Close
Faqja 74 prej 98 FillimFillim ... 2464727374757684 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 731 deri 740 prej 979
  1. #731
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    A kishin lidhje politike këto firma piramidale?
    Nuk e them dot se ato kishin lidhje, por politika mundohej t‘i shfrytëzonte
    për nevojat e veta.
    A është përfshirë SHIK në rrahjen e deputetëve të opozitës në 28 maj 96?
    Jo, nuk është përfshirë SHIK.
    Në shkurt 1997, madje që në janar, në Lushnjë, dhe më pas në Vlorë, filloi
    protesta. E kuptonit ju, që në mbrojtje të Kushtetutës, duhet të vinit në dijeni
    eprorët se situata mund të agravohej dhe më keq. A i vutë në dijeni eprorët për
    këtë?
    Po besoj se nuk ishte e vështirë të kuptohej kjo.
    U shqetësuat që s‘po merreshin masa për zgjidhjen e problemit?
    Nuk them se s‘po merreshin masa, por situata po ikte nga dora dhe
    s‘ishte e thjeshtë. Kishte dy mënyra duke shpresuar se mund të rregullohej
    kështu dhe ashtu.
    Ju personalisht, në cilën pjesë jeni?
    Nuk dua të komentoj për këtë.
    A ishit ju në favor të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme që në fillim
    të muajit shkurt?
    Besoj se po.
    Për çfarë arsye?
    Për të vendosur rendin dhe qetësinë.
    A e ka provokuar SHIK ose pjesëtarë të SHIK të degës së Vlorës grevën e
    urisë së studentëve vlonjatë natën e 28 shkurtit 1997?
    Absolutisht jo, në asnjë rast, në asnjë moment. Nuk ishte në interesin
    tonë ta bënim një gjë të tillë. Ata ishin njerëz të irrituar që dilnin përditë në
    miting, që flisnin kundër qeverisë me një urrejtje patologjike. Kuptohej qartë se
    nëse do t‘i ngacmoje ata njerëz do kishte pasoja. Thuhej se punonjësit e SHIKut
    shkuan i ngacmuan, një furgon i bardhë qarkullonte në atë kohë. Furgonin
    e bardhë ata e kishin në dorë ta kapnin, të gjenin targat, të gjenin nga erdhi
    nga s‘erdhi. U fol për furgon të bardhë, por nuk u gjet asnjëherë ky furgon i
    bardhë. Ato ishin të gjitha të stisura, në mënyrë që të goditej edhe i vetmi
    institucion që kishte mbetur akoma në këmbë SHIK. Mund t‘u them diçka
    interesante që s‘e kam thënë asnjëherë më parë: kanë qenë nja dy deputetë të
    opozitës në kohë, duke vizituar ata të grevës së urisë në Vlorë dhe atje kanë
    parë mitralozë 12,7, kallashnikovë, granat-hedhës, se si ishin të armatosur ata
    që ruanin grevën e urisë dhe ata ishin të tmerruar se nuk e dinin që grabitja e
    armëve kishte filluar shumë kohë më parë.
    Po ju a ishit në dijeni të kësaj?
    Po.
    Pse s‘i kishit marrë masat?
    Kjo grabitje duhej të pengohej nga ushtria dhe jo nga SHIK. SHIK në atë
    kohë kishte rreth 1300 veta, roje, magazinierë, etj. Pra, një shërbim që
    informon dhe jo që të vepronte. S‘mund t‘i mbyllte SHIK-u depot e ushtrisë.
    Si e morët informacionin që selia e SHIK-ut po sulmohej dhe atje
    ndodheshin brenda 3 punonjës?
    Më njoftuan ata që ishin në godinën e SHIK.
    Si ishte reagimi juaj?
    Nuk dua të komentoj. Ndodhën gjera të tmerrshme.
    A keni tentuar ju me ministrin e Mbrojtjes Zhulali t‘u vinit në ndihmë?
    Ç‘interes ka të diskutojmë për këtë. Duhet diskutuar fakti që zoti Klosi ka
    vrarë dy kryetarë Shërbimi Informativ, kryetarin e Vlorës dhe Lushnjës.
    Si i vrau?
    Duhet pyetur zoti Klosi. Njëri u vra në shtëpinë e tij në Greqi dhe tjetri në
    Lushnjë.
    Në ç‘vit janë vrarë?
    Menjëherë sa erdhi zoti Klosi kryetar i SHIK.
    Është marrë vesh përse janë vrarë?
    Sepse kanë qenë kryetarë SHIK-u, për çfarë arsye tjetër!
    Pas sulmeve të godinave të SHIK a ishit të informuar se ç‘po ndodhte me
    materialin që ishte brenda?
    Materialet u grabitën, u vodhën dhe u dogjën.
    A kanë pasur dorë shërbimet fqinje në ngjarjet e 1997-ës?
    Është mirë të mos komentoj.
    Po Shërbimi Informativ Amerikan, CIA?
    Ne kemi pasur marrëdhënie normale me CIA-n.
    Pse u zgjodhët ju në krye të operacionit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme?
    Nuk u zgjodha unë, më zgjodhën.
    (Marrë nga emisioni "Opinion" i Blendi Fevziut, në Tv Klan)
    Fund

  2. #732
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Prap amerikanët në skenë CIA ... David Wentz lajmroi se shërbimi i sigurimit të LDK-së bashkpunon me shërbimin informativ Serb !!!

  3. #733
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Prap amerikanët në skenë CIA ... David Wentz lajmroi se shërbimi i sigurimit të LDK-së bashkpunon me shërbimin informativ Serb !!!
    Shqiperia eshte e destinuar te ...................v ose r.
    Fatkeqesi e kohes.
    ph

  4. #734
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Nga Dokumentet e "Sigurimit të Atdheut" ; vet dëshmojn për përfshirjen e Oficerve të FARK-ut në tentim Grushtshtetin e 14 shtatorit 1998 në Tiranë !!!

    Ahmet Aliashani paraqitet në opinion se tani është njeriu i parë te Rugova

    Gjeneralnënkoloneli Aleksandër Demitrieviq, gjeneralnënkolonel Mile Babiq, gjeneralnënkolonel Bane Millovanoviq (KOG), dhe shumë të tjerë nga Beogradi dërgohen për në Shqipëri, çka bie ndesh me të gjitha veprimet e të gjithë eprorëve të Shqipërisë, të cilët në atë kohë vetëm sa e kishin braktisur APJ-në mbi 99 për qind kishin kaluar në perëndim (Gjermani, Zvicër, Angli dhe vende të tjera të Evropës dhe kuptohet një numër i është bashkangjitur Armatës Kroate dhe Boshnjake në luftë kundër APJ-së, dhe një numër shumë i vogël, simbolik ishte në Kosovë dhe asnjë oficer shqiptarë që kishte braktisur APJ-në nuk ka kaluar në Shqipëri për të kërkuar vendstrehim, përveç Ahmet Aliashanit.

    Mund të ndodhë që ndonjë oficer ka kaluar nëpër Shqipëri për në Itali apo vende tjera të perëndimit, ku më pas në Shqipëri ndodhin shumë gjëra të rëndësishme (në dëm të popullit shqiptar të Shqipërisë, siç janë demonstratat e dhunshme të vitit ’97-98 , ku edhe hartohet një plan nga ish-gjenerali i Armatës Shqiptare, Kiqo Nestaf, me prejardhje greke, i cili ka qëndruar në Greqi dhe ka qenë në kontakt të rregullt me Shërbimin Informativ Grek dhe Jugosllav, ku plani është bërë për ndarjen e Shqipërisë në mes të Greqisë dhe të Serbisë. Vija e ndarjes ka qenë lumi Shkumbin. Çka Ahmet Aliashani duhet të jap sqarime rreth këtij plani).

    Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, z. Ahmet Krasniqit, ku gjithashtu Ahmet Aliashani duhet të japë sqarime, ku ka qenë në kontakte dhe lidhjet e tij. Ahmet Aliashani në Qeverinë e Bujar Bukoshit ka qenë i ranguar në postin e lartë, njëherit ushtrues i detyrës të zëdhënësministrit të Mbrojtjes, por asnjëherë nuk ka hyrë në Kosovë gjersa kanë hyrë trupat e NATO-s.

    Ahmet Aliashani në Shqipëri është lidhur me Rr. I. nga fshati Tërrnovc, Komuna e Bujanovcit, person i cili i takon grupeve mafioze që janë të organizuar në Itali, Shqipëri dhe Serbi, është person i kyçur në trafikun e organizuar të drogës dhe të prostitucionit si dhe njeri i cili kërcënon me likuidime.

    Gjithashtu është i lidhur me personat e rrjetit të organizuar të trafikut të drogës dhe të femrave nga Ukraina, Rusia, Bullgaria dhe Shqipëria për në Kosovë. Në rajonin e Gjilanit dhe të Kamenicës ka një rrjet të kriminelëve, të cilëve u ka paguar rrogë për t’i shërbyer Ahmet Aliashanit dhe Rr.I. si truprojë. Rrogat ua kanë dhënë në vlerë prej 400 marka gjermane.

    Gjithashtu në bashkëveprim me një person nga Kamenica, e ka dhunuar një femër. Rr. I. e ka detyruar atë femër t’iu bëjë femra grupit të tyre, ku gjendet edhe Ahmet Aliashani. Këta persona janë: Z. Rr. nga Kamenica, i lindur 1961 apo 62, i afërm me Shërbimin Serb.

    Sh. M., A. M. dhe Xh. K. të afërm me Shërbimin Serb. Këtyre personave Rr. u ka paguar rrogë 400 marka gjermane, si truprojë për veti dhe të Ahmetit.

    Rr. I. e ka keqpërdorë vajzën N. K. (emri i njohur për redaksinë), dhe tani kjo vajzë ka devijuar psikikisht, pikërisht nga Rr.I. Gjithashtu janë të lidhur me këtë rrjet të organizuar të trafikut të drogës dhe të femrave: S. K nga fshati Dajkovcë, komuna e Kamenicës dhe tani jeton në Ferizaj, F. R nga Kamenica, djali i axhës së S., M. K. ka punuar deri më 12 qershor të ’99, në sigurimin Shtetëror Serb dhe ende punon, tani gjendet në Vranjë dhe kohë pas kohe kalon në Leskovc. S. dajë e ka F. D. punëtor i Sigurimit Shtetëror Serb në Gjilan dhe Kamenicë, ku gjithashtu ka punuar gjer më 12 qershor të ’99, kur edhe janë tërhequr forcat jugosllave nga Kosova. Tani Rr. është i lidhur me këta persona si dhe Ahmet Aliashani. Gjithashtu Ahmeti paraqitet në opinion se tani është njeriu i parë te Rugova dhe urdhëron njerëzit se kush duhet të punësohet në komunën e Kamenicës. Në tërësi kryetari i Kuvendit Komunal të Kamenicës, z. Sh. S., ka rënë nën ndikimin e Ahmet Aliashanit, ku Ahmeti dhe Rr. pa ndërprerë bëjnë presion te strukturat komunale, pikërisht që personat e rrjeti të tyre të punësohen.

    15 prill, 2002 Prishtinë, me respekt B- 25 / 130 “Plaku”

  5. #735

    Shkoni mor pjell e Shkjaut se na cat karet....
    Gjo te gjalla..

  6. #736
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Ptuhhhhhhhhhhhhhhhh
    fare prodhuese..
    nrkjb

  7. #737
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Iku pa e thënë realitetin-ngordhi njeri ndër udhëheqësit e operacionit vrasës të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

    Pak kush ka pasë karierë të begatshme, si partiake, policore dhe shtetrore si Stane Dollanci.
    Në kohërat tjera, lajmi për vdekjen e tij,do të merrte dhenë në mediat e shkruara dhe tv-numërtë madh telegramesh,varrosje me nderime shtetërore dhe pjesëmarrje të shtetarëve ish miq të atëhershëm të asaj Jugosllavie. Pa medyshje do të ngriheshin edhe ceremoni dhe takime rasti për veprat rolin dhe rëndësinë e tij. Por,kjo mbeti e vdekur ashtu;sikur që mbeti e vdekur ideologjija e tij dhe shteti të cilit i shërbeu. Lajmin për vdekjen në Ljubljanë të Stane Dollancit, në moshen 75 vjeare, njerit ndër poletikanët më të njohur slloven dhe ish bashkëpuntorët më të ngusht të J.B. Titos, medijat sllovene e dhanë vetem sa të dihet-siq thotë populli ynë sa për sy e faqe.

  8. #738
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Si „Lindi“ Dolanci?

    Paraqitja e parë e tij me rëndësi para opinionit ishte suksesi i Basketbollistëve të Jugosllavisë në organizimin e kampionatit botëror me 1970 që u mbajt në Ljubljanë,dhe si sekretar i Komitetit të Ljubljans kur i „qetësoi“ me mjaft sukses protestat studentore me 1968 në Slloveni. Këto dy ngjarje i shërbyen si „dërrasa kërcyse“ në karierën e tij politike, policore dhe shtetërore,që menjiherë i mundësoi zgjedhjen e tij si sekretar i byros politike të kryesisë së KQ të LKJ. Në këtë post mbeti 9 vjet, deri në vdekjen e Kardelit me 1979 kur emërohet anëtarë i Kryesisë së KQ të LKJ. Për shkak të angazhimit politik të pa mohueshëm,bile një kohë si person i pazavendsueshëm; më të madhe u përfol se ky do të jetë zavendësi i mundshëm i Titos pas vdekjes. Ishte njeriu që më së shumti i besoi Tito ku edhe nga Jovanka fitoi besim të madhë. Megjithatë pas vdekjes së Titos nuk u bë ajo,që e mendonte dhe ëndërronte por iu dha „pas shpine“ Policija Sekrete Federative, shef i të cilës u bë që nga 1982 deri me 1984 (kur u zgjodh anëtarë i Kryesisë së RSFJ - së). Një vit para se të shkoi në pension, mori pjesë në mbledhjen sekrete në mes të APJ-së dhe organeve Sllovene në procesin e „katërshes“ (Janez Jansha dhe të tjerët) ku Armata Jugosllave kërkoi ndihmen e tij nëse vie deri te trazirat për këtë proces. Atëkohë Dolanci doli me propozimin,që gjykimi të mbahet në gjuhën sllovene dhe pastaj Kryesija e RSFJ të bëj anestimin e të burgosurve;gjë që edhe ndodhi. Me paraqitjen e „Pranverës sllovene“ dhe fillit të shkatërrimit të Jugosllavisë, Dolanci u pensionua dhe shkoi në harres.. Medijat sllovene, deklaronin hapur se „Dolanci ka shkuar për të mbledhur këpurdha në Gozd Martuljeku“, afër Kranjska Gorës, ku e kishte uikendshtëpinë. Gjat tërë kohës i iku politikës, nuk deshi kurrë të jap intervista nën arsyetimin se pas pensionimit i ka thënë lamtumirë politikës. Mirpo edhe pse i pensionuar Dolancit ju dasht që disa herë të paraqitet para seancave të ndryshme gjyqësore, përshkaqe të rolit të tij, si dhe disa herë në debate para parlamentit slloven. Para se të pësonte nga sëmundja e rëndë, të ciles mezi i shpëtoi (gjakëderdhje në tru), filloi të shkruaj memoare por ishte shumë i shkurtër-për shkaqe shëndetësore. Në shekullin që posa kemi shkelur, shumë kujt do ti interesonte se çka shkroi dhe çka dashur të shkruaj njëri ndër bashkëpuntorët më të ngusht të Titos, është shumë veshtirë për tu thënë. Por ajo që do të ishte më me interes sidomos për shqiptarët, është roli i tijë në policinë federative, aksionet e tyre të kryera jasht vendit(Jugosllavisë) e sidomos edhe një numër i madh likuidimesh. Këto likuidime kishin të bënin kryesisht ndaj mërgatës kroate e posaçërisht asaj shqipëtare.

  9. #739
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dihet se vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, është vrasje e përgaditur dhe e kryer deri sa Dollanci ishte shef i asaj policije.

    Është e pa mundur,që Dollanci të mos e dinte se kush dhe pse e vrau Isuf Gervallen dhe bashkëpuntorët e tij-Bardhoshin dhe Kadri Zekën.Është dashur që së paku pas shkatrrimit të Jugosllavisë të deklarohet hapur,por përkundrazi ai heshti. Kanë qenë shumë interesante edhe parashikimet e tija për Kosovën kur thoshte se atje kemi të bëjmë me nji problem të brendshem dhe krejt çka ndodhë atje nuk vjen nga jasht. „ Askush nuk mundet ta shkatrroi Jugosllavin nga jashtë por atë do ta shkatërroj vetem nëse deshiron njera nga njësit e saja kushtetuse-apo populli i saj“. Kjo ishte thënja e tij e shpesht. Dy vitet e fundit të jetës së tij Dolanci i kaloi në kurim të pasuksesshëm. Tërë kohën e kaloi i ulur fare pa lëvizje . Nuk mundi të shkruaj e as të thotë atë,që e mendonte. Dolanci më në fund shkoi në harresë, pa ndonji popullaritet i harruar edhe nga bashkëpuntorët e tij politik si dhe nga bashkëmendimtarët më të ngusht. Sa dhe si ka qenë „aftësija“ e tijë politike në ish Jugosllavi do të dëshmohet edhe më në të ardhmën.

  10. #740
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kush ishte Dolanci?

    Stane Dollanci lindi me 16 Nëntor 1925 në Hrasnik të Sllovenisë nga nji familje minatorësh. Pas mbarimit të maturës ju bashkangjit aradhave pertizane me 1944. Më 1958 diplomoi në fakultetin e drejtësisë në Lublanë.Që atëherë e deri me 1960 u gjend në disa detyra në APJ si eprorë aktiv. Ishte mësimdhënës në Akademinë e Artilerisë në Zarë. Pastaj kaloi si gjykatës ushtarak në divizionin e Novo Mestos e më vonë edhe zëvendës gjykatësi pranë Korpusit të Ljublanës. Më pas e ndërroi vend punimin dhe kaloi në Zagreb në detyrë të Eprorit të lartë të KOS-it. Në Armaten e Pestë (Armata e Zagrebit). Kur e hoqi uniformën ushtarake,me 1960 si civil,u kyq në formimin e shkollës së lartë për sociologji dhe shkenca politike (më vonë Fakulteti i shkencave politike) në Ljublan ku ishte edhe mësimdhënës dhe profesor i rregullt. Kariera e tij politike shkonte ngadalë por sigurt deri te „maja“, deri te njëri ndër pasardhësit më të mundshëm të Titos. Përpos besnikërisë ndaj partisë dhe Titos ai i mbeti besnik edhe KOS-it si njeri më i miri „zbulues ndër zbulusit“.
    P.S.
    Me këtë shkrim desha që opinionin shqipëtar jo vetëm ta njoftoi se ka ngordhur një QEN nga ish shteti fantazmë, po edhe t'i bëjë me dije të gjithë ata të cilët,në anën e tij ndoqën, vranë dhe sakatosën,burgjeve të asaj Jugoserbie djalërinë më të mirë shqiptare, se mëkatet e tyre do ti ndjekin edhe po patën edhe shtatë botëra të tjera...(Islam SADIKU Janar 2000)

Faqja 74 prej 98 FillimFillim ... 2464727374757684 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •