Close
Faqja 34 prej 98 FillimFillim ... 2432333435364484 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 979
  1. #331
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Po ju postoj nje shkrim per "Sigurimin e atdheut", shkrim i cili botohet neser ne kosove, dhe pasneser ne diaspore. Qindeshet e zeza " blu të Rugoves Si është bërë e ditur, përmes një komunikate të datuar 4 janar 2003, një grup oficerësh kanë formuar organizatën " Sigurimi i atdheut", të cilën deri më tash jo vetëm nuk e kanë përgenjeshtruar institucionet themelore të Koovës, por edhe institucionet ndërkombëtare, të ndjeshme ndaj krijesave të tilla, tashmë kanë heshtur. Është fakt tepër domethënës, që për herë të parë, " flamuri shtetëror" i zotit Rugova zë vend në nënshkrimin e një organizate ilegale ushtarake, saktësisht paramilitare në Kosovë, ashtu si është jo e rastësishme që për herë të parë ajo, Kosova, nuk emërtohet me emërin e saj të zakonshëm , por si Dardani. Ndoshta më shumë se gjithshka tjetër kjo dëshmon se nga është prejardhja e tyre, kush e frymëzon dhe kush e drejton në paskenë, megjithëse shumë çka është e tejdukshme. Si del nga komunkata 001 e kësaj organizate paramilitare ajo ka datën e 4 janarit dhe sigurisht që ka qenë e përgatitur që më parë, por ka pritur vetëm momentin e caktuar që të bëhet publike. Të duket sikur dikush në rradhët e organizatës e ka ditur se me 4 janar do të ndodhë një vrasje, e cila shumë shpejt do të cilësohej si politike dhe që në këtë mënyrë do i hapte udhë krijimit legjitim të një organizate ushtarake për të mbrojtur jo më pak se 2 interesat kombëtare...intelektualët e burrat e shquar.. votën e lirë dhe institucionet...rininë dhe studentët..se do të luftojnë kriminelët, rrjetin e prostitucionit, korrupsionit, krimin e organizuar politik dhe ekonomik...dhe se " kunder atyre që nuk ju binden këtyre urdhërave do të veprojmë pamëshirshëm.." Data e 4 janarit, si datë e vrasjes së Tahir Zemës, birit të tij dhe kusheririt, si duket ka qenë e para,menduar, thjeshtë edhe nga fakti se duke qenë një vrasje në oreët e vona të natës, ajo nuk ka lënë mundësi për tu mbledhur shtabi i kësaj " organizate" për të bërë komunikatën e duhur dhe për të bërë publike atë. Po ashtu fakti, që në varrimin e trefishtë në Strellc gjithshka ishte e përgatitur, që nga rrjeshtimi e deri tek dhënia e komandës, nderimi "gatitu" dhe deri tek jo rastesia që në tubimin e lamtumirës tonin e dhanë ish ushtarakët, të cilët bënë kështu publike platformën e tyre të ardhshme, tregon se gjithshka ka qenë e mirëmenduar, e parapërgatitur, dhe nuk i është lënë asgjë rastësisë. Në fund të fundit, edhe në Komunikatën 001 është shkruar tekstualisht se " ne kemi punuar që moti" dhe kjo është e vertetë. Kush mund të jenë ata që e kanë krijuar këtë organizatë? Mbështetja politike ndaj tyre është më se e qartë: klani udbash dhe kosist në strukturat e larta drejtuese të LDK, me funksione të hapta ose të fshehta. Dihet edhe mbështetja materiale : paratë e grumbulluara në fondin e " qeverisë" Bukoshi, të cilat nuk kanë qenë asnjëherë si ka deshmuar në të ashtuquajturin parlament të Kosovës vetë Bukoshi, por ashtu si ka deshmuar në një polemikë zoti Xhafer Shatri " disa qindra milionë marka". Bukoshi ka qenë i interesuar për të fshehur të vertetën, për të patur dotë të lirë në punët e mëpasme; ndersa Shatri, ish ministri më i rëndësishëm i Bukoshit, i mbetur përkohsisht jashtë rradhëve ka qenë më i interesuar për të thënë të vertetën, e cila asnjëherë nuk është refuzuar nga ish shefi i tij. Mbështetja ushtarake e tyre është e qartë : ata që e braktisën luftën në Kosovë dhe pritën përfundimin e saj në fushat stervitore të Shqipërisë, për të krijuar më pas në Kosovë mjedisin e krimit. Kush mund të jenë ata.. kjo pyetje nuk është shtruar deri më tash, qoftë edhe për vetë faktin se në linjat e larta dihen se kush janë. Është dashur deri më tash një pallto e madhe dhe një shall i stermadh për të mbuluar veprimtarinë e tyre. Si është thënë në deklarimin e tyre ata janë oficerë shqiptarë. Në Kosovë ka patur , mjerisht, dy lloj ushtarakësh të karierës. Një palë që e mbështetën fuqishëm luftën çlirimtare dhe u bashkuan rradhëve të ushtrisë së saj, dhe një pjesë tjetër, përsëri mjerisht, më e madhe që nuk u mbështetën dhe që në disa raste, jo të pakta, i u kundervunë asaj. mbështetësit dhe njëkohsisht drejtuesit e luftës njoihen tashmë me emër e mbiemër, dihet angazhimi dhe puna e tyre, sakrificat që kanë bërë, dhe asnjëherë populli i Kosovës nuk do të mund të harrojë emrat e bijve të tij të përgatitur si Bislim Zyrapi, Agim Çeku, Agim Ramadani,Naim Maloku, Ekrem Rexha,komandant "Drini" e dhjetra të tjerë që ishin dhe drejtuan luftën në vijën e frontit, ashtu si nuk mund të harrojë edhe ata që u përfshinë në sektorët e ndryshëm të logjistikës. Gjithkush e di se ku janë sot këto ushtarakë dhe përulet me nderim para atyre që u flijuan. Ku janë të tjerët. Kush janë të tjerët? Është krejt e mundshme se jo të gjithë ushtarakët që qëndruan mënjanë gjatë luftës të jenë përfshirë në këtë organizatë të tipit fashist. Por po ashtu është kejt e saktë se jo pak prej tyre mund të jenë këtu. Disa prej tyre kanë qenë që herët të angazhuar në strukturat kosiste të ish Jugosllavisë dhe si të tillë kanë marrë pjesë në ndjekjet dhe vrasjet e bijve martirë të Kosovës si të Afrim Zhitisë, fahri faslisë, Rexhep malës, Nuhi Berishës, Hasan Ramadanit. Ali Ajetit dhe ndonjëri prej tyre edhe është " ndeshkuar" për tejkalim të kompetencave.
    Kështu në rrethimin e Rexhep malës dhe të Nuhi Berishës, urdheri i dhënë nga strukturat udbashe ka qenë kapja gjallë e tyre, edhe nga fakti se dihej se kishin një municion të kufizuar, mirëpo oficeri shqiptar që drejtonte operacionin, tahir zemaj, shkoi më tej se kaq, duke bërë vrasjen e tyre. Për këtë " ndëshkohet " nga shefat kosistë të kohës, duke u larguar nga ajo detyrë përkohsisht. Shembuj të tillë, mjerisht , nuk ka patur pak në Kosovë, dhe në shumë nga vrasjet e ndodhura, arrestimet, torturimet, lëçitjet, djegjet, ka qenë edhe dora e udbashit shqiptar, nganjë[herë edhe ushtarak i lartë. të cilët mendojnë se tashmë ka ardhë koha për të sjellë edhe një herë forcën e dikurshme.
    Një pyetje është normale të bëhet : si është e mundur që pas më shumë se tri viteve e gjysmë të një lirie të cunguar, por pa pushtues serb, ish ushtarakët shqiptarë të Kosovës "kujtohen" të krijojnë një organizëm paramilitar, i cili i kercenohet popullit të vet se " kunder atyre që nuk ju binden këtyre urdhërave do të veprojmë pamëshirshëm" dhe se " kërkojmë nga populli ti respektojë oficerët e "sigurimit të atdheut" dhe për më shumë se një dekadë pushtim, nën institucionet " paralele", kur gjithshka ishte nën terror, nuk u kujtuan për këtë, për të mbrojtur vendin e tyre? Cili është objektivi i kësaj organizate? Në varrimin e Zemajve në Strellc njëri nga ish ushtarakët foli tepër qartë : ndeshkimi duhet bërë në Drenicë, në Dukagjin, në rradhët e TMK-së dhe në forcat e tjera politike që nuk mendojnë si Rugova. Ai e tha këtë me ton të ashpër, gjithë mllef, duke nxjerrë jashtlë tij pezmin e mbledhur prej vitesh.
    Pse pikërisht këtu do të jetë objektivi i tyre? Së pari, sepse këto dy zona të mëdha, sëbashku me zonën e Llapit , ishin nga themelet e luftës çlirimtare dhe së dyti, sepse në Drenicë dhe në Dukagjin është votuar në mënyrë plebishitare për forcat progresive.
    Një votim i tillë është kundër mentalitetit fashist , ndaj në komunikatën 001 jo rastësisht vjen kërcënimi se " do të mbrojmë votën e popullit". Kush janë këto njerëz të çartur që deshkan të mbrojnë votën e popullit dhe kush e ka vjedhur atë.
    Nga heshtja e nderkombëtarëve, të cilët "hallin" e kishin në se do të transformohet ose jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pra në se aramata shumë mijëshe do të dorëzojë ose jo armët, e ndoshta edhe duke paramenduar diçka kobzezë në të ardhmen, është " harruar" ose është bërë se është harruar çmilitarizimi i forcave të FARK-ut, të cilat duke sabotuar luftën në Kosovë dhe duke sjellë puçe ushtarake në Shqipëri u dëshmuan se jo vetëm ishin forcat më antikombëtare, por edhe më të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës dhe të Shqipërisë. Me gjithë nderhyrjet e Shtabit të Përgjithshëm dhe të organizatave të lidhura me luftën, pranë shtetit shqiptar, për mos lejimin e forcave ushtarake jo pjesëmarrëse në luftën e Kosovës, është bërë një vesh i shurdhër, ndoshta edhe nga dëshira e mirë se do të arrihet një farë bashkimi për të mirën e Kosovës.
    Qeveritarët e Shqipërisë nuk e kishin njohur si duhet hidhrën udbashe e kosiste, disa prej tyre duke qenë të rinj, nuk e dinin edhe aq saktëtisht se nëpër duart e krijesave udbashe kishin kaluar, ishin përegjakur dhe martirizuar mijra shqiptarë në Kosovë, dhe se këto që mrizonin fushave të maurrasit nuk ishin asgjë tjetër, në strukturat drejtuese të tyre, veçse vazhdimi i hibridit të vjetër udbash.
    Të kthyer në Kosovë pas luftës, të çarmatosur nga mjetët e rënda nga ndërkombëtarët, ata e ruajtën si duket strukturën e tyre.
    Për shumë kohë, qoftë direkt, qoftë nëpërmjet institucioneve, sidomos të presidencës, ata tentuan të bënin të tyren TMK, për të patur një mbështetje ligjore për veprimet e mëpasme dhe pas dështimit të kësaj tentative, megjithë postin e këshilltarit që i a kishte dhënë dhe që i a mori pas vdekjes Tahir Zemës, zotëri Rugova, kanë vendosur të veprojnë ilegalisht.
    Sepse është absurde të mendohet se në Kosovë, do të lejohet krijimi i organizatave paramilitare, të tipit të Arkanit, tashmë nga vetë shqiptarët. Cila është koha që kanë zgjedhur për shfaqjehn e tyre? Më e dëshrueshmja për serbët dhe më e dëmshmja për shqiptarët. Krijimi i një organizate të tillë, të tipit fashist, çka shihet nga i gjithë programi i saj, dhe të cilin do e analizojmë më pas, është një alibi e fortë për serbët që të krijojnë edhe ata organizata të tilla të ngjashme, nëqoftëse nuk i kanë krijuar deri më tash, dhe në mos kjo e "Sigurimit të atdheut" të jetë një filial i tyre. Është momenti kur serbët tentojnë të krijojnë një bashkësi serbe mes teritorit të Kosovës, një vijë të re ndarje dhe , duke u nisur nga kercenimet e kësaj organizate, që nuk është thjeshtë fantazmë, si mund të mendojë dikush, ata fare lehtë tash mund të thonë se ne jemi dyfish të kërcënuar, megjithëse e dinë fare mirë se tek "Sigurimi i atdheut" kanë dhenduret e familjeve të tyre.
    Është momenti kur hidhen konturet e diskutimeve të ardhshme për statusin përfundimtar të Kosovës dhe askush nuk mund të lejojë krijimin e një shteti të ri në ballkanin, edhe ashtu problematik, me ekzistencën e organizatave paramilitare të tipit fashist.
    Në fund të fundit, thirrja e çartur për ndëshkimin e Drenicës dhe të Dukagjinit është në thelb e njëllojtë me linçimin në majin e vitit 1998 që i bëri Rugova Drenicës ende të përgjakur. ngjashmëritë nuk janë të rastësishme.
    Po ashtu nuk është e rastesishme përcaktimi i Rugovës për çdo vrasje në Kosovë si vrasje politike, me përcaktimin e kësaj organizate për eleminimin e krimit të organizuar politik.
    Krijimi i organizatës së oficerëve "Sigurimi i atdheut" në formën e saj, e jo vetëm në formën e saj, të kujton menjëherë si motrat e saj të dikurshme, të njohura si " qindëshet e zeza" fashiste, megjithëse këto kanë uniformë blu.
    Deklarata e parë e tyre është tipike fashiste, me synime të qarta puçiste dhe përmbysëse, vrasëse dhe eleminuese, me synimin e krijimit të hesapeve dhe të larjes së tyre, duke qenë njëkohsisht grushti i shtetit kundër shtetit, gjykatë përmbi gjykatat, element përcaktues dhe ekzekutiv, forcë goditëse politike dhe ushtarake, e cila në momente të veçanta mund të përmbysë situata.
    Gjithshka që ka qenë e vijëzuar në qëndrimet dhe përcaktimet fashiste të viteve 30 është e shfaqur në këtë komunikatë, e cila, nuk lejon asgjë tjetër, veçse respektimin e oficerëve të sigurimit të atdheut, duke përcaktuar qartë se " veprimet tona do të jenë direkte". Çka do të thotë se cilido politikan opozitar, cilido gazetar, mund të presë, sipas komunikatës , që ndaj tyre të veprohet pamëshirshëm dhe në mënyrë direkte.
    Cilido që organizata e përcakton si të domosdoshëm për të zhdukur, ai duhet të lerë lamturmirën. Ky është edhe qëllimi final i tyre: mbjellja e frikës dhe e ndjenjës së terrorit, ushtrimi i dhunës dhe vendosja e regjimit të grushtit të hekurt, sidomos pas largimit një ditë të nderkombëtarve. Për herë të parë "uniformat blu të "Sigurimit të Atdheut" nuk janë shfaqur me 4 janar përmes një komunikate. Ata kanë paravijën e tyre, kanë një përgatitje të mëhershme se viti 2002 apo se 4 janari i vitit 2003, nuk janë organizuar dhe grumbulluar rastësisht.
    Ata janë risi ,por edhe vazhdim i sherbimeve të fshehta të Rugovës që në fillimet politike të tij në vitet 90, shërbime të cilat i mori të gatshme nga UDB-ja, shërbime të cilat ai asnjëherë nuk goditi, të paktën publikisht, dhe të cilat u bënë element themelor i politikës së nendheshme të tij.
    Në një formë tjetër qindshet e zeza"blu" të Sigurimit të Rugovës janë shfaqur në vitin 1998, të drejtuar nga dy ish udbashë të njohur, Ahmet Krasniqi dhe tahir Zemaj, nga dy njerëz, të cilët qëllimisht u rekretuan nga Bukoshi, për të realizuar dy qëllime themelore : disfatizëm në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos në Dukagjin dhe së dyti, si pararojë e regjimenteve shfarosëse serbe. Duke shfrytëzuar strukturat udbashe në zonën e Dukagjinit, të mbjellura me kujdes nga njerëzit e Rugovës, ata arritën ti dorëzojnë pushtuesit serbë mbi 6000 armë, të futin përçarjen në strukturat lokale të mbrojtjes, realizuan puçin e tyre të parë ushtarak për largimin e njerëzve idealistë dhe kombëtarë nga vendet drejtuese të luftës, dhe, duke bashkëpunuar me Bukoshin dhe Shatrin, u bënë gati për përmbysjen e gjithë strukturave të luftës.
    Vetëm disa javë qëndrimi i tyre në Dukagjin shkaktoi një përçarje të jashtëzakonshme braktisje të luftës,hezitime dhe duhet marrë me mend sikur kjo të shtrihej në të gjithë Kosovën. Struktura të tilla, tashmë kërkojnë revanshin, ridorëzimin e Kosovës tek padronët e vjetër, eleminimin e prijësve të luftës për liri dhe vendosjen e një dhune të re ushtarake, por të ngjashme me dhunën serbe të para pak viteve. Ndërkohë ata kanë filluar dërgimin e letrave të para kërcenuese, çka tregon se listat janë bërë prej kohësh. Shfaqja e tyre në skenën politike të Kosovës, sepse më shumë se një organizëm ushtarak ai është një organizëm politiko - ushtarak, me atribute shumë më të gjëra se sa vetë UNMIK, KFOR, Parlament, Qeveri ( nuk themi se Presidenti, sepse ai është në thelbin e idesë së tyre) është një kob i zi që mund të përgatitet për të ardhmen e një populli. Ata, as më shumë e as më pak, kërkojnë të riplotësojnë atë çka deshën në mesin e vitit 1998 e më pas, ndezjen e luftës civile. Një fantazmë sillet rreth Kosovës. Nuk është një fantazmë e zakonshme, ajo mund të jetë një fantazmë e përgjakshme, nëse nuk i ndalet hovi. "Rojet e urës" së Mitrovicës dhe " qindëshet e zeza të "Sigurimit të Atdheut" sillet mbi fatin e një vendi.

  2. #332
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    SELIA E KRYETARIT TË KOSOVËS: INSTITUCION QEVERISËS APO SHTAB I KRIMIT TË ORGANIZUAR ?

    Prapavija e errët e institucioneve të Kosovës

    Shkruan: Nijazi Kryeziu


    Pak fakte janë bërë publike nga bastisja e shpejtë, përqendruese dhe me shumë predispozita për të penguar përfundimisht goditjet e këqija nga sjelljet, aktivitetit dhe qëllimet e një suite – marionetë e stacionuar, mu në zyrën e kryetarit të Kosovës. Zyrës së kryetarit të Kosovës, vetë kryetari i Kosovës i thotë “presidencë”. Mirëpo, kontrollimi disaditësh i zyrës dhe lagjes “Velania” ku është e vendosur selia e kryetarit të Kosovës, ka rezultuar që është bërë nga njësi speciale të policisë së UNMIK-ut dhe të SHPK-së, e këta të fundit tani i shohim rregullisht në dyer të selisë. Kontrolli ka nxjerrë sheshit shumë spekulime dhe flitet për gjetje të armëve, municion, para, por “spekuluesit seriozë thonë që ka të ngjarë që në zyrën e kryetarit të Kosovës, ose aty diku, të jetë gjetur edhe drogë”. Organet e sigurisë, nuk kanë dhënë detaje, gjë që ishte dashur të bëhej si gjithkund në botën e qeverisur mbi baza demokratike. Kur s’ka detaje, gjithmonë ka spekulime. Rreth misterit në Velani, një gjë tashmë është vërtetuar: se nëpër shkallët e selisë dhe kthinave perandorake të ndërtesës, përskaj xhipeve dhe në xhipet zyrtare të suitës së kryetarit, në konferenca shtypi, aeroporteve e gjetiu nuk shihen djelmosha në të zeza që shumë të krekosur, përbënin “gardën” e kryetarit tonë. Nuk shihen këta djelmosha që jo vetëm ishin shumë (flitet për 40, 60 e ndoshta edhe deri në 80 veta) mirëpo, ishin edhe arrogantë, të pakulturuar dhe mjaft të dyshimtë në kuptim të prejardhjes dhe biografisë për të qenë të denjë ta ruajnë me besnikëri një kryetar. Pak na intereson prejardhja dhe biografia e tyre, sepse ka qenë çështje e zyrtarëve për siguri të kryetarit kjo punë, por në anën tjetër nuk mund të mos e shtrojmë pyetjen: çka i duheshin kryetarit Rugova kaq shumë roje, dhe prej kujt ruhet kryetari Rugova kaq shumë?

    Suita - marionetë, nuk është bërë dje. Si një shtab i krimit duket të ketë qenë selia e kryetarit të Kosovës. Çka është synuar kështu…? Shefat e ndryshëm të sigurisë së kryetarit Rugova, kanë demonstruar duke mbledhur shumë djem me të zeza rreth lagjes Velania “aftësinë mbrojtëse”! Kanë demonstruar në publik rejtingun e tyre me pretekst se “kryetari Rugova është shumë i rrezikuar”! Gjithashtu, shefat e sigurisë së kryetarit Rugova kanë krijuar rrjetin e marrjes nën kontroll të selisë së kryetarit të Kosovës, dhe përdorimin e selisë dhe të figurës së kryetarit për nevoja të ndryshme – të gjithanshme. A e ka ditur pozicionin e tij dr. Rugova? Absolutisht. Ai ka qenë që prej fillimit, para lufte dhe pas lufte i vetëdijshëm se krijimi i një “garde” mbrojtëse që reflekton “siguri dhe pompozitet në sy të publikut dhe qytetarëve”, që kryen bile edhe punë të tjera, që ia ruan atij figurën dhe ia forcon vazhdimisht prestigjin pa zgjedhur mjete, është një diçka që e kanë përdorur perandorët, mbretërit, diktatorët etj. Kjo, i ka konvenuar vazhdimisht mentalitetit të tij ballkanik!

    Dy veprimet direkte, padyshim të montuara (sulmi i 12 marsit të vitit 2004, dhe sulmi i 15 marsit të vitit 2005), kanë specifikën e tyre, por këto “driblingje” të skenuara në mënyrë perfekte, më në fund e humbën shijen. Sado që nuk po flitet dhe nuk po tregohet se cila ishte shija e humbur, kryetari i Kosovës e ka përfunduar lojën. Policët zyrtarë që e ruajnë tash e tutje nuk janë autsajderat e lozhave të sigurisë, dhe skenarët e ndodhur nëse jo sot, një ditë do të bëhen publikë. Në sytë e qytetarëve dhe në sytë e prokurorëve e të gjykatave, misteri nga Velania nuk është fshirë. Dhe as nuk do të fshihet! Projekti që ka mundur të shpërthejë në mënyrën më të keqe, po të mos kishte qenë “dosja e PDK”-së, ka mundur të variojë sipas një parashikimi të zi: një ditë, dr. Rugova të mos i shpëtojë atentatit të vetëprojektuar. Pra, që imagjinimet e deritashme të shefave të sigurisë, të përfundojnë me një të vërtetë. Me apo, pa qëllim…

    Të gjithë do ta kishim të qartë se çfarë do të ndodhte! Së pari, “partia mëmë” dhe shefat e sigurisë së dr. Rugovës me ndihmën logjistike të “Botës sot”, me ndihmën e qarqeve politike dhe agjenturore jashtë Kosovës, por edhe me ndihmën e mercenarëve nga Serbia e Maqedonia, do ta akuzonin apriori PDK-në për atentat. Ashtu – kështu, për të dy improvizimet e atentateve të përmendura më lart, tashmë është thënë se ka gisht PDK. Atentati ndaj Rugovës do ta kishte synimin sa perfid në njërën anë, po kaq të qëllimshëm në anën tjetër: shkaktimin e destabilizimit anarkik të vendit. Ky skenar i errët, sipas të gjitha gjasave një ditë është dashur të bëhet i vërtetë (një nga rezervat e fundit të fundërrinave antikombëtare dhe proserbe për ta shpartalluar Kosovën). Synimi për t’u likuiduar dr. Rugova një ditë të afërt, do ta keqësonte gjendjen. Acarimi do të synohej për të nxitur luftë civile.

    Pse e supozojmë këtë fakt? Vrasjet e njëpasnjëshme për gjashtë vitet e fundit (pa iu kthyer kohës së luftës kur ishte tentuar me çdo kusht përçarja dhe konfrontimi i armatosur), vrasja e Xhemajl Mustafës, Tahir Zemajt etj., kanë pasur qëllime të errëta për të shkaktuar përplasje kombëtare. Skenari që u bë në lidhje me dërgimin në Hagë të Ramush Haradinajt (kryesisht me ndihmën e LDK-së dhe të shërbëtorëve të saj në partitë e tjera, dhe në AAK), kishte për qëllim shkaktimin e kaosit, por ky kaos u projektua që të eskalojë në konflikt civil, me vrasjen e të vëllait të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Shërbimet agjenturore e provokuan edhe një tjetër gjë: goditjen e selive të partisë ORA, dhe të PSHDK-së. Tri sulme serike (tentim-atentati kundër kryetarit Rugova, vrasja e Enver Haradinajt dhe goditjet e selive të partisë ORA dhe të PSHDK-së), ishin të mjaftueshme për të kuptuar (shërbimet inteligjente të KFOR-it dhe të policisë së UNMIK-ut) se suita – marionetë e instaluar në Velani por e degëzuar në gjithë Kosovën, ishte gati të dilte nga kontrolli i plotë. Ramë Maraj që tashmë duket të ketë qenë shpirti i agjenturës së ish-UDB-së (e konvertuar në organizatën “Sigurimi i Atdheut”), në bashkëpunim me të rekrutuarit e tij në LDK dhe në parti të tjera, e kishte siguruar terrenin politik dhe institucional, dhe e kishte krejt të lehtë ta dridhte Kosovën, sa herë të kishte nevojë. Dekonspirimi i z. Maraj dhe kontrolli në Velani, janë dy ngjarje që assesi nuk duhet të marrin fund në gazeta, këtu ka punë policia dhe prokuroria. Këto dy ngjarje, aktet dhe faktografia, terreni, gjendja e djeshme dhe e sotshme po tregojnë se nuk flitet për pushtet demokratik në Kosovë. Institucionet e Kosovës janë të mbushura me agjentë të ish-UDB-së dhe me rekrutë të rinj, që ish-stafet e vjetra të këtyre kategorive agjenturore (të ish-Sigurimit Shtetëror Jugosllav, të ish-Sigurimit të Serbisë dhe të Sigurimit të Fshehtë ish-Jugosllavë e të Sigurimit të Fshehtë Serb të sotshëm), i kanë instaluar në pushtet nëpër gjithë Kosovën. Kosova është tip i qeverisjes gjysmë diktatoriale, me elemente të sistemit policor – ushtarak. Shumë institucione të Kosovës (Organet komunale, Organet qendrore, Kuvendi, Qeveria, policia e SHPK-së, ndërmarrjet e ndryshme publike, si PTK, pastaj bankat dhe bizneset e tjera private), janë të mbushura me agjentë të rekrutuar dhe të udhëhequr nga organizatat ilegale, si “Sigurimi i Atdheut”, por edhe nga qendra të tjera politike e parapolitike (kush do fakte, le të urdhërojë të hetojë pak më thellë institucionet e ndryshme të Kosovës dhe do t’i gjejë të dyshimtit). Kur është fjala për organizatën “Sigurimi i Atdheut”, një tip i tillë i organizatës edhe pse është dekonspiruar (sipas traditave së veprimtarisë së shërbimeve), ka shemrën e vet. Krejt nën hije dhe larg prej syve të opinionit e të qytetarëve. Skenarët e zinj antishqiptarë, por sidomos skenarët kundër Kosovës, nuk janë të mbaruar.

  3. #333
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Me titullin ‘Cka ndodhi ne naten e blic – operacionit ne Velani”, gazeta Koha Ditore (KD), ne numrin e sotem ( e shtune, 30 prill) sjell informata te reja ne lidhje me nderhyrjen e policise ne rezidencen e Rugoves ne Velani, me 20 prill.

    Ne artikull, ne faqe te pare, ku ne foto shihet nje truproje e Rugoves duke u bastisur nga policia thuhet eshte bastisur krejt rezidenca perveq dhomes se gjumit te Rugoves.
    Ajo cka eshte me trishtuese, tani njoftohet se aty perveq armeve pa laje, jane gjetur para me thes perfshire edhe DINARE te SERBISE.

    “7Ne rezidence policia ka gjetur dhe konfiskuar 785 mije euro, 230 mije dollare, si dhe denare maqedonas dhe dinare te Serbise ne vlere 30 mije euro”.

    “Tere objekti eshte bastisur, vetem dhomat e familjes jane kursyer. Policia e ka marre ne pyetje edhe te birin kryetarit, Uke Rugoven si dhe disa truproje.

    Per heshjten e policies dhe te presidneces ne lidhje me keto qe kane ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin me kryetarin e Kosoves, nje burim i larte nderkombetar, i ka thene Kohes Ditore se kjo po behet me qellim qe kjo te mbahet si “rast i profilit te ulte”. Sipas tij, kjo ceshtje mund te jete e ndieshme per planet qe ka UNMIK-u per largimin nga Kosova ne vitin 2006.

    Nuk ka dite qe nuk merret vesh ndonje skandal ne lidhje me Rugoven & co. Atij i jane suspenduar truprojat civile dhe po hetohen, kurse tani mbahet nen kontroll te njesive speciale te SHPK-se, civile dhe te uniformuara.

  4. #334
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Edhe ne pjesëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ju presim

    25 qershor 2007

    Kolonel Abdyl Mushkolaj

    Apelojmë tek qytetaret serbë që të mos bashkëngjiten me strukturat paramilitare të gardës së Car Llazarit, sepse askush nuk mund që t’ju afrojë siguri, gjithë ashtu kërkojmë nga SHPK-ja dhe KFOR-i që të mos i marrin nënë mbrojtje gardën e krimeve.

    Shtyrja e paarsyeshme e statusit dhe mosdefinimi i çështjes së Kosovës në njërën anë dhe provokimet e vazhdueshme që vijnë nga Serbia në anën tjetër, ka bërë që situata të merr përmasa të konflikteve të reja. Me sa kemi parë gjerë më tani çështja e Kosovës është duke u trajtuar njëanshëm, janë duke u përsëritur padrejtësitë ndaj popullit shumicë të Kosovës dhe po i kërcënohen rreziqe e padrejtësi të reja.

    U bënë tetë vjet që nga përfundimi i luftës, që shqiptarët e presin ditën për të qenë të pavarur. Kësaj radhe edhe pritjes i ka ardhur fundi, sikurse i ka humbur kuptimi qëndrimit të mëtutjeshëm të UNMIK-ut në Kosovë, që praktikisht me kursin politik të ndjekur në Kosovë është treguar të jetë administratë me prirje proserbe dhe proruse, e cila në vend të zgjidhjes së çështjes së Kosovës i dha përmasat postkonfliktuoze.

    Ne e kemi tejkaluar fazën e përpilimit të programeve dhe filozofinë e pritjes, prandaj kërkojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia e miqtë tjerë që sa më parë ta caktojnë një datë dhe një ditë te definimit te statusit te Kosovës, duke i dhënë të drejtën e shtetësisë, të cilën e ka pas me mijëra vjet por pushtuesit serb me ndihmën e Rusisë ia abroguan këtë të drejtë.

    Situatën edhe ashtu konfliktuoze po e provokojnë oponentë të caktuar të strukturave ndërkombëtare në bashkëpunim me qeverinë serbe. Deklarata e kryeprokurores së Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, Karla Del Ponte, për shtyrje të statusit të Kosovës, është e patolerueshme dhe ia humbi kuptimin drejtësisë, për të cilën ajo është e thirrur, ajo e çjerri maskën ndoshta pa dashje, duke u rreshtuar haptazi në listën e miqve të Serbisë. Tani i kemi edhe më te qarta motivet e ngritjes së aktakuzës kundër ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve Lahi Brahimaj e Idriz Balaj, si dhe aktakuzës së mëhershme të Fatmir Limajt me shokë, të cilët po përgjigjen për krimet që bënë forcat serbe në Kosovë.

    Enklavizimi i Kosovës dhe ndarja e Mitrovicës secilën ditë e më shumë po rëndojnë si barrë mbi supet e këtij populli të cilit ka filluar t’i humbë durimi sepse e ka lodhur gjendja e status quo-së, e ka lodhur zvarritja e zgjidhjes së statusit të Kosovës, e kanë lodhur padrejtësitë, varfëria, provokimet, paaftësitë e pushtetarëve e fenomene tjera të papërballueshme.

    Mbi të gjitha, Serbia vazhdimisht po ngre projekte për ta destabilizuar Kosovën. Serbia po krijon situata që me vështirësi tejkalohen, siç është rasti me paralajmërimin e ardhjes së të ashtuquajturës “Gardë e Car Llazarit” më 28 qershor në Gazimestan. Ky është një provokim tepër i rëndë që po i bëhet Kosovës. Kriminelët e JSO-së dhe njësive tjera terroriste serbe që e lanë në gjak, e masakruan, e dogjën dhe e shkatërruan Kosovën, kësaj radhe të rreshtuar në “Gardën e Car Llazarit” po rikthehen në Kosovë. Kërkojmë nga qytetaret serb që të mos jenë në mesin e tyre sepse askush nuk mundë tu garantoi për sigurinë e tyre. Po rikthehen ata që vranë e masakruan mbi 20 mijë shqiptarë, po kthehen mu në vendin ku 18 vjet më parë Sllobodan Millosheviqi, me bekimin e elitës së kishës ortodokse serbe, e nxori përfushe planin për ripushtimin, spastrimit etnik dhe për serbizimin përfundimtar të Kosovës dhe njëkohësisht u shpalli luftë të gjithë popujve joserbë të hapësirës së ish-Jugosllavisë. Këtu u shpalos platforma për spastrimet etnike dhe gjenocidin që gjatë një dekade e bëri Serbia mbi popujt tjerë, por nuk u vu dot para drejtësisë, nuk u përgjigj fare për krimet e tmerrshme të bëra në dekadën e fundit të shekullit XX.

    Provokimet dhe paralajmërimet e fundit të gardistëve serbë janë ogurzeza dhe të patolerueshme. Nxitjet e tilla janë shkëndija të një lufte të re, janë paralajmërime të ripushtimeve serbe. Prandaj sa më larg duart nga Kosova dhe krijimi i këtyre situatave që provokojnë luftëra të reja në këto anë.

    Beogradi po e mban peng dhe po e instrumentalizon dhe po e shantazhon tmerrësisht pakicën serbe të Kosovës, e pasojat dhe përgjegjësitë po i mbajmë ne, banorët e Kosovës.

    Ne si shoqata të dala nga lufta e UÇK-së për rajonin e Dukagjinit apelojmë tek pakica serbe që të mos i përkrahin makinacionet e vjetra kriminale të regjimit të Beogradit dhe mbeturinave të Millosheviqit që po tentojnë të ngjallen si fantazma të së kaluarës duke e dëmtuar të tashmen, viktimë e të cilëve ranë jo rrallë herë edhe vetë pjesëtarët e pakicës serbe, vetëm e vetëm që të arrijnë efekte të caktuara politike.

    Po kthehen në Kosovë paramilitarë, elita gardiste, ushtarakë, policë e struktura tjera të cilët në kohën e tyre bartnin kufomat e shqiptarëve për në Serbi, po kthehen ata që i poqën furrave qindra shqiptarë gra e fëmijë që s’kishin as një mëkat në jetën e tyre por vetëm pse ishin shqiptarë.

    Vallë bota e qytetëruar është verbuar para gjithë kësaj?!

    Ne u kemi besuar KFOR-it, SHPK-së e strukturave tjera që janë përgjegjës për sigurinë në Kosovë, kemi besuar e menduar se do t’i parandalojnë ata, gjë që edhe e kanë për detyrë. Por nëse nuk ndodhë kjo ne jemi të detyruar t’i marrim masat vet ashtu si dimë dhe mundemi.

    Por, para së gjithash apelojmë që sa më parë Kosovës t’i njihet statusi i shtetit të pavarur, dhe të ndërpriten problemet e armiqësitë një herë e përgjithmonë, zvarritja e përcaktimit të statusit të pavarur të Kosovës nuk është zgjidhje, sepse në të kundërtën problemet dhe konfliktet e reja janë të pashmangshme.

    Kryetari i OVL të UÇK-së për Dukagjin,

    Kolonel Abdyl Mushkolaj

  5. #335
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ne Krushevac te Serbise u formua Garda Paramilitare Serbe me emrin e Car Llazarit e cila paska per qellim qe te luftoje ne Kosove me qellim qe ta ktheje Kosoven nen Serbi.Thuhet madje se paska pas disa arrestime nga policia serbe me kete rast.
    Sic po shifet serbet si popull i indoktrinuar thelle me nacionalizem pra si popull kriminel kurrsesi te clirohen nga e kaluara dhe prape enderrojne se me ane te luftes mund te arrijne dicka edhepse deri tani i kane humbur te gjitha lufterat te nisura nga vete ata. Mendoj se kjo me teper behet me qellim propaganda dhe frikesimi te opinionit nderkombetar per mospranim te Pavaresise se kosoves. Dhe mu kjo i nevojitet krimineleve Koshtu nica e Drashkoviq sa per arsyetim se nese pranohet Kosova si shtet atehere ata nuk mund ti ndalin ekstremistet serb sepse Kosova eshte dicka e shenjte per serbet. Ne kete rast institucionet e Kosoves si SHPK-ja dhe TMK-ja duhet te jene mjafte vigjilente dhe menjehere qe ne start ti shkaterrojne tentativat e paramilitareve serb nese ata tentojne te futen ne Kosove e ta destabilizojne Kosoven.

  6. #336
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Cilat njësi vullnetare serbe të “Kosovës - Toplicës”, veprojnë

    në forma të kamufluara në veri të Kosovës?!


    Regjistri i luftëtarëve të njësiteve vullnetare të Kosovës - Toplicës, të instaluara në veri të Kosovës

    Vullnetarët e luftës së re !!!


    SHTABI
    Komandant - Kapiten Ratko Zeçeviq, Prokuple

    Zv.Kom. - Kapiten Kl1 Mile Miletiq, Prishtinë

    Kreu i Shtabit - kapiten Dragan Damjanoviq, Prishtinë

    Zëvendësshef i shtabit operativ - Kapiten Aleksander Xhorxheviq, Prokuple


    ANËTARËT E TJERË TË SHTABIT

    Kapiten Radun Dabizhleviq, Prokuple

    Komandant Radovan Curçiq, Prokuple

    Oficer i Shërbimit Kapiten Milorad Zarkoviq, Prishtinë

    Shef Operativ N/Kolonel Stevan Marinkoviq, Prishtinë

    Referent i informimit Katerina Axhançiq, Prishtinë


    GRUPI 1, NJËSITI 1:

    Komandant Zhelko Niniq,Prishtinë - Fushë Kosovë

    Zv/Kom.Tomo Krastiq, Prishtinë - F/K

    Anëtarë :
    Branko Bojiq, Prishtinë F/K
    Novica Milosheviq, Prishtinë - F/K
    Sinisha Blagiq, Prishtinë
    Gordana Stojmenovska
    Bozho Miletiq, Prishtinë - F/K
    Mishko Kovaçeviq, Prishtinë - F/K
    Zoran Vukadinoviq, Prishtinë -F/K
    Milovan Filipoviq, Prishtinë - F/K

    GRUPI 1, NJËSITI 2:
    Komandant Bozhidar Andriq, Prishtinë

    Anëtarë:
    Momir Angjelkoviq
    Vidan Slavkoviq
    Milorad Jovanoviq
    Stanislav Kolariç
    Milorad Slavkoviq
    Damir Kolariç
    Boshko Jugoviq, Prishtinë
    Ilija Jugoviq
    Predrag Jugoviq
    Zhivorad Cvetkoviq
    Branislav Niçkeviq

    GRUPI 1, NJËSITI 3:
    Komandant Dragutin Saviq, Lipjan


    Anëtarë:
    Milosh Laliç
    Dejan Lasiç
    Slavisha Stoliç
    Momçillo Vujoviq
    Milan Dimkiç
    Goran Kostiç
    Nebojan Dabelkoviq
    Lubisha Mihajloviq

    GRUPI 1, NJËSITI 4:
    Komandant Branko Avramoviq, Prishtinë
    Zvenko Jovanoviq
    Slobodan Samarxhiç
    Dragan Mihajloviq
    Zharko Jovanoviq
    Mirko Mirkoviq
    Veneislav Smiliç
    Dragisha Petroviq
    Milo Zekoviq

    GRUPI 2, NJËSITI 1:
    Komandant grupi Dragan Paviqeviq, Pejë
    Komandant i Njësitit 1, Grupi 2- Momo Stijovac, Pejë-Deçan
    Dushan Ceroviq
    Dragan Xhorxheviq
    Mishko Cvetkoviq
    Branislav Mihajloviq
    Vukoje Joçiq
    Dragolub Krasiç
    Momo Ivanoviq
    Miomir Stojanoviq
    Ranko Laban
    Branko Ristoviq
    Korrier - Zoran Stajiç

    GRUPI 2, NJËSITI 2:
    Komandant Miodrag Jokiq, Pejë
    Slavko Bulatoviq
    Pero Martinoviq
    Slavolub Mihajloviq
    Dragan Gojkoviq
    Dragolub Çirkoviq
    Dejan Kovaçeviq
    Milovan Stepiq, Klinë
    Marko Shqekiq, Pejë
    Slobodan Obradoviq
    Nenad Vujshiç

    GRUPI 3, NJËSITI 1
    Kom Grupi Zhivorad Petroviq, Prokuple
    Komandant i Njësitit 1,Grupi 3- Aleksander Vidojkoviq
    Dragan Simonoviq
    Milovan Kujoviq, Podujevë
    Mile Vukashinoviq
    Blazho Blagojeviq
    Sretan Kuveliç
    Srgjan Deniç
    Jovica Grujiç

    GRUPI 3, NJËSITI 2:
    Komandant Slobodan Seferoviq, Prokuple
    Sasha Zlatkoviq
    Milija Zlatkoviq
    Rexhep Plavo, Vushtrri
    Momcilo Iliq, Prokuple
    Zoran Zhukiq, Kurshumli
    Vesna Tamburkova, Shkup
    Miloje Kovaçeviq, Prokuple
    Tomislav Stevaniviq

    GRUPI 3, NJËSITI 3:
    Komandant Zvonimir Filipoviq, Gjilan
    Radovan Stojkoviq
    Aleksander Nikoliç
    Nenad Milenkoviq
    Zharko Metodijeviq
    Srgjan Dunish
    Velibor Cvetkoviq
    Goran Cvetkoviq
    Xhorxhe Simiç

    NJËSIA LOGJISTIKE:
    Komandant Kapiten Ratko Zheçeviq
    Intendant Çedomir Vraniq, Graçanicë
    Shef armatimi Lubinko Xhorxhaviq
    Stanimir Zharkoviq
    Slavko Vujoviq, Prishtinë
    Danilo Guberiniç
    Jordan Mihajloviq

    Nuk duhet harruar se, në listën e vullnetarëve serbë që kontrollojnë sot një pjesë të territorit tonë në veri të Kosovës dhe të cilët lëvizin edhe nëpër enklavat serbe në brendësi të Kosovës, janë emra të njohur për shqiptarët, janë po ata që kanë kryer krime barbare, gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

    Duke u bazuar në këto fakte,(aq sa u thanë), gjykoj se, UNMIK-u dhe lidershipi politikë e institucional i Kosovës, nuk mund ta fshehin dot gjendjen e nderë në veri.

    Heshtja dhe fshehja e këtij realiteti të hidhur veçanërisht nga klasa jonë politike, pa dyshim është veprim i papërgjegjshëm dhe si i tillë shumë i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës.

  7. #337
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kërcënimi i Serbisë!

    ÇFARË NJËSISH USHTARAKE DHE LLOJESH TË ARMATIMIT, KA DISLOKUAR

    SERBIA NË KUFI ME KOSOVËN ?!

    &

    ALBUM

    I ARMATIMEVE DHE I TEKNIKËS LUFTARAKE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË SERBISË,

    TË POZICIONUARA PËRRETH KUFIRIT ME KOSOVËN


    Sjellja e forcave të freskëta të ushtrisë, njësive komando, të gjandarmerisë serbe dhe armatimeve të rënda, në Luginën e Preshevës, në gjysmën e tetorit 2006 dhe pozicionimi i tyre përreth kufirit të Kosovës Unmikistan, njëkohësisht me deklaratën e një zyrtari të lartë serbijan, se për të intervenuar në Kosovë, “nëse eskalon situata atje” i kemi të gatshëm 100.000 ushtarë serb të armatosur me armatimet më bashkëkohore, përforcon dyshimin e bazuar, se Kosova Unmikistan po rrezikohet nga një blitz krig i ushtrisë serbijane.

    Bazuar në përvojën që kemi me Serbinë, situata mund të eskalojë brenda natës, me siguri për këtë është duke u kujdesur “Srpski Oslobodilacki Antitroristi�ki Pokret” (“Lëvizja Çlirimtare Antiterroriste Serbijane”) dhe pjella e saj “Srpska Oslobodila�ka Vojska Kosova” (“Ushtria Çlirimtare Serbijane e Kosovës”), sipas skenarëve të përgatitura që moti!

    Përballë kësaj gjendjeje të rëndë të sigurisë dhe me tendencë të përkeqësimit të saj, e ndjeva të nevojshme për të bërë diçka. Kështu që ma mori mendja se do të ishte në dobi të popullit, përgatitja dhe prezantimi i këtij Albumi.

    Mund të dyshohet me bazë, se pas agresionit kushtetues armiku shekullor serbo-çetnik, do të ndërmerr një agresion ushtarak, duke sulmuar territorin e Kosovës Unmikistan nga tri drejtime, me qëllim të ripushtimit apo të ndarjes, menjëherë pas “zgjidhjes “ së një farë statusi të saj.

    Me siguri, gjatë këtij agresioni të rrufeshëm ai do të përdor kundër popullit tonë( i cili me siguri do të rezistoj), armatimet e tij moderne me të cilat posedon dhe që janë bërë përpjekje për t’u paraqitur në këtë Album. Andaj, kuadrot drejtuese dhe mbrojtësit e Atëmemëdheut duhet ta dinë efektin e çdo arme serbijane dhe mënyrën e mbrojtjes ndaj saj, në mënyrë që asnjëherë të mos ndodhen në befasi, të mos njohin friken dhe të mos bien pre e panikut.

    Kam bindjen se përmbajtje edhe pse modeste e këtij albumi do t’u jep një çik ndihmesë.

    Albumi i armatimeve e teknikës luftarake të forcave serbijane, ka për qëllim, t’u vijë në ndihmë kuadrove dhe mbrojtësve të truallit atëmemëdhetar, për të njohur armatimin dhe tekniken e re luftarake, me të cilën janë të pajisura edhe njësitë madhore ofanzive serbijane, të dislokuara në Luginën e Preshevës, në rrethinën e Prokuples dhe Çaçakut.

    Me siguri, se po me këto njësi kreu shtetëror dhe kishtar serbomadh i kërcënon shqiptarët, se nëse nuk janë të kënaqur me statusin e ardhshëm të Kosovës, do të ndërmarrin veprimet e domosdoshme “për çlirimin e kësaj krahine serbe”.

    Është fakt i pakontestueshëm, se Ushtria Serbijane pas disfatës të turpshme që përjetoi në Kosovë, ka punuar pandërprerë dhe pa u penguar nga askush (as nga ata dashamirë “tanë”, që dërdëllisin se forca mbrojtëse e Kosovës duhet të jetë numerikisht, jo më e madhe se 2500 forca të armatosura me armatime të lehta), për t’u kthye dhunshëm në Kosovë.

    Përballë këtij rreziku real, përgatitjet për vetëmbrojtje dhe vetëvendosje për të ardhmen e tij, para popullit tonë parashtrohen si domosdoshmëri.

    E lypin interesat madhore të Atëmemëdhet, për të qenë në gjendje për t’u organizuar, për të ndërmarr veprimet e domosdoshme dhe për t’i drejtuar ato me sukses. Por, para se gjithash është domosdoshmëri e momentit historik që të përbashkojmë potencialin tonë veprues dhe mendor, pa dallim ideologjie, feje dhe krahine, rreth një qëllimi bosht: Shpëtimi i Atëmemëdheut. Vetëm kështu të përbashkuar, do të jemi në gjendje t’ua japim hakun e merituar, të gjitha hordhive agresore ndaj interesave të ligjshme të kombit dhe vendit tonë.

    Në kuadër të këtij Albumi janë bërë përpjekjet të sinqerta për të pasqyruar të dhënat taktike-teknike të armëve të ndryshme të këmbësorisë, të artilerisë, të tankeve e të transportierëve të blinduar, të granatave, granatahedhësve, raketave dhe raketahedhësve të forcave ushtarake e policore serbijane, maqedonse e malaziase.

    Kuadrot drejtuese të forcave mbrojtëse shqiptare duhet të njohin e t’u shpjegojnë efektivave armatimin e armikut tonë të përbetuar, jo vetëm në aspektin teknik, duke perifrazuar të dhënat, por të analizojnë “anët e forta dhe të dobëta ” të tyre dhe masat më efikase për t’i bërë ato të paefektshme, pse jo edhe për t’i kapur të pa dëmtuara, duke përdorur taktikë të shkathët dhe duke shfrytëzuar me mjeshtri e invencion terrenin, si dhe rrethanat që ofron ai.

    Njohja e armatimit dhe e teknikës luftarake që pasqyrohen në këtë album, do të duhej të shërbejë për t’iu kundërvënë me sukses efekteve të tyre e për të dalë fitimtar mbi to, duke parashikuar, gjetur e zbatuar në vazhdimësi mënyra të reja të kundërveprimit, duke u ruajtur nga shfaqjet e skematizimit dhe shablonizimit.

    Duke e shfrytëzuar përvojën e pasur nga luftërat e popullit tonë për liri, sidomos të Epopesë së Lavdishme të Famëmadhes UÇK, kundërvënia ndaj agresionit serbo-çetnik, që sipas gjasave reale edhe do të ndodhë, do të kurorëzohet me sukses të plotë dhe me humbje minimale.

    Gjatë përpilimit të këtij albumi, përveç të dhënave nga terreni (Lugina e Preshevës, Tullari, Kurshumlia dhe Sanxhaku), janë shfrytëzuar edhe përvoja dhe literature shkencore e Ushtrisë Shqiptare dhe Serbijane.

    Si forma ashtu dhe pjesa dërmuese e tekstit të kësaj parathënie është marrë nga parathënia e një Albumi të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të botuar në vitin 1990.

    Autori: Sejdi Veseli



    Brigada parashutiste serbijane 63

    Brigada parashutiste nr.63 në përbërje të Divizionit parashutist të Nishit, e cila mori një leksion të mirë në Koshare nga veprimet e koordinuara në mes të pjesëtarëve të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të artilerisë të Ushtrisë Shqiptare, është e dedikuar për kryerjen desantëve speciale ajrore, në thellësinë operativo-strategjike të kundërshtarit. Një pjesë e pjesëtarëve të kësaj brigade-efektivat e saj komando janë sjellë në Luginën e Preshevës, në gjysmën e dytë të tetorit 2006 (në vigjilje të referendumit për Kushtetutën e Serbisë), si përforcime gjandarmërisë dhe ushtrisë serbijane dhe janë pozicionuar në afërsi të kufirit me Kosovën Unmikistan, me siguri jo për qëllime paqësore! Pjesëtarët e këtij formacioni të ushtrisë serbijane, të armatosur me armatimet më bashkëkohore, janë ekspert për veprime në terrene të ndryshme, në terrenin malor, fushor, në lumenj e liqe, në vendet të banuara...janë ekspert për veprime prapa linjave të frontit, për vëzhgime, rikonicioni të terrenit dhe për diversione. Kjo njësi është e armatosur me pushkët mësymëse M-21 të kalibrit 5.56 mm, me automatik të kalibrave 7,62 mm, pushkë automatike afriko-jugore të kalibrit 5,56 mm, me pushkët snajper të kalibrave 7,62 mm, 7,9 mm dhe 12,7 mm, pushkomitraloz dhe mitraloza të kalibrit 7,62 mm dhe me pistolete dhe revolver të tipave të ndryshëm.



    Nga armatimet e rënda kjo njësi i ka në dispozicion AGS-17 BGA 30 mm, bazuaka dhe raketa që hedhen nga krahu ( Zolja M-80 64 mm, Osa M-79 90 mm, sistemin raketor kundërblind “Bumbar” 136 mm, minahedhësit M-69 82 mm dhe M-70 60 mm, si dhe topin malor B-1 76 mm, të gjitha këto të prodhimit serbijan dhe Ambrust 67 mm, të prodhuar në fabrikat e Messerchmit-Bolkov-Bohm të Gjermanisë, si dhe RPG-29 “Vampir”, kalibër 105.2 mm, të prodhimit rus). Këto njësi lëvizin në terren me ndihmën e xhipeve të prodhimit serb dhe të jashtëm, si dhe me transportier të blinduar të tipit M-53/59 “Praga”, VPB M-86/BOV-M/BOV-VP... Kjo njësi edhe pse në esencë është njësi e këmbësorisë, ajo mund të përdor helikopterët Mi-8 dhe aeroplanët An-26.

    Mbrojtja nga veprimet e kësaj njësie: Për t’u mbrojtur me sukses nga veprimet shumë të rrezikshme të këtyre njësive, duhet të ndërmerren këto veprime: goditja e tyre me zjarr të përqendruar, që prej hedhjes së tyre nga fluturakja e deri në tokëzimin e tyre; zbulimi i shpejt i vendeve të rigrupimit të tyre pas tokëzimit dhe goditjet e rrufeshme, së pari me mjete plasëse dhe mandej me të gjitha llojet e armatimeve që posedon njësia çlirimtare; zbulimi i shpejt i drejtimit të lëvizjes së këtyre njësive, përgatitja e sulmeve të befasishme dhe të pandërprera nga njësite të vogla, të cilat godasin dhe tërhiqen shpejt, me qëllim të mashtrimit të armikut për ta tërhequr përballë pritave të përshtatshme për ta goditur me zjarr të kryqëzuar dhe asgjësuar. Kjo taktikë e luftimit është përdorur nga çlirimtarët shqiptar gjatë LANÇ, nga çlirimtarët vietnamez (Vietkongu) dhe së fundit nga luftëtarët e UÇK-së.



    PUSHKA AUTOMATIKE MËSYMËSE M-21

    Pushka automatike mësymëse M-21 me kalibër 5.56 mm, është konstruktuar në fabrikën serbijane të armatimeve “Zastava”, duke u bazuar AK-47, të njohur si kalashnjikov, ofron kushte goditje precize të caqeve.

    Kjo pushkë moderne e prodhuar sipas standardeve të NATO-s, gjatë veprimeve mësymëse zëvendëson edhe snajperët e kalibrave të vogël dhe granatat e dorës, ngase e ka të montuar shënjestrën moderne optike dhe hedhësin e granatave të kalibrit 40 mm.

    Karikatori kësaj pushke është ndërtuar nga polimere të kualitetit të larë, ndërsa tyta është kalitur dhe e kromizuar nga brenda.

    Në fundin e qytës lëvizëse të kësaj pushke që është në formë të patkoit, mund të vendoset një pjesë rezervë e punuar nga goma e cila e mbron krahun e qitësit dhe i siguron kushte komode, sidomos gjatë hedhjes së granatës.

    Amortizuesi i flakës në fundin e tytës, jo vetëm kryen funksionin e stabilizuesit të armës gjatë qitjes, por e zvogëlon mundësinë për t’u zbuluar pozicioni nga ku shtihet me këtë armë.

    Kjo armë është e konstruktuar deri në atë shkallë të përsosmërisë, sa që i ofron përdoruesit të saj edhe këtë mundësi, të rregulloj mekanizmin e qitjes edhe për rafalë me nga tri të shkrepje

    Karakteristikat teknike:-të pushkës-21

    Kalibri: 5.56 mm;

    Karikatori: 30 fishek;

    Mënyra e shkrehjes: gjysmë automatike dhe automatike;

    Shpejtësia e zjarrit: 560-680 fishek/minutë:

    Radiusi maksimal i veprimit: 500 metra.

    -të granatahedhësit të vendosur nën tytën e Pushkës M-21

    Kalibri: 40 mm;

    Masa (kg): 1,5;

    Radiusi maksimal: 400 metra;

    Radiusi i efektit vrastar të predhës:20 metra.



    GRANATAHEDHËSI AUTOMATIK BGA-30 mm

    Hegjemonistët serbomëdhenj krahas modernizimit të armatimeve të tyre (me siguri jo për qëllime paqësore), të shumta për nga sasia, ngase e kishin përvetësuar afro 80% të arsenalit të ish-APJ-së, e cila kishte qenë njëra prej fuqive të mëdha ushtarake, kah fundi i viteve të nëntëdhjeta prodhoi edhe BGA 30mm. Këtë armë shumë moderne, e projektoi, e prodhoi dhe e zhvilloi në fabrikën e armatimeve “Zastava” në Kragujevc, duke u bazuar në modelin e armës ruse AGS-17-Plamaja me kalibër 40 mm.

    Tipi provues i kësaj arme u provua në Kosovës, konkretisht në fshatin Kaçandoll, në Koshare dhe në Shalë të Bajgores. Provimi i saj u bë duke shti ndaj pozicioneve të UÇK-së dhe ndaj popullatë të pambrojtur civile shqiptare. Përdorimi i kësaj arme u bë: në Kaçandoll dhe Shalë nga helikopteri Mi-8, në Koshare nga pozicionet e njësive komando të Brigadës 63 të Divizionit parashutist të Nish-it, ndërsa në Drenicë dhe Dukagjin nga autoblindat.

    Gjatë kryqëzimit luftarak kjo armë tregoi rezultate të shkëlqyeshme, andaj filloi prodhimi serik i saj dhe tani gjendet si armë standarde, jo vetëm në të gjitha gjinitë e ushtrisë serbe, por në atë maqedose dhe malaziase. Me siguri, kjo armë shumë efektive gjendet edhe nëpër njësitë e të ashtuquajturës “Ushtria Serbe për Çlirimin e Kosovës”, e cila me siguri vepron, jo vetëm në veriun e Kosovës, por edhe në enklavat serbijane në brendi të Kosovës.

    Kjo armë e efikasitetit të lartë paraqet një hap të madh përpara, duke i krijuar kushte njësive ushtarake plane të reja taktike dhe strategjike.

    Sistemi modern i konstruktit i kësaj arme e bënë të mundshme asgjësimin e caqeve në distanca të mëdha, në kushte të ndryshme të terrenit dhe klimatike, me një radius të lartë të veprimit vrastar.

    Kjo armë është e dedikuar për asgjësimi dhe paralizimi caqeve të armikut, qofshin ato të pozicionuar brenda, apo jashtë transheve, në një largësi prej 1.7 km, si dhe për neutralizimin autoblindave të lehta, largësi prej 1 km.

    Kjo armë është e pajisur me shënjestrën moderne NSBG-1 e cila i rritë shikimin për 2.6 herë. Ajo mundëson marrja në mënyrë direkte, gjysmë direkte dhe indirekte, si dhe në kushtet e shikueshmërisë së dobësuar.

    Manovrimi prej një vendi dhe përgatitja për veprim e BGA është shumë e thjeshtë dhe e lehtë.

    Në mëvarshmëri të nevojave, BGA mund të automjete luftarake dhe helikopter.

    Disa nga karakteristikat e BGA 30mm



    Kalibri i granatave: 30 mm;

    Karikatori: 29 granata;

    Numri i vjaskave të tytës: 12;

    Hapja e zjarrit: automatike dhe selektive;



    PUSHKËT AUTOMATIKE M70/M72/M85/M92

    Familjen e armëve automatike të këmbësorisë, të prodhimit vendor dhe që aktualisht janë në përdorim të ushtrisë dhe policisë sebijane, e përbëjnë:

    Të gjitha këto armë janë prodhuar, duke u mbështetur në konstruktin familje së madhe të armëve automatike AK-47 Kalashnikov.

    Kjo armë është aq e njohur sa që nuk është e nevojshme që të shkruhet më shumë për te.

    Disa nga karakteristikat e armëve të prezantuara më lartë

    Modeli
    M70B1
    M70AB2
    M72AB1
    M85
    M92

    Kalibri
    7.62
    7.62
    7.62
    5.56
    7.62

    Mekanizmi i zjarrit
    gjysmë automatike dhe automatike
    gj.aut. dhe automatike
    gj.aut. dhe automatike
    gj.aut. dhe

    automatike
    gj.aut. dhe automatike

    Radiusi efektiv
    400 m
    400 m
    700 m
    200 m
    300 m

    Karikatori
    30 fishek
    30 fishek
    75 fishek
    30 fishek
    30fishek

    Shkrepja
    620fishek/minutë
    620 fishek/minutë
    620 fishek/minutë
    700 fishek/minutë
    620 fishek/minutë




    PUSHKA AUTOMATIKE R-4



    Pushka automatike mësymëse R4 është zhvilluar kah fundi viteve të shtatëdhjeta në firmën jugoafrikane për avancimin dhe prodhimin e armatimeve LIW Vektor, ndërsa prodhimi serik i saj ka filluar në vitin 1982.

    Kjo armë është pjesë e armatimit standard të ushtrisë dhe policisë së Afrikës së Jugut, ndërsa shfrytëzohet nga njësitë speciale të Ushtrisë dhe MUP-it serbijan.

    Kjo pushkë u konstruktua dhe u prodhua duke pasur për bazë pushkën izraelit Galil dhe vetëm disa modifikime të vogla e bëjnë të dallueshme prej saj. Ashtu, sikurse edhe Galil, R4 funksionon sipas principit të AK-47.

    Në R4 janë të montuara dy këmbëz, të cilat e forcojnë stabilitetin e saj gjatë qitjes dhe e rritin precizitetin edhe ashtu shumë të lartë të saj. Këto këmbëza i shërbejnë ushtarit që është i ngarkuar me te edhe për të këputur pengesat e ndërtuara nga telat gjembor.

    R4 ushqehet me municion amerikan 5.56 mm, të tipit M293. Mund të shërbehet edhe me municionin SS -109 standard të NATO-s, por preciziteti i saj zvogëlohet dukshëm.

    Nga R4 mund të lancohet mina tromblonike R1M3, dhe të goditen caqet me efikasitet të madh, deri në 75 metra.

    Disa nga karakteristikat taktike-teknike të R4



    Kalibri: 5.56 mm;

    Karikatori: prej 30 dhe 50 fishekësh;

    Mekanizmi: gjysmë automatik dhe automatik;

    Zjarri: 650 fishek/minutë

    Radiusi efikas: 500 metra.



    PISTOLETA AUTOMATIKE “SHKORPION” M-84



    Pistoleta automatike Skorpion M-Pistoleta automatike Skorpion M-Pistoleta automatike Skorpion M-84 është e prodhuar në fabrikën serbijane të armatimeve “Zastava” Kragujevc, në bazë të licencës së prodhuesit çek, Vz.61 Skorpion.

    Kjo pistoletë automatike e kalibrit 7.65 mm është e dedikuar për luftime nga afërsia, pra për paralizimin dhe asgjësimin e forcës së gjallë armike gjatë përballjeve luftarake me te në distanca të vogla, deri në 150 metra.

    Dimensionet e vogla të kësaj arme shumë efikase e bëjnë atë shumë të përshtatshme për armatosjen e ekuipazheve të mjeteve të blinduara, të pilotëve të helikopterëve dhe të efektivave policore dhe ushtarake të ngarkuara për kryerjen e detyrave speciale në pjesët urbane të terrenit.

    Kjo pistoletë është e pajisur edhe me qytë e cila paloset në pjesën e epërmet saj, duke përfunduar në pjesën e zbuluar të tytës.

    Ka edhe dy varajanta të kësaj pistolete, të cilat vetëm kalibri i bën të ndryshueshme nga M-84, ngase ato kanë kalibër 9x17 mm dhe 9x18 mm Makarov.

    Sipas nevojës Skorpion M-84 mund të shfrytëzohet edhe si armë me shurdhues të zërit.

    Gjatë luftës për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit serbijan dhe maqedonas, kjo armë është përdorur edhe nga guerilasit shqiptar.



    KARAKTERISTIKAT TAKTIKE DHE TEKNIKE

    Kalibri: 7,65x17 mm ;

    Karikatori: 10 dhe 20 fishekë;

    Shpejtësia praktike e zjarrit gjysmë automatik: 35 fishek/min;

    Shpejtësia praktike zjarrit rafal: 100 fishek/min;

    Shpejtësia teorike e zjarrit: 750 fishek/min;

    Radiusi i veprimit: 75-150 metra;

    MITRALOZI SERBIJAN M-84



    Ky mitraloz modern është prodhuar në fabrikën serbijane të armëve “Zastava” në Kragujevc, duke u shërbye mitralozin rus PKM.

    Kjo armë është përdorur masovikisht gjatë luftës së fundit në trojet e okupuara shqiptare, jo vetëm nga forcat serboçetnike dhe maqedonse, por edhe nga luftëtarët e UÇK-së.

    Gjatë luftimeve kjo armë është dëshmua si shumë precize dhe shumë vrastare, andaj nga policia dhe ushtria serbo-çetnike e kishte marrë nofkën “mbjellësi i vdekjes”, ndërsa nga paramilitarët e Arkanit, kjo armë quhej me nofkën “Ceca”.

    Ashtu si dhe mitralozat tjerë edhe mitralozi M-84, është i dedikuar për paralizimin dhe asgjësimin e forcës së gjallë të ushtrisë armike, pikave të zjarrit, mjeteve të pa blinduara dhe të blinduara lehtë dhe fluturakeve në lartësi të vogla dhe të tokëzuara.

    Shënjestra e kësaj arme është e efektshme deri në 1.500 mm.

    Radiusi efektiv kësaj arme kundër caqeve të pa mbuluara është 1000 metra.

    Rezultatet më të mira arrihen në distancat prej 600 metra.

    Mekanizmi i shkrehjes së kësaj arme është i rregulluar për të punuar me tri shpejtësi: rafalë të shkurtër 10 fishek;

    -rafalë të gjatë 25 fishek dhe zjarr të furishëm dhe të pandërprerë, teoritikisht deri në 700 dhe praktikisht 250 fishek për një minutë.

    Kjo armë ushqehet me municion 7,62 x 54R, të tipave të thjeshtë, blindëshpues, blindëshpues-djegës, shënues dhe shpërthyes-shënues, nga rrethatoret prej 50 fishekësh dhe me kutit me 100 dhe 250 fishek.

    Realisht, kjo armë vetëm kur vendoset në stativen tri këmbëse mund të quhet mitraloz, në rastet tjera jo vetëm se quhet por realisht është vetëm pushko-mitraloz. Kur këtë armë e vendosim në stativën tri këmbëse, jo vetë se ia rrisim precizitetin, por edhe e aftësojmë për goditjen e objekteve në fluturim deri në lartësinë prej 600 metrash.

    Në rastet kur kjo armë përdoret, jo vetëm duke peshuar mbi dy këmbëzat(të palueshme), të cilat i ka pjesë përbërëse, por edhe gjatë mësyerjes, e lozë vetëm rolin e pushko-mitralozit.

    Për të marrë në shenjë nga kjo armë përdoret shënjestra mekanike, optike (ON M80) ose shënjestra pasive e natës( PN 5x80).

    Tabela e shënjestrës të fundit mekanike është shënuar me 15 gravura, ndërsa gravurë është e shënuar me numër të posaçëm, duke filluar prej 0 e deri në 15.

    Distanca ndërmjet dy gravurave është 100 metra.

    Shënjestra e shënuar me 0 përdoret për gjuajtjen e caqeve në ajër.

    KARAKTERISTIKAT TAKTIKE-TEKNIKE

    Kalibri: 7,62 mm;

    Pesha e rrethatores prej 100 fishekësh: 3,8 kg

    Pesha e rrethatores prej 250 fishekësh: 9,4 kg

    Pesha e mitralozit : 10 kg

    Radiusi i veprimit: deri në 1500 m

    Zjarri: 700 fishek/minutë

    AUTOMATIKU Heckler & Koch MP5

    Automatiku H&K MP5është një armëve më të përhapura nëpër njësitë e specializuara policore dhe ushtarake në botë. Me këtë armë janë të armatosura e dhe njësitë speciale të ushtrisë serbe, siç është “Kobra” e Brigadës parashutiste 63, brigadës speciale 72...

    KARAKTERISTIKAT TAKTIKE-TEKNIKE



    Kalibri: 9x19 mm;

    Shpejtësia e zjarrit: 800 fishek/minutë;

    Kapaciteti i karikatorit: 15 dhe 30 fishek.



    PUSHKA SULMUESE SPAS -15

    Kjo armë moderne sulmuese dhe për mbrojtje nga afërsia është prodhuar në gjysmën e dytë të viteve të tetëdhjeta të shakullit të kaluar, në fabrikën italiane Franchi S.p.A., ndërsa përdorimi i saj në njësitë speciale të ushtrisë dhe policisë serbijane, ka filluar të përdoret në vitin e parë të shekullit vijues.



    KARAKTERISTIKAT TAKTIKE-TEKNIKE

    Kalibri: 12 mm.

    Kjo armë ushqehet me municion të gjuetisë, të modifikuar për përdorim luftarak.

    Radiusi efektiv i kësaj arme është 40 metra.

    Sistemi i shkrehjes është gjysmë automatik (pump-action/gas-actuated).

    Karikatori: 6 fishekë.

    Pesha e armës: 3,4 kg.



    PUSHKA E RËNDË SNAJPER M-93

    Kjo pushkë e rëndë snajperike M-93 është prodhuar në fillim të viteve të nëntëdhjeta në Fabrikën “Zastava” të Kragujevcit, sipas sistemit të Mauzerit dhe me kalibër 12.7 mm . Nga ushtria serbe ka filluar të përdoret në vitin 1998, ndërsa është përdorur gjatë luftës në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës. Me këtë snajper modern ka qenë e armatosur edhe ushtria maqedonse dhe që e ka përdorur kundër çlirimtarëve shqiptar, sidomos në rrethinën e Tetovës.

    Kjo armë e rëndë snajperike dhe shumë precize është e dedikuar parësisht për asgjësimin e forcës së gjallë armike, si të atyre në ambient të hapur, ashtu dhe atyre në automjetet e pablinduara, në largësitë prej 1500 metra, ndërsa për asgjësimin e ushtarëve armiq në mjetet e me blindë të lehtë dhe prapa pozicioneve të fortifikuara deri në 800 metra.

    Krahas asgjësimit të forcës së gjallë të forcës së gjallë të kundërshtarit, ky snajper përdoret për paralizimin, dëmtimin dhe asgjësimin e automjeteve të pa blinduara dhe të blinduara lehtë, të fluturakeve të tokëzuara, radarëve dhe pajisjeve të ndryshme elektronike, si dhe të qendrave komanduese dhe të ndërlidhjes, duke përdorur municion blindëshpues djegës.

    Ky snajper I pajisur me shënjestrën optike “Zrak” M94 8x56, është shumë efikas për paralizimin dhe asgjësimin e çerdheve snajperiste të kundërshtarit, andaj dhe përdoret për sigurimin e zonave të caktuara tokësore.

    Tyta e kësaj pushke snajper është punuar nga I njëjti çelik që përdoret për punimin e tytave të topave të të gjitha kalibrave, krom-nikel-vandijumi.

    Karakteristikat taktike dhe teknike



    Kalibri: Për përdorimin e ushtrisë dhe policisë serbe 12.7 x 108 mm (tipi “Gurjinov”) dhe për përdorimin nga blerësit e jashtëm 12.7x99 (versioni i municionit që përdoret nga mitralozi amerikan Browning M2HB.

    Pesha: 16 kg (versioni për përdorim nga ushtria dhe policia serbe) dhe 14,5 kg (versioni për përdorim nga blerësit e jashtëm).

    Kapaciteti i karikatorit: 5 fishek.

    Radiusi efikas i veprimit: 1600 metra.

    Mbrojtja nga goditjet e snajperëve armiq: Vetëm maskimi maksimal, zbulimi i shpejtë dhe eliminimi i çerdheve të snajperëve kundërshtar është mbrojtja efikase, kundërgoditjeve vdekjeprurëse të kësaj pushke.

    SNAJPERI GJYSËMAUTOMATIK M-76

    Trashëguesja e pushkëve M48A dhe M69, snajperi gjysmë automatik e prodhuar në fabrikën “Zastava”, duke u bazuar në principin e pushkës automatike M70 të cal.7.62mm, është snajperi më i popullarizuar në hapësirat e ish RSFJ-së.



    Kjo pushkë snajper është prodhuar në numër shumë të madh dhe është shfrytëzuar masovikisht në të gjitha luftërat, si nga ushtria serbijane ashtu dhe ato sllovene, kroate, boshnjake dhe shqiptare (UÇK-ja).

    Ky snajper është i dedikuar për asgjësimin e ushtarëve kundërshtar (edhe snajperëve) në pozicionet e vetmuara, të rëndësishme dhe në largësi të mëdha.

    Në këtë pushkë është e vendosur shënjestra optike ON M76 me aftësi zmadhues pre 4 herësh.

    Karakteristikat taktike dhe teknike



    Kalibri: 7.92 mm (7.92x57 Mauzer).

    Radiusi efikas i veprimit: prej 800 deri në 1000 metra.

    Kapaciteti i karikatorit : 10 fishek.


    Mbrojtja nga goditjet e snajperëve armiq: Vetëm maskimi maksimal, zbulimi i shpejtë dhe eliminimi i çerdheve të snajperëve kundërshtar është mbrojtja efikase, kundërgoditjeve vdekjeprurëse të kësaj pushke.

    BOMBA E DORËS M-75

    Bomba mbrojtëse serbe e dorës bënë pjesë në arsenalin armatimeve të këmbësorisë, e dedikuar për paralizimin dhe asgjësimin e forcës së gjallë armike, gjatë përballjës së afërt me te.

    Kjo bombë është treguar shumë efikase gjatë luftimeve në territorin e ish RSFJ-së, veçanërisht në Kosovë, Luginën e Preshevës dhe në Luginën e Vardarit, por dukshëm nen nivelin e bombave të ushtrisë shqiptare, të këtij destinacioni.

    Efikasiteti i kësaj bombe u vërtetua gjatë sulmeve të luftëtarëve të UÇK-së, ndaj pozicioneve të forcave pushtuese serbijane, në transhe, gjatë mësymjes, si në terreni fushor, ashtu dhe në atë malor. (Çlirimtarët shqiptar posedonin sasi të konsiderueshme edhe të kësaj arme serbijane, ngase kishin kapë depo dhe transporte të pushtuesit).

    Kjo bombë është e konstruktuar për t’u aktivizuar në edhe në dëborë, baltë dhe ujë.

    Me ndihmën e kësaj bombe mund të përgatiten edhe mina të befasisë dhe shumë të rrezikshëm ndaj efektivave të kundërshtarit.

    Në foto janë paraqitur trupi i bombës serbijane M-75, eksplozivi plastik, detonatori i tipit “Buschon” dhe koka e bombës bashkë me mekanizmin e siguresës.

    Në bërthamën e bombës janë të futura afro 3000 sfera të çelikta, me diametër 2,5-3 mm.

    Radius vrastar i kësaj bombe është 12-18 metra, ndërsa ai plagshaktues 30-50 metra.

    Mbushja eksplozive e këtij tipi të bombës përbëhet prej 36-35 gram të eksplozivit plastik.

    Kjo bombë shpërthen 3-4 sekonda pas është hequr siguresa dhe është hedhur, kështu që sado i shkathët kundërshtari, nuk ka as një mundësi teorike që të kthej në drejtim të mbrojtësit.

    Ky tip i bombës prodhohet edhe në IRJ të Maqedonisë me shenjën dallues M-93, por rëndësia e granatave të dorës është zvogëlua në shkallë të madhe, me futjen në përdorim të hedhësve automatik të granatave, sidomos të atyre të vendosur poshtë tytës së pushkëve mësymëse të këmbësorisë ( sikur ai në pushkën automatike serbijane M-21)



    Minahedhësi serbijan M-70


    Minahedhësi serbijan benë pjesë në kategorinë e të ashtuquajturve “ minahedhësit komando”. Ngase kjo armë është e dedikuar për pajisjen e njësive komando, sidomos për kryerjen e veprimeve diversante, kundërdiversante dhe veprimeve tjera speciale.

    Kjo armë shfrytëzohet për luftime në afërsi të drejtpërdrejt dhe veçanërisht për luftime në ambientet urbane, këtë ja mundëson konstruksioni i thjeshtë i saj, përmasa e vogël dhe përdorimi i lehtë.

    Kjo armë përbëhet nga bazamenti dhe tyta. Në tytë është i montuar mekanizmi i shënjestrës me ndarje 1/6400.

    Ekuipazhi prej dy vetash dhe i ushtruar mirë mund të lancoj deri 25 granata për një minutë.

    Karakteristikat taktike dhe teknike



    Kalibri: 60,8 mm;

    Masa minahedhësit: 7,8 kg

    Shpejtësia e granatahedhjes: 20-25 granata/min

    Radiusi maksimal: 1632 m

    Ekuipazhi: 2 ushtarë.

    Minahedhësi M-69



    Është armë artilerike e këmbësorisë serbijane dhe me destinacion: paralizimin, ndaljen e përparimit dhe asgjësimin e forcës së gjallë dhe pozicioneve të zjarrit të forcave armike, deri në distancën prej 4,2 km.

    Ashtu si dhe minahedhësit e tipave dhe kalibrave tjerë edhe M-69 me kal.82 mm, është armë e përshtatshme për goditjen e caqeve të fortifikuara dhe prapa mburojave natyrore dhe artificiale, në rrethin prej 3600.

    M-69 përbëhet prej: tyta, lafeti, bazamenti dhe mekanizmi i shënjestrës NSB-3.

    Nga minahedhësi M-69 lancohen mina të cilat aktivizohen në momentin e goditjes së cakut, mina të cilat pas shpërthimit krijojnë perde të dendur tymi dhe mina që ndriçojnë pozicionet e armikut.

    Me minahedhësin M-69 nuk lejohet të goditen caqe më afër 70 metra, ndërsa nuk mund të goditen ato më larg se 4,2 km.

    Minahedhësi M-69 ushqehet me mina me fuqi të madhe vrastare kundër këmbësorisë M-74, por edhe me versionet e avancuara rrënuese kundër bunkerëve dhe asgjësuese kundër mjeteve të blinduara.

    Kjo armë është përdorur me të madhe edhe gjatë luftimeve në trojet shqiptare, veçanërisht nga forcat ushtria dhe policia serbo-çetnike dhe maqedonse.

    Karakteristikat taktike dhe teknike

    Kalibri: 82 mm;

    Radiusi maksimal dhe efektiv: 4200 m

    Shpejtësia e zjarrit: 15-25 predha/minutë;

    Ekuipazhi: 4 ushtarë;

    Masa e minahedhësit: 45 kg;

    Masa e tytës: 14,5 kg

    Masa e lafetit: 14 kg

    Masa e bazamentit: 15 kg

    Masa e predhës: 3,05 kg;



    RAKETAHEDHËSI I DORËS “Armbrust”

    Prej viti 1989, ky raketahedhës prodhohet në Singapor, sipas licencës së firmës gjermane “Messerchmitt-Bolkov-Bohm”.

    Ky raketahedhës gjendet në armatimin standard të njësive të specializuara serbijane, që prej kohës kur prodhohej në fabrikat gjermane, pra para viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Andaj edhe u përdor me të madhe në të gjitha pjesët e arenës ndërluftuese të ish RSFJ-së.

    Gjatë luftës në Kosovë; Luginën e Preshevës dhe në Luginën e Vardarit, kjo armë ishte në posedim dhe u përdor kundër mjeteve luftarake të pushtuesit edhe nga çlirimtarët shqiptar, por jo në sasi të madhe.

    Ashtu sikurse edhe Zolja 64 mm e prodhimit serbijan edhe Ambrusti i kalibrit 67 mm është armë njëpërdorimshme.

    Në fushën e shikimit të shënjestrës refleksive janë të garvuara siluetat e automjeteve luftarake, gjë që lehtëson përcaktimin e distancës së caqeve nga pozicioni i raketahedhësit.

    Ashtu sikur edhe te Zolja serbe, edhe te Ambrusti është ndërtuar mekanizmi shkrehjes, i cili mundëson gjuajtje të caqeve edhe nga vendet e mbyllura, me kusht që pjesa e fundit të raketahedhësit të jetë larg mureve të objektit të mbyllur apo të transhesë, së paku 80 centimetra.

    Raketa që lancohet nga Ambrust është i prodhuar në dy varijanta: m

    Karakteristikat taktike dhe teknike



    Kalibri: 67 mm;

    Masa e armës: 6,3 kg( Zolja 3 kg);

    Masa e predhës: 1 kg;

    Radiusi maksimal i veprimit: 1,5 km;

    Radiusi efikas i veprimit: 300 m;

    Koha e fluturimit të raketës deri në largësi prej 300m: 1,5 sek.

    Forca depërtuese në çelik: 300 mm



    SISTEMI RAKETOR KUNDËRBLIND

    “BUMBAR”



    Sistemi raketor Bumbar është zhvilluar në fabrikën serbijane të armëve raketore “Krushik” të Valevës, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, duke u bazuar në sistemin raketor francez Eryx.

    Kjo armë me efekt të madh asgjësues është e dedikuar për asgjësimin e pozicioneve të fortifikuara luftarake, mjeteve të blinduara, tankeve, pozicioneve të armëve të rënda artilerike dhe fluturakeve ushtarake të tokëzuara, ne një largësi deri në 0,6 km.

    Forca depërtuese në pllakën e çelikut të homogjenizuar deri në 900 mm e raketave komulative të kalibrit 136 mm, që lancohen dhe dirigjohen nga ky sistem bashkohor, është e mjaftueshme për të shkatërroj të gjitha llojet e tankeve bashkohore.

    Dirigjimi i raketave që lancohen nga Sistemi Bumbar, bëhet në mënyrë gjysmë automatike dhe nëpërmjet të mikrokablës, të ngjashme me atë që përdoret për dirigjimin e raketave “Maljutka”.

    Saktësia goditjes në cak të këtyre raketave: të caqeve statike është 100%, ndërsa të atyre në lëvizje e sipër është mbi 95%.

    Me këtë armë nuk lejohet goditja e caqeve më afër se 6o metra.

    Ndaj caqeve deri në largësi prej 300m, veprohet duke e mbajtur Bumbarin të peshuar në krah, ndërsa kur gjuhen caqet në distancë më të madhe se 300m, veprohet vetëm pasi e vendosim këtë lancues në bazament.

    Ky sistem është i pajisur edhe me shënjestrën IC, për veprim natën.

    Futja e këtij sistem i ka zëvendësuar topat pa dridhje M-60A të kalibrit 82 mm.



    Karakteristikat taktike dhe teknike

    Kalibri i raketës: 136 mm

    Masa e sistemit në pozicion luftim: 16 kg

    Radiusi minimal: 60 m

    Radiusi maksimal: 600 m

    Koha e fluturimit të predhës deri në largësi prej 600 m: 4 s

    Ekuipazhi: 2 ushtarë

    Forca depërtuese në çelik: 900 mm.



    RAKETAHEDHËSI I DORËS M-79 “OSA”



    Kjo armë pa dridhje raketore nga e cila lancohen raketa të kalibrit prej 90 mm, të koduar me emri M-79 “OSA”, është një armë standarde e këmbësorisë në përgjithësi dhe e njësive speciale në veçanti, për të luftuar mjetet e blinduara, pozicionet e armëve të rënda artilerike e raketore, si dhe pozicionet edhe të fortifikuara të këmbësorisë kundërshtare.

    Kjo armë është përdorur me të madhe edhe gjatë luftimeve në trojet shqiptare, veçanërisht nga ushtria dhe policia serbo-çetnike e maqedonse.

    Kjo armë serbijane vepron me efikasitet dhe precizitet të lartë kundër automjeteve të blinduara kur janë në lëvizjen, në largësi prej 350 metra, si dhe kundër kundra forcës së gjallë, armëve të zjarrit të pozicionuar në bunker, transhe dhe fortifikime, deri në largësi prej 600 m.

    Sipas konstruksionit dhe principit të punës, ky raketahedhës i dorës i ngjanë shumë raketahedhësit francez LRAC F1.

    Koka komulative e raketës që lancohet nga GJRD “OSA” , ka aftësi depërtuese në pllakë çeliku të homogjenizuar deri në 400 mm, por megjithatë nuk mund të shpojë pjesën ballore të tankeve bashkëkohore.

    Karakteristikat taktike dhe teknike



    Kalibri: 90 mm

    Radiusi efikas i raketës: 600 m

    Radiusi maksimal: 1960 m

    Masa e raketës: 3,5 kg

    RAKETAHEDHËSI I DORËS M80 Zolja

    Kjo armë raketore e dorës dhe njëpërdorimshe është një armë individuale e fuqishme për ushtarin bashkëkohor, në përballjet e tij me automjetet e blinduara armike.

    Në dukje ky raketahedhës i dorë ngjanë shumë me Granatagjuajtësin rus të dorës RPG 18, por që e tejkalon për nga preciziteti dhe radiusi i veprimit.

    Forca dëpërtuese e predhës me kokë komulative që lancohet nga Zolja është, hiq më pak se 300mm të pllakës prej çeliku të homogjenizuar. Kjo armë është përdorur me të madhe gjatë luftës çlirimtare në trojet e okupuara shqiptare, si nga forcat pushtuese po ashtu dhe nga prestarët e UÇK-së. Është vërtetuar se kjo armë nuk ka aftësi për të depërtuar brenda tankut bashkëkohor nga pjesa ballore, por shumë vrastare për forcën e gjallë armike, brenda transportierëve të blinduar dhe autoblindat tjera të lehta.



    Kalibri: 64 mm

    Masa e raketës: 1,42 kg

    Forca depërtuese në masë të blinduar: 300 mm

    Radiusi efikas: 220-240m

    Radiusi i gravuar në shënjestër: 400 m

    Radiusi maksimal: 1280 m

    RAKETAHEDHËSI I DORËS RPG-29 Vampir

    Kjo armë e prodhimit rus, me të cilën janë të armatosur edhe njësitë speciale të ushtrisë serbijane, me siguri jo vetëm ato të dislokuara kohëve të fundit në Luginën e Preshevës, është një mjetë i fuqishëm për asgjësimin e tankeve, transporteve të blinduar, automjeteve të blinduara të llojeve të ndryshme, pozicioneve të armëve të rënda artilerike, bunkerëve, urave prej betonit dhe objekteve të ndryshme të fortifikuara, në largësi deri në 450 m.

    Raketa me kokë komulative që lancohet nga RPG-29, depërton pllakën e pancirit nga çeliku i homogjenizuar, në trashësi prej 650 mm.

    Karakteristikat taktike dhe teknike



    Kalibri: 105,2 mm

    Masa e predhës: 4,5 kg

    Radiusi i veprimit: 450 m

    Forca depërtues në blindë nga çeliku i homogjenizuar: 650 mm

    SISTEMI I DIRIGJUAR KUNDËRBLIND

    9K111 Fagot 120 mm

    Kjo armë e prodhimit rus, me të cilën janë të armatosur edhe njësitë speciale të ushtrisë serbijane, me siguri jo vetëm ato të dislokuara kohëve të fundit në Luginën e Preshevës, është një mjetë i fuqishëm për asgjësimin e tankeve, transporterve të blinduar, automjeteve të blinduara të llojeve të ndryshme, pozicioneve të armëve të rënda artilerike, bunkerëve, urave prej betonit dhe objekteve të ndryshme të fortifikuara, në largësi deri në 2 km.

    Kjo armë ruse që në qarqet e NATO-s njihet me kodin dallues AT-4 Spigot, është zëvendësuesja e sistemit 9K Maljutka.

    Kjo armë është shfrytëzuar me të madhe nga hordhitë serbo-çetnike edhe në Kosovës, për asgjësimin e pozicioneve të fortifikuara të çlirimtarëve shqiptar.

    Kjo armë është në përdorim operativ edhe në ushtrinë serbijane, si dhe në shumë ushtrive tjera në botë. Predhe është e teledirigjuar dhe me precizitet të goditjes në cak të lëvizshëm mbi 90%, ndërsa në caqet e palëvizshme 100%.

    Karakteristikat taktike dhe teknike

    Kalibri: 120 mm

    Masa e raketës: 11,5 kg

    Forca depërtuese në blindë: 400 mm (fagot B 450 mm)

    Radiusi minimal: 75 m

    Radiusi maksimal: 2 km (fagot B 2,5 km)


    SISTEMI I DIRIGJUAR KUNDËRBLIND

    9K115 Metis

    Kjo armë e prodhimit rus, me të cilën janë të armatosur edhe njësitë speciale të ushtrisë serbijane, me siguri jo vetëm ato të dislokuara kohëve të fundit në Luginën e Preshevës, është një mjetë i fuqishëm për asgjësimin e tankeve, transporterve të blinduar, automjeteve të blinduara të llojeve të ndryshme, pozicioneve të armëve të rënda artilerike, bunkerëve, urave prej betonit dhe objekteve të ndryshme të fortifikuara, në largësi deri në 1,5 km.

    Kjo armë ruse që në qarqet e NATO-s njihet me kodin dallues AT-4 SAXHM, është mjaft e avancuar nga 9K111 Fagot, ushqehet me raketën komulative 9M115.

    Ekziston edhe varianti i kësaj arme 9K115-2 Metis –M dhe ushqehet me raketën komulative 9M131

    Karakteristikat taktike dhe teknike

    Predha
    9M115
    9M131

    Kalibri
    94 mm
    127 mm

    Masa e predhës
    5,5 kg
    13 kg

    Depërtueshmëri në blindë
    550mm
    800mm

    Radiusi maksimal
    1 km
    1,5 km

    Radiusi minimal
    40 m
    80 m

    Shpejtësia e shkrehjeve
    4-5 rak/min
    4-5 rak/min




    HLIKOPTERI LUFTARAK M-24



    Në vitin 1967 filloi konstruktimi i kësaj fluturakeje të fuqishme, duke u bazuar në helikopterët Mi-8 dhe Mi-14.

    Ky helikopter i transportit luftarak është i aftë për të zhvilluar luftime shumë të efektshme kundër forcës së gjallë, mjeteve të blinduara dhe caqeve të ndryshme të tokë dhe ujë, si dhe të transportoj dhe të mbështes me zjarr njësinë e këmbësorisë prej tetë anëtaresh me kompletin luftarak të tyre.

    Ky helikopter ka fituar reputacion në luftërat lokale, si në Afganistan, luftë Irako-Iraniane, në Çeçeni, Angolë, Nikaragua, Shri Lankë, dhe në Ballkan. Dy helikopterë M-24 janë përdorur nga forcat policore dhe ushtarake serbo-çetnike, kundër pozicioneve dhe bazave të prestarëve të UÇK-së, ndërsa në Luginën e Vardarit, forcat maqedonse përdorën afro 10 helikopter M-24 kundër çlirimtarëve shqiptar.

    Edhe në fund të tetorit, ky helikopter është pa edhe në luginën e Preshevës, gjatë fluturimeve të ulëta përreth kufirit me Kosovën Unmikistan.

    Ky helikopter është i armatosur me 4 raketa të dirigjuara kundërblindë 9M17 Falanga M ( NATO-kodi AT-2 Swatter), 128 raketa të dirigjuar të kalibrit 57 mm, mitraloz katërtytësh JakB-12 të kal.12mm dhe me shënjestër elektronike.

    Për t’u mbrojtur nga raketat që vetëdrejtohen sipas rrezeve IC, ky helikopter posedon hedhësin automatik të karremave IC, por është shumë i ndjeshëm dhe i asgjësueshëm nga predhat blindëshpuese të topave kundërajror, të kalibrave mbi 30 mm.

    Karakteristikat taktike dhe teknike

    Ekuipazhi: 3 veta.

    Desanton me: njësi prej 8 ushtarësh.

    Shpejtësia e ngritjes:750/minutë.

    Shpejtësia maksimale e fluturimit:335 km/orë.

    Lartësia maksimale e ngritjes:5000 metra.



    HELIKOPTERI Mi-8

    Ky helikopter i dedikuar për transportime luftarak është pjesë e armatimit standard të ushtrisë dhe MUP-it serbijan, ia aftë për transportimin e njësive ushtarake të madhësisë së një reparti, prej 12 vetash dhe pajisjeve, nga një pjesë e frontit luftarak në një pjesë tjetër.

    Ky helikopter është i armatosur me lancues të 64 raketave të dirigjuara kundërtanke dhe kundër forcës së gjallë të kalibrit 57 mm, si dhe me mitraloz të kalibrit 12.7 mm. Nga ky helikopter mund të hidhen edhe granata.

    Artileria e lehtë kundërajrore është mjeti efikas për paralizimin dhe asgjësimin e këtij helikopter. Gjatë fluturimit të ulët edhe armët e këmbësorisë dhe municionet blindëshpuese të saj, janë mjaft efikase për tokëzimin e dhunshëm të këtij helikopteri.



    SISTEMI I LEHTË I RAKETAVE KUNDËRAJRORE

    9K32M Strela-2M



    Ky sistem i lehtë reaketor kundër caqeve fluturuese, është prodhim serb. Prodhohet në fabrikat serbe të armatimit, për nevojat e mbrojtjes kundërajrore të njësive të këmbësorisë, kur fluturaket armike gjatë veprimit duhet të fluturojnë ulët.

    Nga ky sistem kundërajror lancohen raketa inteligjente 9M32M.

    Këto raketa i bënë inteligjente procesor gjurmues IC.

    Mënyra e veprimit me raketën Strela 2M-A është shumë e thjeshtë.

    Raketa vihet në pozicionin e lancimit, merret në shenjë caku i zgjedhur dhe shtypet ndërprerësi deri në shkallën e parë. 4-5 sekonda pas këtij veprimi aktivizohet gjurmuesi IC, hapet kapaku i kontejnerit, ndërsa në optik ndizet drita e kuqe. Kur identifikohet dhe kapet caku nga gjurmuesi IC, në optikë ndizet drita e gjelbër dhe aktivizohet alarmi tonik. Pas kësaj manipuluesi e starton raketën duke e shtypë deri në fund ndërprerësin dhe ajo vazhdon fluturimin e pavarur duke e ndjek burimin e energjisë që emetohet nga motori i cakut fluturues.

    Kjo raketë është e lëndueshme nga karremat IC që emetohen nga fluturaket moderne, kështu që dezorientohet duke i ndjek karremin dhe shkon huq.

    Karakteristikat taktike dhe teknike



    Kalibri i raketës: 72 mm

    Masa e raketës: 9,8 kg

    Radiusi maksimal (fluturakja në shkuarje) : në lartësinë 4200m.

    Radiusi maksimal (fluturakja në ardhje): në lartësinë 2800m

    Radiusi minimal: në lartësinë 500m

    Kjo armë shumë e rrezikshme serbijane, duke ju falënderuar modernizimit te mekanizmit për mbushje dhe shkrepje, shpejtësia gjuajtjes së saj, është dy here më e shpejtë se shpejtësia e obusit amerikan M 198 e kalibrit 155 mm, nga e cila mund të shkrepen edhe projektilet nuklear.



    KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE

    Kalibri:
    152 mm

    Gjatësia e tytës:
    L 39

    Masa e armës në pozicion luftimi:
    7080 kg

    Gjatësia në pozicionin marshues:
    11,21 m

    Gjerësia e armës në pozicion marshues:
    2,415 m

    Lartësia e armës gjatë pozicionit marshues:
    2,16 m

    Gjatësia e armës në pozicionin e luftimit:
    9,67 m

    Gjerësia e armës në pozicionin e luftimit:
    5,73 m

    Shpejtësia maksimale e shkrehjes:
    6 fishek/min

    Radiusi i veprimit:
    28000 m


    GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR

    M-77 OGANJ

    KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE

    Kalibri:
    128 mm

    Numri i tytave lansuese:
    32

    Kompleti rezervë luftarak:
    64 raketa

    Ekuipazhi
    5 veta

    Pesha e raketës:
    67,1 kg

    Pesha e kokës së raketës:
    19,53 kg

    Sipërfaqja momentale e veprimit fugas:
    0,36 ha

    Sipërfaqja e veprimit të raketës kasetore:
    1,1 ha

    Radiusi i veprimit
    3-21 km


    GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR

    M-87 0RKAN



    KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE

    Kalibri:
    262 mm

    Numri i tytave lancuese:
    12

    Ekuipazhi:
    5

    Radiusi i lëvizjes:
    600 km

    Pesha e raketës e mbushur me mini bomba:
    389,7 kg

    Pesha e raketës e mbushur me mini mina:
    382,2 kg

    Hapësira e shpërndarjes së bombave të befasisë:
    rreth 2 ha

    Hapësira e shpërndarjes së minave të befasisë:
    rreth 4 ha

    Radiusi i veprimit:
    5 - 50 km


    GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR

    M-63 Plamen




    Kjo armë e rëndë e ushtrisë serbijane është e dedikuar për mbështetjen e njësive në front, duke krye goditje të fuqishme dhe të befasishme mbi pozicionet e forcës së gjallë, të armëve artilerike dhe njësive raketor të kundërshtarit.

    Kjo armë gjënë përdorim edhe për goditjen e caqeve të dyshimta dhe me sipërfaqe të madhe, siç janë bazat e prapavijë së armikut, aeroportet, stabilimentet industriale, qendrat komanduese, qendrat e ndërlidhjes, depot, etj...

    Kjo armë është përdorur edhe gjatë luftimeve në Kosovë.



    KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE

    Kalibri:
    128 mm

    Numri i tytave lanuese:
    32

    Radiusi maksimal i veprimit:
    8545 m

    Koha e fluturimit të predhës deri largësinë maksimale të veprimit:
    43,8 s

    Ekuipazhi:
    7


    GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR

    9K57 Uragan



    Kjo armë shumë efektive e prodhimit rus, i prodhuar në fabrikën "Permskij Orudijnij Zavod" që prej sa kohësh e futur në armatimin standard të ushtrisë serbijane, i cili për nga forca shkatërrues e predhave që lancohen prej tij dhe për nga preciziteti është në krye të listës.

    Kjo armë në perëndim njihet me këto kode dalluese: BM-22, BM-27 ose M1977.

    Kjo armë ushqehet me raketat 9M27F, 9M27S, 9M27K, 9M27K2, 9M27K3 i 9M59.

    Shpejtësia e lancimit të raketave nga ky gjuajtës është dy raketa për një sekondë.

    Ky gjuajtës është i montuar në automjetin ZIL-135LM 8x8.

    Një rafali prej 16 raketash 9M27K2 krijon një fushë të minuar, në sipërfaqe prej 150 hektarësh.

    Gjatë luftës në Kosovë janë goditur shumë pjesë të saj, andaj edhe ballafaqohemi me sipërfaqe të madhe të minuar.



    KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE

    Kalibri:
    220 mm

    Numri i tytave lancuese:
    16

    Ekuipazhi:
    4

    Radiusi minimal:
    8,5 km

    Radiusi maksimal:
    34 km


    TANKU M 84

    Tanku M 84A

    Tanku për hapjen e shtigjeve M-84AI



    Kjo armë shumë moderne dhe shumë efektive është prodhuar nga ish ushtria e RSFJ, në vitin 1983, duke u bazuar në tankun rus T-72.

    Kjo armë tani e ushtrisë sebijane është e ndjeshme nga goditjet e predhave antitank, vetëm nëse goditet anash, me ç’rast do të godite municioni në mbushësin automatik të topit të saj.

    KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE M84A)

    Kalibri i topit: 125 mm

    Kalibri i mitralozit të montuar, me dalje në ballinën e tij: 7,62 mm

    Kalibri i mitralozit kundër ajror i montuar në kupolën e tij: 12,7 mm

    Kompleti luftarak i topit: 42 predha

    Kompleti luftarak i mitralozit 7,62mm: 2000 fishek

    Kompleti luftarak i mitralozit KA: 360 fishek

    Ekuipazhi: 3

    Thellësi e kalueshme e ujit:5 m

    Lartësia e pengesave të kalueshme prej tij: 1,25 m

    Gjerësia e transheve të kalueshme prej tij: 3 m

    Lëvizë drejt në pjerrtësi, deri në: 66%

    Lëvizë anash në pjerrtësi, deri në: 55%

    AUTOBLINDA KUNDËRAJRORE

    M53/59 Praga

    Kjo armë e fuqishme për asgjësimin e fluturakeve që fluturojnë ulët dhe të forcës së gjallë të armikut, është prodhuar për nevojat e ish ushtrisë së RSFJ-së, duke u bazuar në armën ruse ZSU-57-2, në vitin 1968. Pas intervenimeve në vazhdimësi për përsosjen e kësaj arme, edhe sot është pjesë e armatimit standard të ushtrisë dhe policisë serbijane.

    Motori i kësaj arme është i vendosur në pjesën e parë të saj, në pjesën e mesme të saj është i vendosur ekuipazhi prej 4 vetash, ndërsa armatimi është i vendosur në pjesën e prapme. Nga armatim shtihet me telekomandë nga kabina e “Pragës”

    Kjo armë është pre e lehtë edhe e granatahedhësve të lehtë, Granatahedhësit 150 dhe 500. Kjo është dëshmuar gjatë luftës në Kosovë, kur me një granatë të vetme nga 150-shi dhe 500-shi famshëm shqiptar, këtë armë shumë vrastare e kaplonte zjarri.



    KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE



    Kalibri i topave:
    30 mm

    Kompleti luftarak:
    400 fishek

    Shpejtësia e zjarrit:
    840-900 fishek/min

    Masa e fishekut:
    1,14 kg

    Masa e predhës:
    0,435 kg

    Ekuipazhi:
    5


    AUTOBLINDA BOV-3

    Autoblinda e ushtrisë dhe policisë serbijane BOV-3 e armatosur me 3 topa kundërajror M55A4B1të 20 mm, është e dedikuar për asgjësimin e objekteve fluturues në lartësi të vogla (1000 m), por edhe mund të shfrytëzohet për goditjen, paralizimin dhe asgjësimin e forcës së gjallë dhe mjeteve të pablinduara në largësi deri në 2000m, ndërsa të blinduara lehtë, në largësi prej 600-1000m.

    Gjatë luftimeve në Kosovë kjo armë, bashkë me “Praga” është treguar shumë efikase për asgjësimin e çerdheve të mitralozave, snajperëve dhe pozicioneve në përgjithësi.

    KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE

    Kalibri i topit:
    20 mm

    Kompleti luftarak i topit:
    2000 fishek

    Ekuipazhi:
    4


    Autoblindat VPB M86 / BOV-M / BOV-VP

    Familja e autoblindave të lehta BOV është zhvilluar dhe prodhuar në fabrikën e automjeteve të Mariborit (TAM), për nevojat e ish ushtrisë jugosllave. Me shkatërrimin e RSFJ-së, një sasi e madhe e këtyre mjeteve i mbeti ushtrisë dhe gjandarmërisë serbijane, e cila jo vetë se i mirëmbajti, por edhe i modernizoj në fabrikën Zastava dhe servilin në Çaçak.

    Këto mjete janë të ndërtuara nga masa e blinduar, me trashësi prej 4 deri në 8 mm, që mbrojnë nga municioni i thjeshtë i këmbësorisë i kalibrave deri në 9mm. Ndërsa nuk garantojnë siguri për ekuipazhin, as nga predhat blindëshpuese djegëse të këmbësorisë.

    Të gjitha tipat e granatahedhësve të lehtë janë treguar efikas, për t’i shndërruar autoblindat e kësaj familje në mbeturina hekurash.

    KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE

    Kalibri i mitralozave:
    7,62 /12,7mm

    Kompleti luftarak i mitralozëve:
    Nga 2000 fishek

    Ekuipazhi:
    2+8




    TRANSPORTERI I BLINDUAR BTR-80

    Ky transportier i blinduar rus me 16 rrotë gome, të cilat fryhen dhe fryhen në mënyrë automatike, sipas konfiguracionit të terrenit nëpër të cilin lëvizin, është prodhuar në vitin 1982 në fabrikën GAZ, duke u bazuar në taransporterin e vjetër BTR-70.

    Në gjysmën e dytë të viteve të 80-ta, pak kohë pasur futë në armatimin standard të ushtrisë ruse, një kontingjent i këtyre trensporterve u ble edhe nga ish ushtria jugosllave, ndërsa gjatë luftimeve në Bosnje dhe në Kosovë, një numë i madh i këtyre transporteve iu dha ushtrisë serbijane si ndihmë vëllazërore nga Ariu i Sibirit.

    Në pjesën e parë të këtij transportieri vendoset ekuipazhi dhe sistemi i armatimeve, në pjesën e mesme vendoset njësia për desant, ndërsa në pjesën e prapme është i vendosur motori që e vë në lëvizje.

    Armatimi bazë i këtij transportieri është mitralozi 14,5mm, mitralozi 7,62 mm, të vendosur në kupolën e tij.

    Në kuadër të shfrytëzimit sa më racional të këtij transportieri, ushtari serbijan në kupolën e tij, në të dy anët e mitralozave po i vendos BGA-30 mm.

    Armët kundërtank, si p.sh. granatahedhësit e dorës janë armë efikase për luftimin e këtij transportieri të blinduar.

    KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE

    Kalibri i mitralozit kryesor:
    14,5 mm

    Kalibri i mitralozit të lehtë:
    7,62 mm

    Kompleti luftëra i mitralozit kryesor:
    500 fishek

    Kompleti luftarak i mitralozit të lehtë:
    2000 fishek

    Tërhjek:
    8x8 rrotë

    Ekuipazhi:
    2+8




    AUTOBLINDA LUFTARAKE E KËMBËSORISË

    M80A

    Kjo autoblindë vemesore e ushtrisë serbijane është prodhuar në vitet e tetëdhjeta, nga industria ushtuake e ish RSFJ-së, sipas principeve të autoblindës ruse BMP-1.

    Kupola me armatimet dhe vendin e shkrehësit të armëve gjendet në mesin e autoblindës, ndërsa pjesa e prapme është e dedikuar për vendosjen e njësisë ushtarake prej 7 ushtarësh.

    Armatimi i kësaj vemëzorje të blinduar, përbëhet nga topi automatik 20 mm, Mitralozit PTK M86 7,62 mm, dy BGA-30 mm dhe një sistemi “Bumbar”.



    KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE (M-80A)

    Kalibri i topit:
    20 mm

    Kalibri i mitralozit:
    7,62 mm

    Kalibri i raketës antitank “Bumbar”:
    136 mm

    Kalibri i dy AGS-17 (BGA):
    30mm

    Kompleti luftarak i mitralozit:
    2000 fishek

    Kompleti luftarak i “Bumbar”
    8

    Kompleti luftarak i 2 AGS-17
    2x nga 2 karikator

    Ekuipazhi:
    3+7

  8. #338
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosovelli
    pershendetje vllaznore dhe te pergezoi shum nga zemra per keto dokumente per plot me fakte qe i ke siell ketu
    keshtu ua ke mbyll gojen ketyre qe nuk din tjeter vetem te shain e etiketoin
    krejt te shkretit e kan qe nuk kan argumente dhe nuk munden te kundervihen me fakte dhe su mbetet tjeter vetem te shain
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #339
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Kosovelli Lexo Postimin
    Enigma e vrasjeve të pas luftës,zbardhja e tyre!Kush qëndronte pas vrasjeve???!!!

    MAFIA PROSERBE NË KOSOVË KA NDIKIM TË FUQISHËM


    Strukturat dhe klanet e mëdha që i krijoi kupola e sherbimit serbë dhe pushteti i Millosheviqit, gjatë regjimit të tij, jo vetëm në Serbi, por edhe në rajon e në veçanti në Kosovë, paraqesin një strukturë të përsosur të pashpërbërë edhe sot e kësaj dite. Të ashtuqujturat " Polici Lokale" të formuara në kohën e regjimit të Millosheviqit, pas luftes, nuk janë mrrë në pyetje për veprimtarinë e tyre dhe detyrat.Këto struktura, kriminale edhe pas ndonjë goditje, kohë pas kohe këto struktura janë rikonsoliduar, sidomos pas rënjes së Millosheviqit nga pushteti dhe vrasjes së Arkanit dhe disa kapove të kësaj mafie, e cila, por tjerash, ka një shtrirje edhe në Kosovë.

    Mafia proserbe në Kosovë, duket se ka një ndikim të fuqishum, Janë persona të përgatitur dhe të infiltruar nëpërmjet kanaleve shtetërore të aparatit të punëve të brendshme, të cilat, në të shumtën e rastëve, kanë ndërrmarrë edhe veprime politike, qoftë në urdherdhenien për vrasje, qoftë në drejtimin e ekonomisë, biznesit, kontrabandës etj..

    Sipas burimeve mirë të informuara, pjestarët e kësaj strukture që janë në veprim në Kosovë, disa herë kanë kryer trajnime të ndryshme në Batajnicë ( shqiptarë) dhe kanë përvojë të gjatë në strukturat e krimit të organizuar, krimit ekonomik dhe atij politik, sidomos prej tyre që mund të numërohen në gishtërinjë këtu te ne.

    Krimi politik dhe ekonomik në Kosovë shfaqen në formë të krimit të Organizuar dhe të krimeve ordinere. Veprimtaritë kriminale të organizuara në formë të krimit të organizuar dhe të krimeve ordinere zhvillohen falë rrethanave në të cilat gjendet Kosova me status të pazgjidhur, ku kanë terren të përshtatshëm të zhvillimit dhe veprimit të tyre, duke qenë burim permanent për destabilizimin e gjendjes së sigurisë.

    Motivimi kryesor i veprimeve të lartëpërmendura kriminale bazohet në aktivitetet e motivuara në arsyetimin politik, në veprimtaritë e motivuara nga sherbimet sekrete të vendeve të cilat kanë qëllim armiqësor ndaj kosovës. dhe në veprimtaritë e motivuara me arsyetim të përfitimit material.



    SI PLANIFIKON SERBIA TA RITKHEJEË KOSOVËN

    Vrasjet enigmatike të ish- pjesetarëve të UÇK-ës dhe të personaliteteve politike të Kosovës dhe veprimet që i kanë përcjellë ato, të cilat kohë pas kohe skajshmerisht e kanë rrezikuar gjendjen e sigurisë, kanë pasqyruar shumë në destabilitetin politik dhe prishjen e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Është potencuar shumë herë nga ana e serbëve, se shërbimet serbe i kanë prej 25000 deri 50 000 bashkëpunëtorë në Kosovë, gjë që tregon për praninë e lartë të agjenturave serbe në Kosovë, që paraqesin rrezik dhe janë mjaftë shqetësuese për Kosovën dhe banorët e saj.



    NË DUKAGJIN GJENDJE E QËLLIMSHME KAOTIKE


    Së pari po të shikohet gjeografia ku ndodhin më së shumti aktet e vrasjeve ajo i prket territorit që nuk është i banuar me serbë ( Rrafshi i Dukagjinit)

    Supozohet se në Pejë ish komandanti ndërkombëtar i policisë së UNMIKU-t, për rajonin e Dukagjinit Valerij Corotekno, ka qenë njëri prej kordinatorëve dhe mbështetësve të " Klanit të Zemunit", të cilët operonin në Kosovë, nëpërmjet kolegëve të tyre shqipfolës,i cili pos që ka përfituar miliona, ka ndikuar në krijimin e një gjendje kaotike, një gjendje identike të këtyre klaneve sikur të ishte në Beograd.

    Disa prej tyre thuajse ishin legalizuar, kuptohet edhe me ndihmen e një grupi të vogël të personelit vendor, të cilët kanë emra dhe mbiemra dhe janë njohës të mirë të situatave dhe të ngjarjeve të ndodhura. Ka prej tyre që janë edhe bartës të atyre ngjarjeve.

    Fatkeqësisht individë të këtyre strukturave e kishin edhe mbështetjen e haptë PARTIAKE, me të cilën i mbulonin dhe i kamuflonin veprimet kriminale-mafioze, të drejtuara edhe kundër vendit dhe progresit të Kosovës.

    Në atë periudhë ngjarjet e tilla shikoheshin ndryshe, por sot kur ka kALUAR një kohë edhe kanë ndryshuar shumë gjëra, edhe këto ngjarje shikohen nga një vështrim krejtë tjetër, e vërteta ka një dimension tjetër.
    Dihen aktorët, dihen qëllimet, dihen viktimat, dihen disa nga vrasësit, natyrisht dihen edhe " bosët" porositës...


    SHUMË NGJARJE HESHTËN PËR SHKAK TË POLITIKËS

    Shumë prej vrasjeve të pas luftës kanë mbetur në heshtje dhe ndoshta dp t’i mbulojë harresa, sepse në disa sish kishte dorë Politika dhe klanet politike të cilat kishin qëllimet e veta…

    Viktimë e këtyre zhvillimeve është Tahir Zemaj me të birin Enisin dhe kusheririn e tij Hasan Zemaj, të vrarë më katër janar 2003. Hasani ishte Aktivist i hershëm i Forumit Rinor të LDK-ës, pjesmarrës edhe në aktivitetet tjera politiko-shoqërore, për të cilat askush nuk mund të thotë asnjë fjalë të keqe. Ndërkaq, Tahir Zemaj, në procesin e ashtuqujtur kundër Grupit të “ Dukagjinit”, nuk kishte dëshmuar kundër Daut Haradinajt, dhe sipas të gjitha rrethanave, nuk mund të thuhet se është viktimë e këtyre proceseve, siç është folur në fillim.

    Çuditërisht, po në ditën, e vrasjes, nga një grupacion, i paraqitur publikisht për herë të parë, me këtë rastë u lëshua një komunikatë për media. Ndërsa, ditën e varrimit të Tahirit, Enisit dhe Hasanit, në Strellc ishte promovuar “ një ushtri”, e cila në atë varrim, shpalosi programin e vet, për t’u hakmarrë kundër ish - strukturave të UÇK-ës, në të cilat aludonin ( i akuzonin) se e kishin kryer këtë vrasje, edhe pse këta të fundit nuk kishin shkas për ta bërë këtë vrasje të trefishtë.



    PRANIA PUBLIKE E FORMACIONIT PARAMILITAR


    Formacioni që u promovua ditën e varrimit në Strellc të Deçanit, më vonë mori përsipër disa operacione dhe vazhdimisht nëpërmjet komunikatave kërcënonte strukturat udhëheqëse të ish - UÇK-ës, udhëheqës Politik të partive, të cilat ata i konsideronin se kanë devijuar etj etj..

    Ditën e varrimit përgjegjësi i Tyre mbajti fjalim ndërsa “ ushtarët e ushtrisë së Re” ishin të veshura me të kaltra, që në fakt ishte shenjë e uniformave që kishte pasur FARK-u ( grup ushtarako - Politik) i formuar dhe financuar nga Qeveria e Kosovës në egzil, i përbërë nga ish- oficerë të ish- Armatës Jugosllave. Konsiderohej forcë revanshuese e UÇK-ës, që në skenën e gjerë politike akuzonin njëri - tjetrin.

    Edhe ashtu formacioni i Ri paramilitar, konsiderohej forcë e armatosur e Partisë më të mache të LDK-ës, nëpermjet së cilës tentohej të dominohej mbi strukturat e ish UÇK-ës.

    Çuditërisht, e njëjta ngjyrë e këtij Formacioni PARAMILITAR karakterizon edhe ngjyrat e LDK-ës dhe të vet Flamurit të propozuar nga Rugova…




    Vrasja e Sebahate Tolajt dhe e Jusuf Haklajt


    Që nga ajo kohë janë shkruar mijëra faqe gazetash, aty - këtu janë dhënë edhe prova dhe fakte për ekzistimin dhe veprimin e këtij formacioni paramilitar, në emër të të cilit u shkruan dhjetëra afishe e komunikata.

    Mirëpo, as vrasja e Tahir Zemës, Enis dhe Hasan Zemajt, deri tash nuk u zbulua sikurse që nuk u zbardh kurrë as puna e “ ushtrisë” ( formacionit paramilitar) që doli publikisht ditën e varrimit në Strellc dhe me rastin e homazheve në Prishtinë ( për Ibrahim Rugovën) e që vazhdon të operojë edhe sot e kësaj dite, siç deklarohen vetë pjestarët e këtij formacioni.

    Ngjarjet do të shkojnë aq largë, sa që thuhet se dy pjestarët e SHPK-ës, SEBAHATE TOLAJ dhe JUSUF HAKLAJ, ish - pjestarë të UÇK-ës, zyrtarë të hetimeve, pasi kishin zbuluar dhe kompletuar dosjen, për vrasjen e trefishtë të Tahir Zemajt me të birin dhe kushëririn, të dy vriten në një prit të organizuar në afërsi të Pejës. Në tetor të vitit 2003, derisa ishin duke shkuar në punë.

    Pra, sipas kësaj, disa ngjarje që ndodhën duhet shikuar edhe Brenda SHPK-ës. Nga kjo del se edhe vrasja e parë, por edhe e dyta janë bërë për të humbur gjurmë.

    Se çfarë gjurmësh, se kush fshihet pas humbjes së gjurmëve dhe pas urdhrit për ekzekutimin e këtyre njerëzve, mbetet të shihet ndoshta me kalimin e kohës…

    Klanet dhe kupolat e mafias së organizuar dihet se për t'i realizuar qëllimet e veta, nuk i kursejnë njerëzit e asnjërës palë.

    Duhet përmendur që një grup me përmasa të tjera ishte edhe " Klani i MUsajva", i cili, siç është parë, gëzonte edhe përkrahje edhe mbështetje të fortë politike. Ky klan mbrenda katër a pesë vitesh u shkatërrua, duke u vrarë në rrethana të pasqaruara disa nga vëllezerit Musaj, të cilët dikur gëzonin mbrojtjen e fortë nga partia më e madhe, LDK-ja pra e cila kishte vënë në shërbim të këtij klani edhe një pjesë të shtypit, që e mbulonte propagabdën dhe AGJITACIONIN KUNDËR strukturave të caktuara.
    Propaganda dhe mbështetja politike, por edhe mbrojtja ndërkombëtare që iu bë një kohë kësaj familjeje, ata i trimëroi aq shumë dhe i shtyri në gabime të pafalshme, duke bërë vrasje e krime mbi njerëz krejtësisht të pafajshëm ( për këtë kemi shkruar më herët në forum).

    Thjesht, nga partia të cilës i shërbyen me besnikëri, duke përfshirë këtu edhe klane të caktuara brenda partiake, këta njerëz i përdorën siç thotë populli, " mish për top".



    SI I PËRDORNIN GAZETARËT PËR ARRITJEN E QËLLIMIT TË TYRE


    Një fat të tillë e pësuan edhe disa gazetarë të cilët ishin të cytur dhe trimëruar për të shkruar dhe krijuar afera të rrejshme kundër ish- pjesëtarëve dhe liderëve të UÇK-ës dhe njerëzve tjerë me influencë në politikën kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Fatkeqësisht, pasi " shefat" ( porositësit) e aferave i arrinin qëllimit e veta, gazetarët që i përdornin si vegla për arritjen e këtyre qëllimeve vriteshin për t'i humbur gjurmët. Një fat të tillë e pësuan edhe Bekim Kastrati bashkë me Besim Dajakun, Bardhyl Ajeti, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa etj... Sa për" Xhemën besoj që e keni lexuar që të mos përsëritem ndersa, po në këtë forum besoj që ju kujtohet, kur një forumist i kercenohet Rexhep Kastratit, i cili kishte kercenuar që do të flasë dhe do të tregojë për këto vrasje por edhe per disa të tjera. A, Rexhep Kastrati ishte njëri prej atyre që, shkruante sipas kërkesave të " shefave" artikuj kompromitues për bartesit e luftës dhe ish- udhëheqësit e UÇK-ës...

    Këto vrasje që i përmenda më lartë ndodhnin në prag të ndonjë procesi a ngjarje politike, apo për të bërë ndonjë aferë të caktuar.
    Këto vrasje, shefave, u shërbenin edhe për një gjë tjetër, për ta paraqitur vetën "viktimë" para faktorit ndërkombëtar, me qëllim të fitimit të një simpatie, por njëkohësisht edhe të një privilegji, që fatkeqësisht në saje të kësaj mjeshtërie të hollë aritën ta fitojnë me kalimin e kohës...


    Kujt i shkon për shtati mos ndriqimi i krimeve?


    Kjo d.mth, se mosndriqimi i krimeve dhe lënia e lirë e kriminelëve, u shkon për shtati më së shumti atyre që i kanë sponzorizuar krimet dhe kriminelët. Pavarësisht përqendrimit të madh të forcave të KFORIT, Policisë së UNMIKU-t dhe SHPK-ës, pranisë së shërbimeve intelegjente, pastaj kontigjentit të hetuesve, prokurorëve ndërkombëtarë e vendorë, bëri që të dështohet në këtë drejtim duke dështuar totalisht në zbardhjen e veprave kriminale dhe vënien e fajtorëve para drejtësisë.

    Kjo është një mungesë vullneti për t'u përballur me strukturat e krimit të organizuar,është një mungesë e vendimeve politike, për të ndërrmarrë masa ndAJ këtyre strukturave.
    Kjo bëri që që të humbet besimi i qytetarëve në drejtësi, gjykata dhe deri diku në SHPK, polici të UNMIKU-t dhe më pas në KFOR.



    Dosjet bëhen në Serbi UNMI-ku zbaton në Kosovë


    E kujt është autorësia e akteve kriminale, dhe kush po tenton me çdo kusht ta destabilizojë Kosovën?!

    " Dosjet" përgatiten në Serbi - gjykimet e dënimet i bën UNMIK-u në Kosovë. " Diktatet" vijnë nga ata që e kanë bërë krime në Kosovë, e që sot kanë funksione të rëndësishme shtetrore e Partiake në Serbinë fqinje. Karakteri çlirimtar i luftës që zhvilloi populli i Kosovës në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, u tentua vazhdimisht të zbehët dhe të tjetërsohet nga emisarët e UNMIK-ut.



    Vrasjet e dëshmitarëve për humbje të gjurmëve


    S'do mendë që drejtësia me qëllim dhe zbardhja e krimit u heshtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe vendore, sepse siç duket strukturat e krimit të organizuar kishin lidhje të ngushta me rangje të larta në shtet dhe shteti domosdo nuk mund ta luftojë vetveten.

    Si pasojë e saj u likuiduan edhe shumica e dëshmitarëve të proceseve gjyqësore, nëpërmjet të cilave kishin arritur t'i organizonin proceset për të mbetur anonimë/ enigmë fytyrat e kreatorëve të këtyre proceseve. Me vrasjen e këtyre dëshmitarëve në njërën anë e mbulonin vetveten dhe nuk i përmbushnin premtimet ndaj tyre, kurse në anën tjetër ua rëndonin barrën edhe më shumë dhe i akuzonin përsëri të akuzuARIT apo të dënuarit në ato procese të montuara, tani edhe për crasjen e dëshmitarëve (!).

    Po e zëmë, Ilir Selimaj, bashkë me kunaten e tij Feride Selimaj, u vra pikërisht në kohën kur duhej të rishqyrtohej lënda e të ashtuqujturit " Grupi i Dukagjinit".
    Iliri ishte pjesëtar i Brigadës 136 dhe një kohë pjestar i njësisë speciale " Shqiponjat e Zeza".

    E para Ishte "dëshmitar kyç" në procesin e Dukagjinit.

    E dyta ai ishte dëshmitar i përpunuar me forcë për një kohë të gjatë nga një klan i njohur, për të dalë kundër këtij grupi. Së pari ishte keqtrajtuar çnjerëzisht duke e quar disa herë buzë vdekjes( duke ia thyer dhëmbët, gishtërinjtë) dhe ishte i mbajtur i mbyllur në lokacione të caktuara, derisa e kishin detyruar me dhunë të japë deklaratë siç ia diktonin përpunuesit ( persona të njohur janë këta për policinë) e pastaj ia kishin servuar policisë dhe gjykatës.

    Këtë gjë që ai ishte përpunuar nga një klan e dinte jo vetëm policia por edhe gjykata.

    Vrasja e Ilir Selimajt u përdor me mjeshtëri të madhe për të sjellë ngatrresa dhe intriga të reja. Dy ditë pas vrasjes së Ilir dhe Feride Selimajt nga fshati Osojan afër pejës, zëdhënësi i Policisë së UNMIK-ut, z. Singeton, kishte deklaruar se " është identifikuar njëri nga të dyshuarit për këtë vrasje, ai është Adem Elshani" për të cilin, zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut në Pejë, deklaron e " janë ofruar mjaftë dëshmi se ai ka qenë njëri nga tre vrasësit që e ka kryer këtë vrasje".
    Pas këtij deklarimi zyrtar të policisë, i cili ishte një ndërtim apo cytje, ndodh vrasja e babait të Ademit, Isuf Elshanit nga Ozdrimi i Pejës.



    Në shënjestër të vrasjeve ishin dëshmitarët


    Më 24 shtator 2004, në një atentat të përgatitur mirë në Vitomiricë, vritet Isuf Adem Elshani ( 1947) bashkë me shokun e tij të luftës Afrim halitin - Thaçi, me të cilin ishte së bashku në veturë.
    Familja Elshani, Adem dhe Isuf Elshani, ishin kërcenuar edhe disa herë më parë, Ademit ia kishin vrarë vëllain më 10 nëntor 2000, deria sa ishin duke u kthyer nga gjykimi kundër disa personave që ua kishin vënë MINËN në oborr, i kishin gjuajtur me armë zjarri më 18 e 24 tetor 2000.
    Seanca gjyqesore ishte paraparë të fillonte në orën 12:00, por që, për arsye të panjohura, ishte shtyrë nga gjykatësi i rastit për dy orë. Në atë gjykim Adem Elshani me babain e tij Isufin kishin për të dalë në gjyq si dëshmitarë.

    Pas përfundimit të seancës, rreth orës 16:20, duke u kthyer nga gjyqi, familja Elshani sërish sulmohet me armë zjarri. Ata ishin duke udhëtuar me dy vetura: në të parën ishin Isuf e Adem Elshani, ndërsa në të dytën Virgjil e Granit Elshani. Kur arrijnë në Ozdrim, vetëm disa dhjetëra metra largë nga shtëpia e tyre, disa persona nga një veturë " Alfa Romeo" ngjyrë të bardhë, që vinte nga drejtimi im PEJËS, në tejkalim e sipër qëllojnë me armë zjarri dhe bomba dore në drejtim të veturave të tyre. Nga shpërthimi i bombës dhe plumbat e automatikut plagosen rëndë Virgjil Elshani ( 19) ish-ushtar i UÇK-së, i cili vdes pas 12 ore në spitalin ushtarak të KFORIT në pejë dhe Granit Elshani (15) TË CILËT GJENDESHIN NË VETURËN E dytë...




    Kush ishin vrasësit e paguar?

    Ndërsa Adem dhe Isuf Elshani që ishin më përpara, - shpëtojnë, sepse vetura " Alfa Romeo" që ishte në tejkalim, ndeshet ballë për ballë me një makinë që vinte nga drejtimi i Mitrovicës dhe veturën e mbulon zjarri.
    Shoferi i Veturës " Alfa Romeo" nga tronditja që merr nga ndeshja, vetëm disa minuta pasi e nxjerrin nga vetura vdes ndersa tre të tjerë dërgohen në spitalin ushtarak të KFOR-it italian.

    Në veturë, policia dhe KFOR-i gjejnë tri pushkë automatike me tre karikatorë rezervë, një tjetër pushkë automatike të djegur në veturë, një revole gjysmë-automatike dhe një bombë dore.

    Këtë radhë kryesit e krimit ishin dërguar nga Shqipëria me kërkesën e klanit që gëzonte besimin e Partisë më të madhe të Kosovës dhe ata ishinatbardh gabraj ( 1979) nga fshati Geghysen me banim në Tiranë, Gazmend Luma nga Bajram Curri, Shaqir Bajraj nga Tirana dhe një person tjetër. Të lartëpërmendurit, gjatë marrjes në pyetje nga KFOR-i dhe policia, atë natë janë deklaruar se nga kush janë paguar dhe kush janë porositësit e vrasjës, që tani më s'do mendë për të ditur. Nga " porositësit" ( të njohur për policinë) vrasesit e lartëcekur kishin marrë 350 000 marka gjermane. Në vendin e krimit policia e UNMIKUT, zuri veturën " Alfa Romeo" pronë e personave që kishin financuar vrasësit e paguar nga Shqipëria.

    Siç u tha më lartë, familja Elshani ishte sulmuar edhe disa herë, para se të ndodhte vrasja.

    Më 18 tetor 2000 në orët e mbrëmjes në oborrin e shtëpisë, Isuf Elshani nga Ozdrini ( Pejë) e gjen të vendosur një minë-teledirigjuese të paaktivizuar. Për këtë e njofton policinë në Pejë, të cilët e bëjnë çmontimin e saj. Akterët, Kur kishte dalë nga oborri i shtepisë djali i Isufit, Adem Elshani, mbase për ndonjë gabim teknik nuk kishin mundur ta aktivizojnë lëndën plasëse, por as ta tërheqin më vonë, sepse ishte vërejtur nga familjarët, dhe në vendin e ngjarjes vjen policia e Unmikut dhe e SHPK-ës..



    Seri vrasjesh të pazbuluara


    S'do mendë që strukturat e lidhura me "klanin e Zemunit" dhe të cilat operonin në Kosovë edhe me dijen e UNMIK-ut, duke pas përkrahjen e Partis më të madhe vazhdon me krijimin e " mjegullnajes" në Kosovë.
    Sipas deponimeve që do të bëhen më vonë në polici, por edhe në gjykatën e qarkut në Pejë, nga ana e disa pjesëmarrësve në këtë akt, në këtë tentim-vrasje kanë marrë pjesë pothuajse të njejtit akterë kryesorë, porositësit e vrasjeve të mëpastajme, ata që e kishin paguar grupin e vrasësve nga Shqipëria. Pra të njejtit të cilët më vonë edhe ishin bartesit të aktiviteteve kryesore të ish- presidencës.
    Me ta në këtë rast, pos të tjerëve, ishte edhe Ilir Selimaj, të cilin e kishin marrë me dhunë.
    Pas tentimit të realizimit të atentatit me lëndë aksplozive, nga grupi i lartëpërmendur pason atentati tjetër, këtë radhë sulmë me armë zjarri. Gjithçka ndodhi më 24 tetor 2000, rreth orës 22 e 30 minuta në qendër të Ozdrinit, me ç'rast në dy veturat e vëllezërve Elshani është qëlluar nga pusia njëkohësisht me 5-6 armë automatike. Si pasojë e kësaj plagoset rëndë Visar Elshani, ndërsa lehtë plagosen Adem Elshani dhe Ramadan Elshani ( ushtar i brigadës " Adrian Krasniqi" të TMK-ës në Istog). Edhe në këtë rast sulmuesit ishin të njejtë. Pra ata të cilët kishin marrë për detyrë nga shefat, që të krijonin për një klasë politike, përkrahjen e të cilëve e gëzonin, që të ndërronin bindjet në opinion.


    Si detyrohet Familja Elshani t'i zbulojë kryesit e sulmeve?

    Meqënese policia dhe Organet e drejtësisë nuk përparonin në zbulimin dhe në pengimin e këtyre ngjarjeve, familja Elshani detyrohet për të vazhduar përpjekjet në zbulimin dhe lokalizimin e kryesve të këtyre sulmeve të pareshtura ndaj tyre. Përpjekejt e tyre rezultojnë me zbulimin e disa prej pjesmarrësve në dy sulmet e lartëcekura.

    E lajmërojnë rastin në polici, me ç'rast arrestohen tre prej tyre ( M.S., I.S. dhe një person tjetër emrat të njohur për policin dhe drejtësinë) të cilët në policin e UNMIK-ut pranojnë pjesmarrjen e tyre në këto dy sulme. Por dëshmojnë edhe për pjesmarrësit e tjerë, duke dhënë edhe detajet, se gjatë tërë tërë kohës kanë komunikuar mes veti me radiolodhje, se e kanë të formuar një grup prej 30 vetave, me qëllim që të kryejnë atentate kundër pjesëtarëve të UÇK-ës, të TMK-ës por edhe të LDK-ës, për të nxitur konflikte të hapura mes tyre etj.

    Për këtë rast inicohet procedura penale në Gjykatën e Qarkut në Pejë.
    Shpallja e Adem Elshanit si vrasës i Ilir Selimajt ishte një fushatë për ta likuiduAR ATË APO BABANËE TIJ, ASHTI SIç NDODHI.
    - Si mund të shpallej një njeri vrasës, kur vrasja kishte ndodhur në Kosovë e i akuzuari si " vrasës" në atë kohë gjendej në Gjermani.

    Pas shpallje fajtor nga anA e policisë së UNMIK-ut lidhur me vrasjen e Ilir Selimajt, babai i Adem Elshanajt, Isufi, kishte deklaruar në media se ishte ankuar në polici, se " policia e UNMIK-ut po ma vret familjen me dorën e vet".
    Kjo edhe kishte ndodhur, qëllimi i publikimit të emrit të Ademit ishte i qartë.
    Ilir Selimaj ishte i dyshaur për vendosjen e një mine teledirigjuese përfundi veturës së Ademit, ndërsa grupi i tij e kishte gjuajtur disa herë për ta vrarë Ademin, pastaj kishin organizuar vrasës me pagesë nga Shqipëria, të cilët në një aksion e kishin vrarë vëllain e Ademit, Virgjil Elshanin.
    Atë e kishin vrarë në mesditën e 10 nëntorit 2000 në rrugë për në Pejë, nga persona që ishin të paguar prej strukturave mafioze, një pjesë e të cilëve kishin pozicione të larta në partinë më të madhe, pra në LDK-ë.



    Pse organet kompetente nuk i çuan hetimet deri në fund?


    Edhe pse vrasësit e Virgjil Elshanit janë zënë dhe janë dënuar, ende sot e këtë ditë nuk janë zbardhur motivet e vrasjes, me gjithë faktin që në akuzën 12- faqëshe precizohen fare qartë motivet e vrasjes.

    Gjykata kishte vërtetuar se kush janë vrasësit dhe kush janë paguesit e kësaj vrasjeje - porositësit e vrasjes. Këtë e kanë pranuar dhe vetë vrasësit, se me familjen Elshani kurrë nuk kanë pasur probleme, madje as që i kanë njohur fare. Nga kjo del se Organet kompetente nuk janë marrë me hetimin e rastit të tyre që e kanë porositur vrasjen. Por edhe në shumë raste të tjera ata nuk u kanë shkuar hetimeve deri në fundë.

    Ilir Selimaj kishte dëshmuar rrejshëm në " Gjyqin e Dukagjinit", sepse atij i kishin bërë presion, trysni dhe ishte detyruar të dal dëshmitar në gjyq. Por, policia e UNMIK-ut, pasi e shfrytezoi atë, nuk e mbrojti më pas. Ata, për të dëshmuar, Ilirit i kishin premtuar para të majme, të cilat si ka parë me sy. Ai ishte dëshpëruar në të dy palët dhe kishte filluar të flasë aty- këtu për të vërtetën, e që kishte të bënte me të. Për të gjitha këto policia e UNMIK-ut kishte neglizhuar punën dhe nuk i kishte trajtuar fare denoncimet e familjes Elshani...


    Vrasjet serike të ish - ushtarëve të UÇK-ës


    Mafia proserbe, duke pasur edhe përkrahjen e disa qarqeve në Kosovë, kombëtare dhe ndërkombëtare ka qëndruar edhe pas vrasjes së Avni ( Smajl) Elezajt (1981) nga Alba( ish Jablanica e vogël e Pejës). Lidhur me këto vrasje, në një prononcim të KMLDNJ -së, ndër të tjera thuhej:
    " Vrasjet janë aq mizore sa që nuk mund të merren me mendë sa kanë ngjyrime politike. Këto janë më parë krime ordinere ose të shtytura me forcat e errëta kriminale, të cilat me krime të tilla synojnë vetëm destabilizimin e gjendjës në Kosovë, por edhe anarkinë dhe kaosin me pretendime të qarta, që të komprometohet organizata ndërkombëtare se e " paaftë për të qeverisur dhe mbajtur rendin e qetësinë në territoret nën administrimin e saj dhe për t'i kthyer forcat ushtarako - policore serbe " për të vendosur sigurinë në Kosovë"!

    Shihet se dora vrastare e Serbisë po vepron papengueshëm në brendi të Kosovës. UNMIK-u tregohet indiferent ndaj sigurisë së vendit. Vrasja e Avni Elezajt hyn në vazhdën e sulmëve kundër ish- pjestarëve të UÇK-ës dhe TMK-ës. Ai u vra më 12 tetor 2002, në afërsi të Restoranit " Peja City", bashkë me Bekim Mustafën ( 1975) nga Klina e Poshtme e Skënderajt me banim në Arbëresh ( ish_ Vitomiricë) të Pejës, të dy pjestarë të UÇK-ës.
    Madje në Avniun njëri nga ekzekutuesit kishte qëlluar edhe nga afërsia, kur e kishte afruar makinën për ta verifikuar vdekjen e Avniut.

    Për atë se si është pergadit likuidimi i Avni Elezajt pak më vonë ndersa tashti do të shkruaj edhe për disa raste të pandriquara, e ku viktima ishin ushtarët e UÇK-ës.

    Nuk është zbardhur AS VRASJA e Sadri Berishës - komandant " Sykit" të UÇK-ës nga Grabanica e Klinës.Kjo vrasje ndodhi 10 ditë pas vrasjes së komandantit të batalonit të Dytë të TMK-ës, Skënder Gashit, i cili në rethana krejtësisht të panjohura për opinionin e gjerë ishte masakruar, më 20 shtator 2000, në Sapniq të Rahovecit. Tre muaj më herët, ishte bërë edhe vrasja e Metë Morinës nga Grabanica, po ashtu ish luftëtar i UÇK-ës.
    Po në Grabanicë të Klinës më vonë u vra edhe Shaqir Krasniqi, ish - pjesëtar i UÇK-ës dhe epror i lartë i TMK-ës.

    Para se të vritej, Shaqiri ishte kërcenuar nga njerzit e një krahu të njohur politik, e pastaj ishte vrarë në një pritë të organizuar tek " Ura e Bistricës", i cili ishte duke u kthyer nga vizita, që ia kishte bërë, një të afërmi në fshatin Dollovë, bashkë me nënen e tij, e cila ishte plagosur, kur vrasësit kishin shtënë, mbi djalin e saj. Policia ka qenë, në dijeni, se kush e ka kërcenuar dhe nuk ka marrë masa.

    Sipas policisë, kërcënuesi ka qenë arrstuar dhe më pas i liruar. Në Grabanicë, siç u tha edhe më lartë, kishin ndodhur një vargë vrasjesh të fshehta; si vrasja e Metë Morinës, Sadri Berishës, Metë Jahës, Burim Sejdiut, i cili ishte djali i vetëm, pastaj Sabit Rexhepit, i vrarë në oborrrin e shtëpisë së tij, në fshatin Zabërgjë dhe së fundi, e Shaqir Krasniqit.
    Të gjitha, në fakt, vrasje të pazbuluara...
    ( Më vonë do të flasim edhe për vrasjet serike në LDK-ë me emra dhe mbiemra... " sabri e ka selametin" thotë populli... )



    Bastisja e Avni Elezajt para se të vritej


    Duhet theksuar se disa ditë para se të vritet Avniu, ai disa herë bastiset dhe kërcënohet ng pjesëtarët e SHPK-së, disa herë edhe e kanë çarmatosur. Ndoshta, kjo nuk ështëe rastësishme sikur që nuk ishte e rastësishme as thirrja e "presidentit" Rugova që " në ShPK-ë duhet të punësohen ish - policët e Kosovës.

    Avniu pas luftës një kohë ishte pjesëtar i TMK-së e më vonë pjestarë i mbrojtjes së afërt të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt. Më herët ndaj tij kishte pas disa tentim vrasje të tjera. Madje njëra prej tyre, e kryer në Albë të vogël, deri sa po kthehej në shtëpi me veturë, ishte më seriozja. Më se 30 plumba kishin depërtuar tejpërtej makinës, por fatmirësisht kishte shpëtuar. Kjo kishte ndodhur në të njëjtën ditë, kur vetëm disa orë më parë, disa pjestarë të SHPK-së kishin tentuar t'ia merrnin armën me leje që e posedonte, gjë që e bënë pas këtij tentim - vrasjeje. Pra kur s'munden ta vrasin nga prita disa ditë më vonë i morën armën që e kishte me leje.

    Ngjarjet rreth Avniut në korrelacion me SHPK-në disi marrin një ndërlidhshmëri të pakuptimtë. Edhe pse vendi i krimit nuk ishte largë nga Stacioni i policisë, kjo e fundit del me vonesë në vendin e krimit, dhe si zakonisht edhe këtë radhë vrasësit " mbesin të panjohur".

    Edhe pse pothuajse të gjithë e dinë se kush e vrau Avnin dhe Bekimin, kush urdheroi vrasjen e tyre dhe kush ishin kryesit, vrasja mbetet enigmë. Pasi që Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja nuk kishin bërë asgjë për zbardhjen e rastit, këtij problemi i mbetet t'i hyjë privatisht babai i Avniut Smajli, i cili pasi arrin ta lokalizoj vrasjen dhe vrasësit, më 17 mars 2004, vetëm pak orë para shpërthimit të protestave të marsit në Pejë, afër vendit të punës, vritet SMAJL ELEZAJ, babai i Avniut, mbase pse u kishte rënë në gjurmë vrasësve të të birit.

    As kjo vrasje nuk u ndriçua edhe pse u bë në pikë të ditës.

    Vrasje tjetër e ish- ushtarëve të UÇK-së ishte ajo e Agim Makollit në Matiçan të Prishtinës por pasi që kjo vrasje lidhet me Fadil Suleviqin ( dëshmitarin në procesin gjyqesor në mes Bukoshit dhe Adem Salihajt do ta lëmë këtë për më vonë, kur do të flasim, për vrasjet e disa veprimtarëve të LDK-së)..





    Vrasja e Besim Malës - komandant Murrizit


    Vrasje të ish- Ushtarëve të UÇK-së, të projektuara mirë nga qarqe të vendosjes nga ishin bërë edhe Dosjet për të dërguar disa çlirimtarë në gjykatën e Hagës, aty ku ishin bërë edhe më herët, siç ishte rasti me besim Malën ( Komandant " Murrizi") i cili paraprakisht ishte çarmatosur nga UNMIK-u e pastaj u vra.

    Vetëm disa ditë para se të vritej në atentat, UNMIK-u, pa kurfarë shkasi apo arsyetimi, ia kishte marrë lejen e armëmbajtjes dhe armën me leje që e posedonte. Pa ndonjë hezitim mundë të thuhet që në vrasjen e Komandant " Murrizit" kanë marrë pjesë dhe kanë dorë shërbimet sekrete serbe, i përfshirë në të edhe ndonjë përkrahës në radhët e UNMIK-ut, në bashkëpunim me mafian e Organizuar e cila përplasej atë botë për të dominuar në nëntokën kosovare. Po ashtu kur të dihet që edhe disa elementë nga Kosova ishin të lidhur me Klanin e Zemunit siç është fjalë për Enver Sekiraqen ( ky kishte marrë pjesë në martesën e Arkanit me një këngëtare serbe), një krimineli i cili ishte shumë i afërtë me disa nga udhëheqësit e Paretis më të madhe në Kosovë.

    Tashti, kur të kemi parasysh që nga ana e serbëve është potencuar shumë herë se në Kosovë kanë 25 000 deri 50 000 bashkëpunëtorë. Ky klan kishte shtrirje dhe ka operuar në Kosovë, Maqedoni, Mal të ti dhe më pak në disa Rajone të Shqiperisë, me ç'rast pas rasjes së Xhingjiqit, pjestarët e këtij klani mafioz morën goditje edhe në Kosovë. Po të shikohet në retrospektivë do të shihet që ai klanë kishte perkrahjen e disa segmentëve të caktuara të UNMIK-ut në raste dhe vende të caktuara.

    Pastaj nuk supozohet kot që ish komandanti Valerij COROTECNO, ka qenë njëri ndër kordinatorët dhe mbështetsit të kësaj mafie. Në këtë kohë ish lideri i Partis më të madhe të Kosovës qëndronte akoma në Itali..

    Në mesditën e 16 prillit të vitit 2000 , në qendër të Prishtinës përballë ndërtesës së Radio Kosovës, u vra Besim Mala, i njohur me emrin e luftës komandant " Murrizi", komandant i Batalionit për ndërhyrje të shpejtë në kuadër të Gardës së Trupave Mbrojtëse të Kosovës, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e Gardës së Kosovës. Ndërkaq, gjatë luftës Besim Mala e kishte kryer detyrën e oficerit të lartë me Njësinë Speciale të Zonës Operative të Drenicës, i cili për trimërinë e treguar gjatë luftës, për pjesmarrjen aktive në shumë aksione e beteja të përgjakshme gjatë Luftës Çlirimtare, ishte bërë i njohur jo vetëm në rajonin e Drenicës, por në mbarë Kosovën.

    Ai u vra gjatë orarit të punës, me uniformë të TMK-së.

    Me këtë rastë, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, krahas dënimit verbal të kësaj vrasjeje makabre të njërit ndër pjestarët më të dalluar të UÇK-së dhe TMK-së, nëpërmjet një kumtese kërkoi nga organet kompetente që sa më shpejtë të SQAROHET RASTI, TË GJENDEN VRASËSIT DHE TË NXIRREN PARA GJYQIT, TË BËHEN MË SHUMË NË PARANDALIMIN E KRIMIT DHE SHUARJEN E BURIMIT TË TIJ. eDHE KJO VRASJE BËN PJESË NË SERINË E VRASJEVE TË NJËPASNJËSHME, ku viktima ishin pjestarët e ish - UÇK-së.

    ANDAJ nuk është e çuditshme që " shafat" i dërgonin e- mail njeri tjetrit dhe njerzve të tyre në " stilin se, e shifni se çfarë mjegullnaje kemi bërë"...
    Për çudi, në shumicën e rasteve ka ndodhur që; në vendë që policia të marrë në pyetje dorasit, kriminelët, ka ndodhur e kundërta, si bie fjala, hetimi i një polici të SHPK-së, nga grupi kriminal i E. Sekiraqës. Pastaj, është shumë e quditshme, se si ka qenë e mundur, deri sa në njërën anë çarmatoseshin ish - Ushtarët e UÇK-së, dhe të cilëve iu mirrreshin ato armë, të cilat edhe ashtu me leje i kishin, teksa nga ana tjeter, ca personave, të cilët kishin një të kaluar të turbullt bashkëpunimi, me ish- rexhimin serbë, në dëm të popullsis shqiptare, u lejohej armë - mbajtja??!!.
    Por në raste të shumta, edhe pajiseshin me to, me armë pra, nga vet Organet e SHPK-së e sidomos të UNMIK-ut...

    Këto vrasje dhe të tjerat si këto, janë bërë nga armiqtë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, të cïlët e kanë pasë të vështirë ta pranonin fitoren e UÇK-së mbi forcat armike, të cilët mendonin se me vrasjen e çlirimtarëve mund ta kthenin regjimin serb përsëri.

    Në një gjë të tilë shpresojnë edhe disa forumist të cilët nuk është vështirë që të identifikohen ngaqë janë të organizuar në strukturat e klanit mafijoz dhe që kryejnë punën e argatit.

    Por ata dhe këta gabojnë ngaqë përfundimisht, e kanë humbur luftën dhe përpjekjet, për kundërvënie mbi forcat e UÇK-së të cilat ishin dhe do të jenë të kota. Ato të kota do të jenë edhe në të ardhmen megjithëse, katër vite pas lufte, ani pse kishum SHPK-ën dhe TMK-ën, me uniforma të pranuara, në varrimin e Tahir Zemës, publikisht kishte dalur ushtria e re paramilitare, me simbole dhe Uniforma të veta, konform ligjeve në fuqi, ku në çdo vendë të botës, këta pjestarë do të arrestoheshin ose së paku, do të mirreshin në pyetje, nga pushteti..

    Por në Kosovë kjo gjë nuk ndodhë ngaqë këta ishin pikërisht njerzit të cilët u kujdesen që pushteti sërish të jetë në duartë e atij që priste në Itali që të ndodhnin ngjarjet.

    Edhe vrasja e Avni Hajdarajt, ish - pjestarë i UÇK-së në zonën e Shalës, vëlla i vetëm i nëntë motrave, në shkurtin e vitit 2000 nuk ishte rastësi.

    Nuk janë rastësi as përpjekjet për ta ndarë TMK-në dhe dëshmorët e kombit, për interesa dhe përfitime partiake.

    Më 27 janar 2001, në një lokal të Gjakovës, në rrethana enigmatike u vra edhe Mahir Lajçi ( 1981) komandant " Rugova" nga Peja, njëri ndër luftëtarët më të dalluar të UÇK-së dhe epror i njësisë së Mbrojtjes së afërt të TMK-së si dhe u plagosën dy të tjerë po ashtu luftëtarë të dalluar të UÇKsë..

    Kjo vrasje u bë nga jerzit e klanit mafioz të Partisë më të Madhe në Kosovë, LDK-së pra, madje vrasësit iu dha edhe njëfarë imuniteti, sepse kishte shtënë në ish- struktura të UÇK-së.
    Zakonisht në rastet kur zbuloheshin vrasësit, thuhej se vrasësit këto vrasje i bënin në "vetëmbrotje". Së paku gjyqtarët dhe drejtësia e Kosovës kështu i kanalizonte dhe i klasifikonte. Njerzit që i vrisnin pjestarët e UÇK-së disi ishin të priviligjuar dhe të mbrojtur.

    Atyre u jepnin edhe revole dhe armë tjera me leje për t'u " vetëmbrojtur" siç është rasti me E. Sekiraqen apo rasti i Muriqëve, Musajve dhe të tjerëve. Pra deri në këtë shkallë kishte arritur urrejtja ndaj palës tjetër.

    Madje kishte ndodhur që në gjyqet tona të dënohen me nga dy vite e gjysmë dy ish - pjestarë të UÇK-së dhe të TMK-së, vetëm se paskan shikuar me përbuzje një pjestarë të " hierarkisë së priviligjuar" dhe kinse të rrezikuar nga njerëzit e UÇK-së.



    Atentatorët - pjestarë të strukturave kriminale serbe


    Terrori i porositur ndaj strukturAVE të UÇK-së nuk ka të sosur. Kjo bëhej në mënyrë sistematike dhe shumë mirë të planifikuar. Pre e këtij terrori bie edhe Ramiz M. Kiçina, pjestarë i Gardës së Kosovës në TMK dhe vëlla i dy dëshmorëve të UÇK-së, i cili, pasi ishte sulmuar në Qendër të Drenasit, vdes nga plagët e marra.

    Një fat të tillë tragjik do ta ketë edhe luftëtari i UÇK-së Nezir Dilaveri ( 33) nga Shtupelli i Klinës, i cili u vra më 13 nëntor të vitit 2000.
    Më 21 nëntor të vitit 2000, në Gjakovë pa asnjë arsye, vritet Frashër ( Imer) Syla ( 21) nga Hereçi i Gjakovës, ish - luftëtar i dalluar i UÇK-së.

    Frashër Syla u vra nga persona të afërt me të ashtuqujturën " polici lokale" ( nëse Ju kujtohen qenë formuar në bazë të marrëveshjes Rugova - Millosheviq) të Serbisë.

    Injorimi i Luftës dhe i pjestarëve të UÇK-së e të TMK-së, po cytet nga e njejta shtresë njerzish, të cilët e injoruan Luftën, që në fillim dhe ishin kundër saj gjatë gjithë kohës, një pjesë e të cilëve iu bashkua njësive paramilitare dhe militare të forcave serbe, të cilët luftuan me të gjitha mjetet kundër popullit të vet.
    Janë ata që vepruan përkrah forcave ushtarako - policore dhe paramilitare në masakren e Mejës dhe në masakrat e tjera anëkënd Kosovës.
    Janë ata që organizuan me dhjetëra prita kundër pjestarëve të UÇK-së gjatë luftës, në të cilën u vranë qindra ushtarë, me qëllim të shuarjes së luftës çlirimtare.
    Janë njerzit e Arkanit dhe Sheshelit të cilët i ndihmuan politikisht, ushtarakisht dhe financarisht.
    Kujtoni deklaraten e tre paguesve me paga nga Shqiperia të cilët janë në vuajtje të dënimit e që kishin deklaruar që kanë marrë një shumë prej 350 000 markave Gjermane...

    Janë njerzit e besueshëm të sherbimeve të mëhershme serbe, pra të besueshmit e UDB-së dhe të KOS-it.
    Janë njerzit e sherbimeve sekrete serbe që po tentojnë ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Këta janë ata që po tentojnë të sfidojnë ish - luftëtarët e UÇK-së dhe luftën e shenjtë që e bënë për liri e çlirim, dhe strukturën e TMK-së, si institucion më i rëndësishëm i shtetit...



    Nga strukturat e bandave të përmendura vritet edhe Xhemajl Buçolli, pjestarë i një familjeje të njohuar nga fshati Raushiq i Pejës, i cili ishte njëri që nuk ishte përzier kurrë në punë të dikujt tjetër. Në kohën e luftës radhitet në radhët e UÇK-së.

    Ai pas luftës i kthehet punës. Me djersë e mund, duke punuar panderprerë e fitonte kafshatën e gojës. Xhemajli u vra nga strukturat e mafias së organizuar të nëntokës së Pejës me rrethinë në bashkëpunim edhe me grupet mafioze që i sillnin nga Shqipëria si vrasës me pagesë me qëllim plaçkitjeje.

    Më 10 korrik 2000, në pikë të ditës Besnik ( Elez) Balaj nga Isniqi, në tavernën e lokalit hotelier " Deçani" vrau publikisht me armë automatike bashkëvendasin e vet Sadri Ahmetxhekajn, luftëtar i UÇK-së. Dëshmitarët tregojnë se pas vrasjes makabre, besniku bërtiste " e nxora gjakun e vëllait, e nxora gjakun e vëllait..."

    Lidhur me vrasjen e Sadri Ahmetgjekajt, të nesermën më 11.7.2000, zëdhënësi i Komandës Italiane të KFOR-it në Pejë, koloneli XH.S. i tha agjencisë ANSA se fill pas vrasjes është ndaluar shqiptari Besnik Balaj, i cili u dorëzua menjëherë policisë së Kombëve të Bashkuara. ( " KOSOVA SOT" e datës 12.07.2000).

    Por deklarimin e bërë një ditë pas vrasjes, zëdhënësi i KFOR-it e mohoi të nesërmen, duke thënë se nuk është zënë vrasësi, por është marrë në pyetje një anëtar tjetër i familjes Bala.

    Në rastin konkret përflitet se një deklarim i tillë është bërë me qëllim që Besnik Balaj, pas vrasjes makabre të kalonte në Shqipëri pa asnjë pengesë.

    Babai i vrasësit Besnik Balaj, gjatë luftës kishte punuar haptazi me policinë serbe. Ai kishte bërë dorëzimin ( njësoj sikurse një forumist që ka pohuar këtu që ka bë të njejtën gjë)e armëve te policia në Isniq dhe ishte caktuar kryepolic lokal i Serbisë, për bashkësinë Lokale të Isniqit, duke poseduar librezë përkatëse, revole, por edhe pushkë automatike që ia kishte dhënë policia serbe për të Luftuar kundër UÇK-së..



    Sulm i drejtuar edhe kundrejt foshnjave


    Nga të njejtat struktura të Lidhura me "Klanin E zemunit" - viktimë i së cilës mundet me qenë edhe Tahir Zemaj ( apo luftë me Marajn për pozicionin e njishit), do të goditet rëndë Idriz Balaj nga Gllareva e Klinës, emër i njohur në UÇK, si komandant i Njësisë " Shqiponjat e Zeza" në ZOD, i cili me punën dhe angazhimin e tij ishte dalluar edhe në TMK, një kohë edhe si zv/ komandant i batalionit Gardist në Zonën e Tretë të Mbrojtjes.

    Në mbrëmje të 20 janarit të vitit 2002, Idrizit i kishin montuar eksploziv para derës së hyrjes në shtëpinëe tij në Gjakovë, përderisa bashkë me gruan dhe djalin gjendeshin te një mik i tyre në qytet. Kur kthehen sapo i afrohen derës së hyrjes, aktivizohet eksplozivi dhe nga shpërthimi i fuqishëm plagoset rëndë Idriz balaj, e shoqja e tij T.... po ashtu pjestare e TMK-së, e cila aborton foshnjën dy muajshe, humbë njërën këmbë dhe merr plagë të rënda në gjithë trupin ( shpëton vetëm në saje të ndërhyrjes së mjekëve në BOndstill), ndersa djali i tyre S... ( 16 muajsh) pëson tronditje të brendshme.

    Ishte ky njeri ndër sulmet më makabre të kryera ndaj pjesëtarëve të TMK-së në Kosovën e Lirë, sulm i drejtuar edhe kundrejt foshnjave.

    Vlen të përmendet se kapotë e krimit të organizuar në disa raste atentatet i kishin pergatitur nëpërmjet eksplozivit me telekomandë, njësoj sikurse që janë pergatitur nga të njejta struktura bombat e fundit të krisura në Komunën e Gjilanit.

    Shumica e rasteve në fjalë nuk janë zbuluar as sot e kësaj dite, siç është edhe rasti i Idriz balajt dhe njerëzve të tjerë..


    Si u vra Avdi Mujaj - " Trimi" veprimtar i njohur i çështjes Kombëtare?


    Shërbimet sekrete serbe nëpërmjet bashkëpunëtorëve të vet në Kosovë, organizuan vrasjen e djemëve dhe luftëtarëve më të spikatur të UÇK-së. Një fat të tillë e pësoi edhe Avdi Mujaj nga Strellci i Deçanit.
    Kjo vrasje ishte edhe një dëshmi tjetër që tregon se Kosova ishte e pambrojtur nga Serbia.

    Avdi Mujaj, i njohur me nofkën e Luftës " Trimi", ishte anëtar i Këshillit të Lëvizjes Popullore të Kosovës ( LPK-së) në Arau të Zvicrës që nga vitit 1986, gjithnjë në detyrat më të vështira dhe në kohërat më të vështira. Në organizimin e qindra demonstratave, tubimeve e në veprimtari të ndryshme për Kosovën. Kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe në në mbarëvajtjen e punës në " Zërin e Kosovës", në shoqërinë kulturore " Luftëtarët e Lirisë", në Fondin e Luftës " Vendlindja Thërret", në sektorin për çështje praktike të kryesisë së LPK-së etj. duke u dalluar gjithnjë për punën e palodhshme dhe përkushtuese për liri e çlirim.


    Ai bëri gjithçka për rritjen dhe forcimin e UÇK-së. Dhe përseri iu duk pak. Rroku armët dhe hyri në Kosovë atëherë kur shumëkush largohej nga Kosova, dhe luftoi e qëndroi heroikisht deri në fund. ishte ai djaloshi me automatik në duar, që me disa të tjerë, në qoshe të një muri të lagjes, ishte filmuar nga largë nga një kamerman i EURO NJUSIT kështu që ajo pamje kish marrë dhenë; se Në Kosovë ka luftëtarë dhe se aty mbrohet Kosova dhe Luftohet për lirinë e saj. ishte maji i vitit 1998...


    Vrasja e Avdi Selim Mujes nga Strellci, para derës së shtëpisë dhe para syve të familjes dhe fëmijëve si dhe plagosja e tre kusherinjëve të tij, vëllezërve V... ( të njohur per ne.. i plagosur rëndë), F... dhe F....Mujaj, është vrasje e kryer në orët e vona të natës së 1 tetorit të vitit 2003, në oborrin e shtëpisë së Avdiut. Edhe kjo vrasje makabre, deri tani ka mbetur " enigmatike" me vrasës të " panjohur".


    Avdi Mujaj është sulmuar edhe njëherë tjetër në fundë të korrikut të vitit 1999, kur persona të panjohur i kishin ngritur pusi nga mali në rrugën baran - pejë. Dhjetëra plumbi kishin depërtuar në veturën e tij derisa po udhëtonte në drejtim të Pejës, por kishte mbijetuar...
    ... Përpjekje për vrasjen e tij kishte pasur edhe në Zvicër...


    Një krim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në Dushkajë të Gjakovës. Këtij krimi i dha mjaftë hapësirë edhe shtypi beogradas. Shtypi në fjalë disi e jep një sihariq për likuidimin e " terroristit" Sadik Zeneli.

    Si në rastin e vrasjes së Avdi Mujajt, si në atë të Sadik Zenelit, si në rastin e vrasjes së MUSA HOTIT në Belgjikë( ndihmesi i atentatorëve shqiptarë i njohur), caku ishte i njejtë: goditja e atdhetarëve( veteranë)që nga disa dekada të jetës së tyre ua kishin kushtuar përpjekjeve për lirinë e KOSOVËS


    Vrasjet e disa veprimtarëve të LDK-së


    Gjatë këtyre periudhave ndodhën edhe disa vrasje serike mbi veprimatrët e dalluar të LDK-së siç ishte vrasja e Haki Ymerit, ish - anëtar i degës së LDK-së në Skënderaj, e Shaban Manajt, anëtar i Kryesisë së KP të LDK-së në Istog, e kryetarit të Komunës së Klines Ismet Rracit, pastaj vrasja e deputetit të Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdarajt, Xhemajl Mustafës, këshilltar për informim i presidentit Rugova e deputetit të LDK-së, vrasje e Kosovë Zeqirajt dhe Albert Zeqirajt përkrahës të LDK-së në Istog...

    Këto vrasje dhe një varg vrasjesh tjera të kësaj natyre, duke pasur edhe motive të përafërta me to janë vrasje serike të përsëritura, vrasje me porosi nga një dorë vrastare, prapa të cilës qëndron hija mbështetëse e segmenteve të forcës, ligjit dhe politikës.

    Ë shtë shumë interesante të thuhet që të gjitha këto ekzekutime janë bërë në mënyrë identike; pra në hyrje të banesave të viktimave. Kur jemi te Xhemajl Mustafa kësaj radhe nuk do të flasim për këtë gjë ngaqë më herët fveq kemi shkruar sikurse që dihet që; ai është ekzekutuar nga personat e njejtë, të cilët kanë kryer urdhërat e " shefave", të cilët kanë qenë ngushtë të lidhur me " Klanin e Zemunit" dhe me disa nga njerzit kyq të Partis më të madhe në Kosovë...
    Gërshëtimi i këtyre interesave ka bërë që gjerë më tani këto vrasje të mbeten " të pa zbuluara" pra vrasje të ditura por " të pa ndriqura".



    VRASJA E DEPUTETIT SMAJL HAJDARAJ


    Shumë herë në këtë Forum është potencuar dhe shkruar se " kush e vrau deputetin Smajl Hajdarajn?" duke aluduar dhe bërë me gishtë nga njëra palë, sipas porosive të " padronëve" me qëllim njollosje të një kategorie të njerëzve të caktuar.
    Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj, para se të vritej, në faktë kishte pasur një varg kërcënimesh nga elementë revanshistë që nga viti 1998 duke e quajtur sabotator të UÇK-së, më pastaj duke e shantazhuar në punë sa ishte drejtor i Distribucionit të Elektro Kosovës në Pejë.
    Disa herë kishte pas konflikt të hapur me qarqe të ndryshme brenda LDK-së, për ç'gjë vetëm pak kohë para se të vritej, e kishte njoftuar detajisht me shkrim Kryetarin Rugova

    Një problem të hapur e kishte pASUR ME ATË KLAN edhe gjatë luftës. Të tillët edhe pas luftës patën konflikt të hapur me Smajl Hajdarajn, madje nuk e lanë as t'i afrohej kryetarit Rugova në tubimin elektoral në Pejë gjatë fushatës së zgjedhjeve presedinciale.

    Në një rast tjetër, z. Hajdaraj, ishte kërcënuar me vrasje nga disa pjesëtarë të këtyre strukturave, pasi nuk i kishte lënë të hyjnë mbrenda në Objektin e Komunës në Pejë, ditën kur u bë hapja e Zyrës Flamane në Pejë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari Rugova.
    Ngjarja e fundit kishte ndodhur vetëm disa ditë para vrasjes së deputetit.
    Deputeti Hajdaraj në një mbledhje të kryesisë së LDK-së dhe të deputetëve të LDK-së, kishte deklaruar se" nëse shkoni me " POVRATAKUN" unë do të dal publikisht kundër". Ai nuk vuante nga paragjykimet. Andaj vrasja e tij ishte një vrasje nëpërmjet së cilës mendohej të goditej unifikimi i faktorëve shqiptarë në diasporë por edhe në Kosovë.
    Realiteti objektiv që duhet të jetë është - fajtorët në burgë.

    Smalj Hajdaraj u vra më 17 janar 2002, ditën kur njëzet vjet më parë u vranë edhe Vëllezrit Gërvalla dhe Kadri zeka. U vra në hyrje të banesës së tij ( njësoj sikurse Xhemail Mustafa, Ismet Rraci...) në " lagjen Fidanishtja" të Pejës, me pistoletë, nga dy persona, të cilët analistët i cilësuan si " vrasës me porosi"..

    Smajl Hajdaraj ishte aktivist i çështjes Kombëtare dhe njëri ndër organizatorët e UÇK-së në Rugovë. Ditën e varrimit para mijëra të pranishmëve, zyrtarë të lartë të Kosovës, parlamentit dhe të partisë por edhe të UNMIK-ut lexuan telegrame dhe jetëshkrime mbi veprimtarinë e bujshme politike - ushtarake të deputetit Hajdaraj. Ata u zotuan se nuk do të shkon larg dita kur para drejtësisë do të gjenden ata që ngrehën gishtin e krimit dhe e bënë këtë vrasje mizore.

    Mirëpo, me sa u pa, që nga ajo kohë e gjer më sot premtimet mbetën boshe dhe dhimbja për Smajl Hajdarajn i mbeti Familjes dhe farefisit. Nga të gjithë folësit në këtë tubim mortor, vrasja e tij u cilësua vrasje me paramendim kurse për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit ishte zotuar edhe policia e UNMIK-ut.



    Vlerësimet paraprake të shtypit të verdhë


    Pra, elementet të lidhura ngushtë me disa nga krerët e Partis më të madhe dhe në bashkëveprim me " Klanin e Zemunit" kontrollonin edhe një pjesë të shtypit. Në vlerësimet e shtypit që mbështetnin vijën partiake, vrasja e Smajl Hajdarajt( ani pse ai veq pak ditë më parë me shkrim e kishte njohtuar presidentit Rugova për kërcënimet) u klasifikua si vrasje nga kriminelë të vijës së majtë politike" në Kosovë vijë kjo që realisht nuk ekzistonte por ishte paragjykuar nga propaganda e disa gazetarëve ( pjesëtar të klanit) të cilët i klasifikonin strukturat të ish - UÇK-së dhe luftëtarët tjerë të lirisë me sofizma të tilla si " marksistë - leninistë"," enveristë",, " nanoistë", " stalinistë", " për " dhunën politike" etj... që kishte qëllimin e caktuar dhe domethanjen e vet të madhe - hedhjen në tabor të armikut të të gjithë atyre që ishin përpjekur për çështjen kombëtare dhe lirinë e vendit, për t'i dhënë vetës hapësirë për tu veshur me petkun e patriotizmit.

    Sofizma të tillë u ka ra të dëgjoni dhe të lexoni po ashtu nga një pjesë e disa forumistëve, me porosi dhe qëllim të caktuar, për të mjeguluar sa më shumë ngaqë " ujku gjuan më së miri kur ka mjegull"..

    Për këtë gjë, një forumist i " Folesë së Qyqeve" vet e pranon që ka bë gabim, ngaqë ai ka shkruar, jo si ka menduar por se si ia kanë servirur të tjerët...
    ( Duke mos e zbuluar nofken vetëm po ju sjellë një arsyetim të tij dërguan nëpërmjet mesazhit privat duke dashur të shfajësoj vetveten...

    FORUMISTI X ( i njohur për mua)
    ( As nuk me njef e as nuk te njof.
    Per ate Florimin as qe e kam dite kush eshte e çka eshte dhe ka qene gaf i imi qe e kam qite me propozimin e nje shoku. Por ishte gabimi im qe une nuk i thashe atij qite vete e pse ma nep mua. )
    Tung.



    Paraqitjet e tilla në Kosovë dhe jashtë Kosove, ( me direktiva nga " shefat" dhe nga "Klani i zemunit") Ishin edhe një kurth për ta ngjallur dhe thelluar LUFTËN VLLAVRASËSE NDËRMJET VETI, NË MËNYRË QË ELEMENTË TË CAKTUAR TË SHOQËRISË TË PËRFITOJNË NGA FATKEQËSITË E TË TJERËVE

    Fatkeqësisht, pas çdo akti, janë gjetur persona apo " gazetarë të pavarur" dhe të " varur" të cilët me qëllim apo pa të, me paragjykimet e tyre kanë mjegulluar gjendjen dhe kanë thelluar hendekun e ndarjes mes forcave politike, gjë që gjithnjë u përcoll me rrezikun permanent të inicimit të përshkallzimit të situatës në shkallë më të gjerë...

    **********************


    Vrasja e deputetit Hajdari kishte ndodhur në prag të marrëveshjës paraprake ndërmjet udhëheqësve politikë të Kosovës për krijimin e institucioneve të Kosovës.

    Në këtë mes " dikush" sipas asaj që deklaron bashkëshortja e Smajlit -Kimetja, u kishte thënë dhe i kishin bindur familjarët e Smajl Hajdarajt që të mos e lejonin TMK-ën të marrë pjesë na varrimin e tij.

    Ky hap, në bashkëveprim gjithnjë të klaneve që kishin edhe përkrahjen e disa nga udhëheqësit e Partis më të madhe dhe sipas kërkesave të furnizuesve me mjete materiale, që e bënte " Klani i Zemunit" ia arritën që të hapin dhe të bëjnë një thellim hendeku ndërshqiptarë, sesoe një strukturë njerëzish punonin për shuarjen e TMK-së, përkatsisht spastrimin e saj nga elementi UÇK-ë dhe shëndrrimin në një strukturë tjetër pro serbe ( si FARKU bie fjala).

    Prandaj mos lejimi i pjesmarrjes sëTMK-së në varrimin e deputetit Hajdaraj, bëri që familja e tij të bie pre e kurtheve të shtresave të caktuara, të cilat emrin e tij dhe të njerëzve tjerë të ndershëm e përdorën për t'u ngjitur shkallëve të karrierës.

    Mu ata gjithnjë në bashkëveprim me " Klanin E Zemunit" ( e dihet që kriminelët nuk njohin as fe e as Atdhe) këtë vrasje do ta cilësojnë si " Vrasje politike" e kryer nga ana e ish - pjesëtarëve të UÇK-së ende pa u zbardhur motivet e vrasjes, qëllimi, as arsyeja.

    Ata paragjykonin dhe mu këto paragjykime shkaktuan huti dhe ngatërrim ngjarjesh në opinionin e gjerë. Ata i lanë që sa kohë vrasjet të pazbuluara sepse ishte në dorën e tyre aq më parë që kishin deklaruar në shtypë se i dinë vrasësit.

    E nëse i dijnë se cilët janë shtrohet pyetja: se përse këtë gjë se kanë bërë deri më tani, pra denoncimin e tyre?

    Përgjigja është e thjeshtë: ngaqë vrasësit gjendeshin në mesin e tyre!
    Shumë nga vrasjet e aktivistëve të LDK-së u kanalizuan se janë organizuar nga " terrori i kuq" për rritjen e objektivave politike nëpërmjet dhunës. Në një mënyrë, kjo është shkala e parë e njohjes apo e dezinformimit për ta mbuluar krimin, që në gjuhën e ¨shkencës quhet " ASANIM". Në një editorial të kohës në të përditshmën " BOTA SOT" ( Gazetë që finacohej nga vet " Klani i Zemunit") shkruhej se vrasja e martirit të Kosovës dhe të kombit shqiptarë Smajl hajdaraj është bërë me urdhrin e dhënë nga të njejtit urdhërdhënës si dhe për vrasjet e tjera...



    Kush po e saboton zbardhjen e vrasjeve?


    Nga mafia politike proserbe dhe nga disa shkrues të shtypit të verdhë, urdhërdhënësit janë treguar me gisht, me emër dhe mbiemër, me adresë. meqënëse kriminelet dihen me emër dhe mbiemër, atëherë faji është te gjyqësia, te policia që nuk i arreston kryesit e veprave. Dikush po e saboton zbardhjen e vrasjeve që janë kanalizuar si vrasje politike...

    Edhe vrasja e njeriut të lidhur mishërisht me serbët Ahmet Krasniqit, nga qarqe të caktuara është munduar të shfrytezohet që në mesin e shqiptarëve të nxitej vlla-vrasja aq më parë që dihet; që Ai Ahmet Krasniqi iashte i rrethuar me njerëz të cilët më parë ishin direkt të lidhur me sherbimin sekret serbë.
    Tashti familja Krasniqi s'ka nevojë të ndjejë veten keq ngaqë siç thotë populli " s'ka mal ma derr të egër", Ahmet Krasniqi ishte njëri nga ata që u kishte sherbyer serbëve me besnikëri. Formimi i një të ashtuqujture ushtri ( FARKU) e kishte për qëllim një farë lloj ballancimi të forcave në mesin e shqiptarëve, diçka e ngjashme si ajo Ushtria e Fikret Abdiqit në Bosnjë...]/b]
    Kështu që edhe pse sot e kësaj dite kërkohet të dihet se si dhe nga kush u vra ky njeri, kjo gjë heshtet.

    Ahmet Krasniqin e vrau mafiA SHQIPTARE e lidhur ngushtë me Klanin e Zemunit të cilët operonin në disa pjesë të Shqiperisë, me qëllim dobësimi të UÇK-së. Aso kohe flitej që atij i janë dorezuar, 25 miljon marka gjermane dhe pikerisht ngaqë ishte i rrethuar, me njerëz si Tahir Zemaj, kjo edhe është arsyeja e vrasjes së dhëndërit serbë!

    Fazli Berisha oficer i APJ-së në Gospiq së bashku me Ahmet Krasniqin dhe njeri nga ata që kishte qenë gjatë me të, pra edhe në Shqiperi, po të intervistohet mund të thotë diçka më shumë... Gjendet në Gjermani...



    Ti kthehemi sërish Smajl Hajdarajt


    Sidoqoftë deklaratat e familjes së SMAJL HAJDARAJT, gjegjësisht të shoqes së tij, Kumrijes, e cila në disa intervista ka deklaruar se e ka parë vrasësin i cili ishte një njeri me kaçketë ( njësoj si në dy vrasjet e tjera të Xhemail Mustafës,Ismet Rracit, Shefki Popovës...) se atë e ka pritur një person tjetër, më tutje, me të cilin janë bashkuar më largë; se ata kanë pasur makinë " ASKONA" me ngjyrë të kuqe ( është interesante se të gjitha makinat kanë ngjyrë të kuqe... Edhe gjatë vrasjes së Enver Haradinajt u tha se makina kishte ngjyren e kuqe...); se familja e Smajlit por edhe vet Smajl hajdaraj gjithmonë ju ka frikësuar hyrjes së banesës...

    Shtrohet pyetja pse? Nga kush? Çfarë kishte shkruar Smajl Hajdaraj në atë letrën me të cilën iu kishte drejtuar kryetarit Rugova dhe treguar se cilët janë personat që po e kërcenojnë!

    Ndërsa ekspertët e policisë kanë deklaruar se në vendin e ngjarjes kanë qenë dy lloj fishekësh. Kjo vërteton se kanë qenë dy persona. familja e deputetit hajdaraj kanë cekur në opinion se kishin pasur edhe dy telefonata anonime para se të vritej Smajli.

    Kurse vëllai i Smajlit Ademi, në vargun e kërcënimeve dhe presioneve që ka pasur, kishte cekur një problem të Smajlit, në një Manifestim në Loxhë, ku siaps tij, dy pjestarë të " TMK-së" ( grupit paramilitar që më vonë kishin dalë me uniforma të kaltra në varrimin e Tahir Zemës) e paskan kërcënuar dhe pastaj kishin dalë të njofshëm me Smajlin dhe shi për këtë i kishin dhënë një Ftesë në " KULLAT e BARDHA", siç i quan ai, i vëllai i Smajlit Ademi pra, ku deputeti Smajl Hajdaraj nuk kishte shkuar.

    Njerëz të shumtë të strukturave të caktuara, u deklaruan nëpërmjet shtypit por edhe kafeneve, ndejave edhe tubimeve si i dinë vrasësit e Smajl hajdarajt, por ata vrasjen e tij e përdornin për marketing politik ( ngaqë vet e kishin vrarë) askush prej tyre nuk shkoi në polici për të dëshmuar.

    Smajl Hajdaraj ishte njeri i ndershëm, ish - epror i UÇK-së, i biri i ARI REKUT të Rugovës, i dënuar për çështje politike me shumë vite burgim në burgun e Golli Otokut. Ishte deputet i LDK-së, i cili i takonte grupit që brenda partisë së tij cilësohej si " më nacionalist", i cili kurdoherë asistoi në aspektin pozitiv të bashkëqeverisjes së Kosovës. Duket se kjo politikë nuk u shkonte përshtati disa rrymave, gjë që po shihet edhe sot.



    Pse asnjë vrasje nuk është ndriçuar deri në fundë?! -



    Sepse zakonisht është penguar që të ndriqohet sapo rrugët hetimore çonin në dyert e atyre që përfitonin politikisht nga këto vrasje, Disa sish bëhen sikur nuk dinë gjë. Por, dielli me shoshë nuk mbulohet, thotë një fjalë e urtë popullore. Ata që përpiqen të përfitojnë nga vrasjet dhe t'i komprometojnë kundërshtarët me ato vrasje, kudo në botë, zakonisht janë sponzoret e tyre, janë porositësit e tyre.
    Dikush ( kushdo qoftë), po mendon se tërë jetën mund ta fshehë fytyrën e tij.
    Kjo po ndodhë edhe me disa politikanë, të cilët sado që po shtiren dhe fshihen prapa akuzave, e dinë se çka i pret pasjmang
    Kosovell vetem tek rasti i ketyre Elshani.Te lutem nese poston diqka postoje te teren jo vetem ato qe ty te pelqejne.p.sh. Pse nuk e poston aktin kur ky i ashtuquajturi Adem Elshani ka bere prit nje familjeje ne vendin e quajtur Rosuja(afer Ozdrimit) ku ne veturen ku ky ka shtene ka pasur edhe grua shtatzene.Vrasja e ketyre qe ti i cek ketu ,si e vllaut te Ademit ashtu edhe babait te tij kane qene vetem shkak hakmarrjeje per ate sulm qe ky e ka bere ndaj asaj veture e jo ndonje strukture te organizuar te ndonje sherbimi.E vertete qe jane paguar dorasit,por vellau dhe babai i Ademit kane vdek pikerisht me fajin e ketij te fundit d.m.th.Ademit

  10. #340
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Serbia pretendon ta bartë krizën e

    brendshme në Kosovë

    · Elementi serb në Kosovë është i armatosur dhe i padëgjueshëm ndaj institucioneve të Kosovës, të cilat nuk i njeh si të vetat. Ata po e nxisin urrejtjen nacionale, fetare dhe ndëretnike duke mos lënë hapësirë për tolerancë dhe mirëkuptim. Veprimet e tilla e sfidojnë padyshim në një masë edhe EULEX-in, si autoritet që në letër e ka përkrahjen serbe, por jo edhe në terren.



    Shkruan: Faton Mehmetaj - Prishtinë, 11. 01. 2009

    ________________________



    Të gjithë e dimë se pas normës juridike qëndron shteti, e kjo Kosovës i ka munguar qe sa kohë. Ka gati dhjetë vjet që Mitrovica përballet pothuajse me të njëjtat probleme. Madje, gjatë shkurtit të vitit 2000, serbë të organizuar e të armatosur vranë 13 civilë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmijë dhe plagosën 60 të tjerë. Pas kësaj, persona të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur dëbuan me dhunë mbi 11 mijë shqiptarë nga pjesa veriore e Mitrovicës. Dëshmitarët okularë, viktimat e kësaj fushate terrorizuese të spastrimit etnik kanë dhënë dëshmitë e tyre për udhëheqësit dhe kryesit e këtyre krimeve, por askush nuk është marrë me rastin. Dosja paska humbur diku!

    Që nga ajo kohë dhuna atje vazhdon me intensitet herë më të vogël e herë më të madh. Ditë më parë, organet paralele serbe në veri të vendit, kanë bërë regjistrimin e popullatës shqiptare, gjë që ka sjellë shqetësime shtesë për banorët e kësaj pjese, sepse dihet se çfarë ka pasuar pas regjistrimeve të tilla si gjatë luftës si pas saj. Pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar as gjatë qeverisë Rexhepi, as asaj Haradinaj, Kosumi e Çeku, e as gjatë qeverisë aktuale Thaçi. Me theks të veçantë banorëve shqiptarë të kësaj pjese u ka munguar mbështetja dhe përkrahja në të gjitha aspektet. Disi gjatë të gjitha këtyre qeverive është bërë amortizimi i problemit tejet serioz të Mitrovicës. Ka munguar dhe mungon angazhimi, përgjegjësia institucionale dhe zbatimi i parimeve të ligjshmërisë.

    Deshëm apo jo, njerëzit nuk janë të barabartë para ligjit, ata po kategorizohen. Shqiptarët në rajonin e Mitrovicës nuk janë të barabartë me pakicën serbe atje, nuk janë të barabartë as me pakicat serbe nëpër enklava. Kanë kaluar dhjetë muaj qysh kur janë suspenduar me pagesë mbi 325 policë serbë të SHPK-së, të cilët me urdhër të Beogradit e kishin bojkotuar punën, në shenjë proteste pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ata pos pagave që i marrin si të suspenduar me pagesë, marrin paga edhe nga Serbia si kundërshtarë të sistemit të Kosovës (marrin paga që i kanë zbatuar qëndrimet zyrtare të Serbisë). Lidhur me këtë, zyrtarët thonë se ky është rast politik! Secili pajtohet me këtë, por çdo tolerancë duhet të ketë kufi. Ka mjaft alternativa nëse ka vullnet të mirë për ta rregulluar këtë çështje.

    Beogradi zyrtar ka krijuar strategji të ndryshme për të shantazhuar situatën në Kosovë, të cilat po i zbaton nëpërmjet të ashtuquajturës “Ministri për Kosovë e Metohi” e cila, sipas tyre, është e zhvendosur në Kosovë, përkatësisht në pjesën veriore të Mitrovicës.

    Edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjatë gjithë vitit 2008, Serbia ka investuar në Kosovë, pa pyetur askënd as pa i dhënë askujt llogari. Problemet janë shtuar veçanërisht pas konstituimit të të ashtuquajturit “Parlament të Serbëve të Kosovës”, sepse ata po bëjnë përpjekje për ta funksionalizuar atë jo vetëm në Mitrovicë por edhe në tërë Kosovën. Si produkt i këtij Kuvendi kanë dalë edhe kuvendet komunale paralele në komunat ku serbët janë shumicë. Emrat e strukturave paralele të krijuara janë pothuajse të njëjta. Diçka ngjashëm me formimin e kuvendeve komunale serbe në Kosovë, kishte ndodhur edhe në Kroaci dhe Bosnjë gjatë vitit 1990-1991. Kuvendi i Bashkësisë së Komunave fillimisht u krijua së pari në Kroaci dhe më pas në Bosnjë. Më pas këto institucione përfshinë edhe struktura tjera të cilat u bënë instrument për marrjen e pushtetit, spastrim etnik të joserbëve dhe konsolidimin e republikave serbe në çdo vend. Tek ne rrjedhat e ngjarjeve janë pak më ndryshe, por nuk janë edhe aq larg atyre skenarëve.

    Në parim nuk ka shtet multietnik, por ka shoqëri multietnike. Serbët po tentojnë ta imponojnë dhunshëm edhe këtë nocion. Hapja e postës së Serbisë në Graçanicë, hyrja e trenit serb në Kosovë pa lejen e askujt, pastaj incidentet që u shkaktuan nga grupet guerile serbe që veprojnë në Mitrovicë dhe në enklavat serbe në përgjithësi në prag të Vitit të Ri 2009 dhe në fillim të vitit, ku u plagosën me armë zjarri së paku dy shqiptarë kurse dhjetëra të tjerë u lënduan me mjete tjera, paraqesin skenarët serbë për destabilizimin e vendit nëpërmjet akteve të dhunës sistematike, e cila po vazhdon pandërprerë gjatë viteve të pasluftës. Këto akte kriminale paraqesin një cikël të provokimeve të hapëta që faktikisht nxisin tensione të reja etnike të cilat mund ta përshkallëzojnë dhunën në këtë kohë deri në konflikt të haptë.

    Këtë e ilustron edhe fakti i dy incidenteve të ndara që ndodhën në mbrëmjen e 2 janarit në veri të Mitrovicës. Njëri shpërthim kishte ndodhur para kafiterisë “Viva”, ku nga shpërthimi u shkatërruan së paku tetë vetura civile, të cilat ishin të parkuara në afërsi të lokalit, por pa dëme në njerëz. Në rastin tjetër, një grup personash të nacionalitetit serb rreth mesnatës, në Lagjen e Boshnjakëve ua kanë vënë zjarrin disa lokaleve të shqiptarëve.

    Derisa zjarrfikësit po intervenonin për shuarjen e zjarrit, pati një shpërthim tjetër, me ç’rast u lënduan gjashtë zjarrfikës të nacionalitetit serb. Lidhur me këtë, kryetari i Lagjes së Boshnjakëve, Adem Mripa, ka rrëfyer për media se bomba në drejtim të zjarrfikësve është hedhur nga një grup serbësh, në shenjë hakmarrjeje pse ata kanë filluar ta shuajnë zjarrin. Me atë rast është sulmuar edhe ekipi i një televizioni të Beogradit. Mripa po ashtu ka thënë se vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit ai personalisht është sulmuar shtatë herë nga serbët. Edhe Rada Trajkoviq, i ka deklaruar agjencisë së lajmeve të Beogradit “FoNet” se serbët janë përgjegjës për incidentet e fundit në veri. Ajo ka thënë se “serbët e kanë hedhur bombën mbi zjarrfikësit dhe serbët e kanë sulmuar ekipin e televizionit “Most”, e kanë lënduar gazetaren dhe janë orvatur që duke e asgjësuar kamerën, ta shkatërrojnë materialin e filmuar mbi ngjarjet atë natë”.

    Formacionet paraushtarake dhe ushtarake, ato të BIA-s dhe të policisë serbe me veprim në Mitrovicë, janë në koordinim dhe të cytura nga Qeveria e Serbisë. Veprimet e tyre nuk po pengohen nga strukturat kompetente për sigurinë në vend. Strukturat në fjalë nuk kanë pengesa serioze as nga bashkësia ndërkombëtare. Edhe në rastin kur u shkatërruan pikat doganore në veri (Porta 1 dhe 31), më 19 shkurt të vitit të kaluar dhe trazirat e 17 marsit, kur pos dhjetëra të plagosurve serbët vranë edhe një polic ndërkombëtar të UNMIK-ut nga Ukraina, mu në prag të këtyre rasteve Kosovën e kanë vizituar udhëheqës të lartë të Serbisë, të cilët drejtpërdrejt kanë bërë trysni tek pakica serbe dhe vartësit e tyre për destabilizimin e Kosovës.

    Sikurse edhe në rastet e fundit që i ashtuquajturi ministër serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, kishte ardhur sërish në Kosovë vetëm dy ditë pas incidentit ku u lënduan gjashtë zjarrfikësit serbë, vetëm disa ditë pasi kishte përuruar postën e Serbisë në Graçanicë. Duhet theksuar këtu se përfaqësuesi i KFOR-it për rajonin e Mitrovicës, Micheal Jakovljev, dhe komandanti i Policisë së EULEX-it, Riahner Kun, nuk janë lejuar që të futen në spitalin që gjendet në veri për t’i vizituar gjashtë të plagosurit serbë. Ata janë cilësuar “persona të padëshiruar” nga zyrtarët e spitalit, të cilët i kanë kthyer mbrapsht këta dy zyrtarë të lartë të bashkësisë ndërkombëtare.

    Po shihet qartë se kush po i nxit serbët dhe po i stimulon për akte të tilla. Në anën tjetër, tolerimet në pafundësi nga ana e bashkësisë ndërkombëtare ndaj sulmeve të organizuara serbe, e mbajnë të hapur opsionin e ndarjes së Kosovës. Edhe ashtu ky problem pothuajse është bërë realitet nga ekstremistët serbë, më herët “Rojat e Urës” e organizata tjera, të cilat e kanë dëbuar dhunshëm popullsinë shqiptare nga veriu i vendit. Këtë situatë alarmante e bëjnë edhe më diskutabile paralajmërimet për fillimin e bisedimeve të reja mes Kosovës dhe Beogradit për “çështje teknike” apo edhe “statutare”, që si të tilla deshëm apo jo, e kthejnë prapa Kosovën, duke ua humbur imunitetin resurseve politike, të cilat edhe ashtu janë të brishta dhe si të tilla e shtyjnë vendin në krizë institucionale.

    Vitin e kaluar zyrtarët komunalë të Mitrovicës, u kishin bërë kërkesë zyrtarëve të Komandës së Policisë në Mitrovicë për heqjen e pllakës me mbishkrimin “Republika e Serbisë, Kuvendi Komunal Mitrovica e Kosovës”, që ishte vendosur nga strukturat paralele në një ndërtesë në Lagjen e Boshnjakëve, por pa sukses. Po ashtu qe refuzuar edhe ankesa e qytetarëve shqiptarë për ndalimin e punëve në një ndërtesë shumëkatëshe që po ndërtohej në Lagjen e Doktorëve nga serbët, në kohën kur shqiptarëve nuk iu kishte lejuar ndërtimi i shtëpive të djegura e të shkatërruara edhe pse ishte pjesë e banuar me shumicë shqiptare. Aktet e tilla ndalohen edhe me Rezolutën 1244 të OKB-së por edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Provokimet nga strukturat paramilitare dhe grupet ilegale serbe që veprojnë në Kosovë po shkaktojnë incidente të vazhdueshme edhe në fillim të këtij viti. Elementi serb në Kosovë është i armatosur dhe i padëgjueshëm ndaj institucioneve të Kosovës, të cilat nuk i njeh si të vetat. Ata po e nxisin urrejtjen nacionale, fetare dhe ndëretnike duke mos lënë hapësirë për tolerancë dhe mirëkuptim. Veprimet e tilla e sfidojnë padyshim në një masë edhe EULEX-in, si autoritet që në letër e ka përkrahjen serbe, por jo edhe në terren.

    Këtu duhet pasur parasysh se gjatë tre-katër muajve të fundit, njësitë e të ashtuquajturës “Mbrojtje territoriale” të Serbisë, në mënyrë të organizuar disa herë u kanë shpërndarë armë serbëve nëpër enklava. Në rastin tonë jotoleranca vjen nga pakica serbe e jo nga shumica shqiptare. Ndoshta kjo vjen edhe si pasojë e një krize të brendshme (ekonomike e politike) që e ka përfshirë Serbinë. Këtë krizë Serbia po tenton ta zbarkojë në Kosovë, duke nxitur elementë të caktuar të pakicës serbe për të kryer akte dhune brenda në Kosovë.

    Qeveria serbe në kuadër të këtyre aktiviteteve ka ndërmarrë një valë dhune edhe në Kosovën Lindore, me qëllim të frikësimit dhe dëbimit masiv të popullatës shqiptare nga ajo pjesë. Ditë më parë arrestoi dhjetë shqiptarë, të akuzuar kinse për krime lufte, akt ky që tregon qartë se serbët nuk janë për tolerancë as bashkëjetesë me shqiptarët, dhe se nuk kanë bërë fare ndryshim kursi nga kursi i politikës serbomadhe të Millosheviqit.

    Këto që u thanë më lartë janë disa nga treguesit e qartë që tregojnë se qetësia dhe stabiliteti politik do të mungojë edhe në të ardhmen dhe se me vështirësi do të mund të menaxhohen krizat. Në vorbullën e problemeve që sillen në Kosovë tash sa mot janë edhe propozimet e herëpashershme për ndarjen e Mitrovicës dhe ndarjen e Kosovës përgjithësisht mbi baza etnike, gjë që e bën gjendjen e sigurisë dhe të ardhmen të pasigurt. Mbajtja e qytetit të Mitrovicës të ndarë në dy pjesë, sikurse edhe e pjesës tjetër të veriut të Kosovës, ku është bërë edhe grumbullimi i forcave paramilitare, ushtarake e policore serbe, ka bërë që në vend të ketë një pasiguri që ka ardhur duke u rritur gradualisht pas shpalljes së pavarësisë.

    Këto plane në një mënyrë i paralizojnë nismat apo idetë e ndonjë grupi serb në Beograd apo në Kosovë që të ecin përpara me një bashkëpunim konstruktiv për të mirën e tyre. Pengesat që të mos shkohet kah aspekti i përparimit dhe integrimit të pakicës serbe në Kosovë janë të mëdha. Në vijim të këtij qëndrimi të artikuluar qartë, Moska dhe Beogradi i kanë harmonizuar veprimet e tyre për ta ndërlikuar dhe pamundësuar sa më shumë që të jetë e mundur punën e mekanizmave vendorë e ndërkombëtarë në Kosovë. Në këtë kontest edhe më tutje nuk po i hapet rrugë EULEX-it për veprim dhe shtrirje gjithëpërfshirëse.

    Këto ditë pushteti paralel në veri të Mitrovicës formoi “Shtabin e Krizës”. Ky shtab do t’i sigurojë të gjitha pajisjet e qytetit, ka deklaruar i ashtuquajturi kryetar i komunës së Mitrovicës, Nenad Topalloviq. Në anën tjetër, banorët shqiptarë në veri janë detyruar të vetorganizohen dhe bëjnë roje gjatë natës, sepse turmat serbe gjatë incidenteve në fjalë kanë qenë të armatosura dhe se pjesëtarët e KFOR-it dhe të EULEX-it, sipas dëshmitarëve okularë, janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Dikush duhet t’i mbrojë këta qytetarë. Lidhur me këtë, OJQ “Bregu i Veriut” kërkon nga institucionet e vendit që të merret nën kontroll i tërë territori i Kosovës. Tolerimet deri në pakufi e kanë shndërruar Kosovën në një laborator ndërkombëtar, ngase Serbia edhe më tutje po i ruan dhe kultivon recidivat e mëhershme të armiqësive. Dihet se faktori shqiptar nuk dëshiron të jetë pjesë e krizës, por duhet të inkuadrohet në ndërtimin e strategjive të reja për të dalë nga kjo vorbull krizash të brendshme dhe të jashtme të cilat edhe ashtu po reflektohen në spektrin e krizave të mëdha botërore.

Faqja 34 prej 98 FillimFillim ... 2432333435364484 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •