Duke filluar nga e kaluara deri më sot, shërbimet sekrete serbe, kanë pasë një qasje dhe veprimtari të veçantë në Kosovën. Mbajtja e kosoves nen thundren serbe per popullin e kosves kushtoi shum shtrejt , duke qenë gjitheher nje laborator i eksperimenteve të tmerrshme që përjetoi populli ynë.
Edhe pas luftës në Kosovë, shërbimi serb eshte ri instaluar pasi qe me humbjen e luftes në Kosovë,ju desht te organizoj disa vrasje të fshehta brenda shërbimit sekret serb,si dhe shum vrasje te personaliteteve te jetes politike ne serbi, konkretisht mbi ata qe dyshohet se jan te shitur, deshtuar, hargjuar etj.
Duke u bazuar ne te dhena shum te sakta, sherbimi sekret serb ne teritorin e kosoves ka te shtrire nje rrjet shum te fuqishem i cili vazhdimisht eshte duke punuar më të madhe edhe për zbehjen e imazhit të kosovarës para syve te ndërkombëtarëve, duke tentuar që gradualisht Kosova nga të qenurit viktimë ti merr tiparet e viktimizuesit, pasi qe keto shërbime në bashkëpunim me forcat e errëta që veprojnë në Kosovë, krijojnë një varg diverzionesh, vrasjesh, kindapimeve e të tjera të cilat e luhatin çështjen e sigurisë në Kosovë.
E tërë veprimtaria e sherbimeve serbe është e adresuar në drejtim të rivënies së Kosovës nën kontrollin serb. Për një gjë të tillë flet edhe mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Grupet ekstremiste serbe që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, shumica prej tyre janë të lidhur më shërbimin sekret të MUP-it serb prej të cilit edhe i marrin direktivat.
Serbët në Kosovë kanë të ndërtuar rrjete shum te sofistikuara radiolidhjeve dhe të përgjimit, permes disa postave lokale qe punojne ne kosove e qe kontrollohen nga serbet, pergjimi i tyre behet ne shifra caktuara p.sh:TMK, UÇK, AKSH, z.President , z.Kryetar, Gjeneral etj.
Shërbimet serbe ne territron e kosoves kanë organizuar një varg aktesh terroriste kundër civilëve, vendbanimeve e automjeteve të serbëve me qëllim që fajin t`ua hedhin shqiptarëve si ne rastin e Merdarit, kastriotit, Gorazhdecit,ne kuader te ketyre organizimeve paramilitarët serbë kanë bllokuar disa herë aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, Gjilan-Ferizaj, Prishtine-Alban (sllatine), Gjilan-Presheve, Gjilan-Dardan-Bujanoc duke sulmuar herë pas here veturat e udhëheqësve shqiptarë dhe kalimtarëve të rastit që udhëtonin nëper keto pjese te kosovës.
Pastaj problemet në Mitrovicë, tashmë të njohura për të gjithë dhe një varg vrasjesh e problematikash të rënda që kanë ndodhur në Kosovë, e që nuk janë zbuluar ende. Autorësia e gjithë kësaj qëndron në faktin se prapa të gjitha këtyre akteve qëndrojnë forcat sekrete serbe dhe ato speciale, të cilat kanë kryer trajnime të posaçme për veprime të tilla.
Me perfundimin e luftes, Millosheviqi kishte urdhëruar të futen ilegalisht në Kosovë forca të zgjedhura të njësive ushtarake, të specializuara për veprime të veçanta, me qëllim që të shkaktojnë incidente në mes serbëve dhe shqiptarëve si dhe shqiptarëve dhe shqiptarëve. Po ashtu edhe pas renjes se, Millosheviqit dhe ardhjes ne pushtet i kriminelëve te tjere ne Kosovë ende veprojne keto grupe.
Orkestrimi i dhunës në Mitrovicë, që nga qershori i vitit 1999 si dhe ikja nga burgu i kriminelëve serbë, mosdënimi i kriminelëve serbë të luftës nga gjykatat nën mbikëqyrjen ndërkombëtare në Kosovë, të akuzuar për krime të shumëfishta kundër popullatës civile në Kosovë, janë plane të përgatitura nga forcat elite të policisë serbe. Po ashtu, këto forca janë të përfshira drejtpërsëdrejti në trazirat në Mitrovicën veriore por edhe të enklavave tjera, ku në sulme, shpërthime, vrasje etj., ka pasë të vdekur shqiptarë dhe serbë. Të gjitha këto veprime të organizimit sekret të policisë dhe KOS-it ushtarak serb bëhen për ta bojkotuar dhe amortizuar bashkësinë ndërkombëtare në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Njëkohësisht këto shërbime kanë përgatitur strategjinë që serbët e Kosovës t’i paraqesin si viktima të pambrojtura të agresionit shqiptar.
Në disa fshatra Serbe pranë kufirit me Kosovën, jan ri vendosur disa qendër policore të cilat përdoren si baza për infiltrimin, dhe kontaktimin sa me te aferm me policine sekrejte serbe në Kosovë, të cilët të veshur me rroba civile,ne disa raste hyne në thellësi të Kosovës, kuptohet duke i koordinuar veprimet edhe me njerëzit e tyre brenda (serbë, romë, shqiptarë, etj). Këta gjithashtu jan edhe te pajisur me dokumente të falsifikuara udhëtimi, etj.
Shërbimet serbe të linjave sekrete deri para disa muajsh serbet e kosovës i mbanin me doza premtimesh se gjoja shum shpejt do te vjen deri te rikthimi i ushtrise serbe ne kosove.
Mirëpo, nga ndërkombëtarët është vërtetuar se një veprim i tillë është krejtësisht i panevojshëm. Sepse në Rezolutën 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, nuk përdoren termi për rikthimin e ushtrisë.
Gjithashtu me largimin e forcave ruse nga kosova, agjenturat por sllave ruse kan filluar te bejne nje lufte shum te rrezikshme diplomatike ne favor te serbeve.Të gjitha këto agjentura serbo-ruse bëjnë pjesë në përbërjen e politikës diskriminuese dhe përpjekjet për kthimin e forcave serbe me çdo kusht në Kosovë, në saje të intrigave, komploteve, shantazheve e diskriminimeve tjera që i kanë bërë e po i bëjnë shërbimet sekrete të ushtrisë dhe policisë serbe, për të krijuar parakushte sa më të volitshme, për realizimin e objektivave të Serbisë në relacion me Kosovën.
Ekzistimi i grupeve paramilitare serbe që posedojnë paisje ushtarake, komunikimi, strategji dhe platformë pune në veriun e Mitrovicës, si dhe sulmet e njëpasnjëshme që i kanë bërë KFOR-it dhe policisë së UNMIK-ut e të SHPK-së, nuk janë asgjë tjetër veçse një privilegjim i ekstremizmit serb nga linjat e diplomacisë evropiane, përkrahësve të ndikimit të shtrirjes dhe zbatimit të politikës serbomadhe në Kosovë.
Grupet ekstremiste serbe me veprim në Kosovë vazhdimisht përdorur të gjitha llojet e materialit propagandistik për punë agjenturale, në lansime të ndryshme - në përsëritje të gënjeshtrave, në përdorim të internetit duke bërë faqe të veçanta kundër UÇK-së, TMK-së etj., nga njerëz autoritativ si Sava Janjiq, prijës i fesë ortodokse, i njohur për përcaktimet skajshmërisht antishqiptare. Këta i kanë përdorur të gjitha lidhjet logjistike me shërbimet sekrete nepermjet kishes.
Shërbimet e lartëpermendura serbe luftën e tyre të ftohtë janë duke e vazhduar në të gjitha fushat e jetës politike e shoqërore në Kosovë duke bërë përpjekje për të shkaktuar pasiguri në Kosovë, destabilizim të ekonomisë, krijim të pasigurisë, bllokim të institucioneve etj. Duke tentuar t’i paraqesin shqiptarët e Kosovës të pa aftë për të ndërtuar pushtet e shtet. Duke bërë përpjekje për ta paraqitur KFOR-in dhe UNMIK-un të paaftë për të vendosur rend e qetësi për qytetarët e Kosovës.
--------------------------------------------------------------------------------
Krijoni Kontakt