Close
Faqja 69 prej 98 FillimFillim ... 1959676869707179 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 681 deri 690 prej 979
  1. #681
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shteti i sigurimsave Madein Serbia

    · Numri i saktë i sigurimsave e kolaboracionistëve shqiptar në Kosovë zor se do të mësohet ndonjëherë saktësisht, meqë është sekret i mbyllur në arkivat e BIA-s, në "Knez Mihajllova" nr. 30 në Beograd. Por s'do mend se sigurimet serbe e kanë rekrutuar një numër goxha të madh shqiptarësh. Ajo që mund të bëhet është një vlerësim i përafërt, nisur nga fakti i njohur botërisht se Kosova gjatë 60 vjetëve të fundit ka qenë shoqëria më e militarizuar në kontinentin Evropian, me një (1) ushtar a polic për çdo dhjetë (10) frymë banori. Sipas një vlerësimi profesional të botuar në Serbi, RDB-ja në Kosovë ka pasur një efektiv prej mëse 50 000 agjentësh e kolaboracionistësh aktivë (ose "lidhjesh operative") nga radhët e etnisë shqiptare, apo 1:34 në raport me popullsinë. Kjo shifër i përgjigjet goxha mirë asaj që në kurset e sigurimit mësohet edhe sot si "balans stabil".


    Për pothuajse 90 vjet të sundimit serb, Kosova qe e mbeti "Perëndimi i Egër" i Serbisë, trevë kufitare me popullsi vendore të disponuar armiqësisht, ku vlenin rregulla të veçanta. Pushteti serb në Kosovë ushtrohej kryesisht përmes instrumenteve të forcës, ushtrisë e policisë, e përmes kolonizimit të elementit të besueshëm serb, si dhe përmes rekrutimit të indigjenëve lojal në radhët e shërbimeve informative serbe. Se çfarë përmasa ka pasur dhuna e sigurimeve serbe kundër shqiptarëve, këtë e rrëfejnë më së miri shifrat autentike nga madhoritë ish jugosllave.



    Në tetë operacione të mëdha spastrimi në trevat shqiptare pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore e deri më 1947, u kryen 220 000 bastisje kundër familjeve shqiptare, kurse mbi 200 000 shqiptarë kaluan nëpër duart e sigurimit, OZNA. Rreth 86 000 shqiptarë u vranë, prej të cilëve 36 000 në Rrafshin e Kosovës; 23 000 në Rrafshin e Dukagjinit dhe 27 000 të tjerë në trevat shqiptare në Maqedoni e në Mal të Zi. Gjatë viteve 1955-1956, pasardhësja e OZNA-s, UDB-ja, nisi aksionin për gjoja "mbledhje të armëve", ku u rrahën, u keqtrajtuan e u torturuan mbi 30 000 shqiptarë, prej të cilëve 103 vdiqën, ndërsa 10 000 tjerë u gjymtuan për jetë; shumëçka flet që kjo valë dhune u ndërmor enkas për t'i përmbushur kuotat e marrëveshjes Tito-Kyprili nga viti 1953, konform të cilës u konvertuan në "turq" dhe u zbuan në Turqi rrafsh 452 371 shqiptarë.



    Dhe shifrat e tmerrit nuk mbarojnë atje. Sigurimi serb gjer në vitin 1966 kish arritur të procesojë mbi 280 000 shqiptarë. Gjithnjë sipas statistikave zyrtare, vetëm gjatë viteve 1979-1991 qenë burgosur e keqtrajtuar rreth 900 000 shqiptarë, prej tyre 750 000 në Kosovë dhe 150 000 të tjerë në Maqedoni, Mal të Zi, e në Kosovën Lindore. Shifrat pas vitit 1991 është vështirë t'i gjesh, meqë madhoritë jugosllave pushuan së publikuari ato; por dihet se 10 344 vetë quhen të vrarë e/a të zhdukur vetën gjatë viteve 1998-1999, kurse 20 000 femra të dhunuara, gjithnjë nën vëzhgimin dhe koordinimin e sigurimit serb, tashti të njohur me emrin RDB. Më 2004, ky sigurim e ndryshon emrin për herë të katërt, kësaj radhe në BIA, dhe kreu i tij i fundit, Rade Markoviç, dënohet me burg për "korrupsion", por askush tjetër nga kuadrot kriminele të tij nuk preket me dorë nga pushtetmbajtësit nacionalistë në Beograd: kriminelët sekret të Serbisë janë ende në pushtet, si udhëheqës të sigurimit, si lektorë e instruktorë në Akademinë Policore. Kujto që këto s'janë sall shifra anonime me shumë zero, po njerëz të gjallë, me emër e mbiemër, me bashkëshortë, fëmijë, e farefis; kujto që tërë kjo orgji e dhunës është ushtruar mbi një popullsi relativisht të vogël, në një hapësirë relativisht të ngushtë gjeografike; pa do të fillosh t'i kuptosh përmasat e krimit. E pra, ky krim s'do mend se ka lënë gjurmë në shoqërinë shqiptare.



    Një ndër fërkemët e këtij krimi është edhe ekzistenca e "spiunëve shqiptarë", shqiptarë indigjenë të cilët, për të shpëtuar jetën a pasurinë, apo për shkak të përfitimit personal në karrierë, u rekrutuan në sigurimin serb.Trajtimi që i është bërë në Kosovë këtij fenomeni dallon nga pothuajse të gjitha vendet përreth. Shqipëria e ka një ligj për ish funksionarët e pushtetit komunist, i cili ua ndalon atyre të ushtrojnë detyrat e shërbyesit civil.jë ligj të ngjashëm e ka në rend të ditës edhe Mali i Zi sovran si dhe IRJM-ja (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë); në këtë të fundit, kandidatët e koalicionit proevropian Dielli kanë firmosur deklarata para zgjedhjeve të ardhme parlamentare ku sigurojnë opinionin që nuk kanë punuar për sigurimet jugosllave. Kroacia, Sllovenia, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria kanë të gjitha ligje tashmë të ratifikuara nga parlamentet e veta, të cilat e vendosin këtë fenomen të ndjeshëm në një kuadër transparent ligjor.



    Fatkeqësisht, kjo rrugë e ndershme për të spastruar hesapet me të kaluarën, e për të garantuar të ardhmen demokratike të shoqërisë, është bllokuar qëllimshëm në protektoratin kosovar të OKB-së. UNMIK-u e institucionet e tij nuk i kanë kërkuar ndonjëherë Beogradit që t'i dorëzojë dosjet kosovare të sigurimit serb. Nëse Serbia do t'i dorëzonte këto lëndë apo jo është çështje krejt tjetër nisur nga qëndrimi zyrtar serb se do ta luftojnë pavarësinë e Kosovës me të gjitha mjetet përpos luftës së hapur, një transfer i lëndëve kosovare nuk tingëllon si prioritet për Beogradin por është domethënës fakti se as vetë UNMIK-u s'e ka prekur këtë temë. Sa për krahasim, UNMIK-u s'ka përtuar t'i kërkojë prej Serbisë të dhënat kosovare (apo kopjet e tyre) në lëmitë tjera, p.sh. të dhënat nga amza e popullsisë, nga shërbimi kadastral etj; në këto lëmi, UNMIK-u madje ka sajuar pa skrupuj marrëveshje zyrtare e bashkëpunim operativ me madhoritë serbe, qoftë edhe me ato që e sfidojnë vetë Rezolutën 1244 (!) të KS të OKBsë, duke operuar brenda Kosovës. Në të njëjtën kohë, UNMIK-u e institucionet e tij të nënshtruara, si dhe trupat tjerë ndërkombëtar (përfshirë këtu KFOR-in) kanë zgjedhur të mos kryejnë as hetime vetjake për të identifikuar pjesëmarrësit dhe kolaboracionistët e regjimit serb.



    Përkundrazi, praktika e ndjekur në protektoratin kosovar ka qenë pikërisht e kundërta, pra jo vetëm lënia rehat, por madje rehabilitimi i heshtur (!) i kolaboracionistëve të njohur të regjimit serb. Është fakt i njohur në opinionin kosovar që një numër i konsiderueshëm i i kolaboracionistëve të njohur botërisht janë instaluar si shërbyes civil. Ish pjesëtarë udhëheqës të Partisë Komuniste ndodhen sot në krye të institucioneve qendrore e vendore anekënd Kosovës, duke nisur nga kryeqendra e teposhtë deri te kuvendet komunale. Pjesa dërrmuese e tyre kanë qenë kolaboracionistë të sigurimit policor RDB, i cili e kishte detyrë zyrtare që të lëshonte vlerësimin e vet në çdo emërtim udhëheqës të partisë. Një rast flagrant është Shërbimi Policor i Kosovës, i cili udhëhiqet pothuajse kryekëput nga efektivi policor i ndërtuar gjatë periudhës komuniste. Ky kuadër ishte, për shkaqe të vetëkuptueshme, nën kontroll të rreptë të RDB-së. Shqiptarëve që dëshironin të bëjnë karrierë në policinë jugosllave s'u mjaftonte vetëm biografia e mirë (lexo familjarë që kanë bashkëpunuar me sigurimet serbe) por u duhej ta dëshmonin "përshtatshmërinë ideo-politike" individualisht, duke bashkëpunuar personalisht me RDB-në. Meqë ra fjala, ky rregull vlente edhe për ata shqiptarë që synonin karrierë ushtarake në radhët e APJ-së. E pra, është pikërisht ky kuadër që e ka marrë besimin e UNMIK-ut për t'u bërë skele e SHPK-së dhe e TMK-së së re "profesionale".



    Një tjetër rast flagrant është ai i gjyqësorit komunist, të inkriminuar gjer në bërryla në dhunën antishqiptare. Arif Korapi, Ali Abdullahu, Ismail Xhemaili, Abdyl Doda, Shukri Begiç, Mustafa Hoxha, Vehbi Mehmeti, Sejfë Sherifi, Tahir Ibrani, Shaqir Zogaj, Mehmed Kalaveshi, Riza Voca, Qazim Bajgora, Hazir Haziri, Tefik Shala, Nebih Qena, Nazmi Juniku, Beqir Shehi, Mehmet Sponca, Hysamedin Oruçi, Sahit Meraku, të gjithë këta janë emra nga gjyqësori i kohës, që i kanë procesuar "dërgesat" e sigurimit serb dhe kanë shqiptuar dënime drakonike kundër disidentëve shqiptarë.



    Një tjetër kuadër i sigurimit serb ishin intelektualët e rekrutuar si kolaboracionistë: gazetari dhe nismëtari i LDK-së, Jusuf Buxhovi merrte pjesë në hetime e rrahje të disidentëve; intelektualët Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Ali Aliu, Zekeria Cana, e plot tjerë, kanë dëshmuar kundër kolegëve të tyre disidentë - lista e turpit mund të bëhet goxha e gjatë.



    Numri i saktë i sigurimsave e kolaboracionistëve shqiptar në Kosovë zor se do të mësohet ndonjëherë saktësisht, meqë është sekret i mbyllur në arkivat e BIA-s, në "Knez Mihajllova" nr. 30 në Beograd. Por s'do mend se sigurimet serbe e kanë rekrutuar një numër goxha të madh shqiptarësh. Ajo

    që mund të bëhet është një vlerësim i përafërt, nisur nga fakti i njohur botërisht se Kosova gjatë 60 vjetëve të fundit ka qenë shoqëria më e militarizuar në kontinentin Evropian, me një (1) ushtar a polic për çdo dhjetë (10) frymë banori. Sipas një vlerësimi profesional të botuar në Serbi, RDB-ja në Kosovë ka pasur një efektiv prej mëse 50 000 agjentësh e kolaboracionistësh aktivë (ose "lidhjesh operative") nga radhët e etnisë shqiptare, apo 1:34 në raport me popullsinë. Kjo shifër i përgjigjet goxha mirë asaj që në kurset e sigurimit mësohet edhe sot si "balans stabil".



    Një pjesë e këtyre dosjeve thuhet se janë djegur pas Luftës Çlirimtare, meqë aty janë regjistruar edhe rastet korruptive të elitave të sotme serbe. Por në kategorinë e dosjeve të ruajtura për shërbim të mëtejshëm përmendet të jenë ruajtur 286 agjentë e 1081 kolaboracionistë aktiv, mes tyre 135 punëtorë të arsimit, 21 doktorë shkencash, 26 studentë, 16 inxhinierë, 46 nëpunës, 23 punëtorë, 10 pensionistë, 6 klerikë, e 14 "profesione tjera".



    E pra, asnjë nga këta njerëz nuk ka dalur gjer sot të kërkojë falje nga viktimat e veta, e nga familjarët e tyre. S'kanë shkak, pse shumë nga ta i gjen sot në majat e hierarkisë politike e kulturore kosovare, duke nisur nga kryeqendra e deri te institucionet vendore nëpër komuna. Arsyetimi jozyrtar (se zyrtarisht kjo temë as që ekziston) është se gjoja s'qenka moralisht e drejtë t'i ngacmosh plagët e vjetra të shoqërisë; e se edhe sigurimsat shqiptar gjoja paskan vuajtur në luftën e fundit. Është, pra, fjala për një etikë të përbindshme, që e quan të moralshme mbrojtjen keqbërësit e jo t'i mëkëmb viktimat, e që i barazon ngecjet në karrierë me vrasje e dhunime femrash - një gjykim, druaj, që s'do ta hante kurrë pazari, po të mos kishte shumë blerës të interesuar.



    Politika e ndërkombëtarëve që ta rehabilitojnë veprimtarinë e agjenturës serbe në Kosovë dallon prej kursit të ndjekur në shumicën e ndërhyrjeve perëndimore. Në Afganistan, ndërkombëtarët i kanë eliminuar talebanët dhe përkrahësit e tyre nga të gjitha postet, qoftë qendore a vendore, duke preferuar luftën e përzgjatur guerile në vend të bashkëpunimit të tyre. Në Irak, koalicioni antiterrorist i ka spastruar themelshëm të gjitha elementet bathiste nga shteti, e para së gjithash nga ushtria dhe policia. Kjo politikë e kushtueshme ka pasur një kosto të lartë ekonomike, por është vlerësuar megjithatë si më e pranueshme dhe më e sigurt për të ardhmen e qëndrueshme të këtyre vendeve, sesa korruptimi i demokracive të reja nga kuadro të vjetra të diktaturave. Në Kosovën e brishtë, që ndodhet në shënjestër të luftës speciale serbe dhe nën trysni të përditshme nga ekstremizmi vendor serb, një politikë e tillë do të ishte absolutisht më e favorshmja.



    Përjashtimi me ligj i kuadrove të komprometuara, kombinuar me një komision vendor të pajtimit sipas modelit jugafrikan që do të ofronte amnisti ligjore në rast të dëshmive vullnetare, do të garantonte që shteti i ardhshëm i Kosovës të mos jetë më shtet i sigurimsave Made in Serbia. Fatkeqësisht, duket që UNMIK-u ka zgjedhur qëllimshëm një rrugë tjetër, atë të rehabilitimit të agjentëve e kolaboracionistëve serb, e të përndjekjes së kundërshtarëve të tyre, në radhë të parë të këtyre të UÇK-së. Katundi që shihet, kallauz nuk do. Në rastin e të parëve, UNMIK-u ka deklaruar se nuk do t'i hetojë krimet që kanë ndodhur para etablimit të misionit. Në rastin e të dytëve, gjykatat e UNMIK-ut u kanë shqiptuar dënime drastike dhjetëra ish luftëtarëve, pas procesesh gjyqësore që janë kritikuar nga OJQ-të dhe mbrojtësit e të pandehurve si "të montuara" e "të pabaza".



    Kulmi i ironisë është se pjesa dërrmuese e këtyre të fundit janë dënuar për gjoja maltretime të kryera - kundër atyre të parëve! Se pse është kështu, kjo s'do mend. UNMIK-u e di që projekti i tyre në Kosovë bie ndesh me projektin afatgjatë vendor për liri, demokraci e vetëvendosje. Idetë shkombëtarizuese sikurse "flamuri kosovar", "identiteti kosovar" etj. thjesht e kërkojnë një sortë të veçantë të bartësve, e kërcënohen nga një sortë tjetër.



    Prandaj, për UNMIK-un është e natyrshme - sikur për Serbinë dikur - që t'i afirmojë ata njerëz që kanë qëndrim të ftohtë ndaj idesë kombëtare, e që kanë "merita" të dëshmuara individuale. Sikundër që është e natyrshme të sulmojë ata që janë dëshmuar si "të rrezikshëm" e me "biografi". Me fjalë të tjera, kanë ndryshuar sall emrat e aktorëve, por tendencat kanë mbetur të njëjtat si në kohën e Serbisë: në këtë aspekt, në Perëndimin e Egër kanë ndryshuar veç kaubojët, por përndryshe s'ka asgjë të re. '

  2. #682
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Ti vetëm sa qenke rexhistruar kështu që deri sa t'mos i bësh nja 200 a 300 shkrime s'pari fshijë qyrrat e tua e pastaj mu drejto me " pyetje"!
    keshtu bre msusit!
    Sa per informacion shiqoji postimet dhe temat e mija qe nuk mund ti gjesh askund tjeter ne internet.
    Une nuk beje postime copy-paste si ti,plus kur ato jane te porositura nga dikush qe behen.Une mendoj dhe postoj me trurin dhe koken time,e jo me koken e sheradinave & co.
    Nese jam i regjistruar tash ne forum sdo te thote qe ti je i regjistruar me moti se ke bere ndonje alamet pune te madhe perveq shpifjeve dhe tentim denigrimeve te figurave.

    Pasi ra pyetja,a mund te na tregosh diqka lidhur me te kaluaren e Arsim Bajramit dhe Haredin Kuqit,per punen e tyre,per deklaratat e tyre,dhe mos harro edhe per privilegjet e tyre ne kohen e titizmit serbosllav.

  3. #683
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Për herë të parë në jetë në dhunë fizike dhe psiqike serbe

    Me veprimtarin e njohur Ramadan Pllana



    Shkruan: Riza LAHI



    Pllana, me një fëmijëri të bukur, në një shtëpi ku zotëronte qetësia, të folurit me zë të ulët, rregulli ku mbretëronte mendimi, dashuria dhe ëmbëlsia dhe pasioni për punë në lëndinat e blerta apo mes kafshëve shtëpiake, papritur, ndeshet me pasojat e arrgancës dhe egërsisë që po i vinin nga ajo pastërti idealiste që i kish pushtuar shpirtin.



    E rrëmbyen nga shtëpia në prezencën e nënës, Fatimes 57 vjeçare, babait, Islamit, 65 vjeçar, të vëllezërve dhe motrës. Që të gjithë mbajtën qëndrim shumë të përmbajtur ato çaste të mesnatës.



    Mes policëve të armatosur, e hypën pa asnjë goditje apo shenja të tjera dhune. Ai nuk bëri asnjë kundërshtim ndaj arrestonjësve dhe priti qetësisht vendosjen e prangave.


    Duke klikuar mbi pikturën, mund të lexoni artikullin që është shkruar nga veprimtari i çështjes kombëtare, Ramadan Pllana para 30 vjetësh, kur ishte kryetar i Komitetit të Rinisë të LNçKVSHJ-së. Artikulli është shtypur me makinë nga heroi ynë kombëtar Jusuf Gërvalla në vitin 1979 në gazetën „Ljmëtari i Lirisë“





    Lirisë" numër 1/1981.79 dhe është botuar në

    Gazetën "Lajmëtari i Lirisë" numër 1/1981.





    Ata nuk gjetën asnjë armatim. Ia kishin marrë librat, albumet. Kryesuesi i arrestimit i njihte familiarisht. Ishte nga Vushtrria.

    Burhan Prishtina u përpoq me të butë në çastet e pyetjeve të para. Pa prezencën e askujt tjetër, më të ngrohtë, ai i tha djaloshit 32 vjeçar se edhe ai e donte Republikën e Kosovës, se edhe ai ishte shqiptar si unë, se ishte nga një familje edhe më të njohur se e tija, e Hasan Prishtinës dhe se, gjithçka, ne duhej ta bënim brenda kushtetutës. Ndryshe do të përballeshin me shtetin dhe ai, megjithëse i donte familiarisht, siç ia përsëriti disa herë Pllanës që vetëm heshte dhe se i vinte keq, nuk kishte mundësi ta ndihmonte më. « More, Ramadan, po gjyshi im i ka dajallarët Pllanaj. Hyr në punë, vazhdo shkollën, merr një diplomë, dakord, haj të bëhemi të gjithë e të kërkojmë Kosovën Republikë, por gradualisht ».



    Ky UDB-ash, po përpiqej ta thyente me të mirë.

    Ai, në të vërtetë, kishte zgjedhur këtë formë me shumë kujdes, pasi i njihte si fis që ishin njerëz shumë këmbëngulës, apo « kokëfortë » dhe që nuk thyheshin me dhunë e dajak. Mbase edhe nuk donte të armiqësohej me Pllanajt e Vushtrrisë, nga ishte edhe vetë, pasi kishte të tjerë që do ta torturonin. Ndërkohë, vetë ai, merrte rrogën si « Inspektor federativ i sigurimit jugosllav », pra, njeri shumë i besueshëm i UDB.



    «Ne nuk jemi të barabartë, o Burhan. Përse më keni marrë, atë më thuaj dhe bëni ç`keni vendosur të bëni me mua » Tjetri e pa në sy me shumë vëmendje dhe i ra një zileje. Hyri kolegu i tij, shefi zonal për Mitrovicën. Ai njihej si i tmerrshëm në Mitrovicë.



    « Bëj ç’të duash me këtë, se nuk merr vesh me të mirë » - tha nipolli i Hasan Prishtinës dhe bëri mënjanë Faruk Mehmeti, që nga dera, ku hyri fill pas ziles, bëri me hapa të shpejtë drejt meje duke thërritur «të q… Shqipërinë tënde» dhe ma ka futur një grusht që më erri sytë. Kur erdha në vete, e pashë veten që më dilte gjak nga goja dhe një gjë të fortë në gjuhë. Më kishte thyer dhëmbin. Pas disa muajsh, në qelinë e burgut në Prishtinë, si pasojë e komplikacioneve nga ajo goditje, më ka vizituar denisti, serb ishte, i një ambulance civile. Më çoi administrata e burgut. Mjeku bëri një ndërhyrje të rëndë në nofullën time.



    Faruku nuk më goditi më, kurse Burhani, më pa edhe një herë në mënyrë të akullt dhe u largua. Po atë ditë, më dërguan në Prishtinë, ku do t’u nënshtrohesha torturave dhe pyetjeve inkuizitive gati gjashtë muaj. Torturuesit e mi ishin që të gjithë shqiptarë. Faik Nurën e mbaj mend mirë, si emër, kurse të tjerët nuk i kam identifikuar.



    Hetuesi im ka qenë, edhe ai, shqiptar, Zejnulla Shala, i cili nuk më ka dhunuar fizikisht, përveç ndonjë grushti në ditët e para, bashkarisht me të tjerët. » - thotë Pllana që tani është një burrë i gjashtëdhjetave, i dobët dhe që qeshet shumë rrallë dhe atëherë me gjithë shpirt.



    «Ti je organizator i atyre që duan të na bien Enverin këtu….Ju jeni të marrë, a e shihni se Titon e do tërë bota. Titoja është ideator i vendeve të painkuadruara. »



    Asnjë përgjigje nga njeriu në pranga.

    Ata kishin kapur disa të rinj të grupit të Ramadan Pllanës. Sylë, quhej njëri, një djalë i mrekullueshëm, por i pakujdesshëm. I kishin kapur edhe një ditar, ku figuronte emri i drejtuesit.



    Pyetje për lidhjet që kish kërkuar të vendoste mes grupit të tij ilegal dhe atij që vepron në Turqi, të një kosovari me emrin Tefik; për lidhjet që kishte me Jusuf Gërvallën dhe një Gërvallë tjetër, Zeqirin, që kish qenë nëpër burgje.



    E pyetnin me këmbëngulje edhe për drejtues të tjerë të organizatës ilegale, dy prej të cilëve endeshin të lirë. «Refuzova gjithçka, me përjashtim të shkuarjes në Turqi. Edhe Shefqeti – Shefqet Jashari, një tjetër lider i grupit ilegal LNçKVSHJ ( Lëvizja Nacional çlirimtare Kosoves me Viset e tjera Shqiptare në Jugosllavi) nuk kishte pranuar asgjë.



    Atëherë…Nga pesë vetë që kishte kryesia e jonë, dy po torturoheshim. Jusuf Gërvalla me Sabri Novosellën qenë larguar jashtë shtetit menjëherë.



    Metush Krasniqi, megjithëse e dinte që po na torturonin, nuk lëvizi që nuk lëvizi nga Prishtina. Metushi ishte rreth 50 vjeçar dhe një burrë shumë i fortë. I pathyeshëm. Ai burrë është torturuar disa herë dhe e fundit, më 1986, përfundoi në mënyrë fatale. Pasi ishte dërmuar për vdekje UDB-a më 16 qershor 1986 e liron nga burgu dhe më 15 tetor 1986 ky atdhetar i devotshëm, duke mos pasur shërim ndërroi jetë. Varrimi i tij u bë në fshatin e lindjes në Dajkoc.



    « Shefqetin e dënuan me tetë vite, me të njëjtën akuzë sikurse mua, pra, një vit më shumë, sepse kish qenë në burg edhe një herë. Gjykatësi Isak Nishevci na kategorizoi me nenin 136, « veprimtari armiqësore », megjithëse, siç thashë, ne veç parullave dhe shpërndarjes ilegale të letërsisë nga Shqipëria, nuk kishim bërë tjetër gjë « veprimtari armiqësore ». Mirëpo, dolën dëshmitarë njerëz që deklaruan se ne të dy ishim liderë grupesh. Sepse edhe Shefqeti kishte celulat e veta, sikurse edhe unë.



    Të tjerët,

    - Avdi Kelmendi, me 5 vite burg ;

    - Abdyl Lahu, me 4 vite burg ;

    - Skënder Jashari me 3 vjet ( Abdyli dhe Skënderi ishin dajë dhe nip të heroit që kalbej në burg ato ditë, Adem Demaçit);

    - Isa Demaj me katër vite;

    - Sylejman Qyqalla me 4 vite dhe

    - Hysen Gërvalla, vëllai i Jusuf Gërvallës me 3 vite.



    Gjyqi u bë me dyer të mbyllura.

    Rreth gjyqit tonë, sigurisht që u përfol në popull, por nuk u hodhën trakte. Ishte një fushatë e tmerrshme kundër të gjitha grupeve ilegale që vepronin në Kosovë. Personalisht edhe unë mendoj që, në atë kohë, UDB e zotëronte situatën tonë thuajse plotësisht. Ishin arrestuar shumë aktivistë ilegalë. Të tjerët, në vend që të nxirrinin trakte në pëkrahje tonë, që me siguri do të zbuloheshin në çast, po mprehnin shpatat për të përgatitur sulmin popullor të demonstratave të1981.



    Fill pas përfundimit të gjyqit tonë, si zogjtë e qiellit në pranverë, po shfaqeshin grupe të tjera të rezisencës. Shokëve dhe mua, na vinin kësi informacionesh në qeli dhe zemra na bëhej mal.

    Isha në burg me 3 – 4 të tjerë, të burgosur ordinerë, si vrasës, hajna, etj.»

    Mirëpo…. Një ditë… Ishte data 26 mars. Pasdite. Viti 1981.



    Shpërthim i hatashëm zërash në gjuhën shqipe. Mes tyre edhe « Lirojini të burgosurit ! » Kishin nisur demonstratat e 81- shit. Atë pasdreke kishte nisur preludi në Prishtinë. Mu pranë qelisë vinin zërat. «O Zot, si nuk jam çmendur nga gëzimi.»



    Shpërthimin e parë të rinisë studentore, të 11 marsit, që kish ndodhur brenda mureve të Universietit të Prishtinës, të burgosurit nuk e kishim ndjerë as na kishin lejuar të na informonin të afërmit.



    Pas disa ditësh, erdhi prilli. Demonstratat shpërthyen në tërë Kosovën. Në Kosovën heroike. Administrata titiste, nxitoi t’i transportonte të burgosurit politikë sa më larg Prishtinës, sa më larg Podujevës, Gjilanit, Ferizajit, Pejës, Vushtrrisë, Mitrovicës…Sa më larg Kosovës. Burgjeve të Jugosllavisë. Në fshehtësirë dhe natën.


  4. #684
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    1. “Kujtime nga burgu”

    Rashë në sy që nga bankat e shkollës fillore si liridashës, sepse e doja popullin tim, historinë e tij të lavdishme, sepse e doja Kosovën time dhe simpatizoja me gjithë shpirt Shqipërinë. Dhe u mjaftoi kjo të më fusnin në burg. ”Më mirë ta kemi nën dry sesa të mundohemi duke e përcjellë”, kështu sigurisht rezonoi logjika e sëmurë e UDB-së. Duke e ndier për detyrë që ta njohtoj opinionin e vendit dhe atë botëror, po përpiqem që me aftësitë e mia modeste ta përshkruaj arrestimin tim, torturat çnjerëzore mbi mua me muaj të tërë, gjykimin dhe vuajtjen e dënimit.


    Bindja e plotë dhe besimi i patundur se e vërteta dhe drejtësia herëdokurdo do të triumfojnë, si shumë të burgosur të tjerë politikë shqiptarë edhe mua më bënë më të fortë, më të qëndrueshëm dhe më të papërkulshëm, para presionit të policisë fashiste jugosllave dhe vështirësive të shumta që më përcollën në burgje. Nuk jam as i pari dhe as i fundit që u dënova pa asnjë faj. Për ne shqiptarët në Jugosllavi kjo është gjë e rëndomtë. Prandaj, edhe pse në burg, dhe në kushte shumë të vështira, i përcjellë hap pas hapi nga gardianët e burgjeve, po shfrytëzoj nga çdo rast që të shkruaj për fatin dhe përjetimet e mia dhe shumë të burgosurve të tjerë politikë shqiptarë në Jugosllavi, duke ngritur edhe në këto kushte zërin e protestës kundër këtij terrori e gjenocidi që po ushtrojnë fashistët e Beogradit kundër popullit tonë.

  5. #685
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Arrestimi

    Ishte dimër i ftohtë, kur një mëngjes herët, policët, si lukuni ujqish, kishin rrethuar shtëpinë time. Ishin të armatosur me pushkë e automatikë. Kishin zënë pozicione luftarake, të gatshëm për të shtënë në ne, në lëvizjen më të vogël. Që të gjithë qemë në gjumë, kur pa pritur filluan të kërcasin në dyerë, u mëshonin sa mundnin atyre me duar dhe me shqelma. Nuk prisnin as të vishemi. Posa u çelën dyert, u vërsulën si bisha të çartura dhe me armë të gatshme na shpërndanë nëpër dhoma. Filloi një bastisje sa rrënuese aq edhe e poshtër. Ishin shumë dhe nuk mund t’i përcillnim se mos na vidhnin gjë edhe pse ishim të varfër. Rrotulluan dhe përmbysën çdo gjë që patën përpara. Çirreshin si egërsira të uritura. Donin të fusnin tmerr e panik te njerëzit e shtëpisë, por dështuan sepse anëtarët e familjes sime e morën këtë si gjë të rëndomtë. Familja ishte mësuar me arrestime që nga gjyshi e stërgjyshi. Për ne nuk ishte hera e parë të arrestohej një anëtar i familjes. Udbashët me vegla e aparate gjurmonin, si qentë edhe në shportën e bërllogut se mos gjenin gjë. Pas disa orësh rrotullimi e përmbysjeje, si duket, e panë se po lodhen kot, prandaj m’i vunë kllapat që në dhomë. Njerëzit e shtëpisë më përcollën me grushtin lart. Tamam si përcillet luftëtari i lirisë për në luftë. Paj, edhe unë në luftë shkoja, në luftë me bisha që kanë pamje njeriu. Më futën në një makinë të policisë, para dhe prapa së cilës kishte makina tjera përplot policë të armatosur.

  6. #686
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Paraloja

    Para dyerve të UDB-së më nxorën nga makina dhe të rrethuar nga të gjitha anët më futën brenda. Më çuan në një zyrë, mu aty ku do t’i zhvillonin hetimet ndaj meje. Aty më bënë një bastisje detale: më zhveshën lakuriq, të poshtrit! Thuajse nuk më kishin bastisur kur m’i vunë kllapat në shtëpi. Tërë ditën më mbajtën në atë dhomë. Gjer në orët e vona të natës. Askush s’më pyeste gjë. Një polic filloi ta luante rolin e njeriut të mirë duke më këshilluar: “Trego çfarë të dish dhe puna do të mbarojë me kaq, sepse këta do të të rrahin dhe do të të torturojnë. Mos e shkatërro shëndetin se je i ri. Nëse m’i thua mua të gjitha ato që i di, unë do të lëshoj që sonte të shkosh në shtëpi…”. I thashë se nuk dija sgjë, madje as për çka më kishin arrestuar. Ai nuk më ngacmoi më. Një polic, që të nesërmen do të mësoja se ishte hetuesi im kryesor, kur hyri brenda më pyeti: “Ti je Kushtrim Guri, a”? Po, i thashë. Duke u zgërdhirë si qen më tha:”Nëna në shtëpi e bënë miellin bukë, e ne atë bukë e bëjmë miell! Mbaje mend këtë!”. Qeshi me fjalët e veta si i marrë dhe iku. M’u kujtuan fytyrat e Gestapos hitleriane që kisha parë në filma. Kurrëfarë dallimi nuk kishin prej tyre kriminelët e UDB-së. Siç mësova më vonë, ky ishte gjakpirësi A. S. kaq biseduan me mua ditën e parë. Policët ndërroheshin vazhdimisht, gjersa më në fund, rreth orës 23, më dërguan në burg.

  7. #687
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Në burg

    U kryen formalitetet rreth pranimit tim dhe nëpër korridorin e ngushtë të burgut më dërguan në birucë, siç i thonë ndryshe qelisë. Aty s’kishte asgjë tjetër veç një teneqeje me ujë dhe një qypi që quhej ‘kibëll’ e që shërbente në vend të një WC-je. Gardiani më çoi në qoshe të korridorit, ku ishin dy dyshekë të vegjël të shqyer e të ndyrë sa s’bëhet. Vetëm emri dyshek u kishte mbetur. Ishin edhe të përgjakur, sigurisht nga ndonjë i burgosur i torturuar. Kishte edhe dy batanie të grisura, të pluhurosura dhe të fëlliqura. Edhe këto ishin të gjakosura. ”Merri!”- urdhëroi gardiani. Ç’t’i bësh, me duhej t’i merrja. Në atë dimër të madh më mirë me to se pa hiç gjë. Posa hyra brenda në qeli u përplas dera pas meje, ndërsa shuli kërciti me kërcëllimë. -Kështu kërcitkan shulat e dyerve të burgjeve jugosllave!-mendova me vete. Më duhej të mësohesha edhe me këtë, që tani e tutje për shumë vjet do të ishte pjesë e jetës sime.


    Policia jugosllave, si çdo polici fashiste e antipopullore, ndjek e persekuton çdo patriot e revolucionar. Nga pamundësia për t’i zbuluar atdhetarët që luftojnë e veprojnë natë e ditë, kudo në Kosovë, UDB-ja arreston njerëz të pafajshëm liridashës, i torturon me metodat më shtazarake për t’i detyruar që t’i pranojë gjërat, të cilat as në ëndërr s’i kishin parë, e pastaj i hedh në gjyq dhe u shqipton atyre dënime të rënda. Ndiqen sidomos simpatizantët e Lëvizjes, nga frika se sot apo nesër mund të inkuadrohen aktivisht në të. Dikush mund të pyes se si policia mund t’i dijë simpatizantët e Lëvizjes. Fare thjesht. Serbomëdhenjtë janë të vetëdijshëm se populli ynë është i ndërgjegjshëm për gjendjen ku e ka katandisur politika e tyre fashiste. Populli shqiptar është i pakënaqur me pozitën e tij prej popullit të shtypur në Jugosllavi. Ai në këto kushte nuk sheh tjetër rrugë veç asaj të qëndresës, nëpërmjet së cilës duhet t’i realizojë aspiratat e veta historike. Pranadaj s’është e vështirë të gjesh bazën e dyshimit serbomadh ndaj popullit tonë në përgjithësi. Kështu që nga bangat e shkollës fillore ndiqet dhe përcillet puna dhe sjelljet e çdo shqiptari në Jugosllavi. Pastaj mjafton që një pjesëtar i farefisit të ketë qenë në burg që edhe ti saora të figurosh në dosjen policore si kandidat potencial për ndjekje nga UDB-a jugosllave. Meqë bastisjet e shqiptarëve janë gjëra fare të rëndomta, mjaftojnë të gjejnë ndonjë libër të ndaluar, e këso këtu ka shumë…ndonjë broshurë, fletushkë apo gazetë ilegale, ku flitet për problemet jetike të popullit, ose ndonjë trakt apo afishe të shpërndarë nga Lëvizja, apo fotografi të nxjerra nga gazetat që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe të fusin në burg, të të torturojnë e mundojnë, që të tregosh atë që të ka dhënë apo që e ka shpërndarë dhe, bashkë më të të hedhin në gjyq dhe të dënojnë me vitet të tëra. Gjërat për të cilat njeriu në botën e civilizuar as që guxon të mirret në pyetje. Ndodhë kështu, sepse drejtësia dhe humanizmi ka kohë që e kanë humbur, veçanërisht ndaj shqipëtarëve, kuptimin e tyre në Jugosllavi.


    Qelia ku më futën ishte e vogël sa s’bëhet, aq sa nuk mund t’i shtrija këmbët sa duhet. Tavani ishte i ulët, saqë kur ngrihesha e prekja edhe me dorë. Gjatësia e mureve nuk ishte e rregullt, sepse burgu ishte në formë rrethi. Tri të katërtat e rrethit ishin burg, ndërsa pjesa tjetër përbënte ndërtesën e UDB-së, një ndërtesë trikatëshe, mbi njëqind metra e gjatë. As lartësia e mureve të burgut nuk ishte e njëjtë, pasi që nuk kishte kulm, por një pllakë të pjerrtë plumbi e betoni. Dritarja ishte shumë e vogël. Nga jashtë kishte një xham tjetër të trashë e të errët, të larguar nga muri për 25-30cm. Nga fundi i kësaj plase mund të shihja pakëz qiellin, por kurrë diellin. Kuptohet mes dy dritareve ishin grilat e hekurta. Me hekur e beton ishin edhe muret e tavani. Bënte ftohtë sa s’ka. Qelia kundërmonte erë qelbësire. Aty kishte buba të vogla dhe të mëdha aq shumë sa kurrë s’mund t’i zhdukje. U mbështolla disi me të dy batanijet, por të ftohtit më kishte hyrë në palcë. Edhe pse isha pa ngrënë dy ditë dhe bënte shumë ftohtë, lodhja bëri punën e saj dhe shpejt më zuri gjumi. Të nesërmen herët dëgjova një cingërrimë të zgjatur zileje, që ishte shenjë për t’u zgjuar. Pak më vonë kërciti dryri i derës sime dhe rrapëllima e shulit. Me të bërtitura dhe ngërmime, një gardian më urdhëroi që dyshekët t’i paloja në qoshe, duke m’u ngërmuar se gjatë ditës është rreptësisht e ndaluar çdo ulje apo mbështetje në dyshek, ndërsa “çebet”, sipas rregullit, m’i qiti në korridor.

  8. #688
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-02-2010
    Postime
    37
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Në burg

    U kryen formalitetet rreth pranimit tim dhe nëpër korridorin e ngushtë të burgut më dërguan në birucë, siç i thonë ndryshe qelisë. Aty s’kishte asgjë tjetër veç një teneqeje me ujë dhe një qypi që quhej ‘kibëll’ e që shërbente në vend të një WC-je. Gardiani më çoi në qoshe të korridorit, ku ishin dy dyshekë të vegjël të shqyer e të ndyrë sa s’bëhet. Vetëm emri dyshek u kishte mbetur. Ishin edhe të përgjakur, sigurisht nga ndonjë i burgosur i torturuar. Kishte edhe dy batanie të grisura, të pluhurosura dhe të fëlliqura. Edhe këto ishin të gjakosura. ”Merri!”- urdhëroi gardiani. Ç’t’i bësh, me duhej t’i merrja. Në atë dimër të madh më mirë me to se pa hiç gjë. Posa hyra brenda në qeli u përplas dera pas meje, ndërsa shuli kërciti me kërcëllimë. -Kështu kërcitkan shulat e dyerve të burgjeve jugosllave!-mendova me vete. Më duhej të mësohesha edhe me këtë, që tani e tutje për shumë vjet do të ishte pjesë e jetës sime.


    Policia jugosllave, si çdo polici fashiste e antipopullore, ndjek e persekuton çdo patriot e revolucionar. Nga pamundësia për t’i zbuluar atdhetarët që luftojnë e veprojnë natë e ditë, kudo në Kosovë, UDB-ja arreston njerëz të pafajshëm liridashës, i torturon me metodat më shtazarake për t’i detyruar që t’i pranojë gjërat, të cilat as në ëndërr s’i kishin parë, e pastaj i hedh në gjyq dhe u shqipton atyre dënime të rënda. Ndiqen sidomos simpatizantët e Lëvizjes, nga frika se sot apo nesër mund të inkuadrohen aktivisht në të. Dikush mund të pyes se si policia mund t’i dijë simpatizantët e Lëvizjes. Fare thjesht. Serbomëdhenjtë janë të vetëdijshëm se populli ynë është i ndërgjegjshëm për gjendjen ku e ka katandisur politika e tyre fashiste. Populli shqiptar është i pakënaqur me pozitën e tij prej popullit të shtypur në Jugosllavi. Ai në këto kushte nuk sheh tjetër rrugë veç asaj të qëndresës, nëpërmjet së cilës duhet t’i realizojë aspiratat e veta historike. Pranadaj s’është e vështirë të gjesh bazën e dyshimit serbomadh ndaj popullit tonë në përgjithësi. Kështu që nga bangat e shkollës fillore ndiqet dhe përcillet puna dhe sjelljet e çdo shqiptari në Jugosllavi. Pastaj mjafton që një pjesëtar i farefisit të ketë qenë në burg që edhe ti saora të figurosh në dosjen policore si kandidat potencial për ndjekje nga UDB-a jugosllave. Meqë bastisjet e shqiptarëve janë gjëra fare të rëndomta, mjaftojnë të gjejnë ndonjë libër të ndaluar, e këso këtu ka shumë…ndonjë broshurë, fletushkë apo gazetë ilegale, ku flitet për problemet jetike të popullit, ose ndonjë trakt apo afishe të shpërndarë nga Lëvizja, apo fotografi të nxjerra nga gazetat që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe të fusin në burg, të të torturojnë e mundojnë, që të tregosh atë që të ka dhënë apo që e ka shpërndarë dhe, bashkë më të të hedhin në gjyq dhe të dënojnë me vitet të tëra. Gjërat për të cilat njeriu në botën e civilizuar as që guxon të mirret në pyetje. Ndodhë kështu, sepse drejtësia dhe humanizmi ka kohë që e kanë humbur, veçanërisht ndaj shqipëtarëve, kuptimin e tyre në Jugosllavi.


    Qelia ku më futën ishte e vogël sa s’bëhet, aq sa nuk mund t’i shtrija këmbët sa duhet. Tavani ishte i ulët, saqë kur ngrihesha e prekja edhe me dorë. Gjatësia e mureve nuk ishte e rregullt, sepse burgu ishte në formë rrethi. Tri të katërtat e rrethit ishin burg, ndërsa pjesa tjetër përbënte ndërtesën e UDB-së, një ndërtesë trikatëshe, mbi njëqind metra e gjatë. As lartësia e mureve të burgut nuk ishte e njëjtë, pasi që nuk kishte kulm, por një pllakë të pjerrtë plumbi e betoni. Dritarja ishte shumë e vogël. Nga jashtë kishte një xham tjetër të trashë e të errët, të larguar nga muri për 25-30cm. Nga fundi i kësaj plase mund të shihja pakëz qiellin, por kurrë diellin. Kuptohet mes dy dritareve ishin grilat e hekurta. Me hekur e beton ishin edhe muret e tavani. Bënte ftohtë sa s’ka. Qelia kundërmonte erë qelbësire. Aty kishte buba të vogla dhe të mëdha aq shumë sa kurrë s’mund t’i zhdukje. U mbështolla disi me të dy batanijet, por të ftohtit më kishte hyrë në palcë. Edhe pse isha pa ngrënë dy ditë dhe bënte shumë ftohtë, lodhja bëri punën e saj dhe shpejt më zuri gjumi. Të nesërmen herët dëgjova një cingërrimë të zgjatur zileje, që ishte shenjë për t’u zgjuar. Pak më vonë kërciti dryri i derës sime dhe rrapëllima e shulit. Me të bërtitura dhe ngërmime, një gardian më urdhëroi që dyshekët t’i paloja në qoshe, duke m’u ngërmuar se gjatë ditës është rreptësisht e ndaluar çdo ulje apo mbështetje në dyshek, ndërsa “çebet”, sipas rregullit, m’i qiti në korridor.
    Taras zeza alias Sheradin Berisha i kosoves.de ti je sajese e kllonuar veq per shpifje.

  9. #689
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    ne kosove ka njerez qe flasin shqip e mendojne serbisht..... i kishin dhon krejt veq njehere me pa MILICIN tu patrullu e me shku te ata e me i tregu qka po ban kojshia....
    ylli i mëngjesit

  10. #690
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga edona Lexo Postimin
    ne kosove ka njerez qe flasin shqip e mendojne serbisht..... i kishin dhon krejt veq njehere me pa MILICIN tu patrullu e me shku te ata e me i tregu qka po ban kojshia....
    po edona ne kosove ka pas dhe tash ka qe mendojn serbisht, por po me qudit fakti qe edhe ketu ne kete forum po mendojkan sebisht edhe pse i thon veti shqiptar
    bile paska edhe moderator me siguri ju kam prish tullusumin dhe po u shkoj per nerva me keto postimet e mia...
    ty edona te pershendes

Faqja 69 prej 98 FillimFillim ... 1959676869707179 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •