-
VII. Rrethi i Pejës
1. Abdyl Mehmetaj
2. Ferasete Belegu
3. Frantisek Vaculi
4. Hasan Bajram Ceka
5. Jak Krasniqi
6. Murat Morina
7. Nazlije Katanolli
8. Reshat Potërqi
9. Ali Hadri
10. Arif Bruçi
11. Frrok M.Gojani
12. Hamzë Begolli
13. Halil Agusholli
14. Ismail Berisha
15. Jahja Sapunxhiu
16. Kamber Pajaziti
17. Mafyt Begolli
18. Muharrem Adem Bicaj
19. Muharrem Neziri
20. Murteza Nura
21. Qerim Shaban Kelmendi
22. Rasim Nezir Muharremi
23. Rexhep Meha
24. Rexhep Zenun Lajçi
25. Rrustem Halili
26. Skënder Riza
27. Syrja Xhaferi
28. Shefqet Kelmendi
29. Xhevat Shkreli
Dosjet për këta mësimdhënës i ka bërë Kapiteni i klasit të parë i UDB-së Vujo Vojvodiqi me bashkëpunëtorë të shumtë.
-
-
VIII. Rrethi i Podrimes - Rahovecit
1. Abdullah Vesel Dërguti
2. Ali Miftar Berisha
3. Avni Lama
4. Binak Aliçku
5. Haki Rrahman Hazrollaj
6. Mehdi Haraçiu
7. Durak Tahir Mazrekaj
8. Nasi Begolli
9. Osman Asllan Gashi
10. Qazim Shaban Bujupi
11. Ramadan Bujup Kabashi
12. Easim Bajram Bujupi
13. Rrustem Sejdi Thaçi
Dosjet për këta mësimdhënës i ka përgatitur udbashi për rrethin e Podrimës, Enver Sh.Hoxha me bashkëpunëtorë të shumtë nga tereni.
* * *
-
-
IX. Rrethhi i Podujevës - Llapit
1. Fahri Islam Ajvazi
2. Shaqir Rifat Hyseni
3. Ilaz Smajl Neziri
4. Zeqir Hoxha
5. Ibrahim Mustafa
6. Sadik Sabit Gjoni
7. Shaban Shaqir Zhjeqi
8. Rifat Ramë Haliti
9. Ibrahim Demolli
10. Rrustem Avdi Emini
11. Ramadan Rama
12. Vesel Gashi
13. Rrahim Ramadani
14. Islam Hamit Selimi
15. Hasan Hamit Islami
16. Bejtë Llapashtica
17. Rifat Thaçi
Dosjet i ka përgatitur Kapiteni i UDB-ës Sveto Roganoviq me bashkëpunëtorët nga tereni.
-
-
X. Rrethi i Prizrenit - Sharrit
1. Abedin Mustafë Imami
2. Ali Jonuz Rexha
3. Arsim Ibrahim Fehmiu
4. Hamzë Selim Kabashi
5. Hysen Musë Shehzade
6. Ilaz Shani Llausha
7. Lina Simon Çupërjani
8. Nebil Behlul dino
9. Rasim Selim Rexhepi
10. Selman Abaz Kabashi
11. Tefik Hasan Zhuri
12. Vesel Muharrem Guraziu
13. Zenun Kadri Çolllaku
14. Zef Pashk Bytyqi
15. Xhafer Nerhila Xërxa
16. Xhavit Ahmet Vërbnica
17. Bejtullah Selim Emrullahu
18. Fevzi Vesel Nojani
19. Hasan Hakiu
20. Hatixhe Rifat Misirli
21. Myvedete Daut Kosova
22. Qamil Ethem Krasniqi
23. Syrie Murteza Shehdula
24. Talat Jakup Paçarizi
25. Veronika Shan Shahta
Dosjet për këta mësimdhënës i ka përpiluar majori i UDB-së, Stanisllav Gërkoviqi me bashkëpunëtorët nga tereni.
-
-
XI. Rrethi i Sitnicës - Lipjanit
1. Abdullah Halil Kongjeli
2. Demir Salih Rexhepi
3. Hamdi Rexhep Bislimi
4. Yzeir Emrush Hysiqi
5. Jusuf Salih Naziri
6. Kadri Banush Hoxha
7. Nezir Selim Kurteshi
8. Refki Ruzhdi Bikliqi
9. Shyqri Bajram Ademi
10. Adem Bejtullah Blakçori
11. Dalip Shaban Shabani
12. Enver Selman Ademi
13. Hysen Shaban Hyseni
14. Hysen Mustafë Tmava
15. Jakup Bajram Shabani
16. Mehmet Ymer Reçica
17. Mustafë Shaqir Baftiri
18. Nazmi Abdullah Zymberi
19. Nebehate Riza Hoxha
20. Osman Metush Qorolli
21. Qemail Selman Ademi
22. Rexhep mUstafë Reçica
23. Sabit Bajram Ahmeti
24. Sadik Bali Bllaca
25. Sylejman Ahmet Mehmeti
26. Shemsi Sahit Bylkbashi
27. Shyqri Maksut Reçica
28. Xhevat Ruzhdi Aliu
Dosjet për këta mësimdhënës i ka hartuar kapiteni fuqiplotë i UDB’së, Zhivorad Boshkoviq.
* * *
-
-
XII. Rrethi i Suharekës
1. Hazir Ibrahim Kuçi
2. Musli Kadriu
3. Rifat Kuçi
4. Sheqer Halit Tafarshiku
5. Shemsie Hasan Bllaca
6. Bahtiar Sertollaj
7. Eshref Beqir Berisha
8. Feriz Ajet Bytyqi
9. Hajrush Beqir Berisha
10. Haki Hoxha
11. Hirmete Hoxha
12. Islam Ymer Berisha
13. Refki Rexhep Telaku
14. Shukri Thaçi
15. Ukë Kabashi
16. Xhafer Ahmet Kabashi
Dosjet për mësimdhënësit e mësipërm i ka përpiluar kapiteni i UDB-së në Suharekë, Milorad Lekiq dhe ia ka dërguar UDB’së krahinore në Prishtinë.
* * *
-
-
XIII. Rrethi i Vitisë
1. Hamit Alidemaj
2. Nuhi Shabani
3. Ramiz Nuhi Ademi
4. Rashid Alidemaj
5. Sabri Azemi
6. Sabri Nezir Vata
7. Shukri Ukshin Hoxha
8. Tahir Berisha
9. Hysen Liman Meha
10. Jetish Vishi
Dosjet i ka përpiluar kapiteni famkeq i UDB-së Veselin Cvetkoviq me bashkëpunëtorët nga tereni.
* * *
-
-
XIV. Rrethi i Vushtrrisë
1. Ferid Xhemë Mulaku
2. Isak Ramiz Buçinca
3. Ukë Ethem Plakolli
4. Bedina Jusuf Korenica
5. Beqir Adem Krasniqi
6. Hylkije Venhari
7. Hasan Zymer Çunaj
8. Islam Shyqri Spahija
9. Mehmet Dinë Docaj
10. Shaban Mjekiqi
11. Shyqri Ismail Venhari
Dosjet për këta mësimdhënës i ka përgatitur kapiteni i UDB-së, Milosav Bojoviq.
-
-
XV. Rrethi i Mitrovicës dhe qendrat Skënderaj e Ferizaj
a. Mitrovicë
1. Ehat Prekazi
2. Muhamet Fusha
3. Taip Perjuci
4. Shemsidin Hadri
b. Skënderaj
1. Mehdi Abazi
2. Zenel Bala
3. Muharrem Satora
4. Ramadan Vrellaj
5. Ahmet Krasniqi
c. Ferizaj
1. Ali Mehmet Maloku
2. Hanife Tahir Sylejmani
3. Fatmir Ibrahim Feliu
4. Nasibe Zhuri
5. Kariman Safet Selimi
6. Zylfije Karimani
7. Viktorie Sopi
8. Muharrem Haxhi Kasumi
9. Murtez Sadik Braiqi
10. Muharrem Jakup Rexhepi
11. Qazim Murat Elezi
( Burimi: AK, f. OKKM, k.135. inventari: nr. 10446, nr. 10447, nr.10448, nr.10450, nr. 10452, nr. 10454, nr. 10455, nr. 10457, nr. 10458, nr. 10459, - Lista e 18 rretheve të UDB-së krahinore, deri në vitin 1952. )
-
-
KU PËRFUNDOI SINAN VITIJA?
Nga Mehmet Latifi, INA
E Martë, 11.10.2009, 10:44pm (GMT+1)
Pas publikimit të shkrimit me titull “ Jasen fshehë mëkatet e APJ-së”, botuar në të përditshmen “Vreme”, ku thuhet se janë gjetur tre skelete të njeriut, të moshës së mesme, të vjetër sipas vlerësimeve preliminare të mjekologjorëve, më së paku 19 vjet (!?), na bën të dyshojmë dhe të vemë në sprovë edhe eskpertët forenzik dhe patologët, që tashmë duhet të krijojnë apo sajojnë edhe fotorobotët e viktimave, se moz vallë mund të jetë ndër viktimat edhe piloti shqiptar, Sinan Abedin Vitija (1961), i arrestuar në aeroportin e Shkupit, më 28 nëntor të vitit 1993 dhe që atëhere i zhduken gjurmët.
Të rikujtojmë opinionin për rastin e zhdukjes së Sinan Vitisë
Dëshmitarë i arrestimit të Sinanit është vëllai i tijë Hashim Vitija. Deportimi (s)është bërë për shkak se Sinan Vitija ka qënë në listën e oficerëve të kërkuar shqiptar nga ish APJ. Miqësia, kooperimi dhe bashkëpunimi MPB-së së Maqedonisë, me organet e athershme sekrete serbe, (s)e ka dorëzuar Sinanin. Kjo është bërë me dijeninë e plotë të ministrit të athershëm të brendshëm Lubomir Frçkovski. Ç’thonë institucionet kroate?
Zhdukja enigmatike e pilotit dhe instruktorit të pilotimit të aeroplanëve luftarak, Sinan Abedin Vitija ( 1.05.1961) nga Konjuhi i Lipjanit, me banim në Zarë, dhe me shtetësi kroate, që nga dita e zhdukjes mban në ankth familjen, shokët, miqët dhe më gjërë.
Kapiteni i kl.të parë të aviacionit luftarak në ish Jugosllavi, më 1986, në aferën e mirënjohur të KOS-it famoz, (Shërbimit ushtarak të kundërzbulimit), Sinan Vitija, ka qënë një ndër ata oficer shqiptar të keqtrajtuar dhe persekutuar në ish APJ, bashkë me shumë të tjerë-si Rrahim Ademi, Skender Hasimi, Ahmet Krasniqi-i ndjerë, etj. Në momentin e shpërthimit të konflikteve të ish Jugosllavi, Sinan Vitija ka bërë kërkesë zyrtare për demobilizim nga ish APJ, mirëpo ligjet rigjide të asaj ushtrie vrastare, nuk kanë mundësuar demobilizim në gjendje lufte. Sinani, duke përdorur shkathtësinë dhe zhdërvjelltësinë e vet, ka gjetur mënyrë për të braktisur ushtrinë vrastare dhe i është bashkangjitur forcave çlirimtare kroate. Për mbrojtjen e Zarës, Sinan Vitija ka formuar një njësitë ushtarak shqiptar, të cilin e kanë emëruar “Skenderbeu”, duke u emëruar komandat i atij njësiti. Ky njësitë, i është bashkangjitur Gardës kroate për mbrojtjen e Zarës. Për këtë dëshmon edhe “Deklarata solemne” që është bërë pranë Shtabit të Krizës, në fshatin Përkos, më datë 11.02.1992. Ka marë pjesë aktive në çlirimin e “Urës së Maslenicës”, që lidhte Dalmacinë me pjesën tjetër të brëndisë së Kroacisë, (që është një ngjarje e veçantë për Sinanin dhe njësitin e tij shqiptar, me emrin “Skenderbeu”, komandant i se cilit njesit ishte Sinan Vitia).
Pas përfundimit të Luftës në pjesën e Zarës-Dalmaci, Sinan Vitija, për një kohë demobilizohet, për t’iu përkushtuar familjes, bashkëshortes Sevdije dhe fëmijve; djalit Fisnikut (4 dhjetor 1988) dhe vajzës Fatbardhës (1 gusht 1991). Mirëpo, për shkak të gjendjes shëndetësore, shkon për kurim në Gjermani. Me 28 nëntor 1993, ai vjen me linjën e rregullt të fluturimit nga Gjermania dhe zbret në aeroportin “Petrovec” të Shkupit. Zbritjen e tijë në aeroport e ka konfirmuar vëllai Hashim Vitija.
Po të njëjtin pohim e ka bërë më 1996 ministri i MPB-së Tomisllav Çokrevski, në pyetjen e deputetit të atëhershëm Nazmi Maliqi. Nuk ka asnjë dilemë se Sinan Vitija ka qënë në duar të policisë maqedonase. Nga pohimi i ministrit Çokrevski, rezulton se ai është dorëzuar organeve policore serbo-jugosllave. Është fakt se Sinan Abedin Vitija, ka qënë në listën e arrestit të oficerëve shqiptar, në kërkim nga organet policore dhe ushtarake serbe, me status të dezertorit të luftës.
“Sinan Vitia është arrestuar në bazë të konstatimit të pasaportës së rreme kroate dhe meqenëse ai është shtetas i Jugosllavisë, u është dorëzuar organeve policore jugosllave”, shkruan ministri i athershëm i brëndshëm i Maqedonisë, Tomisllav Çokrevski, duke iu përgjigjur me shkrim pyetjes së deputetit të athershëm Nazmi Maliqi, lidhur me Sinan Vitinë. .
Ekspertë të kësaj lëmie thonë së ky dorëzim(?) i pilotit Vitia në duart e policisë serbe konsiderohet i kundërligjshëm, duke lënë hapësira për tu diskutuar nëse pas këtij ekstradimi apo deportimi fshihet diçka tjetër. Megjithatë rasti bëhet i qartë pasiqë autoritetet kroate konfirmojnë se pasaporta me të cilën ka udhëtuar Sinan Vitia ka qënë e rregullt dhe ai ka qënë shtetas kroat, duke mos patur asnjë shtetësi tjetër.
Sipas njohurive dhe informacioneve që disponojmë, pas dorëzimit (?), Sinan Vitija është mbajtur 4 ditë në paraburgim ushtarak në Prishtinë. Prej aty është “përcjellur” në Nish. Prej Nishi humbet çdo gjurmë e tijë! Ka thashë e thëna se është dërguar në “CZ” (burgu qëndror”) në Beograd, por këtë askush nuk e konfirmon.
Dilemat janë: Mbi bazë të cilave konventa ndërkombëtare, kritere dhe dispozita ligjore, shtetasi kroat i dorëzohet organeve policore serbe, kur dihet se ai nuk është shtetas serb? Pse kanë vepruar organet policore maqedonase në këtë rast kësisoji dhe cili është motivi? Mbase, kooperimi dhe marëdhëniet “aq të mira” të ministrit të athershëm të MPB-së Lubomir Fërçkovski (ministër i brëndshëm 1992-1995), me organet policore serbe, duke ditur se çka përjetojnë të gjithë ata që kanë reputacionin e luftëtarit kroat kur bien në duart e organeve policore serbe. Shqiptari, Sinan Abedin Vitija, pilot dhe shtetas i Kroacisë, i dorëzohet Serbisë, me procedurë zyrtare konform “normave ndërkombëtare”, pa letër kthyese-konfirmuese për pranim-dorëzim të personit dhe nuk ka asnjë sqarim zyrtar se kujt i është dorëzuar, dhe cili është fati i tijë? Habitë edhe indiferenca e vetë shtetit kroat dhe shoqatave të luftëtarëve, të dala nga lufta. Habitë sjellja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Kroaci. Habitë sjellja e Shoqatës së viktimologëve botëror, (kryetar i së cilës ishte akademiku Zvonimir Sheparoviq nga Kroacia). Habitë fakti i sjelljes indolente e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Kryetari i të gjitha shoqatave të luftëtarëve në Kroaci, kolonelit Ivan Grujic, që merret me këtë problematikë, sidomos për të zhdukurit gjatë luftës në Kroaci.Ai, Ivan Grujiq, pas kontakteve të shumta është prononcuar se nuk ka asnjë njoftim për Sinan Vitinë. Po nga kjo Zyrë (e shoqatave për personat e zhdukur në Zagreb), Zdenko Ognjençiq, ngjashëm si më parë gjatë kontakteve shprehet: “Ka kaluar kohë e gjatë nga zhdukja, ndaj preferoj, dhe është e mirëseardhur që familjarët e Sinan Vitisë, vëllezërit, bashkëshortja dhe fëmijtë, të ndihmojnë në identifikimin e kufomave nga varrezat e shumta në Kollubarë, Padinska Skelë, Mitrovicë, Batajnicë, Ovçar etj, duke dhënë materiale për ADN (DNK) analizën”. E gjithë kjo, nuk jep shpresë për familjen e Sinan Abedin Vitisë, por shton ankthin. Për këtë askush nuk e ngrenë zërin e arsyes. Përpjekjet e parreshtura, megjithate nuk e sollën Sinanin, e as nuk sollën njoftime fatlume.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt