Close
Faqja 31 prej 98 FillimFillim ... 2129303132334181 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 979
  1. #301
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    “Ti duhet ta jetosh rininë tënde”
    Edmond Hoxha ishte junikasi që kishte ndër mend të krijonte përmasat e reja të traditës së tij familjare apo të Kosovës. Duke qenë se në moshën gjashtë vjeçare, kur ishte ende fëmijë, kishte parë prangimin e burgosjen e të vëllait të tij të madh, Xhavitit, duke qenë se nga kjo kishte parë se kishte pasur dhimbje, por nuk kishte pasur thyerje, ai kishte vendosur të bëhej shtyllë e mosthyerjes, sado e dhimbshme të kishte qenë kjo dhe sado e mundimshme të kishte qenë rruga.
    Edmondi ishte studenti mes dëshirës për t’u bërë ushtarak dhe njeri i shkencave politike. I riu që kishte zgjedhur të bënte një jetë ndryshe e megjithatë tepër rinore (mjafton të kujtojmë se në varrin e tij është vendosur edhe një kurorë në emër të një vajze). Ndoshta më shumë se gjithçka ai do të niste një rrugë që njerëzit e tij e kishin hapur, me gjithë dhimbjen që kishte mbartur ajo, me gjithë gjakimin që kishin përjetuar e do të përjetonin.
    Duke qenë më i vogli nga fëmijët, djali i pas shtatë motrave, ai do të ishte krejt natyrshëm thelbi i zemrës së tyre, dritëzim nga jeta e prindërve të tij. E, megjithatë, kjo nuk e bëri atë, dhe mendoj se nuk kishte se si ta bënte, një djalë të ri, por të plakur, që në moshën njëzet vjeçare, pra një djalë plak njëzet vjeçar. Në të kundërtën, e gjithë ajo që kishte lidhje me përkujdesjen ndaj Edit, me thelbëzimin e zemrës së motrave dhe dritësimin e prindërve, ishte e lidhur me Kosovën. Asnjëherë në kullën e Junikut dhe përgjithësisht në kullat dukagjinase, dita e zakonshme e secilës stinë nuk ka qenë e shkëputur nga Kosova.
    Edmond Hoxha, që në fillesën e lëvizjes klandestine do të merrte përsipër pseudonimin “Shpati”. Herë pas here, si për t’u mësuar me emrin e tij të ri, ai e shkruante atë në faqe të ndryshme fletoresh, si për
    të dëshmuar se tash e tutje, jeta e tij, më tepër se t’i takonte Edmondit, do i takonte “Shpatit”. Thyerja e natës së 31 janarit dëshmoi se kjo nuk kishte qenë e rastësishme.
    Në një bllok të vogël shënimesh, me një shkrim jo të bukur, por qartësisht të lexueshëm, ai ka shkruar të gjitha ditët e muajit janar 1997, deri tek 30 janari. Nuk e di pse e ka bërë këtë. Nuk e di as përse nuk e ka shkruar 31 janarin. Por, pas shënimit të ditës së 30 janarit, ka shkruar, duke e nënvizuar se “një popull që fle, është i destinuar të vdesë”. Shpati. Në germat e fjalës “Shpati”ka shumë mbivizime, si për të dashur të theksonte se edhe ai ishte aty. Si duket, ai e ka shkruar disa herë emrin e dytë të tij, si për të dashur të thotë se nuk duhet të flemë. Dhe ka shtuar, me po të njëjtin shkrim, “hapni sytë, se boll kemi fjet”.
    Edmondi është studenti apo i riu tipik që, ndërsa respekton ndejat e zakonshme apo të veçanta të njerëzve, sidomos të miqve të të vëllait, i lejon vetes të drejtën e vëzhgimit, të bëjë përcaktime, të ketë një prirje ndaj atyre që, më shumë se sa të flasin, kanë një fillesë veprimi konkret, dhe ndoshta kjo është pikërisht shtysa e parë e tij drejt Xhavit Halitit, Luan Haradinajt apo Azem Sylës. Ai i dëgjon më vëmendje fjalët e miqve të shtëpisë së tij, pavarësisht nëse ajo është në kullën e Junikut apo diku pranë qytetit të Durrësit, nuk u nëpërkëmb mikpritjen dhe dinjitetin, por, jo rastësisht, i thotë nënës së tij se “Xhavit Haliti nuk është kot në Shqipëri, ai po merret me punë të rëndësishme”– si për të dashur të qetësojë atë, por edhe të ketë fillesë të re në rrugëtimin e jetës së tij. Do të jetë disi e papritur për familjarët e tij miqësia e Edit me disa nga ata që do të bënin emër në lëvizjen ilegale, megjithatë, kishte ardhur një kohë kur gjërat po shndërroheshin marramendshëm shpejt dhe, natyrshëm, ai donte të ishte pjesë e saj.
    Portreti: Edmond Hoxha nuk ishte as 22 vjeçar në ditën kur u vra. Nuk e kishte menduar kurrë, dhe nuk kishte se si ta mendonte, se në mbrëmjen e natës së 31 janarit 1997, do të bënte udhëtimin e fundit të jetës së tij. Ishte ende në atë fazën, në mund të themi kështu, të harlisjes së trupit të tij, që kishte shkuar bukur së gjati dhe që ishte formësuar mjaft mirë. Më shumë se gjithçka tjetër ai ka tiparet e një djali të ri, malësor, i hijshëm, i mësuar që të durojë, të heshtë dhe të mirëkuptojë, gjëra që shihen edhe në tiparet e fytyrës së tij. Në sytë e
    Edmondit ka zënë vend jo vetëm hijeshia, por edhe fillesa e një mendimi që do të mund të rritej edhe më shumë, nëse nuk do të ndërpritej dhunshëm dhe përgjakshëm më 31 janar. Ai është një djalë serioz. Gjithçka e tregon për të tillë; vështrimi i tij është plot kërshëri, në të nuk ndjehet asgjë tragjike dhe njëkohësisht asgjë meskine. Në një fotografi të njohur të tij, në qytetin e Lezhës, në Muzealin e Skënderbeut, duke ngritur lart shpatën e tij, mund të dallosh fare mirë shenjën e fluturimeve në lartësi, të derdhjes së dritës, përngritjen e guximshme shpirtërore, nën kupolën e mermertë të ballit të tij.
    Ai është një i ri ëndërrimtar, që shpejton të kalojë vitet dhe megjithëse mundohet të skalisë këtë qëndrim edhe në pamjen e jashtme, nuk do të mund t’ia arrijë: fytyra e tij mbetet e thjeshtë dhe e pa arritshme, njëkohësisht. Gjithçka e derdhur në ballin e tij dëshmon se aty nuk ka frëngji. Aty drita hyn e kthjelltë. Dhe ai mbetet i tillë në memorien e njerëzve.
    Në vitin e fundit të jetës së tij studenteske, shikimi i Edit fillon e bëhet më serioz, portreti i tij bëhet më i prerë, të duket sikur mbi gjithçka është ulur halli që po mundohet të bartë.
    Megjithatë, më shumë se gjithçka tjetër, krejtësisht pa dashje, për portretin e tij, ka folur njëra nga të shtatë motrat, Lumnija, e cila me Edmondin është takuar më 30 janar 1997. Pra ajo është njeriu i fundit i familjes me të cilën është ndarë ai. Në këtë mënyrë, përsëri, krejtësisht pa dashje, ajo përfaqëson edhe mendimin e gjithë familjes. Ngjarjen që do e sjell edhe më poshtë, në një kapitull tjetër, ajo e tregon krejt rastësisht, pa e ditur se ka bërë kështu portretin final të të vëllait.
    “Edi erdhi kah ora 16.00 dhe së bashku kemi ngrënë darkë. Disi ngutej, më shumë se zakonisht. Posa filluam të pimë çaj, Edi foli si me vete: “Aaa rrezik është!”.
    – Pse!? – e pyeta me habi.
    “Lume, situata është e shumë e vështirë. Po burgosin në mënyrë masive, po bastisin barbarisht, po vrasin, po plagosin, sidomos studentët janë vënë në shënjestër”.
    Derisa Edi po fliste, dikush më thirri dhe dola përjashta. Kur u ktheva brenda, m’u duk se një rreze dielli kishte rënë mbi kokën e Edit. Porsa më ra ndër mend se dielli tanimë kishte perënduar, në moment m’u bë
    se u kthye në një hije të çuditshme”.
    Pa dashje, ajo ka bërë kështu portretin më besnik të vëllait të saj: portretin e një studenti 22 vjeçar, mbi sytë e të cilit ka filluar të ndjehet pesha e mendimit, por është njëkohësisht edhe i përshkënditur nga rrezet e diellit.
    Nuk e di dhe nuk kam pyetur asnjëherë se si ka ardhur deri tek emri Edmond, një emër aspak i zakontë në trevat ku ai ka lindur. E di, se tri vite para se të vritej, një ilegale e njohur dikur si “Shota e Llapit”, do i thoshte në mirëdashje se “ne nuk e jetuam rininë tonë, ti duhet ta jetosh rininë tënde”. Nuk e besoj se ajo ka parandjerë një 31 janar kaq të shpejtë, por, e bindur se në atë mjedis ku ai po hidhte shtatin, natyrshëm do të merrte rrugën e ilegalitetit, që do të thoshte edhe rruga e mundimeve, e ka parandjerë se ai do të ishte i denjë për të jetuar.
    Edi, me gjithë vitet e pakta, bëri më shumë se mundi për të jetuar rininë e tij. Në fund të fundit, ai nuk mund ta jetonte ndryshe atë...

  2. #302
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Hakif Zejnullahu, është njeriu, në jetën e të cilit, fjala Kosovë, tingëllon përherë e dëlirë.
    Hakif Zejnullahu është një nga figurat më të pabujshme të luftës. Si duket, edhe natyra e tij njerëzore ka qenë e tillë, e pabujshme. Ka një kontradiktë mes heshtjes së tij dhe punës së bërë prej tij. Nëse heshtjen e ka të jashtëzakonshme, punën e ka, po ashtu, të jashtëzakonshme. Është një nga rastet më të veçanta të luftës, kur një figurë e rëndësishme si ai, të ketë qëndruar, me një natyrshmëri të thellë, në vendin që i ishte caktuar, si zëvendës i Zahir Pajazitit dhe ndihmës i tij, dhe e gjithë kjo të ishte shumë e heshtur. Hakifi dhe Zahiri ishin jo thjeshtë nip e dajë, por kishin të përbashkët gjithçka të virtytshme. Ai kishte virtytin e luftës dhe të guximit, të mosthyerjes dhe mosfjalëve të mëdha, kishte identitetin e tij të pashoq dhe njëkohësisht merakun e gjithëkundshëm për shokët, i pafjalë, e gjithsesi një urë lidhëse mes komandantit të zonës dhe luftëtarëve.
    Hakif Zejnullahu ishte njeriu që nisej për në aksion, pra për luftë, si për një gjë të zakonshme. Nuk e di tashmë se si kishte arritur deri këtu, por
    e gjithë ajo që ka ndodhur në jetën e tij, sidomos në vitet e muajt e fundit, dëshmon për këtë.
    Njeriu i pabujshëm ishte i tillë nga që edhe Kosovën nuk e donte me zhurmë dhe bujë. Ai kishte zgjedhur heshtjen, si një gjë krejt të zakonshme. E kishte ditur mirëfilli se ishte një kohë që kërkonte shumë më tepër se fjalët e zakonshme. E kishte ditur se në fund të fundit, koha e fjalëve po shkonte. Përfytyrojeni për një çast në momentin e fundit kur është parë me njerëzit e familjes së tij. E premte paradite e 31 janarit 1997. Të afërmit e tij do të kujtonin dy ditë më pas se ikja e tij kishte qenë tepër e zakonshme, u kishte thënë se do të kryente disa punë dhe adresën se ku do të takoheshin. Edhe ai kishte përmendur motrën e tij. Asgjë më shumë. Dhe kishte ikur.
    Të tillë e mbajnë mend njerëzit e afërm. Dhe u duket sikur nga çasti në çast, nga njëri moment në tjetrin, ai do të rikthehet. Sepse, nga ikjet e zakonshme, njerëzit gjithmonë kthehen. Lufta ishte bërë për Hakif Zejnullahun diçka e zakonshme. Kaq e zakonshme, sa që në pragun e nisjes së fundit, si i kishte parë edhe një herë të afërmit e tij, kishte thënë thjeshtë: “Po shkoj të siguroj disa pjesë ndërrimi për kamionin”. Vetëm kaq. Në të vërtetë ai ishte nisur për të siguruar ndërrimin e jetës së Kosovës.
    Portreti: Në të gjithë portretin e Hakif Zejnullahut mund të dallosh fare lehtësisht, se ai ka diçka të përbashkët, ose shumë të përbashkëta, me Zahir Pajazitin. Normalisht: ata janë nip e dajë. Pra kanë pasur një shkak përse kanë portret thuajse të njëjtë, nën shikimin e përqendruar të syve. Mirëpo tek Hakifi, më shumë se tek kushdo tjetër, nga sytë buron mirësia e njeriut të zakonshëm, qetësia që derdhet përmes tyre të bën të ndjehesh i qetë; e di se ke parë portretin e një njeriut të cilit mund t’i besosh jetën, nga i cili e di, po ashtu, se je gjithnjë i sigurt, edhe në se atij mund t’i duhet të sakrifikojë jetën e tij.
    Në pamjen e parë asgjë nuk të bën përshtypje, ndodh pra e njëjta gjë si tek Zahiri. Dalëngadalë fillon e zbulon se përmes qetësisë së tij është njeriu i mirë, i lidhur ngushtë me familjen; është djali i mirë, bashkëshorti i mirë, vëllai i mirë, i kujdesshëm, në fund të fundit është njeriu i punës së përditshme, i jetës së përditshme dhe i halleve të përditshme. Nga portreti fizik ngjan më shumë me nënën e tij, Qamilen,
    bijë e Pajazitëve, ndërsa nga shikimi ngjan me të atin, Sabitin. Nga ai, si duket, ka marrë edhe dëshirën për të mos folur shumë, për të qenë i pabujshëm dhe i saktë. Kur e shikon, e di se ke para njeriun që besën e ka të shenjtë, pra njeriun e fjalës së dhënë dhe të fjalës së mbajtur.
    Ka momente kur edhe ai shpërthen, shkëndijohet, do të thoja, kur përtej njeriut të zakonshëm dhe të qetë, dalin virtytet e njeriut të luftës, që i do punët në rregull, ku çdo gjë të ketë vendin e vet. Kur me armët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëhet ndonjë punë e pabukur, ai i lejon vetes të drejtën e shpërthimit, të trazohet dhe të shprehë trazimin e tij edhe me zë të lartë, sepse ai e ka të shenjtë gjithçka që lidhet me luftën. Në fund të fundit ajo ka filluar t’i bëhet natyra e tij e dytë.
    E gjithë forca drithëruese e këtij njeriu përmblidhet në qëndrueshmërinë dhe modestinë e tij.
    Këta ishin tre njerëzit që ranë në pritën e 31 janarit 1997, ose më saktë, për të cilët u ngrit prita e 31 janarit. Për më shumë se një javë, në të gjithë Kosovën kishte pasur dhjetëra e dhjetëra arrestime. Ditën ose natën. Në rrugë, në shtëpi, në lokale, në punë. Kudo ku i kishin gjetur. Natën, më shumë. Në dhomat e paraburgimit në Prishtinë, megjithëse të burgosurit ishin nga 15 komuna, kishte filluar hetuesia intensive. Edhe një natë para pritës do të kishte arrestime, edhe një ditë pas saj.
    Atëherë, përse kësaj radhe nuk ndodhi ajo që në Kosovë mund të quhet e zakonshme, arrestimi i dhunshëm, burgosja, tortura e egër deri ku është e vështirë të mbash, por përgjimi, ndjekja, lufta dhe vrasja? Çfarë kishin ditur më shumë se zakonisht në SUP e UDB-shërbimin e fshehtë serb, që kishin menduar gjatë, ishin përgatitur seriozisht dhe kishin vepruar mizorisht?
    Nëse është e vërtetë se asgjë nuk ndodh rastësisht, atëherë duhet të besojmë se e gjithë kjo, pra jo vetëm akti i pritës dhe i vrasjes, e ka një fillesë dhe se asgjë nuk ka qenë e rastësishme.
    Nuk ka rëndësi nëse kjo fillesë ishte një muaj, një javë apo disa vite më parë. Ajo kishte qenë një fillesë. Dhe kjo na detyron të kthehemi edhe ne tek pikëfillesa.

  3. #303
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    PRITA DHE KOHA E NJERËZVE TË PRITËS

    Pra, në pritë ishin tre luftëtarë. Do të ishte e natyrshme që menjëherë pas vrasjes së tyre, nga njerëzit e zakonshëm, të bëhej pyetja normale: si u vranë dhe përse u vranë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu?
    Në shkurtin e vitit 1997 ishte krejtësisht normale të bëhej pyetja “si dhe përse u vranë”? Ndërsa tani, për të gjithë është e qartë “përse u vranë”, por ende jo e qartë, “si u vranë”. Sepse ajo që ndodhi ndërmjet fshatrave Pestovë dhe Maxhunaj të Vushtrrisë nuk ishte përgatitur me nxitim dhe shkujdesje në të premten e asaj dite të 31 janarit, por do të kishte patjetër një fillesë të mëhershme. Ku ishte fillesa e saj, cilën enigmë mban ajo në vete?
    Shtypi shqiptar i botuar në Prishtinë ngriti versionin se, kjo nuk ishte asgjë më shumë vetëm se vazhdim i dhunës që kishte nisur, sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme serbe, që nga 17 janari 1997, dhe se versioni i paraqitur, se ishin vrarë tre pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte veçse një justifikim. Në komentin e saj të datës 4 shkurt 1997, gazeta “Rilindja”cilëson se “Deri sa serbët në Kosovë në një miting të tyre shfrenues ngritën “zërin e protestës”, ku u kërkuan kokat e shqiptarëve, menjëherë pas “tempora kriminalis”përgjegjësinë për këto akte e mori e ashtuquajtura “Ushtri
    Çlirimtare e Kosovës”. Kumtesat e kësaj “Ushtrie”me kënaqësi e pedanteri i botuan dhe i transmetuan mediat serbe... Paraqitja në skenë e UÇK-së nuk është ndonjë fenomen i ri. Serbomëdhenjtë po e shpikin militantizmin shqiptar në Kosovë..”.
    Një qëndrim i tillë, tej mase mohues dhe cinik ndaj ngjarjeve, nuk ishte as më shumë e as më pak, veçse mbështjellje e jashtme e qëndrimit politik të strukturave legale të Kosovës ndaj luftës dhe bartësve të saj.
    Në mbrëmjen e së premtes, as dy orë e gjysmë pas vrasjes, në mediat serbe do të jepej Kumtesa e Shërbimit Informativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Edhe sot, pas nëntë vitesh, kur rikthehesh në leximin e saj, e ke të qartë se ajo do të ketë qenë e përgatitur që më parë, vetëm se pritej vendi, ora, emrat e të vrarëve që mund të ishin me Zahir Pajazitin, dhe momenti i vrasjes.
    Mes të tjerave në të mund të lexosh:
    “Duke ndërmarrë masa për zbulimin dhe ndërprerjen e veprimtarisë ilegale dhe terroristike të ekstremistëve shqiptarë në rajonin e Kosovës, me rastin e privimit nga liria të njërit nga udhëheqësit e të ashtuquajturës Ushtri për Çlirimin e Kosovës, e cila deri më tashti e ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmeve terroriste në Kosovë, organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë u është bërë rezistencë e armatosur.
    Të premten, më 31 janar, në afërsi të Vushtrrisë, nga automjeti i udhëtarëve në të cilin gjendeshin Zahir Pajaziti, nga i ati Qerimi, i lindur më 1 nëntor të vitit 1962, në fshatin Orllan, KK Podujevë, është hapur zjarr në pjesëtarët e MPB–së me ç’rast është plagosur lehtë një, ndërsa u lënduan dy veta. Nga zjarri i kthyer pranë Zahir Pajazitit e kanë pësuar edhe vozitësi i automjetit të udhëtarëve, Hakif Zejnullahu, nga i ati Sabiti,..si dhe një person hëpërhë i paidentifikuar.
    Zahir Pajaziti ishte një ndër udhëheqësit e shtabit të ashtuquajturës Ushtri për Çlirimin e Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se është drejtpërsëdrejti i kyçur në organizimin dhe ekzekutimin e shumë akteve terroriste të kryera në regjionin e Podujevës, Prishtinës, Mitrovicës së Kosovës dhe vende të tjera.
    Te të vrarët janë gjetur armët, nga të cilat është shtënë në pjesëtarët e MPB–së. Personat kanë qarkulluar me dokumentet personale dhe me leje te falsifikuara, të cilat janë gjetur tek ata”.
    Ky është thelbi i Kumtesës së Shërbimit Informativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Kjo Kumtesë është dhënë në mbrëmjen e 31 janarit 1997, thuajse në të gjitha mjetet e informimit në gjuhën serbe.
    Identiteti i Zahirit dhe i Hakifit ka qenë krejtësisht i saktë, “megjithëse udhëtonin me dokumente të falsifikuara”, ndërsa identiteti i Edmondit është bërë i njohur vetëm ditën e diel, më 2 shkurt 1997, megjithëse është cilësuar, që të premten në mbrëmje, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si duket, është ditur se në ndjekje do të ishin tre pjesëtarë të UÇK-së, por, meqenëse Zahiri ishte bashkuar me Edmondin dhe Hakifin pak pas orës 16.00, dhe takimi ishte lënë që dy ditë përpara, fillimisht drejtpërsëdrejti dhe pastaj saktësuar përmes një linje tjetër, informacioni për të kishte qenë i mangët.
    Interesant është fakti se, pas përfundimit të luftës, mbi gërmadhat e godinës së shërbimit të fshehtë serb në Prishtinë, do të gjendej, mes të tjerave, edhe një fotografi e hershme e Edmond Hoxhës, e cila më pas i është dorëzuar familjes Hoxha dhe ruhet në arkivin e saj. Në anën e pasme të kësaj fotografie është vënë shënimi “likuiduar”, si dhe data, 1 shkurt 1997. Heshtja e parë rreth identitetit të Edmond Hoxhës, si duket ka ardhur nga fakti se, që nga koha kur ishte bërë kjo fotografi, si duket për dokumente zyrtare të udhëtimit, e deri kur ndodhi ngjarja, kishin kaluar disa vite, të cilat kishin qenë vendimtare për ndryshimin fizik të Edmondit.
    Në komunikimin e vrasjes, dhënë nga mjetet e huaja të informimit, saktësisht më 1 dhe më 2 shkurt 1997, lidhur me ngjarjen, përcaktohet detyra e Zahirit, dhe vetëm Amnesti International hedh dyshimin se mos e gjithë kjo është një shkak i gjetur nga serbët për reprezalje të radhës. Gjithçka do të bëhej edhe më e dyshimtë në ditët e mëpasme, jo shumë të largëta, kur lajmi për vdekjen në burg të studentit Besnik Restelica u bë i njëjtë me lajmin për vrasjen e trefishtë.
    Shtypi që dilte në Kosovë apo jashtë Kosovës, por i lidhur me rrjetin në Prishtinë, kishte mendime të njëjta. Përgjithësisht ishte mendimi se kjo ishte një vrasje e radhës, herë pas here cilësohej si vrasje politike, që nuk kishte të bënte me faktin se tre të rënët ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Do të kthehemi më pas në këto shkrime. Vetëm
    dy gazeta në Perëndim, “Zëri i Kosovës”në Zvicër, botim i LPK-së dhe “Rruga jonë”, në Francë, që e botonin Xhevat Bislimi, Abaz Pllana dhe Ibush Bytyçi, në kuadrin e shoqatës “Fan Noli”, kishin një qëndrim krejt tjetër.
    Në Kumtesën e sipërme të Ministrisë së Brendshme të Serbisë bien në sy dy elementë: theksimi “me rastin e privimit nga liria të njërit nga udhëheqësit e të ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare e Kosovës”dhe “Zahir Pajaziti ishte njëri ndër udhëheqësit e shtabit të së ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare e Kosovës”.
    Më 31 janar, pas orës 18, në të cilën është shkruar kjo Kumtesë, në burgjet serbe, njëri prej tre ditësh dhe tjetri prej dy orësh, do të ishin dy nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Nait Hasani dhe Bislim Zogaj. Megjithëse kidnapimi dhe burgosja e Naitit mbahej e fshehtë, përsëri është lehtësisht e kuptueshme se në përcaktimin “me rastin e privimit nga liria të njërit nga udhëheqësit...”, fjala ka qenë pikërisht për të. Që do të thotë se, edhe ai, jo vetëm që ka qenë i përgjuar dhe nën vëzhgim, por edhe është ditur detyra e tij funksionale, gjë që më pas, në gjyqin e zhvilluar, është bërë edhe më e qartë. Ndërsa Bislim Zogaj, po ashtu, asaj kohe anëtar i Shtabit Qendror të UÇK-së, as në kumtesën e MPB-së dhe as në gjyqin e zhvilluar, nuk është cilësuar në detyrën e tij. Që do të thotë se, ndryshe nga Naiti, megjithëse mund të ketë qenë i survejuar, nuk ka qenë i përcaktuar.
    Megjithatë, pyetja e parë që bëhej atëherë dhe që bëhet edhe tash, është kjo: si e ditën organet e shërbimit të fshehtë të Serbisë se po ndiqnin Zahir Pajazitin dhe se ai kishte qenë anëtar i Shtabit Qendror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Si e ditën ata se Zahir Pajaziti kishte qenë organizator dhe pjesëmarrës në aksionet e para të UÇK-së në Podujevë, Prishtinë, Mitrovicë dhe në vise të tjera të Kosovës, gjë që, si u bë e ditur më vonë, po ashtu, kishte qenë e vërtetë? Prej kur e kishin këtë informacion ata? Si e kishin përpunuar? Si e dinin ata se po përgatitej një aksion i ri i forcave çlirimtare, kur vendimi për këtë ishte marrë pas kthimit të Zahirit nga Shqipëria, më 20 janar 1997? Deri ku shkonte informacioni që ata kishin? Kush e kishte hapur rrugën drejt këtij informacioni dhe kishte mbjellë së pari farën e hidhët të dyshimit se pas UÇK-së qëndronin forca terroriste?
    Disa gjëra nuk do të merren vesh ndoshta asnjëherë, por edhe faktet
    që dihen, janë të mjaftueshëm për të ngritur godinën e denoncimit të enigmave që përfshijnë këtë vrasje të trefishtë. Në thelbin e saj qëndron një thënie që, do e bënte të njohur shumë vite më vonë, koordinatori kryesor i luftës në Kosovë, deri më 28 janar 1997, Nait Hasani. Në një intervistë të tij, dhënë në shtator-tetor të vitit 2002, kur nuk kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu, lidhur me kidnapimin e tij më 28 janar 1997, ai do të dëshmonte:
    – A ju kanë kërcënuar gjatë hetimeve të para se do të ju vrasin?
    – Po dhe jo vetëm më kanë kërcënuar, por edhe më kanë lidhur e më kanë ndenjur me armë tek koka që të më vrasin.
    – Çfarë ju pyesnin më së shumti? A kishit përshtypje se ata kishin njohuri për UÇK-në?
    – Natyrisht se kanë pasur njohuri se kush po i kryen aksionet, sepse ata e kanë ditur se UÇK-ja ekziston dhe nuk ishte pjellë e tyre, siç thoshin politikanët tanë.
    Mendoj se UDB-ja kishte informata për njerëzit që i përbënin bërthamat e UÇK-së dhe kishin siguruar material dhe fotografi, që na kishin fotografuar në vende të caktuara, me mjete të sofistikuara, pa u hetuar e diktuar që na kanë fotografuar apo përcjellë përmes spiunëve.
    – Ku ju kishin fotografuar? Në Tiranë apo gjetiu?
    – Nga fotografitë që kam parë ishin të fotografuara në Prishtinë, në vende të ndryshme dhe me mjete të tilla që nuk kam mundur t’i hetoj, brenda në lokale dhe jashtë në qytet.
    Kjo ishte një dëshmi tronditëse, megjithëse e vonuar, për shkaqe që nuk vareshin prej tij, por që gjithashtu do të përbëjë edhe thelbin e disa enigmave të tjera, mes të cilave edhe të mohimit e të gjurmimit.

  4. #304
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    DYSHIMI I PARË

    Në të vërtetë dyshimi i parë për një mundësi të tillë, pra për informacionin që shërbimi i fshehtë serb mund të kishte për strukturat e
    UÇK-së, Nait Hasanit i kishte lindur edhe më parë. Kjo ka ndodhur pas kidnapimit të Besim Ramës.
    “Rënia e Besim Ramës ishte një goditje e rëndë për ne. Rrethanat ishin të paqarta. Në atë kohë kam menduar se tashmë UDB-ja ka informacione të sakta për një pjesë të njerëzve të UÇK-së, derisa arriti të arrestojë një anëtar të saj. Kuptohet se kemi punuar, por edhe UDB-ja me njerëzit e saj. Kolaboracionistët e kanë ndihmuar për të na kapur. Pas rënies së Besimit, Adem Jashari ka qenë mjaft i mllefosur...”.
    Besim Rama, pjesëtar i grupit të Drenicës dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërm të Adem Jasharit, është kidnapuar më 16 shtator të vitit 1996, ndërsa ishte duke kryer një punë krejt të zakonshme, rutinë. Janë të gjitha të dhënat e besueshme se, në momentin e kidnapimit, ai ka qenë nën veprimin e elementëve që kanë dobësuar vëmendjen dhe energjitë e tij. Pra, si të thuash, ai ka pasur një gjendje jo aktive, çka i ka bërë veprimet e tij jo të realizueshme dhe kapjen e tij të lehtë. Nëse nuk do të ishte kështu, për vetë karakterin e tij, ai do të kishte rezistuar, gjë që është lehtësisht e besueshme po të përfytyrohet ajo që kishte dëshmuar deri atëherë. Si duket, në bashkëpunim me dikë të njohur të tij, ndoshta edhe të afërm, është vepruar paraprakisht për ngjarjen që do të ndodhte.
    Ai është kidnapuar së bashku me Avni Nurën dhe menjëherë, që asaj nate, janë akuzuar, jo publikisht, nga Shërbimi Informativ i Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe shtypi beogradas, si pjesëtarë të lëvizjes terroriste në Kosovë. Menjëherë pas kësaj, një pjesë e Shtabit Operativ të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 23 shtator 1996, bën takim urgjent në Prishtinë. Takimi bëhet në bazën e Shtabit Operativ, ku banonte Nait Hasani, dhe morën pjesë Rexhep Selimi, Zahir Pajaziti, Sokol Bashota, Lahi Brahimaj, Bislim Zogaj dhe Naiti. Megjithëse edhe më parë është ditur, edhe nga përvojat e mëhershme të goditjeve ndaj lëvizjeve ilegale, se UDB-ja mund të infiltronte në radhët e organizuara, tashmë kjo mundësi ishte shumë e lartë dhe se UDB-ja mund të kishte informacione të sakta për rrjedhën e ngjarjeve dhe për njerëzit që i mbartnin ato.
    Duhet mbajtur mend: kidnapimi i Besim Ramës ndodhi në mesin e shtatorit 1996.
    Përsëri, sipas gazetës “Nedelnji Telegraf”, e lidhur ngushtë me qarqet e larta të shërbimit informativ serb: “Besim Rama dhe Avni Nura janë kidnapuar ndërsa po udhëtonin me traktor. Në një pusi të organizuar nga njësitë e policisë serbe, të cilët ishin të maskuar dhe po pritnin të veshur me rroba civile, u zunë këta persona, të cilët ishin të armatosur, madje, njëri prej tyre kishte provuar të aktivizojë bombën e dorës, e cila iu hoq me anë të intervenimit të policëve serbë”.
    Pas kësaj, Besim Rama dhe Avni Nura janë kidnapuar dhe për ta nuk dihej asgjë. Njoftimi i parë zyrtar për arrestimin e tyre u dha më 1 tetor, ndërsa më dy tetor ata iu dorëzuan për hetime të mëtejshme gjykatëses hetuese Danica Markoviq. Marrja e tyre në pyetje, sipas komunikatës zyrtare serbe, është bërë në orën 18 e 30 minuta, 17 ditë pas arrestimit. Për më shumë se dy javë me radhë, ata u ndodhën në hetime intensive, të fshehta, të dhunshme, pa praninë e asnjë avokati, nën një shantazh të gjithanshëm.
    Kjo ishte goditja e parë ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që bëhej në befasi dhe shenja e parë se, pavarësisht nga rrethanat, mund të priteshin edhe goditje të tjera. Deri në shtatorin e vitit 1996, në radhët e UÇK-së, megjithëse vepronte prej disa vitesh dhe kishte organizuar shumë aksione, nuk kishte pasur goditje.
    “Më 4 tetor 1996, gjyqtari hetues i qarkut të Prishtinës, Danica Marinkoviqi, në lëndën penale të të pandehurit Besim Rama etj., për shkak të veprës penale terrorizmi, nga neni 125 i LPJ, lidhur me nenin 19 te LPJ, duke vendosur sipas kërkesës për zbatimin e vendimeve të PPQ në Prishtinë PP nr.139/96, nga data 4.X.1996, më datën 6.X.1996 merr aktvendimin për zbatimin e hetimeve kundër të pandehurve Besim Rama, Avni Nura, Adem Jashari, Jakup Nura, Fadil Kadriu, Nuredin Lushtaku, Sahit Jashari, Rafet Rama, Sami Lushtaku, Iljaz Kadriu, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Zenun Kadriu, Ali Jonuzi, Idriz Asllani, të njohur më pas si “Grupi i Drenicës”.
    Në të vërtetë, arrestimi i Besim Ramës dhe Avni Nures është shenja e parë e dukshme se ishte rënë në gjurmët e njerëzve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos të strukturave të saj të veçanta. Mënyra e kidnapimit të Besim Ramës është tipike për një pritë të përgatitur qysh më parë, e kujdesshme dhe e mirëorganizuar.
    Mirëpo, në rastin e Besim Ramës, asgjë nuk ka qenë edhe aq e fshehtë, sepse grupi, që më vonë do të quhej shkurt Grupi i Drenicës, nuk ishte edhe aq ilegal. Ai ishte i ditur për shumë vetë, sepse, për banorët e zonës, përgjithësisht ishte i njohur. Besim Rama njihej si një ndër pasuesit e Adem Jasharit dhe e strukturave të tij, zona në të cilin veprohej nuk ishte në një ilegalitet të thellë dhe, pak a shumë, ishte njëra ndër zonat e para që mund të quheshin të lira.
    Më gjerë se sa prononcimi i Nait Hasanit, në rastin “Besim Rama”, disi më gjatë, është ndalur në një prononcim të tij, të 2 tetorit 1999, njëri ndër të bashkakuzuarit e të bashkëdënuarit me të (në mungesë), Rexhep Selimi, “Agroni”ose “Dhjetëshi”.
    “Besim Ramën dhe shokët e tjerë në Prekaz armiku nuk e ka pasur të vështirë t’i zbulojë, sepse ata kanë qenë të hapur, kanë lëvizur hapur me armatim dhe ka qenë një zonë e pashkelur nga këmba e serbit që nga viti 1991 dhe në atë hapësirë, sado e vogël që ka qenë, kam parë një tokë të lirë që atëherë. Dhe, përdorën një lëshim të Besimit, një lëvizje jashtë asaj që paramendohej dhe e mashtruan, e kidnapuan. Do të thotë, që nga fillimi unë e dija se mund të jem i zbuluar....Me rënien e Besimit nuk u zbulua asgjë më tepër përtej meje...Rrjetin organizativ Besimi nuk e dinte dhe nga deklarimi i Besimit mund të them se UÇK-ja nuk kishte pësuar atë që mund të pësonte. Pak njerëz e kanë njohur rrjetin dhe kushdo që ka rënë nuk e ka ditur rrjetin më shumë se sa Besim Rama...”.
    Fjalia e fundit e Rexhep Selimit, si thashë, e shkëputur nga një prononcim i tij i 2 tetorit 1999, duhet mbajtur mend. Ai thekson se “pak kush e ka njohur rrjetin dhe kushdo që ka rënë”(pra që nuk ishte nga këta “pak kush”) nuk do të mund të bënte dëm. Tek ky prononcim i Rexhep Selimit mund të kthehemi edhe më pas. Sepse, ndryshe nga ajo që ndodhi në “rastin Besim Rama”, arrestimet e janarit 1997, mund të të krijojnë mendimin se tashmë diçka kishte dalur tjetërsoj. Në fund të fundit ato të japin edhe të dhënën e parë se “rrjedhja mund të kishte dalë nga pak njerëz që e kanë njohur rrjetin”. Sa ishte e saktë kjo? Dhe në fund të fundit a ishte e vetmja e saktë ose e vetmja rrjedhje, apo do të kishte pasur disa rrjedhje të tilla, deri sa ishte ngritur thelbi i goditjes, deri në strukturat më të larta të UÇK-së?
    Kjo do të thotë se rasti i kidnapimit të Besim Ramës është krejt ndryshe
    nga ajo që do të ndodhte më pas. Më shumë se gjithçka mund të flitet për rrjedhje lokale, ndoshta edhe tepër e ngushtë, e cila nuk është shtrirë më tej.
    Megjithatë, edhe në këtë rast, shtypi, i lidhur pak a shumë me burimet e Sigurimit Shtetëror, do të nënvizonte se “Në fakt, mund të thuhet se aksioni i policisë shihet se është përgatitur gjatë dhe se pusia ka qenë e përgatitur në sajë të informatave të sakta se ku dhe si do të kalojnë këta të burgosur”. “Koha”, 16 tetor 1996.
    Që nga 16 shtatori i vitit 1996, kur ndodh arrestimi dhe kidnapimi i Besim Ramës dhe Avni Nures dhe deri me 28 janar 1997, kur ndodh kidnapimi i Nait Hasanit, janë më shumë se katër muaj, gjatë të cilave, në Kosovë dhe në zonën e dytë operative (të asaj kohe) në Maqedoni, bëhen më shumë se asnjëherë tjetër aksione të koordinuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilat, mendimi, prania dhe roli i Zahirit, është i padiskutueshëm. Kjo është edhe periudha kur fillon të ngrihet miti i Zahir Pajazitit, kur ai tashmë “nuk e ka të mjaftueshme vetëm Llapin e Gollakin”, por do të rrokë përmasa më të gjëra gjeografike. Është koha kur “Ismeti”bëhet i njohur në lëvizjet e tij ilegale, gjithnjë brenda strukturës, dhe nëse në shtëpinë e bekuar të “Plakut të Shishmanit”(cilësim i Zahirit për këtë bazë ilegale) do të ishte në një fillim mbrëmje, të nesërmen do të ishte diku tjetër. Është koha kur njerëzit fillojnë të mësohen me aksionet e UÇK-së. Në të njëjtën kohë kjo është edhe periudha kur aktivizimi i Edmond Hoxhës, pranë “Linjës së Llapit”, bëhet gjithnjë e më i pranishëm.
    Në katër muaj e gjysmë Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka asnjë humbje të rëndësishme, nuk ndodh asnjë arrestim në radhët e saj, nuk ka asnjë goditje. Është vetëm një i plagosur, Qerim Kelmendi / “Dema”. Pra është një paraperiudhë e artë.
    Mirëpo kjo është njëkohësisht edhe periudha kur në UDB fillojnë e grumbullohen informacione të ndryshme, kur mbi dosjet e vjetra fillojnë e arkivohen të dhënat e reja, fillon përpunimi i tyre dhe përcaktohen goditjet dhe arrestimet që mund të bëhen, të cilat, si në të gjitha rastet e tjera, ose presin një çast politik për të ndodhur, ose presin një saktësi më të madhe të të dhënave të grumbulluara.
    Jam plotësisht i bindur, se në momentet e para UDB do të jetë gjendur
    në vështirësi për krijimin e dosjeve të reja, pasi njerëzit që kishin filluar të skedoheshin, me përjashtime të rralla, nuk ishin njerëz me të kaluar të njohur për shërbimin e fshehtë serb. Përgjithësisht, ata nuk ishin ish të burgosur politikë të njohur ose njerëz që prej kohe ishin skeduar në dosjet e policisë serbe. Këtu do të bënte përjashtim figura mitike e Adem Jasharit, i cili, në rrethimin e parë që i ishte bërë shtëpisë së tij, më 30 dhjetor 1991, do sillte edhe humbjen e parë të forcave ushtarake serbe. Përjashtim do të bënte edhe Nait Hasani apo Zahir Pajaziti. Të tjerët ishin përgjithësisht studentë, legalë që kishin një fillesë ilegaliteti ose më saktë e kishin një këmbë në ilegalitet, të rinj që donin të shpërthenin, të cilët, përgjithësisht, nuk kishin një të kaluar politike dhe po përgatiteshin ta krijonin atë.
    Arrestimi i Nait Hasanit dhe, tri ditë më pas, rënia në pritë e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, ka pasur një përgatitje më të gjerë të strukturave të shërbimit të fshehtë serb dhe të kolaboracionistëve të tyre nga radhët e shqipfolësve. Është më se e qartë, se ajo që ndodhi në javën e fundit të vitit 1997 ishte përgatitur me kujdes nga strukturat më të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Pra nuk ishte një zgjidhje lokale dhe për një arrestim të veçantë, si ajo që ndodhi me 16 shtator, kur u kidnapuan Besim Rama dhe Avni Nura.
    Arrestimi i Naitit ishte njëri nga arrestimet e shumta të ndodhura asaj jave. Edhe ai është bërë mbi bazën e një ndjekje klasike. Nuk është arrestim i orëve të vona të natës, me thyerje dyersh apo diçka të tillë. Më shumë se gjithçka tjetër, ai ka qenë një kidnapim, të cilin janë munduar ta mbajnë të fshehtë. Kjo ka ndodhur më 28 janar 1997. Si do bënte të ditur më vonë Azem Syla, në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, 10 maj 1998, kur është diskutuar gjerësisht ky arrestim, “ngjarja ka ndodhur më 28 janar, në mes orës 16 dhe 16 e 30 minuta”.
    Le të mos harrojmë orën 16 deri në 16 e 30 minuta, sepse për një rastësi fatale, kjo orë do të ripërsëritet edhe më 30 janar, edhe të nesërmen, më 31 janar.
    Në fare pak ditë, në të gjithë Kosovën, do të kishte mbi 100 arrestime të ndryshme. Në historinë e deriatëhershme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo është java më e dhimbshme.

  5. #305
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kjo solli edhe pyetjen: A ka pasur UDB informacione të sakta?

    Pyetja e njëjtë, nëse UDB-ja ka mundur të ketë informacione të sakta për rolin e Naitit dhe të Zahirit në UÇK, i është bërë edhe njërit prej drejtuesve kryesorë të UÇK-së, Xhavit Halitit. Megjithëse në atë kohë lidhjet e Xh.Halitit me njerëzit që ishin në Kosovë realizoheshin vetëm nëpërmjet disa kanaleve të caktuara, që ishin të ditura vetëm për pak njerëz, sidomos nëpërmjet Nait Hasanit dhe Rexhep Selimit, ai ka mendimin se:
    “Kjo çështje mund të sqarohej ndoshta në bazë të informatave të shumta që ka Naiti. Megjithatë, sa di unë, Zahir Pajaziti ka qenë ndër njerëzit e kërkuar në Kosovë dhe mendoj se ka pas atë farë përcjellje japoneze hap pas hapi. E di që, në vitin 1996, ka qenë për një periudhë të caktuar kohe në Shqipëri. Është takuar me njerëz që i ka njohur dhe që nuk i ka njohur personalisht. Unë personalisht nuk jam takuar me të. E kam ditur që ishte në Tiranë, mirëpo nuk ka qenë punë e imja të takohesha me të... E ka takuar Azem Syla. Se si ka ndodhur rënia e tij dhe arrestimi i Naitit unë mund të flas vetëm me hamendje. Sidoqoftë, mendoj se komunikimi me pejxherë na ka dëmtuar shumë. Telefonatat, mbase edhe ato, na kanë dëmtuar shumë. Pastaj dalja në atentate pa maska ka ndikuar në dekonspirimin edhe të Zahirit, edhe të çdonjërit tjetër. Të bësh atentate në qendër, pa maskë, je vërtet një gueril trim, por aty mund të shohin pesë– gjashtë veta ose dhjetë vetë. Nuk ke tjetër rrugë: ose duhet vënë maska për të fshehur fytyrën ose, në të kundërtën, të kufizohet mundësia e lëvizjes.
    Sidoqoftë nuk është bërë ndonjë analizë e plotë e atyre ngjarjeve. Për ta bërë unë një analizë të tillë, do të më duhej t’i kisha të gjitha informatat, të gjitha: ku ka qëndruar Zahiri, me kë ka qenë herën e fundit, ku ka qenë herën e parafundit...Kjo do të thotë se, për të bërë një analizë, duhet t’i përmbahesh disa parakushteve dhe informatave”.
    (Pjesë nga një intervistë e dhënë në janar të vitit 2003)
    Ndërsa Rexhep Selimi, duke u prononcuar për të njëjtin rast, më 9 tetor 1999, do të nënvizonte:
    “Në atë kohë, janar 1997, vërtet iu dha një goditje UÇK-së, sidomos me vrasjen e Zahir Pajazitit, të Hakif Zejnullahut dhe të Edmond Hoxhës dhe me disa arrestime të tjera, ku kishte menduar Serbia se është bërthama e UÇK-së, ose për ata që kishte menduar se janë tamam bërthama e UÇK-së, pjesa përbërëse e UÇK-së. Ishte një goditje e rëndë, një goditje që na tronditi shumë...”
    Pyetje: Nga mënyra se si është vrarë Zahiri dhe si është zënë Naiti, shihet se kemi të bëjmë me aksione të përgatitura mirë, ato nuk ishin aksione të rastit. Si mendoni ju tani për veprimet e tilla të organizuara të Sigurimit Shtetëror serb...a mund të na përshkruani se si ka ndodhur kjo?
    Përgjigje: Për rastin e Zahirit është e vështirë të dëshmojë dikush, sepse ishte një përgatitje shumë e madhe dhe gjithashtu, para se të vritej Zahiri, ishte ndaluar qarkullimi për një kohë të gjatë në magjistralen Mitrovicë– Prishtinë dhe, në një farë mënyre, e kanë ditur se Zahiri do të rezistojë. A i është bërë thirrje për dorëzim, apo është shtënë mbi të pa paralajmërim, kjo nuk mund të dihet, këtë e dinë vetëm ata që e kanë kryer vrasjen dhe ata që kanë qenë të lidhur ngushtë me ta. Ne nuk kemi pasur mundësi ta dimë se a është paralajmëruar Zahiri në atë rast që të dorëzohet apo është bërë një likuidim klasik, por një gjë mund të them se, Zahiri në asnjë mënyrë nuk do të binte i gjallë në duart e serbëve. Për këtë jam i sigurt, e kam njohur karakterin e tij...”
    Janë disa nga ngjarjet me të rënda të luftës deri në janarin e vitit 1997. Ishin goditur disa nga drejtuesit kryesorë. Ishin arrestuar dy anëtarë të Shtabit Qendror, Nait Hasani dhe Bislim Zogaj, ishte vrarë Zahir Pajaziti, po ashtu anëtar i Shtabit Qendror, Hakif Zejnullahu, zëvendësi i tij dhe Edmond Hoxha, “Shpati”. Pak më pas, do të mbytej në tortura një student tjetër, Besnik Restelica. Gjithçka kishte ndodhur në fare pak ditë, marramendshëm shpejt dhe, si duket, mjeshtërisht e organizuar. Kjo e bën edhe më logjike dilemën e shtruar nga Xhavit Haliti se “Sidoqoftë nuk është bërë ndonjë analizë e plotë e atyre ngjarjeve. Për ta bërë unë një analizë të tillë, do të më duhej t’i kisha të gjitha informatat, të gjitha: ku ka qëndruar Zahiri, me kë ka qenë herën e fundit, ku ka qenë herën e parafundit...Kjo do të thotë se, për të bërë një analizë, duhet t’i përmbahesh disa parakushteve dhe informatave”.

  6. #306
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Le t’u përmbahemi parakushteve:

    Me cilët ka qenë Zahiri në ditën e fundit, me cilët ka qenë në ditën e parafundit, me kë është takuar më 29 janar në mbrëmje në një lokal tek “Qafa”, ku ka qëndruar, cilët e kanë kërkuar më 29 janar, çfarë ndodhi në pasditen e 30 janarit, takimet e ditës së 31 janarit paradite, cilët kanë telefonuar tek ai dhe bisedat e fundit të tij, rrugëtimin që ka bërë, do e shohim më tej.
    Në rastin e Naitit, sipas dëshmisë së tij “Në pasditen e asaj dite, me sa më kujtohet, kemi shkuar me Xheladin Gashin e të fejuarën time Fatmire Zogu në lokalin “Fjala”për drekë. Pastaj “Plaku”ka shkuar në banesën time të më priste, kurse unë kam shkuar në lagjen “Dardania”me të fejuarën atëherë, tani gruan time, të marr disa gjëra...”
    Xheladin Gashi, “Plaku”, njeriu i fundit që është ndarë nga Nait Hasani më 28 janar 1997, ishte në atë kohë anëtar i Shtabit Qendror të UÇK-së, njeriu që gëzonte besimin e plotë të Nait Hasanit. Ai ishte në dijeni për të gjitha veprimet e deriatëhershme.
    “Shumë punë brenda në Kosovë i kemi kryer me Xheladin Gashin ose Plakun, siç e thirrnim, i cili për mua është mësues dhe edukator më i ngushtë i filleve të UÇK-së”, – do të dëshmojë më pas Nait Hasani. Pra, si të thuash, quhej një njeri plotësisht i besueshëm. Në aktakuzën e ngritur më vonë për Nait Hasanin dhe grupin e gjykuar me të, përmendet shpesh herë emri i Xheladin Gashit. Djali i tij, Iliri, do të arrestohej si pjesëtar i UÇK-së, do të akuzohej si pjesëtar i UÇK-së, në të njëjtin aktgjykim me Naitin dhe do të lirohej, më pas, për mungesë provash, së bashku me Alban Nezirin e ndonjë tjetër.
    Paradoksi i parë: më 28 janar 1997, në pikun e arrestimeve të organizuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, pra kur kishte filluar vala e madhe e goditjeve, që e detyroi të kthehej nga Shqipëria Zahir Pajazitin, së bashku me Adrian Krasniqin dhe Qerim Kelmendin, (udhëtim që do e përshkruajmë më poshtë), pra në pikun e goditjeve, dy nga drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, koordinatori kryesor, banesa e të cilit ishte njëkohësisht edhe vendtakimi i anëtarëve të Shtabit Qendror, së bashku edhe me një
    anëtar tjetër të Shtabit Qendror, krejtësisht në mënyrë legale, bile më shumë se ilegale, shkojnë për drekë në një lokal të Prishtinës, për më tepër, në një lokal si “Fjala”, i cili është në një bodrum, nga ku nuk mund të dalësh në secilin rast rrethimi.
    Kjo do të thotë, sipas gjithçkaje që mund të mendohet, se ata nuk kanë dyshuar më, ose më saktë, i kanë harruar dyshimet e para, se mund të jenë të përgjuar.
    Paradoksi vjen e bëhet edhe më i theksuar kur mendon se në të njëjtën kohë, në Prishtinë ndodheshin edhe anëtarë të tjerë të Shtabit Qendror, si Sokol Bashota / “Mustafa”, ose të lidhur ngushtë me strukturat e shtabit, si Burim Murmullahu / “Dervishi”, Adrian Krasniqi / “Rexha”, Qerim Kelmendi / “Dema”. Në ilegalitet ndodhej vetëm Rexhep Selimi / “Agroni”, ndërsa “Plaku”, pikërisht në këtë kohë, mund të thuash shtetrrethimi, gjen strehim në bazën kryesore të UÇK-së në Prishtinë, ku ndodhej edhe banesa e Nait Hasanit.
    Naiti është takuar me Zahir Pajazitin, për herë të fundit, në mbledhjen e Shtabit Operativ në dhjetor të vitit 1996, në bazën e Shtabit, ku njëherit edhe banonte. Ndërsa, në një takim “blic”, për dhënie porosi, janë takuar në banesën e Zahirit, sipas Nait Hasanit, nga mesi i janarit 1997, takim, në të cilin, si duket ka qenë i pranishëm edhe Sokol Bashota / “Mustafa”.
    (Data e takimit “blic”duhet të jetë në dhjetëditëshin e fundit të janarit, pasi Zahiri është kthyer në Prishtinë më 21 janar 1997. Shënim i autorit.)
    Është e saktë se, në dhjetorin e vitit 1996, Zahir Pajaziti do të ishte për herë të fundit në Shqipëri, ku do të kalonte dhe natën e vitit të ri, për t’u kthyer në Kosovë, në gjysmën e dytë të muajit janar. Zahir Pajaziti në këtë periudhë ishte i zgjedhur në tri funksione të rëndësishme, anëtar i Shtabit Qendror të UÇK-së, anëtar i Shtabit Operativ Qendror dhe komandant i Zonës Operative të Llapit. Në të njëjtën kohë, edhe Xhavit Haliti ishte, që prej fillimit, bashkëthemelues dhe anëtar i Shtabit Qendror të UÇK-së. Mostakimi i tyre, i cili për shumë kënd do të dukej sot i çuditshëm, pasi ishin që të dy në strukturat më të larta të luftës, ndoshta ka spjegimin e vet. Në një deklaratë të dhënë në qershorin e vitit 1998, komisionit të posaçëm të LPK-së, lidhur me këtë ngjarje, ai
    ka pohuar se për të, nga Shtabi Qendror i UÇK-së kanë qenë të njohur vetëm dy njerëz dhe nuk është interesuar më tej. Lidhjet e Xhavit Halitit me Kosovën, sidomos lidhjet strukturore dhe logjistike, më shumë se përmes linjës së Llapit, ishin të realizuara deri atëherë përmes kanaleve të tjera, përmes drejtuesve të lartë të UÇK-së, si dhe përmes Luan Haradinajt, Ramush Haradinajt, Adrian Krasniqit, Ilir Konushevcit etj., që përbënin strukturat e asaj kohe në logjistikë. Është e natyrshme të besohet se ai ka pasur dijeni se kush ishte Zahir Pajaziti, mirëpo po ashtu ka qenë e ditur, jo vetëm nga “të mirët”, se çfarë përfaqësonte në Shqipëri Xhavit Haliti. Një takim i drejtpërdrejtë mes tyre, i hapur, ndoshta më shumë se gjithçka tjetër, do të sillte dekonspirimin e radhëve.
    Paradoksi i dytë: Në fillesën e arrestimeve masive që do të kishte në Kosovë, thuajse në të njëjtën kohë, në Shqipëri do të ndodhej një pjesë tjetër e Shtabit Qendror të UÇK-së, pjesa që përbënte sektorin e veçantë të LPK-së ose të lidhur ngushtë me strukturat e luftës. Në Tiranë do të jenë Azem Syla, i cili ka pasur takim, si mes të panjohurish, me Zahirin, Xhavit Haliti, i cili e di tashmë ardhjen e Zahirit, Ali Ahmeti, i cili po ashtu, veçmas të tjerëve, është takuar me Zahirin. Do të jenë po ashtu edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli / “Luli”. Gjenden po ashtu edhe dy emra, të cilët më pas do të jenë edhe në Prishtinë, Adrian Krasniqi dhe Qerim Kelmendi. Megjithatë, nuk e di se për çfarë arsye, nga kjo pjesë, që kishte lidhje të strukturuara në Kosovë, nuk bëhet asnjë takim i jashtëzakonshëm për këtë gjendje të jashtëzakonshme. Tash, shumë vite më pas, për dikë kjo gjendje do të ishte assesi e kuptueshme. Vazhdoj të mendoj se në këtë kohë ka pasur një përçim të çuditshëm ilegaliteti: ata që ishin anëtarë të Shtabit Qendror jashtë Kosovës e dinin se kush ishte në këtë shtab brenda Kosovës, ndërsa i vetmi që nuk ka ditur për pjesëtarët e tjerë të shtabit do të ishte Zahir Pajaziti. Në disa raste ai nuk ka ditur as se ku ishin bazat e tyre, nga vinin shokët e tij, ku strehoheshin. Me përjashtim të identitetit të Nait Hasanit, që e kishte vetëgjetur, ai nuk dinte thuajse asgjë më tepër. E vërteta është se edhe disa nga anëtarët e Shtabit në Prishtinë kanë ditur vetëm emrin e tij të luftës, “Ismeti”, e jo më tej.

  7. #307
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    – Ka pas takime ato ditë mes Zahirit / “Ismeti”, Naitit / “Abazi”, Sokolit / “Mustafa”, Burimit / “Dervishi”(Murmullahu) dhe mendoj, edhe të ndonjë tjetri. Prania ime në ato takime ka qenë e ndaluar. Bile, kur po pritej të takoheshin të gjithë së bashku, Sokoli e Burimi e kanë lanë Naitin me pritë jashtë, deri sa unë të largohesha nga banesa (baza) e Zahirit. Nga bisedat që zhvilloja ato ditë me Zahirin, kuptova se gjërat po shkonin duke u tensionuar. Shpesh më ka kërkuar Zahiri t’i tregoj identitetin e “Mustafës”(Sokol Bashotës). Sokoli i kishte thënë Zahirit se ishte nga rrethina e Pejës. Zahiri, që njihej me mua dhe që e dinte se isha nga ato anë, më pyet se a është vërtet “Mustafa”nga ato rrethina. Pata thënë se konspiracionin e kemi pas idealizuar, dhe, të them të drejtën, sa herë ka dashur të dijë Zahiri se, kush është e nga është “Mustafa”, edhe sot çuditem se si ngurroja t’i tregoja, sepse kështu ishin rregullat e më dukej sikur po bëja mëkat ndaj “Mustafës”. E vetmja gjë që i pata thënë një herë Zahirit ka qenë kjo, se “Mustafa”vetëm nga Peja e nga rrethi i Pejës nuk është. E pashë se tundi kokën, dhe nuk folëm më tej. Zahiri nuk e dinte se ku rrinte me qira, si student, “Mustafa”. Ndërsa “Mustafa”e dinte dhe e vizitonte shpesh banesën e Zahirit, që gjithashtu ishte me qira.
    Nëse nuk do të ishin këto dy paradokse a do të ishte e mundshme që ngjarjet të kishin një zhvillim tjetër? Është plotësisht e mundshme, ashtu si mund të jetë e mundshme që edhe goditjet të kishin qenë më të ashpra. Kjo edhe për faktin se, në Tiranën e asaj kohe, ndoshta më lirisht se gjetkë, kishte lëvizje dhe përçim të rrjetit të strukturuar udbash, i cili është e pamundur të mos kishte ngritur një dendësi vëzhgimi mbi disa nga emrat e njohur të lëvizjes ilegale.
    Rikthimi pas shumë vitesh, në këtë rast, në ngjarje të njohura, të panjohura ose fare pak të njohura, bëhet më shumë si dëshmi e kohës që la gjurmët e saj.
    Le të rikthehemi:
    Si ndodhi udhëtimi i fundit i Zahir Pajazitit në Shqipëri dhe kthimi nga Shqipëria?
    Në këtë udhëtim ai ka qenë i shoqëruar nga Qerim Kelmendi / “Dema”. Ai, në një intervistë të prillit 2007, tregon:
    “Me Zahirin kemi shkuar në dhjetor 1996 në Shqipëri. Kishim punë. Unë, meqë isha ushtari i parë i UÇK-së që isha plagosur në aksion, isha edhe, si të thuash, i plagosuri i vetëm i përkdhelur, andej të tjerët, që më takonin, më respektonin. Zahiri kishte merakun tim, sepse isha i plagosur në tri pjesë të trupit dhe frikohej se nuk do të mund ta përballoj rrugën e gjatë. Bile, nga që fizikisht ishte i ndërtuar mirë, pra i fuqishëm, më thoshte se po të lanë fuqitë, të mbart në krahët e mi. Unë, të them të drejtën, nuk isha aq i plagosur sa ta humbja besimin në fizikun tim. Në rrugë për në Shqipëri, deri në Gjakovë na dërguan Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci dhe Shaip Haziri, ndërsa tek një urë në Gjakovë kishte dalë e na priste Astriti, djali i “Plakut të Shishmanit”, që ishte pjesëtar i UÇK-së, i organizuar në linjën e Zahirit. Nga shtëpia e Shishmanit, për në drejtim të bjeshkëve të Shqipërisë na ka përcjellë “Plaku i Shishmanit”, pra Xhemë Jakupi, së bashku me Gazmend Imerin / “Bardheci”, nga fshati Ponashec i Gjakovës, i cili, më vonë, është zënë nga forcat serbe dhe është ekzekutuar në masakrën e burgut të Dubravës.
    Pasi i kemi kaluar malet e Shishmanit të Bokës, pastaj Livadhet e Bokës, kemi marrë drejtimin e Shkëmbit të Sertë (Këtë emër ia pata vënë unë). Aty kemi hëngër bukën e Bacës Xhemë, e pastaj Baca Xhemë na ka udhëzuar majat kah të orientohemi, dhe, kur ta arrijmë kufirin, na ka rrëfyer drejtimin e përafërt, nga duhet të shkojmë. Mu në mes të kufirit, në një diferencë prej 25 metrash kishte qenë një shkëmb i ndarë në dy pjesë, aty jemi ulur e kemi bërë muhabet të gjatë mes vedi(...)
    Në Shqipëri stacioni ynë i fundit ishte Tirana. Në Tiranë gjetëm Adrianin, por meqenëse shoqja e tij udhëtonte të nesërmen për në Kosovë, ai këshilloi që shoqja e tij mos ta kuptojë se ne ishim në Shqipëri, sepse, pa dashje, mund të fliste me njeri, duke mos i ditur punët tona. Ashtu bëmë. Atë natë ne shkuam tek një mik i Zahirit, që dikur, në kohën e Shqipërisë socialiste, kishte qenë komandant i kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Natyra e ilegalitetit nuk ma dha të drejtën të pyes Zahirin, aty për aty, se çfarë lidhje ka me këtë mik.
    Në ditët në vijim, unë vazhdova të bëj konak tek banesa e Adrianit, në rrugën e Elbasanit, ndërsa Zahiri, për të mos u kuptuar se jemi bashkë dhe shokë, nuk ishte dakord të banonte me ne, sepse edhe në Tiranë e respektonte konspiracionin. Ai shkoi të banonte tek një bashkëfshatar, Nazmi Zhuka, që ishte i të njëjtit katund me Zahirin, pra i Turiqefcit.
    Në Tiranë unë shkova të vizitohem tek mjekët. Aty më afroi ndihmë Shaip Muja, por meqë e kisha një mik të familjes, ndoqa rrugën tjetër. Pas dy-tre ditësh erdhën të më takonin dy vëllezër, Dauti dhe vëllai tjetër, i njohur më shumë në opinion, për shkak të aktivitetit të tij shumëvjeçar, Ibrahim Kelmendi. Vizita e vëllait të parë, pra Dautit, ishte familjare, ndërsa e vëllait të dytë, ishte më shumë vizitë për të ndihmuar me njohjet e tij mjekimin tim, pasi atëherë, në Tiranë nuk ndjeheshim të sigurt....
    Në Tiranë, Zahiri kishte takim me Ismet Abdullahun, ky ishte takim pune, ndërsa me të tjerët kishte takime rutinore, si miku me mik e shoku me shok.
    Para se të shkonim në Shqipëri, Sokol Bashota / “Mustafa”, më kishte propozuar dhe lutur që “Ismetin”(Zahir Pajazitin) ta takoja me një shok, që do të lajmërohej tek unë si “Petriti”. Ky ishte Azem Syla. Meqenëse nuk njiheshin, Zahiri hezitoi ta takonte.
    U takova dy-tri herë me Azem Sylën dhe i them se shoku që ka ardhë, nuk ju njeh dhe, meqë nuk njiheni, nuk po pranon të takoheni. Azemi më tha që të krijohet mundësia e një takimi dhe i premtova se do te bëja çmos, megjithëse, thënë të drejtën, deri atëherë, nuk dija gjë për Azemin, veçse se është i afërt i Gani Sylës, që dikur ishte udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Zahiri pranoi, por kërkoi që mundësisht takimi të bëhej tek “Lokal Piaca”, pas Muzeut Historik. Azemi erdhi më herët me Shaip Mujën, apo ishte Shaipi aty më heret, nuk më kujtohet. Pas pak erdhi Zahiri dhe i tregova se ky ishte “Petriti”që donte të takohej”.
    Dialogu mes Azem Sylës dhe Zahir Pajaziti, ashtu si e sjell Qerim Kelmendi, dhe që nuk mund ta saktësojmë, më shumë se gjithçka tjetër i ngjan një dialogu ireal, krejtësisht i pakuptueshëm sot, por, si duket, në kushtet e një ilegaliteti të thellë, kur dy njerëz në strukturat e larta të UÇK-së nuk dinin njëri për tjetrin, ose më saktësisht, vetëm njëri dinte për tjetrin, ishte, në mos i zakonshëm, të paktën në kufijtë e kësaj. Nuk mund të garantoj për autenticitetin e bisedës, ashtu si e sjell Qerim Kelmendi. Unë po e risjell në atë formë që e ka risjellë ai.
    Zahiri: Të falënderoj përkërkesën për takim, mirëpo, meqë nuk njihemi, është e drejtë me pyet se, kush jeni ju dhe cili është qëllimi që keni kërkuar takim me mue.
    Azemi: Jam një shok i juaji, që aktualisht jetoj në Zvicër dhe që ua don të mirën.
    Zahiri: Të falëminderit që na e do të mirën, mirëpo mendoj se kjo nuk është e mjaftueshme dhe çfarë rëndësie ka për t’u takuar.
    Azemi: Unë kam dëgjuar për ty, kam dëgjuar shumë, e di se je trim e shkuar trimit, dhe dështa me folë, se si ka mundësi, që këtë përvojë tënden, ta mbartësh edhe në pjesë të tjera të Kosovës?
    Zahiri: Nuk po të kuptoj se për çfarë e ke fjalën, nuk po të kuptoj...
    Azemi: Shokët nga brenda më kanë njoftuar për trimëritë tuaja dhe mendova se është mirë të flasim, të njihemi dhe...
    Zahiri: Unë or mik, nuk po të njoh, mirëpo mendoj se për këto punë, më mirë se kudo, flitet në Kosovë. Kur të vish në Kosovë, edhe flasim për çfarë të duash. Atje bëhen edhe takimet, e këtu në Shqipëri, jemi turistë.
    Takimi i Zahirit me Azem Sylën, më pas i (vet)emëruar, por i pa bërë publik, si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është realizuar në fillimin e muajit janar 1997 dhe ky ka qenë takimi i parë dhe i fundit mes tyre. Takimi, siç shkrova, është realizuar përmes Qerim Kelmendit. Biseda e zhvilluar më tej nuk është temë e këtij shkrimi, megjithatë, sa për të shuar kureshtjen, kërkesa më kryesore e A. Sylës ka qenë që përvoja e Zahirit, në organizimin e aksioneve, duhej shtrirë në të gjitha zonat. Zahiri e ka dëgjuar, por e ka heshtur një gjë të tillë, por gjithashtu ka theksuar se zhvendosja e vendimmarrjes duhet bërë sa më parë e sa më e përqendruar në Prishtinë, ndërsa lidhjet e strukturave të luftës brenda vendit me ato jashtë vendit, të ishin sa më përfaqësuese dhe, si deri atëherë, sa më të forta. Biseda ka qenë tepër e shkurtër, saqë sot mund të të duket ireale.
    Shqipëria e fundvitit 1996 ishte, as më shumë e as më pak, veçse parathënia e asaj që do të ndodhte pak javë më vonë: Marsi i vitit 1997. Ndjehej kudo se gjithçka ishte e mbushur me tensionin e asaj që po vinte, por, njëkohësisht, është edhe periudha, kur më shumë se asnjëherë, në Tiranë, herë krejt haptas dhe herë të fshehur pas dyerve të përfaqësisë së Kosovës, lëviz, thuajse lirisht, eskorta udbashe e përgjimit. Është si një amalgamë e çuditshme, e shtrirë gjithandej, me të gjitha pamjet e mundshme, që nga përçudnimi i zakonshëm dhe deri tek pafajësia. Është koha kur, mjerisht, është ndërtuar struktura, pothuajse e plotë e përgjimit dhe nëpër këtë hapësirë, në javët e fundit të jetës së tij, do të lëvizë edhe Zahir Pajaziti. Kjo hapësirë, shpesh herë mbytëse, do të jetë edhe njëra nga vragat e përgjimit, surveimit dhe denoncimit të tij.
    Mendoni në idealistë të cilët gjithnjë kanë pasur një shëmbëlltyrë: Shqipërinë. Zahir Pajaziti ishte njëri prej atyre. Megjithëse aty ishte burgosur në prill 1994 dhe nuk e gjente as në fundin e vitit 1996 ëndrrën e tij, përsëri, ai do të ishte njëri nga djemtë që nuk do të mund të hiqte pas vetes dëshpërimin. Ai e donte Shqipërinë, ashtu si ishte ajo.
    Sidoqoftë, qëndrimi i fundit i tij në Shqipëri, kishte edhe një brengë, ose më saktë, një shqetësim që kishte marrë me vete. Zahiri, para se të merrte rrugën për në Shqipëri, njësiteve të zonës operative të Llapit, që operonin në Prishtinë, Besianë (Podujevë), Gollak e më gjerë, u kishte caktuar dy detyra të rëndësishme. Afati për kryerjen e aksioneve ishte një mujor. Ai i kishte marrë të gjitha masat për realizimin e tyre, kishte marrë njëkohësisht edhe “besën”e shokëve të tij se do të realizoheshin. Mirëpo ditët shkonin njëra pas tjetrës, largësia krijonte ndjenjën e shqetësimit në proporcion të drejtë me kilometrat që ishin mes tyre. Jo rrallë, duke iu dukur se ditët dhe orët po ecnin shumë më shpejt se duheshin, pra, po rrokulliseshin, duke mos pasur asgjë të re, krijonte tek ai ndjenjën e padurimit. Jo rrallë mendonte se ndoshta do të kishte qenë më mirë sikur ai të kishte qëndruar aty, mes njerëzve të tij dhe të kishte marrë këtë rrugë dimri, shumë më pas, kur të ishin vënë gjërat në vendin e tyre. Janë momente kur atë fillon të mos e zërë vendi.
    Zakonisht ai nuk ishte njeri që i linte të tjerët të bënin punën e tij. E kishte në natyrën e vet, edhe e përdorte jo rrallë shprehjen se “atë që mund ta bëj vetë, nuk ka pse i rrezikoj të tjerët”, çka, përgjithësisht, nuk është edhe aq e përhapur në lëvizjet guerile. Ndryshe, nga sa do të ishte zakonisht, në lëvizjen guerile të Kosovës, në fundin e shekullit të shkuar, të parët që do të provoheshin dhe që do të linin gjurmët e tyre, do të ishin drejtuesit e luftës. Zahir Pajaziti ishte njëri prej shembujve, ndoshta më domethënës, që, aq sa u ndoq nga disa, aq edhe nuk u ndoq nga të tjerë.
    Ato ditë ai ishte gjithsesi i trazuar. Përsëri i dukej se rrugët e këtij qyteti të madh, mbushur me rrëmujën e jashtëzakonshme të fundvitit 1996 dhe fillimin e vitit tjetër, pra të këtij viti të mbrapshtë dhe thuajse katastrofal, e kishin shtuar largësinë me shokët e tij. Njeriu që e kishte shoqëruar, Qerim Kelmendi, ende i ka në memorien e tij çastet e trazimit, të mërzisë, tensionit, krijimit të një psikoze pritje të pafund,
    bisedat telefonike, herë pas here te trazuara të Zahirit, dorezat e telefonit që uleshin rëndë dhe hapat e parë pa folur me askënd.
    “Kur po fillonte të afrohej koha e skadimit të afatit, Zahirin nuk e mbante vendi vend. Kemi shkuar bashkë në postë dhe ka marrë në telefon shokët e tij që ishin në Prishtinë. E di, se rrija afër kabinës së tij dhe e dëgjoja kur u thoshte se “po don me u fëlliq muhabeti”. E kishte fjalën se, nëse ato dy aksione nuk kryhen brenda afatit të caktuar, atëherë fëlliqet puna. Më pat thënë njëherë se detyrat ushtarake kur pranohen, ato janë të shenjta dhe duhen kryer domosdo.
    Kur po afrohej afati i skadimit të këtyre afateve, Zahiri filloi të trazohej bukur shumë. Më tha se kishte ba mend me u nisë sa më shpejt për në Kosovë. Hesapet kanë luajt, më tha. Ditët po kalojnë e asnjëri prej dy objektivave nuk po goditet. I thashë të kishte durim, sa ishte afati, e pastaj të marrim vendim se çfarë duhet bërë. Bile i thashë se ne të zonave të tjera nuk e kemi dert, edhe me u shtye puna, mirëpo Zahiri ma ktheu se nuk ka justifikim. Ai që donë me u arsyetu, nuk ia vlen t’i futet këtyre punëve”.
    Dhe, më në fund, kur ai ishte në pragun e fundit të pritjes, vjen lajmi se “besa u mbajt”. Të dy aksionet ishin të realizuara. Atentati i parë, më 9 janar 1997, në zonën operative nr. 1, kundër Maliq Shehollit, i cili ishte deputet i Partisë Socialiste Serbe, bashkëpunëtor i vjetër i UDB-së, pjesëmarrës në varrimin e kriminelit serb Milosh Nikoliq (i cili është ekzekutuar nga njësitet e zonës së Llapit më 25.10.1996), ku mban edhe fjalimin mortor.
    Atentati i dytë kryhet më 13 janar, ku nga njësitet guerile ekzekutohet bashkëpunëtori i policisë serbe Fazli Hasani, nga Braboniqi i Mitrovicës.
    Ai, pasi do të merrte lajmin, do i thoshte mikut të tij (Qerimit):
    “Natyrisht se asnjë vrasje, sikur të ishte bota e mbarë, nuk do të duhej të ndodhte. Sikur bota të ishte e mbarë. Por edhe humbjet e sojit të Maliq Shehollit, Bejtush Bekës, Faik Bellopojës e të tjerëve, të cilët ndërtojnë jetën e tyre mbi tragjeditë e të tjerëve, e sidomos mbi tragjedinë e Kosovës, nuk janë ngjarje që na tundojnë...”
    Zahirit do i hapej fytyra. Atij mëngjesi të ftohtë janari, kur do merrte
    vesh se ishte mbajt fjala, kishte ndryshuar diçka tek ai. Do të ishte nga rastet e pakta gjatë luftës, kur mbi tiparet e tij, tashmë të hequra, do të ulej fillesa e buzëqeshjes. Ishte vazhdimisht serioz, i qetë dhe, si e mbajnë mend, syshpues.
    – Nuk u turpërova – tha ai dhe shkoi dorën e tij sipër flokëve, që i kishin rënë mbi ballë.
    – Çfarë do të kishte ndodhë nëse aksionet nuk do të ishin bërë brenda afatit, por pak më vonë? – e pyeta.
    – Ishte bërë keq e më keq. Nuk kishin pas fytyrë me më dalë përpara ata që kanë rrahë gjoksin me i dalë përballë kësaj pune. Në disa gjëra, or mik, nuk ka hajgare. Ose e merr përsipër dhe e bën, ose nuk e merr përsipër e shikon punën tënde. Rrugë tjetër, për besë të zotit, nuk ka.
    Atij i ishte dukur sikur kishte hequr një barrë nga shpina. Megjithatë, kishte qenë vetëm një prej halleve e derteve të tij.
    Kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të ditur krejt mërzinë e tij në udhëtimin e fundit në Tiranë. E kishte pritur mbajtjen e fjalës, megjithëse i ishte zgjatur realizimi i saj. E kishte ditur se gjithçka do të bëhej, megjithëse orët e ditët i ishin dukur të dyfishta. Mërzia e tij do të ishte më e madhe dhe do të vinte duke u rritur, deri sa do të merrte përmasat e padurimit.

  8. #308
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Përse ndodhi kjo?

    Kur kishte marrë rrugën Prishtinë-Gjakovë-Shishman-Lugu i Zi- Tropojë-Bajram Curr-Tiranë, kishte menduar se mund të ishte e nevojshme që të qëndronte për tre ose katër muaj. I duhej që, për disa kohë, të largohej nga ajo që kishte menduar se mund të ndodhte: ndjekja e tij. Mirëpo kishte pasur edhe arsye më të mëdha se këto. I duhej të takonte miqtë dhe të dëgjonte opinionin e shtetit shqiptar, nëse kjo do të ishte e mundur, por edhe opinionin e shqiptarëve të Kosovës, që ishin në Shqipëri, edhe në Perëndim. Kishte disa kohë që e brente droja e shkëputjes që mund të ndodhte mes luftës, që ishte në prag, dhe përgjumjes që mund të kishte kombi. Si të thuash, kishte filluar të ndjente se ende, dhe nuk dihej se deri kur, shumë gjëra ishin mbështjellë me mjegullinën e së panjohurës. Koha po vinte. Ajo do të
    ishte e vështirë, ndoshta më e vështira se gjithë të tjerat që kishin shkuar para saj. Çfarë duhej bërë? Do të ishte luftë e një grupimi, sado i vendosur, apo do të ishte luftë e të gjithëve?
    Kishte bërë konak tek një bashkatdhetar i tij, që ishte edhe anëtar i LKÇK-së. E donte atë njeri dhe rrethin e tij, por nuk i donte fjalët e tepërta. Jo rrallë, ndonëse i duruar dhe fisnik, pasi dilte nga takimet, shfryente tek Adrian Krasniqi. Kishte ndjenjën e përmbylljes nga zhurmërimat ideologjike dhe romantizmi i shkëputur nga gjithçka që po ndodhte në Kosovë. Një ditë, hyn gjithë pezëm në shtëpinë e Ardianit, në rrugën e Elbasanit. Sytë i shfaqin tjetër shprehje. Nuk i thotë as edhe një fjalë. E përplas për tokë një si fletore të bardhë.
    – Çfarë ndodhi? – e pyesin.
    – Shiko se me çfarë po merren njerëzit dhe mua më duhet të rri me ta, sepse janë shokët e mi e vëllezërit e mi.
    – Çka është bre ajo broshurë?
    – Kjo nuk është fletore, është Buletini që e nxjerrin njerëzit e LKÇK-së. Po shkruajnë se është më vështirë me nxjerr një fletore të tillë se me i ba dhjetë aksione. Nuk bëhet rezistenca e armatosur nëpër tubime. Nuk mund të presim deri sa të ndërgjegjësohet gjithë populli.
    Njëri nga shokët deshi të bënte humor me të, t’ia lehtësonte pezmin.
    – Pse nuk u the se e gjithë kjo që po mendoni mund të bëhet vetëm nëse krejt UDB-ja dhe KOS-i (sigurimi ushtarak serb) shkojnë me pushime për gjashtë muaj e marrin me vete edhe krejt makinerinë ushtarake.
    – Ti or mik, edhe pse bluan bukur shumë, shpeshëherë ia qëllon, dhe vuri buzën në gaz.
    Desha të tregoja shkurt një ngjarje të perceptimit të Zahirit për rrjedhat e luftës dhe konceptin e tij filozofik, për një luftë, jashtë asaj që mund të quhej “domen”i partive dhe i lëvizjeve politike. Megjithatë, e gjithë ajo që po i ndodhte në udhëtimin e tij të fundit në Shqipëri, po merrte përherë e më tepër përmasën e një shqetësimi të madh, nganjëherë
    tepër të rëndë, dhe po i shkurtonte ditët e qëndrimit të tij aty. Kishte bërë takime të shumta, ishte munduar të sillej natyrshëm në atë rreth vicioz të krijuar institucionalisht, kishte shpresuar se mund të bënte diçka më shumë se e zakonshmja, e përsëri do të ndjehej i lodhur e njëkohësisht i zhgënjyer. Përse?
    Unë pyeta për këtë Qerim Kelmendin. Ja edhe përgjigja e tij:
    ● Ditët e pushimit në Shqipëri ishin të merzitshme. Nuk arritëm të siguronim asnjë armë të vetme për natyrën e punës sonë në Kosovë. (Zahiri është kthyer në Kosovë me armët që ka shkuar – shënim i autorit )
    ● Kuptuam se po përcilleshim nga “kureshtarët”që kishin pas qenë “të faktorizuar”, por edhe nga të tjerë që nuk e dinim pse ishin aty.
    ● E pamë Shqipërinë të katandisur, pamë shumë udbashë se si miqësoheshin me pushtetarët e Shqipërisë, me ata që ishin në pushtet. (Dhjetor 1996 – janar 1997, kur zhvillohen ngjarjet, në pushtet ishte PD e Berishës – shënim i autorit)
    ● UDB-ashët e Kosovës ishin më të preferuar nga pushteti i Tiranës, ndërsa ne ilegalët e luftëtarët, si Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi, unë dhe të tjerë, e ndjenim veten të tepërt në shtetin amë.
    ● Në të gjitha takimet që patëm me “të faktorizuarit”dhe me të “pafaktorizuarit”, si ishin Ali Ahmeti, Ismet Abdullahu, Ibrahimi (Kelmendi), e të tjerë, kuptuam se lidhjet e UÇK-së me shtetin shqiptar nuk ekzistonin, ishin një pikë e vdekur. Erdhëm në përfundimin se për ne ka vetëm një zgjidhje, ashtu si thotë populli: “Të lumshin krahët e tu”.
    Në mesin e muajit janar, saktësisht me 16 janar, në orën 8 të mëngjesit, ndërkohë që Zahiri ishte në Tiranë, ishte kryer ne Prishtinë aksioni me autobombë kundër rektorit të dhunshëm të Universitetit të Prishtinës, Radivoje Papoviqit. Zahiri nuk i tregoi askujt nëse kishte qenë në dijeni të këtij aksioni apo jo. Ilegaliteti i ka në natyrën e tij gjëra të tilla. Megjithatë ai nuk mbeti i kënaqur. Ndoshta kishte dashur më shumë se sa ajo që ndodhi.
    Janë ditët e fundit të Zahirit në Tiranë. Sipas një dëshmie të Xhavit Halitit, “ai është takuar me njerëz që i ka njohur dhe që nuk i ka njohur”.
    Zahiri do të takohej, gjithnjë në linjën e tij, edhe me Ali Ahmetin, “Abazin”, dhe po ashtu, bisedat do të ishin të gjata, mirëpo kësaj radhe do i cilësonin si takime pune. Do të takohej me njerëzit e Linjës së tij, të Llapit, me Ismet Abdullahun, i cili shkoi nga Zvicra posaçërisht për këtë takim, Nazmi Zhukën dhe Murat Ajetin, etj. E vërteta është se ai kishte menduar se kësaj radhe në Shqipëri do të qëndronte disi më gjatë se zakonisht. Fillimisht ishte menduar për tre ose katër muaj, kohë tepër e gjatë për një drejtues të rëndësishëm të luftës. Si duket, pikërisht kjo largësi do të bëhej më pas shtysa e tij e vazhdueshme për t’u kthyer.
    Në takimet e Zahirit me “njerëz që i ka njohur dhe që nuk i ka njohur”, a ka qenë e mundshme që të ketë pasur edhe prej atyre, të cilët, mjeshtërisht ishin fshehur pas perdeve, ose që po ashtu mjeshtërisht kishin mundur të krijonin lidhje, nganjëherë jo të pakta, me strukturat e luftës?
    Gjithçka ka qenë e mundshme. Në fakt, ato që mund të quhen takime “të faktorizuara”, pra në linjën e punës së tij, pak a shumë kishin qenë të pa frytshme. Po ashtu ka qenë e mundshme që, ndërmjet njerëzve që i janë afruar Zahirit ose bashkëpunëtorëve të tij, ka pasur të tillë, të cilët nuk kishin lidhje ose, më saktë, nuk kishin besimin e strukturave të tjera të luftës. Kjo mund të ketë sjellë edhe largësinë mes tyre, e cila tani, pas kaq vitesh, vërtet mund të të duket e çuditshme, por në të vërtetë kështu ka ndodhur.
    Pikërisht në këtë kohë, më shumë se asnjëherë më parë, në afërsinë e Zahirit ose rreth tij, duke vëzhguar gjithçka që ai mund të bënte, do të dukeshin dy njerëz, njëri nga të cilët do të kishte kontakte direkte me të dhe tjetri, duke ngritur një rreth survejimi të kahdohshëm.
    Njëri prej tyre do të quhej M.A., dhe në këtë libër do ta quajmë “dhëmbëprishuri”, sepse, pak a shumë kështu është njohur edhe në kohët e zhvillimit të ngjarjeve. Tjetri do të ishte Ramë M., i cili edhe më pas, do të njihej po kështu. Në vitet që shkuan, si për të dashur të dëshmojnë çfarë kishin qenë më parë, ata u shfaqën në pozicione të rëndësishme të sferave të shërbimeve të fshehta, jo vetëm partiake. Mirëpo, ky fakt, edhe pse tepër komprometues, nuk do të ishte i mjaftueshëm për të ngritur një akuzë. Fakti tjetër, që pikërisht pas kësaj kohe, për shërbimin e fshehtë serb fillojnë e bëhen gjërat më të njohura, krijon lidhjen e dytë të mundshme, në të cilën ia vlen të
    ndalesh.
    Ka pasur gjithnjë një dyzim mes Zahirit dhe “Ismetit”. Jam krejt i bindur se në fillimet e rrjedhjes së informacionit, ka qenë e vështirë krijimi i lidhjes që ekzistonte mes Zahirit dhe “Ismetit”, sepse, duke qenë dy burime të ndryshme, ata e kanë paraqitur edhe në dy emra të ndryshëm.
    Ka pasur tri mundësi të dekonspirimit:
    – Nga ata që kanë ditur për aksionet e Zahirit në rrethe të ndryshme dhe që e kanë ditur emrin e tij, por që nuk kanë ditur asgjë për “Ismetin”;
    – nga ata që kanë ditur përkatësinë e tij si anëtar i Shtabit Qendror, por pa e ditur se kush qëndron pas “Ismetit”;
    – dhe nga ata që e kanë ditur edhe njërën anë edhe tjetrën.
    Njeriu, që në këtë libër qëndron pas emrit “Dhëmbëprishuri”, është nga ata që i ka ditur edhe njërën anë edhe tjetrën. Pra, ai e ka ditur se kush qëndron pas “Ismetit”, e ka ditur se cili është funksioni i Zahir Pajazitit në 2linjën e Llapit”dhe në strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i ka ditur edhe shumë nga aksionet që ishin ndërmarrë prej tij, ose, të paktën, zonat në të cilat janë kryer aksionet.
    Zahiri, në dublicitetin e tij, deri në ditën e rënies, ka qenë i pazbuluar. Gjithnjë për të, në rastin më ekstrem të mundshëm, është ditur vetëm gjysma e tij. Jo rrallë është hedhur hipoteza apo është plasuar ideja se, “Zahiri, aq sa ka qenë trim, aq ka qenë edhe dekonspirativ”. Janë hedhur fakte të ndryshëm, nganjëherë të rëndësishëm në dukje dhe herë pas here krejt të parëndësishëm. Është bërë lidhje mes qëndrimit dhe ushtrimit të Zahirit në Shqipëri, gjatë stërvitjeve ushtarake dhe faktit që kjo gjë ka qenë e njohur, jo vetëm në rastin e tij, për shërbimet e fshehta sekrete serbe. Kjo nuk mund të mohohet. Është bërë lidhje mes gëzhojave që janë gjetur në një aksion dhe veçantisë që kanë pasur ato. Ka pasur jo pak gjëra të tilla. Mirëpo, të gjitha së bashku nuk kanë mundur të krijojnë imazhin e plotë të figurës së tij, qoftë edhe në dosjet sekrete të policisë serbe, nëse nuk do të kishte pasur të dhëna shtesë, të cilat janë shumë më të vonshme se sa stërvitjet në Shqipëri
    në fund vitin 1991, apo gëzhojat e gjetura pak a shumë në këtë kohë.
    Nëse do të ishte ndryshe, atëherë, Zahiri do të duhej të ishte njeriu i parë që do të ishte gjykuar, qoftë edhe në mungesë, nga gjykatat e pushtuesit. Kujtesa e luftës është ende e freskët, tashmë dihen disa nga drejtuesit kryesorë që kanë qenë të dekonspiruar dhe të zbuluar nga shërbimet sekrete serbe. Dihet, për shembull, fakti se Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi kanë qenë të dekonspiruar, të zbuluar dhe, më pas, edhe të dënuar, nga strukturat e instaluara dhunshëm në Kosovë. Ata janë dënuar, në mungesë, në të njëjtin grup me Adem Jasharin. Kjo është pikërisht koha kur ai, Zahiri, lëviz nëpër të gjithë Kosovën, duke qenë gjysmë ilegal, herë pas here duke kaluar krejtësisht në ilegalitet.
    Nëse do të ishte ndryshe, Zahiri do të mund të arrestohej disa ditë më parë, kur edhe u bë rrethimi i lagjes ku mendohej se banonte ai, gjë që u përsërit, në po të njëjtat përmasa, edhe më 29 janar 1997.
    Të gjitha analizat që janë bërë më pas, qoftë të pjesshme apo më të thelluara, si dhe deklarimet e mëvonshme, të çojnë në përfundimin se, mjerisht, strukturat e UDB-së apo të KOS-it, kanë qenë në dijeni të aktivitetit të Nait Hasanit dhe të Zahir Pajazitit dhe kanë realizuar përcjelljen e tyre. Mirëpo, ndërsa kanë ditur aktivitetin, për një kohë shumë të gjatë, nuk kanë ditur se ku ishin vendqëndrimet e tyre, bazat ku strehoheshin, lidhjet me të tjerë jashtë rrjetit etj. Është plotësisht e mundshme, se duke ditur për identitetin e “Ismetit”, si njëri ndër figurat themelore të luftës, tepër vonë ata kanë bërë lidhjen mes tij dhe Zahir Pajazitit, pra mes figurës së luftës dhe figurës reale, jetësore.
    Prej sa kohe ishin ata në dijeni, dhe si kishte ndodhur e gjithë kjo, është diçka që, siç cilëson me të drejtë Xhavit Haliti, “duhet bërë një analizë, duhet t’i përmbahesh disa kushteve dhe informatave”.
    Atëherë le të vazhdojmë të bëjmë analizën, le të vazhdojmë t’u përmbahemi informatave dhe të caktojmë disa kushte.

  9. #309
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    RIKTHIMI I PARË

    Është shumë e arsyeshme që, duke dashur të kemi një përfytyrim më
    të gjerë të të gjithë asaj që ka ndodhur në janarin e vitit 1997, të kemi një rikthim të natyrshëm. Pra, të kthehemi në disa nga gjenezat e goditjeve që i janë bërë lëvizjes klandestine në Kosovë, sidomos Lëvizjes Popullore të Kosovës.
    Herë pas here, në momente dhe kohë të veçanta, ajo është goditur tepër mizorisht. Thuajse gjithë drejtuesit kryesorë të saj, në një mënyrë ose në një tjetër, kanë rënë në prita të ndryshme, janë gjendur të rrethuar ose janë vrarë në udhëtim e sipër. Kjo e ka ndjekur Lëvizjen Popullore të Kosovës që nga ditë-themelimi i saj, më 17 janar 1982, kur, menjëherë pas aktit themelues, vriten, në një pusi tepër të menduar, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Enigma e vrasjes së tyre, vetëm tani, pas botimit të romanit “Atentatet”, të Ibrahim Kelmendit, ka filluar të zbardhet ose më saktë ka ringritur domosdoshmërinë e saktësimit të saj.
    Herë pas here, si një makth i stërmadh, ka qenë enigma e vrasjes së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në janarin e vitit 1984, pas pak kohe, edhe e Bajram Bahtirit. Sapo ishte bërë përpjekja për të kaluar këtë gjendje makthi, vriten, përsëri në Prishtinë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Duke treguar për ngjarjen e ndodhur me Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun, njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të tyre, Ramadan Avdiu, në mbledhjen e KP të LPK-së, Dega Jashtë Vendi, më 10 maj 1998, tregon:
    “Në shtator të vitit 1989 janë kapë dy shokë në aksion gjatë shpërndarjes së trakteve në Gllogoc (Bekim Krasniqi dhe Agron Shala), kurse ne Prishtinë janë arrestuar Afërdita Veliu, Fexhrije Bilalli. Si pasojë ka ardhur tek arrestimi i Shaban Mujës. Si rrjedhojë e gjendjes së krijuar është dashur të kalojë në ilegalitet Afrim Zhitia dhe Fadil Vata. Fillimisht ata kanë ardhur tek unë, se kam qenë në një celulë me Afrimin dhe Fadilin, dhe më kanë shpjeguar se si është krijuar gjendja. Ata më sugjeruan se patjetër duhet të kooptohem në Komitetin Drejtues të OMLK-së, për shkak se edhe Bardhyli (Mahmuti) është i rrezikuar dhe është e domosdoshme që të tërhiqemi, duke kaluar në ilegalitet. Kështu do të mbetet një strukturë e paqëndrueshme dhe që rrezikon edhe ekzistencën e organizatës. Për një javë rresht ata kanë qëndruar në shtëpinë time dhe kemi hartuar planin e veprimit të mëtejmë, bashkërisht. Pasi që janë marrë masat preventive për të gjithë organizatën, për ndërprerjen e arrestimeve dhe janë siguruar
    bazat për qëndrim të mëtejmë të Afrimit, janë marrë masat që Fadili të nxirret jashtë vendit për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore dhe është thirr mbledhja e Komitetit drejtues.
    Kjo mbledhje është mbajtur më me 22 tetor në Prishtinë, në banesën e Binak Berishës. Në këtë mbledhje është bërë kooptimi im në Komitetin drejtues dhe është planifikuar që me 30 tetor të organizojmë demonstrata.
    Me 27 tetor i shpërndamë traktet dhe demonstratat u organizuan të fuqishme në shumë qytete të Kosovës.
    Me 2 nëntor u vranë Afrimi dhe Fahriu.
    Shkaqet e vrasjes së Afrimit.
    Fahriu dhe një shok tjetër, Behlul Labinishti, janë sulmuar prej policisë, kur janë ndarë prej demonstratës dhe kanë shkuar të vizitojnë dikë në spitalin që është afër hekurudhës në mbrëmjen e 1 Nëntorit 1989. Është bërë rezistencë aty nga Fahriu, Behluli është kapur dhe është arrestuar, Fahriu është shmangur dhe, për fat, nuk është plagosur. Fahriu ka shkuar në bazën ku ka ndenjur Afrimi. Në atë bazë Afrimi ka shkuar tri ditë më herët. Ai tha se do të shkoj të rri me dy shokë ilegalë. Ishin Hasan Ramadani dhe Bedri Blakçori.
    Fahriu, meqë ju ka shmangur arrestimit, ka shkuar atë natë aty ku ka qenë Afrimi. Ai e ka ditur atë bazë. Unë kisha caktuar një takim me Afrimin, të nesërmen, në orën gjashtë pasdite, për t’i dërguar disa materiale, për nxjerrjen e organit buletini i “Zërit të Kosovës, “Rruga e Lirisë”. Diku në orën 2 pasdite, Ilazi (Zhitija) ka ardhur tek unë dhe më tha se e kishte parë Afrimin me një djalë tjetër, që shkonte rrugës kah Velania. Kam menduar se Afrimi nuk është dashur të dalë prej bazës ku ka qenë. Më vonë, pasi që e kam përcjellë Ilazin, ka ardhur një shok tjetër, i cili më tregoi se janë rrethuar në Breg të Diellit, në banesën e “Shpëtimit”(Fahri Faslisë). Unë fillimisht kam dalë dhe kam shkuar në bazën ku kanë qenë. Atje kam takuar Hasanin Ramadanin dhe Bedri Blakçorin, që ishin të strehuar në atë bazë dhe i kam pyetur: “Përse ka dalë “Ismaili”(emri konspirativ i Afrimit). Mbrëmë, më thanë ata, pasi ka ardhur ai djali (sepse nuk e njihnin për shkak të konspiracionit), ata kanë biseduar bukur gjatë. Gjatë gjithë natës dhe në mëngjes. Në mesditë ai ka dashur të dalë, por Afrimi i ka thënë, ndal se po të shoqëroj dhe kanë shkuar. Vetëm një gjysmë ore pasi janë vendosur në banesën e Fahriut në kodër të Diellit, ata do të ndodhen të rrethuar.
    Unë, asnjëherë nuk e kam pasur të qartë arsyen, përse ata kanë dal dhe kanë shkuar në shtëpinë e Fahriut. (10 maj 1998. Kaseta 6/a.)
    Është krejtësisht e mundshme që banesa e Fahriut të ketë qenë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të shërbimit të fshehtë serb. Fare pak kohë, pasi Fahriu dhe Afrimi janë futur në banesë ka filluar edhe rrethimi i shumëfishtë i tyre. Ky, si duket, është edhe momenti i zbulimit të tyre, sepse sikur të ishin zbuluar më herët, do të ishte goditur edhe baza ku kanë qëndruar Hasan Ramadani dhe Bedri Blakçori.
    Është e vërtetë se një lëvizje ilegale, për më tepër aktive, si ishte LPK, do të kishte përgjimet, ndjekjet, denoncuesit e saj, qoftë nga jashtë, pra nga shërbimet e fshehta serbe, qoftë nga brenda, nga të infiltruarit. Po ashtu, vetë fakti se, drejtuesit e organizatës do të ishin më të ekspozuarit, e bënte edhe më të mundshme goditjen e tyre. Në fund të fundit, qëllimi themelor i shërbimeve të fshehta serbe, UDB apo KOS, ka qenë pikërisht goditja, që në fillimet e saj, të lëvizjes ilegale, sidomos të lëvizjes ilegale çlirimtare. Më e përqendruar bëhet kjo detyrë për shërbimin sekret serb pas ngjarjeve të fillim viteve ‘90, kur filluan të shfaqen goditjet e para, si ishte aksioni në Drenasin e sotëm, në të cilin morën pjesë Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci, Hashim Thaçi dhe Jakup Nura – të gjithë emra të njohur më pas në rezistencën e armatosur.
    Është një kohë kur strukturat lokale të Lëvizjes Popullore të Kosovës nuk dëshirojnë më të bëhen pjesë e një revolte të zakonshme, si për shembull me shpërndarje traktesh, shkrim parullash, etj., por kërkojnë kalimin në aksionet e armatosura. Kërkojnë njëkohësisht që të ketë një strukturë politike, organizative, që të marrë përsipër realizimin e aksioneve dhe mbështetjen e tyre. Për një gjë të tillë ata bëjnë presion në strukturat drejtuese të organizatës.
    Le të kthehem edhe një herë në prononcimin e Ramadan Avdiut, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, Dega Jashtë Vendit, të 10 majit 1998.
    Ramadan Avdiu:
    ...Ne kemi ardhur në përfundimin dhe kemi ndërtuar strategjinë që të organizohet një strukturë që të jetë e qëndrueshme dhe jo të organizohet një strukturë e cila kryen një mbledhje dhe nuk i kryen punët që duheshin. Kështu që, më herët kanë filluar aksionet e armatosura. Ato janë organizuar nga Lëvizja. Unë kam qenë një prej atyre që i kam furnizuar njësitet e para të Ushtrisë, që do të njihet më
    vonë si UÇK. Dhe kur kam shkuar në Skenderaj, fjala vjen, Mehmeti (Bislimi) ka qenë prezent, edhe Hashimi (Thaçi) ka qenë prezent, nga anëtarësia e Lëvizjes, e Këshillit të Rrethit, nga Sami Lushtaku, Hilmi Zeka por edhe nga Adem Jashari, është kërkuar që përgjegjësia për aksionet të merret nga Lëvizja. Unë kam kundërshtuar dhe u kam thënë se me organizimin që e kemi, duke i pas parasysh edhe dyshimet që i kemi për dekonspirimet në vende të ndryshme, ne mund ta marrim përgjegjësinë, mirëpo nuk do të shkojë gjatë dhe do të na arrestojnë. Duhet pasur shumë kujdes, u kam thënë, që të mos dështojmë në start, sepse për ta sjellë gjendjen në këtë shkallë që e kemi sot, pas ndonjë goditje eventuale nga ana e armikut, do të na duhet kohë e gjatë.
    Shërbimi i fshehtë serb kishte mjaft informacione rreth Lëvizjes përmes Shaban Sh. Domethënë është kërkuar që aksionet të merren përsipër nga Lëvizja, unë u kam thënë se nuk do të merren përsipër nga organizata, por, për ne, janë shumë të mira këto aksione që po bëhen, do i mbështesim, deri sa të krijohet një strukturë ushtarake.
    Ramiz Lladrovci:
    Më fal Ramadan, a mund të di se kur ke qenë në Drenicë?
    Ramadan Avdiu:
    Në Drenicë kam qenë në qershor të vitit 1993. Domethënë, në atë kohë unë nuk kam qenë që LPK-ja t’i marrë përsipër aksionet, para se të krijohet një mekanizëm ushtarak, që ky mekanizëm të jetë konspirativ, e që krahas të tjerëve, do të kishte edhe anëtarë të Lëvizjes që nuk do të dinin gjë për atë organizim. Si pasojë e kësaj, ne mjaft anëtarëve të Lëvizjes ua kemi fshehur, nuk u kemi dhënë informacion, qoftë për aksionet, qoftë për organizimin që po bëhet, sepse e kishim tash një përvojë, por edhe i njihnim anëtarët e Lëvizjes, se kush mund të kyçet dhe mund t’i besohet, dhe kush nuk mund të kyçet, sepse nuk mund ta mbajnë sekretin. Kështu ka ndodhur edhe në Këshillin e Rrethit në Pejë, Qerimi (Kelmendi) ka qenë prezent, është kërkuar që të bëheshin aksione, ka pasur presion prej anëtarësisë, dhe u është thënë se, porsa të kryhet Mbledhja e Përgjithshme (e Katërta), shumë gjëra do të definohen dhe secili do e gjejë vendin e vet. (10 maj 1998,Kaseta 7/a)
    Me gjithë luhatjet, devijimet, përsëri korrigjimet, luhatjet e tjera, përcaktimet e sakta dhe ndreqjet, të cilat kishin ndodhur më parë,
    Mbledhja e Katërt e Përgjithshme e LPK-së mori vendimin e njohur për fillimin e rezistencës së armatosur.
    Përcaktimi i një orientimi të tillë dhe fillimi i punës për sendërtimin e tij, krijuan problemin më të madh tek shërbimi i fshehtë serb. Në fakt, duan apo nuk duan organizatorët, shërbimi serb ishte në dijeni të asaj që po vendosej dhe mendoi se goditja duhet bërë në rrafsh të gjerë, e menjëhershme dhe e ashpër.
    Si ndodhi goditja?
    Ramadan Avdiu (“Dani”) është njëra ndër figurat më përfaqësuese të kësaj kohe në radhët e Lëvizjes Popullore të Kosovës. “Dani”është, nëse mund të thuhet kështu, i pranishmi i domosdoshëm në të gjitha takimet e rëndësishme, bashkëdrejtues dhe ideator i shumë lëvizjeve politike të kohës. Pra është plotësisht i besueshëm në tregimin e tij.
    Ai tregon: Në Mbledhjen e katërt të LPK është vendosur që të ndryshohet emri nga LPRK në LPK, pastaj vendimi më i rëndësishëm është afrimi i bërthamave të armatosura që i kishim krijuar dhe strukturimi i tyre, duke iu dhënë dritën jeshile për veprim. Pra, vendimi historik për kalimin në fazën e organizimit të kryengritjes së armatosur çlirimtare. Pastaj në këtë mbledhje është zgjedhur Këshilli Drejtues dhe Kryesia e LPK-së.
    Ditën kur po mbahej Mbledhja e katërt e Përgjithshme janë arrestuar 5 veprimtarë të LKÇK-së. Katër nga ta më kanë njohur dhe deri diku e kanë ditur pozicionin tim në hierarkinë organizative të LPK-së. Kështu që me të kuptuar lajmin e atij arrestimi, ne kemi supozuar se do të ketë fushatë arrestimesh nga ana e UDB-së dhe i kemi marrë masat që fillimisht t’i nxjerrim jashtë Kosovës delegatët e Mbledhjes së katërt të Përgjithshme që kishin ardhur nga Dega Jashtë Vendit. Ata të gjithë në Kosovë i kishim futur ilegalisht. Kanë qenë pesë: Emrush Xhemaili, Fazli Veliu, Beqir Beqa, Sabri Kiçmari dhe Bilall Sherifi. Pastaj unë dhe disa veprimtarë të tjerë jemi tërhequr në fshehtësi të thellë.
    Më 2 gusht 1993 ka filluar një fushatë e egër e arrestimeve të veprimtarëve të LPK-së. Diku para agimit të ditës së dy gushtit është rrethuar jo vetëm shtëpia ime, por thuajse e tërë lagjja ku unë banoja. Unë nuk isha në shtëpi dhe i shpëtova arrestimit. Pas një kontrolli dhe vandalizmi të theksuar nga policia okupatore, janë arrestuar babai Hamiti, xhaxhai Sabiti dhe vëllai im Rexhepi. Në të njëjtën kohë janë
    rrethuar dhe kërkuar që të arrestohen pjesa më reprezentative e veprimtarëve të LPK-së, janë arrestuar Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Nehat Selimi, Rexhep Avdiu e Shemsi Veseli në Prishtinë, Ismet Mahmuti, Hajredin Hyseni, Faik Ajeti në Besianë, Beadin Hallaqi e Binak Berisha në Prizren, Shefki Muqaj e Ilaz Kadolli në Therandë, Ramadan Pllana e Islam Mulaku në Vushtrri, Bajrush Xhemaili në Ferizaj, etj., kurse janë kërkuar që të arrestohen dhe ju kanë shmangur arrestimit, përveç meje, edhe Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci, Ekrem Jashari, Halil Selimi, Ibish Neziri, Hidajete Krasniqi, Adrian Krasniqi, etj. Nga të gjithë të arrestuarit vetëm Xhavit Haziri ka qenë pjesëmarrës i Mbledhjes së Katërt të Përgjithshme.
    Duke qenë se unë kisha qenë bartësi kryesor i aktivitetit dhe e njihja strukturën e organizimit më së miri nga të gjithë në Kosovë, kujdesi për mua ka qenë i madh nga të gjithë shokët. Në Kosovë kam qëndruar më shumë se një muaj duke u përpjekur që të sanojmë gjendjen. Arritëm që përmes lidhjeve që kishim në burg të informojmë Xhavit Hazirin dhe të tjerët se kush është arrestuar e kush jo. Ky ka qenë hapi që e ka ndërprerë fushatën e arrestimeve, sepse si Xhaviti ashtu edhe shumica e të arrestuarve të tjerë, në hetime janë ndalur tek unë. Pas një muaji kam kaluar në Shqipëri, prej nga jemi përpjekur që të sanojmë pasojat e krijuara me arrestimet dhe goditjet që na ishin bërë nga UDB-ja. Në muajin tetor të vitit 1993 është vendosur që unë të kaloj në Zvicër. Ndërkaq me organizimin në Kosovë kanë vazhduar të mirren Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli, Adnan Asllani si dhe veprimtarë që nuk ishin të dekonspiruar, si Sokol Bashota, Nait Hasani, Zahir Pajaziti, Xheladin Gashi, Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Luan Haradinaj, Lahi Ibrahimaj, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Jakup Nura, etj.
    Ka edhe një dëshmi tjetër. Në një material të përgatitur për Komisionin e Posaçëm të LPK-së, lidhur me ngjarjen e 31 janarit e të tjera, njëri ndër organizatorët e MKP, Adnan Asllani, tregon për rastin krejt të veçantë, do të thoja të pashembullt, në zgjedhjen ose përcaktimin e Këshillit të Përgjithshëm në MKP. Them se është rast krejt i veçantë, pasi kjo do të ndodhte vetëm një herë, më pas, ashtu si edhe më parë, do të zbatoheshin norma krejtësisht të tjera.
    Adnan Asllani:
    Organizimi i mbledhjeve të mëhershme, sidomos ajo e treta, organizatës sonë i kishte dhënë mësime të mjaftueshme për dekonspirimin e radhëve, sidomos të organeve drejtuese. Prandaj,
    Grupi i Organizimit dhe i Riorganizimit (GOR) (Ky grup përbëhej prej pesë vetave – Ramadan Avdiu, Adnan Asllani, Hashim Thaçi, Bilall Sherifi dhe Hulusi Beqiri – shënim i autorit), në konsultim me kryesinë e para Mbledhjes së Katërt të Përgjithshme, vendosi që të formojë një Komision, i cili do të shqyrtonte listën e kandidatëve të mundshëm për anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, dhe, të cilët, do t’ia propozonte Mbledhjes së Përgjithshme. Në propozim do të hidhej që të mos publikohej Këshilli i Përgjithshëm, por t’i besohej komisionit të përbërë nga Halil Selimi, Adnan Asllani dhe Hashim Thaçi. Mbledhja, siç pritej, miratoi propozimin e komisionit dhe ia fali besimin për emërimin e KP.
    (Sipas parashikimit të Komisionit, në KP do të zgjidheshin: Bajrush Xhemajli, Halil Selimi, Emin Krasniqi, Adnan Asllani, Shaban Shala, Xhavit Haziri – shënim i autorit ).
    Ky rast, emërimi i Këshillit të Përgjithshëm, jo vetëm pa hyrë në zgjedhje, por edhe duke u ditur vetëm nga një rreth i ngushtë, do të jetë i vetmi precedent i tillë, dhe kjo ka lidhje me vendimin e veçantë për fillimin e veprimeve të armatosura.
    Në fund të materialit të paraqitur, i cili është mjaft i gjerë dhe për probleme të rëndësishme, jo rastësisht, Adnan Asllani ka shënuar: “Mbaj përgjegjësi të plotë për ato që kam deklaruar. Dëshiroj që ky material të mos lexohet nga të tjerët, përveç Bedri Islamit dhe Sejdi Gegës, kjo edhe për shkak të emrave që kam përmendur”.
    Materiali është punuar më 8 korrik 1998, mirëpo ende disa nga njerëzit e përmendur në materialin e sipërm, ishin në struktura ilegale. Çka do të thotë, se edhe pas fillimit të luftës, është bërë kujdes që disa ngjarje dhe emra të mbeten në rrethin e ngushtë të njerëzve.
    Duke i lënë pas ngjarjet që kanë ndodhur para vitit 1993, pra edhe kur kanë ndodhur arrestimet masive në radhët e organizuara të lëvizjeve ilegale, sidomos të LPK-së, ndryshe nga sa kishte ndodhur më parë, arrestimet e fundit janë analizuar e diskutuar gjerësisht. Është bërë një material i veçantë, i titulluar “Sqarim mbi shkaqet dhe rrethanat që sollën deri te arrestimet e fundit të anëtarëve të LPK-së”. Materiali është punuar nga Adnan Asllani (“Bashkimi”) dhe Halil Selimi (“Qamili”), në atë kohë anëtarë të Trupës Udhëheqëse të LPK-së të dalë nga Mbledhja e Dhjetorit 1993, Trupë në të cilën bënin pjesë edhe
    Ali Ahmeti (“Abazi”), Hashim Thaçi (“Selimi”), Emrush Xhemajli (“Muhameti”). Kjo Trupë udhëheqëse, sipas vendimit të datës 25 dhjetor 1993, të Mbledhjes së Përbashkët të Përfaqësuesve të LPK-së nga brenda dhe të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së Dega Jashtë Vendit, do të luante rolin e Këshillit të Përgjithshëm deri në normalizimin e gjendjes. Kjo Trupë, udhëheqës i së cilës do të zgjidhej Adnan Asllani (“Bashkimi”), do të jepte llogari para atyre që e kanë ngarkuar dhe organeve statutare, gjë që është e kuptueshme. (“Dajës F”. (Fazli Veliu), “Besimit”(Azem Syla), “Zekës”(Xhavit Haliti)”.
    Diskutimi për arrestimet e fundit, të vitit 1993, është bërë fillimisht nga data 23 deri më 25 dhjetor 1993.
    Mendoj që, pa nxjerrë dekonspirimet për emrat e përveçëm dhe ngjarjet e veçanta, do të ishte mirë që të sjell disa fragmente të diskutimeve, duke pasur të drejtën e shkurtimit të tyre, pa ndryshuar asgjë në përmbajtje.
    Mbledhja u thirr nga përfaqësuesit e LPK-së nga brenda.
    Në Mbledhje prezantojnë: “Besimi”(Azem Syla), “Daja”(Fazli Veliu), “Bashkimi”(Adnan Asllani), “Qamili”(Halil Selimi), “Selimi”(Hashim Thaçi), “Abazi”(Ali Ahmeti), “Muhameti”(Emrush Xhemajli), “Zeka”(Xhavit Haliti). Caktimi i pseudonimeve “Besimi”për Azem Sylën dhe “Selimi”për Hashim Thaçin, ka qenë krejtësisht i rastësishëm dhe është vepruar kështu vetëm në mbledhjet e këtij grupi. Zakonisht ata kanë përdorur pseudonime të tjerë – shënim i autorit.
    Mbledhjen u caktua që ta udhëheqë “Bashkimi”(Adnan Asllani).
    Ai vlerësoi pozitive Mbledhjet në Tiranë (të mëparshme), Mbledhjen Konsultative në Kërçovë dhe Mbledhjen e Katërt të LPK-së, duke pasur parasysh mundësitë dhe rrethanat e veprimit.
    Menjëherë pas MKP, ende pa u konstituuar KP, u bënë arrestimet dhe u burgosën dy anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm, dy u arratisën në Shqipëri, dy mbetën jashtë rrjedhës dhe një në ekzil.
    Në vazhdim Adnan Asllani foli edhe për shkaqet e arrestimeve:
    1. Mosorganizimi i mirë i joni, gabimet tona, para së gjithash të ish- Këshillit të Përgjithshëm.
    2. Lindja e LKÇK-së, PRSH-së nga gjiri i LPK-së.
    3. Përzierja e anëtarësisë mes këtyre fraksioneve dhe LPK-së dhe përfolja pa kontroll për anëtarët, organet udhëheqëse dhe LPK-në në përgjithësi.
    4. Mosdisiplina dhe përfoljet brenda radhëve të LPK-së, moskonspiracioni, sidomos ndaj anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, si ndikim i formave legale.
    5. Futja e kolonës së pestë në radhët tona (supozohet për...).
    Qëndrimi i pjesës më të madhe të rretheve nuk kanë pranuar të vazhdojnë veprimtarinë (Mitrovica, Peja, Rugova, Skënderaj, Gllogovci, Klina, Kumanova), pa sqarimin rreth arrestimeve...
    Materialet e MKP nuk kanë rënë në dorë të UDB-së. Mbledhja, sipas të gjitha të dhënave të deritanishme, nuk dihet nga UDB-ja se ku është mbajtur... Përmes anëtarëve të familjes se vet Xhavit Haziri na ka çuar fjalë: “Shtëpinë që kemi filluar ta ndërtojmë, ta lëmë krejt tash për tash se tullat i ka të dobëta e u rrënohet menjëherë, prandaj djemtë le të kthehen të studiojnë aty ku kanë qenë”.
    Hashim Thaçi në diskutimin e tij theksoi se rrethet me të cilat ka kontaktuar janë të gatshme të punojnë, menjëherë pasi të sqarohen.
    Azem Syla në fjalën e vet tha se “Hysen Gega nga burgu ka thënë se x-i ka vizita sa herë që të dojë dhe sa kohë që të dojë”.
    Xhavit Haliti sqaroi se Baca M.D. ia ka thënë se “e kemi ditur se y-ni është informator i UDB-së, por kemi menduar se punon për LPK-në. Ata e kanë dyshimin edhe tek z-ti,vëllai i të cilit është shoku ynë.
    Xhaviti gjithashtu sqaroi edhe rastin e zënies së 12-13 automatikëve dhe se njeriu i akuzuar për këtë zënie të armëve nuk ka ditur asgjë dhe akuzohet pa të drejtë. Ai kërkoi të mos nënvlerësohet, edhe në të ardhmen, depërtimi i armikut...
    Në Mbledhje u vendos që brenda muajit janar të paraqitet Materiali përkatës.
    Materiali është paraqitur në fillimin e janarit të vitit 1994. Në pjesën hyrëse të tij është theksuar se:
    “Gjatë arrestimeve të gushtit dhe atyre të mëvonshme, janë përfshirë një numër i konsiderueshëm i shokëve tanë, duke filluar nga Këshilli Popullor e deri në udhëheqje të Organizatës, si dhe shumë shokë të tjerë iu shmangën kësaj, duke u arratisur në drejtime të ndryshme.
    Edhe pas kësaj ngjarje është bërë përpjekje për konsolidim të radhëve, por meqë shumë rrethe kanë kushtëzuar punën e mëtejshme drejt konsolidimit, duke kërkuar sqarim prej organeve përgjegjëse rreth arrestimeve, kjo punë nuk ka arritur të kryhet si duhet.
    Prandaj në nivel të organizatës është ngritur një Komision për Shqyrtimin e Shkaqeve të Arrestimeve, i cili nxjerr këtë vlerësim të bazuar në deklaratat e shokëve që ishin më në rrjedhë...”.
    Përse ishte e domosdoshme, në fundin e vitit 1993 dhe fillimin e vitit 1994, të sqaroheshin shkaqet dhe rrethanat që sollën deri tek arrestimet masive?
    Janë tri arsye themelore:
    – Ishte e dyta herë, brenda pak viteve, që organizata goditej rëndë nga arrestimet masive. Pikërisht kur ishte menduar se po ngrihej një strukturë solide, kishte ardhur goditja. Brenda pak ditësh, saktësisht menjëherë pas vendimit për fillimin në kalimin e fazës së luftës së armatosur, organizata pësoi, edhe një herë, një goditje të fuqishme, e cila, për një kohë e spostoi vëmendjen e saj nga objektivat themelorë dhe ia mpiu veprimin.
    – Në Kosovë kishte disa kohë që kishte filluar ngritja e njësiteve të para të rezistencës, sidomos në zonën e Drenicës, të Llapit e të Dukagjinit. Përfshirja e mëtejshme e zonave të tjera nuk mund të bëhej pa analizuar mirë dhe saktësisht gjendjen e krijuar dhe ndërmarrjen e masave të tjera.
    – Këtë e kërkonin tashmë jo vetëm drejtuesit e Organizatës, por çfarë është më e rëndësishme, e kërkonin edhe strukturat organizative në rajone e komuna. Më shumë se gjithçka, ishte fillesa e një lëvizje nga poshtë.
    Nga ana tjetër, këta burra që janë mbledhur në Tiranë, një pjesë nga të cilët kishin ikur nga Kosova, kur kërkohen të arrestoheshin, janë ndoshta në ditët e tyre më të vështira. Kjo nuk ka lidhje me jetën e tyre vetjake. Ajo mund të rregullohej gjithsesi. Brejtja qëndron në fillet e strukturave që po përgatiten ose që janë ngritur. Është ndoshta koha e vetmisë së tyre më të madhe, ndjehet një lloj dimri i acartë, rrugëdaljet janë shumë të pakta. Nganjëherë duken të pamundshme. Përreth tyre, herë pas here, ka një shurdhëri të jashtëzakonshme, qoftë edhe për gjëra krejt të zakonshme.
    Kanë synuar jo ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por thjeshtë të botojnë një komunikatë në shtypin e përditshëm të Tiranës, në të cilën dëshmoheshin arrestimet dhe dënoheshin gjykimet që tashmë kishin filluar, duke dashur edhe të vënë sinjalin se organizata vazhdon të ekzistojë dhe nuk duhet të ketë thyerje. Kanë provuar gjithkund. Dyert janë mbyllur. Nuk kanë provuar vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë. “Bujku”nuk e boton me pretekstin se e mbyllin gazetën, refuzimin e bën Ruzhdi Demiri. Në “Zëri”e refuzon Bardh Hamza

  10. #310
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Po në Tiranë?

    Adnan Asllani:
    Komunikatën ia kam dorëzuar në dorë redaktorit Luan Rama (gazeta “Zëri i Popullit”), ka premtuar se do të botohet pas dy ditëve, por nuk e botoi. Mehmet Gjata në “Rilindja”në Tiranë tha se unë botoj vetëm çfarë më vjen nga Prishtina dhe, në këtë formë se si është komunikata, unë nuk e botoj. Bashkim Trenova, “Rilindja Demokratike”, më tha se nuk kemi vërejtje për përmbajtjen, por duam të dimë se kush është LPK, kush është kryetari, ku e ka vulën, ku e ka selinë, a është kundër Ibrahim Rugovës, a ka lidhje me ndonjë grup jashtë vendit, etj. Nuk e botoi. Zëvendëskryeredaktori i “Republikës”nuk e botoi. Asllan Bajrami i RTSH, programi për bashkatdhetarë, tha se do të emetohet, por nuk e publikoi.
    A nuk të duket e çuditshme kur organet kryesore të shtypit shqiptar, të partive kryesore, LDK, PSSH, PDSH, PR, nuk pranojnë botimin edhe të një komunikate të vetme, kur deri atëherë, në faqet e tyre janë botuar e ribotuar dhjetëra e dhjetëra paçavure të gjithfarë organizmash, politikë ose jopolitikë?
    Sikur të ishte ky halli i vetëm, nuk do të kishte as shqetësimin më të vogël.
    Halli i tyre shkon deri tek ekuivoku:
    Halil Selimi:
    Të gjithë dobësitë relativisht i dimë. Qëndrimet e mbledhjes së kaluar dihen. Unë pyes: a ka mundësi të shpresohet për ringritje, meqë mbështetja kryesore në mbledhjen e kaluar ishte në deklarimin e “Besimit”(Adnan Asllani) dhe të “Selimit”(Hashim Thaçi) se kemi forca. Domethënë, nëse po e vazhdojmë, si? Nëse po e lëmë, si? Mendoj se duhet të mblidhen njerëzit dhe të vendosin vetë ata se çfarë duan të bëjnë. Jo të pretendojmë t’i udhëheqim ne prej jashtë, por atyre u takon zgjidhja e rrugës më të mirë...
    Edhe në mbledhjet e mëpasme, jo vetëm të Trupës Drejtuese, por në një koordinim më të gjerë, është shfaqur herë pas here, dyshimi se, nëse vazhdohet edhe më tej me forma të njëjta, do të kishte përsëri goditje.
    Të tërheq vëmendjen një pjesë e diskutimit të Hashim Thaçit:
    “Organizata jonë në Kosovë, pas arrestimeve, nuk është faktor i rëndësishëm politik. Ndoshta nga goditjet, por edhe nga dobësitë tona. Duhet të shohim se ku kemi gabuar. Organizim ilegal në Kosovë dhe organizim legal jashtë Kosovës, nuk shkon. Duhet ta ndryshojmë krejt formën e organizimit. Ka qenë e gabuar që nga vitet ‘90. Pos një organizimi të mirëfilltë brenda, duhet të bëhet edhe jashtë. Vetëm frikësohem se do i marrim njerëzit në qafë. Dikush e ka me hile. Se kush nuk e di. Unë jam gati të futem në Kosovë...”.
    Përfundim i Rikthimit të Parë:
    Do të duhej të pyetej: Përse më është dashur të rikthehem kaq gjatë në dhjetorin e vitit 1993 dhe fillimin e vitit të pasmë, ndërsa ngjarja, për të cilin shkruhet ky libër, ka ndodhur në fundin e janarit të vitit 1997, pra tri vite më pas?
    Do të ishte një pyetje e drejtë. Mirëpo, mendoj se pa këtë rikthim, nuk do të ishte e plotë pjesa që do të vinte më tej. Nuk do të ishte e tillë, sepse në fundvitin 1993 dhe fillimet e vitit 1994, ndryshe nga sa më parë, në Kosovë ka zhvillime të një rëndësie të veçantë. Janë fillesat e strukturave ushtarake dhe të krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rëndesa e përmasave të një ngjarje të tillë do të duhej të kishte themele të qarta, në mënyrë figurative do të thoja, se do të duhej të kishte themele të palagështitura, sidomos nga dekonspirimi, nga ajo që, zakonisht, në një luftë, quhet kolonë e pestë.
    Përmes këtij rikthimi do të doja të bëja të qartë se strukturat politike e ushtarake që morën përsipër barrën e organizimit të luftës e kishin këtë merak. Kishin merakun se mos vallë, pas një muaji a dy veprimtarie, bazat mund të zbuloheshin, kur për më tepër, në kushtet ku ishte futur Kosova e “legalitetit”, mundësia e dekonspirimit nga “brenda”– pra nga vetë shqipfolësit, ishte shumë më e madhe se nga “jashtë”– pra nga shërbimet e fshehta serbe. Këtë merak e kishin edhe tre personazhet realë të këtij libri, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
    Është edhe një shkak tjetër themelor dhe, i cili, mendoj unë, ka qenë i një rëndësie të veçantë. Ndoshta edhe më i rëndësishmi.
    Pas arrestimeve të vitit 1993, për herë të parë, në lëvizjen ilegale, krijohet një Sektor i Veçantë, i posaçëm, i cili do të merrej me përgatitjen e luftës së armatosur. Kjo nuk kishte ndodhur më përpara, megjithëse kishte pasur përpjekje të tilla. Në mesin e vitit 1985 Fehmi Lladrovci ishte zgjedhur anëtar i sekretariatit të LPK-së për problemet e organizimit të luftës, e më pas ishin ngritur grupe të veçanta, në përbërje të të cilave, në periudha të ndryshme, pas fillimit të viteve ‘90 do të ishin Fehmi Lladrovci, Azem Syla, Halil Selimi, Adnan Asllani, Hashim Thaçi, Ramadan Avdiu e të tjerë, por kësaj radhe, ky sektor, i cili do të ngritej nga Lëvizja Popullore e Kosovës, do të kishte specifikën e tij: megjithëse ai do të ishte një strukturë e ngritur nga LPK-ja, ai nuk do të informonte për punën e tij Këshillin e Përgjithshëm të Organizatës, por vetëm kryesinë e saj. Për më tepër, ai nuk do të informonte për bartësit e aksioneve, strukturat, personat përgjegjës, por vetëm për gjërat më themelore të luftës, ndërsa të tjerat do të ruheshin në një guaskë të fortë të sekretit. Kjo edhe për faktin, se përvoja e afruar nga grupet që u stërvitën në Shqipëri, në fillimin e këtyre viteve dhe që me përjashtime të vogla përfunduan të gjitha
    nëpër burgje, u dekonspiruan ose u larguan jashtë Kosovës, e bënte edhe më të domosdoshme, mbylljen e sekretit në një rreth shumë të ngushtë.
    Mbledhja e Katërt e Përgjithshme e LPK-së, saktësisht Grupi i posaçëm që do të vendoste për emërimet e strukturave të larta drejtuese, Halil Selimi, Adnan Asllani dhe Hashim Thaçi, përcaktojnë Xhavit Hazirin si drejtues kryesor të lëvizjes guerile në Kosovë, i cili, jo rastësisht, do të dërgonte mesazhin e tij të njohur nga burgu, për të patur një ndërprerje ‘në shtëpinë që kemi filluar të ndërtojmë’. Arrestimi i Xhavit Hazirit, ende pa përfunduar mirë Mbledhja e Katërt e Përgjithshme dhe dënimi i tij i mëpasëm, e bënin edhe më të domosdoshme krijimin e kësaj strukture ushtarake, krejt të veçantë dhe krejtësisht ilegale edhe brenda një lëvizje ilegale.
    Emërimi i Xhavit Hazirit, nga Komisioni i Posaçëm, do të ishte i fshehtë edhe për vetë pjestarët e Mbledhjes së Përgjithshme, ashtu si ka mbetur enigmë se cilët njerëz arriti të grumbullojë ai rreth vetes në ato fare pak ditë, që e ndajnë përfundimin e mbledhjes së përgjithshme deri tek arrestimi i tij. Xhavit Haziri do të dënohej me 5 vite burgim, pas daljes së tij në vitin 1998, i njohur me pseudonimin “Mjeku”, ai do të vepronte për afro pesë muaj në Prishtinë, pastaj do të kidnapohej dhe ende sot, nuk dihet asgjë më tej për fatin e jetës së tij, e cila ishte e mbushur, si e rrallëkujt, me ngjarje dhe përmasa epike.
    Përgjegjës i sektorit të veçantë ushtarak u caktua Xhavit Haliti (“Zeka”), i cili, mbi bazën e një vendimi të posaçëm të strukturave drejtuese të Lëvizjes të vitit 1991, kishte marrë detyrën për krijimin e strukturave ushtarake, dhe së bashku me të edhe Ali Ahmeti (“Abazi”) dhe Jashar Salihu. Më pas, këtij sektori, pas largimit të tij nga Kosova, iu bashkëngjit edhe Azem Syla (“Antoni”në Kosovë dhe “Daja i vogël”në Zvicër).
    Për të ilustruar këtë, më lejohet të sjell një fragment nga biseda mes disa anëtarëve të komisionit të veçantë, të ngritur nga Këshilli i Përgjithshëm i LPK-së në qershorin e vitit 1998, Naser Idrizi, Sejdi Gega dhe përgjegjësit të sektorit, Xhavit Halitit, ku është i pranishëm edhe Ramiz Lladrovci, i dërguar i organizatës dhe bashkëdrejtues i Fondit “Vendlindja thërret”në Shqipëri.
    Komisioni: Çfarë ishin lidhjet në mes të Këshillit të Përgjithshëm dhe sektorit të veçantë?
    Xhavit Haliti: Këshilli i Përgjithshëm i LPK-së nuk ka qenë absolutisht kompetent me u marrë me çështjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sepse kompetencat për UÇK-në i ka pas vetëm kryesia, në bazë të marrëveshjes që është bërë, me idenë që të mbahen gjërat sekret, që veprimet të kryhen perfekt dhe vendimet të merren në kryesi dhe të mos dalin në Këshillin e Përgjithshëm.
    Komisioni: Këtu është fjala jo për Këshillin e Përgjithshëm, por për kryesinë, për lidhjet që keni pasur.
    Xhavit Haliti: Kanë qenë lidhje normale pune, por edhe brenda kryesisë kurrë nuk na është kërkuar që të dihet më shumë se sa ka qenë e nevojshme. Unë kam pas detyrim edhe nga kryesia e KP brenda vendit, në Kosovë, si i ngarkuar nga Komiteti Drejtues i OMLK-së për të krijuar lëvizjen guerile në Kosovë. Kjo ka qenë kompetenca ime dhe e sektorit të veçantë, pra sektorit ushtarak, edhe nuk kisha punuar pa pas kompetencën me u mbajt sekreti dhe kuptohet që shumë gjëra i kam mbajtur të mbyllura, i mbaj edhe sot, dhe, nëse nuk çlirohet Kosova, (mos të harrojmë se deklarata është bërë në qershor 1998 – shënim i autorit) do t’i marr në varr me vete; jo pse nuk u besoj shokëve, por, sepse dikur kemi pasur raste kur është dashur të hapen disa marrëveshje në kryesi, në ndonjë rast jo vetëm që kanë dal jashtë saj, por edhe jashtë anëtarësisë së LPK-së. Dhe për atë unë jam kategorik, jam unë apo nuk jam unë në sektorin e veçantë, kushdo që merret me këtë punë jashtë grupit të ngushtë, gjërat nuk duhet të dalin. Nëse gjërat dalin, unë jap llogari për tradhti. Rregulloren e kemi të përpiktë, për dekonspiracion dhe për tradhti jap llogari, për gabime, mbaj përgjegjësi. Sekretet, ai që nuk i ruan në këtë situatë, për mua është tradhtar. Mekanizmi që është ndërtuar, në sistem, është mekanizëm shumë i përsosur...
    Guacka, e cila ka mbështjell në veten e saj sekretin e luftës, sipas analizës që është bërë në qershorin e vitit 1998, përgjithësisht ka qenë e ngritur në një strukturë të saktë. Përvijimet që janë krijuar më vonë, përdallimet dhe të çarat, nuk kanë të bëjnë në thelbin e tyre me ndërtimin e strukturës. Më shumë se gjithçka tjetër, ata janë përjashtime nga e përgjithshmja, kanë të bëjnë me natyrën dhe
    karakteret njerëzore, afërsitë dhe dobësitë, ajo gjë e veçantë që mund të krijohet në një lëvizje ilegale, ku mungesa e kontaktit dhe fshehtësia krijojnë mjedisin e bulimit të gjërave që janë krejtësisht të paparashikuara dhe jashtë sistemit. Në brendësinë e “guackës”ilegale fshehtësia ka qenë më shumë se jetike, nganjëherë ajo ka shkuar deri në atë që mund të quhet e pakuptueshme për sot, mirëpo, në një mënyrë ose në një tjetër, kjo ka qenë e domosdoshme.

Faqja 31 prej 98 FillimFillim ... 2129303132334181 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •