Close
Faqja 58 prej 98 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 571 deri 580 prej 979
  1. #571
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kobra’ i zhduk ftesat për protesta

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati-Gjakovë, Sektori II
    Punt. op. Sejfullah Sahatçiu, LRSHJ
    Mëe 22. 01. 1985
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    - Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”.
    72
    - Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarinë armiqësore të LRSHJ-së
    në Zvicër, gjegjësisht me organizimin e marshit protestues i cili do
    të organizohet në Shtutgart.
    - Biseda është zhvilluar më 10.01.1985, nëpërmjet telefonit,
    - Me iniciativën e bashkëpunëtorit.
    - Shpenzime operative nuk ka pasur.
    - Raporti paraqitet më 22. 01. 1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSHJ-së në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori “Kobra” me vetiniciativë, më dt. 20. 01. 1985, nëpërmjet
    telefonit lajmëron sa vijon: “Më dt. 26. 01. 1985, në Shtutgart, RFGJ, do
    të organizohet një marsh protestues të cilin do të organizojë LRSHJ. Për
    këtë jam njoftuar dhe kam patur në shërbim 20 ftesa që ato t'i shpërndaj
    dhe t'i njoftoj të tjerët që ky marsh të jetë sa më masiv, mirëpo,
    shumicën prej këtyre ftesave i kam asgjësuar, ndërsa 2 apo 3 iu kam
    dërguar juve përmes postës. Në ftesë shihet se vendtubimi do të jetë në
    Shtutgart në vendin Schlastlatplatz duke filluar në orën 11, 30 min. Prej
    këtu, pjesëmarrësit në këtë marsh do të vazhdojnë rrugën për në
    varrezat e vëllezërve Gërvalla. Supozoj se në këtë marsh do të jetë një
    numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve”.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori “Kobra” këtë bisedë e ka zhvilluar nëpërmjet automatit
    telefonik në qytet dhe për këtë arsye nuk ka arritur që më hollësisht të
    më tregoj se prej kujt i ka marrë thirrjet për marshin protestues i cili do
    të organizohet në Shtutgart të RFGJ-së.
    Sipas fjalëve të tij, e nëse nuk është i zënë me punë më dt. 26. 01. 1985
    edhe ky do të shkojë në Shtutgart më qellim që të bëjnë identifikimin e
    personave dhe të na njoftojë mbi sjelljet e pjesëmarrësve në këtë tubim.
    Lidhur më këtë jeni njoftuar edhe më depeshen tonë nr. 16 të dt. 21. 01.
    1985.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashkëpunëtorit “Kobra”
    1 x në evidencë
    73
    1 x punt. të vijës së II
    Punëtori operativ,
    Sejfullah Sahatçiu

  2. #572
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “Bashkëpunëtori i sigurt dhe kualitativ, ndërsa shënimet e
    vërtetuara”


    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati-Gjakovë, Sektori II
    Punt. op. Sejfullah Sahatçiu, LRSHJ
    Më 22. 01. 1985
    I
    Raport i bashkëpunëtorit
    - Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”
    - Shënimet kanë të bëjnë me materialin propagandistik i cili qarkullon
    në mesin e disa anëtarëve të LRSHJ-së në Zvicër.
    - Materiali është dërguar më 14. 01. 1985, ndërsa në DSHSSH në
    Gjakovë ka arritur më 22. 01. 1985
    - Me iniciativën e bashkëpunëtorit e sipas marrëveshjes
    - Shpenzime nuk ka pasur
    - Raporti paraqitet më 22. 01. 1985
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSHJ-së në Bernë/Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori “Kobra” nëpërmjet dërgesës postare e në emër të
    punëtorit operativ i cili mban lidhje ka dërguar tre numra të njëjtë të
    “Zërit të Kosovës” nr. 11-12 dhjetor pastaj 10 numra të “Zërit të Popullit”
    Organ i Komitetit qendror të PPSH-s të dt. 28, 29, 30 dhjetor 1984, 1, 2,
    3, 4, 5, 6, 8 dhe 9 janar 1985. Gjithashtu bashkëpunëtori ka dërguar
    edhe trë katalogë të botimeve që janë vënë në qarkullim gjatë periudhës,
    janar-qershor 1984 nga ndërmarrja e përhapjes së librit në Tiranë në
    gjuhën shqipe dhe atë anglishte si dhe pjesë të gazetës “Nue Zurcher
    Zeitung” e cila bën fjalë për inflacionin në Jugosllavi”.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    74
    Bashkëpunëtori i sigurt dhe kualitativ ndërsa shënimet e vërtetuara pasi
    që shihet nga materiali i dërguar. Edhe në të ardhmen ashtu sipas
    marrëveshjes, bashkëpunëtori do të dërgojë gazeta dhe materiale tjera të
    cilat qarkullohen në mesin e disa anëtarëve të LRSHJ-së në Zvicër/Bernë.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashk. “Kobra”
    1 x në evidencë.
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

  3. #573
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ‘Kobra’ dërgon ekzemplarë të “Zërit të Popullit”

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati-Gjakovë, Sektori II
    Punt. op. Sejfullah Sahatçiu, LRSHJ
    Më 22. 01. 1985
    I
    Raport i bashkëpunëtorit
    - Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”
    - Shënimet kanë të bëjnë me materialin propagandistik i cili qarkullon
    në mesin e disa anëtarëve të LRSHJ-së në Zvicër.
    - Materiali është dërguar më dt. 2. 01. 1985 ndërsa në DSHSSH
    Gjakovë ka arritur më 15. 01. 1985.
    - Me iniciativën e bashkëpunëtorit, e sipas marrëveshjes
    - Shpenzime nuk ka pasur
    - Raporti paraqitet më dt. 2. 01. 1985
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSHJ-së në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori “Kobra” nëpërmjet korrespodencës dhe dërgesës postare,
    në emër të punëtorit operativ i cili mban në lidhje, ka dërguar 12 numra
    të “Zërit të Popullit”, Organ i Komitetit qendror të PPSH-së. Me këtë
    dërgesë postare kanë arritur këta numra të “Zërit të Popullit” 14, 15, 16,
    18, 19, 20, 21, 22, 23, 25, 26, dhe 27 dhjetor 1984.
    75
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori “Kobra” zakonisht ashtu edhe sipas marrëveshjes dërgon
    gazetat e tilla dhe materialet tjera propagandistike të cilat ia jep Rrustem
    Mahmutaj bashkëpunëtorit “Kobra”, me qëllim që ky të bëjë shpërndarjen
    e disa numrave në mesin e punëtorëve tanë të zënë në punë në qytetin
    Bernë/Zvicër.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashk. “Kobra”
    1 x evidencës.
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

  4. #574
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Çdo luftëtar i lirisë të informohet mirë dhe të ruhet nga armiku

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati-Gjakovë
    punt. op. Sejfullah Sahatçiu
    Më 07. 01. 1985
    Raport i Bashkëpunëtorit
    I
    - Bashkëpunëtori “KOBRA”.
    - Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarinë armiqësore të disa
    anëtarëve të LRSHJ-së në Zvicër
    - Letra e dërguar nga bashkëpunëtori në DSHSSH - Gjakovë, ka
    arritur më 5. 01. 1985
    - Me iniciativën e bashkëpunëtorit, e sipas marrëveshjes.
    - Shpenzime nuk ka pasur.
    - Më 7. 01. 1985
    II
    Bashkëpunëtori “KOBRA” përcjell veprimtarinë armiqësore të disa
    anëtarëve të LRSHJ-së në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori “KOBRA” nëpërmjet korrespodencës dërgon raportin e
    vet, ku ndër të tjera shkruan; “para disa ditësh isha në Gjenevë dhe
    rastësisht janë me Kadri Avdullahun nga Gjilani dhe Sadri Mulajn nga
    76
    fshati Kuliqan KK Pejë. Pas pak që të tretë kemi hyrë në një restorant,
    dhe në ndërkohë Kadriu filloi këtë bisedë; “Duke e vlerësuar situatën në
    Kosovë e cila është e ndërlikuar, në si pjesëtarë të LRJSH-s të cilët jemi
    përfaqësues të popullit, duhet të mobilizohemi me të gjitha forcat dhe të
    tregohem në nivel të duhur, me qëllim që armikun ta godasim në kokë.
    Është detyrë e jona, e çdo shqiptari e çdo ithtari, kurbetqari, çdo patrioti,
    çdo intelektuali e çdo punëtori që sa më tepër të shpërndajnë “Zërin e
    Kosovës” aty në Kosovë. Është detyrë që me çdo mjet të rrisim
    rezistencën popullore ashtu që çdo luftëtar i lirisë të informohet mirë dhe
    të ruhet nga armiku. Duhet të lidhemi ngushtë në shokët, që populli në
    Kosovë të furnizohet sa më mirë me literaturë në gjuhën shqipe duke
    filluar prej qytetit në qytet e gjithashtu të përfshihen të gjitha fshatrat të
    banuara me shqiptarë. Për një aktivitet të tillë që punëtori, fshatari,
    studenti, intelektuali, nëpunësi, patriotët e rinj, pleqtë, fëmijët dhe gratë
    t'i kundërvihen regjimit serbomadh të Beogradit, kështu që populli ynë
    heroik t'i kundërvihet në mënyrë të ndonjë çetniku të Beogradit. Duhet t'i
    forcojmë radhët tona e sidomos konspiracionin, e në këtë mënyrë t'i
    luftojmë gabimet tona e kështu çdo punëtor i celulës të jetë i përgatitur.
    E dini mirë thënien e shokut Enver në gazetën e gushtit në. 5 1983 të
    cilën e botoi “Zëri i Kosovës” ku thotë se parullat “Shqipëri e vogël apo
    Shqipëri e madhe, në çdo kohë nga kushdo që janë përdorur kanë qenë
    parulla antishqiptare dhe në kundërshtim me të vërtetën objektive -
    historike. As, s’e ka pasur as s’mund të flitet për Shqipëri të madhe apo
    të vogël por ka pasur e ka vetëm një Shqipëri, e cila pavarësisht
    manipulimi e reaksionit të të gjitha kohëve, por pavarësisht nëse është
    prerë, copëtuar, goditur, prapëseprapë mbetet si një komb, si një vend i
    banuar nga njerëzit e të njëjtit gjak, të së njëjtës gjuhë, të së njëjtës
    kulturë, të së njëjtës histori të të njëjtit formim psikik e kombëtar, në
    tërësi shqiptarët. “Pra si detyrë e jona mbetet që popullin e Kosovës ta
    drejtojmë dhe ta nxisim në luftë revolucionare apo në demonstrata të
    serishme. Mbetet detyrë e jona që në të ardhmen të angazhohemi që
    nëpër shumë uzina dhe kombinate shpërndahen traktate me përmbajtje
    propagandistike, të organizohen grupe brenda dhe jashtë fabrikave, me
    qëllim që të zgjidhet çështja e Kosovës. Duhet të jemi aktivë dhe në
    organizimin e demonstratave në planin e jashtëm duke e organizuar
    demonstrata e këtë me qëllim që të njoftohet opinioni botëror dhe OKB se
    shqiptarëve iu takon “Republika”. Sadri Mulaj është pjesëmarrës i disa
    demonstratave antijugosllave të organizuara në Zvicër/Bernë. Është
    adhurues i flaktë i Enver Hoxhës dhe se prej vitit 1981 e gjer më tani nga
    frika që merret me veprimtari armiqësore, nuk ka qenë në vizitë familjare
    se në fshatin Kaliqan”.
    Kadri Avdullahu, nga Gjilani, tani banon në Gjenevë në adresën; Frontex
    51 Maçon – Gjenevë. Për të njëjtin kemi shkruar edhe më parë. Sadri
    Mulaj, nga fsh. Kaliqan, KK Pejë.
    77
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori i sigurt, shënimet deri diku të vërtetuara dhe nga burimet
    tjera. Me nga një kopje të këtij raporti është njoftuar DSHSS Pejë e Gjilan
    dhe se gjatë vërtetimit dhe bisedave të ndryshme në këtë drejtim duhet
    pasur kujdes të posaçëm e mos të vihet deri të dekonspirimi i
    bashkëpunëtorit tepër kualitativ.
    V
    Vërejtjet, Çmimet dhe vendimet e eprorit;
    Dërgohet :
    2 x SHSSH SKPB
    1 x DSHSSH - Gjilan
    1 x DSHSSH -Pejë
    1 x Në lëndë të bashk. “Kobra”
    1 x Evidencës.
    Punëtori operativ,
    Sejfullah Sahatçiu

  5. #575
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Identifikimi i Brahim Elezajt

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtorati-Gjakovë, Sektori II
    punt. op. Sejfullah Sahatçiu, LRSHJ
    Më 07. 01. 1985
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”
    Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSHJ-së në Zvicër. Biseda është zhvilluar më 27. 12. 1984, në një lokal
    hotelier jashtë territorit të KK Gjakovës prej orës 10-14.
    Më iniciativën e bashkëpunëtorit
    Shpenzime 910 dinarë
    Raporti paraqitet më 5. 01. 1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSHJ-së në Zvicër.
    III
    78
    Bashkëpunëtori së pari ka bërë identifikimin edhe të një personi
    pjesëmarrës në demonstratat antijugosllave të organizuara në
    Zvicër/Cyrih. Bëhet fjalë për fotografinë të cilën ‘Kobra” e ka dërguar e të
    cilën fotografi pas riproduktimit iu kemi dërguar së bashku me raportin
    tonë nr. 724, të datës 13. 11. 1984. në anën e majtë të Rrustem
    Mahmutajve, me dy grushte lart në fotografi shihet Brahm Elezaj, nga
    fshati Jabllanicë e Vogël, KK Pejë, pjesëmarrës aktiv në disa demonstrata
    të organizuara në Zvicër dhe lidhje e ngushtë e Rrustem Mahmutajve nga
    fshati Lybeniq, KK Pejë, tani me vendbanim në Bernë. “Kobra” në
    vazhdim përveç tjerash tha: “Edhe më datën 1. 12. 1984, në Luzan është
    mbajtur një manifestim për nder të 28 Nëntorit, ditës së pavarësisë së
    Shqipërisë, në këtë manifestim kanë marrë pjesë afër 600-700 veta.
    Përveç të tjerave, kanë parë Rrustem Mahmutajn, vëllezërit Hajdar e
    Adem Sadriun nga Fshati Ponoshec KK Gjakovë, Faik Cakën nga fshati
    Doganaj KK Kaçanik, Shaqa N. nga Ferizaji etj. Sikurse në çdo tubim të
    cilin e organizojnë anëtarët e LRSHJ-së, ashtu edhe në këtë, janë
    brohoritë parulla të ndryshme si “Kosova Republikë” etj. Janë kënduar
    këngë të ndryshme kushtuar RPSSH dhe PPSH, këtu, pas mbarimit të
    kësaj ceremonie, Hajdar Sadria ka shitur shumë shirita të kasetofonit me
    çmim 8 franka me këngë dhe valle popullore të ansambleve të RPSSH-së.
    Tani, Hajdari kryesisht merret gati me shitjen e këtyre kasetave pasi ka
    edhe një lloj të profitit, por si duket fitimin e tillë e shpenzon për nevoja
    të LRSHJ-së. Përveç Hajdarit me punë të tilla merret edhe vëllai u tij
    Ademi, por ky duke mos shitë, por duke i shpërndarë. Në një bisedë që
    kisha me Hajdar Sadriun përveç tjerash më tha: “Edhe sikur Kosova të
    fitojë statusin e Republikës, unë nuk do të kem vend dhe s’guxoj të shkoj
    atje, por deri atëherë kur Kosova përfundimisht t'i bashkëngjitet
    Shqipërisë atëherë kisha me u kthye në Jugosllavi”. Në këtë përgjigje të
    Ademit iu kam drejtuar duke i thënë se ti tani nuk qenke për “Kosovën
    Republikë”, në çka ai prapë m’u përgjigj “Po edhe nëse behet ajo, prapë
    do të ngelë nën Jugosllavinë e për mua prapë s’do të kenë vend”. Në një
    bisedë me Hajdar Sadrijun, ai më njoftoi se afati i pasaportës tani i ka
    kaluar dhe se pasaportën e njëjtë nëpërmjet postës e ka dërguar në
    Ambasadën tonë, duke pasur frikë se po të shkojë në Ambasadë, atë do
    ta vrasin apo do ta burgosin e ta sjellin në Jugosllavi.

  6. #576
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Pasaporta e fotokopjuar e Rrustem Mahmutajt

    Meqë Rrustem Mahmutaj ka besim të madh në mua dhe asgjë nuk fsheh
    nga unë, para disa ditësh ma dha pasaportën e vet që t’ia ruaja për disa
    ditë, e unë pas pak të njëjtën e kam fotokopjuar e që më vonë do t’ju vije
    nëpërmjet postës. Në disa raste kam shkuar në banesën e tij. Kjo banesë
    shërben edhe si klub i LRSHJ-së. Këtu shpeshherë takohen Shaqa N. nga
    Ferizaj, Hajdar Sadrija së bashku me vëllain Ademin e disa të tjerë dhe
    79
    bisedojnë për shumë çështje. Rrustemi është i martuar me një shtetase
    ruse të cilës aspak nuk i pengojnë “punët” e Rrustemit. Në banesën e
    këtij, në mur janë parullat “Rroftë Shqipëria dhe Enver Hoxha”, “Rrnoftë
    RPSSH” si dhe në një qilim të varur në mur është e punuar me dorë
    “Kosova Republikë”. Në adresën dhe emër të Rrustemit i vijnë paketa me
    libra, gazeta dhe materiale tjera propagandistike. Kështu ai vazhdimisht
    më furnizon me “Zërin e Popullit”, “Zëri i Kosovës”, “Ylli”, “Shqipëria e
    Re” etj. Vazhdimisht me qëllim që edhe unë të shpërndaj, m’i sjellë nga
    20 copë “Zëra të Popullit”, mirëpo unë ato i asgjësoj ndërsa sikurse deri
    më tani nga një numër ju përcjell juve. Në një rast Rrustemit iu kamë
    vënë në shërbim duke i thënë se jam i gatshëm që të fus në Jugosllavi
    material propagandistik, por më parë duhet të dijë se kujt kisha me ia
    dorëzuar. Në ketë, Rrustemi m’u përgjigj: “Së pari është mirë që të
    sigurosh një lidhje të fortë më Universitetin e Kosovës në Prishtinë e
    pastaj kishte me qenë lehtë dhe e parrezikshme qarkullimi. Kështu është
    praktik edhe me të tjerët të cilët fusim materialin propagandistik. Ata
    Brenda afatit p.sh dy apo tri orësh, materiali lexohet dhe po aq
    ekzemplarë të shpërndarë duhet grumbulluar prapë te shpërndarësi me
    qëllim që mos të bie ndonjë në dorë të UDB-së, dhe i njëjti pastaj
    asgjësohet”.

  7. #577
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UDB vendos bombë në librari

    Më ka ra të dëgjoj e për këtë ka shkruar edhe gazeta zvicerane “Blick”, se
    në Biell para disa ditësh, në librarinë e Beatit i cili kryekëput shet libra me
    prejardhje nga Shqipëria, ka qenë e montuar një bombë me mekanizëm,
    me qëllim që të çohet në ajër kjo librari. Sipas bisedave të anëtarëve të
    “Lëvizjes” dhe sipas deklaratës së Beatit, gjoja se kjo bombë ka qenë e
    vënë nga ana e UDB-së, dhe se gjëja ai e njeh personin i cili e ka
    montuar, por ende nuk ka mund ta shohë, identifikoi dhe paraqesë
    policisë zvicerane. Lidhje e ngushtë e Beatit është kushëri i Nuhi Berishës,
    ish-student në Prishtinë, person me rëndësi në “Lëvizje” i cili së bashku
    me Beatin kanë hapur një librari në Bernë, e cila kryekëput shet materiale
    me origjinë nga RPS e Shqipërisë.

  8. #578
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Xhafer Shatri e Hasan Mala më aktivët

    Sipas mendimit tim e një mendim i tillë është edhe tek punëtorët tjerë të
    punësuar në Zvicër se më aktivistët në “Lëvizje” janë Xhafer Shatri me
    pseudonimin “Shpati” pastaj Shaqa N. me pseudonim “Lulëkuqja”, Hasan
    Mala i njohur si “Mixha” etj. Është bindje e ime që është e vërtetë se në
    “Zërin e Kosovës” paraqiten shumë pseudonime, mirëpo ato janë vetëm
    mashtrime të disave se gjëja kjo “Revistë” ka shumë bashkëpunëtor dhe
    se është e aftë të dijë gjithçka për vendin tonë.
    80
    Me Avdi Lekun, nga Gjakova i cili tani gjendet në Zvicër edhe pse më
    parë kemi qenë në marrëdhënie tepër të mira, ka kohë me atë nuk jam
    takuar. Avdiu në Zvicër tani asgjë nuk paraqet pasi shumica e
    pjesëtarëve të “Lëvizjes”në tërësi kanë humbur besimin ndaj tij, duke e
    çmuar të njëjtin si agjent të Jugosllavisë e sidomos pas ardhjes së babait
    të tij Isaut në Zvicër dhe qëndrimit të tij afër 6 muaj. Sikurse për Isaun
    ashtu edhe për Avdiun thuhet se janë ardhur me detyrë sublime. Askush
    nga Avdiu nuk merr material propagandistik poqë se edhe ai i ofron, duke
    u frikuar nga ai se së shpejti do t'i paraqet njerëzit në Jugosllavi. Në
    kohën e fundit ai nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim, përveç se kur ishte
    ansambli i RPSSH në Zvicër, më parë i kishte blerë e që më vonë këto i
    kishte shitë.
    e) Brahim Elezaj, nga fshati Jablanicë e Vogël, KK Pejë, i identifikuar si
    pjesëmarrës në demonstratat e Cyrihut sipas fotografisë së dërguar nga
    ana e “Kobrës”
    - Rrustem Mahmutaj nga fshati Lybeniq, KK Pejë i njohur për
    veprimtarinë e tij armiqësore kundër RSFJ,
    - Hajdar Sadrija (LPO) nga fshati Ponoshec KK Gjakovë,
    - Adem Sadrija (LPO) nga fshati Ponoshec KK Gjakovë,
    - Faik Cakaj, nga fshati Doganaj KK Kaçanik,
    - Shaqa N. nga Ferizaji,
    - Xhafer Shatrii njohur nga shërbimi
    - Shaqa N. nga Avdi Leku (LPO) nga Gjakova, i njohur nga shërbimi për
    veprimtarinë armiqësore ndaj RSFJ-së.
    IV Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Shumica e shënimeve të prezantuara, përputhen edhe nga burimet tjera
    bashkëpunëtori në raportin nr. 803 të dt. 20. 12. 1984, nuk ka përmendë
    vendin se ku është mbajtur manifestimi i ditës së flamurit kombëtar, në
    çka tani thotë se ky manifestim është mbajtur në Albright afër Cyrihut.
    Me bashkëpunëtorin prapë do të vazhdohen bisedat.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit :
    Dërgohet:
    2 X SHSSH SKPB Punëtori operativ
    1 X evidencës
    1 X në lëndë të bashkëpunëtorit “Kobra”
    2 X nga një insert për lëndët në PO
    1 X DSSH, Pejë

  9. #579
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    ‘Kobra’ raporton për deklarimet rreth Xhafer Shatrit

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë
    Punt. op. Sejfullah Sahatçiu
    Më 6. 04. 1985
    Raport i bashkëpunëtorit
    - Burimi: Bashkëpunëtori “Kobra”.
    - Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarinë e LRSHJ-së, në Zvicër dhe
    Suedi.
    - Raporti është dërguar më 26. 03. 2985, ndërsa në adresë të
    punëtorit operativ ka arritur më 04. 04. 1985.
    - Me iniciativën e bashkëpunëtorit e sipas marrëveshjes.
    - Shpenzime nuk ka pasur .
    - Më 06. 04. 1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell dhe është i orientuar që të përcjellë veprimtarinë
    e LRSSHJ-së.
    III
    Bashkëpunëtori “Kobra” në raportin e vet përveç tjerash shkruan: “Më
    datën 22. 03. 1985, nga Idriz Halili i cili është nga një fshat afër Tetovës
    RS Maqedonisë, kam marrë “Zërin e Kosovës”, i cili redaksinë e vet e ka
    në Suedi. Me marrjen e kësaj gazete, Idrizi më tha: ‘Unë nuk shpërndaj
    “Zërin e Kosovës” i cili botohet në Gjenevë, sepse në këtë gazetë rolin
    kryesor e ka Xhafer Shatri e që çmohet ndër tradhtarët më të mëdhenj të
    popullit shqiptar. Xhaferi para se të vijë në Zvicër, ka qenë në burg me
    disa shokë dhe me vëllain tim. Më kanë njoftuar se duhet pasur kujdes
    dhe të ruhemi, pasi që Xhaferi është përgatitur dhe me detyrë të UDB-së
    punon në Zvicër. Përveç që me kanë lajmëruar për këtë rast, duhet marrë
    me mend se si athua Xhaferi iku nga burgu. Si tradhtar është dëshmuar
    kur më veprën e tij i humbi dy djelmoshat më të njohur të LRSHSJ-së
    Rexhep Malën e Nuhi Berishën. Sikurse Rexhepi ashtu edhe Nuhiu kanë
    pasur mundësi të ikin nga Jugosllavia dhe kështu së bashku kane arritur
    deri në Lubjanë dhe afër kufirit, mirëpo me urdhrin e Xhaferit ata janë
    kthyer prapë në Kosovë. Një urdhër i tillë i Xhaferit për t'u kthyer në
    Kosovë nuk ka qenë që ata të japin kontributin më të madh në vend, por
    qëllimi kryesor ka qenë që Rexhepi dhe Nuhiu t’ia paraqesë UDB-s, pasi
    82
    mirë e ka ditë se në çfarë vendi gjenden ata të strehuar. Gazeta “Zëri i
    Kosovës” e cila botohet në Gjenevë asgjë nuk ka të vërtetë. Shkrimet në
    ketë janë të pasakta dhe të marra dhe të kopjuara nga materialet e
    Shqipërisë. Unë lexoj dhe shpërndaj “Zërin e Kosovës” i cili botohet në
    Suedi pasi ky në shkrimet e veta i paraqet gjërat reale dhe nuk ka
    kurrfarë qëllimi tjetër përveç që Kosovës t'i jepet statusi i Republikës në
    Federatën Jugosllave. Parulla “Kosova Republikë” nuk është parullë
    antijugosllave, sepse një gjë të tillë e ka cekë edhe kryesia e Kosovës.
    “Zëri i Kosovës” që unë e shpërndaj në Bernë, kam arritur që shumë
    persona t'i parapaguaj apo si të tillë të bëhen abonentë. Gazetat e tilla
    më vijnë nga Suedia e të cilat mi dërgon Hysen Gërvalla.
    Hyseni për kohen sa kishte qenë në Jugosllavi kishte kontribuar shumë
    sidomos në shpërndarjen e “Zërit të Kosovës”, mirëpo vonë pasi është
    diktuar nga UDB-ja i njëjti është arratisë për Itali, pastaj ka ardhur në
    Zvicër e prej këtu nëpërmjet klubit të St. Galenit ka shkuar në Suedi.
    Tani Hyseni është duke dhënë kontribut të madh në redaksinë e “Zërit të
    Kosovës” në Suedi”.
    Sipas fjalëve të Idrizit, gjoja se vetë ka qenë pjesëmarrës në
    demonstratat e Tetovës, pastaj se gjoja se vëllai i tij tani gjendet në
    burg, dhe se vetë Idrizi gjoja se ka kërkuar azil politik.
    Nga biseda me Rrustem Mahmutajt jam njoftuar se këto ditë ka qenë në
    polici gjoja me motivacionin se e ka humbur pasaportën Jugosllave. Nga
    policia kishte marrë përgjigje se për humbjen e pasaportës, duhet të
    paraqitet në ambasadën e RSFJ-së, mirëpo me të vërtetë Rrustemit tani i
    ka kaluar afati e jo që e ka humbur pasaportën.
    - Idriz Halili, nga një fshat afër Tetovës, tani jeton në Bernë.
    - Xhafer Shatri, ish i dënuar politik, tani në Zvicër, i njohur i
    shërbimit.
    - Hysen Gërvalla; vëllai i Isuf dhe Bardhosh Gërvallës, tani jeton në
    Suedi,
    - Rrustem Mahmutaj, nga fshati Lybeniç, KK Deçan, për të kemi
    shkruar edhe më parë.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëpunëtori i sigurt, shënimet e pavërtetuara e sidomos kur është
    fjala për redaksinë e “Zërit të Kosovës”. Është interesant se për herë të
    parë përmenden redaksitë e mundshme të këtyre gazetave gjë që mbetet
    si detyrë parësore thellimi i këtyre njohurive në çka do t'i jepen detyra të
    reja bashkëpunëtorit në këtë drejtim. Gjatë përdorimit të këtyre
    shënimeve, duhet pas parasysh që eventualisht mos të vijë në dyshim
    bashkëpunëtori kualitativ “Kobra”.
    83
    Me një insert të këtij raporti është njoftuar DSHSSH-Pejë
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet:
    2 x SHSSH SKPB
    1 x DSHSSH-Pejë
    1 x në lëndë të burimit-bash. “Kobra”
    1 x Evidencës.
    Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu

  10. #580
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    MST: Raport për artikullin e prof. Bujar Hoxhës

    Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
    Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
    Drejtori-Gjakovë
    Punt. op. Sejfullah Sahatçiu
    Më 2. 04. 1985
    Raport i bashkëpunëtorit
    I
    -Burimiashkëpunëtori “Kobra”.
    -Shënimet kanë të bëjnë me veprimtarinë propagandistike armiqësore
    të LRSHJ në Zvicër.
    -Materialet janë dërguar më dt. 10. 03. 1985. , ndërsa në DSHSSHGjakovë
    Kanë arritur më 27. 03. 1985.
    -Me iniciativën e bashkëpunëtorit.
    -Shpenzime nuk ka pasur .
    -Raporti paraqitet më 02. 04. 1985.
    II
    Bashkëpunëtori përcjell veprimtarinë armiqësore të disa anëtarëve të
    LRSSHJ në Zvicër.
    III
    Bashkëpunëtori “Kobra”, nëpërmjet dërgesës postare e në emër të
    punëtorit
    operativ që e mban në lidhje, ka dërguar 5 numra të gazetës “Zëri i
    Popullit”
    organ i komitetit qendror të PPSH, të datave 8. 9. 10. 12 dhe 13mars
    1985.
    84
    Në numrin e dt. 9 mars 1985, është artikulli “Demaskimi i akuzave të
    rreme të Revizionistëve Jugosllavë kundër partisë sonë për sektarizëm”,
    anëtar i së cilës artikull është Bujar Hoxha. Përveç gazetave në fjalë,
    bashkëpunëtori
    ka dërguar një fletë nga “Zëri i Kosovës” me fotografi nga marshi
    protestues i datës 26 janar 1985 i mbajtur në Shtutgart/RFGJ, pastaj dy
    artikuj të shkëputur nga gazeta “Shqipëri e Re” në të cilën bën fjalë për
    RSFJ”.
    Bujar Hoxha, profesor në RPSSH.
    IV
    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Së bashku me raportin ju sjellim edhe materialet e caktuara më lart.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit.
    Dërgohet: Punëtori operativ,
    Sejfullah Sahatçiu
    2 x SHSSH SKPB
    1 x në lëndë të bashk. “Kobra”.
    1 x në Evidencë

Faqja 58 prej 98 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •