Close
Faqja 77 prej 98 FillimFillim ... 2767757677787987 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 770 prej 979
  1. #761
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    PERISKOPI I DREJTËSISË - Edhe uji fle, por propaganda kolonialiste serbomadhe antishqiptare kurrë nuk fle

    Prof.Dr.Mehdi HYSENI
    ka doktoruar Marrëdhëniet Politike Ndërkombëtare.Është bashkëpunëtor i "American Diplomacy", North Carolina të SHBA-së, si dhe bashkëpunëtor i këtyre masmediave në gjuhën shqipe: www.ribashkimi i shqiperisë; www.liriakombëtare.com; www.kosovapress.com; www.ereniku.com; www.rtvzik.com; www.iliria.net , www.shekulli.com; www.kohajone.com; www.gazetapanorama.com, si dhe bashkëpunëtor i www.tanmarket.com


    06.02.2004, 08:28
    Fatkeqësisht, këtë fenomen të shëmtuar antishqiptar nga përvoja e hidhur qindravjeçaare e pikëpjekjes së shqiptarëve indigjenë me serbët barbarë-gjenocidalë, ARDHACAKË ("doshlakë") të vendosur në Ballkan, as politika e as historia shqiptare nuk e kanë fokusuar në mënyrë të merituar në asnjërën nga kaptinat e përmbajtjes së tyre zhvillimore dhe vlerësuese të derisotme. Si boomerang i një vakumi të këtillë, edhe në fillimshekullin XXI (shkurt 2004) si politi ka, shkenca, ashtu edhe propaganda zyrtare shqiptare janë ende në defensivë (duke kërkuar për ta ndëshkuar "fajtorin e brendshëm", jo për shkak të tradhtisë së interesave të përgjithshme të kombit dhe atdheut shqiptar, por për shkak të qëndresës në mbrojtjen e tij këmbëngulëse nga propaganda luftënxitëse dhe gjenocidi shekullor serbomadh! Këtë dukuri ANIMOZITETI e provojnë edhe spekulimet dhe heshtja nëpër koluare dhe "kafeqajtoret e kasabave", tani të restauruara në "taverna e piceri" moderne t ë " autodidaktëve" kuazishkencorë dhe të filozofisë politike, të zhvilluara në stilin "ekuidistnacës" pedagogjiko-gjeografike "prej së largëtës tek e afërta", domethënë mbrapshtë si në kuptimin e tradicionales historike kombëtare, ashtu dhe të asaj shkencore politike të brendshme dhe të jashtme ), dhe rob i abolimit të kolonializmit gjenocidal dhe të imperializmit serbomadh. Mirëpo, pavarësisht nga motivi dhe prirja "tradicionale" e përshtatjes politikës së inercionit dhe tendencës së "rehabilitimit" të hollokaustit serbomalazez ndaj shqiptarëve, që nga 1878 e deri më 2004, ne nuk guxojmë të har rojmë se standardet demokratike, as multietnia e imponuar me serbosllavët kolonialistë, nuk do të japin frytet e njëmendta, po qe se edhe më tej vetëm shqiptarëve në Ballkan u mohohet identiteti kombëtar dhe shtetëror në kolizion me të drejtën e tyre historike, dhe me të drejtën ndërkombëtare, sipas së cilës shqiptarët sikurse të gjithë popujt në botë e gëzon të drejtën e vetëvendosjes. Andaj, nuk kemi as më të voglën arsye, që të heshtim para këtyre fakteve të pamohueshme si mbi bazën e historikes, ashtu edhe mbi atë të juridikes.

    1. Heshtja(?!)

    As në kuptimin shkencor, as në atë religjioz, heshtja para shfaqjes së çfarëdo dukurie negative, që i kanoset njeriut si individ a një kombi si kolektivitet, mbi këto dy baza, me të drejtë vlerësohet si element i frikësimit, i qyqarllëkut, i injorancës, i oportunizmit, i karrierizmit dhe i egoizmit individual a grupor, të gjitha këto veçori shpiejnë në krijimin e dyshimit, të humbjes së besimit në vetëveten, të konfuzionit ndaj njohjes së vërtetës mbi fenomenet e caktuara në shoqëri.

    Lind pyetja, edhe sa do të heshtë inteligjencia dhe politika zyrtare shqiptare, para së vërtetës së pamohueshme, se shqiptarët nuk janë duke jetuar nëpër territore të huaja etnike sllave (Serbia, Mali i Zi dhe FYROM-i), por janë etni autoktone e paeksportuar as nga gjysmë Shqipëria e sotme, as nga Perandoria Osmane e dikurshme? Deri kur do të qëndrojmë indiferent sikurse "pula e qullosur" ndaj akuzave, rrenave, shpifjeve dhe trillimeve të propagandas së zezë dhe të bardhë( sqarim: propagandë e zezë quhet ajo, burimet e së cilës janë të murkulluara, ndërsa e bardhë quhet propaganda burimet e së cilës janë të njohura për opinionin-mh) të politikës propagandistike zyrtare të Beo gradit dhe të Podgoricës, se shqiptarët janë: " terroristë, fundamentalistë, separatistë" etj.etj.? Deri kur? Deri kur?- Prapë lind pyetja, kush, dhe si duhet të përgënjeshtrohen dhe të neutralizohen këto akuza të rënda shpifëse në llogari të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë para botës? Përgjigjja është e thjeshtë dhe, më se qartë, ata persona dhe institucione zyrtare shqiptare, të cilat janë të ngarkuara dhe të autorizuara me detyra, me funksione dhe me kompetenca të caktuara para presidentit, parlamentit, qeverisë, si dhe të akredituara para institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare. Në rastin e kundërt (jashtë Shqipërisë, Kosovës dhe IRJM-së), do të duhej të reagonin subjektet politike shqiptare, përkatësisht përfaqësuesit e tyre, të cilët participojnë në qeverinë dhe në kuvendin e Serbisë dhe të Malit të Zi, si dhe masmediat e pavarura shqiptare, e jo të heshtin pa asnjë arsye(për të mos e zhbalancuar ekuilibrin e krijuar me shfaqjet e huaja të dëmshme në kurriz të së drejtës historike, të drejtës së vetëvendosjes dhe të politikës parimore shqiptare) para "yryshit" të propagandës antishqiptare, të kuridsur në "kuzhinën" tradicionale të shërbimeve të ndryshme të zbulimit dhe të kundërzbulimit shovinist serbomadh në Beograd, e cila tani ëshjtë riaktivizuar përmes "fabrikës" së ashtuquajtur Agjencia e Sigurimit Ushtarak e Unionit të SMZ-së (dikur e njohur me emrin famëkeq "KOS" e ish-RSFJ-së, dhe më pas nën sundimin e kriminelit Slobodan Milosheviq) me në krye kolonelin Momir Stojanoviq, i cili (sipas raporteve të organizatave humanitare joqeveritare ndërkombëtare, dhe të Kosovës) dyshohet se ka qenë i ndërlikuar zyrtarisht në kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.

    Thjesht, këtë, tanimë e dijnë edhe "vremçat", heshtja është e barasvlershme me miratimin. Prapë lindë pyetja, pse të heshtim para "kolerës" gllabëruese serbomadhe, kur të gjitha argumentet janë në anën e së vërtetës shqiptare. Historikisht, as në dekadën e fundme të shekullit XX(1990-2000), e as tani në katërvjetshin (2004) e prologut të shekullit XXI, shqiptarët (as teorikisht, as praktikisht) nuk janë shërbyerë me doktrinën dhe praktikën e urrjetjes nacionaliste, me politikën, as me propagandën terroriste kundër asnjë populli fqinj në Ballkan, ashtu siç ka vepruar me shekuj, dhe tani sërish (pas dështimit të regjimit gjenocidal t ë Slobodan Milosheviqit, më 12 qershor 1999, si rrjedhim i ndërhyrjes së Aleancës së Atlantikut Verior-NATO-s) është hedhur në ofensivë propaganda shpifëse antishqiptare e Unionit të SMZ-së, me në krye Momir Stojanovic, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Slobodan Milosheviqit(ish-president i Serbisë, përkatësisht i "RFJ-së").

    2. Identifikimi dhe sanksionimi i vonuar

    Pavarësisht nga pasojat e deritashme, dhe ato që mund të pasojnë në të ardhmen nga zhvillimi i manovrave dhe i kombinacioneve të "fabrikës së re eksportuese" të produkteve toksikologjike të propagandës shoviniste serbomadhe nën drejtimin e kolonelit Momir Stojanoviq, i dëshmuar për "rezultatet" e tij gjashtëvjeçare në Kosovë (1993-1999) në zhvillimin e propagandës antishqiptare, si dhe të ndërsimit të ekspeditave ndëshkuese çetnike serbe për shfarosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe të popullates civile shqiptare, ne nuk mund të pranojmë (madje as në ëndërr) tezat sofistikuese dhe të r reme as të këtij farë koloneli propogandues dhe zbatues lojal të urdhërave ekzekutuese të Slobodan Milosheviqit, as të shkencës, e as të politikës aktuale të Unionit të SMZ-së me në krye Svetozar Maroviqin ,Nebojsha Çoviqin, Vladan Batiqin dhe me Artemije Radosavleviqin..,etj., se "UÇK-ja ka qenë organizatë terroriste, dhe se në Kosovë edhe sot ka terrorizëm shqiptar"(!?) Kjo është gënjeshtër dhe floskulë e politikës dhe e propagandës së shërbimeve të zbulimit dhe të kundërzbulimit të Serbisë dhe të shërbimeve agjenturore informative të nëndhshme të Kishës Ortodokëse Serbe.

    3. Sajesa e projekteve të vjetra serbomëdha

    Arsenali i shpifjeve dhe i akuzave të këtilla tendencioze, të njëanshme të makinerisë propaganidistike çetniko-serbe, kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, fare nuk është novus as për nga përmbajtja, as për nga metodologjia e lansimit të tij, por është sajesë me bazë shumë të vjetër të brumit gjenocidal të propagandës kolonialiste serbomadhe, duke filluar që nga "Naçertanije" (1844)e Ilia Garashaninit, nga regjimet diktatoriale e ekspansioniste të Milosh Obrenoviqit, të Vasa Qubrilloviqit, të Ivo Andriqit, të Nikola Pashiqit, të Aleksandar Rankoviqit, të Dobri ca Qosiqit, e deri te Slobodan Milosheviqi, Vojisllav Sheshel, Zharka Razhnjatoviq(Arkani), me të vetmin emërues të përbashkë=dëbimi me dhunë, me zjarr, me reprezalije dhe me gjenocid i shqiptarëve nga trevat e tyre të Shqipërisë Etnike. Këtë strategji të dikurshme dhe të sotshme antishqiptare dhe anti Shqipëri, politika propagandistike e Serbisë, sikurse kjo e sotmja e Momir Stojaniviqt, para opinionit të vet dhe atij ndërkombëtar, e "justifikonte" me "luftën e saj kundër shfaqjes dhe veprimt të terrorizmit shqiptar në Ballkan". O tempora! O mores! Edhe sa shekuj duhet të kalojnë, e Evropa ta kuptojë, dhe ta sanksionojë njëherë e përgjithmonë terrorizimin shtetëror dhe politikën gjenocidale imperialste të Serbisë së Madhe, e cila si dikur edhe sot, ka ngelur e patransformuar në logjikën e saj të ekspansionizmit dhe të militarizmit kolonilailist ndaj vendeve fqinje, siç janë Shqipëria Etni ke, Kroacia, Hungaria, Bosnja dhe Bullgaria.

    Gjithashtu, përmbajtja dhe mjetet operative të funksionimit të Agjencisë së Sigurimit Ushtarak (ASU), të drejtuar nga drejtori i saj, Momir Stojanoviq, janë në tërësi "surogat original" i Projekteve denoncuese të shqiptarëve nga ana e OZNE-së(15.08.1944), e UDB-së(mars 1946) dhe e KOS-it(14.09.1955, të cilat kanë qenë institucionet kryesore të policisë dhe të ushtrisë së Jugosllavisë së Titos (të komanduar nga kryeçetnikët serbomëdhenj, të shtirur si "kumunistë" dhe si "partizanë" në likuidimin fizik individual dhe pastrimin etnik kolektiv të shqiptarëve nga Kosova dhe nga të gjitha trevat e tjera të banuara me shqiptarë të Shqipërisë Etnike. Në këtë kontekst, kështu flasin edhe shifrat statistikore të kronologjisë së zezë historike të OZN-së, të UDB-së dhe të KOS-it serbomadh ndaj shqiptarëve në Kosovë. Menjëherë, pas miratimit të Rezolutës së Bujanit për të drejtën e vetëvendosjes dhe bashkimit të Kosovës me Shqipërinë (më 2 janar 1944) në Kosovë depërtojnë çetnikët e maskuar në unormat "partizane", me ç'rast në shenjë hakmarrjeje për këtë akt të rëndësishëm historik për Kosovën dhe Shqipërinë, kryejnë akte të terrorizmit të organizuar dhe spastrim etnik ndaj popullatës së pafajshme civile shqiptare. Si rrjedhojë e mospajtimit me krijimin e një gjendjeje të tillë tragjike, shqiptarët ngrihen në Krye ngritjen gjithëpopullore të Drenicës me në krye tribunin kombëtar, Shaban Polluzha. Mirëpo, pas një rezistence të pathyeshme të luftës së Drenicës, Josip B. Tito, (me dekretligj) urdhëron që Drenica të vihet në adiminstratën e dhunshme ushtarake, si "organ i pushtetit ushtarak shtetëror". Edhe pse më 9 maj 1945 kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore, Drenica ende gjendej në tym e flakë të barutit të hordhive pushtuese, duke përjetuar ankthin e tmerrit, dhe të gjenocidit të ushtrive çetnike serbe me "yllin partisan" deri në qershor të vitit 1945, kur kjo pezullohet definitivisht me urdhërin e Titos. Mirëpo, këtu nuk përfundon tragjedia kombëtare e shqiptarëve, sepse më 10 korrik 1945, Këshilli Krahinuer Populluer i Kosovës dhe i Metohisë, nxori Rezolutëm se Kosova "me vull netin e shqiptarëve" i bashkohet Serbisë.Natyrisht, kjo ishte një gënjeshtër dhe manipulim politik, si rezultat i përdorimit të dhunës dhe terrorit ndaj shqiptarëve, të cilët nuk kishin votuar t'i bashkoheshin Serbisë(siç pohonte propaganda e ndyrë pushtuese serboçetnike përmes gojës, po ashtu të ndyrë të kolaboracionistit dhe vrasësit të shqiptarëve, Ali Shukrisë nga Mitrovica), por kishin votuar, që t'i bashkoheshin nënës Shqipëri. Gjithashtu, ky guxim, ky heroizëm, kjo vendosmëri dhe atdhedashuri ndaj Shqipërisë Etnike e shqiptarëve të Kosovës, dhe të gjitha pjesëve të tjera shqiptare, që morën pjesë në Luftën e Drenicës për t'u çliruar nga çizmja koloniale serboçetnike, e patii çmimin e vet të lartë, sepse pasi botërisht nuk u pajtuan që Kosova të mbetet nën Serbinë e madhe, Tito me klikën e tij serbomalazeze (Svetozar V.Tempo, Dushan Mugosha,Sava Dërleviq, Pavle Joviçeviq etj.) ( në stilin e propagandës së sotme shpifëse teroriste të Momir Stojanoviqit, se "Kosova e Shqipëria po vëlon nga terrorizmat e huaja", me qëllim që të rehabilitojë hollokaustin serboçetnik të regjimit të Slobodan Milosheviqit ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe më gjerë), sërish thuri një grackë tjetër tragjike për shqiptarët, që shumë vonë, në dhjetëvjeçarin e fundmë të shekullit XX (pas shthurjes së ish-RSFJ-së, përkatësisht rikolonizimit të Kosovës nga harangat barbare paramilitare, militare dhe policore serboçetnike), filloi të riaktualizohet nga dëshmitarë të gjallë (si intelektuali i njohur, Azem Xani nga Polaci i Drenicës, i cili në temën "viktimat e Tivarit", ka shkruar një libër shumë të vlefshëm(në dy vëllime), si dhe nga veprimtarë të tjerë shkencës dhe të kulturës shqiptare, e njohur me emrin "Procesi i Tivarit".

    4. "Golgota shqiptare e Tivarit"-simetria e kontinuitetit historik e politikës gjenocidale serbomalazeze ndaj shqiptarëve

    Sipas propagandës serbomalazeze të regjimit brutal Tito-Rankoviq, "golgota shqiptare e Tivarit" është organizuar me qëllim " të plotësimit të efektivivave ushtarake të Armatës IV jugosllave për ta çliruar Malin e Zi nga fashizmi."Mirëpo, edhe pse sot ende nuk dihet saktësisht numri i viktimave sesa shqiptarë janë maskruar nga kama dhe të gjitha armët e bombat serbomalazeze çetnike, llogaritet se nga 13 mijë veta(prej tyre i kanë masakruar barbarisht mbi 1.600.Mirëpo, edhe kjo shifër nuk mund të konsiderohet e saktë,nga dëshmitarët e gjallë dëshmohet se numri i tyre tejkalon dyshin e kësaj shifre të theksuar) kryesisht djelmosha shqiptarë, të cilët i kanë detyruar me dhunë, t'i rreshtojnë në "marshin e vdekjes" duke i nisur prej Kosov e, nëpër Shqipëri për të arritur në "koloseumin e vdekjes" në Tivar, varret e të cilëve nuk dihen edhe sot e asaj dite.

    Ia vlen të theksojmë se, edhe pas "golgotës shqiptare të Tivarit", populli shqiptar në Kosovë nuk është pajtuar me gjendjen koloniale robëruese nga serbomalazezët, por në vazhdimësi e ka ngritur zërin dhe pushkën kundër tyre (1946-1947). Mirëpo, regjimi serbomadh Tito-Rankoviq, çdo kryengritje të armatosur e ka shuar në gjak. Kështu, edhe gjatë viteve 1956-1957, me pretkest të grumbullimit të armëve nëpër shtëpitë e shqiptarëve, makineria brutale e ekspeditave ndëshkuese policore serbe i ka torturuar mbi 50 mijë shqiptarë, dhe mbi 1000 të tjerë i ka likuiduar në mënyrën më mizore, si dhe mbi 300 mijë t ë tjerë i ka shpërngulur në Anadolli të Turqisë (sipas elaboratit të Vasa Qubrilloviqit: "djeg, vrit, shpërngul dhe kolonizo").

    Po ashtu, propaganda serbomadhe antishqiptare ishte aktive dhe shumë e rrezikshme, edhe në vitin 1968, e cila përmes agjentëve dhe mekanizmave të saj veprues ndikoi në thyrjen brutale të demonstratave të studentëve shqiptarë, të Prishtinës, të cilët(edhe pse pa pushtet faktik as juridik) ishin të vetmit përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar në Kosovë. Këtë e dëshmoi edhe shtruarja e kërkesave të tyre të drejta dhe të ligjshme, që Kosovë të fitoni statusin e Republikës, dhe përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare. Duke qenë se shqiptarëve iu lejua vetëm përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar, si "minoritet kombësi", lëvizjet patriotike shqiptare me në krye Adem Demaçin, dhe me pasardhësit e tij, Hydajet Hyseni, Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla e të tjerë, vazhduan luftën ilegale për çlirimin definitiv të Kosovës nga këmba e pushtuesit kolonizues serbomalazez. Si rrjedhim, më 1981 shpërthyen demonstratat studentore në Prishtinë, nën drejtimin e Hydajet Hysenit me shokë dhe me shoqe të paepur për liri dhe pavarësi të Kosovës. Mirëpo, edhe këto demonstrata të studentëve shqiptarë, UDB-a, KOS-i jugosllavë dhe kolaboracionistët shqiptarë, i shuan në gjak, duke përdorur tanke ushtarake e policore, por dëshirën dhe vullnetin atdhedashes për lirinë e Kosovës, përkatësisht të trojeve etnike shqiptare, as tanket, as topat, as raketat, as burgosja, as torturat ataviste, as vrasja e patriotëve më të dalluar shqiptarë, nuk pati fuqi për t'i varrosur, sepse nuk voni shumë kohë, e nga vrushkujt e gjakut liridashes te LPK-së, të LKÇK-së dhe të lëvizjeve dhe të fronteve të tjera revalucionare shqiptare, lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës(UÇK) me në krye me heroin kombëtar legjendar, Adem Jasharin, e cila me luftën e saj heroike, dhe me urtinë politike ia arriti ta çlirojë Kosovën nga bandat vrastare të kolonizatorëve shekullorë serboçetnikë. Pikërisht, këtu qëndron "problemi" dhe "mosmarrëveshja" me politikën dhe me propagandën e luftënxitëse të Unionit të SMZ-së, sepse pas disfatës së luftës gjenocidale në Kosovë, domethënë pas humbjes së kolonisë së tyre më të pasur në Evropë, Kosovës me burime nëntokësore (ari, argjend, plumb, baker, krom, thëngjill etj.), tash qe katër radhazi Beogardi së bashku me Kishën Ortodkëse Serbe dhe me të gjitha shërbimet sekrete policore dhe ushtarake, po rovatet që të ushtrojë propagandë dezinformuese kundër UÇK-së se ajo në essencë "është terroriste" së bashku me të gjithë ato subjekte politike vendore dhe individë shqiptarë, duke mos kursyerë as mbështetsin kryesor të UÇK-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të partnerëve të saj evropianë në kuadrin e NATO-s. Mi rëpo, pavarësisht nga këto tendenca paranoike dhe shpifarake të propagandës serbomalazeze të UDB-së, të KOS-it, përkatësisht të ASU-së së Momir Stojanoviqit, lufta e drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale e UÇK-së, as e lëvizjeve të tjera shqiptare kundër pushtuesve kolonialë serbomalazezë, me asnjë ligj të së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të cilësohet si "terroriste", sepse ka karakter të përgjithshëm të luftës çlirimtare kombëtare, e jo karakter grabitçar, terrorist dhe gjenocidal, sikurse lufta pushtuese e Serbisë ndaj Kosovës. Ky raport në asnjë mënyrë nuk mund të ndryshohet as ligjërisht, as politikisht, sepse viktimat dhe varret masive në Kosovë flasin se kush ishte në rolin e agresorit, e kush ishte në rolin e mbrojtësit dhe të çlirimtarit.

    5. Çerthujt e terrorizmit, të hulumtohen në Serbi, e jo në Kosovë, as në Shqipëri

    Prandaj, pavarësisht nga "aftësitë profesionale" të agjentëve dhe të Agjencisë së Sigurimit Ushtarak të Momir Stojanoviqit, që ta revidojnë të vërtetën historike dhe politike të Kosovës në llogari të propagandës kolonialiste serbe të Unionit të SMZ-së, me qëllim që ta gënjenë dhe ta frikësojnë opinionin ndërkombëtar se Ballkanit po i kanmoset një rrezik i madh nga "terrorizmi shqiptar" i Alkaides", i cili po manifestojka përmes ndërtimit të një "transversaleje të gjelbër muslimane në Ballkan"(Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Sanxhaku).Sipas "gramatikës" cirilike të propagandës shpifëse dhe dezinformuese të Beogradit, kjo do të thotë se shqiptarët dhe muslimanët e Sanxhakut, të mbë shtetur nga Shqipëria dhe Turqia, janë në "mundim e sipër", që të krijonë shtetin e pare silamik në Ballkan, përkatësisht në Evropë. Këto shpifje diletnate dhe bizare në llogari të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, vihen në kontekstin historik jo të realiteteve të sotme të krinjuara në Ballkan dhe në Evropë, por në atë periudhës historike të Perandorisë Osmane, e cila sipas "justifikimit" të politikës propagandistike dhe të kuazishkencës serbomadhe të Beogardit, e paskësha pasur ëndërr shekullore, që të depërtojë në Evropën Perëndimore.Mirëpo, në rastin konkret krahas Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe perandorisë së perënduar osmane, akuzohet edhe politika e sotme e Turqisë, e cila sipas këtij varianti të "transversals së gjelbër", kjo paska për qëllim të fundit, që duke përdorur Sanxhakun, ta ndajë Serbinë dhe Malin e Zi, dhe të gjithë serbët t'i copëtojë në minoritete kombëtare nëpër enklavat heter ogjene të shteteve të reja, të cilat do të kriohen në Ballkan?! Duhet të nënvizojmë se autorët e këtij "koncepti strategjiko-taktik" të propagandës serbomalazeze, të cilët e kanë trilluar "transversalen e gjelbërr", të theksuar, indirect përmes trukeve nacionalshoviniste (për ta ruajtur epërsinë e interesave koloniale dhe ekuilibrin e sferës së interesit të zones bizantine sllave në Ballkan), i kritikojnë ashpër strategët e Rendit të Ri Botëror, e në radhë të parë Amerikën, Kombete Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, me motivacion se këto janë shkaktari kryesorë, i mbështetjes së pavarësisë së Kosovës në dëm të sovranitetit dhe të pavarësisë së Serbisë. (Me gjasë) për t'i shpëtuar kësaj "gracke", të trilluar dhe krejtësisht të zhveshur si në aspektin e realpolitikës, ashtu edhe të angazhimit strategjik të SHBA-së për zgjidhjen e krizave ndëretnike në Ballkan, "kuzhina" e propagandës serbomadhe, përmes ASU-së së Momir Stojanoviqit, ka nxjerrë në shesh "argumente të reja" të "terrorizmit shqiptar" në Ballkan. Kësaj "eureke" të propagandës subversive speciale, të kombinuar me sondazhe dhe elemente të strategjisë së frikësimit, të "gatuar në kuzhinën e vjetër" dhe të re politikës së "bosëve" të Dedinjës dhe "beretave të kuqe" të Legisë së Zemunit, me qëllim që politikën shqiptare "ta mbështesin për muri", duke e izoluar nga populli dhe mbështetja e Amerikës dhe e aleatëve të saj, mund t'I ketë besuar verbërazi vetëm "kasapi i Ballkanit", Slobodan Milosheviqi, si dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë racistë: Shesheli, Milutinoviqi, Shainoviqi etj, të cilët sot gjenden, duke u akuzuar në Tribunalin e Hagës, për shkak të politikës gjenocidale ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe muslimanëve boshnjakë.

    6. Preventiva për neutralizimin e propagandës terroriste serbomalazeze

    Me gjithë konstatimet e theksuara, kjo nuk mjafton, të ngelim vetëm në konstatime empirike individuale a profesinale, por për trillimet dhe shpifjet e këtilla të "terrorizmit" të eksportuar nga Serbia dhe Mali i Zi në adresë të UÇK-së, të individëve dhe të institucioneve të ndryshme shqiptare të Kosovës dhe të Shqipërisë, është domosdoshme të merren kundërmasa urgjente nga strukturat zyrtare shtetërore s të Kosovës, ashtu edhe të Republikës së Shqipërisë, me qëllim të përballimit dhe të sanksionimit me kohë të "produkteve" të propagandës terroriste zyrtare të Serbisë, përndryshe, nëse ne "flejmë" dhe grindemi mes veti edhe në këtë fillimshekull (duke kërkuar "fajtorin-armikun" e brendshëm shqiptar, i cili po na e prish "dashurinë tregtare" personale e grupore me Unionin e SMZ-së) sikurse gjatë historisë së derisotme, na kanoset serish rreziku serioz, që mbi kokat dhe trojet tona etnike, të rikthehet propaganda dhe terrorizmi gjenocidal i barbarizmit serbomalazez. Për të evituar një rrezik të këtillë, të cilin tanimë e ka bërë të ditur zyrtarisht eksponenti i propagandës speciale, subversive luftënxitëse serbe kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, Momir Stojanoviq, politika zyrtare shqiptare, duhet tiI marrë këto masa urgjente, me qëllim që, të identifikohet dhe të sanksionohet ligjërisht sa më parë, Momir Stojanoviq, si bartës kryesor i strategjisë dhe i taktikës së propagandës së tij të trilluar "terroriste" në adresë të shqiptarëve, të Kosovës dhe të Shqipërisë:

    (I) Qeveria e Republikës së Shqipërisë (pa vonuar, me procedurë urgjente), duhet të deklarohet zyrtarisht para bashkësisë ndëkombëtare në vlerësimin e saj meritor, është e vërtetë apo gënjeshtër se, sipas informacioneve të shërbimeve dhe të policive sekr ete serbomalazeze(të analizuara dhe arkivuara me shifrën tepër sekret nga titullari zyrtar, Momir Stojanoviq) "në Shqipëri, në pjesë veriore të saj: Bajram Curr, Krujë e Tropojë, në Kosovë, në Kërçovë dhe në Gostivar, 'Alkaida" jo vetëm se qenka e pranishme, por edhe po veprueka si e tillë". Kështu, ka pohuar decidivisht kryepropaganduesi serbomadh antishqiptar, Momir Stojanoviq përmes intervistës së tij, dhënë Agjencisë së lajmeve "TANJUG" të Unionit të SMZ-së, më 2.02.2004. Edhe pse kjo nuk është e vërtetë se çka ka deklaruar zyrtarisht ish-koloneli i KOS-it në Kosovë, Momir Stojanoviq, qarqet zyrtare shqiptare nga të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, duhet të dalin sa më pare para opinionit me reagimet e tyre përgënjeshtruese, në mënyrë që të dale në shesh, se kush po e dezinformon faktorin ndërkombëtar në Ballkan me " shfaqjen e terrorizmi t" të trilluar shqiptar. E vërteta është krejtësisht tjetër nga ajo çka ka pohuar, Momir Stojanoviq. Në Ballkan ka terrorizëm (kjo u dëshmua edhe me vrasjen e premierit të Serbisë, dr.Zoran Gjingjiqit), madje shumë i rrezikshëm dhe me pasoja të paparashikuara, por ai është terrorizmi kolonial serbomadh, e jo kursesi "terorizëm shqiptar", siç pohon propaganda antishqiptare e drejtorit të ASU-së, Momir Stojanoviq. Sa është i rrezikshëm, dhe se mund të eskalojë "brenda natës" siç thuhet në zhargonin e politikës ditore, këtë e provoi edhe vrasja e Ana Lindit(ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, shtetit më human dhe më demokratik në Evropë) nga akti terrorist serb me përmasa ndërkombëtare.

    (II)Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, nevojitet që pësmes notes protestuese diplomatike, të reagojë ashpër te qeveria e Unionit të SMZ-së, për shkak të akuzave dhe shpifjeve të konstruktuara të drejtorit të Agjencisës së Sigurimit Ushtarak (ASU) të SMZ-së, Momir Stojanoviq, se në Shqipëri po veprojnë "grupe terroriste" dhe "Alkaida";

    (II) Gjithashtu, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, ashtu si ka vepruar me kohë Shërbimi informativ i KFOR-it, urgjentisht, duhet t'i denoncojnë botërisht spekulimet e konstruktuara të propagandës së ASU-së, serbomalazeze, të deklaruara përmes drejtorit të saj, Momir Stojanoviq, se në "Kosovë po vepron 'Alkaida' terroriste";

    (III) Të njëjtin reagim përgënjeshtrues, duhet ta kenë bërë subjektet politike shqiptare në IRJM; Subjektet politike shqiptare në Mal të Zi, si dhe ato në Kosovën Lindore.

    Edhe pse të gjithë "paragrafët" e intervistës së theksuar të Momir Stojanoviqit janë konstruksion i një gënjeshtre "sensacionale" të kryeagjentëve të "Beretave të Kuqe" terroriste paramilitare serbomalazeze, të cilat shkaktuan me qindra e mijëra viktima në njerëz në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, kjo patjetër duhet të demantohet dhe të demaskohet nga ana e politikës dhe e propagandës së mirëfilltë shqiptare, e cila qe 14 vjet ka rënë "gjumin dimëror", e nuk shohin fare se ç'po ngjet rretheqark tyre. UDB-a ka hyrë jo vetëm në Kosovë, në Mal të Zi, , por edhe në zemër të Shqipërisë, po lëviz lirshëm, dhe pa kurrfarë pengese, sikurse në kohën e esadistëve dhe të zogollistëve, e ngjizur me agjentura sllave dhe të huaja po drejton propagandën e saj të nëndhshme për ta mbajtur shtetin shqiptar përherë të destabilizuar dhe në gjendje anarkie. Kjo dukuri negative dhe tejet e dëmshme për sigurinë dhe rendin në Shqipëri, duhet të eliminohet me mjetet përkatëse preventive, përndryshe kjo do t'iu kushtojë shtrenjtë jo vetëm Shqipërisë, por të gjithë shqiptarëve. Ndër masat preventive për t'u prerë penetrimi i agjenturave të ndryshme serbomalazeze me parashenjë "tregtare" e "biznesi" brenda kufijve shqiptarë, qeveria e Shqipërisë, nevojitet të rivendosë regjimin e vizave reciproke me Unionin e SMZ0-së. Natyrisht,aplikimi i kësaj mase do të shkaktonte reagime në qarqet e ashtuqujatura shkatërrimtare të sistemit shtetëror të Shqipërisë, mirëpo, kjo masë preventive, është më se domosdoshme, sepse do të ndikonte pozitivisht në "dekontaminin" e territorit shqiptar nga vërshimi legalë dhe ilegalë i bandave agjenturore serbomalazeze. Ndryshe, do të jetë shumë vështirë, që të parandalohet "importimi" i terrozimit serbosllav në Shqipëri. Politika e jashtme e Shqipërisë mund ta ketë hequr regjimin e vizave me tërë botën, por me Unionin e Serbisë dhe të Malit të Zi, duhet ta rikthejë në shqyrtim këtë çështje ngase përkundër (heqjes së vizave) dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në shakllë diplomatike me të, deri tani nuk ka dhënë asnjë rezultat në kuptimin reciprok,( kur është fjala për palën shqiptare), sepse politika dhe prop aganda e Beogradit po vepron me të njëjtat "standarde" të regjimit të Slobodan Milosheviqit kundër interesave vitale të Kosovës, të Shqipërisë, si dhe të shqiptarëve nëpër trevat e kolonizuara nga Serbia dhe Mali i Zi, duke tentuar që para bashkësisë ndërkombëtare, t'i ndërrojë tezat dhe rolet gjenocidale serbomëdha, se UÇK-ja dhe shqiptarët në Kosovë e Shqipëri "janë terroristë", e jo Serbia dhe Mali i Zi, të cilat, pothuajse një dekadë të plotë të shekullit XX(1990-1999) ishin ndër vendet më terroriste në botë, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Këtë e provojnë me dhjetra varreza massive të viktimave civile (fëmijë, pleqë, gra,të gjitha moshat),djegie massive e vendbanimeve në Kosovë, në Kroaci dhe në Bosnjë, si dhe miliona refugjatë shqiptarë, myslimanë boshnjakë e kroatë në Evropë, në Amerikë e Australi. Ky lloj i terrorizm it të organizuar shtetëror dhe i gjenocidit të institucionalizuar serbomalazez, me gjithë "listën e dëshirave" dhe ulpiset e propagandës serbomadhe të Momir Stojanoviqit nuk mund t'iu "amputuhet" as UÇK-së, as shqiptarëve e as Shqipërisë, por vetëm kryeaktorëve dhe ekzekutorëve kryesorë të politikës dhe propagandës shfarosëse të regjimit çetniko-fashist të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, dhe atyre, që e ndihmuan atë në kryerjen e krimeve kundër njerëzimit.

    Lidhur me deklaratën zyrtare të Momir Stojanoviqit, se "në Kosovë, në gjysmë Shqipërinë e pavarur, si dhe në hapësirat e tjera etnike shqiptare, është e pranishme Alkaida dhe organiztat terroriste islamiste si 'Vehabia', 'Tarikat', 'lulëkuqja' etj.", deri në këtë moment zyrtarisht është deklaruar vetëm KFOR-I në Kosovë, i cili perms zëdhënësit të tij,kolonelit Horst Pieper(raportit të Zyrës për informim të KFOR-it),kategorisht i ka hudhur poshtë pohimet e theksuara shpifëse propagandistike të drejtorit të Agjencisë së Sigurimit Ushtarak (ASU) të Unionit të SMZ-së, Momir Stojanoviqit, duke nënvizuar me theks të posaçëm se në Kosovë, të administruar nga UNMIK-u, nuk janë të pranishme as nuk veprojnë as "Alkaida" as grupe të tjera terroriste për të cilat ka trumbetuar propaganda "largpamëse" e Momir Stojanoviqit( beta,3.2.2004).

    7. Shqipëria, as shqiptarët nuk kanë nevojë për "avokatë" të dyshuar terroristë serbomalazezë

    Nëse eventualisht, shfaqen dukuri terroriste(pavarësisht nga prejardhja e tyre) në Kosovë dhe në Shqipëri, ato do t'i luftojnë me ngulmë dhe me të gjitha mjetet, që i kanë në dispozicion shqiptarët dhe vetë Shqipëria(e jo kursesi agjentët dhe agjenturat terroriste të Serbisë as të Malit të Zi, pavarësisht nga "oferta qëllimmirë" e tyre), duke bashkëpunuar me aleatin më besnik dhe shpëtimtar të tyre-Amerikën, me institucionet përkatëse ndërkombëtgare, me Kombet e Bashkuara, me KFOR-in dhe me Evropën e sotme demokratike, e jo me okupatorët e dëshmuar terroristë dhe gjenocidalë serbomalazez, të cilët për ta fshehur terrorizmin e tyre dhjetëvjeçar(1990-1999), pasi tërë bota e kuptoi se kush ës htë terrorist në Ballkan, së fundi, Momir Stojanoviq, u gjet, që "terrorizmin autokton" serbomalazez t'ua atribuojë shqiptarëve dhe Shqipërisë. Mirëpo, këto shpifje "sensacionale" të propagandës serbe të beoigradit nuk do t'i "zhvas" as UNMIK-u, as KFOR-I, as Amerika, sepse koloneli Momir Stojanoviq qemoti është në Listën e Zezë të Bashkimit Evropian, si dhe është i apostrofuar në Tribunalin e Hagës nga disa dëshmitarë,për shkak të dyshimit se ka "gisht" në kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur, edhe Natasha Kandiq, kryetarja e Fondit të së Drejtës Humanitare, në Beograd, se ka në dispozicion dokumentin e Tribunalit të Hagës në të cilin figuron emri i kolonelit Momir Stojanoviq. Kjo çështje delicate,që bie ndesh me të drejtën huanitare ndërkombëtare, dhe me dispozitat e konventave të Gjenevës, duhet të jetë preokupim i propagandës së ASU-së së tij, e jo shpifja dhe atribuimi i terrorizmit serb apo i "Alkaidës" shqiptarëve dhe Shqipërisë. Se koloneli Momir Stojanoviq ka qenë i ndërlikuar në konfliktet e armatosura në Kosovë, dëshmon edhe deklarata e deponuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krime të luftës në Jugosllavi, e paraiqtur nga nga dëshmitari, Nik Peraj (ish-oficer i UJ-së), në të cilën ka theksuar se," M.Stojanoviqi në filim të marsit 1999, i kishte treguar për planin e pastrimit etnik, të cilin do ta ndërmerrte në vepër kundër shqiptarëve të Kosovës në komunën e Gjakovës. Ndër të tjera, në deklaratën e tij, Nik Peraj, kishte theksuar se si officer I UJ-së, kishte marrë pjesë në mbledhjen, kur është planifikuar masakra në Mejë dhe në Korenicë, ku më 28 prill 1999 në Mejë janë vrarë 68, kurse në Korenicë 74 shqiptarë."(Vijesti,28.03.2003). Duhet të shtojm ë se, për kolonelin kontravers, Momir Stojanoviq në Kosovë, duhet të ketë qenë arkivuar ndonjë dosje e tij, edhe në dokumentacionin statistikor të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Kosovës (KMLDNJ).

  2. #762
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Zhveshja e miteve

    Nga Shirly Klojs Diogardi *

    Për muaj kemi dëgjuar rreth nevojës së ndryshimit të regjimit në Irak, që tashmë është shumë pranë. Por nuk kemi dëgjuar rreth nevojës së ndryshimit të regjimit në Serbi. Ky diskutim duhet të fillojë së shpejti – tani që Serbia e pasluftës është demaskuar si një shtet i kontrolluar nga krimi, në të cilin anëtarë të botës së nëndheshme të Beogradit, policia sekrete, dhe establishmenti sundues vranë kryeministrin serb Zoran Gjingjiç më 12 mars. Qysh nga vrasja, më shumë se 2 mijë serbë janë arrestuar në përpjekje për të shkallmuar rrjetin kriminal që çoi në eliminimin e Gjingjiçit. Në një intervistë në “Ëashington Post”, një ditë pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiç, ish-shefi i policisë së Beogradit, Marko Nikoviç, kishte vlerësuar se”askund në botë nuk ka një simbiozë ndërmjet kriminelëve, shërbimit të sigurimit dhe aparatit qeveritar siç është në Jugosllavi”. Ai po ashtu ka thënë se “kur demokratët erdhën në pushtet (Serbi) pas revolucionit të tetorit, ata e bënë një gabim shumë të madh: Ata e pranuan përkrahjen e grupeve kriminale dhe të policëve të korruptuar, të cilët deri në atë kohë ishin të lidhur me Milosheviçin.” Derisa qeveria e SHBA-ve i duartrokiste Serbisë së rrethuar nga grupet kriminale menjëherë pas vrasjes së Gjingjiçit, do të duhej të shikonte me vëmendje të madhe vlerësimin e Marko Nikoviçit për Serbinë, si një vend ku bota e krimit operon ngushtë me kriminelët e luftës, me njësinë speciale të policisë dhe me zyrtarë qeveritarë. Pastaj, nëse ajo dëshiron të arrijë një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, qeveria amerikane duhet të shikojë me vëmendje të madhe në rolin e Perëndimit në dështimin për ta çmontuar sistemin e Milosheviçit kur ky e kthente në mit realitetin e Serbisë së pasluftës. Gjingjiç ishte vrarë qëllimisht për shkak se ai ishte në prag të kapjes së grupit të ashtuquajtur “Klani i Zemunit” dhe rrjetit tjetër kriminal dhe dorëzimit të tyre në gjyq. Ai është vrarë edhe për shkak se kishte imituar një aleancë me krimin e organizuar në përpjekje për ta rrëzuar nga pushteti Milosheviçin në tetor të vitit 2000 dhe më pas për ta dërguar atë në Gjykatën e Hagës. Gjingjiç ia kishte borxh ngritjen në pushtet botës së krimit e për këtë ka fakte të bollshme se ai kishte përfituar nga kjo lidhje. Kur ai përfundimisht vendosi që ta shkatërrojë pikëmbështetjen e krimit të organizuar në qeverinë e tij për shkak të presionit të Perëndimit, ai e pagoi çmimin përfundimtar. Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, më 2 prill shkoi nga Turqia në Beograd për një takim jozyrtar me presidentin Svetozar Maroviç dhe kryeministrin Zoran Zhivkoviç “për të treguar përkrahjen tonë derisa ata po kalojnë nëpër këtë kohë të vështirë dhe për t’ua bërë me dije se ne jemi me ta”. Natyrisht se ai i ishte referuar vdekjes së Zoran Gjingjiçit pas së cilës Beogradi kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe pastaj kishte arrestuar 3,000 qytetarë serbë në ndjekje të atentatorëve të tij në përpjekje për ta shuar rrjetin e krimit që kishte çuar në eliminimin e tij. Përderisa shfaqja e përkrahjes së Kolin Pauellit ndaj një populli në kohë krize është me vend, në anën tjetër ka diçka shqetësuese rreth shprehjes së tij të afrimit me Serbinë, e cila u demaskua si një shtet i kontrolluar nga kriminaliteti, një shtet që ende është në grahmat e ultranacionalizmit, ksenofobisë dhe racizmit që kishte çuar në okupimin e Kosovës për një dekadë të tërë dhe për të nisur katër luftëra agresive dhe gjenocidale në Ballkan që si pasojë pati shuarjen e 350,000 jetë njerëzish dhe 4 milionë refugjatë. Pa u çuditur fare, Millorad Lukoviç – Legia, kreu i bandës kriminale të “Zemunit”, të cilit i është dhënë hapësirë e lirë në Serbinë e pasluftës për të kontrabanduar, vjedhur, rrëmbyer dhe për të vrarë, ishte edhe ish-komandant i njësisë speciale të policisë “Beretat e kuqe” që i ka kryer krimet më të rënda kundër muslimanëve të Bosnjës dhe shqiptarëve të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa Perëndimore mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për pushtetin e kriminelëve të luftës dhe krimit të organizuar në Serbinë e pasluftës për shkak të këmbënguljes që nga rënia e Milosheviçit se Serbia ishte një demokraci e re që duhej të pranohej shpejt në bashkësinë e popujve, me qasje të plotë në institucionet ndërkombëtare financiare dhe organizmave qeveritar. Me nostalgjinë e pakontrolluar për Jugosllavinë e Titos dhe pikëpamjet e rreme për përparësitë ekonomike në Serbi, Uashingtoni dhe Brukseli e kanë mbajtur të fshehur për katër vitet e kaluara faktin se Serbia ishte më afër një shteti gangsterësh se demokracisë. Ata e kanë fshehur këtë realitet deri në pikën kur e kthenin kokën në anën tjetër kur serbët vallëzonin nëpër rrugë pas sulmeve terroriste të 11 shatorit në SHBA. Ata bënë lëshim pas lëshimi pa marrë parasysh refuzimin e Beogradit për t’i dorëzuar kriminelët serbë të luftës në Gjykatën e Hagës, posaçërisht komandantët e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç. Uashingtoni dhe Brukseli kanë ndenjur duarkryq kur Beogradi punonte në destabilizimin e Kosovës dhe Bosnjës, për ndarjen e paligjshme të veriut të Kosovës dhe për t’i paraqitur në mënyrë të shtrembër shqiptarët në shtypin ndërkombëtar si burim i dhunës në Ballkan. Edhe përkundër dy raporteve të mëdha televizive, njëri në televizionin ABC kurse tjetri në CBS, ku është vënë në dukje shitja ilegale e armëve të Serbisë në Irak, e cila kishte filluar në kohën e Milosheviçit dhe ishte shkallëzuar nën qeverisjen e Gjingjiçit kanë kapërcyer pa u kontrolluar. “SHBA-të duhet ta marrin një pjesë të fajit mbi supe për mënyrën se si kanë marshuar dorë për dore shteti dhe krimi i organizuar në këtë vend”, -ka thënë Zoran Kusovac, ananlist për Ballkanin, në “Jane’s Defense Ëeekly”, më 30 mars të këtij viti në emisionin “60 minuta” të quajtur “Kush po i shet armë Irakut.” Sipas Kusovacit, SHBA-të, së bashku me vende të tjera perëndimore, “kanë lejuar ndryshime sipërfaqësore” në Serbi. Kjo është ajo që pohimin e sekretarit Pauell e bën shqetësues, siç është edhe thirrja e drejtuar gabimisht nga disa qarqe me rastin e vrasjes së Gjingjiçit se SHBA-të duhet ta zbehin presionin ndaj Serbisë për dorëzimin e kriminelëve të luftës dhe për të bërë reforma demokratike në shkëmbim të ndihmës ndërkombëtare. Siç kishte thënë, në mënyrë shumë korrekte, senatori Xhozef Bajden, në një fjalim në Çikago, më 15 shtator të vitit 2002 se “Serbia si forca kryesore lëvizëse për luftërat e çmendura gjenocidale të viteve ‘90 duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për të përfituar ndihmën e SHBA-ve, si dhe kërkimi i faljes nga Serbia për Kosovën dhe Bosnjën. Sikurse gjermanët e kohës së nazizmit, ka shpjeguar Bajden, është me rëndësi që serbët të zhvishen nga mitologjia se ata janë viktimat e një mitologjie e cila u ka mundësuar atyre që t’i justifikojnë aktet e agresionit ndaj të tjerëve. Nëse ne me të vërtetë jemi “me Serbinë”, atëherë SHBA-të duhet të bashkohen me popullin e saj në çmontimin e miteve për të kaluarën e Serbisë dhe të sjellë reforma të reja në mënyrë që gjeneratat e reja të serbëve të mos e përsërisin historinë dhe që më në fund ky vend të bëhet pjesë integrale e një Evrope demokratike. Megjithatë, nuk mjafton të arrestosh mbeturinat kriminale të epokës së Milosheviçit. Serbia nuk do të bëhet një demokraci e vërtetë, dhe nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në Ballkan deri atëherë kur i gjithë vendi të konfrontojë historinë e racizmit të tij dhe gjenocidin kundrejt shqiptarëve dhe popujve josllavë të tjerë.

    *Autorja, është eksperte për çështjet e Ballkanit dhe bashkëshorte e Jozef Diogardi, kryetar i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane në SHBA

  3. #763
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Zjarr në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë Kosovë

    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një dhomë në katin përdhesë të gjykatës së Qarkut në Mitrovicë që ndodhet në pjesën veriore të qytetit, njoftuan burimet e Shërbimit Policor të Kosovës në këtë qyetet. Nuk njoftohet për të lënduar, përveq se janë shkaktuar dëme materiale.

    Sipas zëdhënësit Arbër Beka zjarri shpërtheu rreth orës 6 e 30, ndërsa u lokalizua nga zjarrfikës të shumtë që intervenuan me shpejtësi. Zëdhënsi Beka nuk ka konfirmuar nëse zjarrvënia ishte e qëllimshme. Ndryshe burimet tjera nga veriu njoftojnë se zjarri ishte i qëllimshëm dhe është vënë nga persona të panjohur . Gjykata e qarkut në pjesën veriore të Mitrovicës është i vetmi instiucion që punon në bazë të rregullave të gjyqësisë kosovare. Edhe më herët ka pasur presione të vazhdueshme të ekstremistëve serb mbi punëtorët e gjykatës, por deri më tani këto presione janë treguar të pasukseshme sepse gjykata ka vazhduar punën normalisht.

    Incidente në rrugën Prishtinë - Shkup Kosovë

    Magjistralja Prishtinë – Shkup, nuk është rrugë e sigurtë për udhëtarët, sidomos orëve të vona.Të shtunën në orën 22 30 nga fshati Llapna Sellë në afërsi të Çagllavicës është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të rrugës. Pos dëmit material, viktima nuk ka.

    Zvarritjet nga një stacion policor në tjetrin, pa ndonjë interes të posaçëm për ata që kanë frekuentuar gjatë asa kohe në këtë magjistralë, kanë vonuar raportimin deri në ditën e nesërme. Në stacinin policor të Gracanicës, asnjë fjalë për rastin e raportuar. Ndalohet edhe xhirimi. Në stacionin qendër, përgjigja është hetimet vazhdojnë. Asnjë kontrollë nëpër shtëpitë përreth, që shtron dilemën pse? Mungesa e pushtetit dhe zbrazëtirat ligjore, paraqesin vështirësi për t’i ofruar siguri të plotë qytetarit të Kosovës. Procesin e ndërtimit të një force institucionale vlerësuar nga ata që përpiqen të ofrojnë siguri e cungon mungesa e një strategjie të përbashkët mes institucioneve vendore dhe UNMIK-ut dhe moskordinimi branda përbrenda isntitucionit vendor. Ndërkaq, policia vazhdon të bëj thirrje për kujdes.

    Pergjegjese per shkatrrimin e gjiyates se qarkut ne veri te Mitrovicës eshte e ashtuquajtura Armata Çlirimtare Serbe për Kosovë e Metohi (SOA) qellimi i saj ne rastin konkrek ka te bëjë me fshehjen dhe asgjësimin e fakteve dhe gjurmëve të kriminelve serb që veprojne në Kosovë.
    Kjo organizat terroriste aksionet e saja i kryen ne bazë të taktikes 1+1 ecila lidhet me sulmin ne fshati Llapna Sellë në afërsi të Çagllavicës ku me bresheri armesh eshte gjuajtur ne drejtim te rruges.

    Armata Çlirimtare Serbe për Kosovë e Metohi (SOA) është themeluar diku kah dhjetori i vitit 2000, prejardhja e te ciles vjen nga Ushtria Çlirmitare Serbe, si ide për themelimin e kësaj organizate është diskutuar në prillin e vitit 1999, ku janë mbajtur disa takime, dy prej të cilave në ndërtesën e Këshillit Ekzekutiv në Prishtinë. Në këtë mbledhje ishte pjesëmarrës edhe kryeshefi i UDB-së për Kosovë, Mishko Llakoviq, ekspert i njohur për plane dhe analiza, pastaj Zoran Stajoviq dhe Xhafer Beiqi njëri prej udbashëve në zë.Në kuadër të kësaj armate, pos sektoreve tjera ekziston edhe sektori i “propagandës dhe agjitacionit”, i përbërë nga njerëz profesionistë rrjeti i të cilëve e mbulon tërë Kosovën ku bazat kryesore te saj jan ne Mitrovicen e Veriut, Graqanice, Çagllavice, Gorazhdec, Kastriot si dhe ne disa fshatra serbe ne rrethin e Gjilanit, Po ashtu kjo organizat eshte aktive edhe ne Kosoven Lindore.E ashtuquajtura Armata Çlirimtare Serbe Per Kosove dhe Metohi ne rradhat e saj kakuadra të zotët, për të zhvilluar luftë të ftohtë në Kosovë dhe përmes shërbimeve sekrete serbe që ekzistojnë tek ne dhe shërbimeve të vendeve të huaja që veprojnë në Kosovë.

    Pjestarët e kësaj organizate ushtarake terroriste ishin të njohur edhe në luftën e Bosnjës, Kroacisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si mercenarë të paguar, e njohin mirë linjën e divizionit. Shumica e këtyre pjesëtarëve janë ushtruar nga eprorët e ”Beretave të Kuqe”, formacion ky i cili llogaritet elitë në ushtrinë jugosllave.

    Armata Çlirimtare Serbe e Kosovës dhe Metohisë (SOA). Aksionet e para i ka ndërmarrë në korrik të vitit 1999, kundër pjesëtarëve të minoritetit serb. Ky sulm nga instruktorët ushtarakë te sajë ishte bërë me qëllim që të fillon përpunimi i opinionit të jashtëm duke i paraqitur serbët viktima të shqiptarëve, si dhe duke pasë për qëllim edhe tërheqjen e vëmendjes së opinionit nga krimet e mëdha serbe.
    Gjithashtu edhe vrasja e serbëve në autobusin në Merdar derisa po vinin në Kosovë është vepër e kësaj organizate.Ne bazë të disa te dhenave ketu fillojne edhe aksionet te kesaj organizate famkeqe terroriste të cilës fare nuk po i kushtohet vëmendje as nga ndërkombëtarët e as nga vendorët komentet e tecileve jan HETIMET VAZHDOJNE.

  4. #764
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    1.) SHERBIMET SEKRETE
    Ne ishim dikur nen pergjim te sherbimeve sekrete , por sot ajo ka kahje te kalibrit me te madhe , me te persosur , me efektiv , me nje fjale: perqindja e resultatit eshte mbi 95 % .
    Ata pergjojn eliten politike,policore, ushtarake, shkencore, ekonomike, kulturore, ... perpilojne dosje , mxerrin informata me rendesi te veqant, hartojne plane per pengimin apo per eskalimin e ndonje plani , ndrrojne temat me ironi ...
    Ah jan shqiptaret me te vertete me kultur dhe zemer per Perendimin dhe veprojne sipas normave te tyre ?
    Kete ata e testojne me pergjim , por edhe me methoda tjera .

    Disa sherbime sekrete dashakeqe (p.sh. serbe, maqedone, ruse,greke...) mirren jo vetem me pergjim , por qellimi i tyre eshte te hutet nje mjegull e dendur permbi shqiptaret dhe ata te mos e shohin ase doren e vet: Ca shembuj:
    - Futja e konfliktit mes elites se kombit
    - Vrasjet politike
    - Futja ne tema me konflikt te programuar
    - Prishjen e marrdhenjeve me Perendimin
    - Paraqitja e shqiptareve si musliman fundamentalista
    -Paraqitja e shqiptareve si destabilizues
    -Paraqitja e shqiptareve , te cilet mirren me veteveten , Perendimi nuk ju intereson
    -Paraqitja e shqiptareve si jo te afte per te udhehequr shtetin demokratik etj.etj.

    Ndersa edhe ketu ne FORUM une kam vrejtur , se si disa tema kan per qellim kete , ku mshefja e identitetit krijon pune te lehte per sherbimet sekrete te cilat jan te perhapura ne shume drejtime ,pra FORUMI eshte njeri perej instrumenteve, te cilet ata e perdorin me mjafte suksese per te futur zalle ne tru, perqarje, me nje fjale : BLLOKIMI !!!

    2.) RREZIKU

    Dihet shume mire , se cka do te thote per ne , neqoftese ne bijme nga testi i Demokracise dhe zhgenjejme Perendimin .
    Gjthashtu dihet mire , se cka do te thot per ne , neqoftese ne e humbim identitetin evropian dhe shqiptare dhe kthehemi prape nga Azia apo Afrika .
    Ne jemi shqiptare se pari se dyti jemi prape shqiptare , se treti jemi prishtinali apo pejan ..., se katerti jemi evropian dhe flamuri yne eshte kuqe e zi dhe jo hana me yll , dhe ase ateist nuk jemi , por zotit i besojme dhe i lutemi vetem ne gjuhen e embel te nenes dhe se gjuhet e huaja nuk kan vend , ato dhe stuktura e okupimit 5 shekullor te jen deshmi per nje kohe te veshtir dhe lerjen mbrapa te shqiptare ,por edhe okupimi serbo-karpatian - pra strkutura e tyre okupuese te jen deshmi per brezat e tjera , pra mos te demtohen( p.sh. kultet ortodokse serbo- kanibale).
    Mos te keqekuptohemi ketu , une ase fene muslimane , ase ate te krishtert , ase ate te ortodokse nuk i perferoj edhe pse vete e kam emrin dhe mbiemrin me origjin te okupatorit turk ( duhet ta nderroj , por puna byrokratike disaher me ka len pa e ndrruar) ; kjo nuk do te thot se jam ateist , pra nje njeri qe nuk i beson Zot, une i besoj dhe i lutem Zotit ne gjuhen e embel shqipe . (...) "FEJA E SHQIPTARET ESHTE SHQIPTARIA" ( Vaso.P.)

    Njekosishte edhe pikat e larte permendura dihet mire se cka do te sjellin per ne !!!


    3.) QENDRIMI I SHQIPTAREVE

    Lehte mundet te shkruhet , se ne kemi deshtuar ,sepse sherbimet sekrete , kuzhinat e tyre , methodat e tyre ase qe i kemi vrejtur me kohe , por vetem kur kan dalur pasojat , ateher jemi zgjuar nga gjumi ,por kembet dhe duart ishin te lidhura...

    Pra, duhet ti vrejme , ti zbulojme dhe ti asgjesojme qe ne fillim keto , kudoqofshin , apo pamarreparasyesh se cfar natyre i perkasin ato.

    Mosdija nuk na mbron nga ndeshkimi , prandaj KUJDES dhe PUNE me plote kuptimin e fjales !!!

  5. #765
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kush jane vjedhesit e arit dhe argjendit te "Trepçes"?

    Sherbimi sekret jugosllav UDB permes bashkepuntoreve te tyre, arriten qe ne menyre spektakolare ne vitin 1984, ta vjedhin nje sasi te konsiderushme ari dhe argjendi nga "Trepça". Personat e implikuar ne kete vjedhje, vinin nga nentoka kriminale, ishin shqiptar te cilet jetonin ne Kroaci dhe jetojne ne Kroaci. Ari dhe argjendi pas vjedhjes transferohet ne Zagreb dhe shkrihet ne Rafinerine e quajtur "Rafinerija Plemeniti Kovina" - Zagreb, rruga "Rade Konçar" nr 21.

    Personat e implikuar ne vjedhje:

    - Risto Rakiq, inspektor i larte i UDB-se ne nivel Federativ, per shume vite i angazhuar ne Kosove

    - Mentor Çoku-bashkepuntore i UDB-se, kryetar i Gjykates se Qarkut ne Prishtine,gjate viteve te 80-ta shqiptoje me qindra vite burg per rinin kosovare

    - Krist(Ndue)Gjergji, i lindur me 21.01.1940 ne Bishtazhin te Gjakoves

    - Mhill(Ndue)Gjergji, i lindur me 27.10.1942 ne Bishtazhin te Gjakoves

    - Pjeter(Ndue) Gjergji, i lindur me 09.02.1956 ne Bishtazhin te Gjakoves

    - Gjon(Ndue)Gjergji, i lindur me 26.08.1962 ne Bishtazhin te Gjakoves

    - Pren(Dede)Lleshdedaj, i lindur me 19.07.1935 ne Smaq te Gjakoves

    - Kole(Mhill)Daka, i lindur me 06.02.1947 ne Prizren

    - Ndue(Mark)Shala, i lindur me 26.04.1943 ne Velezhe te Prizrenit

    - Simon Spaqi, i lindur me 12.04. 1949 ne Velezhe te Prizrenit

    Kryesuesi i ketij grupi, Krist Gjergji, ne vitin 1988, me sygjerim te UDB-se dhe ne sherbim te saj, kalon ne Austri per tri vite, per t'u kthyer prape ne Kroaci, ku jeton edhe sot. Pas vjedhjes se "Trepçes" dhe pasurise se Kosoves, ky grup arriti te krijoje nje perandori te pasurive te patundshme.

    Ky grup kishte mbeshtetje te forte nga inspektoret e UDB-se; Dragomir Meniqanin, Sabri Reçica, Ilija Karajiq, Angjelko Petroviq, Ibrahim Bashiq, Slobodan Dediq etj.


    Dosja sekrete e UDB-se prej 46 faqesh, detalisht e pershkruan strukturen e grupit ne krye te cilit ishte Kriste Gjergji, se bashku me puntoret operativ te UDB-se te cilet i qendruan afer.Ne dosje te gjithe keta persona jane te klasifikuar si qytetar lojal te Jugosllavise dhe nese ndodh qe te bien ndesh me ligjin, ligji duhet ti mbyll syte para tyre...!

    Bashkepuntoret e Kriste Gjergjit, kane qene edhe keta persona:


    - Sami(Halil)Musliu, i lindur me 07.02.1961 ne Podujeve

    - Ndrec(Mark)Shala, i lindur me 13.08.1958 ne Smaq te Gjakoves

    - Faton(Xhemajl)Zeqiri, i lindur me 08.07.1956 ne Podujeve

    - Isa(Muharrem)Murati, i lindur me 15,08.1958 ne Llapashtice te Ulet te Podujeves

    - Daut(Muharrem)Murati,i lindur me 07.06.1956 ne Llapashtice te Ulet te Podujeves

    - Ylber Ramadani, "Beni", i lindur me 10.05.1963 ne Raince, Presheve.


    Njeri nga klanet i cili ka qene ne sherbim te UDB-se, poashtu figuron ne kete dosje, i cili eshte marre me shperlarje te hollash, shitje te droges ne Evrope per llogari te UDB-se, ka qene klani i Qazim Osmanit - "Felixi", te cilin e ka udhehequr Gafurr Idrizi.

    Ne sherbim te ketij klani kane qene keta persona:

    - Ruzvelt Mirdita

    - Marije Krasniqi

    - Ndue Nocaj

    - Nik Koshi

    - Hysen Fotaqi

    - Renata Baftijaj etj.

    Pjese nga kreu i dosjes:

    http://3.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...e+Gjergjit.jpg



    Nenshkrimi i Krist Gjergjit i dhene pas dorezimit te arit dhe argjendit ne "Rafinerija Plemeniti Kovina" ne Zagreb:


    http://4.bp.blogspot.com/_P6GPEHXo6U...t+Gjergjit.jpg


    PS. Dosjen nuk mund ta publikoje te teren per shkaqe objektive...!

  6. #766
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Mbase është një grup tjetër që kishte bërë vjedhjen e qindra tonelatave argjend në Trepçë, ku shumica nga dhjetra të arrestuar dhe denuar deri me 20 vjet burg ishin shqiptar, në mesin e të cilëve kishte vetëm pesë-gjashtë minoritar sllav (boshnjak, kroat dhe serb).
    Për aq sa mua më kujtohet edhe në atë grup shumica e të involvuarëve në vjedhjen masive ishin të angazhuar nga UDB-ja, e veqmas i akuzuari kryesor ishte një shqiptar i "arratisur" më parë në Shqipëri, emri i të cilit tani nuk po më kujtohet, ku ai nga sigurimi shqiptar ishte zbuluar si agjent i UDB-së, e për pasojë ishte akuzuar e denuar si agjent e spiun me disa vite burg.
    Pas lirimit nga burgu (në Shqipëri) ai person kishte kërkuar të kthehej përseri në Kosovë, çka edhe i ishte lejuar kthimi nga shteti shqiptar, dhe i njëjti kthehet në vendlindje, pra në Kosovën e pushtuar nga ish RSFJ, gjegjësisht nga Serbia.
    Meqenëse ai person në Shqipëri ishte derguar me detyrë të posaçma nga UDB-ja, dhe meqenëse sigurimi shqiptar e kishte zbuluar dhe burgosur si agjent të UDB-së, ai pas kthimit në Kosovë kërkon nga shteti jugosllav dëmshpërblimin e "merituar".
    Mirëpo siq dihet, çdo njeri që e shet nderin, dinjitetin dhe kombin e vet për para dhe interesa peronale, sigurisht që as padroni nuk e respekton, ndaj dhe kur nuk i duhet më e hudh si limonin e shtrydhur.
    Kështuqë, UDB-ja jo vetëm që nuk e dëmshpërblen atë ndyrësirë shqipfolëse, por përkundrazi edhe njëherë e shfrytëzon, duke i lënë atij hapsirë dhe mundësi të organizoj një grup jo të vogël lakmitarësh shqiptar, të cilët bëjnë vjedhjen e madhe të argjentit të deponuar në Kombinatin Trepça.

    Për të mos e zgjatur më tepër lidhur me poshtërsinë e UDB-së dhe sherbëtorëve të saj shqipfolës, unë do të shpreh mendimin tim lidhur me disa nga qellimet e regjimit jugosllav të kësaj vjedhje të madhe:

    - njerz të veçantë të regjimit jugosllav, kryesishtë njerzit e UDB-së dhe segmenteve tjerë të sigurimit sekret të shtetit përmas kësaj vjedhje të këtij grupi të organizuar bëri përvetësimin e shumave të mëdha të parave. Shuma e parave të vjedhura përmes shitjes së argjendit asnjëherë nuk është bërë plotësishtë transparente, sepse "pjesën e luanit" e kishin përvetësuar vet njerzit (serb) e kupolës së regjimit;

    - regjimi jugosllav me anën e kësaj vjedhjeve kërkonte të arsyetonte (mbulonte) humbjet, ose më mirë thënë vjedhjet e shumta që i shkaktoheshin ekonomisë shtetërore nëpër ndërmarrjet publike të Kosovës, e veçmas humbjet në gjigandin e ekonomisë së Kombinatit Trepça;

    - jo rastësisht në krye të kësaj bande të organizuar kriminale regjimi jugosllav kishte vënë kryesishtë shqiptarët, disa nga të cilët ishin punëtor (shefa) të Kombinatit Trepça, me qellimin e fundit që shqiptarët të fajsoheshin si dëmtuesit kryesor të ekonomisë shtetërore në Kosovë;

    - kur të arrestuarit gjatë hetimeve (gjatë torturave fizike që atyre u shkaktonin UDB-shët) kur ata permendin ndonjë emër serbi si të involvuar në grupin kriminal, jo vetëm që UDB-ashët nuk mbanin shenim, por sipas deshmisë së disave prej të akzuarëve, ata në ato raste torturoheshin mizorishtë dri në alivanosje, krejt deri sa ata nuk i përmendnin më emrin e ndonjë serbi;

    - kundër këtij grupi kriminal Prokuroria e Kosovës ngriti aktakuzën jo vetëm për vjedhje dhe përvetësim të paligjshëm parash, por ndaj tyre u ngrit akuza me karakter politik në bazë të LPJ, pra për vepër penale me qellim të rrezikimit të shtetit, ose për "kunder revolucion"(!), duke i dhënë karakter krejt tjetër nga qellim i fundit i këtij grupi, i cili ishte thjeshtë vjedhje dhe përvetësim parash.

    Unë kam shumë informacione lidhur me këtë grup të organizuar kriminal, sepse me disa nga të akuzuarit dhe denuarit kam pasur kontakte direkte (në burg), dhe të cilët më kanë informuar për shumëçka lidhur me këtë vjedhje, por pasi që nuk posedoj asgjë me shkrim nga aktakuza voluminoze (nese nuk gaboj aktakuza kishte diku rreth 72 faqe), unë do të kufizohem të shkruaj më tej, me shpresë se dikush ka informata më të hollsishme.

  7. #767
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Programi bërthamor jugosllav për prodhimin e bombës atomike - kërcënim për sigurinë ndërkombëtare

    Shkruan: Prof. dr Agim Ibishi, ekspert i Fizikës Bërthamore

    Si shkencëtar bërthamor jam për paqe dhe vetëm për shfrytëzimin paqësor të energjisë bërthamore, që dëshmohet edhe me telegramin, që i kam dërguar ambasadores së SHBA-ve në OKB, znj. M.Olbrajt, më 1995, lidhur me Konferencën e OKB-së mbi Traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore.
    Në këtë telegram, ambasadores së atëhershme të SHBA-ve në OKB, i kam shprehur përkrahjen time si ekspert i Fizikës Bërthamore për mospërhapjen e armëve bërthamore, që ishte edhe qëndrim i delegacionit amerikan në konferencë.
    Regjimi “jugosllav” nuk ka dhënë indikacione publike mbi ringjalljen e programit të armëve bërthamore por tërë programi është mbajtur në fshehtësi. NPT-Statuti “jugosllav” mbi Traktatin për mospërhapjen e armëve bërtthamore sidiqoftë mbetet i errsuar. Beogradi reziston formalisht të pranojë Traktatin mbi Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Kjo instancë e parandaloi Jugosllavinë që të marrë pjesë në konferencën e OKB-së mbi mospërhapjen e armëve bërthamore më 1995 si dhe në proceset pas vitit 1995.
    Në lidhje me ligjin e vitit 1989 është fatale që regjimi jugosllav ka ngritur në nivelin më të lartë Komisionin mbi Energjinë Bërthamore më 1996, 2000 dhe 2001, që të përkujton komisionet e krijuara më 1955 dhe 1978, kur ish-Jugosllavia ndjeku programin e armëve bërthamore. Bomba Atomike, si arsenal i armatës jugosllave, do të ishte rrezik shumë i madh për vendet anëtare të NATO-s dhe partnerët e NATO-s. Shih: Independent 27 February 2000; si dhe Independent 15 February 2001. Regjimi aktual “jugosllav” vazhdon me orientimin e vjetër politik. Nga një numër i madh i kriminelëve serbë të luftës, regjimi aktual i Beogradit ka dërguar në Tribunalin e Hagës vetëm disa kriminelë serbë të luftës.
    Në të njejtën kohë një numër i madh i kriminelëve serbë të luftës ende ndodhen në pozitat e tyre të vjetra politike, ushtarake dhe të sigurimit.

    Programi “jugosllav” i armëve bërthamore për prodhimin e bombës atomike

    Të dhëna për programin “jugosllav” të armëve bërthamore janë gjetur në artikullin e datës Mars/Prill 2000, me titull "Tito's Nuclear Legacy ", botuar në buletinin: "The Bulletin of the Atomic Scientists, March/Aprill 2000, Vol.56, N.2, pp 63-72, (si dhe referencat aty); të hartuar nga William C.Potter, ekspert i njohur amerikan në lëmin e hulumtimeve mbi Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, si dhe dy shkencëtarëve bërthamorë jugosllavë në Programin jugosllav të armëve bërthamore për prodhimin e bombës atomike: Ivo Slaus dhe Djuro Miljanic. Me këta dy kolegë unë kisha punuar në hulumtimet bërthamore në institutet bërthamore në ish-Jugosllavi.
    Gjithashtu shih: Alert Over Serb's Nuclear Stores; by Paul Lashmar, Independent; 27 February 2000.
    CNS Reports, Well-Armed and Very Dangerous, by William C. Potter and Jonathan B. Tucker, April 4, 1999. CNS Branch Office: Washington, D. C. BRIEFING SERIES, The Yugosllav Nuclear Weapons Program, March 13,2000; by William C.Potter, Center for Non-Proliferation Studies, 460 Pierce Street, Monterey, CA 93940, USA. Balkan Report, Slobo's Nukes; dated 11.04.2002.
    Konfirmimin e ekzistencës së Programit bërthamor jugosllav për prodhimin e bombës atomike e kanë bërë në shkrimet e tyre edhe dy ish-presidentët jugosllavë, Stipe Mesiçi dhe Janez Dërnovsheku. Konfirmimet e këtyre të dhënave me shkrim, aktualisht janë duke u analizuar në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë. Gjithashtu, ka indikacione se një bombë atomike e prodhuar në kooperim, ndërmjet Jugosllavisë dhe disa vendeve të tjera është gati, por tërë programi i armëve bërthamore ende nuk është komplet.
    Grupi për bashkëpunim në prodhimin e armëve bërthamore ndërmjet Jugosllavisë dhe disa vendeve të tjera ishte i koordinuar nga Nikola Shainoviqi, Borisav Joviqi, Zoran Liliqi, Nebojsa Çoviqi, David Gajiçi, pjesëtar i UDB-së, Sërbosllav Saviçi, pjesëtar i UDB-së, Boban Kërstiqi dhe së paku edhe disa pjesëtarë të shërbimit sekret të Beogradit si dhe disa oficerë të armatës “jugosllave”. Anëtarë të tjerë të grupit janë shkencëtarë bërthamorë dhe ingjinierë. Shihndependent, February 15,2001.

    Një kohë udhëheqës i Programit jugosllav të armëve bërthamore për prodhimin e bombës atomike ishte koloneli Martin Sajnkari, drejtor i Institutit Teknik Ushtarak në Beograd. Projektet më kryesore në lidhje me prodhimin e armëve atomike kishin bazën në Beograd. Ato përfshinin punët në Vinçë në dizajnin e reaktorit për prodhimin e plutoniumit, fabrikimin e lëndës eksplozive (lëndës metalike të uraniumit, që shërben si eksploziv bërthamor), riprocesimin e plutoniumit, si dhe dizajnin dhe konstruktimin e reaktorit të shpejtë rritës (breeder) me fuqi zero.
    Përgjegjësia në zhvillimin e pajisjeve dhe mjeteve komplekse, që mundësojnë prodhimin e ujit të rëndë, sidoqoftë i ishte dhënë Institutit për energji bërthamore dhe termike një kompanie të Energoinvestit. Jugosllavia që nga viti 1985 kishte një bombë atomike me origjinë nga lindja. Kjo bombë atomike ishte stacionuar në përëndim të vendit me qëllim që të kishte nën shënjestër vendet anëtare të NATO-s.
    Më vonë, pasi filloi lufta civile në ish-Jugosllavi, më 1991, armata jugosllave e tërhoqi bombën atomike në brendësi të vendit në zonat e kontrolluara nga sërbo-malazezët. Ekzistenca e një bombe atomike jugosllave ishte përmendur gjithashtu më 1994 nga pjesëtarët e shërbimeve sekrete jugosllave dhe oficerët e armatës jugosllave. Nga ky vit UDB-ja dhe armata jugosllave, por gjithashtu edhe njësitë paramilitare të kriminelëve jugosllav të luftës, fillojnë intensivisht Programin jugosllav të armëve bërthamore me qëllim të konstruktimit të bombës bërthamore tê fisionit, por gjithashtu edhe konstruktimin e bombës termonukleare të fusionit, dhe posaçërisht hulumtimin e teknologjisë së re bërthamore me mundësi të konstruktimit të bombave bërthamore me sasi më të vogël të eksplozivit bërthamor sesa që është rasti me bombat klasike bërthamore. Këto bomba bërthamore të teknologjisë së re janë të njohura me emrin mini-bombat bërthamore dhe janë shumë të rrezikshme. Në këtë program të armëve bërthamore është i përzier edhe i ashtuquajturi grupi PAUK si dhe njësitet paramilitare të kriminelëve serbë të luftës. Një pjesëtar i shërbimeve sekrete jugosllave kishte thënë se ai kishte disa kg uranium të pasuruar në afro 80 për qind me uranium 235, e që përdoret si eksploziv bërthamor, por ai kishte thënë se atij i duhej plani detaj i bombës atomike, dhe ai më modern, ku është i mundshëm konstruktimi i bombës atomike me vetëm disa kg eksploziv bërthamor. Së bashku me të ishte gjithashtu një pjesëtar tjetër i UDB-së, dy oficerë të armatës së Beogradit, njëri prej tyre ishte specialist për armët kimike, biologjike dhe atomike, si dhe krimineli i luftës, polici Boban Kërstiqi.
    Një grup tjetër për koordinimin e Programit jugosllav të armëve bërthamore në bashkëpunim me disa vende të tjera koordinohej nga: Vojislav Sheshel, Aleksander Vuçiq, Boban Kërstiq si dhe disa pjesëtarë të UDB-së dhe oficerë të armatës së Beogradit. Shihndependent, February 15, 2001. Këta kriminelë serbë të luftës kishin bërë kontaktet kryesore, por gjithashtu me ata ishte ekipi “jugosllav” prej disa fizicientëve bërthamorë dhe ingjinierëve. Në këtë grup, ishin gjithashtu: profesor Popoviçi nga Instituti i Fizikës bërthamore afër Beogradit, Dejan Dimovi nga armata “jugosllave”, dr.Vladimir Ajdaçiçi, dr.Dragomir Karajovici, Miroslav Kopecni, etj. Ky grup ishte gjithashtu në kontakt me gjeneral Jovica Stanishiçin, ish-shef i UDB-së jugosllave, gjeneral Aleksander Tomoviqi nga shërbimi sekret i armatës “jugosllave”, gjeneral Momçilo Perishiqi, ish-shef i armatës jugosllave, gjeneral Ratko Mlladiq, kriminel i luftës, i kërkuar nga Tribunali ndërkombëtar për krimet në ish-Jugosllavi me seli në Hagë, Boban Kërstiqi, kriminel serb i luftës dhe shef regjional i policisë “jugosllave” si dhe pjesëtar i UDB-së, Radovan Karagjiqi, ish-president i serbëve të Bosnjës, Zheljko Razhnjatoviq Arkan kriminel i luftës, gjenerali Aleksandër Vasileviqi, kriminel i luftës, gjenerali i armatës “jugosllave”, Milan Vasiqi, kriminel i luftës, Radiqi, pjesëtar i UDB-së nga Zagrebi, Zhelko, ingjinier nga Zagrebi dhe njëkohësisht pjesëtar i UDB-së jugosllave, Marijan, inxhinier nga Zagrebi dhe njëkohësisht pjesëtar i shërbimeve sekrete jugosllave, gjenerali Veselin Slivançanini, kriminel i luftës, gjenerali i armatës jugosllave Vladimir Lazareviqi, gjenerali Nebojsha Pavkoviqi, komandant i armatës dhe kriminel i luftës, Sylejman Salihu, pjesëtar i UDB-së, Isa Halimi, pjesëtar i UDB-së, Riza Noka, pjesëtar i UDB-së, Ahmeti, pjesëtar i shërbimit sekret të armatës jugosllave, Naseri, pjesëtar i shërbimit sekret të armatës jugosllave, Destan Shabanaj, pjesëtar i UDB-së, Dragan Rajkovici, inspektor i policisë jugosllave, Shkëlqim Gero, pjesëtar i shërbimit sekret, Pjetër Korovoshi, pjesëtar i shërbimit sekret, Bajram Luri, pjesëtar i UDB-së, Aleksandër Sejdia, pjesëtar i shërbimit sekret, David Gajiqi, pjesëtar i UDB-së, Srboslav Saviqi, pjesëtar i UDB-së, Avdi Bajgora, inspektor i policisë jugosllave; Azem Dremnjaku, pjesëtar i UDB-së, Ramadan Jashari, pjesëtar i UDB-së, Rexhep Jashari, ish-shef i partisë së Milosheviqit në komunën e Ferizajit, Zoran Sokoloviqi, ish-ministër i policisë dhe shumë të tjerë.
    Ky grup kishte instaluar në pjesën serbe të Bosnjës, laboratorin sekret për prodhimin e armëve kimike, biologjike dhe atomike. Në këtë laborator ishin prodhuar gazrat toksike: SARIN dhe BZ që janë armë kimike, që ishin përdorur nga serbët në luftën në Bosnjë. Ky grup është poashtu përgjegjës për organizimin e disa sulmeve terroriste kundër disa përfaqësive amerikane. Vojisllav Shesheli kishte thënë se ai do t’i sulmojë përfaqësitë e vendeve anëtare të NATO-s kudo që të jenë ato dhe duke përdorur të gjitha metodat. Shih: Independent, February 15, 2001. Ky grup është i involvuar në disa sulme kundër SHBA-ve, duke përfshirë sulmet kundër ambasadave amerikane në Afrikë më 1998, si dhe sulmet terroriste në Nju Jork dhe në Uashington. Si caqe tjera, këto grupe nëpërmjet rrjetit të grupeve kishin në plan të kidnapojnê presidentin amerikan, të sulmojnë marinën ushtarake amerikane, si dhe të kryejnë sulme terroriste kundër Natos-s në Bruksel.

    Rrjeti i këtyre terroristëve përfshin grupet e shërbimeve sekrete dhe terroristët nga disa vende të tjera. Është shumë më tepër se sa koincidencë e dhëna që djali i ish-presidentit serb Sllobodan Milosheviq, Marko Milosheviqi, gjatë muajve korrik dhe gusht të vitit 2001 kishte vizituar Afganistanin.

    Për realizimin e Programit serb të armëve bërthamore për prodhimin e bombës atomike, këta persona kishin planifikuar të siguronin eksploziv bërthamor në disa mënyra:
    1. Duke përdorur materialet bërthamore të grumbulluara në qendrat për hulumtime bërthamore,
    2. Duke blerë materiale bërthamore, siç janë uraniumi 235 dhe plutoniumi 239,
    3. Duke përdorur metodat laboratorike për përfitimin e izotopeve, siç janë uraniumi 235 dhe plutoniumi 239, e që përdoren si eksplozive bërthamore.
    Provë e kësaj është edhe zënia e disa kg. plutoniumi 239, të zënë afër qytetit të Selanikut në Greqi dhe që kishin si destinim final Beogradin.
    Për përfitimin laboratorik të materialeve që përdoren si eksploziv bërthamor, izotopeve të uraniumit 235 dhe plutiniumit 239, në fillim ata përdornin dy metoda: kalutronin për pasurimin e uraniumit dhe ciklotronin për të hulumtuar teknikat elektromagnetike të ndarjes së izotopeve. Por, armata e Beogradit në laboratoret e saja sekrete hulumtonte gjithashtu metoda të ndryshme të dizajnimit të prototipeve të ndryshme të centrifugës së gasit. Centrifuga e gasit njihet si një ndër metodat që bënë të mundshme përfitimin e izotopeve të uraniumit 235 dhe plutoniumit 239.
    Sot për sot armët më të rrezikshme në arsenalin e Beogradit janë 50 kg uranium të freskët me cilësi të eksplozivit bërthamor, që përdoret për mbushjen e bombave atomike si dhe 10kg uranium shumë të pasuruar dhe të rrezatuar në shkallë të ulët. Materiali bërthamor është i grumbulluar në Institutin bërthamor të Vinçës afër lumit Danub. Në Institut gjendet reaktori bërthamor hulumtues i sjellë aty nga ish-Bashkimi Sovjetik. Metali i pasuruar deri në 80 për qind uranium 235, u është dhënë jugosllavëve nga ana e rusëve në vitet e 1970-ta dhe të 1980-ta dhe përmban 5,056 elemente metali në konteinierët e aluminit. Vinça posedon gjithashtu një depo ku janë grumbulluar elementet e metaleve të shpenzuara, që në rast se riprocesohen, mund të japin më shumë se 5 kg plutonium. Programi ishte "tepër sekret" ("strogo poverljivo"). Nuk ka dyshim se tërë programi ruhej si sekret shtetëror. Programi ishte i emëruar me emrin "R-2000".
    Policia jugosllave, Shërbimi sekret jugosllav (UDB) dhe armata e Beogradit shumë herë më kanë arrestuar dhe donin të më detyronin që të punoja për ata. I kam refuzuar dhe u kam thënë që jam për paqe dhe vetëm për shfrytëzimin paqësor të energjisë bërtthamore.(Shih telegramin dërguar ambasadores amerikane në OKB, New York, 1995.) Kam punuar në disa Institute bërthamore të ish-Jugosllavisë në shfrytëzimin paqësor të energjisë bërthamore dhe kam kundërshtuar planet dhe përpjekjet për prodhimin e armëve bërthamore. Ndër kolegët e mij, ishin gjithashtu shkencëtarët nga programi jugosllav i armëve bërthamore: Gjuro Milaniqi dhe Ivo Slausi. Unë kisha punuar me këta dy shkencëtarë, por kisha refuzuar që të marr pjesë në programin jugosllav të armëve bërthamore. Më vonë armata jugosllave, Shërbimi sekret UDB dhe policia më kanë kidnapuar, më kanë torturuar me injeksione, me gaz toksik, më kanë maltretuar me shok elektrik, me elektroda dhe më kanë rrahur dhe maltretuar në mënyrën më mizore. Ata donin të më detyronin që të punoja për ata në prodhimin e bombës atomike serbe. Personi që koordinonte programin jugosllav të armëve bërthamore kishte dokumente të UDB-së, që do të thotë se ishte pjesëtar i shërbimit sekret jugosllav. Pasi kisha refuzuar që të punoja për Programin jugosllav të armëve bërthamore për prodhimin e bombës atomike, serbët më arrestuan dhe torturuan për 50 ditë rresht. Pastaj, ata më dërguan në spital. Unë lëshova spitalin dhe jetoja duke u fshehur për disa muaj me radhë në Kosovë. Por, në shkurt të vitit 1998, serbët më kidnapuan përsëri dhe më dërguan në burgun ushtarak të Nishit. Aty më torturuan dhe më maltretuan në mënyrën më mizore pesë ditë rresht. Qëllimi i tyre ishte që të më detyrojnë me forcë që të punoj për ata në Programin e armëve bërthamore për prodhimin e bombës atomike serbe. Unë refuzova përsëri. Mendoja se po vdisja kur më dërguan në spital. Nga ky burg-spital shpëtova pasi ua pagova një shumë të madhe parash mjekëve serbë të korruptuar dhe jetoja duke u munduar që të mos bie në duart e armatës dhe policisë serbe.
    Kam pasur rastin që të qëndroj edhe nëpër male, madje pa ushqim të mjaftueshëm, por e ndieja veten më mirë dhe më të lirë. Në vitin 1994 dhe 1995, kur regjimi serb më mbante të izoluar në shtëpinë time, kriminelët serbë nuk më lejonin madje as të bleja ushqim dhe me një rast në gjendje të izolimit shtëpiak (arrestit shtëpiak), më deturuan që të qëndroja për 15 ditë rresht pa bukë. Ndërsa pjesëtarët e UDB-së dhe armatës serbe për çdo ditë më kërcënoheshin madje duke fluturuar ulët dhe duke u sjellë rrotull mbi shtëpinë time me helikopterë dhe avion të policisë dhe armatës serbe. Unë më parë kisha vendosur që të vdisja se sa të pranoja që të punoj për Programin e armëve bërthamore për prodhimin e bombës atomike serbe. Edhe sot e kësaj dite mendoj se kam bërë atë që është dashur të bëj më së miri, pra i kam refuzuar serbët. Ishte një qëndrim imi paqësor si shkencëtar, por në të njëjtën kohë ishte një vendim imi për të shpëtuar jetërat e miliona njerëzve. Regjimi serb ishte dhe mbetet një regjim kriminelësh të luftës.

  8. #768
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UDB-ja ISHTE E NDERTUAR NE SISTEM PRIAMIDE; DHE E NJETA ENDE VEPRON!

    1.Sektori i Politikes dhe Propagandes !
    a)Politikan Aktiv...
    b)Personel i cili punonte ne Media...

    2.Sektori i Mbrojtjes dhe Reparti Rezerv!
    a)Oficer Aktiv te APJ dhe Oficer Aktiv te Mbrojtjes Territoriale...
    b)Personel i cili punonte ne Sektorin e Mbrjtjes Popullore neper Komuna...
    b)Oficer Rezerv te Mbrojtjes Territoriale...

    3.Sektori i Puneve te mbrendshem!
    a)Puntor Aktiv ne UDB
    b)Puntor Aktiv si Agjent te UDB-es
    c)Policet
    d)Informantet...

    4.Sektori i Administrates
    a)Puntor ne Adminstraten Shtetrore...

    5.Sektori i Gjyqesis
    a)Prokurorit
    b)Gjyqtaret
    c)Avokatet...

    6.Sektori i Botes se Jashtme
    a)Pesononeli i Ambasadave dhe Konzulatave
    b)Personeli i Klubeve...

    Ne princip secili sektor e ka ndimuar sektorin tjeter...

  9. #769
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ne shqiptarët sikur e kemi në traditë që shumë shpejtë ti harrojmë vuajtjet tona, individuale apo kolektive qofshin ato, e sigurishtë që gati-gati i harruam edhe ata shqipfolës që për shumë dekada i sherbyen armikut më të egër të popullit shqiptar që ka njohur ndonjëherë historia.

    Edhe unë mendoj se nuk është e nevojshme që në këtë temë të shkruajmë histori të gjata për bëmatë e poshtra të spiunëve dhe tradhtarëve shqipfolës, por është mirë që kryesishtë të demaskohen
    UDB-ashët shqipfolës, edhe atë me emër dhe mbiemër, e veqanarishtë të demaskohen ata ish UDB-ash që edhe sot e kësaj dite "notojnë" në ujra të turbullta, bile disa nga ata janë të veshur edhe me pushtet, duke u paisur kështu edhe me njëfarë imuniteti politik.

    Unë këtu më poshtë po i shkruaj vetëm disa emra të (ish) UDB-ashëve shqipfolës:

    - Enver Krasniqi.
    Ky UDB-ash ka qenë i punësuar deri në fillim të viteve ´90-ta në stacionin e milicisë së Klinës, edhe atë si pasardhës i famkeqit, krye-UDB-ashit Ajet Gashi. (Këtë të fundit e ka likujduar fizikisht UÇK-ja gjatë luftës, për të cilin as familja e tij nuk ka treguar ndonjë interesim që "fajtorët të gjinden e vëhen para drejtësisë UNMIK-istaneze, ashtu siq ka ndodhur me familjet e disa ish UDB-ashëve tjerë).
    Ish UDB-ashi Enver Krasniqi sot është në detyrën e Sekretarit të Përhershëm në MSHP, pra është në shërbim të Melihate Tërmkollit.
    Nese dikush ka dyshim në këtë fakt që e solla anë këtu, atëherë lirisht mund të pyes banorët e Klinës, dhe me siguri që ata do ti tregojnë se kush ishte Enver Krasniqi para luftës në Kosovë, dhe çka u ka bërë ai atyre atdhetarëve shqiptar që i binin në dorë këtij kriminelí.

    - Zymer Zymeri.
    Para se të punësohej si UDB-ash, ky bashkpuntor i pushtuesit serb ka qenë arsimtar i shkollës së mesme, ku ka dhënë lëndën e gjeografisë ekonomike. Më vonë Zamer Zameri vëhet këmb e krye në sherbim të Sherbimit të Sigurimit Shtetror (UDB), ku dallohet nga të gjithë kolegët e tij për dhunën fizike dhe terrorin që e shkaktoj mbi të burgosurit politik në Prishtinë e gjetiu nëpër Kosovë.
    Siq duket, pas luftës ky UDB-ash i egër së bashku me forcat serbe arratiset nga Kosova.

    - Ajet Istogu.
    Ky ishte njëri ndër UDB-ashët që ka vepruar në Drenicë, rajon ky ku kishte edhe numrin më të madh të burgosurëve politik të Kosovës. për dhunën dhe terrorin e shkaktuar ish të burgosurve nga ky bastard, as që ja vlenë të hargjohet kohë, sepse janë qindra e qindra dëshmitar të gjallë, të cilët ishin "klient" (kupto viktima) të këtij tradhtari.
    Edhe ky pis e ka gjetur atë që e ka kërkuar.

    Disa nga puntorët e UDB-së në Pejë, të cilët burgosën dhe torturuan mizorishtë me mijëra atdhetar shqiptar të Pejës, Klinës, Deqanit, Gjakovës dhe Burimit, janë:

    - Demë Muja,
    - Xheladin Beqiri,
    - Asllan Sllamniku,
    - Qazim Masdreku,
    - Ajet Gashi,
    - Ramë Bala,
    - Enver Krasniqi (e përshkrova më lartë se ku ndodhet ky pis njeri!)
    - Jakup Llonqari,
    ..........e tjerë, shumica nga të cilët sot janë strukur nëpër skuta, por disa edhe nuk fshihen fare. Përjashtim bënë Demë Muja e ndonjë tjetër si ai, i cili pas luftës së bashku me ushtrinë dhe policinë serbe është larguar në drejtim të Serbsisë ose Malit të Zi.

  10. #770
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Pas vitit 1990 të gjithë ata shqiptar që një një mënyrë apo tjetër i kanë sherbyer pushtuesit, e kanë pasur mundësinë që të heqin dorë nga poshtërsitë e tyre, e ti kthehen punëve të mbara në sherbim të popullit të tyre.
    Disa nga ata, që për shumë kohë me verbëri i patën sherbyer armikut, pas ndryshimeve politike të vitit 1990 e kuptuan se kishin gabuar, e si rezultat hoqën dorë nga tradhtia e mëtutjeshme.
    Ndaj këtyre të penduarëve nuk u ndërmorr asnjë masë, por të tillët u amnistuan (nese mund të shprehem kështu), bile disa nga ata ish shërbëtor të regjimit pushtues u graduan edhe me poste politike në kuadër të LDK-së dhe institucioneve fikse që ekzistonin në Kosovën e paraluftës.
    Mirëpo, fatkeqsisht një numër i UDB-ashëve shqipfolës e vazhduan edhe pas vitit 1990 rrugën e tyre të turpit, dhe në vazhdimësi ju kundërvuan rrugës së lirisë, duke i bërë kështu sherbimin e fundit pushtuesit serb.
    Disa nga këta tradhtar që nuk hoqën dorë nga sherbimi i pushtuesit u treguan edhe mjeshtër të "mirë" të zanatit të tyre.
    Ata tani nuk e denonin publikisht luftën dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, por në mënyrë të kamufluar u futën nëpër subjekte politike (kryesishtë në LDK), nga ku bënin punën e djallit.
    Prandaj, nuk ishte aspak e quditshme që edhe gjatë luftës së armatosur në Kosovë shqiptarët nuk arritën të bashkoheshin në një front të vetëm. Nuk arritën të bashkoheshin sepse këto larva të UDB-së e kishin pushtuar tërsishtë LDK-në, "presidencën" dhe "Qeverinë e Kosovës", dhe si përfundim arritën që të manipulonin me një numër shumë të madh naivësh shqiptar, ku për pasojë e formuan FARK-un famkeq, duke i bërë kështu karrshillëk dhe paralelizëm UÇK-së.

    Tanimë nuk janë të rrezikshëm ata UDB-ash shqipfolës që pas luftës u larguan së bashku me forcat serbe nga Kosova, por të rrezikshëm janë ata UDB-ash të kamufluar si "patriot" e "atdhetar", e të cilët ditën mirë të notojnë në ujra të turbullta, e për pasojë disa nga të tillët edhe sot i kemi të involvuar në disa nga institucionet kryesore të Kosovës.

Faqja 77 prej 98 FillimFillim ... 2767757677787987 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •