Close
Faqja 52 prej 98 FillimFillim ... 242505152535462 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 979
  1. #511
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Detyra konkrete ndaj “Kobrës” dhe nënshkrimi i pseudonimit

    Vërejtjet e punëtorit operativ:
    Bashkëbiseduesi më parë ka qenë në kontakt me bashkëpunëtorin tonë
    “Hilton”, të cilit i ka treguar sipërfaqësisht mbi disa kontakte dhe tubime
    mbajtur në tetor 1983, meqë N.N. është penduar thellë për këtë
    pjesëmarrje, ndaj bashkëpunëtori “Hilton” ka shprehur gatishmëri që
    nëse shërbimi nuk ndërmerr masa ndaj tij, ai do të vijë në atdhe dhe në
    bisedë me ne do t’i paraqesë të gjitha gjërat që i din mbi veprimtarinë
    armiqësore të tij dhe të të tjerëve si dhe do të na ndihmojë në të
    ardhmen. Pas një konsultimi, bashkëpunëtorit “Hilton” i është thënë që
    N.N të vijë në vend me kusht që të jetë i sinqertë në bisedë me ne.
    Mendoj se N.N deri diku ka qenë i sinqertë, mirëpo mund të dijë edhe
    gjëra të tjera dhe persona të cilët merren me veprimtari armiqësore. Pasi
    që njihet mirë me Avdi Lekun dhe Rrustem Mahmutin, para se të shkojë
    në Zvicër do të jepen detyrë konkrete. Në të ardhmen, N.N. do të
    shfrytëzohet si bashkëpunëtor me pseudonim “Kobra” e angazhimi i tij
    bëhet përmes materialit komprometues. Për bashkëpunim edhe ky ka
    shprehur gatishmëri, por me kusht që bashkëpunimi të jetë tepër
    konspirativ pasi për këto punë, sipas fjalëve të tij, të shkon koka. Në
    bisedat që do të pasojnë, do të mundohemi që përmes fotografive të
    demonstratave antijugosllave të organizuara në Zvicër të bëjë
    mundësisht identifikimin e pjesëmarrësve. Me fragmente të posaçme nga
    ky raport do të njoftohen DSHSSH Pejë dhe Gjilan.
    V
    Vërejtjet, çmimet dhe vendimet e eprorit:
    Dërgohet: Punëtori operativ:
    8
    2xSKPB SHSSH Sejfullah Sahatçiu
    2xKëtij drejtorati
    Vendimi për pseudonim
    Sekretariati krahinor për punë të brendshme
    Shërbimi i sigurimit shtetëror
    Drejtorati-Gjakovë
    Punt. op. Sejfullah Sahatçiu Sektori II
    Më 07.02.1984.
    Propozim
    Për angazhimin e bashkëpunëtorit në bazë të nenit 46 të Rregullores mbi
    punën e SHSSH.
    N.N. nga fsh. Novosellë e Ultë, KK Gjakovë, nga baba N. dhe nëna N.,
    shtetas i RSFJ, shqiptar, tani përkohësisht i punësuar në Zvicër - Bern,
    me vendbanim në fsh. Novosellë e Ultë KK Gjakovë. (Redaksia nuk e
    prezanton emrin e mbiemrin as të Kobrës e as të prindërve të tij,
    meqenëse personi është gjallë, dhe synimi ynë nuk është t’i tregojmë
    emrat e njerëzve që kanë bashkëpunuar me UDB-në, por të tregojmë
    punën dhe metodologjinë e veprimit të UDB-së - vër. e red.)
    Arsyet
    Pasi që ekziston interesi operativ i Shërbimit rreth mbrojtjes
    kontrainformative të punëtorëve tanë të punësuar jashtë vendit tonë, si
    dhe përcjelljen e veprimtarisë armiqësore të grupeve dhe personave, e
    me që edhe vetë N. ka qenë pjesëmarrës i demonstratave antijugosllave
    të organizuara në Bern - Zvicër, në vitin 1981, përmes bashkëpunëtorit
    “Hilton” (shkëputje e red.). Gjatë bisedës N. ka dhënë disa gjëra
    interesante e njëherësh ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim.
    Angazhimi është bërë në bazë të materialit komprometues. N. gjendet në
    punë në qytetin Bern dhe si i tillë ka mundësi objektive që të na
    ndihmojë. Andaj kërkoj nga ju të lejohet angazhimi i tij si bashkëpunëtor.
    Në të ardhmen N. do ta ketë pseudonimin “Kobra”.
    Gjakovë Punëtori operativ
    7.02.1984 Sejfullah Sahatçiu
    Leje
    Në bazë të nenit 48 të Rregullores mbi punën e SHSSH, jam i pëlqimit
    dhe lejoj propozimin e dhënë për këtë bashkëpunëtor.
    9
    Gjakovë: Kryeshefi
    7.02.1984 Fehmi Macula

  2. #512
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kobra ofron të dhëna shumë kualitative për UDB-në

    Sekretariati krahinor i punëve të brendshme
    Shërbimi i sigurimit shtetëror
    Gjakovë
    Përshkrim i të dhënave të marra nga bashkëpunëtori “Kobra”
    Bashkëpunëtori “Kobra” është tërhequr për bashkëpunim në fillim të vitit
    1984 në bazë të materialit komprometues / pjesëmarrës i demonstratave
    antijugosllave në vitin 1984 në Bern-Zvicër e organizuar nga “LPRSHJ”/.
    Pasi që gjendet me punë të përkohshme në Zvicër i njëjti është
    angazhuar në përcjelljen e veprimtarisë armiqësore nga pozita e
    nacionalizmit dhe irredentizmit të emigracionit ekstrem shqiptar,
    organizimet e tyre, individëve të rrallë të punëtorëve tanë si dhe
    aktivitetit të SHIK-ut dhe pikave të tyre.
    Nga dita e angazhimit bashkëpunëtori “Kobra” ka ofruar të dhëna
    kualitative të cilat kanë sjellë thellim të njohurive për aktivitetin dhe
    veprimtarinë e emigracionit armiqësor shqiptar, organizimeve të tyre
    kundër RSFJ-së.
    Raport i datës 03.02.1984
    “...Pas ngjarjeve kundërrevolucionare në Kosovë edhe në Zvicër në mesin
    e shqiptarëve është biseduar për gjetjen e mënyrave për të ndihmuar
    marrjen e statusit Kosova Republikë. Në këtë kohë ka pasur edhe shumë
    dezinformime në rrugë përmes mjeteve të informimit me një ndikim ka
    dhënë RPSSH duke shpërndarë në mesin e shqiptarëve materiale të
    ndryshme propagandistike si: libra, broshura, gazeta etj., me çmime të
    volitshme. Kështu shqiptarët lexojnë këtë literaturë sepse kjo ishte e
    vetmja që e kishin. Gjatë leximit të kësaj literature ata u indoktrinuan në
    veprimtari armiqësore kundër RSFJ-së ... në mars dhe prill të 1981 u
    organizuan demonstrata kundër armatimit bërthamor, por po atë ditë një
    grup i vogël shqiptarësh e shfrytëzoi këtë duke i dhënë karakter
    antijugosllav. Në këto demonstrata demonstruesit shqiptarë bartnin
    parulla dhe fotografi të Enver Hoxhës dhe në këto demonstrata kam
    marrë edhe unë pjesë nga kureshtja ... më 27 ose 28 shkurt 1982 u
    organizuan prapë demonstrata antijugosllave në Bern. Për organizimin e
    tyre kam dëgjuar në kafeterinë “Kristofe” në të cilën u shpërndanë edhe
    thirrjet ku në këtë kafeteri kryesisht rrinë shqiptarët. Në këto
    demonstrata ka udhëhequr Rrustem Mahmuti nga fshati Lubeniq i Pejës
    10
    dhe Zijah Shemsiu i rrethit të Gjilanit ... gjatë 1982 kam qenë në kafe
    restorantin Sterna në Zolikofen është vendbanim 5 km nga Berni ku Zijah
    Shemsiu nga Berni organizonte shikimin e filmave me përmbajtje
    armiqësore nga Shqipëria. Pas shikimit të filmave Zijahu iu ka drejtuar të
    pranishmëve duke iu thënë se do të ishte mirë që të organizohemi për të
    dhënë kontribut për bashkimin e trojeve shqiptare, sepse kështu do t’i
    mbrojmë tokat e të parëve tanë. Në fund Zijahu të pranishmëve u
    shpërndante gazeta të ardhura nga Shqipëria... Avdi Leku të shumica e
    shqiptarëve e ka humbur besimin kështu që tash shumë dyshojnë se ai
    bashkëpunon me shërbimin. Posedon në një sasi të materialeve
    propagandistike armiqësore me origjinë nga Shqipëria... edhe pse më
    herët ai ka qenë i indoktrinuar në të kanë pasur dhe kanë ndikim
    përfaqësuesit e ambasadës shqiptare në Vjenë. Ai është me ata në
    kontakt të vazhdueshëm dhe e vizitojnë edhe këtu në Zvicër me siguri ai
    nga ata është i instruktuar dhe pajisur me material propagandistik. Avdiu
    është pjesëmarrës i demonstratave antijugosllave të mbajtura më 1982
    në Shtutgart, në përvjetorin e vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve
    Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla me të cilët, siç po thonë, ka qenë në kontakt
    të përhershëm. Avdiu është në kontakt të përhershëm me Rrustem
    Mahmutajn dhe kushëririn e vet Ahmet Lekaj ... në nëntor të 1983 në
    sallën e restorantit “Kazino” në Lucern u mbajt tubimi për nder të 75-
    vjetorit të lindjes se Enver Hoxhës. Në këtë tubim kryesorët ishin
    vëllezërit Adem dhe Hajdar Sadria nga fshati Bonoshec - KK Gjakovë, të
    cilët kanë qenë edhe organizatorë të këtij tubimi. Kanë marrë pjesë rreth
    800 njerëz. Ka pasur program me këngë me përmbajtje armiqësore e në
    fund Hajdar Sadriu ka lexuar telegramin drejtuar Enver Hoxhës të cilën e
    kanë firmosur LPRSHJ. Pjesëmarrës në këtë tubim kanë qenë edhe
    Rrustem Mahmutaj ... në Bern jetojnë emigrantët shqiptarë Agustin dhe
    Tomë Timi të cilët merren me tregtinë e armëve. Toma është përkthyes
    pranë organeve zvicerane dhe që të dy kanë nënshtetësi zvicerane ...
    rreth muajit tetor 1981 gjatë mbajtjes së koncertit “Kosovarja Këndon”
    nga Kosova në Cyrih ka ardhur deri te prishja e rendit ku më aktivi ka
    qenë Rrustem Mahmutaj...”

  3. #513
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Hajdar dhe Adem Sadria si dhe Zijah Shemsiu qenë në Shqipëri

    Raport i datës 07.02.1984
    “...Kam mësuar se Hajdar dhe Adem Sadria nga Ponosheci si dhe Zijah
    Shemsiu nga rrethi i Gjilanit, kanë qenë në vizitë në Shqipëri, deri sa jam
    i sigurt se Avdi Leku nuk ka qenë, sepse ai kur ka ardhur këtu e ka
    dorëzuar pasaportën në policinë zvicerane për ta fituar azilin politik dhe
    tash nuk ka asnjë lloj pasaporte.
    11
    Raport i datës 24.02.1984
    “...Sipas marrëveshjes me ju, më datë 23.02.1984 e kam vizituar Isa
    Lekun në shtëpinë e tij. Atë ditë Isa më ka thënë se e ka ndërmend që
    bashkë me gruan e Avdiut të udhëtojë për në Zvicër. Mua më ka thënë që
    ta porosis Avdiun që të bartë revole me vete përherë sepse në çdo hap i
    kanoset rreziku. Në fund Isa ka thënë “... në Zvicër do të kërkoj ndihmë
    nga punëtorët tanë me qëllim që me ato para ta angazhoj një avokat për
    t’ia rregulluar Avdiut azilin politik ...”
    Kathrin Asal, grua 40 vjeçe, e ndihmon “LPRSHJ”
    Raport i datës 19.04.1984
    “...jam i informuar se Kathrin Asal, grua 40 vjeçe, e cila e ndihmon
    “LPRSHJ”, dhe se e njëjta së bashku me Kadri Istogun disa herë ka qenë
    në Kosovë...”
    Raport i datës 30.04.1984
    “...më 01. 05. 1984 janë thirrur njerëzit për pjesëmarrje në demonstratat
    antijugosllave në Bern e si vendtakim është caktuar stacioni i trenit. Pritet
    pjesëmarrje masive në këtë demonstratë...”
    Raport i datës 10.05.1984
    “... në demonstratat antijugosllave në Bern në të cilat kam marrë pjesë
    edhe unë, ka pasur pak pjesëmarrës shqiptarë të cilët kanë bartur
    flamurin nacional shqiptar dhe dy parulla. Me këtë rast janë shpërndarë
    trakte në gjuhën shqipe dhe gjermane...”
    Hasan Mala është shumë aktiv...
    Raport i datës 06.06.1984
    “...Hasan Mala, i cili tash është në burg, është pjesëmarrës i të gjitha
    demonstratave antijugosllave që mbahen në vendet e Evropës
    perëndimore.. Është aktiv në veprimtarinë armiqësore, ka qenë shok i
    pandarë i Zijah Shemsiut dhe merret me shpërndarjen e pamfleteve me
    përmbajtje armiqësore” ... për Taip Zekën, vëllain e Kadri Zekës, po flitet
    se është pjesëmarrës i të gjitha demonstratave ... më herët kam
    informuar gabim për Kathrin Asal ... e cila edhe sot në librarinë e saj në
    Biel shet libra ... dihet se organizatorët e formimit të klubit “Tefik Çanga”
    në Bern kanë qenë Zijah Shemsiu dhe shokët e tij, ndër të cilët Hysen
    Fetahu nga fshati Gajre KK Tetovë. Zijahu ka qenë shok i mirë edhe me
    vëllezërit Adem dhe Hajdar Sadriu ... pas burgosjes së Zija Shemsiut
    aktiviteti i këtij klubi ka rënë dhe ai tash nuk funksionon ... para dy
    muajve Rrustem Mahmutaj nga fshati Lubeniq KK Pejë, ka kontaktuar me
    12
    shefin e restorantit “Zokli Kofen”, i cili ia ka lëshuar sallën. Më
    14.04.1984 në këtë sallë është takuar grupi i punëtorëve tanë të cilin
    Rrustemi që më parë e ka informuar se do të vijnë edhe disa shokë nga
    “Lëvizja” për ta themeluar klubin në Bern. Në këtë takim kanë qenë
    vëllezërit Adem dhe Hajdar Sadria, Sali Basha dhe dy studentë nga Berni.
    Fjalën e kanë mbajtur Sali Basha dhe një student nga Prishtina, të cilët e
    kanë theksuar nevojën e organizimit më të mirë, thellimin e aktivitetit të
    klubit përmes emetimit të filmave, shpërndarjes së gazetës “Zëri i
    Kosovës” etj... është marrë vendimi që salla të parapaguhet për dy muaj,
    që të shiten 200 numra të “Zërit të Kosovës” ndërsa në emër të ‘Lëvizjes”
    është premtuar furnizimi me filma. Në fund Rrustemi i shpërndau thirrjet
    për 22.04.1984 dhe 29.04 1984 për takimet e radhës në këtë sallë. Në
    këto data kanë marrë pjesë rreth 30 veta dhe janë emetuar filma të
    ndryshëm nga RPSSH, janë recituar vjersha, janë shpërndarë pamflete
    për organizimin e demonstratave për festat e majit...
    Sali Basha ka qenë shok i pandarë i Zijah Shemsiut, dhe është njëri nga
    aktivistët më të shquar në Bazel...

  4. #514
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “Dasma do të jetë e madhe”

    Raport i datës 13.07.1984
    ...më 14.07.1984 në orën 9:00 do të fillojë dasma në Banhof e vazhdon
    deri tek ambasada në Bern ... dasma do të jetë e madhe...” (mendohet
    në demonstratat antijugosllave).
    Raport i datës 07.08.1984
    “...më 14.07.1984 nga ana e “LPRSHJ” u organizuan demonstrata të
    mëdha antijugosllave në Bern, në të cilat kam marrë pjesë edhe unë...
    përveç punëtorëve nga Zvicra, morën pjesë edhe punëtorët tanë nga RF e
    Gjermanisë dhe Belgjika gjithsej 1 500-2 000 veta. Në këto demonstrata
    janë bartur fotografitë e Kadri Zekës, Bardhodh dhe Jusuf Gërvallës,
    Adem Demaçit e të tjerëve si dhe janë bartur parulla me përmbajtje
    armiqësore. Demonstruesit iu shpërndanin qytetarëve zviceranë pamflete
    me përmbajtje antijugosllave...demonstratat i drejtonin Xhafer Shatri dhe
    vëllai i Rexhep Malës i ashtuquajturi “Mixha”, ndërsa me ta shkonin
    Rrustem Mahmutaj, Sali Basha, vëllezërit Adem dhe Hajdar Sadria, disa
    studentë nga Kosova, vëllai i Ibrahim Kelmendit, gra, fëmijë si dhe një
    student nga Nikaragua-Karlos Magorga... Masa e demonstruesve është
    ndalur afër ambasadës sonë dhe aty ka folur Xhafer Shatri i cili duke folur
    për ngjarjet në Kosovë e ka sulmuar sistemin tonë politik...

  5. #515
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ndjekja e veprimtarëve të LRSHJ-së

    ...në mbarim të demonstratave, demonstruesit rreth orës 13:30 kanë
    shkuar në hotelin “Daren Zughnugase - 9” dhe këtu janë bashkuar në një
    restorant në katin e dytë. Më vonë kam mësuar se në këtë restorant janë
    shpërndarë rreth 200 copë të “Zërit të Kosovës”.
    Raport i datës 09.08.1984:
    “...Para disa muajsh në Zvicër ka ardhur Isa Leku me gruan e Avdiut dhe
    vajzën e saj të vogël. Në këtë rast Isai i ka thënë djalit të vet Avdiut që t’i
    thotë Rrustem Mahmutajt nga fshati Lubeniq KK Pejë, e i cili është anëtar
    aktiv i ‘LPRSHJ’, se në takimin e parë do ta vrasë sepse i ka hapë fjalët se
    Isa dhe Avdiu e kanë tradhtuar Tahir Gecin ... Avdiu këtë porosi ia ka
    dërguar Rrustem Mahmutajt, me ç’rast ai duke e treguar revolen ka thënë
    se është i gatshëm përherë që të ballafaqohet me te ... Bindja ime është
    se Isa është më i zjarrtë se Avdiu, dhe jam i bindur se Avdiu punon me
    instruksionet e Isës ... Për Avdiun dhe Rrustemin nuk kanë bindje të mirë
    as ata të ‘Lëvizjes’... Hajdar Sadria për ata ka thënë se ‘njerëzit si Avdiu
    dhe Rrustemi nuk na duhen sepse e humbin autoritetin e ‘Lëvizjes’, ata
    nuk zgjedhin metoda as mjete kundër Jugosllavisë ... e nesër kur Kosova
    ta fitojë statusin e republikës unë do të mund të kthehem atje, sepse për
    këtë po punoj. Ata nuk do të mund të kthehen sepse do t’i përzënë për
    veprimet e këqija...”
    Raport i datës 13.08.1984:
    “...pas sulmit fizik të Rrustem Mahmutajt kundër Haxhi Berishës nga
    Deçani të cilin e kanë akuzuar si spiun të ambasadës së RSFJ, dukshëm
    ka rënë aktiviteti i klubit ‘Tefik Çanga’ në Bern...
    ...Haxhiu ka qenë shumë aktiv në ‘Lëvizje’ dhe në punën e klubit ku janë
    të shquar Rrustem Mahmutaj, Sali Basha, Adem dhe Hajdar Sadria si dhe
    dy studentë nga Kosova. Në këtë klub, i cili ka qenë në kuadër të
    ‘Lëvizjes’, Rrustem Mahmutaj ka organizuar shfaqjen e filmave nga
    Shqipëria, dhe janë organizuar takime ku është folur për Kosovën dhe ku
    është shpërndarë ‘Zëri i Kosovës’ ...”
    Raport i datës 17.08.1984:
    “... në banesën e Augustin Tinajt, emigrant nga Shqipëria, i cili merret me
    kontrabandë armësh, i kam parë disa numra të gazetës ‘Zëri i Kosovës’.
    Augustini është shpesh në shoqëri me anëtarët e ‘Lëvizjes’...”

  6. #516
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “Rrustem Mahmutaj është njeri i aksionit”

    Raport i datës 20.08.1984:
    “...Rrustem Mahmutaj është njeri i aksionit, dhe si i tillë shfrytëzohet nga
    ‘Lëvizja’. Është shumë i vrazhdë me njerëzit që kanë qëndrim lojal ndaj
    Jugosllavisë ... Në banesën e tij në të gjitha muret i ka vendosur
    14
    fotografitë e Bardhosh e Jusuf Gërvallës dhe të vrarëve dhe të gjykuarve
    të tjerë para dhe pas demonstratave në Kosovë...”
    Raport i datës 22.08.1984:
    “...nga LPRSHJ kam marrë thirrje dhe janë shpërndarë shumë të tjera, në
    të cilat informohet se më 25. 08.1984 në Sangall, duke filluar nga ora
    18:00, do të mbahet takimi komemorativ me rastin e vdekjes së Rexhep
    Malës e Nuhi Berishës. Ky takim do të mbahet në ndonjë hotel ku do të
    marrin pjesë shumë punëtorë tanë...”

  7. #517
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Konfliktet mes Xhafer Shatrit, Sabri Novosellës e Xhafer Durmishit

    Raport i datës 05.09.1984:
    “...në kontaktin që e kam pasur me Idriz Halilin, të cilin e quajnë Idriz
    Seferi, në mes të tjerash më ka thënë: ‘si organizator i demonstratave të
    organizuara në vendet e perëndimit, kam kërkuar azil politik ... vëllai im
    është i burgosur politik dhe ndodhet në burg ... për të njëjtat arsye është
    gjykuar edhe nëna ime për të cilën ka shkruar edhe ‘Zëri i Kosovës’ ...
    Unë kam qenë anëtar i grupit të Uruç Bresalcit nga Gjilani i cili do të
    gjykohet, Zija Shemsiut i cili është dënuar me 13 vjet burg, Hysen Jashar
    Fetahut nga fsh. Gajre KK Tetovë, si dhe i disa shokëve të tjerë të cilët ti
    nuk i njeh ...Vëllai im i cili është në vuajtje të dënimit si dhe një shok i
    imi i afërt, anëtar i grupit, më kanë njoftuar se Xhafer Shatri ka ardhur
    me detyra të UDB-së, dhe atij nuk duhet t’i besohet. Ai po përpiqet që t’i
    bëjë fajtorë Sabri Novosellën dhe Xhafer Durmishin dhe disa shokë të
    tyre se ata po mbajnë lidhje me UDB-në jugosllave ... Për Hysen Fetahun
    flitet se është spiun i UDB-së sepse edhe pse ka qenë anëtar i grupit
    armiqësor ilegal ka shkuar në Jugosllavi dhe nuk është dënuar ...
    ansambli i këngëve dhe valleve ‘Migjeni’ nga Shqipëria do të qëndrojë në
    ST. Galen më 21.09.1984, më 22.09.1984 në Bern, pastaj në Cyrih,
    Sangall, Gjenevë, Lozanë e vende tjera...”
    Raport i datës 20.09.1984:
    “...afër kantonit Bern, në vendin Egivil, punojnë vëllezërit Ramadan dhe
    Zeqë Ramadani nga fsh. Firaj KK Ferizaj ... Ramadani e quan veten
    enverist të madh, shpërndan fotografi të E. Hoxhës, dhe është në kontakt
    të vazhdueshëm me Rrustem Mahmutajn nga fsh. Lubeniq, KK Pejë, i cili
    është i njohur për veprimtari armiqësore kundër Jugosllavisë...”

  8. #518
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Raportim për pjesëmarrësit në koncert

    Raport i datës 03.10.1984:
    “...më 22.09.1984 në Beren në koncertin e ansamblit të këngëve dhe
    valleve nga Shqipëria, të organizuar në sallën “Theater in nacional”, kanë
    15
    qenë rreth 900-1 000 njerëz. Gjatë koncertit janë hedhur parulla
    antijugosllave dhe ka pasur fotografi të E. Hoxhës. Në koncert ka marrë
    pjesë edhe Idriz Bardhi, ambasador i Shqipërisë në Vjenë, me disa të
    tjerë ... Ansamblin e ka drejtuar Ymer Gjoci, i cili ka patur kontakt me
    ‘LPRSHJ’ dhe degët e saj, si me Hasan Malën – ‘Mixha’, Rrustem
    Mahmutajn, Adem dhe Hajdar Sadrin, Idriz Halilaj i quajtur ‘Idriz Seferi’
    etj., ... në këtë koncert ka qenë edhe Pashk Ndrec Uka nga fsh. Bec, KK
    Gjakovë, i cili është pjesëmarrës i demonstratave antijugosllave në Zvicër
    dhe jashtë saj ... Po ashtu ka qenë edhe Riza Halilaj (Shabani) nga
    Gjakova, për të cilin kam dëgjuar se është pjesëmarrës i shumë
    demonstratave antijugosllave si atyre në Bern, pastaj tubimeve në Lucern
    me rastin e 70-vjetorit të lindjes së E. Hoxhës, e po ashtu ka qenë edhe
    në Cyrih ku është çjerrë flamuri jugosllav dhe është prishur rendi...”
    Raport i datës 11.10.1984:
    “...Të dielën, më 30.09.1984, Ansambli i këngëve dhe valleve nga
    Shqipëria ka mbajtur koncert në Vintentur ku kanë marrë pjesë rreth 600
    njerëz të nacionalitetit shqiptar. Gjatë koncertit janë hedhur parulla e
    pastaj nga njerëz për mua të panjohur janë shpërndarë libra dhe
    materiale tjera si libri i Adem Demaçit, Jusuf Gërvallës ... Në mesin e
    atyre që shisnin e kam njohur Sali Bashën derisa të gjithë koncertin e ka
    xhiruar një njeri i ‘Lëvizjes’...
    bashkorganizator të këtyre koncerteve janë vëllezërit Adem dhe Hajdar
    Sadria dhe e kanë shoqëruar këtë Ansambël nëpër të gjithë Zvicrën...
    Rrustem Mahmutaj nuk ka marrë pjesë në këto koncerte sepse ka qenë i
    ngarkuar në shpërndarjen e një numri të madh të gazetës ‘Zëri i
    Kosovës’...
    në këtë koncert ka qenë edhe Beati - anëtar i ‘Partisë marksiste –leniniste
    të Zvicrës’ e cila në Biel e ka bibliotekën në të cilën shitet ‘Zëri i
    Kosovës’...”
    Raport i datës 13.11.1984:
    “...në demonstratat antijugosllave të vitit 1983 në Zvicër ka marrë pjesë
    edhe Rrustem Mahmutaj nga fsh. Lubeniq, KK Pejë, si dhe Brahim Elezi
    nga Jabllanica e Vogël, KK Pejë ... Kam arritur që t’i marr tri fotografi nga
    Rrustem Mahmutaj ku duket pjesëmarrja aktive e tij në ato demonstrata i
    veshur me veshjen popullore shqiptare dhe me flamurin shqiptar, e po
    ashtu duket edhe Brahim Elezi me duar të ngritura...”

  9. #519
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Gruaja e Kadri Zekës mban fjalim

    Raport i datës 21.11.1984:
    “... më 24.11.1984 viti, me fillim në orën 18:00, në Cyrih do të
    organizohet demonstratë antijugosllave (organizator është LPRSHJ).
    16
    Raport i datës 07.12.1984:
    “... më 17.12.1984 viti, Beat Schafer (e njohur si pronare e librarisë në
    Biel) e ka hapur librarinë tjetër në rrugën ‘Neuengasse 43’ Vo Verdtt-
    Passage në Bern së bashku me një student nga Prishtina i cili është
    pjesëmarrës i demonstratave në Prishtinë dhe Bern. Në këtë librari ka
    libra të ndryshëm me përmbajtje antijugosllave të ardhura në
    Shqipëria...”
    Raport i datës 20 12.1984:
    “... më 24.10.1984 në një sallë të madhe (nuk dihet se ku) është mbajtur
    një tubim me rastin e Festës së Flamurit. Kjo sallë ka qenë e mbushur me
    fotografi të Enver Hoxhës, Kadri Zekës, Bardh e Jusuf Gërvallës, Rexhep
    Malës, Nuhi Berishës e të tjerë. Kanë marrë pjesë rreth 1 000 njerëz nga
    Zvicra, Gjermania, Franca dhe vendet e tjera. Tubimin e ka hapur gruaja
    e Kadri Zekës, ndërsa të pranishmit i ka përshëndetur Hajdar Sadria nga
    Ponosheci, KK Gjakovë ...
    Rrustem Mahmutaj nga Lubeniqi, KK Pejë, ka recituar vjersha kushtuar
    Bardhosh dhe Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës
    e të tjerëve. Djali i Dervish Shaqës, Shpendi, ka kënduar këngë të
    përmbledhjes “Këngët e Lirisë”... Në këtë tubim kanë marrë pjesë Hasan
    Mala - Mixha, Hysen Tërpeza, Sadri Mulaj nga Kaliqani, KK Pejë, Kadri
    Abdullahu, Sali Basha, Rizah Ali Shabani nga Dobra, KK Gjakovë e të
    tjerë...
    ... Në dalje disa njerëz kanë shitur materiale propagandistike
    antijugosllave me prejardhje nga Shqipëria, të cilat i ka sjellë Hajdar
    Sadria ...”
    Raport i datës 05.01.1985:
    “ ... Kam kontaktuar me Idriz Halitin, i cili në bisedë në lidhje me
    veprimtarinë e ‘LPRSHJ’ në Zvicër në mes të tjerash më ka thënë ‘Kam
    qenë simpatizant dhe shumë kam punuar për LPRSHJ, por tash po e shoh
    se me disa gjëra po udhëheq dikush tjetër e jo ‘Lëvizja’. Unë dhe anëtarë
    të tjerë të familjes sime kemi qenë për atë që Kosova ta fitojë statusin e
    Republikës, por tashti po i shoh gabimet e mia dhe të tyre. Sa i përket
    udhëheqësit të LPRSHJ, e posaçërisht Xhafer Shatrit, duket qartë se në
    çfarë gjendje është LPRSHJ, kur dihet se Xhafer Shatri ka ardhur me
    detyra të UDB-së. Nuk pajtohem as me atë që shkruan ‘Zëri i Kosovës’,
    sepse ato janë shkrime të Xhafer Shatrit dhe spiunëve të tjerë të UDB-së
    të cilët po i devalvojnë demonstratat në Kosovë. Artikujt e tyre thjesht
    janë produkt i Enver Hoxhës dhe Shqipërisë ... Demonstratat në Kosovë
    në fillim nuk kanë pasur për qëllim bashkimin e disa pjesëve të
    Jugosllavisë, Shqipërisë, por këtë më vonë e kanë bërë njerëzit si Xhafer
    Shatri, Rrustem Mahmutaj dhe bashkëmendimtarëve të tjerë për t’i
    17
    prezantuar si kundërrevolucionare, sepse për këtë ata janë të paguar nga
    regjimi jugosllav. Ata po përpiqen ta rrisin Enver Hoxhën dhe
    Shqipërinë... Pajtohem vetëm me qëndrimet e Sabri Novosellës dhe
    Xhafer Durmishit, të cilët e kanë demaskuar hapur Xhafer Shatrin dhe
    ikjen e tij të improvizuar nga ana e UDB-së...

  10. #520
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Augustin Tinaj interesohet për Mahmut Bakallin

    ... Augustin Tinaj, emigrant nga Shqipëria, i cili jeton në Bern, nuk merret
    më me kontrabandë armësh. Në bazë të një bisede që kam pasur me të,
    kam fituar përshtypjen se ai është bashkëpunëtor i Shërbimit Sekret
    Shqiptar, për shkak të interesimit të tij për njerëzit që kanë qëndrim lojal
    ndaj Jugosllavisë, si dhe për njerëzit të cilët në një farë mënyre
    bashkëpunojnë me ambasadën tonë në Zvicër dhe UDB. Augustini disa
    herë ka qenë në Francë, Itali, Belgjikë dhe vende tjera. Është interesuar
    për Mahmut Bakallin se ku është dhe me çfarë merret. Me rastin e vizitës
    së ansamblit të këngëve dhe valleve nga Shqipëria, Augustini i ka
    siguruar biletat për familjen e vet, ndërsa në fund ai nuk ka shkuar, me
    gjasë në bazë të marrëveshjes që ka pasur me dikënd...”

Faqja 52 prej 98 FillimFillim ... 242505152535462 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •