague.

  4. #954
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vetëm kendo o biri i komunizmit bashkë me sharki...

  5. #955
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    "Politika" e Beogradit dhe "Rilindja" e Prishtinës në shërbim të antishqiptarizmës

    -- nga Tomë Mrijaj & Klajd Kapinova

    Ishin kohë shumë të vështira, kur në të gjithë vendet e kampit komunist të Evropës Lindore, shkruhej, trillohej dhe anatemohej pa mëshirë mbi të gjithë nacionalistët e vërtetë të këtyre shteteve, që në një formë apo tjetër kishin protestuar dhe dënuar dhunën e regjimit të egër komunist mbi popujt e tyre të robëruar. Mbi këto nacionalistë dhe atdhetarë të flaktë, që vepronin e punonin pa u ndalur me gjithë zemër dhe mjete për kombin e tyre, shtypi vendas proqeveritar dhe ultrakomunistë filloi të trillojë histori dhe alibi nga më të ndryshmet, për të diskriminuar përsonalitetin e tyre në diasporë. Gazeta e përditshme e Beogradit për afërsisht një muaj me radhë, përmes të ashtëquajturit Gojko Medenica, një ish-oficer i OZN-ës (UDB), me titull " Humbje nën Pashtrik", ndër të tjera shkruan: "Mbramja e ftohtë e muejit Shkurt e vitit të tretë të mbas luftës, do të mbetet kujtimi i gjatë për grupin e oficervet të OZN-ës dhe të katundarvet të përgjumshëm të Svërkit. Atë mbrëmje komandanti i bandës balliste për Kosovë e Metohi, Uk Sadiku, me shtabin e vet të besueshëm dhe përcjellës, e lëshoi bazën e vjetër dhe ishte nisun për nji të re." Aty flet për plagosjen e Ukë Sadikut dhe për vrasjen e Qazim Bajraktarit, të cilët në shkurt të vitit 1947, në një mbrëmje të ftohtë u ndeshën me komunistët në pritë në Svërk, pranë bunarit (pus uji) të katundit. Me qëllim që të bëjë një përshkrim më të plotë për gjendjen e Kosovës, Medenica kthehet pas në kohë dhe futet në historitë e ngjarjeve të Kryengritjës e prijësve Azem Bejtës, të trimit të flaktë Sadiku Ramës, për të vijuar më pas me heroin kombëtar Bajram Currin. Eshtë absurde, kur mendon dhe gjykon sot, se ky autor përmes pendës shpifëse, kërkon të nxijë e përbaltë figurat e njohura historike të kombit, duke i paraqitur para lexuesve si " njerëz të pangopshëm për karrige!" Nëse Atdheu është karrige, atëherë këto martirë nacionalistë kanë pasur të drejtë. Nëse Kosova duhet të jetë karrige e serbëve, Medenica dhe kolegët e historiografisë sllavokomuniste, mendojmë se nuk kanë pasur të drejtë dhe sot çdo koment do të ishte i tepërt përballë realitetit historik para dhe pas vrasjes së fatosave të lirisë që përmendem më lart. Autori beogradas, më pas flet për luftën që kanë zhvilluar kosovarët kundra komunistëve në qytetet Gjilan e Ferizaj dhe një rëndësi të veçantë i jep Luftës së njohur të Drenicës e drejtuar nga komandanti Shaban Polluzha. Shkrimi i Medenicës, më tepër i kushtohet aktivitetit antikomunist të Prof.Ymer Berishës e të Ukë Sadikut. Agjenti i UDB-së, lodhet kot, duke i paraqitur të dy patriotët nacionalistë si "banditë" e "fashistë"! Atëherë, si duhen kuptuar pushtuesit e huaj fashistë italianë kundër të cilëve luftuan të gjithë çetat nacionaliste?
    Ky shkrim vijues në përgjithësi, ka për synim të vetëm që të poshtërojë shqiptarët, duke i parë si njerëz pa asnjë idel e shpirt atdhetarie, si njerëz meskinë, që shkojnë symbyllur mbas krerëve, fisit e bajraktarit! Autori sllav kalon në synimin e tij kryesor që mbetet denigrimi i Ballit Kombëtar, duke e paraqitur si "një organizatë fashiste" etj. Propaganda e Beogradit kundër shqiptarëve, është një luftë e hershme frontale, drejtuar figurave kryesore të nacionalizmit shqiptar. Autori i huaj, kërkon t’i heqi palcën etnike truallit arbëror të larë historikisht me gjak trimash liridashës. Sipas tij, luftrat e zhvilluar nga patriotët e lirisë për Kosovën shqiptare, nuk janë veçse luftra në llogari të fashizmit e nazizmit. Por i kapur mbas urretjes së madhe ndaj shqiptarëve, autori sllav, harron se çfarë ka shkruar ditën e parë dhe në kundërshtim flagrant me veten thekson: "Italia fashiste zyrtarisht e okupoi Shqipërinë në 7 Prill 1939. Atëherë në Shqipni lindi Balli Kombëtar. U zgjodhën udhëheqësit qendror e krahinor. Filluen aksionet e rezistencës..." Dhë për t’i dhënë Ballit Kombëtar dekoratën që synon, ndonëse në kontradiktë me veten, thekson se "Xhafer Deva bënte pjesë në Ballin Kombëtar!" Por kush ishte dhe mbeti Balli Kombëtar, shqiptarët s’kanë nevojë t’a mësojnë nga goja e shkrimi i Medenicës me shokë. Përse nuk flet agjenti i UDB-së për Mbledhjen e Mukjes (gusht 1943), ku ishin eksponentët kryesorë të nacionalizmit dhe komunistët si tela të përdredhur shkatërruan dhe trathtuan interesat nacionale, sepse ishin të udhëzuar nga padronët sllavë, që çdo lëvizje çlirimtare nacionale shqiptare të mos udhëhiqet nga ballistët e nacionalistët e tjerë të përkushtuar shqiptarë!? Përse ngjarjen me rëndësi mbarëshqiptare nacionale të njohur në histori si "Lidhja Shqiptare e Prizrenit" 1878 e paraqet si vepër të huaj?! Nën thundrën e një të huaji, ku valon flamuri i tij me përbuzje të flamurit të Gjergj Kastriotit dhe që urdhëron ai, burgos, internon e pushkaton shqiptarët, asnjëherë Medenica nuk ka shkruar qoftë vetëm një rresht kundra padronëve të tij, që vrasin e therin një popull të pafajshëm në truallin e vet amëtar prej mijëra vjetësh. Me të drejtë, në një artikull të shkruar në Stamboll nga emigranti shqiptar Hajro Bytyçi, ndër të tjera vihet në dukje roli dhe kontributi i madh që ka dhënë nacionalistët e vërtetë midis të cilëve me respekt dhe nderim përmendet Ukë Sadiku me trimat e tij. Ndër të tjera bashkëatdhetari ynë shkruan: "Në Mbledhjen e Dobërdolit, valoi Flamuri i Ballit Kombëtar. vendimi marrun ishte luftë çdo të hueji dhe komunizmit në tokën shqiptare. Përfaqësuesit e të gjitha krahinave të Kosovës, me përjashtim të Mitrovicës dhe Gjilanit, por me pjesëmarrjen e Sanxhakut, caktuen për komandant të forcave të Ballit Kombëtar, njizanit, Ukë Sadikun dhe për Sekretar të Përgjithshëm Politik Prof.Ymer Berishën. Atje Kosova e Rrafshi i Dukagjinit, u nda në 12 zona, me në krye nga nji nënkomitet. Nuk duhet shumë zgjutësi, me kuptue synimin e UDB-së. Ajo organizatën historike të shqiptarëve, Ballin Kombëtar, mundohet me e paraqitë pjellë fashiste e naziste, dhe këtë e ban ma shumë për elementin e ri kosovar, me i turbullue ndjenja e mendime, tue i thanë se ashtë mall i huej, dhe e përzjen me agjenta të njohun t’agjencinave famkeqe. As Lidhja e Prizrenit 87 vjet ma parë, as Balli Kombëtar që hyni në Prizrenin e Dytë, të primuna nga Abdyl e Mit’hat Frashëri, nuk lindën për asgjë tjetër, veçse me luftue të huejin në truallin arbnor, dhe ideologjitë e importueme të çdo ngjyre. Pra, rinia shqiptare, demokrate deri në palcë, e çdo krahine që përban trupin e kombit, e bashkueme e monolite, u kallxon krahnorin agjentëve të huej, dhe përbuz me urretje pakica agjentësh shqiptarë e çdo punë të tyne. Na nuk kemi mbetë në rrygën e madhe, kemi traditë të shkëlqyeme qysh se njifet njeriu në këtë botë dhe nuk kanë mungue kurrë as na mungojnë fytyrat Flamur Shqiptari. Na nuk heqim dorë nga lufta për liri Kombi e Atdheu, dhe historia na dëshmon, se diktaturat e forcat janë kalimtare. Vullneti i populli asht i përjetshëm, liria e tyne mbetet arma e pamposhtun. Me këtë bindje kemi lidhun nderin dhe jetën tonë deri në fund. Kush nuk e din le ta mësojë njiherë e mirë, e sidomos Medenicat me shokë".
    Sikur të mos mjaftonte shtypi thellësisht antishqiptar sllavokomunist i Beogradit, tashmë si binjake e këtyre ideve të importuara, me ose pa dëshirë, do të bëhet gazeta e njohur në Kosovë "Rilindja", që u vu në dispozicion me gazetarët e saj mercenarë në shërbim të politikës së UDB-së, përmes fejtoneve dhe rubrikave të tjera të çuditshme, si "zëra të humbur nëpër botë", etj. Në editorialet dhe pamfletet e tyre, që i ngjasonin fletërrufeve të revolucionit kulturor në Kinën e Mao Ce Dunit, "Rilindja" dhe bijat e saj nëpër disa qytete të Kosovës, shfrynte dufin e thellë të urrejtjes, duke shprehur në të njëjtën kohë dashurinë e pakufishme ndaj padronëve shtypës sllavokomunistë të Beogradit. Në disa seri artikujsh kilometrik gazeta në fjalë, gjatë vitit 1987 filloi të zhgarravisë fletët e bardha të fletushkave të saj antishqiptare kundër Kongresit III të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mergim. Ajo, për me tepër e quan këtë tubim si "Kongresi i vetëkënaqësisë", në një kohë kur këto atdhetarë ishin të djegur me mallin për Kosovën e lirë dhe demokratike pa kolonizatorët serbokomunistë. "Lidhja e Prizrenit", përmes Kryetarit të nderuar dhe respektuar, patriotit të ditur e të urtë ing.Xhafer Deva (1904-1978), dhe pas vdekjes së tij kryetarit të ri Ismet Ukë Sadik Berisha (ish Sekretar i Përgjithshëm) dhe Sekretarit të Përgjithëm Tomë Mrijaj luftuan me flamurin shqiptar në dorë pa yllin komunist, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të popullit kosovar, për një shtet të pavarur. Në gazetën "Rilindja", të datës 5 janar 1987 në faqen 15, lexuesi mund të shohë shprehjet origjinale të shkruar pa rezerva, ku ndër të tjera lexojmë: " Kongresi" i vetëkënaqësisë. Grupi i emigrantëve që e formoi "Lidhjen e Tretë të Prizrenit", i ndihmuar e i ndërsyer nga qarqet reaksionare në botë, përpiloi programin, të cilin e aprovojnë në një farë "kongresi" të tyre të mbajtur në Nju-Jork më 1966. Në këtë program të armiqve të vjetër e të njohur parashihet "Lufta me të gjithë mjetet kundër rregullimit shoqëror-politik të Jugosllavisë me qëllim të çlirimit të Kosovës e për krijimin e Shqipërisë së Madhe". Kryetari i "Lidhjes së Tretë të Prizrenit" u zgjodh kryetrathtari i popullit dhe i vendit të vet Xhafer Deva. Në këtë "kongres" mërgate në Nju-Jork, ndër të tjera, pat theksuar se "lufta kundër komunizmit në përgjithësi, është orientim themelor i "Lidhjes..." duke shtuar se duhet të angazhohet po ashtu për "zgjidhjen e problemeve të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi...".
    Për më tepër, gazetari, që gjithsesi vetëm shqiptar nuk duhet të jetë, me fantazinë e tij ecë më përpara se sa gazetarucët dhe "shkrimtarët" e thekur komunistë të realizmit socialist, në gazetat e diktatorit Enver Hoxha në Shqipëri. sikurse ishin e mërzitshmja zehri ose "Zëri i Popullit", "Bashkimi", "Zëri i Rinisë", të cilat shkruanin kundër përfaqësuesve më të ndritur të kulturës në diasporën shqiptare në Evropën Perëndimore dhe SHBA. Por, ndryshe me një gjuhë e stil të veçantë mbetet gazeta e përditshme " Rilindja", që vetëm emri i kishte mbetur shqiptar. Ajo, duke gjetur disa elementë mercenarë e përkthyes mediokër hapin rubrikën e përditshme, kundër emigrantëve shqiptarë të titulluar: "Fletëza për emigracionin armiqësor shqiptar". Në nën titullin e zhurmshëm "Flamuri shqiptar pa shqiponjë", në numërin katër të vijimit të artikullit në "Rilindja", po citojmë artikullin që ka nuk nevojë për koment:
    "Fashizmi kishte shkelur e robëruar shumë popuj e vende. Me qëllime fort te errëta në shërbim të vet tentonte t’i vente hiç më pak se edhe traditat e popujve, edhe ngjarjet e shenuara historike të së kaluarës, dhe në kuadër të mashtrimeve e demagogjisë që trumpetonte, keqpërdori edhe emrin e Lidhjes së Prizrenit.
    Me inisiativën e Gestapos, përkatësisht të Xhafer Devës, në vitin 1943 u formua "Lidhja e Dytë e Prizrenit". Rolin kryesor në formimin e saj e pati koloneli fashist Oto Majer, i cili në bashkëpunim me SS koloneli Karl Kempler e edhe Gestapon, aktivizoi kuislingun Xhafer Deva për të formuar "Lidhjen e Dytë...", e cila si një krijesë rrenash e mashtrimesh që ishte, u shthur bashkë me fantazmen fashiste, me ngadhënjimin e Luftës Nacionalçlirimtare. Po, ajo fantazmë fashiste u çua lugat njëzet vjetë më vonë, në emigrim. Më 20 tetor, të vitit 1962 në Nju-Jork, një grup emigrantësh nga Kosova, në krye me kryeshërbetorin e fashizmit, Xhafer Devën, mandej Ismet Ukë Sadikun, Mithat Vranicën, Hamdi Koloshi e të tjerë formuan "Lidhjen e Tretë të Prizrenit". Me qëllim të realizimit të qëllimeve të tyre të errëta, anëtarët e kësaj organizate udhëtojnë në vende të ndryshme të Evropës për të kërkuar bashkëmendimtarë, dhe nëse i gjejnë a i përvetësojnë, i nxisin për veprimtari armiqësore. Aktivitetin e tyre subversiv e armiqësor që prej fillimit e zhvilluan në formë verbale, biseda, mbledhje e kontakte me anëtarët e tyre, sikurse edhe nëpërmjet revistës "Lidhja e Prizrenit". Në mënyrë të pavërtetë dhe plot trillime paraqesin gjendjen në Jugosllavi, veçmas pozitën e kombësisë shqiptare. Nëpërmjet disa anëtarëve të tyre ata udhëheqin edhe veprimtarinë informative në llogari të qarqeve reaksionare të botës, në shërbim të të cilave janë. Ka pasur raste që përsonave të caktuar, të cilët kanë ardhur për vizitë në vendin tonë, t’u japin detyra të caktuara: të mbledhin shënime për Jugosllavinë, të dhëna lidhur me jetën ushtarake, politike e ekonomike, të krijojnë lidhje e baza për veprimtarinë e tyre, etj.
    vijon...

  6. #956
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Deklarata e përbashkët

    Menjëherë pas mbajtjes së "kongresit", më 1966, anëtarët e "Lidhjes së Prizrenit" kontaktojnë me emigracionin ekstrem kroat ustash, krijojnë lidhje mes veti e merren vesh për bashkëpunim, ndërsa me udhëheqjen e "Demobranëve kroatë" nënshkruajnë dhe publikojnë deklaratën e përbashkët, në të cilën protestohet kundër "diktaturës serbe në Kosovë", kërkohte "liria e shtypit" etj. Antarët e "Lidhjes së Tretë të Prizrenit" arrijtën të formojnë edhe degët e tyre në Gjermani, Belgjikë, Francë, Turqi, Amerikë e Kanada, Australi. Ndërkohë kjo organizatë përjetoi disa kriza, që ishin pasojë e konflikteve për hierarkie të rivalitetit mes udhëheqjes së saj, në radhë të parë mes Xhafer Devës, kryetar e Hysen Tërpezës, nënkryetar, Hamdi Kaloshi, i cili erdhi më vonë, e tjerë. Filloi shkapërderdhja, veçmas e "Degëve të Lidhjes" dhe nga ato tash ekzistojnë vetëm disa individë. Megjithatë, organizata vazhdon aktivitetin dhe si sekretar i përgjithshëm i saj, pas vdekjes së Xhafer Devës, figuron emri i Ismet Ukë Sadikut.

  7. #957
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Organizata e vëllezërve Vranica

    Pos të tjerëve që më parë u bënë anëtarë të "Lidhjes së Tretë të Prizrenit", është edhe Mithat Vranica. Bashkë me të vëllanë Isën zgjidhen nën udhëheqësinë kryesore, Mithati pastaj kryen edhe detyrën e kryeredaktorit të gazetës "Lidhja e Prizrenit" dhe është njeri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Ismet Ukë Sadikut.
    Mirëpo, më vonë ky filloi të shprehë mospajtime me programin dhe idetë e "Lidhjes së Prizrenit", prej së cilës edhe ndahet. Kështu, ky emigrant nga Prizreni, bashkë me të vëllanë Isën, në Toronto të Kanadasë e formon organizatën e emigrantëve të vetëquajtur "Komiteti Nacional Kosova e Lirë". Programi i kësaj organizate dallohet nga programet e organizatave të tjera armiqësore shqiptare. Me programin e kësaj kundërshtohet krijimi i "Shqipërisë së Madhe" dhe ai angazhohet për krijimin e shtetit të pavarur "Kosova Etnike", që si kryeqytet do ta kishte Shkupin. "Komiteti Nacional Kosova e Lirë" ka këshillin prej pesë anëtarësh, jep gazetën "Kosova" dhe ka statutin, sipas të cilit në shtetin e ardhshëm "Kosova Etnike" hyjnë edhe pjesët e Malit të Zi: Tivari, Ulqini, Titogradi, pastaj disa qytete të Serbisë, si: Senica, Novi Pazari, Vranja e Rashka, dhe qytetet e Maqedonisë: Titov-Velesi, Ohri, Shkupi e Prespa etj. Statuti i kësaj organizate parasheh, gjithashtu, që pas "çlirimit" dhe pasi të arrihet "shkallë e lartë e zhvillimit ekonomik e politik" mund të fillohet me bashkimin e të gjithë vendeve ilire". Sipas kushteve që do t’i paraqesë "Komiteti Nacional", "Shtetet e Bashkuara Ilire" do të jenë më të drejta të barabarta të kosovarëve, të banorëve të Shqipërisë e të Çamërisë. Me status u caktua edhe flamuri dhe forma e tij, i cili dallohej nga të gjithë flamujt e deritanishëm shqiptarë. Ai do të ishte në formë të kartë postales me tri ngjyra, me fotografi të Mithat Vranicës në vend të shqiponjës, me tri fusha të kuqe, dy të zeza dhe me plisin në mes si simbol.
    Ja, edhe këso ëndrrash e iluzionesh të çuditshme kanë pjesëtarët e mërgatës armiqësore shqiptare: të bëhen edhe bajrakë mbi bajrakë..."

  8. #958
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Policia dokumenton praninë e MPB-së serbe në Mitrovicë

    Premte, 11 Qrshor 2010 13:38 Ekonomisti

    Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) i ka “shpëtuar” nga duart një njësie operative speciale të Policisë së Kosovës, njofton sot “Koha Ditore”.

    Dragisha Antiq është hasur të mërkurën rreth orës 21:00 në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, por kur është thirrur të ndalej ka kapërcyer një mur rrethues të një shtëpie private, duke arritur t’ia mbathte nga aty. Mirëpo policit të Serbisë, Dragisha Antiq, i kanë rënë dokumentet, bashkë me to edhe karta identifikuese, distinktivi personal i Policisë së Serbisë dhe një kartë anëtarësie në Partinë Radikale Serbe të kriminelit të luftës, Vojislav Sheshel. “Koha Ditore” ka arritur t’i sigurojë faksimilet e dokumentet e identifikimit të këtij polici, të gjetura nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes. Ato dëshmojnë kohën prej kur ka hyrë ai në Policinë e Serbisë.

  9. #959
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Si eshte e mundur ??? !!!

    Qe disa vite punoj ne nje kompani ne Göteborg dhe nje kolege Suedez e hapi muhabetin per ne shqipet.

    Aq me erdhi keq kur thane se ne shqipet nuk jemi aspak patriot.
    Kur une pyeta, pse? Njeri prej tyre u pergjegj se paska lexuar nje artikull ne internet
    Se shqiptaret ne suedi I sherbejne ende armiqeve te tyre me te medhenje.
    Tha se shqiptaret ne Suedi punojne dhe kane punuar per Serbet qe e kane Investuar dhunen serbe ne Kosove para dhe gjate luftes se fundit.
    U mundova t’iu demantoi ato mendime qe kishin dhe thash se keto jan trillime.
    Atehere njeri prej tyre me dha nje link ne internet ku me te vertete ishte lista e disa
    Individeve te burgosur vitin e kaluar ne Suedi per mashtrime ne bixhoz.
    Ne mes te burgosurve ishte njefare Nijazi Lapashtica nga Prishtina dhe aty permendej edhe I biri I vet qe kishin punuar per njefare Rade Kotur(I njohur per krime shume te medhaja ne Suedi e gjithashtu si investiture I majme I forcave speciale serbe si ne Bosne ashtu edhe ne Kosove).
    Ja edhe linkun ku e kam
    http://inkorektnapolitika.wordpress.com/2009/11/14/3/
    dhe http://politisktinkorrekt.files.word...b-11342-07.pdf


    Me ne funde iu pergjigja se mos t’ju brengose kjo sepse kriminel ka pase dhe dot kete gjithmone ne cdo popull.

    A thua more vellezer a do te mbushemi mend ndojhere?

  10. #960
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Garda “Car Llazarit” dhunshëm hynë në territorin e Kosovës

    Enjte, 24 Qrshor 2010 19:23
    Ekonomisti

    Një grup prej 30 serbësh kanë injoruar pikën kufitare të Kosovës në Jarinje, duke u futur me dhunë në territorin e Kosovës.


    Burime të gazetës Koha Ditore, me kusht të anonimitetit kanë theksuar se grupi i serbëve rreth orës 15:00 ka hyrë në kufirin e Kosovës në Jarinje të Leposaviqit me dhunë, duke mos u ndalur në paralajmërimin e policisë. Serbet kanë kërcënuar policët e Kosovës në pikën kufitare, duke vazhduar rrugën këmbë në drejtim të Leposaviqit dhe Mitrovicës. Sipas burimit, këtë grup e përbëjnë persona nga e ashtuquajtura “Garda Car Llazarit” dhe të grupit fashist “Obraz”, e që dyshohet se janë të armatosur. Policia kufitare e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga njësitë speciale të Kosovës dhe ato të EULEX-it. Më tej, burimi ka shtuar se EULEX-i ka dhënë dritën e gjelbër që individët e grupit të serbëve që respektuan kufirin e Kosovës të arrestohen. Ndërsa, nga Prishtina për në Jarinje rreth orës 16:00 janë nisur edhe njësitë speciale të EULEX-it. Po këto burime kanë njoftuar se më herët gjatë ditës së enjte, në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Jarinje është futur edhe një grup tjetër serbësh, të cilët e kanë treguar dokumentacionin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •