
Postuar më parë nga
Kosovelli
Teritori i Kosovës, përfshinë hapësirën e teritorit të lashtë iliro - shqiptar, me emrin e njohur "Dardania". Kosova, ka një territor prej 10. 877 kilometra katrorë. Kosova, në vititn 1981 kishte 1. 584,440 banorë (versioni zyrtar i statistikës së regjistrimit të asokohshëm). Regjistrim i detajuar i popullsisë në Kosovë, nuk ėshtė bėrė mė qė nga ky vit. Kosova, është e njohur jo vetëm në planin e brendshëm nacional por, edhe në atë ndërkombëtar. Më shumë, për shkak të konfliktit me serbët - konflikt ky qė mori dimensionet të gjëra ndėrkombėtare (Intervenimi i NATO-s: 24 mars - 12 qershor 1999). Pa hyrë në të kaluarën historike e largët tė tė Kosovės, më poshtë japim disa nga ngjarjet dhe proceset nëpër të cilat Kosova ishte, gjatė shekullit tė kaluar.
1. Pasqyre e dhunës dhe e terrorit mbi shqiptarët nën Jugosllavinë e Parë
Kosova, ka njė histori tė dhimbshme në shekullin e kaluar, ashtu si gjithë territoret etnike shqiptare, dhe kjo histori nuk është shkruar deri nė fund. Kombit e njësoj, si edhe e gjithë historia e tonë. Ka një "alfabet" historik, politik dhe juridik që është përshkuar aq dendur me logjikën teorike dhe praktike të "alfabetit" të krimit e pështimit: deri, në tragjedi. Nga viti 1912, dhe deri te i hapur pushtimi i Kosovës nga serbët si dhe të territoreve të tjera etnike nga ish mbretëria jugosllavë (SKS / 1918), historia e Kosovës ndërthuret ashpërsishtë: në Londër - 1913 / 1915, në Versajë - 1919 etj. Nga Lufta e Parë Ballkanike, shteti si Mali i Zi doli me njė territor të fituar prej 62%, dhe 100%, popullsi. Serbia, fitoi njė Zgjerim në teritor në 82%, dhe në 55% popullsi. Greqia: 68% territor, dhe 67% popullsi. Sipas statistikave turke, vetëm vilajeti i Kosovës kishte një popullsi shqiptare prej 743,040 banorë, nga gjithsejt, 912,902 banorë, sa kishte i gjithë vilajeti. Me okupimin serbe të vjeshtës së vitit 1912, ish vilajeti i Kosovës u nda në 5 qendra administrative: Qarku i Kumanovës, i Shkupit, i Jeni - Pazarit, i Prishtinës dhe Qarku i Prizrenit.
Nacionalizimi dhe spastrimi, pushtimi i territoreve shqiptare ka një histori shumë të dhimbshme deri në vititn 1939, ku veq të tjerash përfshihet politika e dhunshme - asimimilimit e gjenocidale, por edhe e konvertimit të shqiptarëve në ortodoks ose, në serbo - malazias. Pas vitit 1939, vazhdon Epoka po kaq e errët e sundimit dhe e dhunës nacional - komunist sebosllave kundėr shqiptarėve, nė tė gjitha viset ku ata kanë jetuar në territorin e ish Jugosllavisë. Të tjerat gjëra, s'duan koment. Po i sjellim disa fakte dhe të dhëna të Institutit të historisë së Kosovës: më 22 tetor të vitit 1912, në Prishtinë (në vendin ku sot gjendet Teatri Kombëtare), xhandarmëria serbe pushkatoi rreth 5000 shqiptar. Në kampin e Nishit, ishin dërguan, 1.350 veta. Nga viti 1912, deri në mars të vitit 1914, politika e spastrimit detyroi qė tė shpërngulen për në Turqi, hiq më pak se 239. 807 shqiptarė, pa u llogaritur numri i fëmijëve, deri në 6 vjeç. Ky numër njerëzish, deri në gusht të vitit 1914, u shtua për 41,655 veta, pa numëruar poashtu, Fëmijet deri në 6 vjet. Në mes të viteve 1919 - 1940, për në Turqi, u detyruan të shkojn gjithsejt: 255. 878 shqiptar. Kur po flasim për shprënguljet, nė mes tė viteve 1913 - 1939, për në Shqipëri, u detyruan të largohen 4,046 familje. Askush nuk e di se sa familje, u vendosën në vendet e Europės dhe të Amerikës. Në shkurt të vitit 1914, u nxorr Dekreti për Reformën Kolonizimin Agrare dhe e territoreve shqiptare. Kështu, u nda në Dukagjin, tokė e llojllojshme për 5000 familje kolonësh. Në mes të viteve 1918 - 39, 320 fshatra u shpërbën. Në vitet 1918-21, u vranë 12,364 veta, kurse u burgosën veta 22,160. Ngritja e kolonive serbo - malaziase, ishte një koncept praktikë i sistem kolonial dhe i sistemit të nacionalizimit territorial: mes viteve 1912-14, janë sjellë në Kosovë 15,943 familje. Kėtyre familjeve, u ishin ndarë, 228,000 hektarë Tokë. Në periudhën 1919 - 1927, u ndërtuan 106 koloni me serbo - malaziase, dhe u ngritën 245 vendbanime të reja.
Nė kėtė punėn spastrimi e gjenocidi, Dr Hakif Bajrami ka konstatuar faktin se që nga "Naçertania" (1844), në Beograd janë sjellë më Sheme se 24 programe, me objektiva dhe nivele të destinimeve të veqanta. Të gjitha këto programe, janë detajuar dhe janë aprovuar zyrtarishtë, nga shteti. Në kohën kur Kosova ishte pushtuar pas vitit 1912, në Beograd, ishte themeluar "Klubi kulturore serbe", misioni i të cilit ishte shpopullimi, asimilimi dhe, serbizimi i trojeve shqiptare. Akademiku i ardhshėm fashisto - socialiste serb Vasa Qëbrilloviq, përpiloi elaboratin etnocidial "Shprëngulja e shqiptarëve". Sërbomadhi tjetër Ivan Vukotiq, përpiloi projektin e Shqipërisë për qeverinë Mbi Pushtimin e tij, më 1939. Në vitin 1941, avokati çetnik nge Sarajeva, Stevan Molloviq hartoi projektin me titull "Serbia homogjene". Një tjetër nacionaliste famëkeq serbė Dr Ivo Andriq (fitues i çmimit Nobel për Letërsi), përpiloi ", projektin për ndarjen e Shqipërisë në mes të Jugosllavisë dhe Italisë", në vitin 1939. E këtilla të niveleve shtetėrore Serbo - jugosllavë, nuk Planet Lana anash infiltrimet, bashkpunimet dhe përpkrahjet e Rusinë, të Greqisë, të Italisë, të Turqisë, të Francën etj. Njė nga kėto bashkpënime, i sinkronizuar me shumë kujdes dhe në mënyrë të rafinuar, ka qenė gjithmonė bashkpunimi serbo - ruse. Por, njė tjetër bashkpunim politiko - taktike me pasoja të pariparueshme për shqiptarėt, Serbia e ka bërë me Turqinë. Nga viti 1926, qeveria serbo - sllave në Beograd, kishte vënë kontaketet me qeverinë turke në Stamboll për shprëngëljen e sa më shumë shqiptarëve, në shkretëtirat e Anadollit. Turqia, ndėr tė tjera, me shqiptarėt qė i vendoste kryesishtë në shkretëtirat e Anadollit, ndërtonte "mur strategjik" për kundërvënje koherente elementit kurdo - arab. Në Pranverë të vitit 1938, në Stamboll, ishin mbajtur 8 seanca në përpilim të Konventës. Marrëveshja, parashihte fillimisht, shprënguljen e familjeve 40,000. Konventa jugosllavo - turke, është nënshkruar më 11 korrik, të vitit 1938. .
2. Pasqyre e dhunës dhe terrorit mbi shqiptarët nën Jugosllavinë e II-të
Në prag të Luftës së Dytë Botërore, dhe pas mbarimit tė kėsaj lufte, fashist përkundër trajtimit tė shqiptarėve nė kohën e Mbretërisë serbo - sllave në Beograd (1918 - 1939), koha nuk rrodhi, ashtu siē ishte thënë e besuar. Implikimi i ideologjisë komuniste në Ballkan, i bėri tė njerėzit besojnë se e ardhmja do tė jetė mė e mirė, e përbashkët dhe, multietnike. Kjo ideologji, në parim, i vendoste të drejtat dhe liritë e popujve në plan të parë, duke i proklamuar kėto liri si unike për të gjithë, deri në vetvendosje, dhe "deri në shuarjen e shtetit"! Dhjetëra e qindra popuj, miliona njerëz, e kishin besuar "parimin" ideologjikë komuniste të lirisë e vetëvendosjes. Ndërsa që kishin qenë për shekuj të tërë nën sundimin otoman, ndėrsa qė ishin braktisur pothuajse fare nga bota Perëndimore, shqiptarėt, njė pjesė e tyre e madhe, e kishin besuar këtë doktrinë. Por, në praktikë, gjërat kishin shkuar ndryshe. Si edhe në shumë vende të tjara, komunistët serbo - jugosllav nuk e kishin zbatuar këtë doktrinë, përkundrazi, e kishin përdorur si trampolinë t'i zgjëruar për apetitet e tyre pushtuese dhe tė zgjërimeve, qė kishin fillin qysh me ardhjen e tyre në Ballkan, në shekullin IX, e Rusi. Kronologja Ja e aneksimit dhe e dhunës qė komunistët serbo - jugosllav dhe pushteti në Beograd, gjatë periudhës 1943 - 1990, e zbatuan kudo në viset ku jetonin shqiptarėt, dhe veçmas në Kosovë.
Komunistët jugosllav, pas njė periudhe dhe tė organizimit tė forcimit të tyre ideologjikë nga viti 1937, u tubuan në mbledhjen e dytë të Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë (KAÇKJ), më 29 nëntor të vitit 1943, në Jajce të Bosnjes. Në këtë mbledhje, komunistët serbo - jugosllav, u përcaktuan për një Jugosllavi federale. Në Jajce, nuk ishin ftuar komunistët shqiptar të Kosovës. Nuk ishin ftuar, sepse pjesmarrësit në Jajce u dakorduan për të vazhduar politikën e mbajtjes sė Kosovės tė pushtuar edhe më tutje, si dhe vazhdimin e spastrimit të saj, etnik. Qysh nga koha e Mbretërisë Serbe - Kroate dhe Sllovene, viset shqiptare shtriheshin në Banovina tre: ajo e Vardarit, e Moravës dhe Banovina e Zetës (1929). Nė kėto rrethana, si dhe në rrethana të lutës ndėrkombėtare antifashiste, komunistët jugosllav që nga udhëhiqehin JB Tito, duki i shkelur parimet e tyre ideologjike dhe nacionale, si dhe doktrinat e lirisë dhe të vetvendosjes së popujve, u përcaktuan për vazhdimin e politikës koloniale dhe të dhunës, kundėr shqiptarėve. Pak a shumë, e njejëta POLITIKË, domethënë politika e dhunës dhe e ekspansionit, u orientua edhe kundėr Shqipėrisė. Komunistët serbo - jugosllav, dhe vetë, Tito ka të dhëna dhe indicie qė dëshmojnë se kishin objektiva në themelimin e njė federoj ballkanike, në krye të së cilës një ditë, do të viheshin ata, vetë.
- Duke synuar politika demagogjike dhe ekspansioniste, në Kosovë dhe në viset e tjera ku jetonin shqiptarėt, u vazhdua me dhunën dhe terrorin: nga aty ku e kishte lënë mbretëria SKS. Kështu, Administrimi ushtarak i Pushtetit, u vendos më 8 shkurt të vitit 1945, në Kosovë dhe në viset e tjera ku jetonin shqiptarėt. Arsyetimi: në emër të luftimit të atyre që kishin qenë në anën e fashizmit gjerman dhe të luftimit të Organizatës balli Kombëtar, si dhe në emër të mbledhjes së armëve nga populli, në emër të kolektivizimit socialist etj. Por në fakt, kjo u bë për ta pacifizuar popullin shqiptar përmes terrorit e dhunës sistematike, në mënyrë që të shkohej më lehtë drejt aneksimit pėrfundimtar. Sipas të dhënave vetjake ende të pashkruara detalishtë, gjatë këtij shtetrrethimi besohet se janë vrarë e likuiduar, rreth 47,000 shqiptarë. Vetëm në rajonin e Tetoves, ishin arrestuar 10,000 veta, prej të cilëve pa gjyq, u likuiduan veta 12,00. Gjatë kohës së këtij terrori të egër, komunistët serbo - jugosllav, organizuan më 10 korrik të vitit 1945, të ashtëquajturin Kuvendi i Prizrenit. Në këtë Kuvend, selia e të cilit ishte e rrethuar me forca të mëdha partizano - çetnike, pjesmarrësit u detyruan të pranonin dhe të nënshkruanin atė cfare iu tha atyre nga komunistët serbo - jugosllav dhe nga kolaboracionistët shqiptarë, të ashtëquajtur komuniste dhe partizane shqiptarė. "Përmes gjoja plebishitit të popullit shqiptar, thuhej qė ky Kuvend kishte vendosur qė Kosovës, t'i bashkohen Serbisë"! Por, ky Kuvend proklamoi "Rezolutën" e ripushtimit dhe të aneksimit tė Kosovės, si dhe tė territoreve tė tjera shqiptare. Në fakt, në Prizren u vendosë me forcë mbetjea e Kosovës, nën Jugosllavi. Në këtë Kuvend, s'pati vullnet të popullit. Në të vërtetë, s'kishte si Qëndrim të qartë, parimorë dhe burrërorë të përfaqësuesëve shqiptarë që ishin në atë Kuvend. Njeri nga delegatët, Ramiz Hoxha - Cernica (përfaqësues i Komunës së Gjilanit), nuk e pranoi këtë dokument, e dhe kunërshtoi aty - aty për. Ishte edhe një tjetër delegat, kundërshtues. Asnjë, tjetër! Ramiz Hoxha - Cernica, ishte dënuar me burg shumëvjeqar, pasi qė i kishte shpëtuar pushkatimit, kurse i dyti, ishte likuiduar pas Kuvendit.
- Në vigjile të masivizimit të ideologjisë pankomuniste jugosllavë në territoret, pasi që mbretëria SKS kishte kapitulluar përpara forcave fashiste gjermane, qysh në vitin 1941, avokati çetnik nge Sarajeva, Stevan Molloviq hartoi projektin me titull "Serbia homogjene". Vasa Qubrilloviq, ideolog i serbizmit dhe çetnikizmit, hartoi një projekt tjetër që kishte synim për shpërbërjen e pakicave, pothuajse të gjitha ato serbica përfshinte qė do tė Jugosllavia e ardhshme, komuniste. Ky elaborat, kishte edhe emërtimin mjaft sinjifikativ: "Problemi i pakicave në Jugosllavinë e re" (3. 09. 1944). Natyrishtë, esenca e elaboratit, synonte shprëngëljen dhe spastrimin etnik tė Kosovės dhe viseve tė tjera nė tė shqiptarėt cilat jetonin, madje, me ēdo mjet. Përdorimi i të gjitha mjeteve, madje edhe mënyrat e terrorit dhe të vrasjeve, ishin të theksuara në Tekstin e elaboratit. "Rruga komuniste e zhbërjes", dhe në anën tjetër, rruga e aneksimit të hapësirave shqiptare, ishte koncepte dhe praktikë e qartë, e ish regjimit komuniste jugosllav, që po ngjitej në pushtet, pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë fazës së vendosjes së pushtetit ushtarak, më shuumë se 4000 shqiptar, ikën jashtë vendit. Prishjen e mardhënjeve me Bashkimin Sovjetik në vititn 1948, Beogradi e shfrytėzoi edhe për vazhdimin e dhunës e të terrorit në Kosovë, dhe në viset e tjera shqiptare. Në vitet e 50-ta, tė shekullit tė kaluar, në Beograd u iniciau sërish programi i vitit 1938 i cili kishte si objektiv shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, por qė ishte ndërprerë për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore. "Një drekë speciale, e shtruar në Splitë nė mes tė diktatorit Tito dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Fuad Kypriliu, nė shkurt tė vitit 1953 ", ishte thjeshtë, për Fatale të ardhme e shqiptarëve në ish Jugosllavinë komuniste. Tito dhe Kypriliu, biseduan për riaktivizimin e konventës Jugosllavo - Turke, të vitit 1938. Në këtë takim, ishte folur edhe për mënyrën se si tė riaktiviohej dhe si të materializohej, Konventa në fjalë. Marrëveshja, parashikonte në paketë shprënguljen e 1 milion shqiptarëve, kurse fillimisht do tė shprëngëleshin rreth 250. 000 veta. Dreka, biseda, plani, ishin zhvilluar në fshehtësi të plotë. Pas këtij takimi, Pasoi marrëveshja (Pakti Ballkanik), e miqësisë dhe e bashkpunimit në mes të Jugosllavisë - Turqisë - Greqisë, e nënshkruar në Ankara nga kėto tri vende, më 28 shkurt. Ndërkaq, në këtë vit (1953), u realizuar njė lloj regjistrimi i popullsisë në Jugosllavi. Me gjasë, ky ishte "regjistrim" i qëllimshëm.
- Në viset ku jetonin shqiptarėt, dhe në Kosovë nisi kampanja e tmerrshme e propagandës, e presionit, e dhunës dhe e asimilimit të hapur: sepse, tė gjithė shqiptarėt tė duhej deklaroheshin, me apo pa Dëshirë, si turq. Administrata, kudo u mobilizua të realizonte këtë objektiv dhe ajo ndihmohej nga njerëzit e shërbimeve të ndryshme të sigurimeve, nga Shërbimet e fshehta, nga agjenturat e ndryshme jugollave, turke, greke si dhe nga bahkpunëtorët e ndryshëm dhe agjentët (hafijet, siē i quante populli ), në rradhët tona. Ndihmeës një të jashtëzakonshme, dhanë të ashtëquajturit Prijës tė fese (hoxhallarët), dhe aty - këtu, edhe bashkësitë Islame. Në këtë "dasme" tė pėrgatitur mbi baza të një programi shtetërore, u falsifikuan dhjetëra mijëra dokumente të ndryshme të pronës, dokumente personale të njerëzve, si dhe u sajuan dokumente të reja (Pasaporta), dhe u lëshuan viza (leje ose "vesika" , siē u thoshte populli), përmes uilave të siguroheshin pa problem, udhëtimet për në Turqi. Padyshim, askush nuk e di Shifren e parave, tė cilat u destinuan për realizimin e këtij projekti makabër. Agjentët dhe bashkpunëtorët e pushtetit, Udhëheqësit fetare, endeshin ditë e natë nëpër fshatra e qytete, duke propaganduar dhe duke i cytur njerėzit: "Vëllezër, ne dhe ju, jemi myslimanë ... den - babaden, qė doemthënë turq. Ju, keni qenëbijë të Islamit edhe përpara Muhamedit? Kështu, e tënisemi duhet të shkojmë në "tokën e premtuar" te fese sone. Sa më kah lindja, aq më Qabesë afėr. Të shkojmë në Andadolli, "ku rrjedh mjalta", e ku është vendi ynë. Ky është vend i "qufarëve", që domethënë, i të pafeve. Zoti, nuk na duron të jetojmë me të pafetë, me armiqtë e Islamit ...". Në rrugën e pakthimit, të shkombëtarizimit e të zhbërjes së ngadalshme të kombit, në rrugën e asimilimit të fundmë, në rugën e shpopullimit të madh, pa dhe me Dëshirë, u dyndën mijëra e mijëra shqiptarë, nga të gjitha viset ku ata jetonin, në ish Jugosllavi. Por kjo ishte dyndja - golgotë. Galimatisi i pafund i vuajtjes e mjerimit, i dhembjes e dëshprimit të një populli të tërë. Kurrë s'do të dihet se cfare përjetuan, si u vendosën dhe si hynë në "jetën e re në vendin e ri", njerëzit tanë të gjakut, të e oxhakut! Por shqiptarėt Çka ishin: shqiptarë, apo turqë? Sipas regjistrimit të vitit 1948, në Kosovë kishte tė vetėm evidentuar 1. 315 banorë, qė besonin se ishin turq. Pesë vite më vonë, ky numër u rritë në 259. 535 veta. Si dhe, pse?
Si - Administrata jugosllavë dhe politika çetniko - komuniste, ia prezantonte opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar (duke i falsifikuar dokuemntet dhe të dhënat e tjera), jo vetëm faktin se "Shqiptarët, në përgjithsi ishin turq", por edhe shifrat e popullsisë shqiptare " turq ". Kjo bëhej, për ta legalizuar në planin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtare, epokën e ardhshme të shprënguljeve tė dhunshme tė shqiptarėve, pėr nė Turqi. Prandaj, ja të dhënat e falsfikimit dhe tė shprëngëljeve. Vetëm në mes të viteve 1952 - 1958, në Turqi shprëngëlen u 285. 810 veta. Në periudhën e viteve 1959 - 1965, pėr nė Truqi, shprëngëlen u gjithsejt, 179. 871 veta. Në odiseadën e pafund të presionit e të dhunës, të shfrytëzimit Ekonomik, të kolonizimit, i ashtëquajturi "Plenumi i Brioneve", i mbajtur në vitin 1996, e gjoja revidoi politikën e "gabimeve" ndaj shqiptarëve, dhe gjoja po i hapte "dyrt e perspektivës "për shqiptarėt. Plenumi, ia hodhi fajet gjoja nacionalizmit serbė apo më shkurte, Ministrit të Punëve të Brendëshme të Jugosllavisë Aleksandër Rankoviq. Por, kush e aktivizoi Konventën Jugosllavo - Turke të vitit 1938, Rankoviqi apo Titoja? Jugollave Politika e ndjekur pas vitit 1966 ndaj shqiptarëve, s'ishte POLITIKË e parimeve dhe e lirisë, por thjeshtë, ishte POLITIKË e parimeve mashtruese dhe e lirisë së manipulueme. Integrimin paqësorë i shqiptarëve brenda shoqërisë, sistemit politiko - juridik dhe atij pas shtetėrore jugosllav vitit 1966, ishte politike dhe e mashtrimit e dredhive qė dinin t'i bënin politikanet nacionalkomunistë serbė dhe ultrashovinistët jugosllav, tė tė gjitha ngjyrave.Pak vite më vonë, në Beograd klasa fashisto - komuniste nxorri në dritë "Libri e Kaltërt" (1977), nė tė cilin libër, në mënyrë perfide, mashtrues dekonspirohej politika dhe manipuluese. Ky liber, i kundërvëhej gjoja lirisë dhe pushtetit të madh që u ishte dhėnė shqiptarėve nė vitin 1974, vit ky kur sanksionohet e Autonomia Kosovës. Në të vërtetë, ishte gjithēka e lobizuar në mes të komunistëve dhe nacionalistëve serbo - jugosllav. Shtypja dhe zhbërja e shqiptarëve nga trojet e veta, ishte njė POLITIKË përbashkët e prej Trigllavit, deri në Gjevgjeli! Ajo qė mund tė quhej "liri dhe prosperitet i shqiptarëve në ish Jugosllavi, ishte" kafshata "e fituar me Luftė tė tė pandalshme dhe pakompromisë të nacionalistëve shqiptarë, dhe të atdhetarëve shqiptarë. Ja faktet: Në demonstratat demonstrues e shqiptarėve tė vitit 1968, veq të burgosurve dhe të plagosurve, u vranë 2. Në demonstratat e vitit 1981, sipas versionit zyrtar, u vranë 9 demonstrues dhe u burgosen me qindra e mijëra nxënës, student, punëtorë, fshatar, intelektual etj. Më saktë, ky është vitit i fillimit të një terrori të egër kundėr popullit të pambrojtur shqiptarë, kudoe ku shqiptarėt jetonin në ish Jugosllavi, terror sky i cili do të zgjase plotë dy dekada, pra deri në qershorë të vitit 1999. Prandaj, sipas shpikjes dhe programimit dhjetra platformave të ideopolitike - administrative, të përhapjes së tmerrshme të diferencimit, të Informativ territ, të ndërhyrjes ideologjike në kulturë, në gjuhë, në Arsim dhe Shkencë, në veshje, në dhe identiet nė ēdo pore tjetėr tė jetės , ja disa nga faktet konkrete të dhunës e terrorit tė kėtyre dekadave: në mes të viteve 1981 - 1990, janë burgosur dhe dënuar mbi baza denoncimesh dhe akuzash politike, 3,348 veta. Në burgjet ushtarake, janë prangosur, 1,100 ushtarë dhe oficer shqiptar, pastaj janë vraë, 63 shqiptar taksirat. Gjatë kësaj kohe, janë vrarë 183 civilë, prej tyre, 16 fëmijë. Janë plagosur 616 civile, prej tyre, 49 fëmijë. Brenda kėtyre viteve, qenë hapur Dosjet për qindëra mijëra banor shqiptar. Sipas njė zyrtare tė dhėnė tė publikuar nė Kuvendin Federativ në Beograd, nga ish shefi i UDB-së për Kosovë Rrahman Morina, në duart e organev të Sigërisë Shteterore Krahinore dhe, kanė kaluar hiq më pak se 584,273 shqiptar, tė Kosovės. Në vitin 1985, Akademia famëkeqe e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë, përpiloi "Memorandumin", i cili u bë publik, në vitin 1986. Në faqet e këtij Dokumenti fashist, është shkruar Platformë akademike, e cila zyrtarizohet më vonë nga klika naciona - komuniste serbe dhe nga diktatori, Millosheviq.
Krijoni Kontakt