Close
Faqja 3 prej 98 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 979
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Mladiqi për pak u ka shpëtuar agjentëve kosovarë

    Krimineli më i kërkuar nga Haga ka qëndruar në Kumanovë. Shërbimi për Zbulim dhe Kundërzbulim i Kosovës (ZKZ) vitin e kaluar ka qenë para një rezultati spektakular, pasi për pak nuk arriti që ta arrestonte kriminelin serbo-boshnjak të luftës, Ratko Mladiq.

    Burime të "Lajmit" thonë se pjesëtarët e Shërbimit për Zbulim dhe Kundërzbulim të Kosovës (ZKZ) aksionin për arrestimin e të akuzuarit për krime lufte Ratko Mladiq e kanë realizuar gjatë shtatorit dhe tetorit të vitit të kaluar, në afërsi të Kumanovës.

    Shërbimi për Zbulim dhe Kundërzbulim i Kosovës (ZKZ) vitin e kaluar ka qenë para një rezultati spektakular, pasi për pak nuk arriti që ta arrestonte kriminelin serbo-boshnjak të luftës, Ratko Mladiq. Këtë e kanë bërë të ditur për "Lajm" burime të cilat pretendojnë se janë të afërta me ZKZ-në. Këto burime thonë se rasti ka ndodhur ndërmjet shtatorit e tetorit, të vitit të kaluar, në afërsi të Kumanovës. Pjesëtarë të ZKZ-së kanë ardhur rastësisht deri te informacioni se Mladiqi qëndron në Kumanovë. Ata janë nisur në "aksion" për kapjen e Mladiqit, mirëpo me sa duket informacionet kanë mbërritur edhe te sigurimi i tij, me ç'rast ai menjëherë është tërhequr në fshatrat serbe të Kumanovës, kurse më pas e ka kaluar kufirin serbo-maqedonas, duke hyrë në territorin e Serbisë. Sipas burimeve të gazetës, aksioni ka dështuar pjesërisht për shkak të "sjelljes aventuriere" të përfaqësuesve të ZKZ-së, të cilët në aksion janë nisur pa u konsultuar me kompetentët e tyre.

    "Është fat i madh që nuk kemi pësuar dëm në njerëz, sepse aksionet për arrestimin e Mladiqit janë të rrezikut më të lartë", komenton një burim që ka dashur të mbetet anonim.

    Dështimi i aksionit pjesërisht ka qenë edhe për shkak të njohjes së mirë të terrenit të Kumanovës nga sigurimi i Mladiqit. Burime kundërzbuluese thonë se Mladiqi shpeshherë ka lëvizur në Kumanovë. Ato thonë se në këtë qytet ai posedon "logjistikë" të fortë, që nga koha kur si epror i ish-APJ-së ka shërbyer në kazermën e Kumanovës.

    ZKZ nga viti 2001 relativisht e ka mbuluar mirë rajonin e Kumanovës dhe të Likovës nga frika se shërbimet sekrete antishqiptare mund të shkaktonin probleme në këtë rajon, që do të kishin reflektim negativ në Kosovë. ZKZ është shërbim joformal sekret i Kosovës. Detyrë e agjentëve është pengimi i "shërbimeve sekrete antishqiptare", që të shkaktojnë probleme në rajonet shqiptare në Maqedoni, para caktimit të statusit final të Kosovës. Tendenca të këtilla, përpos te shërbimet sekrete serbe, përfaqësuesit e ZKZ-së kanë vërejtur edhe te "shërbime sekrete miqësore me Serbinë".

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo tem po te pengon ty o kosovell.
    sepse sherbimit sekret serb moti ja ka dit rrezikun shqiptari.. ti tash spo thue kurgja te re vec..se kali han bar po thue..

    klookoqi ka qen agjent serb..
    ky agjent pse nuk vritet ne kohen kur mund te jet rrezik per kosoven.. pra para se me hy nato e me perzan ushtrin serbe por e vrisni mbasi kosova u clirue prej natos.. e nuk shkojn me e vra ata ish te burgosur prej kllookoqit por dikush qe vret me rroge..sikurse bllacat e farukat.. e nji iash i burgosur ban fest sikurse tregon bllaca..
    ju del bllaca prej duarsh nji dit e ju e mohoni se ka qen agjent i juaji..
    pse e mohoni..
    that se drini paska qen agjent serb.. se kinse me radio e kini degjue tuj fol me serb.. gjat luftes..
    nuk e vrat gjat luftes kte agjent.. por mbasi kosova u clirue prej natos ( e leni pallavren se e kini clirue ju prej rognerit) e eshte pa ushtri serbe e drini ka fillu me punu ne komun.. ju dergoni naten opelin e kuq me ningjat e paguara dhe e vrisni.. dhe ja lexoni pastaj referatin ne varrim..
    dhe kur dikush sikurse rasim shala ju akuzon per vrasjen e drinit ju i thoni gjyqtareve nderkombetare.. se qyky rasimi or gjyqtara nderkombetara ka vra serb gjat luftes.. pra kapeni kte e denoheni..
    a ka ma turp mor kosovellos..

    e tash shkon shoku juj e perqafet me vllan e drinit..

    pse nuk kini burrnin me i than.. pse o hashim po perqafesh me vllan e agjentit serb qe e vram me opel te kuq ..
    pse..

    pra kerkund ju nuk jini ne rregull me ndreqjen ose me qepjen e pallavres propagandistike me veprimin..

    ju mbeteni zbuluar or kosovell..

    drejt more bjerini gjanave..

    qashtu or vllazen thoni kem kujtue.. tos klosat ne 15 katsh tuj ndigjue.. se na shokt me i ndihmue.. duhet kosoven me e farue.. me e farue indirektos.. tuj qit shpallje e pallavra.. mirpo na dul e tmerrshme loja..se serbia sbani hajgare sikur ne me komunikatat magare..ajo erdh e popllin perzuni e na tjeret far majminu.. vec ne rogner e mbajtem vrapin.. tuj u mshef popllit e xhevapit.. me hashima e jakupa me azema me qos kopuka.. krejt i shkume mysafir tos klosit ne rogner.. e e hupme qat haber..
    shyqyr zotit qe se kem besue.. kur serbia kosoven e ka farue.. na ka dal nji far uolkeri.. e ka thir kinton klark blerin e i ka ra shok beligradit e ka ik slloba pi pi radakit e e ather mbas iku serbia shkum dhe na qatje ke shpija.. e fllum sipas instruksionit.. me vra ldk-n sipas misionit.. se pun tjeter na skem dit..
    llapushnik e vra e ik..

    kjo eshte e verteta..

    po harxhoni miliona euro per me pagu faruka e buzhaluka e gazeta e televiziona me krijue historina te kota..

    mos bani hajgare or kosovella..

    ..

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kjo tem po te pengon ty o kosovell.
    sepse sherbimit sekret serb moti ja ka dit rrezikun shqiptari.. ti tash spo thue kurgja te re vec..se kali han bar po thue..

    klookoqi ka qen agjent serb..
    ky agjent pse nuk vritet ne kohen kur mund te jet rrezik per kosoven.. pra para se me hy nato e me perzan ushtrin serbe por e vrisni mbasi kosova u clirue prej natos.. e nuk shkojn me e vra ata ish te burgosur prej kllookoqit por dikush qe vret me rroge..sikurse bllacat e farukat.. e nji iash i burgosur ban fest sikurse tregon bllaca..
    ju del bllaca prej duarsh nji dit e ju e mohoni se ka qen agjent i juaji..
    pse e mohoni..
    that se drini paska qen agjent serb.. se kinse me radio e kini degjue tuj fol me serb.. gjat luftes..
    nuk e vrat gjat luftes kte agjent.. por mbasi kosova u clirue prej natos ( e leni pallavren se e kini clirue ju prej rognerit) e eshte pa ushtri serbe e drini ka fillu me punu ne komun.. ju dergoni naten opelin e kuq me ningjat e paguara dhe e vrisni.. dhe ja lexoni pastaj referatin ne varrim..
    dhe kur dikush sikurse rasim shala ju akuzon per vrasjen e drinit ju i thoni gjyqtareve nderkombetare.. se qyky rasimi or gjyqtara nderkombetara ka vra serb gjat luftes.. pra kapeni kte e denoheni..
    a ka ma turp mor kosovellos..

    e tash shkon shoku juj e perqafet me vllan e drinit..

    pse nuk kini burrnin me i than.. pse o hashim po perqafesh me vllan e agjentit serb qe e vram me opel te kuq ..
    pse..

    pra kerkund ju nuk jini ne rregull me ndreqjen ose me qepjen e pallavres propagandistike me veprimin..

    ju mbeteni zbuluar or kosovell..

    drejt more bjerini gjanave..

    qashtu or vllazen thoni kem kujtue.. tos klosat ne 15 katsh tuj ndigjue.. se na shokt me i ndihmue.. duhet kosoven me e farue.. me e farue indirektos.. tuj qit shpallje e pallavra.. mirpo na dul e tmerrshme loja..se serbia sbani hajgare sikur ne me komunikatat magare..ajo erdh e popllin perzuni e na tjeret far majminu.. vec ne rogner e mbajtem vrapin.. tuj u mshef popllit e xhevapit.. me hashima e jakupa me azema me qos kopuka.. krejt i shkume mysafir tos klosit ne rogner.. e e hupme qat haber..
    shyqyr zotit qe se kem besue.. kur serbia kosoven e ka farue.. na ka dal nji far uolkeri.. e ka thir kinton klark blerin e i ka ra shok beligradit e ka ik slloba pi pi radakit e e ather mbas iku serbia shkum dhe na qatje ke shpija.. e fllum sipas instruksionit.. me vra ldk-n sipas misionit.. se pun tjeter na skem dit..
    llapushnik e vra e ik..

    kjo eshte e verteta..

    po harxhoni miliona euro per me pagu faruka e buzhaluka e gazeta e televiziona me krijue historina te kota..

    mos bani hajgare or kosovella..

    ..

    "Besohet se IHPSO apo SIA (Sigurimi i Atdheut) ka rreth 300 bashkëpunëtorë, gjysma e të cilëve marrin rrogë nga 200 euro në muaj. Gjysma tjetër e bashkëpunëtorëve janë punësuar në organet e autoriteteve lokale apo në shërbime tjera publike. Në pozicione drejtuese të IHPSO-s janë persona që kanë punuar për ish-Sekretariatin e Punëve të Brendshme (SPB) si dhe për Sigurinë Shtetërore dhe Kundëzbuluese (SSHK)", shkruan BIRN, duke shtuar se një nga detyrat kryesore e IHPSO-s është të parandalohet ardhja e Hashim Thaçit në pushtet.
    - Më sa kuptova unë, sherbimi sekret i LDK-së qenka i përbërë nga ish-shpijuna të UDB-së serbe, apo jo. Këta pra janë ato "bandat e kuqe serbo-çetniko-trigishtat" që luftojnë kundër shqiptarve (kosovarve); përpiqen të ruajnë pushtetin me çdo kusht duke anashkaluar me të gjitha mjetët PDK-ën! Tash e kam të qart se kush qenkanë ata majtistat e kuq, komunist e serbofil të fëlliqur...!
    - Në dallim nga sherbimi i ndyrë i LDK-së, qëllimi kryesor i sherbimit sekret të PDK-së është "gjetja dhe eliminimi i bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete serbe". UCK-ja dhe PDK-ja nuk i kanë armiq shqiptarët : ata kanë luftuar dhe vazhdojnë ta luftojnë armikun kryesor : shkaun e shkinës.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kjo tem po te pengon ty o kosovell.
    sepse sherbimit sekret serb moti ja ka dit rrezikun shqiptari.. ti tash spo thue kurgja te re vec..se kali han bar po thue..

    klookoqi ka qen agjent serb..
    ky agjent pse nuk vritet ne kohen kur mund te jet rrezik per kosoven.. pra para se me hy nato e me perzan ushtrin serbe por e vrisni mbasi kosova u clirue prej natos.. e nuk shkojn me e vra ata ish te burgosur prej kllookoqit por dikush qe vret me rroge..sikurse bllacat e farukat.. e nji iash i burgosur ban fest sikurse tregon bllaca..
    ju del bllaca prej duarsh nji dit e ju e mohoni se ka qen agjent i juaji..
    pse e mohoni..
    that se drini paska qen agjent serb.. se kinse me radio e kini degjue tuj fol me serb.. gjat luftes..
    nuk e vrat gjat luftes kte agjent.. por mbasi kosova u clirue prej natos ( e leni pallavren se e kini clirue ju prej rognerit) e eshte pa ushtri serbe e drini ka fillu me punu ne komun.. ju dergoni naten opelin e kuq me ningjat e paguara dhe e vrisni.. dhe ja lexoni pastaj referatin ne varrim..
    dhe kur dikush sikurse rasim shala ju akuzon per vrasjen e drinit ju i thoni gjyqtareve nderkombetare.. se qyky rasimi or gjyqtara nderkombetara ka vra serb gjat luftes.. pra kapeni kte e denoheni..
    a ka ma turp mor kosovellos..

    e tash shkon shoku juj e perqafet me vllan e drinit..

    pse nuk kini burrnin me i than.. pse o hashim po perqafesh me vllan e agjentit serb qe e vram me opel te kuq ..
    pse..

    pra kerkund ju nuk jini ne rregull me ndreqjen ose me qepjen e pallavres propagandistike me veprimin..

    ju mbeteni zbuluar or kosovell..

    drejt more bjerini gjanave..

    qashtu or vllazen thoni kem kujtue.. tos klosat ne 15 katsh tuj ndigjue.. se na shokt me i ndihmue.. duhet kosoven me e farue.. me e farue indirektos.. tuj qit shpallje e pallavra.. mirpo na dul e tmerrshme loja..se serbia sbani hajgare sikur ne me komunikatat magare..ajo erdh e popllin perzuni e na tjeret far majminu.. vec ne rogner e mbajtem vrapin.. tuj u mshef popllit e xhevapit.. me hashima e jakupa me azema me qos kopuka.. krejt i shkume mysafir tos klosit ne rogner.. e e hupme qat haber..
    shyqyr zotit qe se kem besue.. kur serbia kosoven e ka farue.. na ka dal nji far uolkeri.. e ka thir kinton klark blerin e i ka ra shok beligradit e ka ik slloba pi pi radakit e e ather mbas iku serbia shkum dhe na qatje ke shpija.. e fllum sipas instruksionit.. me vra ldk-n sipas misionit.. se pun tjeter na skem dit..
    llapushnik e vra e ik..

    kjo eshte e verteta..

    po harxhoni miliona euro per me pagu faruka e buzhaluka e gazeta e televiziona me krijue historina te kota..

    mos bani hajgare or kosovella..

    ..
    edhe njeher per ty branko apo bari

    UCK-ja dhe PDK-ja nuk i kanë armiq shqiptarët : ata kanë luftuar dhe vazhdojnë ta luftojnë armikun kryesor : shkaun e shkinës.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shërbimet sekrete me influencë në Koosvë

    Aktualisht, në Kosovë veprojnë agjenturat influente të shteteve që ia duan të mirën Kosovës dhe të atyre shteteve që kanë qëllim armiqësor ndaj Kosovës. Ndër këto agjentura më e rrezikshmja është ajo serbe.



    Gjatë historisë së njerëzimit përmes logjikës së shërbimeve sekrete, janë realizuar veprime të cilat nuk kanë mundur që t’i realizojnë ushtri të tëra. Sinonim i kësaj është i ashtuquajturi Kali i Trojës (Ilionit), përmes të cilit grekët mbërritën ta pushtojnë qytetin e fortifikuar, të cilën me luftë nuk arritën ta pushtonin dot, edhe pse dhjetë vjet me radhë e kishin mbajtur të rrethuar.
    Edhe sot, historianë të shumtë kanë dilema se si trojanët ranë në karremin e servuar nga grekët (Odiseu)? Në Iliadë, Homeri përshkruan kohë pas kohe veprime zbuluese të ndërmarra nga ushtria greke, por nuk flet për asnjë moment për një shërbim të centralizuar, i cili merret me këtë punë. Vet akti i sajimit të mashtrimit mund ta vërtetojë ekzistencën e një shërbimi zbulues, i cili me kalimin e viteve me sa duket ka arritur te ngjitet shumë lartë në strukturat komanduese të ushtrisë së Priamit.
    Pushtimi i Trojës nuk ka ndodhur për faktin se grekët e ndërtuan një kalë të drunjtë dhe atë e lanë jashtë mureve të qytetit. Grekët edhe më parë kanë mundur të ndërtojnë turma kuajsh të drunjtë, por ata do të kishin mbetur jashtë mureve të qytetit sikur dikush me influencë nga radhët e strukturave udhëheqëse trojane të mos kishte urdhëruar futjen e tyre brenda. Kështu, vetëm futja e dhjetëra ushtarëve sa ka zënë brendia e kalit të drunjtë nuk do të kishte paraqitur ndonjë problem për sigurinë e qytetit, sikur dikush me influencë nga udhëheqja trojane të mos e sabotonte shërbimin e zbulimit, i cili e kishte për detyrë që t’i përcjellë aktivitetet e ushtrisë greke gjatë tërheqjes. Siç duket pas vdekjes së Hektorit, Priamit plak i kishin dalë nga dora shumë gjëra dhe në hierarkinë e tij shtetërore grekët kishin rekrutuar njerëz me influencë dhe e kishte bërë atë që të marr vendime të gabuara.

    Agjentura influente është në veprim
    Termi “agjenturë influente” bëhet i njohur së pari nga një fjalim i shefit të KGB-së, Vladimir Kluçkov i mbajtur para deputetëve të Sovjetit Suprem më 17 qershor të vitit 1991. Kluçkov, duke iu referuar një dokumenti të cilin KGB-ja ia dërgonte Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të BRSS-së më 24 qershor të vitit 1977, para deputetëve sovjetikë i prezanton përmasat e rrezikut të shkatërrimit të shtetit sovjetik nga “Plani i CIA-s për rekrutimin e agjenturës influente nga radhët e qytetarëve sovjetikë”.Në kuadër të debateve se si u shkatërrua perandoria sovjetike, shumë analistë këtë ia atribuojnë aksioneve sekrete të CIA-s, në radhë të parë e potencojnë veprimtarinë e agjenturës influente, e cila duke qenë në vendet kyçe e ka sabotuar funksionimin e sistemit shtetëror në të gjitha segmentet e veçanërisht në atë ekonomik dhe politik. Në këtë kuadër, sot e kësaj dite “perestrojka” e Gorbaçovit, e cila merret si paraprijëse e shkatërrimit të shtetit sovjetik, shikohet si projekt i prodhuar nga agjentura influente e rekrutuar nga CIA.

    Kush janë agjentët influentë?
    Agjenti influent nuk do të thotë të jetë njeriu i parë i një shteti. Janë raste të rralla në histori kur njeriu i parë i një shteti ka arritur që të rekrutohet nga shërbimi armik. Agjentët me influencë, zakonisht i përkasin nivelit të dytë ose të tretë në institucione drejtuese, ku shërbimi armik e bën lojën e vet në mënyrë të heshtur dhe pa u hetuar. Kjo do të thotë se ata janë persona, të cilët me autoritetin e tyre politik (nganjëherë edhe ekonomik) ndikojnë te personat vendimmarrës në marrjen e vendimeve të gabuara, të cilët shkojnë në dobi të armikut. Zhvillimi i kësaj veprimtarie nuk mund të ndodhë i veçuar. Ajo do një përfshirje të gjithanshme, e cila gjithsesi duhet të ketë mbështetje mediale. Veprimi i gjithanshëm në fushata të këtilla të sofistikuara, mbërrin që me vete të marrë edhe shumë persona, të cilët pa vetëdije futen në këtë lojë, por që janë influentë në rrethin ku jetojnë dhe veprojnë.
    Nëse vetëm pak shikojmë nga e kaluara jonë jo e largët, sigurisht se do të na kujtohen veprimet e agjenturës influente serbe, e cila ne gjysmën e dytë të viteve nëntëdhjeta provonte që shqiptarët e Kosovës t’i fuste në kuadër të sistemit jugosllav të administrimit.
    Aktualisht, në Kosovë veprojnë agjenturat influente të shteteve që ia duan të mirën Kosovës dhe të atyre shteteve që kanë qëllim armiqësor ndaj Kosovës. Ndër këto agjentura më e rrezikshmja është ajo serbe, e cila është instaluar gjithandej dhe herë pas here nga mbështetja e paqëllimtë e disa mediave, Kosovës i shkakton dëme të papara. Le ta marrim vetëm një segment, atë të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK). Sipas publikimeve të bëra, personi i cili ishte i autorizuar për rekrutim, sistematizim dhe gradim në kuadër të SHPK-së, ka kërkuar azil politik në Angli dhe ka pranuar se ka qenë agjent i shërbimit serb (BIA). Deri sot, nuk është bërë publike asnjëherë nga organet e specializuara të SHPK-së, se cili është dëmi që ky person i ka shkaktuar këtij shërbimi. Nga dëmet më të mëdha që mund të ketë shkaktuar ky person është mënjanimi i personave intelektualë nga strukturat komanduese të SHPK-së dhe instalimi i rrjetit të tij në këto struktura, ku për pasojë kemi një zbulueshmëri shumë të ulët të krimeve nga SHPK. Është e pakuptueshme se si në kuadër të SHPK-së gradohen pjesëtarë, të cilët e kanë të dyshimtë diplomën e shkollës së mesme, ndërsa mbeten pa grada inxhinierët, ekonomistët, juristët… Kjo më së miri e vërteton praninë e agjenturës influente në këtë institucion, por edhe në institucionet tjera. Secili që ia do të mirën Kosovës, le të shikojë se kë ka afër tij!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Bardhyl Mahmuti: Pas atentatit kundër Enver Malokut qëndrojnë shërbimet sekrete serbe

    --------------------------------------------------------------------------------

    Gjenevë, 14 janar (QIK) - Përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, mbajti sot një konferencë me gazetarë në Gjenevë. Duke duke u folur përfaqësuesve të mediumeve botërore rreth krizës në Kosovë, sidomos rreth lirimit të tetë ushtarakëve serbë, të kushtëzuar me lirimin e nëntë ushtarëve shqiptarë, z. Mahmuti tha se robërit e luftës u liruan falë presionit të fuqishëm të Komunitetit ndërkombëtar, me theks të posaçëm SHBA-ve, BE-së dhe të tjera. Sipas tij, lirimi i ushtarëve serbë nga forcat e UÇK-së dëshmon qartë para faktorit ndërkombëtar se qëllimi primar i UÇK-së nuk është të vrasë njerëz, por për një zgjidhje të çështjes së Kosovës, mos në mënyrë paqësore, edhe me luftë...
    Në vazhdim të kësaj konference shtypi në Gjenevë, Bardhyl Mahmuti pohoi se "edhe Beogradi duhet të respektojë premtimet dhe angazhimin e vet për lirimin e ushtarëve tanë dhe aplikimin e rezolutës së KS të OKB-së për lirimin e të burgosurve tanë..."

    I pyetur nga agjencia amerikane AP se sa të burgosur sot gjenden në duart e regjimit të Beogradit, z. Mahmuti u përgjigj se "aktualisht në burgjet serbe dergjen rreth 2.000 shqiptarë, 645 janë të zhdukur, mijëra të tjerë të arrestuar dhe mbi 400 persona të vdekur në burgjet serbe nga maltretimet, persekutimet e organeve serbe..."

    I pyetur nga AFP-së se cilat do të jenë reagimet e palës shqiptare nëse Beogradi pas dhjetë ditësh nuk do të lirojë nëntë shqiptarët, përfaqësuesi politik i UÇK-së në Perëndim u përgjigj se "një gjest të tillë nuk e presim dhe ky akt do të shkonte në dëm të vet regjimit të Beogradit...".

    Sidoqoftë, nëse vërtet nuk lirohen ushtarët tanë nga duart serbe, atëherë asnjë diplomat botëror nuk do të guxojë të trokasë në dyert e Kosovës për negociata me Prishtinën zyrtare, tha Mahmuti.

    Në pyetjen si e komenton vrasjen e shefit të QIK-ut, Enver Maloku, z. Mahmuti para gazetarëve në Gjenevë deklaroi se pas këtij atentati të paskrupullt qëndrojnë shërbimet sekrete serbe, ndërsa i ndjeri ka qenë edhe më parë i kërcënuar. I pyetur nga një gazetar rus a ka dëshmi për këtë, z. Mahmuti u përgjigj se "sot shërbimet sekrete serbe të dirigjuara nga Beogradi kanë në shënjestër në Kosovë, pos luftëtarëve të UÇK-së, edhe gazetarët, intelektualët dhe pasi t'i vrasin përmes njerëzve të tyre, përhapin spekulime vetëm e vetëm për të krijuar huti në një luftë speciale për t'i përçarë shqiptarët, të cilat qëllime sot janë të kota, sepse sot shqiptarët janë të vendosur për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb..."

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Gjatë punës në terren SHPK-ja, në rajone të ndryshme të Kosovës ka hasur në një varg rastesh ku të ndaluarit kanë qenë pjesëtarë të MUP-it serb. Në një rast, pjesëtarët e SHPK-së gjatë një kontrolli rutinor kishin ndaluar Novica Ristiqin (1970), nga fshati Bratillovc i Dardanës, bashkë me dy kolegë tjerë, të cilët kishin pranuar se janë pjesëtarë të MUP-it serb në Vranjë.
    Herë pas here xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës duke i provokuar banorët e fshatrave përreth vijës kufitare, veçanërisht në komunën e Dardanës dhe Gjilanit. Kundër provokimeve të xhandarmërisë serbe, disa herë ka pasur protesta nga banorët lokalë. Ndoshta ky problem është paksa më kompleks ngase kontrolli i mbikëqyrjes së vijës së gjelbër edhe më tej është përgjegjësi e KFOR-it. Këtë kompetencë KFOR-i ende nuk e ka dorëzuar tek autoritetet e sigurisë vendore.
    Në të gjitha këto aktivitete, pjesëtarët e policisë nga radhët e komunitetit serb, sigurisht, janë të përfshirë nën ndikimin e politikës së Beogradit, e cila domosdoshmërisht mbështetet në strukturat e MUP-it dhe shërbimeve sekrete serbe. Kjo situatë ngjallë pasiguri tek banorët shqiptarë, krijon ndarje dhe provokon konflikte ndëretnike, të cilat fillimisht duket se mund të kenë përmasa të izoluara, por në raste më të volitshme mund të përhapen, duke marrë përmasa më të gjëra.
    Për vendosjen e rendit, të sigurisë dhe kushtetutshmërisë në gjithë territorin e vendit, rrezik të përhershëm paraqesin strukturat paralele - grupet ekstreme serbe që dirigjohen nga Beogradi. Sipas të dhënave dhe burimeve të hapëta, nga Beogradi dirigjohen edhe një pjesë e konsiderueshme e pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, të cilët paralelisht kanë vepruar në kuadër të MUP-it serb, nga i cili edhe janë paguar.
    Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Serbisë ka ndikuar drejtpërdrejt te pjesa e minoritarëve serbë - pjesëtarë të SHPK-së, për bojkotimin e punës në Policinë e Kosovës. Ka zëra që thonë se përkeqësimi i gjendjes materiale të policëve që vijnë nga radhët e minoritetit serb, ka bërë që këta të futen edhe në strukturat paralele të MUP-it serb me veprim në Kosovë. Por faktikisht një pjesë e madhe e tyre paraprakisht u kanë takuar strukturave të MUP-it serb, e prej andej janë futur në radhët e SHPK-së, por nuk janë larguar fare nga MUP-i.
    Disa zyrtarë të lartë serbë del se kanë qenë të implikuar në veprime kriminale së bashku me strukturat e krimit të organizuar, të manipuluar nga MUP-i serb. Kjo situatë ceket si e tillë edhe në raportin e ministrit të brendshëm të Kosovës, Pajaziti, dërguar Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, në shkurt të vitit 2009.
    Në shkurt të këtij viti, mbi 300 protestues serbë kishin shprehur kundërshtimet e tyre kundër formimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ndërsa i ashtuquajturi “Shtab i Krizës” në Graçanicë, i përfaqësuar nga Sllavisha Nikoliq, në një takim me përfaqësuesit e UNMIK-ut, kishte kërkuar që “policët e nacionalitetit serb të SHPK-së, në jug të lumit Ibër të kenë të njëjtin status sikurse policët në veri të Kosovës qendrore”. Në fakt kjo ishte si një lloj marrëveshjeje mes këtij “shtabi” dhe UNMIK-ut. Po ashtu, brenda kësaj marrëveshjeje përfshihej edhe hapja e nënstacioneve të reja policore nëpër enklavat serbe, që do të udhëhiqen nga policët serbë, të cilët do ta kenë uniformën e SHPK-së, por do të komandohen nga policia e UNMIK-ut dhe do t’i referojnë Beogradit dhe UNMIK-ut. Në këtë marrëveshje është kërkuar edhe rritja e numrit të policëve në këto vendbanime. Ky takim qe deklaruar i pasuksesshëm nga zyrtarët e policisë, mirëpo ata së paku ashtu mendonin, vepronin dhe deklaroheshin, madje publikisht. Kjo lloj marrëveshje ishte proklamuar edhe nga Sllavisha Nikoliqi në radion serbe “KiM”.
    Një pjesë e minoritarëve serbë në Kosovë, SHPK-në e konsiderojnë shërbim armik. Së paku kështu janë prononcuar disa herë në media e prononcime tjera publike. Shumica e minoritarëve serbë - policë të SHPK-së, të cilët i lëshuan vendet e punës, nuk i patën kthyer mjetet, uniformat, radiolidhjet etj. Ka pasë të tillë që para mediave kanë thënë se ne nuk njohim dhe nuk kemi takuar asnjë serb ta njohë pavarësinë e Kosovës.
    Në një mënyrë, Qeveria e Serbisë largimin e pjesëtarëve të komunitetit serb nga SHPK-ja e shfrytëzonte në terren edhe për shkëputje, e cila, sipas tyre, duhej të funksiononte nën komandën e policisë ndërkombëtare. Ata më vonë kishin planifikuar që të kërkonin të jenë më ndryshe uniformat e SHPK-së që do të vishnin policët e komunitetit serb.
    Në SHPK një kohë të gjatë ka pasë një situatë specifike, me realitete të ndryshme. Stacionet policore në veriun e Mitrovicës, në Gjilan dhe Shtërpcë kanë dallime dhe ngjashmëri. Tri realitete në pjesë të ndryshme të Kosovës që ndërlidheshin me reagimet e rreth 700 policëve serbë të SHPK-së.
    Realiteti i parë ka të bëjë me veriun e Kosovës, ku policët serbë arritën të inaugurojnë idenë “me uniforma të SHPK-së, por jashtë SHPK-së”, veprim ky që u kalua në heshtje nga instancat përkatëse të institucioneve vendore e ndërkombëtare.
    Realiteti i dytë paraqitet në Anamoravë, përkatësisht në rajonin policor të Gjilanit, atë të Graçanicës dhe në rajonin policor të Prishtinës, në të cilat u tentua të bartet modeli i Mitrovicës, por që nuk u realizua krejtësisht. Mirëpo, ata që refuzuan komandën e policisë së shtetit të Kosovës, kërkuan të kthehen nën autoritetin e policisë së UNMIK-ut, edhe pse policia ndërkombëtare që moti ia ka kaluar kompetencat policisë vendore. Realiteti i tretë paraqitet në rajonin e Ferizajit, ku rreth pesëdhjetë policë serbë të stacionit policor të Shtërpcës, që mbulonin edhe qendrën e skijimit në Brezovicë, nuk ishin rebeluar në masë të madhe. Ata pas disa takimeve me oficerë të SHPK-së dhe të UNMIK-ut vazhduan punën.
    Në rajonin e Mitrovicës (në veri të vendit) mbi 270 policë serbë të SHPK-së, kanë vazhduar punën nën autoritetin e policisë së UNMIK-ut, që edhe ashtu ka në kompetencën e vet rajonin e Mitrovicës, si i vetmi rajon që nuk është bartur në kompetencë të SHPK-së.
    Zhvillimet e deritanishme tregojnë qartë se Ballkanit nuk i nevojitet krijimi i një “konflikti të ngrirë”. Deshëm apo jo, Kosova është në procesin e formësimit të elitave. Ato sapo janë ndërtuar dhe, në fund të fundit, po sendërtojnë atë që quhet balancë e shqiptarëve me të tjerët. Serbët nëse nuk e kanë kuptuar se çdo të thotë bashkëjetesa me shqiptarët dhe të tjerët, janë të dënuar të mbesin epruveta e Ballkanit. Instancat e Serbisë vazhdojnë të mbeten kundërshtarë të përhershëm të Kosovës. Serbia dhe Qiproja ishin të vetmet kundër anëtarësimit të Sindikatës së Policisë së Kosovës në Konfederatën Ndërkombëtare Sindikale të Policisë.
    Gjatë kohës sa ish-zëdhënësi i Millosheviqit, ministri i brendshëm serb Ivica Daçiq, ishte në Bruksel, edhe përfaqësuesi i lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme i BE-së, Javier Solana, kishte biseduar me të për rëndësinë e kthimit të pjesëtarëve serbë në Policinë e Kosovës. Rreth këtij problemi ka qenë i angazhuar edhe shefi i EULEX-it Yves de Kermabon. Po ashtu, përfaqësuesi i lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme i BE-së, Javier Solana, pasi kishte vizituar Beogradin në mars të këtij viti, kishte kërkuar nga zyrtarët e Qeverisë së Serbisë që të dërgojnë sinjale pozitive për kthimin e policëve e gjykatësve në vendet e tyre të punës. Në anën tjetër, zyrtarë serbë, në mesin të të cilëve edhe i ashtuquajturi ministër serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, kishte thënë se janë duke u zhvilluar bisedime me EULEX-in, në mënyrë që ky mision ta marrë zinxhirin komandues dhe të sigurojë prani të përhershme të pjesëtarëve të vet në të gjitha stacionet dhe nënstacionet në mjediset serbe në Kosovë.
    Që nga shpallja e pavarësisë, policët serbë të SHPK-së, në tri komunat e veriut të Kosovës haptazi refuzuan t’i marrin urdhrat nga Prishtina. Ata filluan t’i përgjigjen vijës së tyre komanduese, të ndërtuar mbi baza të sistemit paralel dhe shefit të policisë serbe në Mitrovicë, i cili i koordinonte aktivitetet e kësaj strukture me Policinë e Kombeve të Bashkuara (UNMIK) dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s. Madje komandant i vetëshpallur i këtyre policëve serbë të SHPK-së në veri ishte Goran Stojanoviqi, i cili qysh disa ditë para shpalljes së pavarësisë nuk ishte paraqitur në vendin e tij të punës si komandant i Drejtorisë së Trafikut të SHPK-së në Shtabin Kryesor në Prishtinë.
    Mirëpo, situata ndryshoi me ndërhyrjen e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, i cili i dha sinjalin paralajmërues të ashtuquajturit ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, për ta proklamuar lajmin për kthimin në radhët e Policisë së Kosovës të pothuajse të gjithë policëve serbë, të cilët ishin suspenduar prej 1 marsit të vitit 2008, sepse refuzuan të vazhdojnë shërbimin në SHPK për shkak të pavarësimit të Kosovës. Ky veprim i Tadiqit është një sinjal i qartë se Beogradi zyrtar, më nuk mund të vazhdojë të mbajë pezull gjendjen e policëve të vetlarguar serbë të SHPK-së, prandaj, ashtu siç u urdhëruan ta lëshojnë punën, u dha urdhri për kthimin e tyre në punë.
    Në vendimin për kthimin në punë të policëve të minoritetit serb, të cilët me urdhër të Beogradit i lëshuan vendet e punës në të gjitha rajonet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie për shkak të shpalljes së pavarësisë thuhet se “të gjithë oficerët, të cilët do të vendosin të kthehen në radhët e Policisë së Kosovës deri me datën 30 qershor 2009, ora 16, nuk do t’i nënshtrohen asnjë lloji të procedurave disiplinore si rezultat i vendimit të tyre subjektiv, i vendimit Nr.405/08”.
    Kthimi i policëve serbë në punë, duket të jetë bërë sipas një marrëveshje interne ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë. Madje, rreth 350 pjesëtarë serbë të SHPK-së që pas ultimatumit të Beogradit e kishin braktisur demonstrativisht SHPK-në, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Kërkesat për t’u kthyer këta policë në punë, Qeveria e Serbisë i kishte kushtëzuar me kërkesën që policët serbë të Kosovës të jenë nën komandën e UNMIK-ut. Ky ishte qëndrimi zyrtar i Serbisë.
    Në mes tjerash, duhet përmendur se kriza globale financiare që e ka goditur shumë Serbinë, ka bërë që Beogradi të ketë gjithnjë e më pak mundësi për t’i financuar strukturat e tij paralele në Kosovë, të cilat kërkojnë afërsisht deri në 120 milionë euro në vit, siç ka ndodhur vitet e kaluara.
    Edhe përkundër kësaj, deshëm apo jo, gjendja në pjesën veriore të Mitrovicës tash dhjetë vite është një “konflikt i ngrirë”, dhe kërkon kohë e angazhim të madh për integrimin e plotë në sistemin qeverisës të Kosovës. Këtë e ka bërë në një mënyrë, legalizimi i BIA-s në Kosovë, i cili është bërë nëpërmjet Komitetit për Bashkëpunim mes Policisë së UNMIK-ut dhe MUP-it të Serbisë, madje jo vetëm i BIA-s por edhe i shërbimeve të tjera. Shërbimet në fjalë dhe veprimet që po ndodhin muajve të fundit në veriun e Mitrovicës, e kanë sfiduar në masë të madhe punën e EULEX-it si autoritet që në letër e ka përkrahjen serbe, por jo edhe në terren.
    Beogradi e ka luajtur një lojë të dyfishtë sa i përket kthimit të policëve serbë në vendet e punës. E para, është ndikimi i krizës ekonomike në Serbi, e cila është shoqëruar edhe me presione të shtuara ndërkombëtare, që në radhë të parë vijnë nga Bashkësia Evropiane, gjë që e ka detyruar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë të merr masa graduale, duke sjellë edhe vendime të prera për ndaljen e mbështetjes financiare për strukturat e saj në Kosovë. Këtë e tregon edhe fakti i refuzimit të futjes në listat e rrogave të pjesëtarëve serbë nga ana e MUP-it të Serbisë. Ky ka qenë një presion që ka bërë që policët e minoritetit serb, të cilët e kishin braktisur punën për shkak të shpalljes së pavarësisë të kthehen në vendet e tyre të punës. Nuk kanë qenë as paralajmërimet për shpalljen e konkursit të ri për këto vende, as largimi pa pagesë. Pas presioneve të lartpërmendura, MUP-i serb në njëfarë mënyre ka filluar të tregojë se do të refuzojë që t’i fusë në listën e rrogave serbët që kanë shërbyer në Policinë e Kosovës, të cilëve deri në këtë kohë, paralelisht u ka dhënë edhe nga një pagë shtesë, pos pagës që e kanë marrë nga policia e Kosovës.
    Për pagesat e dyfishta të minoritarëve serbë në Policinë e Kosovës tregon edhe Bratisllav Kragoviq, njëri nga policët që shërben në veri të Mitrovicës, i cili thotë se më herët ka punuar në MPB-në e Serbisë, prej nga është pensionuar dy-tri vite më parë. Ai e merr pensionin nga Serbia dhe rrogën nga Shërbimi Policor i Kosovës.
    Sido që të jetë, Policia e Kosovës është e paraparë të jetë multietnike. Për këtë arsye duket se i nevojiten serbët ashtu si janë, të rebeluar, terroristë, pjesëmarrës në krime lufte, që i raportojnë Beogradit, që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe Kushtetutën, që janë pjesë e strukturave paralele, njerëz që krijojnë probleme etj. Tek e fundit ky është realiteti. Kurse, integrimi i komunitetit pesëpërqindësh serb si pjesë e një shoqërie shumetnike në Kosovë vazhdon të qëndrojë mbi të gjitha prioritetet. Mirëpo, kjo nuk varet nga institucionet e Kosovës, as nga vullneti i popullatës serbe që jeton në Kosovë (që vazhdon të jetë e dirigjuar dhe shantazhuar nga Beogradi), por nga udhëheqja serbe në Beograd.
    Sigurisht ky proces shkon pak më ngadalë për shkak se është i ndërlidhur ngushtë me efikasitetin e misionit më të madh evropian EULEX, me ç’rast BE-ja nuk dëshiron komprometimin e saj shkaku i përpjekjeve minuese të deritanishme të institucioneve serbe.
    Shumëkush pyet se si është e mundur që EULEX-i dhe Kosova të bashkëpunojnë me Serbinë, kur organet dhe institucionet e saj policore, të sigurisë, gjykatave, jurisprudencës, të qeverisë dhe të parlamentit etj., janë të stërmbushura me udbashë të Sllobodan Millosheviqit, të cilët nuk kanë pësuar kurrfarë metamorfoze mendore as politike, as të pikëpamjeve dhe të qëndrimeve të tyre negative, kur është fjala jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë rendin e brendshëm shoqëror dhe politik në Serbi.
    Vuk Drashkoviqi, kryetar LPS-së dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, në një intervistë të publikuar më 13 shtator 2009, në “BLIC”, ndër të tjera thotë se “pa reformimin e thellë dhe të gjithanshëm demokratik të Serbisë, BE-ja, as EULEX-i nuk duhet të bashkëpunojnë e as ta favorizojnë regjimin e Beogradit, qoftë në liberalizimin e regjimit të vizave për shtetasit e saj, qoftë në fushën ekonomike, politike, qoftë në atë policore, ushtarake etj., sepse ende nuk është distancuar, as nuk është spastruar nga recidivat politiko-propagandistikë, policorë, medialë, diplomatikë dhe ushtarakë etj. të Serbisë së Sllobodan Millosheviqit”, për të vazhduar se “rrjeti i policisë sekrete paralele të Sllobodan Millosheviqit, të Radomir Markoviqit dhe të Millan Radonjiqit edhe sot është më i fuqishëm sesa vetë shteti serb. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpjegohet fakti se pesë vjet pas vrasjes së Zoran Gjingjiqit, shumica e pjesëtarëve të shërbimeve sekrete, që kanë marrë pjesë dhe, edhe sot marrin pjesë në krimet e tyre kanë ngelur të paprekur nga policia serbe dhe nga shërbimi zyrtar sekret i BIA-s”.
    Si pjesë të këtij mentaliteti, po përmendim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dragan Dimiq, i cili për shtatë vite rresht kishte ra në kundërshtim me ligjin dhe kishte bërë vepra penale. Madje ai ishte përfshirë edhe në aktivitete kriminale, vjedhje të veturave, mashtrim, falsifikim të dokumenteve. Kishte penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave, kishte falsifikuar patentë-shoferë, kishte dëmtuar pronën, e vepra tjera.
    Ky është mentaliteti serb i krijuar në relacion me Kosovën, është një edukim qytetar në raport me Kosovën. Sido që të jetë dhe sido që të sillen ata, ne kemi nevojë për minoritete, por edhe shpresojmë se do të integrohen në hap me kohën dhe në dimension me zhvillimet në rajon. Lidhur me këtë, në Beograd mendojnë dhe veprojnë ndryshe. Sipas observimit faktografik të ish-ministrit të jashtëm serb, Vuk Drashkoviq, “rrjeti i shërbimeve sekrete paralele policore, nuk ka karakter periferik, por thelbësor, janë më të fuqishme sesa vetë shteti serb, sepse ato janë të pranishme dhe veprojnë në gjykata, në avokaturë, në parlament, në qeveri, në media, në kryemafi…, që përbëjnë fuqinë qendrore” (“Blic”, Beograd, 13 shtator 2009).
    Në këtë periudhë problemet mes Kosovës dhe Serbisë filluan të shtohen me theks të veçantë pas arrestimit në flagrancë të tre oficerëve të BIA-s në Kosovë: Igor Juçinac (1976), serb nga Kosova, ish-pjesëtar i SHPK-së deri në vitin 2007, Millutin Radanoviq (1957) dhe Predrag Zhelkoviq (1976) shtetas të Serbisë, të cilët Policia e Kosovës i arrestoi në Çagllavicë, në qershor të këtij viti. Ata akuzohen të kenë nxitur familjarë të serbëve të zhdukur, por edhe qytetarë shqiptarë, për të bërë dëshmi të rrejshme me qëllim të trillimit të aferës për gjoja trafikimin (transplantimin) e organeve njerëzore gjatë luftës nga UÇK-ja, duke u ofruar të paktën prej 100 deri në 300 mijë euro për një deklaratë të tillë.
    Lidhur me personat e arrestuar, janë publikuar prova në media edhe përmes televizionit publik të Kosovës - RTK, ku të arrestuarit janë shfaqur duke biseduar rreth blerjes së dëshmitarëve të rrejshëm, duke ju premtuar të holla dhe të mira tjera materiale për të deklaruar dhe dëshmuar rrejshëm se ata qenë viktima të transplantimit të organeve njerëzore gjatë kohës së luftës në Kosovë. Agjentët e shërbimit sekret serb BIA, kanë deklaruar se shumat e premtuara për dëshmitarët e tillë i paguan shteti. Ditë më parë është arrestuar edhe vëllai i njërit nga tre të arrestuarit e lartcekur për shkak se e kishte kërcënuar me vdekje njërin nga dëshmitarët e këtij rasti. I arrestuari i fundit në këtë proces, Gligor Juçinac, është zyrtar i lartë i stacionit policor të Shtimes.
    Situata e krijuar pas bojkotimit të punës nga policët serbë ishte mjaft delikate dhe kërkonte maturi të madhe për ta tejkaluar këtë gjendje, madje kërkonte kohë, tolerancë dhe bindje të anës tjetër për koncepte të gabuara. Megjithatë, tejkalimi i kësaj gjendje është kontribut i pjekurisë së Ministrisë së Brendshme të Kosovës, Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin, EULEX-in dhe ndihmën direkte të instancave tjera ndërkombëtare, të cilat për një kohë të shkurtër e kanë sensibilizuar masën e frustruar të policëve nga radhët e minoritetit serb në Kosovë, të cilët, të ndikuar nga politika e Beogradit e kanë lëshuar punën në shenjë proteste me pretekst se nuk punojnë në Kosovën e pavarur.
    Tolerime të kësaj natyre ishin bërë edhe më herët me pranimin e oponentëve të “Rojeve të Urës” në radhët e SHPK-së. Faktikisht, ky tolerim ishte bërë përmes një lloj kushtëzimi që e kishte bërë Qeveria e Serbisë në bashkëpunim me përgjegjësit e njësisë së “Rojeve të Urës” si kushtëzim për ta shpërbërë këtë formacion. Ky problem ishte trajtuar nga analistë të ndryshëm, gazetarë e politikanë, duke hedhur kritika të rrepta ndaj UNMIK-ut dhe organeve tjera kompetente për tolerime të tilla. Mirëpo ata ishin arsyetuar se disa ish-policë serbë nga Kosova, por edhe nga radhët e të ashtuquajturës “Roje të Urës” kanë filluar trajnimin për policë të Kosovës në Akademinë Policore në Vushtrri, citonin mediet lokale burimet e UNMIK-ut. Në atë kohë, në njërën anë, zëdhënësi i UNMIK-ut në Mitrovicë, Xhorxhi Kakuk, thoshte se nuk është në dijeni rreth kësaj çështjeje dhe nuk e di nëse ish-pjesëtarët e “Rojeve të Urës” janë duke u aftësuar për policë në Vushtrri. Ai theksonte se nuk mund të aftësohen për policë ata që kanë histori kriminale, por faktikisht kjo po ndodhte. Në anën tjetër, një zëdhënës tjetër i policisë ndërkombëtare në Mitrovicë, Soxhi Dou, kishte konfirmuar se në Akademinë Policore në Vushtrri kanë filluar aftësimin disa ish-policë serbë. “Është e vërtetë se aktualisht ne kemi disa rekrutë për aftësim në Vushtrri, të cilët kanë eksperiencë policore”, tha Dou, por ata që verifikohen se kanë histori kriminale, duhet të largohen menjëherë nga ky aftësim për policë. Ndërkaq, Vlladimir Rakiq, përfaqësues politik i “Rojeve të Urës” i kishte konfirmuar një radioje lokale se disa pjesëtarë të këtij formacioni kanë filluar aftësimin në Vushtrri.
    Pra, një pjesë e formacionit të “Rojeve të Urës” janë pranuar si pjesë e minoritetit serb në SHPK dhe në asnjë rast nuk është trajtuar biografia e tyre kriminale. Aktiviteti i “Rojeve të Urës” në Mitrovicë është i lidhur me strukturat e politikës së Beogradit, të clat veprojnë sipas direktivave që ka Beogradi për Kosovën. Ky grup është i dyshuar për kryerjen e shumë vrasjeve në atë pjesë, si të shqiptarëve, si të serbëve. Iniciativa për formimin e njësisë së “Rojeve të Urës” ka rrjedhur nga njerëzit që mbajnë pozita të larta në linjat e përfaqësimit politik të minoritetit serb të Kosovës.
    Shërbimet sekrete serbe edhe më tutje i mbajnë në lidhje strukturat e caktuara të ish-pjesëtarëve të policisë serbe, të cilët ishin pjesë e policisë së sistemit të Millosheviqit dhe punuan derisa u tërhoqën në qershor 1999, pas fushatës ajrore të NATO-s. Kjo strukturë me besueshmëri të plotë në sistemin e Millosheviqit, më vonë u instaluan-kthyen në policinë e Kosovës, përmes zinxhirit komandues të UNMIK-ut, i cili, nëpërmjet oponentëve të caktuar proserbë, të ngarkuar me detyra të rëndësisë së veçantë, ka bërë përpjekje për ta instaluar komplet strukturën e administratës serbe në Kosovë. Kjo shtresë, me sa është parë deri më tani, punuan dhe vazhdojnë të punojnë kundër progresit të Kosovës dhe integrimit të saj drejt Evropës. Një numër i caktuar i kësaj strukture vazhdojnë të jenë pjesë e policisë së Kosovës, të cilët në momente të caktuara janë treguar më labilë në qëndrime dhe kanë qenë më pranë strukturave të BIA-s, duke ndihmuar në shumicën e rasteve konceptin e pushtetit paralel në Kosovë. Kjo është brengë, të cilën shoqëria jonë duhet ta shërojë me kalimin e kohës, duke i zbutur antagonizmat me qëllim të afrisë drejt një jete të përbashkët pa dallime të mëdha nacionale e racore, duke krijuar kushte të sigurisë dhe një jete normale. Në rastin konkret, duhet të pengohet ndikimi destruktiv dhe eksportimi i dhunës nga Beogradi në Kosovë. Minoriteti serb duhet të marrë përgjegjësinë për veprimet e veta dhe të integrohet në institucionet e vendit.
    Ditë më parë është marrë vendim që pasaportat serbe të mos lëshohen më në Kosovë. Si pasojë e presionit të Komisionit Evropian ndaj Beogradit, ky i fundit është detyruar që t’i mbyllë të gjitha qendrat serbe për lëshimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave në Kosovë, që kanë funksionuar që nga viti 1999. Duhet kujtuar se shqiptarët e Kosovës kishin marrë mbi 300 mijë pasaporta, nënshtetësi, fletëkurorizime, diploma, patentë-shoferë, kontrata të shitblerjes etj. Nga ky projekt Serbia kishte fituar miliona euro nga shqiptarët e Kosovës. Pasiqë dokumentet e udhëtimit dhe dokumentet tjera serbe nuk lëshohen më në Kosovë, edhe më tutje nuk dihet se si do të trajtohen njerëzit që më herët kanë marrë nënshtetësinë serbe dhe posedojnë dokumente të tilla. Ky problem sigurisht do të trajtohet nga Komisioni Evropian. Për nëntë vite këto linja kanë funksionuar të papenguara në Kosovë.
    Prandaj, institucionet e Kosovës duhet të bëjnë trysni te bashkësia ndërkombëtare për ndërprerjen e gjithanshme të veprimtarisë së strukturave paralele serbe në Kosovë, të cilat si të tilla po shkaktojnë pengesa tepër të mëdha në zhvillimin e vendit dhe paraqesin rrezik të përhershëm për destabilizimin e vendit. Përderisa në Beograd nuk ka ndryshuar fare mentaliteti që nga koha e Millosheviqit dhe është në rritje disponimi nazist serbomadh, gjë që e tregojnë ngjarjet e fundit të zhvilluara në Beograd, rrahjet dhe keqtrajtimet deri të vdekje të të huajve, siç ndodhi me tifozin francez; përderisa Serbia hapë “fabrika” për prodhim çetnikësh në Bosnjë (kujto shkollat çetnike që do të nxjerrin nga 10 mijë çetnikë brenda vitit) dhe ofrojnë publikisht miliona dollarë për kokën e këtij apo atij personi, bashkësia ndërkombëtare duhet të trajtojë me kujdes të shtuar lëshimet politike që po i bën Serbisë, sepse dikur mund të jetë vonë.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dihet se ju bren nji dicka e rande juve or kosovella..

    ju bren nji dyshim se poplli mendon.. cka kini ba juve..
    me kend kini luftue..

    se poplli .. faktin qe kini mbajt llapushnika e llapashnica (kur serbia masakronte rracen shqiptare) ku rriheshin barij e lopcar shqiptar pa asnji arsye kte smund tu a marre si luft kunder serbise por si kulm i marrezise..

    fakti qe ju iket ne rogner.. ju mundon shume.. e serbia lunte me magjupt e vet tuj vra si kish qejf e kend kish qejf..e ju kerkund..
    prandaj ju u nxituar fill mbasi erdhet ne kosoven qe e cliroj nato..me ba dicka kinse.. po luftoni agjentat e serbise..

    e cka kini ba ju..
    kini pagu do agjenta te serbis me vra ndoj agjent te serbis e krejt kto pun pa asnji vler ushtarake..
    e prandaj tash mbasi bllaca ju a zbuloj ftyren e atdhetarave fallc.. ju po sajoni kinse.. shum pun te mira kini ba..si kjo pallavra se.. per pak paski pas me arrestue mlladicin.. qe me mendue poplli.. valla kta kot nuk paskan hanger miljonat.. e paskan ba dicka.. gati e paskan zan mlladicin..
    aiiiiii.. sa turp..
    ma mir bini drejt..
    na or shoka kena ba biznise..
    tjerat jan pallavra..





    ..

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kosova, e pushtuar prej 30 shërbimeve sekrete

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    dihet se ju bren nji dicka e rande juve or kosovella..

    ju bren nji dyshim se poplli mendon.. cka kini ba juve..
    me kend kini luftue..

    se poplli .. faktin qe kini mbajt llapushnika e llapashnica (kur serbia masakronte rracen shqiptare) ku rriheshin barij e lopcar shqiptar pa asnji arsye kte smund tu a marre si luft kunder serbise por si kulm i marrezise..

    fakti qe ju iket ne rogner.. ju mundon shume.. e serbia lunte me magjupt e vet tuj vra si kish qejf e kend kish qejf..e ju kerkund..
    prandaj ju u nxituar fill mbasi erdhet ne kosoven qe e cliroj nato..me ba dicka kinse.. po luftoni agjentat e serbise..

    e cka kini ba ju..
    kini pagu do agjenta te serbis me vra ndoj agjent te serbis e krejt kto pun pa asnji vler ushtarake..
    e prandaj tash mbasi bllaca ju a zbuloj ftyren e atdhetareave fallc.. ju po sajoni kinse.. shum pun te mira kini ba..si kjo pallavra se..per pak paski pas me arrestue mlladicin.. qe me mendue poplli.. valla kta kot nuk paskan hanger miljonat.. e paskan ba dicka.. gati e paskan zan mlladicin..
    aiiiiii.. sa turp..
    ma mir bini drejt..
    na or shoka kena ba biznise..
    tjerat jan allavra..





    ..

    permbaju pak bre bari mos u zbulo krejt se je ne sherbim informativ te BIA apo at ushtarak serb VBA hahaaaa
    nese ke diqka kunder argumente dergoje
    mos llomotit palidhje

Faqja 3 prej 98 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •