Close
Faqja 97 prej 98 FillimFillim ... 478795969798 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 961 deri 970 prej 979
  1. #961
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Përmbledhje e ngjarjeve në Mitrovicë

    Premte, 02 Korrik 2010 16:08

    Përfundoi edhe protesta e dytë në Mitrovicë
    Përfundoi edhe protesta e dytë e cila u mbajt në orët e pasdites në Lagjen “Shumadija” në Veri të Mitrovicës.


    Ekonomisti
    Protesta e cila ka zgjatur vetëm 30 minuta, ka përfunduar pa asnjë incident. Burime të Agjencisë Ekonomisti nga organet e rendit në regjionin e Mitrovicës, kanë njoftuar se edhe përkundër numrit më të madh të protestuesve se sa në protestën e paradites, protesta ka kaluar pa asnjë incident. Llogaritet që në protestën e përfunduar para pak minutash, ishin të grumbulluar rreth 3500 serbe nga i gjithë regjioni i veriut të Mitrovicës. Njësitet e Policisë së Kosovës çdo moment ishin prezent në vend të ngjarjes, si dhe kishte masa të shtuara të sigurisë, të mbështetura edhe nga strukturat ndërkombëtare të rendit.

    . . .
    Emrat e të lënduarve në protestë
    Drejtori i Qendrës Spitalore në pjesën veriore të Mitrovicës dr. Milan Jakovleviq, ka deklaruar për korrespodentin e "Zëri"-t, se kolegu i tij Mensur Gjekoviqi, ka vdekur nga plagët e marrë nga shpërthimi i bombës, kurse lëndime të rënda kanë marrë 10 të tjerë.
    Sipas tij, të lënduarit janë: Zoran e Verica Rakiq, Bogdan Vuçiniq, Gradimir Iliq, Vesna Kuc, Vesna Paviqeviq, Lubinko e Aleksander Dorgjeviq, Ljubinko Vuçiniq dhe Verica Jovanoviq.
    Sipas deklaratës së marrë nga i lënduarit Zoran Rakiq, ai është shprehur: “Kemi mëndruar të qetë në protestë, kurse në një moment kemi dëgjuar shpërthimin pas të cilit kam ndje dhembje në dorë”.
    Gjenda në veri të Mitrovicës është e qetë, por e tensionuar, kurse mbi qytet është duke vëzhguar helikopteri i KFOR-it. Ende nuk dihen autorët e këtij akti që është kryer pas alarmit me sirena, që paraqet thirrje tashmë të njohur të serbëve të pjesës veriore për të protestuar për çdo gjë që vjen nga institucionet e Republikës së Kosovës.

    . . .
    Rreth 3,500 serbë rikthehen në protestë
    Protestat e serbeve në veri të Mitrovicës, akoma nuk kanë përfunduar.
    Nga lajmet e fundit, mësohet se serbët e Mitrovicës tashmë kanë dalë në protestë në Sheshin “Shumadija”, në Veriun e Mitrovicës. Burimet e Ekonomistit nga vendi i ngjarjes, njoftojnë se rreth 3500 vetë janë duke protestuar në këtë lagje. Kjo thirrje për të protestuar sërish, ka ardhur pas lajmit për vdekjen e doktor Mensur Gjekoviq, i cili humbi jetën si pasojë e dy shpërthimeve të cilat kanë ndodhur në protestën e cila u mbajt në orët e mëngjesit.
    Serbet e veriut të Mitrovicës tani kanë dalë për të protestuar në lagjen Shumadija në Veri të Mitrovicës. Alarmi paralajmërues për protesta si dhe disa organizime të grupeve serbe të Mitrovicës kanë filluar para disa minutave dhe sipas burimeve të Ekonomistit, në këto momente janë grumbulluar rreth 3500 protestues serb në Sheshin Shumadia.
    Organizatoret e protestës së paradites së sotme kanë bërë thirrje që të grumbullohen sërish, për të protestuar në shenjë pakënaqësie me ngjarjet që kanë ndodhur sot, ku si pasojë një person ka humbur jetën. Burimet e Ekonomistit brenda strukturave të sigurisë në regjionin e Mitrovicës kanë bërë të ditur se tashmë kanë filluar protestat. Ai tha se Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë marrë të gjitha masat e sigurisë në gjithë regjionin e Mitrovicës.

    . . .
    Sejdiu dënoi shpërthimin e sotëm në Mitrovicë
    Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dënoi shpërthimin e sotëm në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë, si pasojë e të cilit u plagosën disa qytetarë, të cilët po protestonin kundër hapjes së Zyrës së Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë.
    “Institucionet e Republikës së Kosovës janë thellësisht të përkushtuara për krijimin e një mjedisi paqësor, stabil dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim etnie e besimi, prandaj vlerësojmë se aktet e dhunshme si ky i sotmi janë tërësisht të papranueshme”, tha Presidenti Sejdiu.
    Presidenti Sejdiu ripohoi se dhuna cenon interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai kërkoi nga institucionet përgjegjëse, vendëse dhe ndërkombëtare, që urgjentisht ta ndriçojnë këtë akt, kurse fajtorët t’i nxjerrin përpara drejtësisë.

    . . .
    Një i vdekur dhe 11 të lënduar nga protesta në Mitrovicë
    Një i vdekur dhe 11 të lënduar është bilanci, nga dy shpërthime që ndodhen sot gjatë protestës së serbëve në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë. Burimet e Ekonomisti-t e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e doktorit boshnjak Mensur Gjekoviq, i cili kishte pësuar lëndime të renda si pasoj e shpërthimeve që kanë ndodhur në Mitrovicë.
    Ndërkohë, raportohet se protestuesit janë shpërndarë dhe Policia e Kosovës është duke u marrë me hetimet rreth incidenteve që ndodhën. Të kontaktuar nga agjencia e lajmeve “Ekonomisti”, Policia e Kosovës ka thënë se së shpejti do të dalin me informacione të sakta rreth ngjarjes së sotme. Rreth 1500 serbë në lagjen e Boshnjakëve kanë protestuar në mëngjesit të sotëm, duke kundërshtuar hapjen e zyrës për regjistrim civil, e cila është hapur dje nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë.

    . . .
    Tensionohet situata në Mitrovicë, dy shpërthime dhe të shtëna armësh
    Tensionohet situata në Veri të Mitrovicës. Rreth 1500 serbë në lagjen e Boshnjakëve janë duke protestuar që nga ora 8:30 e mëngjesit të sotëm. Raportohet për 11 persona të lënduar.
    Burime të Ekonomisti-t kanë njoftuar se situata atje është tensionuar, me ç'rast kanë ndodhur dy shpërthime dhe ka pasur të shtëna armesh, ku si pasoj deri me tani raportohet së është lënduar rëndë një doktor dhe 10 të tjerë, deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
    "Mbi 1500 protestues serb kanë filluar një protestë rreth orës 8:30 para ndërtesës së zyrës për regjistrim civil e cila është hapur dje nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë. Protestuesit kanë arritur të hynë në këto zyre, kanë shkaktuar disa dëme materiale dhe kanë hequr nga ndërtesa pllaken me mbishkrimin Republika e Kosovës. Gjatë kohës sa mbahej protesta janë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme dhe ka pasur të shtëna armesh. Deri me tani si pasoj e këtyre shpërthimeve ka mbetur i lënduar një doktor dhe 10 të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, ka raportuar nga vendi i ngjarjes një burim i agjencisë së lajmeve Ekonomisti.

  2. #962
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Në Mitrovicë, plagoset deputeti Petar Miletiq

    Hene, 05 Korrik 2010 11:05
    Ekonomisti

    Petar Miletiq, deputet i Kuvendit të Kosovës, është plagosur mëngjesin e sotëm.

    “Në orën 8 të mëngjesit në rrugën Tanavska Rajica, duke dalë nga banesa e tij në veri të Mitrovicës është palgosur Petar Miletiq me një plumb që besohet ta ketë goditur mbi gju. Besohet se së paku katër plumba janë gjuajtur në drejtim te tij, por vetëm një e ka goditur, Miletiq po trajtohet në Qendren Spitalore në veri të Mitrovicës”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosoves, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Miletiq është zyrtar i lartë i Partisë Liberale Serbe.

  3. #963
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dora e Zezë, në Veri

    Ngriten nervat në Veri. Brenda katër ditësh, dy akte të rënda kriminale kthyen vëmendjen në Mitrovicë dhe mbi Kosovën në Këshillin e Sigurimit. Dikush në Veri, të hënën, e goditi me plumb deputetin e Kosovës, Petar Miletic. A do të vazhdojë ky tensionim deri në Ditën e Gjykimit, në GJND?


    Nga Nebih Maxhuni më 06.07.2010 në ora 8:04

    Në momentin që ka dalë nga shtëpia e tij në pjesën veriore të Mitrovicës, një person i maskuar i është afruar në një distancë shumë të afërt duke e qëlluar me armë zjarri në këmbë.

    Viktima e këtij rasti është deputetit i Kuvendit të Kosovës dhe njëhërit nënkryetari i Partisë Liberale Serbe, Petar Miletiq.

    “Nga një afërsi prej dy metrash, një person i cili mbante një maicë në kokë, ka qëlluar me armë zjarri deputetin Miletiq. Si rezultat i kësaj, ai është plagosur nga dy plumbat e marrë në këmbë”, ka thënë një burim i gazetës nga policia.
    I njëjti burim ka sqaruar se tre dëshmitarë që kanë qenë aty për aty tashmë janë intervistuar dhe se kjo mund t`u ndihmojë shumë hetuesve për arrestimin e personit që ka shtënë në drejtim të deputetit të Kosovës.

    Gjenda shëndetësore e viktimës, sipas policisë, është stabile dhe se ai me urgjencë është dërguar në spitalin që gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës.
    “Ai është operuar në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë”, thotë një burim nga policia.

    I njëjti burim ka rrëfyer se dëshmitarët okularë në deklaratat e tyre dhënë policisë kanë thënë se kanë dëgjuar dorasin duke i thënë deputetit të Kuvendit të Kosovës: “Këtë e ke për tradhti”.

    Deputeti Miletiq njëherësh është edhe nënkryetar i SLS-së, parti kjo serbe e cila e ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe është në koalicion qeverisës bashkë me PDK-në.

    SLS-ja ka dy ministra në Qeverinë e Kosovës si dhe më shumë se tre kryetarë komunash.

    Policia në Mitrovicë ka thënë se Petar Miletiq, i lindur në vitin 1975, është plagosur me armë zjarri në orët e mëngjesit të së hënës, në veri të Mitrovicës.

    Sipas policisë, ky tentim vrasjeje, siç e ka vlerësuar policia, ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën “Tanaska Rajiqa” në momentin kur viktima besohet se kishte dalë nga banesa e tij.

    “Në bazë të hetimeve preliminare të policisë në këtë rast, besohet se së paku tri deri katër të shtëna nga armë zjarri janë drejtuar ndaj viktimës nga sulmuesit e tij, ndërsa vetëm njëri nga plumbat e shkrepur ka goditur viktimën, në këmbë, sipër gjurit”, ka thënë Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

    Policia nuk ka mundur të kontaktojë me deputetin e Kuvendit për shkak se ai gjendet për shërim mjekësor në spitalin ë gjendet në veri të Mitrovicës.
    Menjëherë pas publikimit të lajmit se Petar Miletiq është plagosur nga persona të panjohur, kanë reaguar ashpër liderë të institucioneve të Kosovës dhe ata ndërkombëtarë.

    Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, sulmin mbi Miletiqin e ka vlerësuar si akt të shëmtuar kriminal. Me këtë rast, ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të punojnë për zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe vënien e fajtorëve përpara drejtësisë.

    Ai ka thënë se institucionet e Kosovës janë të vendosura që ta çojnë deri në fund luftën kundër çfarëdo forme të krimit, e cila cenon jetën e qytetarëve dhe rrezikon stabilitetin e vendit.

    Sulmi ndaj tij është dënuar edhe nga kolegët e tij deputetë të Kuvendit të Kosovës.

    Deputetët e cilësuan këtë si një atentat ndaj kolegut të tyre, që vjen në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po përgatit publikimin e mendimit në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi akuzoi politikën e Beogradit për implikime në rastet e fundit të zhvillimeve në Mitrovicë.

    Edhe kryeministri ka thënë se zhvillimet e fundit në Mitrovicë, ku është vrarë një qytetar boshnjak si pasojë e protestave të dhunshme nga serbët dhe plagosjen e Petar Miletiqit, po ndodhin pas hapjes së Zyrës për Shërbime Civile të Qeverisë së Kosovës në atë pjesë, por është zotuar se Qeveria nuk do të zmbrapset nga pretendimet që të shtrijë pushtetin në atë pjesë.

    Kryetari i SLS-së, Sllobodan Petrovic ka thënë se partia e tij prioritet kryesor ka interesin e komunitetit serb. Sipas tij, ky është edhe mandati i tyre.

    “Ajo që ju shumë mirë e dini, është se ne punojmë pikërisht për interesin e komunitetit serb, ky është mandati ynë, por sigurisht, sikurse edhe në jetë, ka të tillë që kjo nuk u përgjigjet, kështu që sillen ndryshe. Jemi të vetëdijshëm që nuk jemi të popullarizuar, por pikërisht motivi ynë është që mos të jemi të popullarizuar, por të jemi pjesë e zgjidhjes për komunitetin tonë”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, ministri i ashtuquajtur për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic thotë se sulmin e armatosur kundër Miletiqit e ka nxitur ekstremistët, qëllim i të cilëve është frikësimi i qytetarëve dhe pengimi i dialogut, me të cilin do të sigurohej paqe e vazhdueshme në Kosovë.

    Nëpërmjet një deklarate, ai ka kërkuar që “pjesëtarët e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, sa më shpejt t`i zbardhin sulmet kundër qytetarëve në Mitrovicën Veriore dhe kriminelët t`i dërgojnë para drejtësisë”.

    Bogdanoviq ka theksuar se organizatat ndërkombëtare duhet ta kuptojnë se me imponim të vendimeve të njëanshme nuk mund ta ndryshojnë realitetin në Kosovë, veçanërisht, pasi, sipas tij, “këto vendime janë të drejtuara kundër stabilitetit dhe paqes dhe kanë për qëllim frikësimin e popullatës serbe në Kosovë”, tha Goran Bogdanoviq.

    Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe Tirana zyrtare.

    Ministria e Jashtme shqiptare e konsideron akt kriminal plagosjen e deputetit serb në Kuvendin e Kosovës, Petar Miletiq.

    Shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta shprehu mbështetje të plotë të deklaratave të Qeverisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it dhe theksoi bindjen se e ardhmja e Mitrovicës do të jetë në paqe, stabilitet dhe në bashkëjetesë të komuniteteve.

  4. #964

  5. #965
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Me keq ardhje po ju them prap disave ,per vdekjen e serbis se juaj dhe kohes se juaj,,tani folni qka te doni dhe mundoni te shpikni ju si te doni po koha e juaj ka mbaruar me keq ardhje fund

  6. #966
    Prishtinë, 3 tetor - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Fatmir Xhelili është “vizituar” të shtunën në mbrëmje nga EULEX-i në shtëpinë e tij në Shtime, njoftoi Kosovaonline.

    Tri vetura me targa të EULEX-it kanë qëndruar në oborrin e shtëpisë së Xhelilit nga ora 20.00 deri rreth orës 23.00, përderisa disa civilë janë parë në oborr dhe brenda në shtëpinë e zëvendësministrit.

    Burimet të Kosovaonline kanë bërë të ditur se kanë qenë diku rreth 10 policë civilë të përfshirë në këtë rast, mirëpo nuk është marrë vesh nëse me këtë rast Xhelili është intervistuar apo nëse është bastisur shtëpia e tij.

    Emri i zëvendësministrit Xhelili është përmendur nga Nazim Bllaca një vit më parë, kur ai është paraqitur para mediave dhe ka rrëfyer se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe ka kryer një vrasje, si dhe ka marrë pjesë në përgatitjen e disa të tjerave.

    Prokuroria Speciale ka bërë disa intervista lidhur me këtë rast. Muaj më parë e ka intervistuar Azem Sylën lidhur me rastin “Bllaca”.
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  7. #967
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Problemi më i madh është shërbimet të hapura serbe në Kosovë.

    Shërbimet sekrete nuk do te mund te bëni shumë po të mos kishin përkrahjen nga ato te hapura.

    Ne kemi njerez këtu në forum që përkrahin shuarjen e elementit shqiptarë në Kosovë, detyrë kjo primare e shebimeve sekrete dhe atyre udhëheqëse në serbi.

    Shikoni si valon lecka me hartë të Kosoves dhe 6 yje nëpër vend.
    Shikoni si udhëhiqet Kosova nga qeveria korruptive .
    Shikoni kriminalitetin e rangut te lartë sa zhvillohet në Kosovë- prostitucioni, trafikimi i qenjeve njerzore, i drogës , hani në polici të drogës dhe të tjera ...
    Shikoni se si e sa herë futen haptas zyrtar të serbis në Kosovë kur të dojnë dhe ku të dojnë dhe thonë cfarë të donë , sidomos shfryejn urrejtje ndaj shqiptarëve.

    Ka edhe shumë të tjera.

    A nuk jan këto objektiva të planeve serbe për shkatrrimin e Kosoves dhe bërjen e Kosoves jo funksionale , joshqiptare dhe të krijohen kushtet për kthimin e Kosoves nën thundren e serbisë.

    Kokave idote dhe të cekta do t`u duken disa nga këto që i ceka të pakuptimta.
    Po nuk vepruam , do te gjendemi në pozitë që kthimi i tërë Kosovë(sepse diku afër 30% është e okupuar) nën thundren okupuese serbe do të jet i pandalshëm!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  8. #968
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga mebybe Lexo Postimin
    Prishtinë, 3 tetor - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Fatmir Xhelili është “vizituar” të shtunën në mbrëmje nga EULEX-i në shtëpinë e tij në Shtime, njoftoi Kosovaonline.

    Tri vetura me targa të EULEX-it kanë qëndruar në oborrin e shtëpisë së Xhelilit nga ora 20.00 deri rreth orës 23.00, përderisa disa civilë janë parë në oborr dhe brenda në shtëpinë e zëvendësministrit.

    Burimet të Kosovaonline kanë bërë të ditur se kanë qenë diku rreth 10 policë civilë të përfshirë në këtë rast, mirëpo nuk është marrë vesh nëse me këtë rast Xhelili është intervistuar apo nëse është bastisur shtëpia e tij.

    Emri i zëvendësministrit Xhelili është përmendur nga Nazim Bllaca një vit më parë, kur ai është paraqitur para mediave dhe ka rrëfyer se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe ka kryer një vrasje, si dhe ka marrë pjesë në përgatitjen e disa të tjerave.

    Prokuroria Speciale ka bërë disa intervista lidhur me këtë rast. Muaj më parë e ka intervistuar Azem Sylën lidhur me rastin “Bllaca”.
    Po pikrishte per kete raste te cilin jeni interesuar ju hijenat e serbis neper Kosove , eshte e involvuar edhe BIA-ja e serbis me sigurimin dhe fallcifikimin e materialeve si ne rastin e "Shtepis se verdh", keto jan kaluse si gripi i parvjetit....

  9. #969
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Problemi më i madh është shërbimet të hapura serbe në Kosovë.

    Shërbimet sekrete nuk do te mund te bëni shumë po të mos kishin përkrahjen nga ato te hapura.

    Ne kemi njerez këtu në forum që përkrahin shuarjen e elementit shqiptarë në Kosovë, detyrë kjo primare e shebimeve sekrete dhe atyre udhëheqëse në serbi.

    Shikoni si valon lecka me hartë të Kosoves dhe 6 yje nëpër vend.
    Shikoni si udhëhiqet Kosova nga qeveria korruptive .
    Shikoni kriminalitetin e rangut te lartë sa zhvillohet në Kosovë- prostitucioni, trafikimi i qenjeve njerzore, i drogës , hani në polici të drogës dhe të tjera ...
    Shikoni se si e sa herë futen haptas zyrtar të serbis në Kosovë kur të dojnë dhe ku të dojnë dhe thonë cfarë të donë , sidomos shfryejn urrejtje ndaj shqiptarëve.

    Ka edhe shumë të tjera.

    A nuk jan këto objektiva të planeve serbe për shkatrrimin e Kosoves dhe bërjen e Kosoves jo funksionale , joshqiptare dhe të krijohen kushtet për kthimin e Kosoves nën thundren e serbisë.

    Kokave idote dhe të cekta do t`u duken disa nga këto që i ceka të pakuptimta.
    Po nuk vepruam , do te gjendemi në pozitë që kthimi i tërë Kosovë(sepse diku afër 30% është e okupuar) nën thundren okupuese serbe do të jet i pandalshëm!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    shikoje qyqanllakun tend o MJERAN,
    shikoje mjerimin tend o QYQAN
    kjo eshte qeshtja
    se tie ke mendjen te barku qysh e kie te zbrazur....

  10. #970
    Nazim Bllaca ‘shpërblehet’ me “dëshmitar bashkëpunues”
    Publikuar: E premte, më 08 tetor 2010



    8 tetor – Guximi për t’i denoncuar dhjetëra krime të pasluftës i është shpërblyer Nazim Bllacës. Njeriu që kishte dalë publikisht të fliste për shumë vrasje e “plagesa” nuk do të akuzohet për, të paktën, një vrasje.
    Një panel gjyqësor i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës i kryesuar nga gjyqtari italian, Francesko Florit, e ka aprovuar më 2 shtator të këtij viti kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës që Nazim Bllaca të shpallet dëshmitar bashkëpunues në lidhje me vrasjen e Salih Gashit në qershor të vitit 1999, dhe të mos akuzohet për këtë vrasje.
    “Nëpërmjet këtij vendimi Nazim Bllaca deklarohet dëshmitar bashkëpunues në lidhje me vrasjen e Salih Gashit, në bashkëkryerje me Fahredin Gashin në cilësinë e pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke hyrë në shtëpinë e Salih Gashit dhe duke e vrarë me breshëri të automatikut”, thuhet në një vendim të gjykatës, një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”.
    Vrasja e Salih Gashit më 15 qershor të vitit 1999, në shtëpinë e tij në Varigovc të Lypjanit, për të cilën ngarkohen Nazim Bllaca dhe Fahredin Gashi, është cilësuar si krim lufte kundër popullatës civile.

    Trupi gjykues ka thënë se Nazim Bllaca vullnetarisht dhe në mënyrë të përsëritur ka adresuar tek autoritetet e Prokurorisë denoncimin për një numër krimesh të pretenduara në bashkëkryerje me individë të tjerë, ndonjëherë zyrtarë apo politikanë të lartë apo anëtarë të institucioneve të Kosovës.
    Trupi gjykues ka konstatuar se Nazim Bllaca është njeri normal me nivel intelektual. Ndërkohë, burime të “Kohës Ditore” brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë bërë të ditur se më 25 shtator ka filluar hartimi i aktakuzës bazuar në dëshmitë dhe provat materiale të ofruara nga Nazim Bllaca dhe në veprimet hetimore të gjetjes së provave shtesë pas daljes publike të Bllacës.
    Sipas këtyre burimeve, të gjithë njerëzit e përmendur si të përfshirë në vepra kriminale do të jenë të akuzuar kush më lehtë e kush më rëndë, varësisht nga roli që ka pasur në krimet e kryera nga viti 1999 deri në vitin 2007.
    Zyrtarë të EULEX-it ndërkaq nuk pranojnë të flasin për procesin hetimor.
    Gani Geci ka konfirmuar se ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës për njohjen e tij me Nazim Bllacën dhe veprimtarinë e SHIK-ut. Ai ka thënë se nuk i duhet kod a shifër për të dëshmuar në cilindo proces gjyqësor.
    Geci ka thënë se prokurorëve u ka treguar krejt ato që ka thënë në media pas publikimit të CD-së, në të cilën fliste 38- vjeçari Nazim Bllaca nga Ribari i Lypjanit se kishte punuar në strukturën e ekzekutimit, si shtyllë e veçantë në SHIK, nën drejtimin e Azem Sylës dhe Xhavit Halitit.
    Në një vendim tjetër të Gjykatës të siguruar nga gazeta të datës 29 qershor të këtij viti për vazhdimin e arrestit shtëpiak për Nazim Bllacën, i nxjerrë nga një kolegj prej tre anëtarësh, ka specifikuar akuzat që bien mbi Nazim Bllacën dhe personat e tjerë.
    Sipas këtij vendimi, Bllaca ka kryer vrasje të rëndë në gusht të vitit 1999 në Prishtinë në bashkëpunim me Faruk Gashin, Bekim Sylën, Sadik Abazin dhe Shpresim Ukën. Sipas këtij vendimi, i pandehuri Nazim Bllaca ia ka marrë jetën Ibush Kllokoqit duke shtënë mbi viktimën disa herë me armë zjarri, duke kryer vepër penale tinëzare, duke e tërhequr viktimën jashtë shtëpisë me një pretekst fiktiv dhe duke hapur zjarr mbi të.
    “E tërë kjo duke vepruar në një mënyrë të koordinuar me shpërndarjen racionale të revoleve, ku Nazim Bllaca ka shtënë në viktimën, Shpresim Uka ka luajtur rolin e shoferit për arratisje, Sadik Abazi ka folur me viktimën dhe të tjerët kanë ndihmuar veprimet me praninë e tyre”, thuhet në vendim.
    Gjykata thotë se Nazim Bllaca ka kryer edhe vepër penale të vrasjes së rëndë në tentativë më 20 korrik 2000 në Ferizaj, kur kishte filluar ekzekutimin e vrasjes së Adem Salihajt, e cila mbeti e papërfunduar, në bashkëpunim me Driton Hajdarin, Sadik Abazin dhe Shaban Sylën dhe nën instruksionet e Ekrem Jasharit dhe Azem Sylës.
    “Më 3 nëntor 1999, në Prishtinë i pandehuri Nazim Bllaca filloi ekzekutimin për vrasjen e Ismet Arifit, por nuk e përfundoi atë në bashkëpunim me Sadik Abazin, Shpresim Ukën dhe Driton Hajdarin”, thuhet më tej në vendim, duke specifikuar akuzat e tjera.
    Mbi Bllacën rëndon dyshimi po ashtu edhe për krim të organizuar si pjesëmarrës në grup, që kanë kryer vepra penale.
    “I pandehuri Nazim Bllaca ka marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitete kriminale dhe posaçërisht në rastet e mësipërme penale dhe të tjera kryesisht kundër bashkëpunëtorëve të supozuar serbë të strukturës speciale të ekzekutimit brenda SHIK-ut, duke qenë në strukturën e një grupi të organizuar kriminal”, ka thënë kolegji gjyqësor (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”)
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •