Close
Faqja 12 prej 98 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 979
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shtypi sllavo-shqiptar-komunist:
    "Politika" e Beogradit dhe "Rilindja" e Prishtinës nė shėrbim tė antishqiptarizmës
    - Nga Tomë Mrijaj & Klajd Kapinova

    Ishin kohë shumë të vështira, kur në të gjithë vendet e kampit komunist të Evropës Lindore, shkruhej, trillohej dhe anatemohej pa mëshirë mbi të gjithë nacionalistët e vërtetë të këtyre shteteve, qė nė njė formė tjetėr apo kishin protestuar dhe dënuar dhunën e regjimit të egër komunist mbi popujt e tyre të robëruar. Mbi kėto nacionaliste dhe atdhetarë të flaktë, qė vepronin e punonin pa u ndalur me gjithë zemër dhe mjete për kombin e tyre, shtypi vendas proqeveritar dhe ultrakomunistë filloi të trillojë histori dhe alibi nga më të ndryshmet, pėr tė diskriminuar përsonalitetin e tyre në Diasporë. Gazeta e përditshme e Beogradit për afërsisht njė muaj me radhë, përmes të ashtëquajturit Gojko Medenica, njė ish-oficer i OZN-es (UDB), me titull "Humbje nën Pashtrik", ndėr tė tjera shkruan: "Mbramja e ftohte muejit e Shkurt e vitit të tretë të mbas luftës, do të mbetet Kujtimi i gjatë për grupin e oficervet tė OZN-es dhe tė katundarvet tė përgjumshëm të Svërkit. Atë mbrëmje komandanti i bandës balliste për Kosovë e Metohi, Uk Sadikun, me shtabin e vet të besueshëm përcjellës dhe, e lëshoi bazen e vjetër dhe ishte nisun për nji të re. " Aty flet për plagosjen e Ukë Sadikut dhe për vrasjen e Qazim Bajraktarit, tė cilėt nė shkurt tė vitit 1947, në një mbrëmje të ftohtë u ndeshen me komunistët në pritë në Svërk, pranë bunarit (qelb uji) të katundit. Me qėllim qė tė njė Përshkrim bëjë më të plotë për gjendjen e Kosovës, pas Medenica kthehet futet në kohë dhe në historitë e ngjarjeve të Kryengritjës e prijësve Azem Bejtës, tė Trimit flaktë të Ramës Sadiku, pėr tė vijuar mė pas me heroinë kombëtar Bajram Currin . Amza absurde, kur mendon dhe gjykon sot, se ky autor përmes shpifëse Pendes, tė kėrkon nxijë e përbaltë figurat e njohura historike të kombit, duke i paraqitur para lexuesve si "njerëz të pangopshëm për karrige!" Nėse ėshtė Atdheu karrige, atëherë kėto martirë nacionaliste kanė pasur tė drejtė. Nėse duhet Kosova të jetë karrige e serbëve, e kolegët Medenica dhe historiografisë sllavokomuniste, mendojmë se nuk kanė pasur tė drejtė dhe sot ēdo koment do të ishte i tepërt përballë realitetit historik para dhe pas vrasjes së fatosave të lirisë qė përmendem më lart. Autori beogradas, më pas flet për luftėn qė kanė zhvilluar kosovarët kundra komunistëve në qytetet Gjilan dhe Ferizaj njė Rëndësi e vecante i jep të luftës së njohur të Drenicës e drejtuar nga komandanti Shaban Polluzha. Shkrimi i Medenicës, më tepër i kushtohet aktivitetit antikomunist të Prof.Ymer e Berishės të Ukë Sadikut. Agjenti i UDB-së, kot lodhet, duke i paraqitur të dy patriotët nacionaliste si "banditë" e "fashiste"! Atëherë, si duhen kuptuar pushtuesit e huaj fashiste italiane cilëve luftuan kundėr tė gjithė tė çetat nacionaliste?
    Ky shkrim vijues nė pėrgjithėsi, pėr ka synim tė vetėm qė shqiptarėt tė poshtërojë, duke i parë si njerëz pa asnjė idel shpirt e atdhetarie, si njerëz meskinë, qė shkojnė Verrini mbas krerëve, fisit e bajraktarit! Autori kalon sllav në synimin e tij kryesor mbetet qė denigrimi i Ballit Kombëtar, duke e paraqitur si "një organizate fashiste" etj. Propaganda e Beogradit kundėr shqiptarėve, ėshtė e një lufte frontale hershme, tinguj drejtuar figurave të nacionalizmit shqiptar. Autori i huaj, kėrkon t'i heqi palcën etnike të truallit Arberor larë me gjak historikisht liridashës trimash. Sipas tij, luftrat e zhvilluar nga patriotët e lirisë për Kosovën shqiptare, nuk janë luftra veçse nė llogari tė fashizmit e nazizmit. Por i kapur mbas urretjes së madhe ndaj shqiptarëve, autori sllav, harron se çfarë ka shkruar ditën e parë dhe në kundërshtim flagrant me veten thekson: "zyrtarisht Italia fashiste e okupoi Shqipërinë në 7 Prill 1939. Atëherë në Shqipni lindi balli Kombëtar. Zgjodhën U qendror Udhëheqësit e krahinor. rezistencës Filluen aksionet e ... " Dhe për t'i dhėnė dekoratën Ballit Kombėtar qė synon, ndonëse në kontradiktë me veten, thekson se: "Xhafer Deva bënte pjesë në ballin Kombëtar!" Por kush ishte dhe mbeti balli Kombëtar, shqiptarėt s'kanë nevojë t'a mësojnë nga goja e shkrimi i Medenicës me shokë. Përse nuk flet agjenti i UDB-së për mbledhjen e Mukjes (gusht 1943), ku ishin eksponentët kryesore të nacionalizmit dhe komunistët si Tela të përdredhur shkatërruan dhe trathtuan interesat nacionale, sepse ishin të udhëzuar nga padronët sllave, qė ēdo Lëvizje Çlirimtare nacionale shqiptare të mos udhëhiqet nga ballistët e nacionalistët e tjerë të përkushtuar shqiptarë!? Përse ngjarjen Me Rëndësi nacionale mbarëshqiptare të njohur në histori si "Lidhja Shqiptare e Prizrenit" 1878 e paraqet si vepër të huaj? Nën thundrën e një të huaji, ku valon flamuri i tij me përbuzje të flamurit të Gjergj Kastriotit qė dhe urdhëron ai, Burgos, internon e pushkaton shqiptarėt, asnjehere nuk ka shkruar qoftë vetëm një rresht kundra padronëve të tij, qė vrasin e therin njė Medenica popull të pafajshëm në truallin e vet amëtar prej mijëra vjetėsh. Me tė drejtė, nė njė artikull tė shkruar nė Stamboll nga Emigranti shqiptar Hajro Bytyçi, ndėr tė tjera nė vihet Dukje roli dhe kontributi i madh qė ka dhėnė e nacionalistët e vërtetë midis të cilëve përmendet me respekt dhe nderim Ukë Sadiku, me trimat e tij. Ndër të tjera bashkëatdhetari ynë shkruan: "Në mbledhjen e Dobërdolit, valoi Flamuri i Ballit Kombëtar. Vendimi marrun ishte Luftė ēdo tė hueji dhe komunizmit në tokën shqiptare. Përfaqësuesit e të gjitha krahinave të Kosovës, me përjashtim të Mitrovicës dhe Gjilanit, por me pjesëmarrjen e Sanxhakut, Komandant caktuen pėr tė forcave të Ballit Kombëtar, njizanit, Ukë Sadikun dhe për Sekretar të Përgjithshëm Politik Prof.Ymer Berishën. Atje Kosova e Rrafshi i Dukagjinit, u nda në 12 zona, në krye me nga nji nënkomitet. Nuk duhet shumë zgjutësi, me kuptue synimin e UDB-sė. historike Ajo Organizatën tė shqiptarėve, ballin Kombëtar, mundohet me e paraqitë pjellë fashiste e naziste, dhe këtë e ban ma shumë për elementin e ri kosovar, i turbullue me ndjenja e mendime, tue i thanë se ashtë mall i huej, dhe e përzjen me agjenta të famkeqe njohun t'agjencinave. Ashtu si Lidhja e Prizrenit 87 vjet ma parë, si balli Kombėtar qė DITEN në Prizrenin e dytė, tė primuna nga e Mit'hat Abdyl Frashëri, nuk lindën për Asgjë tjetër, veçse me luftue tė huejin në arbnor truallin, dhe ideologjitë e importueme Logo tė ēdo. Pra, rinia shqiptare, demokrate deri në palcë, e krahine qė ēdo përban trupin e kombit, e bashkueme e monolit, u kallxon krahnorin agjentëve të huej , dhe përbuz mua urretje serbica agjentësh shqiptarë e ēdo punë të tyne. Na nuk kemi mbetë në rrygën e madhe, kemi traditė të shkëlqyeme qysh se njifet njeriu në këtë botë dhe nuk kanė mungue kurrë si na mungojnë Fytyrat Flamur Shqiptari. Na nuk heqim dore nga lufta për liri Kombi e Atdheu, historia dhe na dëshmon, se forcat e diktaturat janë kalimtare. Vullneti i populli asht i përjetshëm, liria e tyne mbetet arma e pamposhtun. Me këtë bindje lidhun kemi nderin dhe jetën tonë deri në fund. Kush nuk e din le ta mësojë njiherë e mirë, e sidomos Medenicat me shokë ".
    Sikur të mos mjaftonte shtypi thellësisht antishqiptar sllavokomunist i Beogradit, tashmė si Binjake e kėtyre ideve të importuara, me ose pa Dëshirë, gazeta do tė bėhet e njohur nė "Kosovė Rilindja", qė u vu në dispozicion me gazetarėt e saj mercenarë nė shėrbim tė politikës së UDB-së, përmes fejtoneve rubrikave dhe të tjera të çuditshme, si "zëra të humbur nëpër botë", etj. Në editorialet dhe pamfletet e tyre, qė i ngjasonin fletërrufeve të revolucionit kulturor në Kinën e Mao Ce Dunit, "Rilindja" dhe bijat e saj nëpër disa qytete të Kosovës, e shfrynte dufin THELLË tė urrejtjes, duke shprehur në të njëjtën kohë dashurine e pakufishme shtypës ndaj padronëve sllavokomunistë të Beogradit. Seri artikujsh në disa gazeta kilometrik nė fjalė, gjatė vitit 1987 filloi të zhgarravisë Fletet e bardha të fletushkave të saj antishqiptare kundėr Kongresit III të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mergim. Ajo, për më tepër e quan këtë tubim si "Kongresi i vetëkënaqësisë", në një kohë kur kėto ishin atdhetarë të djegur me mallin për Kosovën e lirë dhe demokratike pa kolonizatorët serbokomunistë. "Lidhja e Prizrenit", përmes Kryetarit të nderuar dhe respektuar, e patriotit tė ditur të urtë ing.Xhafer Deva (1904-1978), dhe pas vdekjes së kryetarit tij të ri, Ismet Ukë Sadik Berisha (ish Sekretar i Pergjithshem Sekretarit) dhe të luftuan me Përgjithëm Tomë Mrijaj flamurin shqiptar në dorë pa yllin komunist, nė mbrojtje tė lirive dhe tė drejtave tė popullit kosovar, pėr njė shtet tė pavarur. Në gazetën "Rilindja", të datës 5 janar 1987 në faqen 15, lexuesi mund të shohë origjinale shprehjet tė shkruar pa rezerva, ku ndër të tjera lexojmë: "Kongresi" i vetëkënaqësisë. Grupi i emigrantëve qė e formoi "Lidhjen e tretë të Prizrenit", i ndihmuar ei ndërsyer nga qarqet reaksionare në botë, përpiloi programin, të cilin e aprovojnë në një fare "Kongresi" tė tyre tė mbajtur nė Nju-Jork më 1966. Në këtë program tė armiqve tė vjetėr tė parashihet e njohur: "Lufta me kundėr tė gjithė mjetet Rregullimit shoqëror-politik të Jugosllavisë me qëllim të çlirimit të Kosovës e për krijimin e Shqipërisë së Madhe". Kryetari i "Lidhjes sė tretė tė Prizrenit" u zgjodh kryetrathtari i popullit dhe i vendit të vet Xhafer Deva. Në këtë "Kongres" mërgate në Nju-Jork, ndėr tė tjera, pat theksuar se "lufta kundėr komunizmit nė pėrgjithėsi, ėshtė Orientim themelor i" Lidhjes ... "duke shtuar se duhet të angazhohet po ashtu për" zgjidhjen e problemeve të Kosovës , tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi ...".
    Për më tepër, gazetari, qė gjithsesi shqiptar nuk duhet vetėm tė jetė, me fantazinë e tij ecë më përpara se sa gazetarucët dhe "Shkrimtarėt" e thekur komuniste tė realizmit socialist, në gazetat e diktatorit Enver Hoxha në Shqipëri. ishin sikurse e mërzitshmja zehri ose "Zëri i Popullit", "", "Zëri i Rinisë", të cilat shkruanin kundėr Bashkimi përfaqësuesve më të ndritur të kulturës në diasporën shqiptare nė Evropėn Perëndimore dhe SHBA. Por, ndryshe me njė gjuhė e stil të vecante mbetet gazeta e përditshme "Rilindja", qė vetėm emri i kishte mbetur shqiptar. Ajo, duke gjetur disa elemente mercenarë e përkthyes mediokër hapin rubrikën e përditshme, kundėr emigrantëve shqiptarë të titulluar: "Fletëza për emigracionin armiqësor shqiptar". Në zhurmshëm nën titullin e "pa shqiponjë Flamuri shqiptar", në numërin katėr tė vijimit të artikullit në "Rilindja", po citojmë artikullin qė nuk ka nevojë për koment:
    "Fashizmi kishte shkelur e robëruar shumë popuj e vende. Me qëllime errëta te fort nė shėrbim tė vet tentonte t'i vente hic më pak se edhe traditat e popujve, edhe ngjarjet e shënuara historike të së kaluarës, dhe në kuadër të demagogjisë e mashtrimeve qė trumpetonte, keqpërdori edhe emrin e Lidhjes së Prizrenit.
    Me inisiativën e Gestapos, përkatësisht të Xhafer Devës, në vitin 1943 u formua "Lidhja e dytë e Prizrenit. Rolin kryesor në formimin e saj e pati koloneli Oto fashist Majer, i cili në bashkëpunim me SS koloneli Karl Kempler e edhe Gestapon, aktivizoi kuislingun Xhafer Deva pėr tė formuar "Lidhjen e dytë ...", e cila si njė krijese rrenash e mashtrimesh qė ishte, u shthur bashkë me fashiste fantazmen, me ngadhënjimin e Luftës Nacionalçlirimtare. Po, ajo fantazmë fashiste u çua lugat njëzet vjetë më vonë, në emigrim. Më 20 tetor, të vitit 1962 në Nju-Jork, njė grup emigrantësh nga Kosova, në krye me kryeshërbetorin e fashizmit, Xhafer Devën, mandej Ismet Ukë Sadikun, Mithat Vranicën, Hamdi e Koloshi të tjerë formuan "Lidhjen e tretë të Prizrenit. Me qëllim të realizimit të qëllimeve të tyre të errëta, Anëtarët e kësaj organizate udhëtojnë në vende të ndryshme të Evropës pėr tė kėrkuar bashkëmendimtarë, dhe nëse i gjejnë ai përvetësojnë, i nxisin për veprimtari armiqësore. Aktivitetin e tyre subversiv e armiqësor qė prej fillimit e zhvilluan në formë verbale, biseda, mbledhje e kontakte me anëtarët e tyre, sikurse edhe nëpërmjet revistes "Lidhja e Prizrenit. Në mënyrë të pavërtetë dhe trillime komplot paraqesin gjendjen në Jugosllavi, veçmas e pozitën kombësisë shqiptare. Nëpërmjet disa anëtarëve të tyre ata udhëheqin edhe veprimtarinë informativ nė llogari tė qarqeve reaksionare tė botės, nė shėrbim tė tė cilave janė. Ka pasur raste qė personave të caktuar, tė cilėt kanė ardhur për vizitë në vendin tonë, t'u japin detyra të caktuara: të mbledhin Shënime për Jugosllavinë, të dhëna lidhur me jetën ushtarake, ekonomike e politike, të krijojnë lidhje e baza për veprimtarinë e tyre, etj.

    Deklarata e përbashkët

    Menjëherë pas mbajtjes së "Kongresit", më 1966, Anëtarët e "Lidhjes së Prizrenit" kontaktojnë me ekstrem emigracionin kroat ustash, krijojnë lidhje mes veti e merren vesh për bashkëpunim, ndėrsa me udhëheqjen e "Demobranëve Kroate" nënshkruajnë dhe publikojnë deklaratën e përbashkët, cilėn nė tė protestohet kundėr "diktaturës serbe në Kosovë", kërkohte "Liria e shtypit", etj. Antarët e "Lidhjes sė tretė tė Prizrenit" arrijtën të formojnë Degët e tyre edhe në Gjermani, Belgjike, France, Turqi, Amerikë e Kanada, Australi. Ndërkohë kjo organizate përjetoi disa Kriza, qė ishin pasojë e konflikteve për hierarkie të rivalitetit mes udhëheqjes së saj, në radhë të parë mes Xhafer Devës, kryetar e Hysen Tërpezës, nënkryetar, Hamdi Kaloshi, i cili erdhi më vonë, e tjerë. Filloi shkapërderdhja, e veçmas "Degëve të Lidhjes" dhe nga ato tash ekzistojnë vetėm disa individë. Megjithatë, organizata vazhdon aktivitetin dhe si Sekretar i Pergjithshem i saj, pas vdekjes së Xhafer Devës, figuron emri i Ismet Ukë Sadikut.

    Organizata e vëllezërve Vranica

    Poz të tjerëve që më parë u bënë anëtarë të "Lidhjes sė tretė tė Prizrenit", ėshtė edhe Mithat Vranica. Bashkë me të vëllanë Isen zgjidhen nën udhëheqësinë kryesore, Mithati edhe pastaj kryen detyrën e kryeredaktorit të gazetës "Lidhja e Prizrenit" dhe është njeri nga Bashkëpunëtorët e ngushtë të Ismet Ukë Sadikut.
    Mirëpo, më vonë ky filloi tė shprehė mospajtime me programin dhe idetë e "Lidhjes së Prizrenit", prej së cilës ndahet edhe. Kështu, ky emigrant nga Prizreni, bashkë me të vëllanë Isen, në Toronto të Kanadasë e formon organizatën e emigrantëve të vetëquajtur "Komiteti Nacional Kosova e Lirë". Programi i kësaj organizate dallohet nga Programet e organizatave shqiptare të tjera armiqësore. Me programin e kėsaj kundërshtohet krijimi i "Shqipërisë së Madhe" dhe ai angazhohet për krijimin e shtetit të pavarur "Kosova Etnike", qė si kryeqytet do ta kishte Shkupin. "Komiteti Nacional Kosova e Lirë" ka Këshillin prej pesë anëtarësh, jep gazetën "Kosova" dhe ka statutin, sipas tė cilit e ardhshėm nė shtetin "Kosova Etnike" Pjesët hyjnë edhe e Malit të Zi: Tivari, Ulqini, Titogradi, pastaj disa qytete të Serbisë, si: Senica, Novi Pazari, Vranja e Rashka, dhe qytetet e Maqedonisëitov Velesi, Ohri, Shkupi e Prespës etj. Statuti i kėsaj organizate parasheh, gjithashtu, qė pas "çlirimit" dhe pasi të arrihet "Shkallë e Lartë e Zhvillimit Ekonomik e e politik," mund tė fillohet me Bashkimin tė gjithė vendeve ilire ". Sipas kushteve qė do t'i paraqesë" Komiteti Nacional "," Shtetet e Bashkuara Ilire "do tė jenė mė tė drejta tė barabarta të kosovarëve, të banorëve të e Shqipėrisė tė SHQIPERISE. Me statusin u caktua edhe flamuri dhe forma e tij, i cili dallohej nga të gjithë flamujt e deritanishëm shqiptarë. Ait do tė ishte nė formė tė Karte postales me tri ngjyra, me fotografi të Mithat Vranicës në vend të shqiponjës, me tri fusha të kuqe, dy të zeza dhe me plisin në mes si simbol.
    Ja, ëndrrash edhe këso e iluzionesh të çuditshme kanė pjesëtarët e mërgatës shqiptare armiqësore: të bëhen edhe bajrakë mbi bajrakë ... "

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Enje shte "Big Conspiracy" "Komplot i Madh" qe po luhet ne Kosove. Nazim Bllaca eshte nje cirak i manipuluar, nje cironke qesharake me idiotesine e tij. Cka thote fjaline ne para e ben ballë e therrime vetem tri fjale mbrapa. Flet shume. Nuk thote asgje te besueshme. Mendoja se nuk do te mund te gjenim nje idiot me te madh ne te gjithe boten shqiptare per nje komplot me te vertete te madh ne keto kohe historike per Kosoven. Po sic do te shohim me poshte ka edhe me keq se ai!
    Mos mendoni se ustallaret e vertete te ketij komploti jane dy nga figurat me te vetdemaskuara ne Kosove Adem Salihaj dhe Gani Geci ... Ata jane aq te pafytyre sa pafytyresine e thonë ashiqare para kamerave. Qeshin, ngazellehen me idiotesirat e Nazim Bllaces qe edhe pamjen e ka te nje pederi tipik si serb Martinovici, kamikazi serb i viteve 90-te qe eshte mirenjohur ne krejt Ballkanin per atentatin kunder vetvetes me shishen e birres ne prapanicen e tij, qe e keqperdori UDB-a gjakatare serbe vetem per te fajesuar e lincuar shqiptaret!



    Ciraket dhe ustallaret


    Si Geci edhe ngazellehen Salihaj, fryhen, kemerave gajasen para. U duket sikur po rishpallin Pavaresine Kosoves kur nga goja e shpirti katran i zi nxjerrin krye te zi kunder Lirise dhe pavarësisë së Kosovës.


    Ashtu si ciraku me i keq qe mund te gjindet ne krejt Kosoven e ndofta nder shqiptaret kudo ne Bote, Nazim Bllaca, ata nuk cfare shtroj thonë.


    E heqin veten si zbuluesit e Amerikes kur Zbulimi me i madh qe ata vertet BEJNE eshte lakuriqesia e lojes se kurdisur jo vetem ne Zyrat e ish-UDB-es te BIA-s ne Beograd, por edhe ne sarajet e dugajat e korrupsionit ne Prishtine e deri ne Dubai.


    Ndërkohë ustallaret e tyre ne Beograd ferkojne barkun nga kënaqësia kur shikojne shqiptaret kunder shqiptareve, kur shikojne se si për të nxjerrë gurin e tyre djallezisht te hedhur ne lumin e trazuar shqiptar jane versulur qindra mijëra shqiptare. Hedh nje i marre nje gur ne Lume Hidhen njeqint e te mencur se nxjerrin dot! Loja e hershme dhe e përhershme e Beogradit kunder shqiptareve!


    Pse!? Sepse historikisht Beogradi ka mbjellë faren e percarjes ndershqiptare. Sepse historikisht kunder Beogradit ka zbatuar taktiken shqiptareve perca e sundo!



    Albanus adversus albanus!


    Ndërsa politika serbe i ka perqendruar te gjitha baterite e saj ne Hage per te fituar me cdo kusht gjyqin absurde e pa asnje vlerë zbatuese kunder pavarësisë së Kosovës, politikanet, gazetarėt, analistët, krejt politika shqiptare duhet te kishin syte zemrat, shpirtin e mendjet ne Hage e te zienin me argumente pa fund për krimet monstruoze serbe ne Kosove jane te përfshirë ne katrahuren tragjike shqiptaret kunder shqiptareve, albanues adversus albanus, latinet sic thonin!


    Diçka e rastit!? Mos valle vetem tre te marre ne sherbim te Beogradit e bene kete qe te detyron baterdi deri edhe Kuvendin e Kosoves te zhvillojë seancën e se shtunes per kete betejë absurde!?


    Jo vëllezër!? Nuk ka asnjë rastesti ne kete mes. Le ti referohemi Historise se njeqint vjeteve te fundit! Beogradi zyrtar, qofte ai monarkist i kraleve, qofte ai i komunisteve me Tito-krye Rankovicin ne, qofte ai i terrorit dhe genocidit masiv antishqiptar te Miloshevic e Stanishicit, qofte ky e demokrateve Tadiç-Jeremiç, ka zbatuar strategjine e mendjeve me te cmendura e me te terbuara antishqiptare të Serbisë që nga akademiku Cubrilovici e deri tek kryeakademiku i genocidit serb Dobrica Qosiq sot. Shpirt Barbare ne, por shume djallezore ne praktike. Brutale ne praktike, shkencore por ne antishkencen e tyre antishqiptare, qe i ka shtrirë degezimet deri edhe ne Shkup me enciklopedine e fundit ala serbe te Maqedonisë.


    Jo vetem me mendesine dhe tezat e tyre qe shkonin deri aty sa vinin ne dyshim aftesite "veteqerisese te shqiptareve", sipas babait te Čubrilović nacional-shovinizmit serb.



    Provat e mire dhe akrepat e Beogradit


    Sapo Kosova dhe shqiptaret atje kaluan me shume sukses provuar e tretë serioze te aftesive te tyre vetqeverisese pas Lirise dhe pavarësisë së saj historike, sic ishin zgjedhjet lokale te 15 organizuara Nentorit 2009, ne e kurorezuara me sukses te plote nga vete shqiptaret, qe mori notat me te larta dhe vleresimet me te mira edhe te aleateve nderkombetare, ne skenen shqiptare u shfaqen akrepat helmatises te Beogradit: Perca e sundo!


    E njejta taktike! Regjizore Te njejtit! Te njejtit ustallare te kacafytjeve ndershqiptare. Cirake te njejtit, qe dhane shenjat e para qe me provokacionin e Decanit kunder deklaruesit te pavarësisë se Kosoves. U Doli Huq Skenari atje. Vet menjëherë krijuan-vet-atentatin e sajuar te Mitrovices. U plasi bomba ne dore dhe u demaskuan keq. Ciraket nuk ndaluan aty. Qelluan me arme edhe ndërtesën e Kuvendit te Gjakoves!


    Pa u shuar ende jehona e deshtimit te ketyre akteve ala-paramilitare ne Kosove, u sajua, u keqintepretua dhe u skuq tej masë edhe ndonje deklarate pas foshnjarake-mesnates e ndonje Lideri i PDK-te-se, i vet-dehur pa arësye ndofta edhe nga e kesaj partie ne zgjedhjet lokale te 15 rezultatet Nentorit, per zgjerimin e koalicionit Qeverisës ne Kosove. Pabesise se aleatit te tyre bashkeqeverises LDK-se per ALEANCA me kundershtaret politike, u jepet pergjigje prej femije inatcor qe fillojnë e gjuajne me gure shtëpinë e përbashkët për inat te gjyshes sherrxhie.


    Vendime pas Mesnate klubesh qe u ndreqen sapo plotë dita e re dhe u shfaqen rrezet e para te Diellit, natyrisht edhe me ndihmën e aleateve tane te natyrshem perëndimore!



    Terr Terri pjell .... Drita Drite!


    Ore politikane dhe jo politikane shqiptare kurre mos merrni vendime te rendesishme pasi bie nata! Nuk ka këshilltar me te keq per mendjen njerezore se terri! Ngrënë kujtoni legjenden shqiptare filozofike, qe djalit shpëtoi jeten e bashkeshortes se vet vetem se priti sa te dilte drita e nuk veproi ne terr! Duroi priti dritën. Shpëtoi nga tragjedia dhe gjeti lumturine ... terr Terri pjell! Drita Drite pjell!


    Ka edhe nje shprehje tjeter te arte populli yne i mencur: "dites e nates gazi i Puna"


    Prandaj si LDK-ja dhe PDK-ja duhet te ndjekin shembullin e liderve te tyre ne krye te Qeverisjes se Kosoves, Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi qe komunikojne aq e mire merren vesh me njeri-tjetrin, mesa kam Vene re e kam pa me syte e mi disa here edhe ketu ne Nju Jork!


    Tamam kur te zotet e ligjshem te shtepise se përbashkët Sajdiu-Thaçi situatën e moren ne dore dhe i vunë gjërat në vendin e vet, kur tamam politika e Kosoves u perqendrua ne dy detyrat me urgjente, dhe perfaqesimin dinjitoz ne permbylljen me fitore historike per GJND raundit te dyte te zgjedhjeve, ciraket parapolitika dhe e hapur dhe te fshehtë te Beogradit ne Kosove shperthyen minat e Bllaces, Salihajt dhe Gecit. Kjo treshe eshte vetem maja e dukshme e asjbergut te komplotit te madh ne Kosove. E padukshme eshte Beogradi por edhe Pjesa Mafia e sarajeve dhe dugajave, venies se gjobave dhe racketingut, larjes se parave dhe qerimit te hesapeve, qe akoma nuk i ka mbyllur hesapet me Hagen!


    E diskretituar keq nga incidentet e Decanit, Gjakoves Mitrovices dhe, ajo nxorri ne skalionin e pare tre musketieret mjerane te Beogradit Bllaca, Geci dhe Salihaj ndërkohë që Beogradi zyrtar fijet komandonte e kopmlotit te madh nga prapaskena e parapolitikes kosovare.



    Hajduti therret "kapeni hajdutin"!


    Askush me shume se kjo Mafie nuk ka shprehur frike e panik, nuk ka sulmuar me egersisht te ashquajturin SHIK-ut te Kosoves, sikur ky te SHIK-ut ishte UDB-a e BIA e Beogradit e jo nje Gogol i mendjeve te frikesuara te kryehajdutit qe therret ne kupe qiellit te "hajdutin Kapeni!".


    Pse!? Sepse askush me shume se Beogradi dhe argatet e tij ne Kosove nuk i tremben me shume nje Sherbimi sigurie e Zbulimi ne Kosove!


    Pse!? Sepse askush me shume se nje sherbim sigurie dhe Zbulimi i fshehtë nuk i njeh fijet e Beogradit dhe Lidhjet e tij me politikën e parapolitiken ne Kosove, sidomos pas kapjes prej tij te agjenteve te Beogradit me presh ne duar e dokumente te pakundershtushme komplotuese kunder pavarësisë së saj!?


    Pse!? Sepse askush me shume se nje sherbim e zbulim i tillë nuk i njeh dhe zbulon komplotet dhe Lidhjet e nendheshme te Beogradit me mafian e korrupsionit ne Kosove.


    Pse!? Sepse korrupsioni, sic e ka deklaruar disa here Kryeministri i Kosoves Hashim Thaçi eshte nje kancer per Kosoven qe duhet luftuar me cdo mjet e pa kompromis!?


    Sapo EULEX-i dhe qeveria e Kosoves njoftuan per nje vale arrestimesh te bujshme te kokave te korrupsionit ne Kosove, korrupsionit mafia e komanduar nga Beogradi dhe dora e zgjatur e tij bomben aty shperthyen e cirakeve te tij Bllaca-Geci-Salihaj, cironkave tre, tre sardeleve te tij per te dhene kohe shpëtuar dhe peshkaqeneve dhe kapove te kesaj mafieje te rrezikshme ne Kosove!



    Ikonat e Kosoves dhe qyqet e Beogradit


    Si nje kor qyqesh e korbash qe ndjellin zi ata zgjodhen disa nga figurat me te shquara, disa nga simbolet e luftes per liri te Kosoves me ne krye ish-liderin e UCK-se Azem Syla si objektiv te sulmit te tyre. Me sajime kontradiktore krejt e te arnuara shume keq, me rrena që bëjnë mu ne mes te nates e jo me ne mes te dites, me disa CD-turpi te incizuara ne kuzhinat e pista te UDB-BIA-s serbe qe të bëjnë vjellish me Rrenat e tyre, ata filluan komplotin me te madh te pasluftes ne Kosoven e pavarur!


    Shihni vëllezër e motra vetem nje fakt shume domethenes: ndërkohë që mbi 90 per qind e shqiptareve brenda e jashte Kosoves perkrahen, cmuan vleresuan lart dhe kontributin e Azem Syles dhe luftetareve te Lirise se Kosoves, nje grusht mercenaresh te paguar ose vullnetare dhe gazetat e Beogradit parlajmeronin pardje arrestimin e Azem Syles! Pse!? Ky ishte synimi i tyre: te hidhnin Benzine dhe te zgjeronin zjarrin e percarjes e pse deri edhe ne vellavrasjen ndershqiptare. Pike per pike politika e ish-UDB-es, BIA-s se sotme: perca e sundo!


    Jo vetem aq por Beogradi zyrtar i vetcorri maskat e fijeve te veta ne Kosove kur doli hapur dhe ekrkoi mbrojtjen e Bllaces dhe musketierve te vet ne Kosove!


    A mos valle eshte hera e pare qe ndodhë një gjë të tillë!? Shihni historinë e ikonave dhe simboleve te luftes per liri ne Kosove qe nga Ali Pashë Gucia e Bajram Curri, Isa Boletini e Hasan Prishtina, Shote e Azem Galica e Shaban Polluzha, Tahir Mehja, Jusf e Bardhos Gërvalla, Ukshin Hoti ... e deri sot. Ne shumicën dermuese te restave vendimet per vrasjen e tyre jane marre ne Beograd. Dorasi ka qene shqiptar i urdhëruar, i armatosur dhe i paguar me dinaret e Beogradit!


    Duke pare tek Agjencia e sigurisë se Kosoves, nje institucion krejt i ligjshem i ngritur në bazë të Kushtetues, i miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi dhe i dekretuar nga Presidenti legjitim i Kosoves, qe akoma keto qyqe e kukavjka te Beogradit vazhdojnë ta quajnë SHIK-ut, syrin veshin dhe e Kosoves se pavarur te lire e, nje nga shtyllat kryesore te shtetit sovran te Kosoves, para dhe Beogradi zyrtar-politika kosovare ne sherbim te tij tremben prej tij si shejtani prej temjani!


    Me gjeni nje shtet demokratik bashkekohor ne boten e sotme qe nuk ka shërbimin e tij sekret!? Vrere Ndaj vjellin, shpifin, intrigojne, komplotojne me te gjitha mjetet e me te gjithe duke përdorur mënyrat ciraket me te keqinj e me te diskretituar si tre mosketieret e siperpermendur, ndersa ruan asat nen menge per goditjen finale.



    Perca e sundo!


    Qëllimi eshte shumefish i mbrapshte: destabilizimi i situatës politike ne Kosove, venia ne dyshim e aftesive vetqeverisese te shqiptareve, duke i hedhur ata kunder njeri-tjetrit sipas taktikes perca e sundo!


    Jo rastësisht pikërisht keta ustallare jane ne vijen e pare te thirrjeve per percarje te reja, per larje te hesapeve, per vellevrasje te reja ndershqipqtare. Shkurt: perca e sundo!


    A nuk ishin pikërisht ky ky Gani Geci Adem Salihaj ddhe të parët qe thyen karriket dhe goditen me këmbët e tyre vellezerit e tyre te LDK-se ne Kuvendin e saj pa u mbushur viti nga vdekja e mire e kryetarit të saj Ibrahim Rugova!? A nuk ishin keta pikërisht dy mosketire qe ia vunë minat dhe percane e ngrënë duke krijuar LDD-ne!?


    A nuk eshte po ky Adem Salihaj qe para dy ditesh, kur hapej procesi tamam ne GJND e Hages, doli me thirrje per LDK-ja qe po hante te rishikonte qëndrimin e saj dhe te prishte koalicionin me PDK-ne per te sigurar nje karrike per prapanicen e tij e jo për të mirën e Kosoves dhe popullit te saj.


    A ka ku të shkojë më tej poshtersia dhe dyfytyresia e politkes perca e sundo te Beogradit ne Kosove!?


    A nuk ishte po ky Adem Salihaj qe kur pa se i doli kallaji krejt kolegut te tij mjeran, Nazim Bllaca perballe reagimit te mencur, pothuajse krejt atdhetar te shqiptareve jo vetem ne Kosovë por ne mbare boten, dje me pafytyresi tipike ala serbe deklaroi se " une jam kercenuar ".



    Ruajna Zot mendte e krese!


    Duke ia kaluar edhe Bllaces ne marrezine e tij ai theksoi se "Nuk ka pasur njė kërcënim të drejtpërdrejt, por kërcënimi është i përhershëm, sepse dihen arsyet e gjithė kėsaj dhe efektet dihen e gjithė kėtyre dëshmive. Prandaj jam njëri prej atyre qė mund tė ndihem i rrezikuar vazhdimisht. Po, jam i rrezikuar prej strukturave tė njėjta tė SHIK-ut, sepse nuk ka kush tjetër më të rrezikojë "


    O Zot ruajna mendte e krese, thote populli yne i mencur! "Nuk ka pasur kercenim te drejteperdrejte, por eshte kercenimi i përhershëm" tha ky mosketier i mjere. Cfare mund te themi per nje qyqar psikopatik si Nazmi Bllaca, kur ish-kryetari i nje komune te Kosoves, kur ish Zevendeskryeministri i Kosoves kur deputeti i Kuvendit te Kosoves Salihaj flet me kete gjuhe prej .... Ruajna Zot mendte e krese!


    Mu kujtuan fjalet e Presidentit amerikan Barak Obama diten e varrimit te Senatorit Kenedi: "Askush prej nesh nuk e di se cfare ka shkruajtur Zoti per ne sot". E kush eshte Adem Salihaj mendte ... O Zot ruajna e kokës! Amen!


    Detyre Ndaj eshte e Kuvendit, e Presidentit, e Qeverisë, e te gjithe institucioneve te ligjshme te Kosoves, eshte Detyre e gjithe politikës shqiptare ne Kosove, e mas - mediave intelektualeve dhe, ne mënyre te vecante e Drejtesise se EULEX-it dhe organeve ligjzbatuese ne Kosove te denoncojne dhe te godasin me forcën e ligjit jo vetem cironkat e mjerane te vet-diskretituara te ketij komploti te madh, por ne radhe te pare te tij te peshkaqeneve.


    Detyre e tyre Eshte e nguteshme te zbulojne dhe godasin me gjithë forcën e ligjit fijet e fshehta dhe politikën e hapur antishqiptare te Beogradit "Perca e sundo Kosove" ne!


    Para ligjit te gjithe jane te barabartë! Secili duhet te pergjigjet njësoj e pa asnje dallim para tij!

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    USHTARJA QË SPIUNONTE KFOR-in – KUSH ËSHTË SPIUNI “Z”

    Ushtarja suedeze, e cila ka shërbyer në Kosovë, ka furnizuar me informata sekrete të KFOR-it dhe të NATO-s, të dashurin e saj serb, i cili ka punuar përkthyes në UN.

    Shkruan: Paul O‘Mahony Gazeta “The Local”


    Oficerja suedeze, shërbyese në forcat e KFOR-it suedez në Kosovë, është e dyshuar se ka shkëmbyer dokumente sekrete të NATO-s dhe SHBA-së duke ia dhënë ato, një spiuni serb, me të cilin kjo oficere kishte lidhje dashurie. Këtë grua e kanë kthyer në Suedi vitin e kaluar, me përcjelljen e ushtarëve dhe shërbimit sekret. Akuzat drejtuar asaj vitin e kaluar kanë parashtruar se këto nuk janë fakte të mjaftueshme që ta largojnë atë nga ushtria suedeze. Sidoqoftë, informatat e reja rreth kësaj janë shfaqur se oficerja suedeze përsëri është dorëzuar për akuza. Gruaja suedeze është e dyshuar për shkëmbimin e informatave me një spiun serb nëpërmjet e-mailit.

    Ky person, me inicialen "Z", i cili është duke u hetuar, gjatë kohës që dyshohej për spiunazh, ka punuar si përkthyes në UN të Kosovës.

    "Këto shkëmbime informatash në lidhje me personin "Z", konsiderohen si më të rëndësishmet në historinë e KFOR-it. Gjithashtu, edhe më serioz është fakti se një oficere suedeze është e involvuar", ka thënë Klas Eksell nga MUST-i.
    Pasi një muaji që këta dy persona kanë filluar të kenë nj ë lidhje dashurie, "Z"-ja kishte filluar të kërkojë nga oficerja suedeze që t’i japë atij informata rreth operacioneve të NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë.

    Sipas Eksellit, personi me inicialet "Z" ia ka përcjellë këto informata një nga prej eprorëve të tij të lartë për të cilin edhe punonte si spiun. Hetimet kanë zbuluar se "Z"-ja ka punuar si spiun me vite të tëra.

    Dikur, një operacion sekret hetues ka dyshuar në këtë person dhe e ka marrë atë në pyetje. Pas këtij rasti, spiuni është zhdukur dhe nuk është parë më prej asaj kohe.

    Thuhet se dosjet në kompjuterin e këtij spiuni janë fshirë, megjithatë hetuesit kanë qenë të aftë që të rikthejnë e-mailet e shkëmbyera nëpërmes tij dhe oficeres suedeze.

    Hetimet e KFOR-it, UN-së dhe MUST-it, kanë zbuluar se oficerja suedeze në kompjuterin e saj ka mbajtur me qindra dokumente sekrete të NATO-s dhe UN-së.
    MUST-i ka konkluduar se oficerja suedeze me gatishmëri i ka kthyer përgjigje personit me inicialet "Z", i cili tashmë njihet si spiun.

    Hetuesit kanë gjetur një adresë me emrin "Biznisi spiun", adresë kjo të cilën e ka bërë një korrespondente private. Sidoqoftë, spiuni me inicialet "Z" i ka kthyer përgjigjen asaj duke i thënë: "Unë nuk jam spiun. Unë jam një njeri dinak i dërguar nga Zoti".

    * * *

    “BESIANAINFO” ZBULON IDENTITETIN E SPIUNIT “Z”

    Spiuni “Z “ në të vërtet është një ish-përkthyes i policisë së UNMIK-ut, i cili ka punuar në pikën kufitare në Merdar të Besianës (ish Podijevës) nga viti 2003 deri në vitin 2006. Emri i tij i vërtet është MILIĆEVIČ Zvezdan i moshës rreth 36 vjeçare, me adresë : Ulica “Zore Topalovic” broj 19/6 Kuršumlija . Numri i telefonit të banesës së personit në fjalë është 027/381-*** ndërsa numri i telefonit celular është 063/8000-***.






    Për organet shqiptare në Besianë MILIĆEVIČ Zvezdan ka qenë gjithmonë i dyshimtë edhe pse ai ka pozuar për Pavarësinë e Kosovës dhe ka denoncuar krimet e bashkëkombësve të vet gjatës luftës në Kosovë 1998-1999 !! Loja ka përfunduar me humbjen e spiunit “Z” !

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shërbimi Sekret Serb ka ndryshuar vetëm emrin

    Zëvendësshefi i Drejtorisë së Pestë të BIA-s, e cila është e ngarkuar me ndjekjen e Ratko Mlladiçit, është njeriu që ka marrë pjesë në ndjekjen e Ivan Stamioliçit. Sigurimsi i dytë që ka kryesuar ndjekjen e Stamboliçit, tani është shef i sektorit të përgjimeve, ndërsa sektorin e bashkëpunimit me të huajt, sot e drejton njeriu që ka pasur në tavolinë të gjitha raportet për ndjekjen e Sllavko Quruvisë - bëjnë të ditur për gazetën "Blic", burime të afërta me Agjencinë Informative të Sigurisë (BIA-n). Kjo politikë kuadri tregon se BIA-n e sundojnë akoma njerëzit e regjimit të Millosheviçit dhe se ajo nuk është pastruar nga njerëzit e kohës së Millosheviçit. Kuadrot e vjetër, që kanë qenë përfshirë në ndjekjen e njerëzve, që më pas u vranë, janë akoma në vendet kyçe, më të rëndësishme të BIA-s.

    Këto pozita u japin atyre fuqi të madhe. Tek ata vijnë informacione, që për të gjithë të tjerët janë shumë sekrete. Ata drejtojnë veprimet më të ndjeshme të shtetit, konfirmon bashkëbiseduesi i "Blic"-it.

    Te këta kuadro mbështetet edhe Rade Bulatoviç (shefi aktual i BIA-s shën. im). Ata, që nga 5 tetori i vitit 2000, kanë qenë në pozita kyçe të BIA-s dhe kanë pasur role drejtuese, gjatë kohës që Shërbimin e Sigurimit të Shtetit (Dërzhavna Besbednosti-DB) e drejtonin Goran Petroviç, Andrija Saviç dhe Misha Miliçeviç. Për gjashtë vitet e fundit, DB-ja ka qenë nën drejtimin e tre qeverive e katër drejtorëve të saj. Ndryshim thelbësor është vetëm ndarja nga Ministria e Brendshme dhe ndryshimi i emrit në Bezbedonosno-Informativnu Agenciju-BIA-(Agjenci Informative të Sigurisë).


    Krimet

    Të gjithë politikanët serbë, në kohën kur ishin në opozitë ndaj Millosheviçit, kanë deklaruar se Shërbimi i Sigurimit është inspirator, organizator dhe ekzekutor i shumë krimeve. Edhe pas rënies së Millosheviçit, ministri i parë demokrat i policisë ka deklaruar publikisht, se hetimi i shumë krimeve ka shkuar deri te dera e Sigurimit të Shtetit dhe nuk është bërë e mundur më shumë. Gjashtë vjet më vonë, këto dyer janë akoma të mbyllura dhe DB, si shtylla më e fortë e regjimit të Millosheviçit, ka mbetur e paprekur. Deri tani, i vetmi vendim në të cilin janë shpallur fajtorë njerëz të Shërbimit të Sigurimit, janë vrasja e Ivan Stamboliçit dhe atentati ndaj Vuk Drashkoviç në Budva.

    Stamboliç u rrëmbye e u vra më 25 gusht 2000. Dy muaj para vrasjes së tij, më 15 qershor, ishte kryer atentat ndaj Drashkoviçit. Për këto dy krime u dënuan Radomir Markoviç, Milorad Ulemek Legija, Dushan Mariçiç Gumar, Milorad Bracanoviç, oficer i lidhjes mes pesëshes nga Njësia për Operacione Speciale (Jedinica za specijalne operacije" (JSO), degë e DB-së.

    Hetimet dhe shumë procese gjyqësore për vrasje të tjera, tregojnë se krimet në Magjistralen e Ibrit, vrasja e Quruvisë, atentati ndaj Zoran Gjingjiçit, vrasja e Momir Gavriloviçit, por dhe shumë krime të tjera, vijnë nga dera e Shërbimit Sekret. Deri në 5 tetor, në krye të Shërbimit Sekret ka qenë Radomir Markoviç me zëvendësin e tij, Nikola Qurqiç dhe ndihmësit Frank Simatoviç Frenki, Branko Cërni e Misha Vilotiç. Markoviç është i pari i dënuar rëndë me 15 vjet burg për vrasjen e Stamboliçit dhe atentatin ndaj Vuk Drashkoviçit në Budva. Ai u gjykua edhe për vrasjen e katërfishtë në Ibarska. Ai, së bashku me Qurqiqin, Cërnin e Milan Radonjiçin, janë akuzuar edhe për nxjerrje sekreti.

    Shefat e sektorëve më të rëndësishëm, në këtë kohë kanë qenë Misha Nikoliç, Millan Gjuroviç, Radisha Roskiç dhe i njohuri Stojanoviç, ndërsa oficer për sigurinë në JSO ka qenë Milorad Bracanoviç. Qendrën e Beogradit e ka kryesuar Millan Radonjiç, po ashtu i akuzuar për atentatin në Ibarska, ndërsa zëvendësi i tij ka qenë Veselin Leqiç, më vonë oficer shërbimit në JSO. Në krye të sektorit të kundërzbulimit të qendrës së Beogradit ka qenë Goran Zhivaleviç, që më vonë u ngrit në detyrën e zëvendësshefit të BIA-s, ndërsa Drejtorinë e Dytë e ka drejtuar Misha Miliqeviç, që më pas u bë shef i BIA-s, kohë kur u vra Kryeministri Gjingjiç.

    Në krye të Drejtorisë së Tretë ndodhej Stevan Basta, dëshmitar në procesin kundër Markoviçit, i cili pranoi se kishte marrë pjesë aktive në ndjekjen e Drashkoviçit, në prag të atentatit në Ibarska dhe Budva. Pas ndërtimit të qeverisë së parë demokratike në janar 2001, vetëm, Radomir Markoviç u zëvendësua dhe u arrestua. Një pjesë e drejtuesve janë në pension, ndërsa shumica është mbajtur në shërbimin e drejtuar nga shefat e rinj, Goranom Petroviç e zëvendësi i tij, Zoranom Mijatoviç.


    Të pazëvendësueshmit

    Në këtë sektor nuk është bërë reformë serioze. Kuadrot e vjetër vetëm sa janë qarkulluar. Milorad Bracanoviç është bërë shef i sektorit të përgjimeve, ndërsa Veselin Leçiç, ish-ndihmës i Radonjiçit, ka zënë vend te "beretat". Leçiç dëshmoi në gjyqin për vrasjen e Kryeministrit Gjingjiç, në dobi të Zvezdan Jovanoviçit, të akuzuar për vrasjen e Kryeministrit. Në kohën e tij, u vranë ish-pjesëtari i JSO-së, Zoran Ristoviç Prika dhe funksionari i shërbimit, Momir Gavriloviç. Në nëntor të të njëjtit vit, pas kryengritjes në JSO, me insistimin e Legija-s, Petroviç e Mijatoviç u ndërruan, ndërsa shef i ri u bë Andrija Saviç. Zëvendës u bë Milorad Bracanoviç. Ata reformuan Shërbimin e Sigurimit, duke e bërë BIA (Agjenci të Informacionit të Sigurisë), por në shërbim kthyen të "besuarit" e vjetër, të para 5 tetorit. Saviç u ndërrua dy muaj pas vrasjes së Gjingjiçit dhe në postin e tij u vu Misha Miliqeviç. Zëvendës i tij është Goran Zhivaleviç. Edhe reforma e tyre mbeti vetëm te rotacioni i kuadrove- Radisha Roskiçit, Mishe Nikoliçit, Slavisha Milosheviçit, që ka qenë kuadër i Jovica Stanidshiçit e Mirko Vujadinoviçit... Shumica e këtyre njerëzve ka mbetur në Shërbimin Sekret edhe në mandatin e Radeta Bullatoviçit, shefit aktual të BIA-s.


    Shpërbërja e Shërbimit

    "Në Serbi sundon Shërbimi i Sigurimit me kuadrot e Millosheviçit, që kanë mbetur në Shërbim. Ata mbrojnë njëri- tjetrin. Kjo është pjesë e vazhdimësisë, tha për "Blic" Danica Drashoviç. Ajo thotë se "fajtorë janë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ndjekjen njerëzve që janë vrarë, sepse kanë heshtur dhe nuk kanë treguar. Për asnjërin nga këta njerëz nuk ka vend në BIA. Shërbimi, kështu si është, duhet të shpërndahet. Duhet të largohen të gjithë ata që kanë punuar në kohën e luftërave dhe vrasjeve politike e të punësohen njerëz të rinj, tha ajo.


    Vullneti politik, kusht për gjithçka

    Profesor Bogolub Milosavleviç, ekspert në fushën e reformës së shërbimeve sekrete, tregon se janë dy modele të reformës në shërbimet e sigurisë. Njëri është modeli çek, sipas të cilit praktikisht, shërbimet shpërbëhen dhe bëhet shërbimi krejt i ri. Kjo, në rastin tonë, nuk do të sillte dëm dhe problem i madh. Modeli i dytë është hapja e dosjeve dhe pastrimi i Shërbimit nga njerëzit që janë përzier në aktivitete kriminale. Mendoj se receta e dytë edhe mund të realizohet. Megjithëse edhe modeli i parë nuk është i pamundur. Milosavleviç thotë se edhe njëri edhe modeli tjetër janë të zbatueshëm nëse ka vullnet politik.


    Stanishiç ngriti Shërbimin Sekret të Millosheviçit

    Sistemin e shërbimeve të sigurimit, që për 12 vjet ka qenë shtylla e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, e ka vendosur Jovica Stanishiç - njeriu që ka drejtuar në mënyrë të paprekshme policinë e fshehtë që nga viti 1991 deri në vitin 1998 dhe që edhe tani, nga "hija" kopsit shumë punë. Stanishiçit iu dha fuqia më e madhe. Ka pasur mbështetjen e plotë të Millosheviçit, por dhe detyrën më me përgjegjësi. Ai u vu në atë detyrë, me qëllim që Shërbimi të bëjë kalanë më të fortë të sigurisë, kundër të gjithë armiqve të Millosheviçit, por dhe që shërbimi t‘u përgjigjej tensioneve në rritje në RFSJ.


    Fillimi

    Se sa e madhe është fuqia e këtij njeriu, dëshmon edhe deklarata e bashkëbiseduesit të "Blic"-it, i mirinformuar për funksionimin e Shërbimit të Fshehtë, sipas të cilit Stanishiç edhe tani pas 15 vitesh, "organizon" disa njerëz në shërbim. Kuadrot e Stanishiçit kanë mbetur në shërbim edhe pas ndërrimit të tij. Ka mbajtur lidhje me njerëz të krimit, si dhe me agjentë të shërbimeve të huaja sekrete. Kjo e bën edhe sot atë të fuqishëm. Stanishiç ka qenë dhe mbetet i vetmi komandant i vërtetë i Legias. Nga viti 1988, deri në vitin 1990, ndryshimet në Shërbimin e Sigurimit kanë qenë kryesisht të natyrës kadrovike, por me fillimin e operacioneve luftarake erdhi dhe përforcimi intensiv i Shërbimit të Sigurimit Serb. Sipas "Blic"-it, në këtë kohë erdhi dobësimi i vendit për angazhimin e mundshëm ofensiv, qeveria iu kthye Shërbimeve Sekrete. Rëndësia e tyre rritet, ndërsa Millosheviçi pa nevojën e menjëhershme të riorganizimit rrënjësor.

    Prandaj, Millosheviç dërgoi Stanishiçin në postin e njeriut të parë të DB-së. Detyra e parë e shefit të ri ka qenë formimi i njësive paraushtarake. Të gjitha këto njësi ishin të bazuara në kontrollin e DB-së. U mobilizuan në fshehtësi dhe u intensifikuan lidhjet me kriminelë, që më parë kishin bashkëpunuar me shërbimin. Kriminelët, të burgosurit dhe aventurierët ishin burimi i rëndësishëm për plotësimin e njësive. Po ashtu, u angazhua Zhelko Razhnatoviç Arkan, Dragan Vasilkoviç, i njohur më vonë si Kapiten Dragani. Në të njëjtën mënyrë u pranua më vonë në këtë formacion edhe Milorad Ulemek Legija. Ata kanë qenë instruktorët kryesorë në kampet e stërvitjes së specialeve. Shërbimi mori mbi vete detyrën e grumbullimit dhe hedhjes së luftëtarëve në luftë. Me këtë organizim arritën në luftë edhe vullnetarë të Partisë Radikale Serbe.


    Njësitë e luftës

    Nën kontrollin dhe sipas urdhrit të Millosheviçit e Stanishiçit, u formua Njësia për Operacione Speciale "Jedinica za specijalne operacije" (JSO), degë e DB-së, e cila duhej të luftonte në luftë. Në përbërje të saj hynë pjesëtarë të gardës së vullnetarëve serbë të Arkanit, "Kninxhe"-t dhe disa vullnetarë e kriminelë të zgjedhur. Por, me kalimin e kohës, JSO u forcua deri në atë masë, sa i gjithë Shërbimi i Sigurimit punonte vetëm për të. Në dispozicion të saj, kjo njësi ka pasur Qendrën e Beogradit, Drejtorinë e Parë, të Dytën dhe të Tretën. Drejtoria e Dytë u formua për nevojat e JSO-së. Kjo është Drejtori Informacioni, që grumbullonte të dhëna për JSO-në nga terreni.

    Drejtoria e Dytë përcaktonte vendndodhjen e njësive luftarake, kështu që e gjithë komponentja informative e Shërbimit, në këtë kohë ekzistonte vetëm për JSO-në tha bashkëbiseduesi i mirinformuar i "Blic"-it. Shërbimin gjatë gjithë kësaj kohe e ka drejtuar në mënyrë të padiskutueshme Stanishiç. Bashkëpunëtorët kryesorë të tij kanë qenë Franko Simatoviç Frenki, njeriu që ka komanduar JSO-në, Dragisha Ristivojeviç, të njohurit Dragiqeviç e Ristiç, Dragan Filipoviç, i cili ka qenë në krye të Drejtorisë së Dytë dhe që ka ikur nga vendi në kohën e "Sablja"-s (Shpata- operacioni policor pas vrasjes së Gjingjiçit), Slavisha Milosheviç, shefi i Drejtorisë së Parë dhe Milan Radonjiç, shefi i Qendrës së Beogradit. Këta janë njerëz që kanë marrë pjesë direkt në punën e njësisë.

    Ka pasur dhe një segment të dytë, politiko-logjistik, që është kujdesur për plotësimin me personel, sigurimin e armëve, mjeteve të transportit, uniformave e mjeteve financiare për JSO-në. Për këto punë janë kujdesur njerëzit më të afërt të Millosheviçit: Mihal Kertes, Milorad Vuçeliç, Vlajko Stojiljkoviç, Mirko Marjanoviç, Brana Cërnçeviç, si dhe të gjithë politikanët e Republikës Serpska të Krajinës - thotë burimi i "Blic"-it.


    Komandimi

    Në njësi, rolin më të rëndësishëm e ka pasur komanda, strukturat e ruajtjes dhe të informacionit, përkatësisht oficeri për lidhjen me DB. Roli i oficerit ndërlidhës ka qenë ndihma ndaj komandës për të realizuar detyrat. Në këtë funksion ka qenë Milorad Bracanoviç, i cili ka shërbyer nën drejtimin e tre drejtorëve të Shërbimit dhe të Veselin Leçiçit, ish-zëvendësit të Millan Radonjiçit dhe ish-zëvendësit të komandantit të fundit të JSO-së, Dushan Mariçiç Gumar. Leçiç është tani në BIA. JSO, përveç përbërjes aktive, ka pasur edhe pjesën e saj rezervë, të cilën e ka komanduar Rajo Bozhoviç. Si pjesë e DB-së, pjesëtarët e JSO-së kanë marrë rroga katër herë më të mëdha se pjesëtarët e tjerë të shërbimit. Dushan Mariçiç Gumar, vetëm me shkollë tetëvjeçare, ka marrë gradën e kolonelit dhe një rrogë 2000 marka. Ka marrë shtëpi dhe si shef ka marrë edhe lejen për t‘u marrë me kriminalitet klasik. Pjesëtarët e JSO-së kanë punuar edhe në sigurinë private, por kanë marrë pjesë dhe në shoqërimin e transportit të drogës, cigareve, karburanteve etj. Ky është segmenti i kriminalizuar i Shërbimit, nën drejtimin e Jovica Stanishiçit, thotë burimi "Blic"-it.


    Çdo operativ ka pasur politikanin e vet

    DB-ja ka pasur të dhëna për të gjitha drejtimet politike në këtë kohë, për formimin dhe veprimtarinë e partive dhe çfarë është më thelbësorja, ka pasur dhe mundësinë e fuqinë për të ndikuar në punën e tyre, sepse mes tyre ka pasur njerëzit e vet. Millosheviç dhe Stanishiç i kanë ditur të gjitha. Po si? Ka pasur dy mënyra. Liderët e partive të veçanta kanë qenë për një kohë të gjatë bashkëpunëtorë të Shërbimit, ndërsa ata që nuk kanë qenë bashkëpunëtorë, kanë qenë objekt i punës operative. Ata janë ndjekur dhe përgjuar. Kështu është grumbulluar materiali për shantazh. Kanë qenë nën vëzhgim takimet, planet e qëllimet e liderëve dhe të partive të tyre. Gjithçka ka qenë e njohur dhe paraqiste avantazh për Millosheviçin e Stanishiçin. Operativët e DB-së kanë qenë të organizuar, në mënyrë të tillë që çdonjëri prej tyre të kishte një politikan. Këta operativë ishin palca e Shërbimit. Me ta këmbenin informacione të besueshme, natyrisht në atë masë, sa i përgjigjej interesave të Shërbimit. Kështu ka qenë rasti me Lauferin, i cili ka mbajtur në lidhje për shumë vite Vojislav Sheshelin. Ai i ka dhënë informacione, zbardhja e të cilave i shkonte përshtat qëllimeve të DB-së. Ky është i gjithë sistemi i bazuar te Jovica Stanishiç. Shumica e njerëzve të tij gjithë këto vite janë mbajtur në shërbim - tha burimi për "Blic".


    "Nëntoka" serbe, në shërbim të Shërbimit të Sigurimit

    Për Jovica Stanishiçin është deklaruar shpesh se ka mbajtur nën kontroll gjithë "nëntokën" serbe. Gati të gjithë kriminelët kanë qenë bashkëpunëtorë të Shërbimit, ndërsa Stanishiç nga "hija" ka kopsitur punë, që kanë çuar deri në përplasje të përgjakshme mes ekipeve të kriminelëve. Në kohën e Stanishiçit është vrarë ministri i policisë, dy policë, sekretari i Përgjithshëm JUL-it dhe 16 njerëz të "nëntokës" së Beogradit. Asnjëri prej këtyre krimeve nuk është zbardhur.

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “SIGURIMI I ATDHEUT”:VETON SURROI&BATON HAXHIU -
    BASHKËPUNËTORË TË UDB-së !


    Një pjesë e dokumentit të “Sigurimit të Atdheut” që i ka rënë në dorë PDK-së, e më pas i është dorëzuar UNMIK-ut, paraqet veprimtarinë e Veton Surroit dhe Baton Haxhiut si të dëmshme për Ibrahim Rugovën

    Ja dosja e “antirugovistëve” Veton Surroit dhe Baton Haxhiut, e hartuar nga “Sigurimi i Atdheut”

    Pregaditën : Burim Etemaj e Jehona Veliu

    Prishtinë, 6 maj - Në një pjesë të dokumentit rreth 500 faqesh të hartuar nga organizata paramilitare kriminale rugoviste “Sigurimi i Atdheut”, që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ia ka dorëzuar të martën zyrës së shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, të cilën “Epoka e re” e ka siguruar të premten nga një burim brenda UNMIK-ut, flitet edhe për veprimtarinë e kryetarit të partisë ORA, Veton Surroit, dhe publicistit Baton Haxhiu.
    Në fillim të dokumentit të “SIA”-s thuhet se Veton Surroi është biri i rankoviqistit Rexhai Surroi, ish-ambasador i RSFJ-së në Spanjë, i vrarë për shkak të veprimtarisë së tij spiunazh kundër Spanjës.
    Sipas këtij dokumenti, gjyshi i Surroit ka qenë në rajonin e Prizrenit deputet lokal i krajlit Aleksandër dhe shpesh ka shkuar për vizitë te vetë Nikolla Pashiqi.
    “Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, djemtë e tij Sezai dhe Rexhai janë pjesëmarrës të partizanëve serbë. Lidhjet më të mira i kanë pasur me Spasoje Gjakoviqin dhe kanë qenë me të parët e OZNA-s në Kosovë. Të njëjtën kohë kanë mbajtur lidhje edhe me çetnikët e Drazha Mihajloviqit.
    Një burim yni operativ ka të dhëna se në Prizren, vetë gjyshi i V. Surroit e ka mbajtur Drazha Mihajloviqin, kur ata kanë ardhur me vënë kontakte me M.B. për të luftuar së bashku kundër komunistëve”, thuhet në dokumentin e “SIA”-s, për të shtuar se babai i V. Surroit pas luftës së partizanëve çetnikë merr pozita të larta në Jugosllavi dhe në Prizren, mbahet mend si njeri që ka burgosur shumë njerëz dhe dhunuar.
    Më vonë, sipas dokumentit, babai i Veton Surroit i kryen disa kurse dhe fillon karrierën si diplomat dhe njeri i besuar i UDB-së.
    “Një burim i yni operativ që ka qenë edhe funksionar i lartë komunist në Kosovë (S.H.), tregon se edhe vetë komunistët e Kosovës nuk kanë guxuar asnjëherë të kenë fjalë me të. Lidhjet e tij me Spasoje Gjakoviqin ishin më të forta se edhe ato të politikanëve komunistë të Kosovës, në kryesinë e LKJ-së, apo Titon. Pasi babai i tij merr pjesë në shumë misione spiunazhi për UDB dhe KOS si diplomat në Amerikën latine, së fundi e dërgon në Spanjë, ku edhe shërbimi spanjoll e vret. Një burim i yni operativ, që edhe ai ka punuar kohë të gjatë në misione të tilla spiunimi, ka të dhëna se Rexhai Surroi vritet pasi kishte vënë kontakt me disa terroristë të ETA-s, që shërbimi jugosllav i mbante në kontakt për t’iu shitur armë”, thuhet më tej në dokument.
    Në vazhdim të dokumentit të “SIA”-s thuhet se Veton Surroi, qysh i ri, nëpërmjet babait të tij rekrutohet në UDB, kryen disa praktika dhe kurse në Beograd dhe Zemun dhe mëson shumë gjuhë të huaja për të vazhduar rrugën e babait të tij.
    Sipas këtij dokumenti, në lidhje e mban vetë Stane Dollanci, kurse pas vrasjes së babait të tij edhe ai vetë digjet dhe kthehet në Kosovë, sepse frikësohet se e vrasin.
    “Pas viteve të ‘90 fillon të merret me gazeta dhe shkruan. Këtë e bën me udhëzime të drejta nga UDB-ja. Duke u paraqitur si viktimë, ai e shfrytëzon mirë rastin dhe fillon të kontaktojë edhe me të huaj, të cilët edhe e përkrahin më vonë. Në fillim paraqitet si mik i presidentit. Merr edhe para nga fondacioni Soros, që ishte edhe një fondacion antikombëtar dhe kishte qëllim shkatërrimin e institucioneve të Kosovës dhe kundër presidentit I. Rugova. Me propagandën e vet ai përkrah njerëzit e terrorit komunist të UÇK-së dhe në emër të patriotizmit del kundër Rugovës. Kjo ka ardhur si direktivë e UDB-së dhe Sorosit”, thuhet në dokument.
    Po ashtu, në këtë dokument thuhet se gjatë bombardimeve të NATO-s, Surroi nuk është fshehur fare, por si njeri i privilegjuar ka qëndruar në një apartament të Grandit.
    “Një burim i yni operativ e ka parë mbi tri herë vetë atë në Grand me një grua të huaj. Me vonë kemi marrë vesh se ajo është një greke. Me lidhjet e saja dhe UDB lidhet edhe me klanin antikombëtar të Fatos Nanos, një kryekriminel serbo-grek që ka dashur ta shesë Kosovën. Një burim i yni operativ thotë se V. Surroi, çdo javë takohet me Fatos Nanon dhe me shërbimin serb dhe grek në Selanik dhe Kretë, ku bëjnë plane për ta shkatërruar Kosovën dhe për ta ndarë. Para nja dy javësh një burim i yni operativ thotë se është parë në shoqëri me një njeri që ka pasuri të madhe në Serbi, Greqi dhe në Tiranë, mendohet të jetë dikush nga vëllezërit Kariqi dhe se kanë pasur takim edhe me kuislingët e Fatos Nanos”, thuhet në fund të dosjes së “Sigurimit të Atdheut”, për veprimtarinë e Veton Surroit.

    Baton Haxhiu është njeri shumë i rrezikshëm - ka urrejtje të madhe kundër presidentit të LDK-së

    Në dokumentin e “Sigurimit....” thuhet se Baton Haxhiu është një person me prejardhje nga Drenasi (Gllogovci), që rrjedh nga një familje bashkëpunëtore e Rankoviqit, dhe se babagjyshi i tij është një njeri me nam të keq nga koha e Krajlit në Drenas.
    Sipas dokumentit të “SIA”-s, babai i tij ka qenë agjent i OZNA-s gjatë kohës së luftës së Shaban Palluzhës, ku ka burgosur shumë nga ata si dhe gjatë aksionit të armëve në Drenicë ka burgosur dhe keqtrajtuar shumë drenicas.
    “Si pasojë e kësaj krijon hasmëri dhe i duhet të ikë nga Drenasi me familjen e vet në Prishtinë, dhe UDB i ndan një banesë ku edhe banon dhe e fillon punën si nëpunës në Sekretarinë Krahinore të Punëve të Brendshme.
    Në bazë të një burimi tonë operativ Sh. B. që edhe e ka mbajtur një kohë si bashkëpunëtor B. Haxhiun, thonë se pas largimit nga puna atë e ka marrë në kontakt Z. Stijeviqi. Në anën tjetër ka të dhëna të sakta operative se edhe vjehrri i tij nga Prizreni ka qenë dhe ende është bashkëpunëtor i Zoran Dragojeviqit. Batonin e ka lidhur me V. Surroin vetë Zoran Stijeviqi dhe ata të dy janë edhe bashkëpunëtorë të UDB-së”, thuhet në dokumentin e “SIA”-s.
    Sipas këtij dokumenti, edhe Haxhiu një kohë ka qëndruar në Grand gjatë bombardimeve të NATO-s, e me vonë e vetëkrijon aferën se është vrarë dhe me sukses UDB-ja e qet jashtë, duke i vënë në kontakt edhe me shumë diplomatë ndërkombëtarë, të cilët B. Haxhiu i dezinformon me qëllim.
    “B. Haxhiu është njeri shumë i rrezikshëm, sepse ka urrejtje të madhe kundër presidentit të LDK-së, si dhe ka shumë kontakte me kriminelët e UÇK-së, me të cilët shihen çdo ditë në hotel “Grand” në Prishtinë. Informacionet janë të sakta, duke hulumtuar dhe përcjellë veprimtarinë e tyre, e cila paraqet një rrezik të madh për vendin”, përfundon dokumenti i “Sigurimit të Atdheut” për veprimtarinë e publicistit Baton Haxhiu.

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    vetedije o vetedije e mjera vetedije sa e ult qe je te dis a shqiptarë po si mund te shes shqiptari njeriun e vet kjo esht pa pa besueshme e pa kuptueshme

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KUSH ESHTE XUN ÇETTA?

    - Xun Çetta, ne vitet e rinise njihej si torturuesi i udhetareve te autobusave ne relacionin Peje-Istog dhe anasjelltas. Shume here vetem nga kapriciot e tij eshte rrahur me udhetare duke e penguar edhe qarkullimin e lire te qytetareve!

    - Eshte perjashtuar nga shkolla e mesme per shkak te amoralitetit dhe edukates se dobet-sjelljes se ulet ne raport me boten femerore...!

    - Burgun e ka mbajtur ne Ljublane. Gjate vuajtjes se denimit tri here ka qene ne shtepi, me arsyetimin se gjoja Sllovenia eshte me "liberale" ndaj te burgosurve politik. Si te shpjegohet kjo? Ky "liberalizim" i Xun Çettes ishte UDB-ja, qe ai ishte vene ne sherbim te plote te saj permes nje kanali zyrtar ne Slloveni.

    - Pasi qe kalon ne Zvicerr, Xun Çetta fillon te perqaje mergaten shqiptare, gjithenje "xun çettçe" ; duke mbledhur informata e duke shperndare dezinformata!

    - Xun Çetta, pase disa viteve, te qendrimit ne Zvicerr, hape ne qender te Tiranes nje Restoran. Ky ishte nje maskim shume i mire per "zanatin" qe ai e ushtronte. Pas nje kohe shume te shkurter u be njeri nder spiunet e SHIK-ut te Gazidedes. Detyra e tij ishte qe t'i informonte organet e SHIK-ut per levizjet dhe aktivitetin e "marksisteve" dhe "leninisteve" te Kosoves. Ka qene shume aktiv gjate vitit 1993, pasiqe nje pjese e konsiderueshme e veprimtarve nga Kosova kishin ikur ne Shqiperi ne vazhden e akcionit te forcave serbe ate vit, per burgosjen e shume veprimtarve. Shume nga keta veprimtar u muarren ne pyetje dhe u maltertuan nga SHIK-u. Disave prej tyre edhe iu ndalua veprimtaria ne Shqiperi.

    - Shume vite eshte marre me tregti. Nga Zvicrra ka sjell ne Shqiperi gjera te vjetra, si psh. televizor, lavatriqe, shporeta elektrik etj. Ua ka shitur hallegjinjeve ne Shqiperi me çmime te larta, edhe pse ato gjera te sjellura pothuajse ishin jashte perdorimit. Mirpo, Xun Çetta e vazhdonte "tuxharllakun" pa e brere ndegjegjia.


    - Xun Çetta, gjate viteve te '90, ka shtype ne Shqiperi nje sasi te konsiderueshme te te hollave me emrin "Dardan", duke i reklamuar se gjoja "Dardani" do te jete valuta zyrtare e shtetit te ardheshem te Kosoves. I ka shitur te gjitha ato te holla nder bashkeatdhetare, duke i nderruar me valute te shteteve ku jetonin bashkeatdhetaret tane.


    Xun Çettes pas vitit 1997 ne menyre zyrtare i eshte terhjekur verejtja nga SHIK-u per veprimtarine e tij antikombetare ne Shqiperi. Pasi qe verejtjet nuk zinin vend te Xuni, ai u rrahe nga agjentet e ketij sherbimi ne Malin e Dajtit!

    - Ka qene altoparlant i FARK-ut dhe propaganduesi kryesor kunder UÇK-se dhe strukturave te saj. Gjate gjithe kohes se luftes, ka qendruar prane te te ashtuquajtures "Ministri e Mbrojtjes", duke i sherbyer asaj ne dem te UÇK-se.


    - Shume mergimtar qe kishin vershuar ne Shqiperi gjate periudhes se luftes per t'u radhitur ne UÇK, dokumentet e udhetimit dhe gjerat personale ia kishin besuar Xun Çettes. Ky matrapaz shume nga keto dokumente i perdori per perfitim personal, duke i shitur te disa refugjate te ikur nga lufta qe mendonin te emigronin ne Perendim. Me vone arsyetohej se gjoja e ka bastisur SHIK-u dhe i ka konfiskuar te gjitha ato dokumente udhetimi. Per kete ka deshmi te shumta me emer e mbiemer, te te gjithe atyre qe rane pre e Xun Çettes!


    - Xun Çetta, pas luftes ne Prishtine i uzurpon dy banesa, te cilat i ka ne pronesei edhe sot. Keto dy banesa te uzurpura i ka dhene me qira.

    - Xun Çetta eshte njeri nder bashkepuntoret me te ngusht te Rame Mares, te cilit i sherben me nje besnikeri qeni.

    - Pas luftes ne Kosove eshte plagosur ne Shqiperi. Me çdo kusht eshte munduar t'i jepe ngjyre politike atij rasti. Por e verteta eshte krejt tjeter. Eshte dobesi e njeriut, kur mundohet ta cenoje moralin e tjetrit...! Por, kete e di me se mire ai vet!

    Nga "sherbimi" qe i beri atdheut te tij, Xun Çetta, nuk e ka ndergjegjien e paster te jetoje as ne Shqiperi e as ne Kosove! Sorrollatet neper Zvicerr si "oficer" i "Sigurimit te Atdheut".

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ketu me poshte eshte nje dokument tjeter , ku mund te shihen lidhjet dhe korespodenca e Xun Çettes, nga Nova Gorica e Sllovenise me udbashet Ibush Kllokoçin dhe Asllan Sllamnikun!
    Si shperblim i kesaj "korespodence" Xun Çetta, edhe pse ishte ne burg e vizitonte familjen si te ishte ne liri!!!

    Xun Çetta i ka arsyet e veta, qe i mbron udbashet dhe vajton per ta, ne veçanti per Ibush Kllokoçin!
    Ky eshte Xun Çetta, per ata qe nuk e njohin dhe sjellin "analizat" e tij ne forum !
    Fotografitë e Bashkëngjitura

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SI I SHIKONIN SHQIPTARËT, AKADEMIKET SERBE



    Kjo ese është shkruar në kujtim të Librit të Dimitrije Tucoviqit, ku i dilet në mbro*jtje dinjitetit të popullit shqiptar prej shpifjeve të akademikëve sllave të gati fil*lim shekullit të shkuar. Ajo është realizuar nga një prej ikonave të shkrimit din*jitoz sllav të shekullit të shkuar



    Shkruan: Mirosllav Kerlezha



    Njëmbëdhjete vjet pasi është shkruar, sot, libri i Dimitrije Tucoviqit për Shqipërinë, nuk ka humbur asnjë germë nga aktualiteti i vet. Të njëjtin qëndrim negativ, të cilin Ballhausplatz-i dhe zoterinjtë Aehrenthal dhe Berchtold kishin ndaj tërë problemit jugosllav, të njëjtin qëndrim kishte Beogradi radikal, politikan ndaj çësht*jeve shqiptare, si para dhjetë, si para dymbëdhjetë vjetëve, si edhe sot e kësaj dite. Ky është qëndrim mendjelehtë mesjetar i salloneve të rrethuara me ar të Luigjit XV dhe ceremonialit spanjoll, ky është qëndrimi "Divide et Impera", ther e skllavëro, përçaj e sundo, ky është parimi katastrofal i politikës së pa kokë dhe të verbër, që logjikisht gjithmonë përfundon me disfatën dhe shpartallimin e atyre që therin, ndajnë e sundojnë...



    Kurse shtypi i Beogradit, si pandan i karabushëve vjeneze, opinioni publik radikal, kabi*netet e Beogradit para luftës dhe zotërinj min*istrat e punëve të jashtme i konsideronin (gjithashtu) shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letër*si dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. Qysh para disa vitesh, udhë*tarët në Shqipëri paskan pare njerëz me bisht, "me bisht të kalit ose të dhisë" dhe këta Bas*tarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antike, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjike, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrëse. Në këta shkrepa të egër, të zezë dhe të pashkelshëm, shtatëdhjetë për qind të burrave vdesin nga hakmarrja, kurse vdek*ja, prej sëmundjes në shtrat, është turp. Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropiane, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyre njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte. Për Zotin, besojnë se u ka dhënë pushkët që të vriten mes tyre, kurse ka vise në veri, në të cilat perënditë e vjetra ende u shugurohen si njerëz të gjallë. Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prejnë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhen e tyre. Nuset shiten e blihen për pajë prej disa lugësh, nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rre*nacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për toke si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike, këta janë gjakataret dhe vrasësit qindravjeçarë të elementit serb në viset jugore. Kjo masë e zjarrtë, e tërbuara, anarkike, e ngjashme me kafshët, dridhet si lava në luginat e buta të viseve jugore dhe atje vret e pret, djeg dhe shkatërron vendbanimet tona të qeta e të qytetëruara me qindra e qin*dra vjet. Kjo llavë e bastardeve shqiptarë qe jeton në provincat që në Mesjetë i takonin Perandorisë Serbe ( E drejta historike analoge me të drejtën historike hungareze për Dalmacinë, Bosnjën dhe Kroacinë), derdhet si lum - "vërshon" në viset e buta dhe të qytetëruara dhe këtë lum "vërshues" duhet kthyer në shtratin e tij të natyrshëm në malet e zeza dhe të pashkelshme.



    * * *



    Kështu shkruanin për shqiptaret, akademikët e paraluftës me orientime liberale-*dinastike ose revolucionare-republikane, minis*trat e majtë e të djathtë reaksionare ose racionale revolucionare, politikanët dhe i tërë shtypi i kabineteve të shumëllojshme dhe të panumërta dhe kështu zhvillohej me vetëdije propaganda mbi politiken kolonialiste, e kur ushtria ngadhënjimtare zbriti nëpër shkrepat shqiptare deri në Durrës, deri në Lezhë dhe deri në Shën Ivanin e Medovanit, opinioni publik prej graniti, i krijuar nga propaganda kolonial*iste, i përshëndeti sukseset ushtarake në diskonim ngadhënjimtar.



    Dy vilajete turke, ai i Shkodrës dhe Janinës u pushtuan me fuqinë e armëve, kurse okupa*cioni i një regjioni, në të cilin nuk kishte asgjë pos katërqind fjalëve kelte, dukej logjik dhe i natyrshëm. Në këtë kohë kaotike, kur gati i gjithë opinioni i Beogradit kërkonte që të pushtohej Shqipëria, Dimitrije Tucoviqi parashtroi antitezat e veta të pathyeshme. Libri i tij, në atë kohë kur u shkrua, ishte një akt i guximshëm dhe i denjë për respekt... Fiset, racat, origjinat, besimet, gjuhët e dialektet aq shumë janë amal*gamuar në këto lugina, sa që është e pamundur të tërhiqet kufiri i gjendjes së sotme etno*grafike, e po të rikonstruktohej me mitraloza e varje në bazë të do fare gjendjesh fiktive të para shumë qindra vjetësh, do të ishte krim, ose marrëzi.



    Dimitrije Tucoviqi sqaroi se gjendja anarkike, në të cilat jetojnë fiset shqiptare të veriut, rrjedh, para së gjithash, nga fakti se këto fise të izoluara në malet e larta kanë ngelur disa shekuj para shekujve, jo nga e ash*tuquajtura paaftësi raciale, por shkurt për shkak të rrethanave në të cilat jetojnë. Duke jetuar në një krahinë të pasjellshme malore sipas parimit të fiseve, shqiptaret asgjësohen për arsyen e thjeshtë, sepse fiset shtohen brez pas brezi, kurse prona e tokës mbetet gjithnjë e njëjtë dhe e pandryshuar...Kurrfarë inferior*iteti racional nuk është shkaktar i kësaj gjend*jeje të trishtueshme, sepse shqiptarët, kur në brezin e parë janë larguar nga baza e tyre fis*nore, si të shpërngulur në rrethina më të qytetëruara, po i përshtaten shkallës më të lartë të jetës mekanikisht dhe pa ndryshim nga popujt fqinjë. Por, megjithatë, veriu i egër shqiptar nuk lejoi të pushtohet kurrë dhe gjith*një ruante njëfarë pavarësie nga rendi ushtarak dhe administrativ turk, kështu që edhe kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Pavarur (Të Prizrenit) në vitin 1878 dhe 1881, janë doku*mente të bukura të vetëdijes dhe të krenarisë liridashëse shqiptare...



    Marrë nga esetë e Mirosllav Kerlezhës, botuar te “Rilindja”. Përkthyer në vitin 1979 nga Vehap Shita







    Mirosllav Kerlezha është autori me i njohur kroat në letërsi dhe publicistikë i shekullit XX. Në parantezë, ka qenë një shkrimtar i adhuruar shumë në të gjallë edhe nga Migjeni. Ai lindi më 7 korrik të vitit 1893 dhe vdiq me 29 dhjetor të vitit 1981. Ka një histori jetë shumë të turbullt. Ka qenë anëtar i Partisë Komuniste deri në vitin 1939, pastaj u divorcua me atë. Do ishte Tito që do e rehabilitonte dhe pastaj do drejtonte një Institut Leksikografie. Vepra e tij është e shtrirë në ese, drama, romane, poezi, etj. Në fakt nga viti 1958-1961 drejtoi Unionin e shkrimtarëve jugosllav. Në këtë ese, kushtuar Tucoviq-it tregon vlerësimin e tij për shqiptarët kundër qarqeve akademike të Beogradit

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Prokurorët Në emër të popullit "...,, hetuesit, gjyqtarët, milicët, dënuan dhe ndëshkuan brutalisht dhjetëra mijëra bashkëkombës (Koment RKL)

    Nuk "prokurorët Në emër të popullit "...,, hetuesit, gjyqtarët, milicët, dënuan dhe ndëshkuan brutalisht dhjetëra mijëra bashkëkombës (Koment RKL) kurrë nuk të harrohen gjykimet dhe dënimet drakonike, qė ndërmori politika titiste jugosllavë kundėr liridashësve të Kosovës, dënime të cilat ishin intensifikuar sidomos pas protestave studentore të marsit dhe Prillit të vitit 1981, kur rinia përparimtare e vendit tonë patriotike dhe Grupet, qė vepronin fshehur, tashmë kishin arritur të bënin ndarjen e madhe mes shqiptarëve liridashës, qė kërkonin liri, drejtesi e barazi shoqërore klasës dhe cila pacifiste projugosllave, e e pranonte prosperitetin dhe ardhmëninë e lumtur të shqiptarëve në bashkësi me popujt sllave në RSFJ.

    "Prokurorët Në emër të popullit "...,, hetuesit, gjyqtarët dhe shumë ish-milicë shqiptarë dënuan dhe ndëshkuan brutalisht dhjetëra mijëra bashkëkombës liridashës nga të gjitha trojet etnike shqiptare (të okupuara nga Jugosllavia) deri nė qershor tė vitit 1999. Po sjellim njė shembull nga gjykimet e tilla, kronologjikisht duke afishuar aktgjykim e 15 shkurtit të vitit 1983, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë kundėr njė grupi tė madh nacionalistësh e irredentistësh shqiptarë.

    Në emër të popullit ... (P-K.nr. 167/82)
    Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në kolegjin e përbërë nga gjyqtari, Mentor Qoku, kryetar, nga gjyqtarja e kësaj gjykate, Dimiq dhe Verosllava gjyqtarëve porotë: Dojqin Maksimoviq, Ilaz Aliu dhe Emin Azemi, në pjesëmarrjen e punëtores sė kėsaj gjykate, Atifete Krasniqi, procesmbajtëse, në çështjen penale kundėr tė akuzuarve: Rexhep Maqedonci, Adem Prapashtica, Nusret Ahmeti, Kadri Cakiqi, Adem Dervisholli, Sabit Gashi dhe Skënder Vardari, të gjithë për veprën penale "Bashkim për veprimtari armiqësore" nga neni 136. alineja 1, lidhur me nenin 114 të ligjit penal të RSFJ,
    Lutfi Maqedonci, Fatmir Graiçevci, Bahtir Ahmeti, Martin Çuni, Meriman Braha, Osman Maqedonci, Arban Hoxha, të gjithë nga Prishtina, Naim Mahmudi nga Dragonishta e Vogël KK Kërçovë dhe Ahmet Islami nga Prishtina, të gjithë për vepër penale "Bashkim për veprimtari armiqësore" nga neni 136, al. 1 e LP të RSFJ, lidhur me nenin 114, Avdi Krasniqi nga Peja për vepër penale "cenim i kundërrevolucionar shoqëror Rregullimit" nga neni 114,
    Ahmet Qeriqi nga Shtimja, Zenun Gjoci nga fshati Gjocaj, Hamëz Morina nga fshati Llashkadrenoc, Sallah Jonuzi nga Ferizaj dhe Idriz Isufi nga Prishtina për vepër penale armiqësore "Propagandë" nga neni 133. al. 1 dhe i akuzuari Agim Ahmeti për vepër penale "Moskallëzim i veprës penale" nga neni 172 al. 1, sipas aktakuzës së Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë pp.nr. 152/82, 156/82, 158/82 ,.... në prani të të akuzuarve dhe të avokatëve mbrojtës, shumica syresh me Detyrë zyrtare si: Mehmet Dushku, Zeqir Arni, Zhivojin Jokanoviq, Ivko Jagodiq, Engjëll Çeta, Hasan Kryeziu, Gavrilo Vuleviq, Latif Krasniqi dhe Avni Gjakova, gjatë mbajtjes së seancave "publike "prej 7 deri më 12 shkurt të vitit 1983, në prani të përfaqësuesve të aktakuzës, zëvendës-prokurorëve të Qarkut në Prishtinë, Reshat Millaku dhe Ruzhdi Kozmaqi, më 15 shkurt 1983 shpalli aktgjykimin dhe dënoi të akuzuarit:

    Rexhep Maqedonci, 14 vjet burg,
    Adem Prapashtica, 11 vjet burg,
    Nusret Ahmeti, 10 vjet burg,
    Kadri Cakiqi, 6 vjet burg,
    Adem Dervisholli, 6 vjet burg,
    Sabit Gashi, 8 vjet burg,
    Skënder Vardari, 8 vjet burg,
    Lutfi Maqedonci, 6 vjet burg,
    Fatmir Graiçevci, 9 vjet burg,
    Bahtir Ahmeti, 5 vjet burg,
    Martin Çuni 8 vjet burg,
    Meriman Braha 7 vjet burg,
    Osman Maqedonci, 5 vjet burg,
    Arban Hoxha, 5 vjet burg,
    Naim Mahmudi, 2 vjet burg,
    Ahmet Islami 5 vjet burg,
    Avdi Krasniqi, 7 vjet burg,
    Ahmet Qeriqi, 8 vjet burg (dënimi Unik për dy vepra të njëjta "penale")
    Zenun Gjocaj, 6 vjet burg,
    Hamëz Morina, 5 vjet burg,
    Sallah Jonuzi, 3 vjet burg,
    Idriz Isufi, 2 vjet burg, dhe
    Agim Ahmeti, 1 vit burg.

    Të akuzuarve:
    Ahmet Qeriqi,
    Zenun Gjoci,
    Meriman Braha,
    Martin Çuni,
    Adem Dervisholli,
    iu shqiptua masa e ndalimit të ushtrimit të profesionit tre vjet pas përfundimit të burgut.

    Kėto vite burgu i "ndal" jugosllavë Drejtësia "më 15 shkurt të vitit 1983, në Gjykatën e Qarkut, në Prishtinë.
    Kėto vite burgu për studentët, profesorët dhe punëtorët shqiptarė, tė cilėt kërkonin avancimin e pozitës Kushtetuese tė Kosovės, i firmosen:
    Isak Nishevci, hetues gjykatės,
    Mentor Qoku, kryetari i trupit Gjykues,
    Ilaz Aliu dhe Emin Azemi, porotë,
    Ruzhdi Millaku dhe
    Ruzhdi Kozmaqi, prokurorë,
    Lutfi Ajazi, hetues inspektor,
    Xhavit Kuçi, hetues inspektor,
    Bashkim Kursani,
    Zymber Zymberi,
    Faik Nura,
    Ibush Kllokoqi,
    Lorenc Selmani,
    Zoran Lakiçeviqi,
    Ismail Arifaj e shumë të tjerë.

    Ajo nga tashmė kanė kaluar 24 vjet kohe. Shumëçka ka ndryshuar gjatė kėtyre viteve. Të gjithë të dënuarit kanė dënimet vuajtur. Disa prej tyre kanë qenë të dënuar edhe më parë, po për vepra të tilla penale. Martin Çuni është dënuar edhe njė herė, gjatë kohës sa ishte në vuajtje të dënimit, disa janë keqtrajtuar rëndë, si: Fatmir Graiçevci, Nusret Ahmeti, Skënder Vardari, Sabit Gashi, Lutfi Maqedonci e të tjerë. Pas vuajtjes së dënimit, të gjithë qenë degdisur, secili në përpjekje për të mbijetuar. Shumica prej tyre nuk u penduan dhe sapo u liruan nga burgjet vazhduan veprimtarinë e tyre të antipushtuese organizuar.
    Disa, sapo u liruan mërguan në shtetet e Evropës dhe mbeten atje, por edhe atje nuk qëndruan duarkryq, por ndihmuan për fondet çlirimin e vendit. Disa prej tyre iu bashkuan luftës së ushtrisë Çlirimtare tė Kosovės, qė nė ditėt e para. Shumica dërrmuese e tyre e përkrahu luftėn e UĒK-sė nė forma dhe mënyra të ndryshme.
    Për fat të mirë të gjithë janë gjallë dhe kanė krijuar familjet e tyre. Asnjeri prej tyre nuk është pasuruar në mënyrë të paligjshme. Disa syresh jetojnė nė varfëri, ashtu sikur edhe kanė jetuar në të kaluarën.

    Po ku janë, gjyqtarët, hetuesit, prokurorët?

    Edhe ata, me ndonjë përjashtim, të gjithë janë gjallë, të paktën fizikisht. Disa prej tyre edhe pas çlirimit të Kosovës nga robëria serbe punojnë edhe aktualisht si gjyqtarë, prokurorë dhe inspektorë. Atyre nuk iu mungoi si njė fije floku. Ishin super mirë me regjimin e Titos, të cilit i shërbyen me besnikëri, ishin mirë edhe me regjimin e kryekriminelit Milosheviq, tė cilit, disa syresh i shërbyen dhe i shërbejnë me besnikëri po ashtu, sot ndihen shumë mirë edhe në vendet e tyre të përjetshme tė punės, nė Kosovėn e administruar nga Regjimi i UNMIK-ut.
    Isak Nishevci me gjyqtarë të tjerë (dhe jo vetėm ky) ende heton dhe akuzon luftëtarë të lirisë.
    Reshat Millaku dhe Ruzhdi Kozmaqi janë prokurorë të Kosovës, së bashku me tërë kohortën e prokurorëve, shërbëtorë të ish regjimit gjakatar serb. Lutfi Ajazi, famëkeq inspektor, thonë se ndodhet diku në Serbi apo gjetkë, i ikur së bashku me forcat kriminale serbe, në qershor të vitit 1999. Thonë, se nganjëherë tinëz viziton të afërmit në Kosovë.
    Edhe të tjerët janë këtu. Ata janë ngritur edhe më shumë ekonomikisht. Ata i gjen të postuar në shumë resorë të Qeverisë së Kosovës, në OSBE, nė shumė detyra Me Rëndësi, të postuar me preferencë të regjimit aktual të Beogradit. Për të përkujdeset tillët policia ndërkombëtare dhe SHPK-ja, e cila ka mjaft të tillë edhe në radhët e veta. Kėta kanė përfituar në Kurriz të çlirimit të Kosovës dhe kanë ngritur pasuri përrallore, secili më shumë se tjetri.
    Andaj Kosova ka mbetur peng. Ka mbetur peng, sepse Serbia llogarit në njerëzit e vet, llogarit në ata shqiptarė, tė cilėt gjatė tėrė jetės i shërbyen asaj me besnikëri dhe shumë syresh punėn edhe sot e Serbisë e bėjnė nė Kosovė. Llogarit edhe në ata qindra mijëra shqiptarë të mjerë, tė cilėt kanė me vete Dëshirë nxjerrë dhe shërbehen me pasaportat e Serbisë ...
    Llogarit Beogradi madje edhe te ata mjeranë shqipfolës, qė vrasin njerëz të pafajshëm në Kosovë dhe gjejnë strehim në Serbi ....

    Kėto mbeturina, tashmė tė rifreskuara, të ish regjimeve okupatore kriminale, ende formulojnë kundėr aktakuza luftëtarëve të lirisë, duke marrė Bazë për deponimet e sajuara në Akuzat e Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë. Ata asnjehere nuk i kanė kėrkuar falje popullit, në emër të të cilit i kanë kryer ato krime. Ata, nuk u kanė kėrkuar falje si viktimave, madje këtë nuk e kanë bërë qoftë edhe deklarativisht, sepse ende vazhdojnė veprimtarinë e tyre tė zezė dhe shumë të damkosur kundėr interesave të kombit e atdheut.
    Dhe, kjo është e pafalshme. Me njerëz të tillë në krye të institucioneve me pėrgjegjėsi nuk mund tė arrihet pavarėsia e Kosovės. Me Bashkëpunëtorët e tillë të nomenklaturës ish jugosllavë nuk mund të fitohet Asgjë e ndershme dhe e moralshme. Me të tillët, të postuar neper vende udhëheqëse, kemi siguruar agoninë tonë, e cila po zgjat edhe tetë vjet pas çlirimit të Kosovës nga Regjimi barbar, okupator, serb. Agonia, do të vazhdojë derisa Serbia ende i mban Lidhjet e veta të shumta me ish pushtetarėt, ish dhe aktualisht prokurorët, gjykatësit, inspektorët, policët e milicët e dikurshëm dhe tërë sojin e hafijeve e kriminelëve.
    Lidhje Kėto janė tė shumta dhe kapin shumicën e sferave të jetës së organizuar institucionale, të mafies, të nëntokës dhe të gjitha llojeve të trafiqeve. Kėto janė lidhje Kobi dhe fatkeqësia jonë. Kėto lidhje kanė bėrė dhe bėjnė qė Kosova tė mbetet peng i politikave hegjemoniste dhe kolonialiste të Serbisë.
    Në emër të asnjė lloj "tolerance" apo "humanizmi", nuk ka qenë dashur, qė nė Kosovėn e çliruar nga bijtë dhe bijat më të përkushtuara të kombit, sërish të kthehen në vendet e tyre të punës, prokurorët, gjyqtarët, inspektorët, milicët dhe politikanet e regjimeve okupatore jugosllavë.

    Të paktën, ka qenë dashur të mos kthehen, ata, më të damkosurit, meqë duhet pranuar faktin se nga mesi i tyre pati edhe të ashtuquajtur "oportunistë", tė cilėt nuk u treguan të zellshëm në jetësimin e platformave jugosllavë, antishqiptare, në emër të luftës kundėr nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, duke filluar sidomos prej marsit dhe Prillit të vitit 1981, kur edhe filloi shpërbërja faktike e RSFJ-së, të sëmurës së Ballkanit, burgut të popujve ...
    Kthimi në skenën politike dhe në atë institucionale i shumë prej bashkëpunëtorëve më të damkosur të regjimit ish okupator ndodhi edhe me fajin e njė pjese tė kreut të luftës, kjo pjesė e cila në rrethana jo edhe aq të njohura Bashkëpunimi kishte vënë lidhje, dhe kishte koketuar koketon aktualisht, me sojin më të damkosur të bashkëpunëtorëve të regjimit.

Faqja 12 prej 98 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •