Kosmetell,
A mos eshte SHIK-u pjese e Sherbimeve Sekrete Serbe?
Kadri Veseli na tha se kemi siguri materiale edhe nga Kabineti i Tadicit. Thashe mos i kane vjedh ne takimet qe kane pas me vellezerit e tyre cetnike.
Kosmetell,
A mos eshte SHIK-u pjese e Sherbimeve Sekrete Serbe?
Kadri Veseli na tha se kemi siguri materiale edhe nga Kabineti i Tadicit. Thashe mos i kane vjedh ne takimet qe kane pas me vellezerit e tyre cetnike.
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Branko alias arb eshte ardhe momenti me jau kall daten juve te BIA-s te ishe UDB-se edhe me ju zhduk njeher e pergjithmon. Pse po mshefeni neper enklava? do te ju gjejm dhe nuk do tu lem vende ne kosove ateher as rrjet ne internet nuk do te keni dhe do tu a ndalojm te flliqni neper forume shqiptare..
KU PËRFUNDOI SINAN VITIJA?
Të rikujtojmë opinionin për rastin e zhdukjes së Sinan Vitisë
Dëshmitarë i arrestimit të Sinanit është vëllai i tijë Hashim Vitija. Deportimi (s)është bërë për shkak se Sinan Vitija ka qënë në listën e oficerëve të kërkuar shqiptar nga ish APJ. Miqësia, kooperimi dhe bashkëpunimi MPB-së së Maqedonisë, me organet e athershme sekrete serbe, (s)e ka dorëzuar Sinanin. Kjo është bërë me dijeninë e plotë të ministrit të athershëm të brendshëm Lubomir Frçkovski. Ç’thonë institucionet kroate?
Zhdukja enigmatike e pilotit dhe instruktorit të pilotimit të aeroplanëve luftarak, Sinan Abedin Vitija ( 1.05.1961) nga Konjuhi i Lipjanit, me banim në Zarë, dhe me shtetësi kroate, që nga dita e zhdukjes mban në ankth familjen, shokët, miqët dhe më gjërë.
Kapiteni i kl.të parë të aviacionit luftarak në ish Jugosllavi, më 1986, në aferën e mirënjohur të KOS-it famoz, (Shërbimit ushtarak të kundërzbulimit), Sinan Vitija, ka qënë një ndër ata oficer shqiptar të keqtrajtuar dhe persekutuar në ish APJ, bashkë me shumë të tjerë-si Rrahim Ademi, Skender Hasimi, Ahmet Krasniqi-i ndjerë, etj. Në momentin e shpërthimit të konflikteve të ish Jugosllavi, Sinan Vitija ka bërë kërkesë zyrtare për demobilizim nga ish APJ, mirëpo ligjet rigjide të asaj ushtrie vrastare, nuk kanë mundësuar demobilizim në gjendje lufte. Sinani, duke përdorur shkathtësinë dhe zhdërvjelltësinë e vet, ka gjetur mënyrë për të braktisur ushtrinë vrastare dhe i është bashkangjitur forcave çlirimtare kroate. Për mbrojtjen e Zarës, Sinan Vitija ka formuar një njësitë ushtarak shqiptar, të cilin e kanë emëruar “Skenderbeu”, duke u emëruar komandat i atij njësiti. Ky njësitë, i është bashkangjitur Gardës kroate për mbrojtjen e Zarës. Për këtë dëshmon edhe “Deklarata solemne” që është bërë pranë Shtabit të Krizës, në fshatin Përkos, më datë 11.02.1992. Ka marë pjesë aktive në çlirimin e “Urës së Maslenicës”, që lidhte Dalmacinë me pjesën tjetër të brëndisë së Kroacisë, (që është një ngjarje e veçantë për Sinanin dhe njësitin e tij shqiptar, me emrin “Skenderbeu”, komandant i se cilit njesit ishte Sinan Vitia).
Pas përfundimit të Luftës në pjesën e Zarës-Dalmaci, Sinan Vitija, për një kohë demobilizohet, për t’iu përkushtuar familjes, bashkëshortes Sevdije dhe fëmijve; djalit Fisnikut (4 dhjetor 1988) dhe vajzës Fatbardhës (1 gusht 1991). Mirëpo, për shkak të gjendjes shëndetësore, shkon për kurim në Gjermani. Me 28 nëntor 1993, ai vjen me linjën e rregullt të fluturimit nga Gjermania dhe zbret në aeroportin “Petrovec” të Shkupit. Zbritjen e tijë në aeroport e ka konfirmuar vëllai Hashim Vitija.
Po të njëjtin pohim e ka bërë më 1996 ministri i MPB-së Tomisllav Çokrevski, në pyetjen e deputetit të atëhershëm Nazmi Maliqi. Nuk ka asnjë dilemë se Sinan Vitija ka qënë në duar të policisë maqedonase. Nga pohimi i ministrit Çokrevski, rezulton se ai është dorëzuar organeve policore serbo-jugosllave. Është fakt se Sinan Abedin Vitija, ka qënë në listën e arrestit të oficerëve shqiptar, në kërkim nga organet policore dhe ushtarake serbe, me status të dezertorit të luftës.
“Sinan Vitia është arrestuar në bazë të konstatimit të pasaportës së rreme kroate dhe meqenëse ai është shtetas i Jugosllavisë, u është dorëzuar organeve policore jugosllave”, shkruan ministri i athershëm i brëndshëm i Maqedonisë, Tomisllav Çokrevski, duke iu përgjigjur me shkrim pyetjes së deputetit të athershëm Nazmi Maliqi, lidhur me Sinan Vitinë. .
Ekspertë të kësaj lëmie thonë së ky dorëzim(?) i pilotit Vitia në duart e policisë serbe konsiderohet i kundërligjshëm, duke lënë hapësira për tu diskutuar nëse pas këtij ekstradimi apo deportimi fshihet diçka tjetër. Megjithatë rasti bëhet i qartë pasiqë autoritetet kroate konfirmojnë se pasaporta me të cilën ka udhëtuar Sinan Vitia ka qënë e rregullt dhe ai ka qënë shtetas kroat, duke mos patur asnjë shtetësi tjetër.
Sipas njohurive dhe informacioneve që disponojmë, pas dorëzimit (?), Sinan Vitija është mbajtur 4 ditë në paraburgim ushtarak në Prishtinë. Prej aty është “përcjellur” në Nish. Prej Nishi humbet çdo gjurmë e tijë! Ka thashë e thëna se është dërguar në “CZ” (burgu qëndror”) në Beograd, por këtë askush nuk e konfirmon.
Dilemat janë: Mbi bazë të cilave konventa ndërkombëtare, kritere dhe dispozita ligjore, shtetasi kroat i dorëzohet organeve policore serbe, kur dihet se ai nuk është shtetas serb? Pse kanë vepruar organet policore maqedonase në këtë rast kësisoji dhe cili është motivi? Mbase, kooperimi dhe marëdhëniet “aq të mira” të ministrit të athershëm të MPB-së Lubomir Fërçkovski (ministër i brëndshëm 1992-1995), me organet policore serbe, duke ditur se çka përjetojnë të gjithë ata që kanë reputacionin e luftëtarit kroat kur bien në duart e organeve policore serbe. Shqiptari, Sinan Abedin Vitija, pilot dhe shtetas i Kroacisë, i dorëzohet Serbisë, me procedurë zyrtare konform “normave ndërkombëtare”, pa letër kthyese-konfirmuese për pranim-dorëzim të personit dhe nuk ka asnjë sqarim zyrtar se kujt i është dorëzuar, dhe cili është fati i tijë? Habitë edhe indiferenca e vetë shtetit kroat dhe shoqatave të luftëtarëve, të dala nga lufta. Habitë sjellja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni dhe Kroaci. Habitë sjellja e Shoqatës së viktimologëve botëror, (kryetar i së cilës ishte akademiku Zvonimir Sheparoviq nga Kroacia). Habitë fakti i sjelljes indolente e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Kryetari i të gjitha shoqatave të luftëtarëve në Kroaci, kolonelit Ivan Grujic, që merret me këtë problematikë, sidomos për të zhdukurit gjatë luftës në Kroaci.Ai, Ivan Grujiq, pas kontakteve të shumta është prononcuar se nuk ka asnjë njoftim për Sinan Vitinë. Po nga kjo Zyrë (e shoqatave për personat e zhdukur në Zagreb), Zdenko Ognjençiq, ngjashëm si më parë gjatë kontakteve shprehet: “Ka kaluar kohë e gjatë nga zhdukja, ndaj preferoj, dhe është e mirëseardhur që familjarët e Sinan Vitisë, vëllezërit, bashkëshortja dhe fëmijtë, të ndihmojnë në identifikimin e kufomave nga varrezat e shumta në Kollubarë, Padinska Skelë, Mitrovicë, Batajnicë, Ovçar etj, duke dhënë materiale për ADN (DNK) analizën”. E gjithë kjo, nuk jep shpresë për familjen e Sinan Abedin Vitisë, por shton ankthin. Për këtë askush nuk e ngrenë zërin e arsyes. Përpjekjet e parreshtura, megjithate nuk e sollën Sinanin, e as nuk sollën njoftime fatlume.
Lubomir Fërçkovski, pas dorëzimit të detyrës së ministrit të brëndshëm-më 1995, avancohet në ministër të jashtëm! Lubomir Fërçkovski dhe Tomisllav Çokrevski, që të dy, doktor të shkencave juridike, profesor universitar (Çokrevski ka qënë bile edhe Rektor në Universitetin e Shkupit), kanë ushtruar detyrën e ministrit të brëndshëm, e para kësaj, që të dy, kanë qënë Kryetar të Komitetit të Helsinkit, për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut! Kjo mbase është dëshmia më e mirë pse është dorëzuar Sinan Vitija në duart gjakatare të organeve policore serbe.
Bashkëshortja e tij Sevdije Vitija (Sadriu), që edhe sot e kësaj dite jeton në Zarë, gjatë tërë këtyre viteve tashmë po mbushen 16-të, është ballafaquar me sfida të shumta që sjell ironia e jetës. Jeton me ndihmë minimale sociale dhe ndihmën që i ofrojnë disa familje shqiptare në Zarë. Ka një arkiv, një grumbull shkresash, nga letërkëmbimi me organet zyrtare dhe organizatat joqeveritare, brënda dhe jashtë Kroacisë, në pamundësi për të hulumtuar rastin duke lëvizur-kuptohet në mungesë të mjeteve materiale, që në masë të madhe ia vështërson edhe gjendjen jo të lakmueshme shëndetësore.
Në bazë të informacioneve supozuese, për të gjetur gjurmë të Sinan Vitisë, përkundër rrezikut të paimagjinuar, në dhjetor të vitit 2000, personalisht kam vizituar disa azile dhe spitale neuropsikiatrike të Serbisë, si në Vrshac, Sremska Mitrovicë, Pozharevc, Padinska Skelë, për të hulumtuar mos vallë, gjindej aty, ky djalë shqiptari, por, fatkeqësisht u këtheva bosh. Gjurmët, mbase i kishte mbuluar bora e nëntorit 1993, pluhuri dhe harresa. Tani, edhe pas 16 viteve të arrestimit të Sinan Vitisë, deportimit ose jo, të tijë, dorëzimit ose jo, në duart e policisë famëkeqe serbe, mbetet i paqartë rasti, mbetet dhimbja dhe errësira.
Zhdukja e Kryeziut, “dosje” spiunazhi
Zhdukja e 54 vjecarit Ismet Kryeziut ka alarmuar jo vetëm policinë, por edhe shërbimin informativ.
Aktivisti kosovar për cështjet kombëtare, prej kohësh në listat e shërbimeve sekrete, si person me shumë informacione, me zhdukjen e tij ka tronditur gjithë strukturat e shtetit shqiptar, të cilat kanë nisur punën për mbledhjen e informacioneve për këtë rast të rëndë.
Ne vitet ’80, Ismet Kryeziu, ashtu si shumë intelektualë të tjerë shqiptarë në Kosovë, u arrestua nga UDB-ja serbe**, por u lirua sërish. Në vitet ‘90 u sulmua nga drejtësia shqiptare me fakte të fabrikuara për spiunazh, e në vitin 2002 mori goditje edhe nga UNMIK-u në Kosovë, por në të gjitha rastet doli i pafajshëm.
Ish-eksponenti i Frontit të Rezistencës për Kosovën dhe UÇK-në, rezulton i zhdukur prej afro shtatë muajsh. EULEX i kërkon familjes informacion të detajuar për ngjarjen dhe rrjedhën e hetimeve të deritanishme.
Familjarët e Ismet Kryeziut, ish-eksponentit të UÇK-së, denoncojnë zhdukjen e të afërmit të tyre pranë misionit nderkombetar policor në Kosovë, EULEX.
Lajmi është publikuar kohë më parë në Gazeta “Shqiptare” e cila citon burime pranë familjes Kryeziu. Ata theksojnë se pak ditë më parë, e motra e të zhdukurit ka trokitur në zyrat e EULEX-it, duke u kërkuar të nisin hetimet për zhdukjen e të afërmit të tyre. Në fakt, edhe më parë Prokuroria shqiptare ka kërkuar ndihmën e misionit policor në Kosovë për të bërë verifikime në lidhje me rastin e zhdukjes se ish- eksponentit të Frontit të Rezistencës për Kosovën, për shkak se është dhe shtetas kosovar dhe kishte të dhëna se mund të ishte zhdukur në drejtim të Maqedonisë.
Denoncimi i rastit nga motra e Kryeziut duket se ka vënë në lëvizje misionin policor, pasi familjes i është kërkuar informacion i detajuar për ngjarjen dhe rrjedhën e hetimeve të deritanishme. Avokati i familjes Kryeziu, Idajet Beqiri së shpejti do të udhëtojë drejt Kosovës për të kontaktuar me forcat e EULEX-it . Ish-eksponenti i Frontit të Rezistencës për Kosovën dhe UÇK-në, Ismet Kryeziu rezulton i zhdukur prej afro shtatë muajsh.
Ismet Kryeziu njihet si një ndër miqtë me të ngushtë të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, i cili dyshohet të jetë zhdukur nga SHIK-u. Remzi Hoxha u rrëmbye me 21 tetor 1995 në Tiranë, dhe prej atëherë për fatin e tij nuk u mësua me asgjë.
Bashkëshortja e tij, gazetarja Anila Leli, denoncoi zhdukjen e Kryeziut. Ajo i tha policisë së Ismeti kishte dalë nga shtëpia për të takuar disa miq dhe nuk ishte kthyer më. Dyshimet e para ranë mbi një largim të mundshëm të Kryeziut me dëshirë, pasi mendohej se kishte borxhe të mëdha. Por, kjo pistë u rrëzua nga familjarët dhe pas disa verifikimeve, policia e klasifikoi si rrëmbim. Për zhdukjen e Ismet Kryeziut janë njoftuar krerët më të lartë të shtetit shqiptar, por pavarësisht hetimeve nuk është zbuluar asgjë rreth fatit të tij.
****
Ish-furnitori i UÇK-së, Ismet Kryeziu, pak kohë se të denoncohej si i zhdukur në polici nga bashkëshortja Anila Leli, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “News 24”. Ai rrëfen për lidhjet me Remzi Hoxhën dhe aktivitetin si drejtues i Frontit të Rezistencës Shqiptare. Kryeziu, i njohur në Kosovë edhe si një nga mbështetësit e Rramush Haradinajt, është konsideruar nga miqtë si një arkivë e gjallë për ngjarjet pas vitit 1991. Ka qenë pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet, sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjet e Kosovës, periudhën e rezistencës, të luftës e pas saj, si edhe për përgatitjet për organizimin e AKSH-së. Ismet Kryeziu njihet edhe si mik i ngushtë i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha i zhdukur nga SHIK-u në Shqipëri në vitin 1995.
Ç’ju shtyu të organizoheshit?
Me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, nuk kishim pse të mos organizoheshim edhe ne shqiptarët në ish-Jugosllavi, por filloi me thënien e ish-Presidentit të ndjerë kroat, Franjo Tuxhman i cili në një takim me kolegët e tij gjeneralë, iu drejtua atyre me këtë thënie: Gjeneralët e shkatërrimit të Jugosllavisë janë studentët shqiptarë, ata që na mësuan sesi duhej luftuar e shkatërruar Jugosllavia. Që nga viti 1981 ishim ata që i vumë kazmat për shkatërrimin e Jugosllavisë. Në vitin 1990 duhej krijuar një lëvizje apo mekanizma për të përgatitur popullin për një kundërvënie ndaj okupatorit serb. Në fillim u bë pajtimi i gjaqeve, i cili pati jehonë të madhe në unifikimin e popullit shqiptar. U krijua në fillim LDK-ja, e cila ishte shpresa e vetme për ta çuar realizimin e aspiratave shekullore të popullit shqiptar dhe LDK-ja me zgjuarsi e përdori këtë lëvizje duke u futur në organizmat drejtuese për të realizuar programin e saj. Ne, duke e njohur mirë okupatorin serbo-sllav ishim të bindur se çlirimi dhe bashkimi i shqiptarëve jashtë trojeve të Shqipërisë amë, vetëm me luftë mund të arrihej. Atëherë e krijuam frontin e rezistencës shqiptare. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se edhe ish- presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova e përfaqësoi në fillim FRSH-në.
Cili ishte misioni i FRSH-së?
Misioni i FRSH-së ishte që të krijohet një organizim politiko-ushtarak i cili do të koordinonte interesat dhe aktivitetin e të gjitha partive dhe lëvizjeve në trojet shqiptare në ish- Jugosllavi. Krahas këtij organizimi, u krijuan shtabet rajonale, komunale dhe lokale, të cilat merreshin me organizimin tipik ushtarak. Themeluesit e frontit të rezistencës janë: Mentor Kaçi, Sokol Dobruna, Halil Alidemi, Ukshin Hoti, Sejdir Veseli, Naim Krasniqi, Avdyl Krasniqi, Fatlik Lilaj, Bardhyl Caushi, i ndjerë, Afrim Morina, etj, etj. Pra, përfshihen të gjithë ata që ishin dëshmuar në dekada dhe ishin të gatshëm dhe të pathyeshëm në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar. Duhet përmendur këtu se në organet drejtuese politike e ato ushtarake ishin të përfshirë edhe shokët nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Por tani është akoma herët për të përmendur emra. Shokët dhe bashkëluftëtarët e mi më kuptojnë drejt, se ende është herët për emra e rrahagjoksa. Unë gjykoj se akoma jemi në gjysmë të rrugës. Unë nuk jam dhe nuk kam guxim të them; “Bacë u kry”, duke pasur parasysh atë për të cilën u krijua Fronti i Rezistencës.
Pasi kishim krijuar strukturat drejtuese të FRSH-së dhe ajo kishte marrë një formë organizimi të mirëfilltë ushtarak, ne që merreshim me drejtimin e tij ishim të vetëdijshëm se përveç faktorit njeri, duheshin me bollëk dhe të predispozuar edhe shumë faktorë për luftë. U caktuan dy shokë për të ardhur në Shqipëri për të informuar dhe për të koordinuar punët në shtetin amë. Erdhën Mentor Kaçi dhe Fatos Aliu, i cili ishte nga Presheva, por fatkeqësisht nuk arritën shumë sukses. Herën e dytë me Mentorin, i cili ishte kryetar, u përcaktova të vija unë. Në fillim bëmë një turne në Evropë ku njoftuam bashkatdhetarët e diasporës për misionin tonë. Por askush nuk guxonte të dinte se ne do të vinim në Tiranë. Kur arritëm, jo vetëm që na u hapën dyert, por as vetë nuk e besoj edhe sot sesi shteti shqiptar u tregua aq i gatshëm për të na ndihmuar në misionin tonë. Takimin e parë e bëmë me ministrin Shëndetësisë, Alia Alushani, drejtorin e Akademisë Ushtarake, me ministrin e Mbrojtjes, Perikli Teta, zv/ministrin e Mbrojtjes, Halil Hyseni, e deri tek ish-presidenti Ramiz Alia.
Kush ishin emrat e djemve të parë dhe si erdhën ata në Shqipëri për t’u stërvitur?
Përfaqësuesi legjitim dhe kryetar ishte Mentor Kaçi, ndërsa unë isha sekretari i përgjithshëm i FRSH-së. Marrëveshjen me shtetin shqiptar e bëri Mentor Kaçi, me bekimin e Ramiz Alisë, natyrisht dhe me ish-kryeministrin Fatos Nano. Por Ramiz Alia do të mbetet komandanti i parë i luftës së Kosovës. Për stërvitjen dhe organizimin u mor ish- ministri i ndjerë, zoti Perikli Teta dhe zv/ministri Hyseni, si dhe shumë oficerë madhorë të tjerë të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për luftën në Kosovë. Të më falin oficerët dhe profesorët e mi që akoma gjykoj se është herët për t’i përmendur.
Cila ishte përfshirja?
FRSH-ja, veç strukturave ushtarake merrej edhe me koordinimin e organizatave të tjera, mes të cilave edhe lëvizjen sindikaliste që e drejtonte profesori i nderuar Hajrulla Gorani, i cili ka dhënë kontribut të veçantë në organizimin e rezistencës. Në këtë lëvizje bënte pjesë edhe Remzi Hoxha, i cili njëkohësisht ishte angazhuar në frontin e rezistencës. Për herë të parë jam takuar me të në mbledhjen e shtabit operativ të karadakut në Ferizaj. Pas dy netësh, Remziu me Basri Zukën kishin ardhur në Suharekë tek Afrim Morina, i cili ishte edhe anëtar i shtabit të përgjithshëm. Aty isha i ftuar zyrtarisht për organizim. Pas mbledhjes, Basriu dhe Remziu më ftuan që të shkoja në Ferizaj. Mbaj mend se gjatë rrugës Remziu fliste shumë pak, por ishte shumë i prerë. Kur hymë në Ferizaj, ata devijuan rrugën dhe shkuan në një shtëpi në Grykë të Kaçanikut. Aty ishte një shok i ngushtë i Remziut, i cili ishte i përfshirë në strukturat e FRSH-së dhe lëvizjen sindikaliste. Ai është Sefedin Mjaha. Mesa di unë, Sefa punonte ngushtë edhe me biznes me Remziun. Në këtë takim, përveç punëve operative u bisedua edhe për udhëtimin e tretë në Shqipëri dhe për grumbullimin e mjeteve financiare. Mbaj mend se këta të dy dolën në korridor dhe kur u kthyen, më pyetën se sa mjete duheshin. Unë iu thashë se duhej biseduar me Kryesinë e FRSH-së. Pas këtij takimi shumë të suksesshëm sipas meje, Remziu dhe Sefa sollën 50 mijë marka gjermane dhe iu lutën kryetarit që unë të shkoja në Shkup në një mbledhje që ishte organizuar në Gazi BABA. Aty pashë një organizim të mirëfilltë lufte. Takimi u bë në një fabrikë. Dy ditë e dy net qëndrova në shtëpinë e Remzi Hoxhës, kuptohet ilegalisht. As familja e tij nuk e dinte pse ndodhesha aty dhe cili isha. Pasi mora miratimin e kryesisë me iniciativën e Remziut, u nisëm për në Bullgari. Remziu deri në fund të kufirit të shtetit bullgar erdhi me mua. Aty ndërruam makinat për shkaqe sigurie. Remziu e kaloi kufirin në këmbë pasi kishte një shumë të madhe parash. Pasi arritëm në Sofje, e kuptova se përveç parave kishte edhe një shumë të madhe floriri. Kur e pashë e pyeta: Po këto përse na duhen? Ai u përgjigj: Edhe këto janë hiç për kontratën që do të realizojmë nesër.
A ekziston ndonjë gjë e regjistruar për këto lëvizje ilegale me Kosovën?
Natyrisht që gjithçka është mbajtur shënim dhe janë mbajtur dokumente. Ishim të vetëdijshëm se më vonë do të shkruhej edhe historia e Luftës së Kosovës. Këtë dokument e ka nënshkruar Remziu dhe Sefa. Natyrisht edhe unë si përfaqësues i frontit. Për çdo cent që kemi në dispozicion brenda dhe jashtë Kosovës, shpeshherë është bërë transparenca dhe me hollësi janë dhënë llogari. Për këtë kishim një komision të veçantë mbikëqyrës. E them me krenari, se jemi e vetmja organizatë politiko-ushtarake në Kosovë e cila ka justifikuar të gjitha mjetet materiale dhe financiare që ka pasur në dispozicion.
A keni pasur lidhje të vazhdueshme?
Me Remziun kemi punuar së bashku deri në ditën e rrëmbimit të tij. Që nga viti 1991, ku u njoha me Remziun kemi pasur lidhje të vazhdueshme pune. Ai kishte dhe funksione të rëndësishme në FRSH. Pas arrestimit të shokëve në Kosovë, Remzi Hoxha si dhe shumë të tjerë u detyruan të kalonin nga Kosova në Maqedoni. Remziu në atë kohë qëndroi në Shkup, meqë kishte shtëpi dhe familje. Vlen të përmendet se Maqedonia atëherë ishte bërë strehë për ne, sepse marrëdhëniet Maqedoni-Serbi ishin tejet të acaruara. Pas krijimit të aferës së armëve dhe rënies në burg të disa drejtuesve të FRSH-së në Maqedoni, Remziu u vendos në Tiranë së bashku me familjen. Por punën dhe aktivitetin e kishte në territorin e Maqedonisë.
S’do mend që kjo është ditur, se të krijosh një organizatë politiko- ushtarake në kohën e okupimit, je i detyruar domosdoshmërish të krijosh një organizatë të tillë. Me keqardhje them se sot në Kosovë nuk ka nivel të këtij organizimi, siç e kishte FRSH-ja. Përveç djemve më të mirë që punonin në këtë sektor dhe specialistëve të cilët punonin me shpirt dhe u bënë idealistë të vërtetë, vlen të përmendet se ata punonin vullnetarisht dhe pa para. Natyrisht, literaturën dhe kurset private i bëmë jashtë Kosovës. Falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë punë të rëndësishme kombëtare. Askush deri tani nuk foli dhe ende është herët të flitet për këtë. Vlen të përmendet thënia e vyer, patrioti dhe oficeri i vërtetë, shpeshherë sekretin kombëtar dhe shtetëror e marrin me vete në varr. Edhe Remziu, shumë gjëra i mori me vete atje ku është.
Çfarë bëri fronti i rezistencës pas rrëmbimit të Remzi Hoxhës?
Për rrëmbimin e R. H. janë ngritur shumë versioni dhe të gjitha këto i kemi studiuar me shumë kujdes për gjurmët dhe punën e tij. Kujdes të veçantë i kemi kushtuar rrëmbimit të tij, por për ne më e mundshmja është se UDB-ja duke e ditur dhe duke pasur parasysh mundësinë financiare të Remziut, ka përdorur alibi nga më të ndryshme për ta likuiduar. Ne kemi pasur dijeni dhe janë të njohura të gjitha ato që janë dhe janë shkruar deri tani, por asnjë nuk është e vërtetë. E vetmja e vërtetë është se Remzi Hoxha ka punuar e ka kontribuar jashtëzakonisht për çështjen kombëtare dhe me aktivitetin e tij ka mundur shumë lehtë të binte në sy për okupatorin dhe armikun. Detyra e Remzi Hoxhës nuk ishte të filmonte takimin e Gazidedes me Arkanin, as të merrej me takimin Millosheviç-Gligorov-Berisha. dhe nëse ka konstatuar një gjë e tillë, do të ketë qenë e rastësishme. E them me bindje se Remziu dhe askush nga FRSH-ja, nuk kishte nevojë të financonte atentatin ndaj Kiro Gligorov, pasi vetë programi i FRSH-së e përjashtonte terrorizmin dhe teorikisht në programet tona nuk ka ekzistuar një gjë e tillë. Ne po të kishim dashur terrorizëm, kishim mundur ta shkatërronim në Kosovë ndaj okupatorit, por këtë nuk e kemi bërë kurrë dhe nuk kishim nevojë të merreshim. Këto i ngarkohen Remziut për të justifikuar zhdukjen e tij. Unë si ish-shef i tij, ju them me bindje dhe me shumë përgjegjësi, se ai nuk i meriton këto epitete. Ai që ka pak ndërgjegje e gjak shqiptari, të tregojë të paktën se ku ndodhen eshtrat e këtij dëshmori të lirisë.
FRSH-ja ka pasur bashkëpunim dhe marrëdhënie shtetërore institucionale me shtetin shqiptar. Furnizimin me armë e kemi bërë në rrugë shtetërore. Unë ju shpjegova dhe më lartë për këto marrëveshje dhe kush i ka nënshkruar. Është e vërtetë që nga 1990 janë futur dhe ftuar jashtë për të ardhur në stërvitje dhe për t’u marrë me këtë punë. Të gjitha janë bërë në rrugë shtetërore dhe me marrëveshje. Këto janë të deklaruara dhe pranuar edhe në parlamentin shqiptar nga ish-ministri i Mbrojtjes, zoti Teta i akuzuar nga opozita e atëhershme për dhënie të armëve kosovarëve. Atëherë Zoti Teta qe përgjigjur: Kam dhënë dhe do jap prapë kur të vij. Fati e deshi që Teta në kohën e luftës së Kosovës e realizoi këtë dëshirë së bashku me shumë ministra të tjerë të shtetit shqiptar.
Çfarë të dhënash ka Fronti i Rezistencës për likuidimin fizik të disa anëtarëve të tij, përfshi edhe Remziun?
FRSH-ja e kishte të pamundur të zbardhte të vërtetën e vrasjeve tragjike të disa prej veprimtarëve më të mirë. Rasti i Remziut nuk është i vetmi, por po përmend në ’92, kur u vra me pistoletë në gojë një nga veprimtarët e diasporës në “Mine Peza”, pranë Rajonit 3 të Policisë. Ai është Shaip Gashi, vrasësi u lirua me urdhër politik dhe sot bredh në disa institucione të Kosovës. U dogj i gjallë në lokalin e tij në Tiranë të Re, dhëndri i Bredri Dedës, të më fal nuk më kujtohet emri. U masakrua gazetari i “Gazetës Shqiptare”, njëkohësisht edhe zëdhënës i parë i luftës së Kosovës, Ali Uka. Në masa presioni e kërcënime u dënuan shumë veprimtarë të largoheshin në diasporë dhe nuk janë kthyer ende në Kosovë dhe kjo është fatkeqësi.
A keni konstatuar ndërhyrje të shërbimit sekret serb apo SHIK-ut për të goditur aktivitetin ilegal të lëvizjes tuaj?
Këto janë çështje të niveleve të larta shtetërore që bëhen me përgatitje, kushte dhe persona të caktuar. Neve nuk na interesonte të merreshim me këtë punë dhe aq më tepër kur ne shpresonin që shteti dhe strukturat e tij të na ndihmonin në misionin tonë të shenjtë. Ka pasur qytetarë nga Kosova në shërbim të SHIK-ut që na survejonin. Për këtë kemi fakte dhe dokumente, ashtu siç kemi dhe posedojmë dokumente për disa njerëz të Kosovës që punonin në shërbim të UDB-së. Dua të theksoj se FRSH-ja ishte me dijeninë dhe kishte bekimin e strukturave më të larta shtetërore shqiptare. Asnjëherë nuk kemi vepruar apo ndërmerrnim asnjë veprim pa dijeni e shtetit amë. Po e theksoj dhe një herë, se udhëheqja e lartë e FRSH-së ka pasur takime me udhëheqjen e lartë shtetërore shqiptare. Edhe para vitit ‘90 dhe pas ’92, ne vazhduam me këto marrëdhënie dhe struktura të larta. Por fatkeqësia filloi në vitet ‘92-’93, me arrestimin e Mentor Kaçit me shokë. Për të gjitha këto ishin në dijeni drejtuesit më të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Çfarë ndodhi në mars ‘93?
Isha në manifestimin ku ishte presidenti Rrugova, presidenti Berisha dhe kryeministri Bukoshi dhe shumë personalitete e intelektualë nga Kosova e diaspora. Pas një orë, pasi mbërrita në shtëpi jam arrestuar në banesën time nga SHIK-u. Akuza dihet tashmë, ka shkruar shtypi atëherë. Atë natë dhe më pas janë arrestuar shumë të tjerë, mes tyre Adem Jashari, Islam Caka, Ahmet Bytyçi e disa oficerë madhorë të shtetit shqiptar. Atëherë është sulmuar që në akuzën time të më bashkojnë ish- presidentit Alia, Deputetin Gramoz Ruçi, ish-ministrin Teta, zv/min. e Mbrojtjes, Halil Hyseni e shumë të tjerë. Arrestimi im nuk ishte akuzë e thjeshtë, shkelje ligji, por pasojë e një politike të caktuar. U bë sepse ne iu kundërvumë politikës dhe strategjisë për Kosovën. Para meje ishte arrestuar Kaçi, dhe kisha mbetur unë që merresha me stërvitjen e shokëve në Shqipëri dhe diasporë. Arrestimi im u bë për të eliminuar krejt udhëheqjen. Çanta ime ishte thjesht çështje teknike ku pritej të merrnin ato dokumente dhe mjete që u interesonin.
A keni pasur informacion se ka pasur dyshime për një takim me Millosheviçin, presidentin e Maqedonisë, Gligorov dhe Berishën në tetor të vitin ’95, dhe nga informacionet, cila do të ishte tema e takimit?
Ishim të njoftuar për të gjitha lëvizjet që bëheshin në dëm të Kosovës. Normalisht atëherë ishim më aktivë. Unë kisha dalë nga burgu dhe FRSH-ja merrej me drejtimin e luftës. Por misioni i Remziut nuk ishte të vëzhgonte takimin e treshes në Shën Naum, por ka mundur të ndodhë edhe gjatë kësaj, që rastësia është mbreti i botës. Dhe Remziu është ndodhur në këtë rastësi. Por ne nuk kishim detyrë, pasi misioni ynë ishte tjetër dhe jo të përgjonte ish- presidentin Berisha, pasi ishte shteti shqiptar dhe strukturat e shtetit shqiptar që do të vendosnin. Natyrisht që Millosheviçi dhe Gligorov po aq ishin për ne armiq, që çdo lëvizje e atakim të tyre e gjykonim në dëm të Kosovës dhe çështjes shqiptare në ish- Jugosllavi.
Unë di vetëm një gjë t’u them dhe është shumë e vërtetë që marrëdhëniet mes Rugovës e Berishës ishin tejet të ftohta dhe Berisha kërkonte aleat të tjerë, siç e përdori për fat të keq simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin, Hidajet Hysenin dhe shumë të tjerë, përfshi dhe ish-kryeministrin e qeverisë, Bujar Bukoshin për t’ju kundërvënë politikës së Rugovës, i cili i kishte marrëdhëniet tejet të ftohta. Këto janë gjëra të vërtetë dhe na kanë kushtuar shumë rëndë.
Një ditë, të gjitha këto dokumente që ekzistojnë do të hapen. Ne jemi duke e shkruar historikun e rezistencës dhe luftës së Kosovës dhe të gjitha do t’i dokumentojmë me fakte e dokumente të padiskutueshme. Por tani mendoj se është herët të flitet për këtë takim. Por ne kemi qenë në dijeni.
Remziu ka njoftuar shokun tonë të veprimtarisë, Basri Zukën i cili ka njoftuar me shkrim atëherë ish- presidentin Rugova, por më tutje ne nuk e dimë se çfarë ka ndërmarrë Rugova për një takim të tillë.
Pse u takove me ministrin e Shëndetësisë, Ali Alushani?
Ju gazetarët e keni princip të gërriceni shumë, por unë jam i detyruar të përgjigjem. Ne kishim në program të përgatisnim terrenin për luftë. Dhe për këtë duhej të përgatiteshin spitalet në Kukës, Tropojë dhe Burrel. Ndaj u takuam me të, na ndihmoi në pajisjen e spitalit të parë të Tropojës, synuam të përgatisnim spitalin e Kukësit dhe filluam atë në Burrel. Por derisa na ranë shokët në burg, nuk mundëm. Por e di që në spitalin e Tropojës, dhe drejtori Din Selimi na ndihmoi shumë dhe përgatiti spitalin si për luftë. Për këtë, veç ministrit të Shëndetësisë pati dijeni dhe presidenti R.Alia dhe kryeministri Nano.
Si vepron agjentura serbe në Kosovë
Fillimisht dua të theksoj se ky shkrim ka për qëllim sensibilizimin e opinionit të brendshëm,
atij të jashtëm dhe minoritetit serb, që të mos bien pre e trysnisë së Beogradit dhe mekanizmave të shërbimeve sekrete serbe, të cilët, pjesëtarët e minoritetit serb në Kosovë, po i përdorin për t’i arritur qëllimet e veta, duke i futur edhe vet ata në një rrugë pa dalje. Është koha e integrimeve dhe jo e urrejtjes ndaj etnive tjera. Minoriteti serb në Kosovë ka favore të mëdha, që si të tilla nuk i ka asnjë minoritet në asnjë shtet të botës. Por, duke qenë gjithnjë të instrumentalizuar nga Beogradi, këto të drejta i kanë keqpërdorur. Toleranca e tepruar secilën ditë po vjen duke u zvogëluar për të gjithë ata që nuk i respektojnë ligjet dhe bien ndesh me rregullat e caktuara të shtetit. Megjithatë, të gjithë qytetarët pa dallim etnie duhet të jenë të barabartë para ligjit, si për privilegje ashtu edhe për përgjegjësi, sepse ka filluar të ndjehet haptazi se tolerimet e veprimeve diferencuese, qoftë ky edhe “diskriminim pozitiv” i aplikuar vetëm ndaj minoritetit serb në Kosovë deri në pakufi, janë brengat kryesore të sigurisë pas fazës fillestare të pavarësisë.
Lidhur me këtë, nga tolerimet dhe respektimi deri në përulje i palës serbe, mund të ndodhin keqkuptime në kampin tjetër - te pala shumicë shqiptare, por edhe te pakicat tjera etnike që jetojnë në Kosovë. Pakënaqësia e shqiptarëve, popullsisë me shumicë dërmuese të Kosovës, bazohet në mungesën e deklarimit eksplicit të shtetit nacional shqiptar. Përderisa elementi serb i Kosovës nuk integrohet natyrshëm në institucionet dhe në jetën shoqërore të vendit, por vazhdon të jetë element i instrumentalizuar në duart e Beogradit, i cili në vazhdimësi po i përdorë kundër Kosovës, padyshim se kërcënimet për mjedisin e sigurisë do të jenë evidente. Prandaj, është domosdoshmëri që institucionet vendore të Republikës së Kosovës, e veçanërisht ato ndërkombëtare, të ndërmarrin masa për zgjidhjen e kësaj çështjeje tejet të dëmshme jo vetëm për Kosovën por edhe më gjerë.
Sepse, tolerimi deri në paskajshmëri ndaj minoritetit serb në Kosovë, ka shkaktuar përkeqësim të disponimit si te pjesëtarët e komunitetit me shumicë shqiptare, por edhe në mesin e komuniteteve tjera pakicë. Për hir të minoritetit serb, i cili përkundër të gjithave refuzon të njohë shtetin e Kosovës në të cilin jeton dhe në shumicën e rasteve ushtron pushtet paralel në vend, ka bërë që popullsia shumicë e Kosovës, të jetojë në kushte të “getos” artificiale.
Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri-tjetrit me frymë vëllazërimi, e kjo minoritetit serb po i mungon në sjelljet e përditshme. Ata kanë krijuar sisteme paralele të sigurisë dhe pushtetit, të cilat vazhdojnë të jenë aktuale edhe gati dy vjet pas shpalljes së pavarësisë.
Tashmë dihet se skenarët dhe planet operative të provokimit të situatave të sigurisë në Kosovë janë hartuar në Beograd qysh para shpalljes së pavarësisë, si plane rezervë (nëse ndodh), me qëllim të destabilizimit të brendshëm të Kosovës dhe me qëllim të krijimit të një situate e cila do të ishte e vështirë për t’u menaxhuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Për t’i koordinuar veprimet në të gjitha fushat kundër shtetit të Kosovës, qeveria e Serbisë, kishte hapur zyrat e të ashtuquajturës “Ministri për Kosovë dhe Metohi”, në veri dhe në perëndim të Kosovës, pastaj formoi të ashtuquajturën “Qendër Koordinuese për Kosovë”, caktoi udhëheqësit “e qarkut”, “Kuvendin e Bashkësisë së Komunave të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë” me “qëllim të shtrirjes së mandatit institucional” (të Serbisë) në territorin e Kosovës, duke pasur synim kryesor pengimin (paralizimin) e funksionimit të institucioneve legjitime të Kosovës.
Siç do të shihet edhe më poshtë në këtë punim, forcat paramilitare serbe i shfrytëzojnë edhe format “legale” të organizimit. Mekanizmi i lartcekur, i formuar dhe i ndikuar politikisht nga Serbia, i financuar dhe i mbështetur edhe me teknikë luftarake, po tenton edhe më tutje ta paraqet praninë e Serbisë në Kosovë.
Këtë prani, Serbia po përpiqet ta paraqesë nëpërmjet strukturave paralele serbe brenda Kosovës. Shumëkush në Kosovë praninë e strukturave paralele serbe, e sheh si një lloj pranie të Serbisë në disa pjesë të Kosovës, sepse këto struktura ndërlidhen direkt me shtetin serb, prandaj kanë arsye të frikësohen për ndikimin e Serbisë në Kosovë. Vet UNMIK-u, nëpërmjet Rezolutës 1244, i ka konsideruar këto struktura të Serbisë si ilegale, por në të njëjtën kohë UNMIK-u gjithnjë e ka toleruar ekzistencën dhe veprimtarinë e pranisë institucionale të Serbisë brenda vendit tonë. Serbia, nëpërmjet mekanizmave të saj, e ka futur në veprim vijën vertikale të ndikimit.
P.sh: një numër i pjesëtarëve të SHPK-së (Shërbimit Policor të Kosovës) janë suspenduar, siç thuhet, “për shkak të biografisë së tyre”, apo “fshehjes” së ndonjë pjese të biografisë. Aplikimi i masave të tilla ndëshkuese nuk ka ndodhur për pjesëtarët serbë të SHPK-së, ish-policët, udbashët, militarët e paramilitarët - pjesëmarrës në krime lufte e gjenocid mbi shqiptarët. Ky fakt vlen vetëm për suspendimin dhe largimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Nuk vlen as për ata që e vazhduan punën në policinë serbe edhe pas bojkotimit masiv të pushtetit okupues serb që ia bëri populli i Kosovës, megjithëse disa prej tyre e vazhduan aktivitetin në kuadër të aparatit shtetëror serb të Millosheviqit deri në mbarim të luftës në Kosovë. Në këtë rast bëhet fjalë edhe për një grup të vogël të shqiptarëve që ishin pjesë e atyre strukturave. Disa sish e kanë vazhduar aktivitetin e tyre edhe pas luftës, siç është rasti me Osman Musën, i cili siç dihet në Shërbimin Policor të Kosovës kishte pozitë kyçe dhe ishte i autorizuar për rekrutim, sistematizim dhe gradim të pjesëtarëve të SHPK-së.
Kapiteni Osman Musa (1961), shef i Njësitit për Standarde në SHPK, më 15 prill 2005, pa asnjë paralajmërim ishte larguar nga Kosova, duke kërkuar azil politik në Londër, ku ka pranuar se ka qenë agjent i shërbimit sekret serb (BIA). Musa, është larguar për shkak se ka dërguar dokumente dhe dosje të SHPK-së në Agjencinë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë – BIA. Kurse për pranimin e serbëve në SHPK, pothuajse asnjëherë nuk janë kontrolluar listat se kush janë, as nuk iu është verifikuar biografia. Në një mënyrë ka pasur amnistim të vazhdueshëm të kriminelëve serbë, të cilët kanë kandiduar në SHPK dhe janë bërë pjesëtarë të saj.
P.sh., ish-polici serb Boban, i cili kishte kaluar në SHPK, në rajonin e Prishtinës, ishte i njohur si kriminel i luftës bashkë me Novicën, ish-komandant i burgut dhe inspektorët e atëhershëm serbë Momqillën, Qanoviqin dhe Bjeliqin si dhe drejtorin gjeneral të burgut të Prishtinës, Lubo Qumburoviq. Të lartpërmendurit, sipas dëshmitarëve okularë, kishin marrë pjesë në keqtrajtimin dhe vrasjen e shqiptarëve. Vetëm në një konkurs (të shpallur në qershor 2006), për pranimin e pjesëtarëve të MUP-it serb në SHPK, kanë konkurruar 466 ish-policë të MUP-it serb. Askush nuk e garantoi popullin e Kosovës se ndonjëri nga ta është i përzier në krimet e luftës së fundit në Kosovë. Nuk mundi të garantojë as komisionari i atëhershëm i policisë, Kai Vittrup.
Pos në polici, një numër i tyre mbajnë uniformat e kompanive të sigurimit privat, të licencuar në Kosovë. Ka edhe të tillë që mbajnë uniforma të policisë serbe, mbrojtjes civile etj. Një pjesë e qytetarëve serbë, nën ndikimin e propagandës së Beogradit, e konsiderojnë ndarjen e Kosovës si punë të kryer, prandaj ata edhe besojnë se së bashku me njësitet e xhandarmërisë serbe dhe strukturat tjera, do të vendosen në urë dhe do ta “mbrojnë” kufirin e ri te ura.
Mentalitete të tilla ishin shfaqur edhe gjatë vitit 1990, ku në raportet zyrtare të Perëndimit konstatohej se Serbia funksiononte vetëm si një shtet militarist, pa ekonomi dhe pa industri civile. Ky konkluzion mbështetej në faktin se vetëm buxheti zyrtar shtetëror i Serbisë në masën 97 për qind i kushtohej makinerisë së luftës, 3 për qind aparatit nëpunës shtetëror, ndërsa ekonomia, kultura, shëndetësia nuk figuronin në atë buxhet. Konceptet e egërsisë dhe kërcënimit ndaj të tjerëve, Serbia i bën në emër të shtetit të pademilitarizuar dhe të përkrahjes së Rusisë dhe aleatëve të saj, që ka qenë dhe mbeten inspirim për t’i sfiduar të tjerët.
Sipas të dhënave tashmë të ditura, policia e UNMIK-ut i ka raportuar policisë së Serbisë (MUP) edhe për detaje. Raportet kanë qenë mujore por edhe përmbledhëse çdo gjashtë muaj. Kryesisht, policia e Serbisë është furnizuar me informacione që kanë pasë të bëjnë me strukturat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në bazë të këtyre informacioneve janë ngritur qindra aktakuza kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Serbia ka pasë aq informacione të përimtuara, duke i përfshirë edhe gjobat e shqiptuara në komunikacion ndaj personave të caktuar. Se a ka qenë marrëveshje mes UNMIK-ut dhe Serbisë për t’ia dhënë policisë së Serbisë të gjitha informacionet që i ka poseduar UNMIK-u, mbetet të vërtetohet në të ardhmen.
Ka dyshime të bazuara se edhe gradimi i disa pjesëtarëve të SHPK-së, është bërë jo në bazë të meritave të punës, por sipas përzgjedhjeve tjera. Krahas kësaj, thuhet se shërbimi sekret serb e ka dërguar në UNMIK një “listë” me emrat e kandidatëve me prioritet në gradime. Mbase kjo “listë” nuk është zbatuar me përpikëri, por ndikimi i preferencave të saj është parë haptas. Nëpërmjet ndikimit të UNMIK-ut dhe sugjerimeve të ndryshme janë sistemuar në SHPK, pa ndonjë pengesë strukturat e ish-MUP-it serb (këtu hyjnë ish-policë, ish-pjesëtarë të UDB-së e të sigurimit, por edhe zyrtarë të tjerë të administratës së atëhershme të Sekretariateve të Punëve të Brendshme), policë të MUP-it serb, të cilët kanë qenë të uniformuar gjatë luftës së fundit, që në fakt e përbëjnë numrin më të madh të pjesëtarëve të SHPK-së, apo të atyre që janë në pozitat kyçe. Pjesëtarët e minoriteteve kanë qenë kurdoherë të privilegjuar si në konkurse për pranim në SHPK, po ashtu edhe në ngritje profesionale apo përparime gradash. Shpesh herë ata i kanë shkelur ligjet dhe nuk i kanë respektuar ato, por, siç dihet, janë bërë tolerime për shkak të natyrës specifike që kanë pasur në kuadër të SHPK-së.
Flitet nëpër mediume, analiza, komente por ka edhe mendime se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, mund të mos jetë duke iu nënshtruar urdhrave të Drejtorit të Policisë.
Edhe pse zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, e ka përgënjeshtruar faktin se i përgjigjet policisë serbe dhe EULEX-it, koncepti i qeverisë së Beogradit se zëvendësdrejtori serb i Policisë së Kosovës do t’i raportojë vetëm EULEX-it dhe Serbisë disi po merr konotacione të një koncepti normal të funksionimit të kësaj ideje, e cila, sipas tyre, është në funksion të implementimit të gjashtëpikëshit në Kosovë. Ky fakt deklarativisht është mohuar edhe nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, por mbetet të shihet se çka po ndodh me të vërtetë me këto situata konfuze që janë krijuar.
Në këtë kontest, janë bërë qindra shkrime dhe analiza rreth protokollit për bashkëpunim policor, brenda së cilit, parashihet një marrëveshje e policisë së Kosovës me atë të Serbisë, i vënë në jetë nëpërmjet protokollit EULEX-Serbi, pastaj parashihet edhe fuqizimi i protokolleve tjera për dogana dhe drejtësi, gjë që Serbisë do t’i krijonte një hapësirë të favorshme për kontroll të policisë, doganave dhe kufirit.
Pos kësaj, Ligji për policinë, neni 38 i kreut IV, e parasheh saktësisht se policia duhet të ketë vetëm një drejtor, një zëvendësdrejtor (e jo dy të tillë) dhe katër ndihmës të drejtorit të policisë, pa u specifikuar kombësia e zëvendësdrejtorit. Një pjesë e madhe e policëve serbë që janë të punësuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk e respektojnë këtë rregull. Te policët serbë që punojnë në kuadër të Policisë së Kosovës ka disa ndasi dhe mospërfillje ndaj institucioneve të Kosovës, zbatimit të ligjit dhe të ligjeve kushtetuese të Republikës së Kosovës. Policëve serbë të angazhuar në Policinë e Kosovës (PK) edhe më tutje u mungon ky vullnet.
Siç dihet, në ditët e para pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë ka qenë se në Kosovë mund të qëndrojnë UNMIK-u dhe KFOR-i, sepse këto dy misione, janë të autorizuara me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përderisa misionet e tjera çfarë janë EULEX-i (misioni i BE-së për forcimin e rendit dhe ligjit), apo ICO (Zyra Civile Ndërkombëtare), janë ilegale në Kosovë dhe, si të tilla, nuk kanë çfarë kërkojnë, veçmas në rajonet e banuara me serbë. Përfaqësuesit e komunitetit serb në polici, siç u tha, i kanë kundërshtuar vendimet që ka marrë Qeveria e Kosovës. Ata ende mendojnë se Qeveria e Serbisë është ajo që duhet të vendosë brenda territorit të Kosovës.
Imponimi për ta lejuar UNMIK-un të qëndrojë në disa pjesë të Kosovës (të banuara me serbë) dhe vendosjen e EULEX-it në pjesët tjera (të banuara me shqiptarë), por në cilësinë e “mision neutral” që nuk e njeh Kosovën si vend të pavarur, paraqet një kundërshtim të haptë në raport me ligjet dhe rregullat në fuqi të shtetit të Kosovës.
Në shtator të vitit 2008, flitej dhe diskutohej për një marrëveshje ndërmjet UNMIK-ut dhe Qeverisë së Serbisë, brenda të cilës përfshihej edhe ndarja e policisë dhe krijimi i dy komandave të veçanta. (Është koha kur bisedohej për gjashtëpikëshin). Në marrëveshjen gjashtëpikëshe të OKB-së, e hartuar ekskluzivisht sipas kërkesave të Serbisë, në mesin e gjashtë pikave, Serbia kishte paraparë kontroll mbi doganat, drejtësinë, kufijtë, transportin, trashëgiminë kulturore, duke përfshirë këtu edhe policinë. Një marrëveshje e tillë, në rastin konkret, protokolli për bashkëpunim policor EULEX-Serbi, u nënshkrua në shtator të këtij viti, edhe përkundër kundërshtimeve të palës kosovare. Sipas kësaj marrëveshje, që kur fillon zbatimi i saj, priten të hapen edhe shumë nënstacione policore në vendbanimet me shumicë serbe, të cilët do t’u japin llogari zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë. Ky plan sqaron më tutje se edhe emërimet dhe shkarkimet e pjesëtarëve serbë të policisë duhet të bëhen nga eprorët ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu edhe raportin që duhet t’u bëhet zyrtarëve ndërkombëtarë. Proceset e tilla e komplikojnë shumë funksionimin e forcave të rendit duke përfshirë këtu edhe cenimin e sigurisë së qytetarëve.
Dihet botërisht se një pjesë e madhe e policëve serbë nuk i përgjigjen zinxhirit komandues të Policisë së Kosovës. Ata, siç dihet, u larguan masovikisht në shenjë proteste pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke marrë pjesë edhe në djegien e pikave doganore në dy portat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, dhe në trazirat e organizuara më 17 mars 2008, ku u vra një polic i UNMIK-ut, ndërsa u plagosën dhjetëra policë të tjerë ndërkombëtarë dhe ushtarë të KFOR-it. Një pjesë e policëve të komunitetit serb ishin pjesëmarrës në këto përleshje. Veçanërisht, rezervistët e ushtrisë dhe të policisë serbe ishin ata që e shkaktuan problemin në Mitrovicë, gjegjësisht në gjykata dhe dogana, si dhe i sulmuan dhe dogjën ambasadat e huaja në Serbi, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për shkaqe subjektive, e gjithë dosja e 17 marsit të vitit 2008 do të mbetet e mbyllur deri në një kohë kur OKB-ja e sheh të udhës të kërkojë t’i ndjekë penalisht personat e përfshirë në sulm ndaj paqeruajtësve në Kosovë. Duhet cekur se ish-komisari i policisë, Larry Willson, ishte larguar pikërisht për shkak të mospajtimeve, në lidhje me urdhrin që është dhënë më 17 mars për ta marrë gjykatën nën kontroll. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal kundër 21 serbëve, shumica zyrtarë institucionesh në Kosovë, pasi ishin gjetur të kenë qenë të përfshirë në djegien e portave 1 dhe 31 në Jarinje të Leposaviqit dhe në Banjë të Zubin-Potokut, në mesditën e 19 shkurtit 2008.
Sipas opinioneve të hapëta, një pjesë e pjesëmarrësve që kanë qenë të përfshirë në djegien e portave 1 dhe 31 kanë qenë me maska, disa të tjerë me kapela që kanë menduar të kamuflohen. Pas djegies dhe shkatërrimit të dy pikave kufitare në kufirin Kosovë-Serbi, në Jarinje (Leposaviq) dhe Banjë (Zubin Potok), më 19 shkurt 2008, komandantët e stacioneve policore në Zubin Potok dhe në Leposaviq, togerët Drazha Bozhoviq e Dragan Stefanoviq, janë deklaruar se janë komandantë edhe të policëve serbë të SHPK-së në dy pikat kufitare, edhe pse kufijtë janë në kompetencë të Policisë Kufitare e jo të Policisë së Rendit Publik.
Strukturat paralele serbe në veriun e Kosovës, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, u përforcuan edhe me një mijë (1 000) pjesëtarë të MUP-it serb, të ardhur nga Serbia, të cilët morën pjesë edhe në djegien e dy pikave kufitare, duke u futur në brendi të Kosovës dhe duke u shpërndarë për veprim kryesisht nëpër enklavat serbe, për të vepruar konform planit sekret të Qeverisë së Serbisë, të shifruar “ AKSIONI ”.
Sipas burimeve zyrtare serbe, bojkotimi i organizuar i policëve serbë të SHPK-së, është në përputhje të plotë me porositë e planit sekret “Aksioni” të Qeverisë së Serbisë. Ministri për Infrastrukturë i Qeverisë së Serbisë, Velimir Iliq, u ka deklaruar medieve serbe se “ne do të kemi policinë tonë lokale në hapësirat serbe dhe se veprimi i policëve serbë është pjesë e planit aksionar”.
Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, shërbimet sekrete serbe, në shumë pjesë të Kosovës, kanë aktivizuar edhe strukturën e “spiunëve të fjetur”.
Gjatë trazirave në veriun e Mitrovicës, në pjesë të ndryshme të Kosovës, janë vërejtur edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale për Veprime Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, sidomos nëpër enklava. Pjesëtarët e kësaj njësie kanë qenë të përqendruar edhe në Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës), në pjesën e kufirit me Kosovën dhe me Maqedoninë. Eprorët e këtij formacioni kanë pasë kontakte të vazhdueshme me të ashtuquajturat “Shtabe të Mbrojtjes Territoriale”, përkatësisht “Shtabe të Krizës” në enklavat serbe, të cilat në shumicën e rasteve përbëhen nga rezervistë të UJ-së (ushtrisë jugosllave) dhe pjesëtarë të JSO-së (njësive për operacione speciale). Disa prej tyre operojnë në kuadër të të ashtuquajturës “Garda e Car Llazarit”, e cila i ka celulat e veta në disa pjesë të Kosovës, siç është thënë edhe në disa komunikata të kësaj organizate. Vlen të ceket se “Garda e Car Llazarit”, organizatat tjera ilegale paraushtarake serbe, pastaj ndikimi i politikës serbe dhe cytja e këtyre strukturave drejt Kosovës si dhe bojkotimi i punës nga radhët e policëve të minoritetit serb në SHPK, e kanë mbajtur gjendjen në vend nën tensione të vazhdueshme, duke shkaktuar kriza të sigurisë së brendshme, të cilat gjithherë e kanë provokuar gjendjen për ta quar drejt destabilitetit të përmasave të mëdha, siç ishte kriza e marsit 2004. Instancat ndërkombëtare, por edhe ato vendore, kohë më parë, lejuan formimin edhe të 14 nënstacioneve të reja policore, 12 prej të cilave në vendbanimet me shumicë serbe. Ky projekt ndërlidhet me pranimin e një numri të caktuar të policëve të MUP-it serb brenda strukturave të Policisë së Kosovës.
Në një raport të datës 15 nëntor 2008, KMDLNJ - Qendra Rajonale në Mitrovicë, kërkonte nga organet e sigurisë, policia e UNMIK-ut, ajo e SHPK-së dhe KFOR-i që sa më parë t’i kapin akterët e të shtënave të datës 14 dhe 15 nëntorit 2008, në mënyrë që të nxirren para drejtësisë. Është e ditur botërisht se akterët e të shtënave të 14 nëntorit 2008, së paku policët serbë - pjesëtarë të SHPK-së, i njohin shumë mirë. Po ashtu i njohin edhe disa policë shqiptarë, të cilët patrullojnë në pjesën e okupuar të qytetit së bashku me policët serbë. Pra, edhe këta i dinë saktësisht çerdhet e atyre që shkrehin breshëri plumbash kur dhe ku t’iu teket.
Duhet të përmendet se në lokalitetet ku shkrepen armë të ndryshme nga serbët, vepron lirshëm MUP-i serb, ku shef i operativës është Zharko Kosovac, i cili sipas raporteve të KMDLNJ-së, ishte i njohur si ushtrues i dhunës mbi popullatën shqiptare, gjatë viteve të ‘90-ta, gjatë luftës 1998/1999 dhe pas lufte. Po ashtu, epror i policisë së SHPK-së është edhe Xhavit (Rexho) Dervisheviq, i cili po ashtu është i njohur si ushtrues i dhunës mbi shqiptarët që nga viti 1990 e këndej. Këta të dy me shumë serbë të tjerë, kanë qenë ushtrues të dhunës, posaçërisht mbi arsimin shqip.
Kur flasim për këtë çështje duhet pasur parasysh edhe faktin se një pjesë e policëve të minoritetit serb që punojnë në Policinë e Kosovës, kanë qenë në marrëdhënie pune deri në përfundim të luftës.
Nga bastisjet që janë bërë nga ana e SHPK-së, është vërejtur se ata janë të armatosur mirë, të uniformuar dhe kanë emblemat e tyre. Mirëpo, për hir të situatës së tensionuar nuk janë marrë masa tjera ndaj tyre. Në një rast, pjesëtari serb i Policisë së Kosovës, Vllade Nedelkoviq, në fund të vitit 2008 është arrestuar pasi që në shtëpinë e tij në fshatin Preoc, ishte gjetur sasi e konsiderueshme e armatimit pa leje, pajisje të ish-ushtrisë jugosllave, uniforma, radiolidhje etj.
Vet fakti i përdorimit të simboleve që i ka përdorur organizata paramilitare “Garda e Car Llazarit” në tubime dhe në promovimin e saj, si shenjat e njësisë famëkeqe të drejtuar nga Sigurimi Shtetëror Serb – JSO flasin mjaft. Dihet se një pjesë e kësaj njësie janë të afërt apo pasues të njësisë famëkeqe JSO e njohur edhe si “Beretat e Kuqe” apo edhe “Djemtë e Frenkit” (sipas Frenki Simatoviqit, themelues i këtij grupi). JSO u komandua gjatë luftës nga Millorad Ulemek - “Legija”, i dënuar së fundi me 40 vjet burgim për vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. Vitin e kaluar “Garda e Car Llazarit” ka marrë përgjegjësinë për djegien e punktit kufitar në Runicë, mes Kosovës dhe Serbisë. Të njëjtin vit organizata paraushtarake serbe “Mlada Bosna” mori përgjegjësinë për një varg sulmesh në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
Në të gjitha këto zhvillime, koloneli Dragan Terziq, zyrtarisht mban postin e këshilltarit policor në Drejtorinë Koordinuese për Kosovën. Siç bëhet e ditur, Terziq komandon me policinë serbe në Kosovë, kurse me “Mbrojtjen Territoriale” komandon koloneli Radisav Janiqijeviq. Nga të dhëna të publikuara me kohë në media, del se në Mitrovicë, në tri-katër vende ka pasur depo armatimi, të dedikuara posaçërisht për këto struktura. Sensibilizimi i situatës për veprimet e lartcekura është bërë edhe nga Marko Jakshiq, i cili e ka rolin e kryetarit të “Kuvendit të komunave dhe lokaliteteve serbe në Kosovë”. Kurse Millan Ivanoviqi është kryetar i “Këshillit Nacional Serb për Veriun e Kosovës”, njëkohësisht njëri ndër drejtuesit e spitalit regjional në veri të Mitrovicës. Ai është i dyshuar për pjesëmarrje në disa veprime kriminale, organizim dhe mbështetje të grupeve terroriste, nxitje të urrejtjes nacionale, raciale e fetare, rrezikim të personelit të EULEX-it dhe pjesëmarrje në masën që kishte bërë vepra penale. Strukturat e tyre janë prodhues të dhunës dhe destabilitetit në Kosovë. Ata kanë bërë thirrje për rezistencë dhe për të shkaktuar dhunë.
Më 10 shkurt 2009, në Mitrovicë, sipas mediave kosovare, Marko Jakshiq dhe Millan Ivanoviq kanë bërë thirrje që të digjen pikëkalimet kufitare. Lidhur me këtë policia ka hetuar rastin dhe kallëzimin penal ia ka proceduar prokurorisë. Sipas policisë, është çështje e prokurorit (ndërkombëtar) nëse ndaj tyre do të ngre apo jo akuzën. Sidoqoftë, secili qytetar i ka parë dhe vërejtur përmes ekranit, në fotot në internet dhe shtyp autorët e ngjarjeve që shkatërruan pikën doganore 1 dhe 31 në veriun e Kosovës, duke hedhur mjete shpërthyese apo duke djegur objekte. Akterët e këtyre ngjarjeve janë të ditur.
Që nga ajo kohë, madje edhe pas kthimit të policëve serb në punë, mungon qasja e zyrtarëve apo vijës komanduese të Policisë së Kosovës në stacionin policor në veri. Madje, këto struktura kanë penguar edhe vizitën e drejtorit të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, që t’i vizitonte pikat policore kufitare në veri.
Në Shërbimin Policor të Kosovës, komunitetet përfaqësohen me 17 për qind, 10 për qind prej të cilëve janë të komunitetit serb.
Rreth 350 policë serbë, bashkë me stafin civil u suspenduan pasi e lëshuan punën demonstrativisht në mars të vitit 2008. Ndryshe, të vetmit policë serbë që nuk janë suspenduar për shkak të mosbindjes ndaj urdhrave të SHPK-së, ishin ata që punojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, meqë në stacionet e atjeshme policore nuk ishte bërë bartja e kompetencave nga UNMIK-u te SHPK-ja dhe ishin nën komandën e policisë së UNMIK-ut. Kërkesa kryesore e policëve serbë të suspenduar ka qenë që të punojnë nën komandën e policisë së UNMIK-ut. Që nga ajo periudhë, atyre nuk iu ndërpre pagesa, edhe pse shumica e këtyre policëve, pas urdhrit të prerë të Beogradit, i kishin mbyllur edhe xhirollogaritë personale në bankat e Kosovës,. Megjithatë, në administratën e Policisë së Kosovës gjatë tërë kohës ata figurojnë të suspenduar me pagesë. Vetëm për tre muaj, nga buxheti i Kosovës, për pagat e këtyre policëve serbë të rebeluar ndaj shtetit të Kosovës, janë shpenzuar rreth 223 mijë euro. Minoritarët serbë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e bojkotuan punën për 17 muaj me radhë, çka do të thotë se shpenzimet e buxhetit të Kosovës për këtë kategori janë milionëshe.
Inspektorati i Policisë së Kosovës ishte marrë me hetimin e këtij rasti një kohë të gjatë. Disa herë i kishte ftuar ata të kthehen në punë, me pretekst se do t’u ndërpritet marrëdhënia e punës, por policët e komunitetit serb nuk qenë të dëgjueshëm. Me qëllim të bindjes për t’i kthyer në punë, gjenerali i PK-së, Sheremet Ahmeti, kishte marrë një vendim për suspendim pa pagesë. Mirëpo ndaj këtij vendimi kishte reaguar Qeveria dhe pas kësaj ishte marrë vendimi tjetër nga MPB-ja që t’u vazhdohet suspendimi me pagesë.
Sipas Rregullores në fuqi të Inspektoratit të Rendit, do të duhej që në afat jo më të gjatë se 90 ditë, të merrej një vendim lidhur me largimin e policëve serbë nga Policia e Kosovës. Siç u tha, policët e komunitetit serb, pas 17 shkurtit, për arsyet tashmë të ditura, e kishin refuzuar komandën e SHPK-së dhe kishin kërkuar si alternativë, që urdhrat t’i marrin nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut. Menjëherë pas kësaj, policë serbë të regjionit të Prishtinës, që i braktisën radhët e SHPK-së, tentuan ta uzurponin Stacionin Policor të Graçanicës, për t’u bërë presion strukturave vendore dhe ndërkombëtare, që të përmbushin kërkesat e tyre.
Sipas burimeve të konfirmuara, njëri ndër organizatorët që ka organizuar bojkotimin e punës së policëve serbë të SHPK-së në anën e Anamoravës është Dragutin (Velibor) Naskoviq, i lindur më 1952, në fshatin Kmetovc të Gjilanit. Naskoviq është ish-pjesëtar i policisë së Serbisë, i cili tani ka statusin e pensionistit. I njëjti është oponent i BIA-s, dhe mbanë lidhje me ish-strukturat që kanë punuar në organet e rendit të Serbisë. Këto struktura, në shumicën e rasteve, janë persona të instrumentalizuar nga qeveria e Serbisë. Naskoviq ishte caktuar të jetë “Komandant i Anamoravës” për serbët, gjegjësisht për formimin e policisë paralele. Në sistemin e strukturave paralele është edhe Iliq me nofkën “Iliri”, nga rrethi i Gjilanit, më herët inspektor i lartë në policinë e Serbisë, njëherësh konsiderohet edhe zëvendës i Naskoviqit. Gjatë një vizite të të ashtuquajturit ministër serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, Iliqi gjithnjë ka qenë afër tij. Kurse në sy të opinionit këtë rol është caktuar ta kryejë Stojadin Notkoviq, major në policinë e SHPK-së. Pas bojkotimit të punës nga ana e policëve serbë të SHPK-së, struktura të ndryshme ekstreme nga ana e serbëve të Anamoravës kishin planifikuar ta sulmojnë stacionin policor të Novobërdës. Kërcënime se do të sulmohet stacioni policor në Novobërdë ka pasur edhe përmes telefonit.
Edhe sot e kësaj dite në veriun e Kosovës, katër stacione të policisë nuk e përfillin zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës. Komunikimi me policët serbë të Policisë së Kosovës, në katër stacionet policore në veriun e Mitrovicës dhe komunave tjera veriore, ndërmjetësohet nëpërmjet EULEX-it dhe misionit të BE-së në Kosovë. Mirëpo, me kalimin e kohës dhe me ndihmën e EULEX-it pritet që të integrohen edhe policët serbë në veriun e Mitrovicës dhe komunat tjera veriore, si dhe pjesët tjera të Kosovës të banuara me serbë, që nuk e përfillin gjithaq zinxhirin komandues të SHPK-së.
I ashtuquajturi ministër serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, kishte deklaruar se të gjithë pjesëtarët serbë të Shërbimit Policor të Kosovës do të jenë nën zinxhirin komandues të EULEX-it, pavarësisht se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë dhe veprojnë. Për ne, deklaroi Bogdanoviq, është i pranueshëm zinxhiri komandues i cili vjen nga EULEX-i e jo nga Prishtina.
Madje, më herët, nga vet shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, pas një takimi me të ashtuquajturin ministër serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, u bë publike ideja për krijimin e policisë serbe brenda policisë së Kosovës!
Propozimi i Bogdanoviqit që të formohen struktura të veçanta të policisë për serbët lokalë në Kosovë, do të thotë se ka tendenca për krijimin e komandës së ndarë të policisë serbe, sipas shembullit të Bosnjës, që është një skenar tepër i dëmshëm dhe i rrezikshëm dhe, si i tillë nuk duhet toleruar.
Krahas Bogdanoviqit, në maj të këtij viti, 16 muaj pas vetlargimit të policëve serbë nga SHPK-ja, Oliver Ivanoviqi, në cilësinë e të ashtuquajturit sekretar shtetëror në Ministrinë e Serbisë për Kosovën, kërkoi që të formohet një “komandë e posaçme zinxhirore policore serbe” në kuadër të SHPK-së, përkatësisht si institucion paralel i Policisë së Kosovës.
Duhet theksuar se Oliver Ivanoviqi dhe Goran Bogdanoviqi, të konsideruar për më se tetë vjet si “liderë të moderuar” të serbëve të Kosovës, në të cilët bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë në vitet e pasluftës, me t’ju dhënë rasti për t’u pozicionuar në Qeverinë e Serbisë, njëri si sekretar shteti e tjetri si ministër, braktisën institucionet e Kosovës e bashkë me to edhe “bindjet liberale” aq shumë të proklamuara.
Krerët politikë pothuajse gjithnjë kanë folur për një polici të unifikuar. Por, në realitet gjendja në terren nuk ka treguar se ka qenë gjithherë kështu. Në qershor të vitit 2008, në një letër të Sekretarit të OKB-së, Ban Ki Moon, për të cilën qeveria dhe policia kanë qenë në dijeni, përmendej se policia në vendet e banuara me shumicë serbe do të veprojë nën komandën e policisë ndërkombëtare, e jo të asaj të SHPK-së (përkatësisht PK-së). Letra në fjalë legjitimonte funksionimin e tillë, jo vetëm shkëputjen nga komanda kryesore e policisë që tashmë ka ndodhur në veriun e Kosovës, por edhe në rajonet tjera. Shkëputja e policisë nëpër enklavat serbe ishte pjesë e planit të cekur më lart. Ndonëse këto koncepte janë kundërshtuar zyrtarisht, në anën tjetër ka pasë tolerime në terren.
Një gjendje e tillë edhe më tutje vazhdon të jetë sfidë për institucionet vendore, për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të strukturave paralele, të cilat mbështeten dhe udhëhiqen nga pjesëtarët e MUP-it të Serbisë, të cilët përmes grupeve të organizuara dhe organizatave të ndryshme (i)legale në momente të caktuara po ndikojnë drejtpërdrejt në destabilizimin e situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.
Nuk është konfidencial fakti se një pjesë e madhe e policëve serbë të SHPK-së, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, kanë marrë paga të dyfishta, nga buxheti i Kosovës dhe nga MUP-i i Serbisë. Madje, në një kërkesë të mëhershme zyrtare të bërë nga Këshilli Nacional Serb (KNS) dhe Kisha Ortodokse Serbe, kërkohej që të largoheshin policët shqiptarë nga Mitrovica.
Nga të dhënat e proklamuara në media, por edhe nga burimet e SHPK-së, konstatohet se gjatë vitit të kaluar në rajonin e Gjilanit, por edhe në pjesët tjera të Kosovës, kanë hyrë forca të konsiderueshme të pjesëtarëve të MUP-it të Serbisë, të cilët janë takuar vazhdimisht me lidhjet e tyre, që kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorëve, disa prej të cilëve figurojnë në listat e pagave të MUP-it serb. Kjo mbase nuk është ndonjë befasi sepse që nga paslufta e këndej, me pak ndryshime Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, në rregulloren e miratuar të këtij shërbimi, mbi parimet e rregullimit të brendshëm të Serbisë, ka pasë edhe të ashtuquajturin “Sekretariatin për Kosovën”, brenda të cilit funksionon “Drejtoria Koordinuese për Kosovën”. (Shih për këtë faqen zyrtare të MUP-it të Serbisë).
Policët serbë në pikën kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, u përgjigjen vetëm zyrtarëve të EULEX-it. Policët e komunitetit serb, që punojnë në këto dy pika kufitare, nuk i përgjigjen sistemit të komandës së unifikuar të Policisë së Kosovës, por i përgjigjen policisë së EULEX-it. Kjo gjendje ishte aktuale edhe para djegies së dy pikave kufitare, kur u raportonin strukturave të UNMIK-ut.
Qeveria e Kosovës, në kornizën e shpenzimeve për vitin 2009, e ka futur si prioritet edhe shpenzimin e 420 mijë eurove për rindërtimin e dy pikave kufitare 1 dhe 31 në kufirin me Serbinë, por kjo çështje duket se nuk do të rregullohet shpejt.
Është fakt i ditur botërisht dhe është raportuar qindra herë se strukturat paralele serbe, të dirigjuara nga Beogradi zyrtar, gjatë tërë periudhës së pasluftës i kanë shantazhuar dhe kërcënuar të gjithë qytetarët serbë që e pranojnë realitetin në Kosovë, në raste të caktuara duke marrë edhe masa radikale ndaj tyre. Atëherë bie fjala, pse tolerohen këto struktura dhe pse lejohet funksionimi i pushtetit paralel?!
Të gjitha strukturat paralele serbe në Kosovë gjatë gjithë kohës janë formuar, financuar dhe drejtuar nga Beogradi zyrtar. Strukturat paralele serbe në veri por edhe në pjesët tjera të Kosovës, kanë punuar në dy drejtime:
- në ndarjen e serbëve prej institucioneve të Kosovë dhe,
- në rritjen e varësisë së tyre prej Serbisë.
Për strukturat paralele serbë të sigurisë flet edhe “Raporti për strukturat paralele 2006-2007” i OSBE-së. Veprimet e tilla po nxiten, sponsorizohen, organizohen dhe kryhen nga ekstremistë, militantë, zyrtarë qeveritarë nga Beogradi etj. dhe mund të sfidojnë sigurinë edhe përmes formave të ndryshme të sulmeve dhe inkursioneve kufitare të ushtrisë, policisë apo forcave paramilitare nga Serbia me pretekst të mbrojtjes së minoritetit serb. Radiot, televizioni lokal në gjuhën serbe si dhe mjetet tjera të informimit, janë pothuajse tërësisht nën ndikim të Beogradit. Një politikë të tillë kanë mbajtur edhe përfaqësuesit e minoritetit serb në Kosovë. Sllavisha Petkoviq, ish-ministër në Qeverinë e Kosovës, i cili qe shkarkuar për shkak të skandaleve të shumta, në një intervistë dhënë gazetës beogradase “Svedok”, tregonte se sa është i angazhuar për destabilizimin dhe ndarjen e Kosovës. Në atë intervistë, Petkoviq paraqitet madje edhe si lider dhe shpëtimtar i serbëve të Kosovës (!). Më tutje, në intervistën dhënë “Svedok”-ut ai kishte cekur se “serbët e Kosovës janë mbështetur për muri, se ata nuk dëshirojnë të jetojnë në një Kosovë të pavarur, se ata dëshirojnë të shkëputen nga Kosova përmes organizimit të një referendumi” etj. Shikuar nga aspekti i sigurisë, paraqitjet e tilla janë nxitje, reflektime që shkaktojnë pakënaqësi, tendenca për ta krijuar një terren të pasigurt.
Më 15 tetor 2007, ish PSSP-ja i atëhershëm, Joachim Ruecker, i kishte dërguar një letër selisë së OKB-së në Nju Jork por edhe ish-ndërmjetësit për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaarit, nëpërmjet të cilës ankohej në një mënyrë për strukturat e Serbisë që veprojnë gjithandej Kosovës. Letra përmbante afërsisht 30 faqe, përfshirë edhe fotografi të objekteve e ndërtesave të uzurpuara nga Serbia, ku veprojnë strukturat e saj prej agjencive pyjore e deri te zyrat e ministrave të Serbisë. Pjesë të këtij dokumenti i pati botuar “Koha Ditore”.
Edhe ashtu ka të dhëna të prekshme për ekzistimin e forcave të MUP-it serb në Kosovë, për veprimtarinë e njësive të Brigadës së 58 serbe të Këmbësorisë, të cilat operojnë në disa pjesë të vendit, si p.sh, në Zveçan, Zubin Potok, në veri të Mitrovicës, në disa pjesë të Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Novobërdës, Ranillugut dhe Shtërpcës. Pos kësaj, në Kosovë operojnë rreth 7-8 organizata ilegale serbe, të cilat duket se dirigjohen nga shërbimet sekrete ushtarake, të cilat aktivizohen herë pas here në momente të caktuara.
Një kohë qendrën e policisë paralele serbe në Zubin Potok e drejtonte kapiteni Zhivojin Gjuriq, bashkë me asistentin e tij Zvezdan Mihajloviq. Brenda kësaj qendre përfshihej edhe Departamenti i Gazivodës që numëronte rreth 35 policë, duke përfshirë këtu qendrën operative, një patrullë në terren dhe një patrullë në Gazivodë. Këto pika të policisë paralele serbe kanë pas mjetet për qarkullim dhe komunikim. Policia paralele, apo siç është quajtur “policia komunale”, ka funksionuar edhe në Leposaviq. Komandant ka qenë Dushan Ivanoviq, ndërsa zëvendës i tij, Zhivan Nestoroviq. Ata janë ndihmuar edhe nga Radenko Nedelkoviq dhe Sasha Arsiq. Në mesin e tyre dyshohet të ketë edhe pjesëtarë të BIA-s. Kjo bazë ka pas një Departament në Soçanicë dhe në Leshak, dhe ka numëruar rreth 90 policë.
Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare kishin shpallur të pavlefshme zgjedhjet ilegale serbe të 11 majit 2008 në Kosovë, në të cilat banorët serbë të komunave me shumicë serbe zgjodhën përfaqësuesit e tyre. Këto zgjedhje i forcuan strukturat paralele serbe, të cilat vazhdojnë të mbeten sfidë për Kosovën edhe pas shpalljes së pavarësisë.
Nën drejtimin e strukturave të shërbimeve sekrete serbe, sidomos të ish-strukturave të vjetra të ish-punëtorëve të MUP-it, SUP-it, KOS-it, DB-së etj, në dhjetor të vitit të kaluar mbi 1 000 veteranë serbë të luftës, pjesëmarrës edhe në luftën e Kosovës, i kishin mësyer pikat kufitare Serbi-Kosovë, konkretisht pikën kufitare në Mendar, me kërkesën që Qeveria e Beogradit t’ua paguajë nga 500 mijë dinarë të mbetura borxh për shërbimin që kanë bërë gjatë luftës në Kosovë. Në një rast të tillë pati edhe disa policë shqiptarë të plagosur në pikën kufitare me Serbinë.
Analistë të ndryshëm të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se gjendja në veri tash e dhjetë vite është një “konflikt i ngrirë” me pak gjasa të integrimit të plotë në sistemin qeverisës të Kosovës.
Strukturat paralele serbe që si të tilla edhe më tutje vazhdojnë të funksionojnë në veri të Mitrovicës, të cilat i përfaqësojnë institucionet e shtetit serb, vazhdimisht e provokojnë elementin shqiptar që jeton në veri. Vitin e kaluar këto struktura e kanë bërë regjistrimin e popullatës së atjeshme, për ta paraqitur se Serbia është funksionale në atë pjesë. S’do koment se serbët e veriut të Mitrovicës, por edhe të pjesëve tjera të Kosovës, janë të ndikuar dhe të shantazhuar nga politika e Beogradit. Por u bënë dhjetë vite që shkaktojnë trazira, pasiguri dhe tensione ndëretnike.
Dihet botërisht se në pjesën veriore të Mitrovicës, kanë gjetur strehë shumë kriminelë serb e shqiptarë që kërkohen nga drejtësia. Disa prej tyre japin dokumente false, duke filluar nga patentshoferët, letërnjoftimet, dëftesat shkollore, fletkurorizimet, kontratat për shitblerje të ndryshme të pronave të serbëve dhe shqiptarëve, vizat por edhe të një varg manipulimeve rreth regjistrimit të automjeteve në veriun e Mitrovicës. Sipas burimeve të hapëta shumica e automjeteve që numrin e parë e kanë 519-KS janë të regjistruara fals në atë qendër. Rreth këtyre rasteve policia në Mitrovicë, ka hasur në shumë parregullsi rreth regjistrimit të veturave me targa KS dhe shumica e këtyre veturave regjistrohen pa proces të verifikimit me libreza të falsifikuara në Beli Manastir, Vukovar, Zvornik etj. Atje me pak euro mund të regjistrosh çfarëdo lloj të veturës në atë qendër dhe të lëvizësh nëpër territorin e Kosovës.
Pos kësaj, për pesë vite në Fakultetin Filozofik që funksionon në kuadër të “Universitetit të Prishtinës”, me seli në veri të Mitrovicës, gjatë periudhës 1999-2004 janë dhënë 1 000 diploma të falsifikuara. Kështu u ka deklaruar mediave dekani i këtij fakulteti, Dragi Malinkoviq. Për lëshimin e këtyre diplomave janë ngritur mbi 54 akuza penale ndaj pesë personave të këtij fakulteti. Me diploma false të lëshuara në këtë fakultet janë punësuar një numër i caktuar njerëzish nëpër institucionet e ndryshme.
Zyrtarët e doganave në Mitrovicë, pos që i kanë dhënë hapësirë krimit të organizuar dhe kontrabandës në atë pjesë, strukturat paralele serbe nuk i lejojnë mallrat kosovare që të eksportohen në Serbi me dokumente që lëshohen nga Doganat e Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë, në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, funksionon një zyrë e Serbisë, e cila lëshon dokumente për mallrat kosovare që eksportohen në Serbi.
Veçanërisht që nga vitet ‘90-të e këndej, minoriteti serb në Kosovë po e luan rolin e shumicës dhe po e dikton ligjin. Edhe ky element ka shkaktuar tensionime të vazhdueshme në fushën e sigurisë. Drejtuesit post-millosheviqianë, me përjashtim të të ndjerit Gjingjiq, jo vetëm që de facto nuk e kanë pranuar realitetin e ri të Kosovës, por në mënyrë makiaveliste kanë përdorur serbët e Kosovës për të penguar çdo hap të këtij vendi në drejtim të rimëkëmbjes dhe vënies së tij në rrugën e progresit dhe të integrimit. Radikalizmi serb dhe mbështetja e tij nga institucionet qeveritare, të cilët vazhdojnë të mbështesin programet shtetërore antishqiptare, kanë për qëllim t’i kthejnë shqiptarët në një “bombë njerëzore” për ta destabilizuar rajonin, kuptohet duke vënë në lëvizje edhe elementin e vet të instrumentalizuar me kohë. Origjina e këtyre organizatave apo grupacioneve strukturohet nga ish-strukturat e segmenteve të caktuara të MUP-it serb, disa sish të kërkuar për krime edhe në Serbi por edhe më gjerë, nga ish-ushtarakë të ushtrisë serbe të cilët kanë marrë pjesë në luftërat në hapësirat e ish-Jugosllavisë, nga ish-paramilitarë dhe ultranacionalistë serbë, të cilët në shumicën e rasteve kontrollohen nga segmente të caktuara të strukturave të inteligjencës civile e ushtarake por edhe të sektorëve tjerë të sigurisë në Serbi. Sipas burimeve serbe, qysh nga muaj maj i vitit të kaluar, 385 shërbyes të ish-Ushtrisë Jugosllave janë paguar që të organizojnë forcat serbe të mbrojtjes qytetare në veri të Kosovës. Në anën tjetër, Dragan Mihajlloviq, kryetar i Komunës, strukturave paralele në Zveçan, kishte deklaruar se ne edhe ashtu funksionojmë si pjesë e Serbisë. Zyrtarë të Serbisë e kanë pranuar madje edhe publikisht se në Graçanicë vepron Sigurimi Shtetëror i Serbisë, i cili monitoron të gjitha lëvizjet e serbëve të kësaj pjese të Kosovës dhe çdo gjë që ka lidhje me shqiptarët, është e dyshimtë për ta. Nga kjo strukturë në biseda informative thirren shpesh edhe serbët e dyshimtë, madje ata thirren edhe në zyrat e Sigurimit Shtetëror në Nish, zëvendëskryeshef i të cilit është Nikolla Iliç, ish-kryeshef i Stacionit policor në Lipjan. Lidhur me këto situata, vitin e kaluar, komandanti i NATO-s, Harry Ulrich, është alarmuar pasi që kryetari i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç, e kishte njoftuar atë se uniforma të zeza ushtrojnë në veri të Kosovës.
Në janar të këtij viti, pasi tensionimet ishin rritur në masë të madhe nga provokimet dhe sulmet e shpeshtuara të serbëve, banorët shqiptarë në veri të Mitrovicës u detyruan të vetorganizohen dhe të bënin rojë gjatë natës për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme. Për shkak të paraqitjeve dhe veprimeve të njëanshme dhe joefikase, banorët shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës, deklaruan se nuk kanë besim te policët e stacionit verior në Mitrovicë, sepse, sipas tyre, policia e këtij stacioni e bën politikën e Beogradit në Kosovë.
Gjatë problemeve të fundit në veriun e Mitrovicës, të ndërlidhura veçanërisht me kthimin e banorëve shqiptarë në lagjen Kroi i Vitakut, për të rindërtuar shtëpitë e tyre të djegura nga forcat serbe para dhjetë vjetësh, u pa qartë se pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, pos që nuk e respektojnë vijën e zinxhirit komandues, u pozicionuan në anën e demonstruesve të dhunsh
SIGURIA PAS SHPALLJES SË PAVARËSISË
Shkruan: Faton Mehmetaj
Aksionet e ndërmarra në mënyrë zinxhirore nga ana e strukturave serbe, të menaxhuara nga qarqet më të larta të shërbimeve sekrete serbe, të ndërlidhura me BIA-n dhe VBA-në, kinse për ta shprehur pakënaqësinë e tyre kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, janë veprime të pritura, por mbase jo me këtë intensitet dhe në këto dimensione.
Organizimi i protestave në Serbi por edhe në shtete të ndryshme evropiane e më gjerë, u përcollën me incidente të rënda. Paralelisht, në një mënyrë, këto protesta që eskaluan në dhunë, kishin për synim kërcënimin e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo ka bërë që situata të merr dimensione serioze sa i përket përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në rajon.
Deri më tani kjo gjendje është e menaxhueshme dhe nën kontroll por kërkesat dhe procesimet, sa i përket stabilitetit, janë të eskalueshme në rast se nuk i kushtohet kujdes më i madh dhe nuk trajtohen më seriozisht.
Një pjesë e protestuesve, siç është parë, faktikisht janë rezervistë të policisë dhe të ushtrisë serbe, disa të tjerë janë nga strukturat paralele në Mitrovicë e qendra tjera, ku kanë ekzistuar këto struktura si dhe tifozë të partive ultranacionaliste serbe. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, kanë sulmuar pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, madje duke shkatërruar disa prej tyre, për të treguar se Kosova qenka pjesë e Serbisë.
Për jetësimin e këtyre veprimeve, serbët vendosën kontejnerë në dy magjistralet e veriut për nevoja të policisë me qëllim të jetësimit të ndarjes së veriut të Kosovës. Me vendosjen e kontejnerëve në pika të caktuara menjëherë në to u vendosën serbë, të cilët u takojnë strukturave paralele që veprojnë tash sa kohë atje.
Që nga shpallja e pavarësisë e gjer më sot qarkullojnë informacione të dorës së parë, se policët serbë të SHPK-së, në tri komunat e veriut të Kosovës nuk po marrin urdhra nga Prishtina. Ata u përgjigjen majorëve serbë dhe shefit të policisë serbe në Mitrovicë, i cili pastaj i koordinon aktivitetet me Policinë e Kombeve të Bashkuara (UNMIK) dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s. Madje komandant i këtyre policëve serbë të SHPK-së në veri është vetëshpallur Goran Stojanoviq, i cili qysh disa ditë para shpalljes së pararësisë nuk është paraqitur në vendin e tij të punës si komandant i Drejtorisë së Trafikut të SHPK-së në Shtabin Kryesor në Prishtinë.
Në anën tjetër, në veri të Kosovës, siç është bërë e ditur, nuk ka më asnjë polic shqiptar.
Disa ditë para shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nga analistë të çështjeve të sigurisë është trajtuar në mediet ndërkombëtare dhe vendore rreziku i mundshëm i shpërbërjes së SHPK-së në veriun e Kosovës, ku shumica e pjesëtarëve të SHPK-së janë të kombësisë serbe.
Qeveria e Serbisë pa kurrfarë hezitimi po vazhdon me provokime ndaj Kosovës duke ngritur tensione të vazhdueshme si brenda territorit të saj ashtu edhe jashtë saj.
Me tendenca të konfirmimit të kësaj situate para opinionit serb, u bë edhe vizita e të ashtuquajturit ministër serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, në Kosovë, pa ndonjë paralajmërim protokollar apo ngjashëm, duke e konsideruar Kosovën si territor të Serbisë. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Samarxhiq, e arsyetoi haptazi dhunën e përdorur nga serbët e veriut të Kosovës, të cilët pos që i shkatërruan disa pika doganore, dogjën vetura e objekte tjera. Akterët e këtyre akteve vandale, ngjashëm si kryeministri serb Koshtunica, edhe Samarxhiq i quajti “heronj serbë” ndonëse brutaliteti i tyre dhe përdorimi i dhunës bëri që të lëndohen dhjetëra policë të SHPK-së, disa gazetarë dhe zyrtarë tjerë të cilët ishin në detyrë. Samarxhiq, të gjitha këto i cilësoi si “veprime legjitime”. Pos kësaj kërkoi njohjen dhe legjitimimin edhe të disa vendeve tjera të banuara me serbë në Kosovë.
Shikuar realisht, veprimet e fundit të palës serbe, të cilat janë në kontinuitet me veprimet që kanë ndodhur para dhe pas luftës së fundit në Kosovë, paraqesin vazhdimësinë e veprimeve të Serbisë me qëllim të ndikimit negativ për ta dekompozuar progresin e Kosovës pas pavarësimit, duke tentuar të krijojnë konfuzion në opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm.
Për shkaqe të sigurisë janë larguar edhe punëtorët shqiptarë të gjykatës, gardianët e të burgosurit shqiptarë nga burgu i Mitrovicës dhe të gjitha strukturat tjera zyrtare që vepronin atje.
PARALAJMËRIMI I STATUS QUO-SË AFATGJATË
Krahas problemeve tjera, ndodhi edhe tërheqja e misionit të Bashkimit Evropian nga veriu i Mitrovicës, gjë që është cilësuar si shenjë shqetësuese nga përfaqësuesit vendorë dhe institucionet e sigurisë. Vlen të theksohet se bojkotimin e këtij misioni, komuniteti serb e ka paralajmëruar qysh në fillim, duke thënë se do ta trajtojë si “okupator”. Duke parë zhvillimet e deritashme, shihet qartë se situata atje do të merr përmasat e një status quo-je në aspektin kohor më afatgjatë se sa në fakt po paraqitet nga komentues të ndryshëm të situatës së atjeshme, sikurse ndodhi gjatë vitit 1999, ku autoritetet e Kosovës nuk kanë pasë qasje.
Në vazhdën e implementimit të situatave konfliktuoze sipas kutit të Serbisë ka dalë edhe kërkesa e disa liderëve serbë për krijimin e një “Republika Srpska” në veri të Kosovës, tendencë kjo që shtron dilema të mëdha në shumë aspekte. Situata në veriun e Kosovës dhe rrethanat e krijuara lënë të kuptohet ndërtimi i një strategjie nga ana e Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës përmes lumit Ibër. Edhe pse veriu i Kosovës gati se ka ekzistuar si i tillë, lidershipi kosovar asnjëherë nuk e ka pranuar gjendjen reale, duke krijuar gjer më tani alibi të rreme rreth situatës së atjeshme.
ORGANIZATAT EKSTREME
Brenda kufijve të Kosovës ka tendenca të përgatitjes së strukturave paralele dhe forcave tjera, të dedikuara posaçërisht për operacione speciale, me qëllim që këto struktura ta bëjnë legjitimimin e tyre edhe në pjesë tjera të Kosovës, sipas modelit të veriut të Kosovës. Implikimet e deritashme lidhur me situatat që kanë ndodhur në Kosovë dhe përreth saj nga ana e protestuesve serbë dhe zhvillimet politike që kanë të bëjnë me neglizhimin e situatave pas pavarësimit të Kosovës, kanë qenë në koordinim të drejtpërdrejtë me shërbimet sekrete serbe dhe strukturat më të larta të Qeverisë Koshtunica.
Mekanizmat e lartcekur që në fillim kanë aktivizuar disa organizata ekstreme serbe, siç është organizata e ashtuquajtur “Mllada Bosna” (e cila si e tillë në fillim të shekullit të kaluar ishte degë e organizatës terroriste serbe “Crna Ruka” (Dora e Zezë) e kontrolluar direkt nga shteti serb) e cila ka marrë përsipër përgjegjësinë për bombat që kanë shpërthyer para qendrës tregtare sllovene “Merkator” në Beograd dhe para selisë së misionit evropian në veri të Mitrovicës. Ndërsa përgjegjësinë për djegien e punktit kufitar në Runicë (mes Kosovës dhe Serbisë) e ka marrë e ashtuquajtura “Garda e Car Llazarit”.
Këto organizata, sipas njoftimeve dhe paraqitjeve të tyre, grumbullojnë rininë ultranacionaliste serbe nga tërë bota. Ato kanë tërhequr vërejtjen se pas shpalljes së pavarësisë ekziston rreziku i vërtetë që të vije deri tek përballja dhe konflikti i qytetarëve mes veti.
Që nga e kaluara e gjer më sot shqiptarët kanë përvojë të hidhur nga organizatat e tilla terroriste, të cilat ishin të kontrolluara, të financuara e të drejtuara direkt nga qarqet më të larta shtetërore serbe. Struktura të tilla, përfshirë edhe televizionin shtetëror rus, kanë bërë thirrje edhe për vrasjen Tadiqit, të cilin e krahasojnë me Zoran Gjingjiqin, i cili, sipas tyre, “e kishte shkatërruar ushtrinë legjendare serbe, dhe shërbimet e sigurimit si dhe e kishte dorëzuar Millosheviqin në Hagë në këmbim të ndihmës abstrakte ekonomike”.
Ekziston droja se strukturat e lartcekura, me qëllim të thellimit të konfliktit të mëtutjeshëm ndëretnik, mund të krijojnë edhe organizata ekstreme shqiptare, duke instaluar në to elementë të rrjetit të tyre, me qëllim të krijimit të një arene në të cilën do të krijoheshin kriza të menaxhuara për llogari të zbatimit të politikave serbe për t’i bërë presion Kosovës në zhvillimet e saj pas pavarësisë.
Harmonizimi i situatave të Rusisë për nxitjen e situatave ekcesive dhe inkurajimin e Serbisë për pengimin me çdo kusht të zhvillimit normal të Kosovës është mjaft kompleks. Ky është një tjetër sinjal se Serbia më shumë është e interesuar në akumulimin e fuqisë sesa në ushtrimin e lidershipit.
Implikimin e strukturave të shërbimit sekret serb në trazirat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës e tregon edhe fakti se policia serbe e kishte lënë të pambrojtur objektin e Ambasadës Amerikane në Beograd, duke u dhënë hapësirë të lirë turmave për ta sulmuar dhe djegur atë dhe disa ambasada të shteteve tjera të akredituara në Beograd, të cilat e përkrahën dhe e njohën shtetin e pavarur të Kosovës. Në kuadër të kësaj, ministri i jashtëm i Serbisë, Jeremiq, ka urdhëruar tërheqjen e ambasadorëve të Serbisë nga vendet që e njohin pavarësinë e Kosovës.
Në kuptimin e presionit ndaj vendeve që e njohin pavarësinë e Kosovës, situata ka shkuar aq larg sa që i deleguari i Rusisë në NATO tërhoqi vërejtjen se për shkak të Kosovës, Moska do të mund të përdorë forcën e plotë ushtarake nëse aleanca e zgjeron forcën paqeruajtëse në Kosovë. Ndonëse ka ndodhur që lidhur me rastin e Kosovës rusët të kërcënojnë paradite dhe ti tërheqin kërcënimet pasdite.
PLANI SERB NË VEPRIM
Beogradi zyrtar ka bërë dhe po bën thirrje institucionale për dhunë. Një gjë e tillë është tregues i qartë se liderët serbë pa marrë parasysh të cilës parti janë, sa i përket Kosovës dhe vlerësimeve rreth Kosovës, nuk janë shkëputur fare nga e kaluara.
Dhuna që shpërtheu brenda në Kosovë dhe jashtë saj është e dirigjuar nga Beogradi, me përkrahjen edhe të Rusisë. Serbët pos protestave të vazhdueshme kundër pavarësimit të Kosovës kanë filluar t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës. Dy ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës por edhe zyrtarët tjerë që nga ajo ditë nuk janë paraqitur në punë. Policët serbë të SHPK-së pos në veriun e Kosovës, e kanë bojkotuar punën edhe në rajonin e Anamoravës, siç ka ndodhur edhe në Graçanicë. Në rajonin e Gjilanit policët serbë e kanë lëshuar punën demonstrativisht dhe janë mbledhur në fshatin Kufcë (afër Gjilanit) duke shprehur revoltë kundër institucioneve të Kosovës me pretekst se dëshirojnë të punojnë sipas Rezolutës 1244 e cila e njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Situata e krijuar në policinë e SHPK-së në rajonin e Anamoravës paraqet konfuzitet në administratën e re të Kosovës dhe një tendencë të haptë që me vete bartë pasoja për të krijuar territore të reja krize sikurse në veri nëpër vendet e banuara me serbë në Kosovë, me qëllim të shkëputjes nga administrata qendrore dhe institucionet e Kosovës, dhe legjitimimit të institucioneve paralele serbe në Kosovë. Këto bojkotime kanë ndodhur pas vizitës së Samarxhiqit në Kosovë. Sipas burimeve zyrtare serbe, bojkotimi i organizuar i policëve serbë të SHPK-së, është në përputhje të plotë me porositë e planit sekret “Aksioni” të Qeverisë së Serbisë. Ministri për Infrastrukturë i Qeverisë së Serbisë, Velimir Iliq, u ka deklaruar medieve serbe se “ne do të kemi policinë tonë lokale në hapësirat serbe dhe se veprimi i policëve serbë është pjesë e planit aksionar”.
Duhet kujtuar se edhe në të kaluarën e afërt kishte provokime të vazhdueshme por edhe paraqitje të ndryshme të organizatave ushtarake dhe policore serbe, siç ishte e ashtuquajtura Lëvizja Çlirimtare Antiterroriste Serbe (SOAP), si komandant i të cilës është paraqitur Mikan Velinoviqi, cili bashkë me disa pjesëtarë të kësaj organizate (SOAP), i kishin mbajtur të rrethuar nën bllokadë të plotë fshatrat shqiptare Firajë dhe Brod, ku kishin ndodhur një varg problemesh. Sipas deklarimeve mediale organizata në fjalë (SOAP) numëronte t’i kishte 7500 pjesëtarë me veprim në Kosovë. Një organizatë tjetër e quajtur Garda Vullnetare Serbe - “Tigrat”, (e cila sipas komunikatës vepron me moton: “Për Kosovë – bashkim ose vdekje” (‘Za Kosovo – ujedinjenje ili smrt’), moto kjo e njohur e organizatës terroriste serbe “Crna Ruka” (“Dora e Zezë”), gjatë gjithë shekullit XX), e kishte marrë përgjegjësinë për plagosjen e Dejan Jankoviqit, ish-komandant i SHPK-së në regjionin e Gjilanit. Sipas kësaj organizate terroriste serbe plagosja e Jankoviqit ishte bërë për t’ua tërhequr vërejtjen serbëve që të mos bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.
Duhet vënë në dukje se në Shtërpcë disa herë janë shpërndarë afishe në emër të të ashtuquajturës “Srpska Garda”, e cila u bënte thirrje serbëve që të mos shiheshin duke kontaktuar apo bashkëpunuar me shqiptarët.
Me këtë dua të them se, pos tjerash, që nga largimi i forcave serbe nga Kosova e gjer më sot është përgatitur një mendësi e tillë e mosnjohjes dhe mosrespektimit të bashkëjetesës dhe fqinjësisë me shqiptarët. Sigurisht, përpjekjet e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën do të dështojnë me kalimin e kohës, por në një mënyrë pasojat janë të dukshme dhe nuk do të evitohen lehtë. Sidoqoftë shqiptarët besojnë se pjesëtarët e pakicës pesëpërqindëshe serbe herët a vonë do ta kuptojnë realitetin, do të lënë anash manipulimet dhe instrumentalizimet e tmerrshme që po u bën Beogradi për nevoja të vetat dhe do të integrohen në shtetin e ri të Kosovës.
(Autori është drejtor i OJQ HNH ANATEMA me seli në Prishtinë)
Paralajmërimet për zgjedhjet e (jashtë) zakonshme serbe në Kosovë!
A DO TË LEJOHET ME 16 GUSHT SHKELJA E
SOVRANITETIT TË KOSOVËS?!
Strukturat e shërbimeve sekrete serbe në bashkëpunim me qeverinë e Serbisë, janë duke tentuar që të bëjnë legalizimin e strukturave paralele serbe në Kosovë, duke tentuar ta bëjnë realitet krijimin e entitetit serb në Kosovë… Sërish Serbia paralajmëron zgjedhje në Kosovë, pikërisht mbajtjen e “zgjedhjeve të parakohshme” në komunën e Prishtinës dhe atë të Pejës, më 16 gusht 2009, gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës…. Lejimi i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në Kosovë, në një mënyrë, i rilegjitimon edhe një herë strukturat paralele serbe në Kosovë, duke lejuar funksionimin e pushtetit paralel.
Shkruan: Faton MEHMETAJ - Prishtinë, 11. 08. 2009
____________________________________
SHIKONI : ORGANOGRAMIN E STRUKTURAVE PARALELE SERBE NË KOSOVË!
Kriza e përgjithshme sociale ka filluar ta përfshijë edhe Serbinë dhe po përhapet në përmasa të dukshme brenda territorit të saj. Njerëzit duken të uritur dhe të hidhëruar në pushtetin aktual. Trazirat rreth çështjeve sociale në Serbi janë të pashmangshme, madje mund të jenë të përmasave edhe më të mëdha se trazirat që ndodhën në Greqi. Nëse ndodhë kjo, sigurisht se në Serbi do të ketë zgjedhje të parakohshme, apo krijim të qeverisë së unitetit.
Përkundër kësaj, pushteti aktual në Serbi, po tenton që edhe këto sfida t’i tejkalojë nëpërmjet fenomenit Kosovë. Qeveria e Serbisë, duke provokuar e bartur kriza në Kosovë e rreth Kosovës, po përpiqet të justifikohet, për të shmangur goditjet nga brenda të grupeve të revoltuara. Kjo ndoshta është edhe njëra ndër arsyet kryesore të Serbisë, që tema e Kosovës, madje edhe artificialisht, të gjendet në krye të listës së problemeve politike në Serbi, veçanërisht nga Vuk Jeremiqi, ministër aktual i Punëve të Jashtme të Serbisë, ngase gjithnjë e më shumë në Serbi po kuptohet se Kosova është e humbur dhe se preokupimi me këtë çështje nuk sjellë kurrfarë përmirësimi të jetës në Serbi. Krijimi i një gjendjeje të tillë në Serbi dhe veçanërisht tendencat e vazhdueshme serbe për ta mbajtur edhe më tutje kontrollin mbi Kosovë, sjellin telashe shtesë për Kosovën. Struktura të caktuara të këtyre grupeve janë të pranishme edhe brenda partive politike serbe. Pra, ky fenomen reflektohet edhe në partitë politike, ku dallimet duken të jenë të mëdha.
Problemet e një krize të thellë që po e përfshinë Serbinë, ku kriza më e thelluar do të jetë gjatë vjeshtës së këtij viti, kohëve të fundit kanë filluar të dalin në sipërfaqe. Inflacioni dhe papunësia kanë shënuar një shtim të jashtëzakonshëm. Për ta përballuar këtë krizë qeveria e Serbisë ka kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar një ndihmë prej 3 miliardë eurosh. E gjithë kjo po ndodhë kur Ballkani është goditur nga një krizë e rëndë globale. Duhet cekur se Serbia shumë më shumë është goditur nga kriza globale financiare sesa Kosova. Në ngjarjet e këtij rrafshi, vija e nacionalistëve serbë në shumë drejtime po vazhdon të bëjë trysni që Beogradi të lidhet me Rusinë e t’ua kthejë shpinën ambicieve për anëtarësim në BE. Për ta përfituar përkrahjen e Rusisë për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, Serbia bëri marrëveshjen e njohur për shitjen e NIS-it (Industrisë së Naftës së Serbisë) Gazpromit rus, për 550 milionë euro, edhe përkundër faktit se vlera reale e NIS-it ishte mbi 2 miliardë euro. Pra, shumë më lirë se sa çmimi real i tregut. Edhe pse kjo marrëveshje është në disfavor të Serbisë, Tadiq dhe Jeremiq, llogarisin se në këtë mënyrë do ta sigurojnë vazhdimin e përkrahjes së Rusisë për pozicionet e Serbisë rreth Kosovës.
Pos krizës ekonomike që ka filluar ta pllakosë Serbinë, siç u tha edhe më lart, Serbia në vazhdimësi gjendet në krizë politike. Edhe pse Brukseli dhe Perëndimi përgjithësisht i kishin varur shpresat dhe donin të besonin se skena politike në Serbi pas zgjedhjeve të 11 majit 2008, do të jetë më stabile, ndodhi e kundërta, pikërisht për shkak të mungesës të reformave të mirëfillta politike në Serbi, të cilat po ballafaqohen me probleme të mëdha politike dhe ekonomike. Grumbullimi i këtyre problemeve në një vend nuk po lejon dot të krijojë një pushtet funksional, i cili do të siguronte stabilitet politik dhe ekonomik në vend.
Në anën tjetër, me gjithë problemet e mëdha të brendshme që e kanosin Serbinë, ajo është duke e përmirësuar pozicionin e saj në BE, me ndihmën e drejtpërdrejtë të Brukselit dhe vet Bashkimit Evropian dhe ka gjasa që gjatë vitit 2009, ta fitojë statusin e “shtetit kandidat” për të hyrë në Bashkimin Evropian, edhe pse kushti kryesor për këtë nuk është plotësuar - arrestimi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, i cili akuzohet për krime të rënda në Evropën e pasluftës së Dytë Botërore, dhe dorëzimi i tij në Tribunalin e Hagës për krime lufte.
Me gjithë krizën e madhe që ka përfshirë Serbinë dhe problemet politike të brendshme, duke filluar nga divergjencat e mëdha mes partive politike dhe mosfunksionimin si duhet të koalicionit të tanishëm qeverisës në Serbi, ajo edhe më tutje vazhdon ta luajë rolin e “viktimës” në raport me çështjen e Kosovës. Loja e Serbisë me Kosovën vazhdon të jetë aktuale edhe pas 17 shkurt 2008, kur Kuvendi i Kosovës e shpalli Deklaratën e Pavarësisë, duke marrë për bazë Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin e Ardhshëm të Kosovës dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Edhe përkundër kësaj shpalljeje, UNMIK-u vazhdon të mbetet në Kosovë edhe pse me mandat të rikonfiguruar. Në anën tjetër, pothuajse 1/3 e territorit të Kosovës është sërish e kontrolluar nga strukturat paralele të Beogradit, të cilat mjaft mirë janë të organizuara dhe të mbështetura në shumicën e rasteve nga partitë opozitare radikale serbe.
Ditë më parë i ashtuquajturi Kuvend i Komunave Serbe në Kosovë ka kritikuar politikën e Qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës, duke i cilësuar veprimet e Beogradit zyrtar si tradhti. Deklarimet e tilla të këtij kuvendi kanë shënuar pikën më të lartë të përkeqësimit të raporteve të Qeverisë së Beogradit me përfaqësuesit e strukturave paralele serbe në Kosovë. Në shumicën e rasteve, Qeveria e Serbisë ka deklaruar se nuk e ka ndikimin mbi strukturat paralele, ngase ato kontrollohen nga partitë opozitare radikale serbe. Kjo politikë i mundëson Serbisë të bëjë veprime radikale në Kosovë dhe të mos merr përgjegjësi shteti direkt.
Pos çështjeve që u përmendën më lart, brenda Serbisë ekziston edhe një krizë tjetër, ajo e Vojvodinës dhe e Kosovës Lindore të cilat kanë filluar të paraqesin opsionet e hapëta për pavarësim dhe ndarje nga Serbia. Madje, liderët politikë të Kosovës Lindore kanë paraqitur opsionet e tyre për t’ju bashkangjitur Kosovës, duke u mbështetur në vullnetin e shqiptarëve, të shprehur me referendum në vitin 1992.
Mu në këtë kohë nga kongresisti amerikan, Rohrabaker, ka dalë propozimi për shkëmbim territoresh, përkatësisht që Kosova Lindore (Lugina e Preshevës) t’i takojë Kosovës, kurse veriu i Kosovës t’i takojë Serbisë. Megjithatë, shkëmbimi territorial është opsion, ngase siç është parë historikisht gjer më tani, Serbia është mësuar të bëjë gllabërime të territoreve në dëm të trojeve shqiptare, e mbështetur nga Evropa dhe aleatët e saj. Pos tjerash, Serbisë i duhet që deri në fund të këtij viti të integrojë kufijtë për shkak të liberalizimit të vizave, që do të thotë se Serbia në bashkëpunim edhe me EULEX-in, të vendosin doganat me Kosovën. Kjo e bën situatën edhe më delikate në shumë fusha.
Strukturat e shërbimeve sekrete serbe në bashkëpunim me qeverinë e Serbisë, janë duke tentuar që të bëjnë legalizimin e strukturave paralele serbe në Kosovë, duke tentuar ta bëjnë realitet krijimin e entitetit serb në Kosovë. Në këtë kontekst kanë qenë tendencat e Serbisë për të organizuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë (më 11 maj 2008) edhe në Kosovën e pavarur. Edhe pas mbajtjes së atyre zgjedhjeve kemi struktura paralele serbe të cilat nuk e njohin pushtetin e Kosovës, nuk e njohin kushtetutën dhe ligjet në fuqi, kemi gjykata paralele, arsim paralel dhe pushtet serb që dirigjohet nga Beogradi në Kosovë.
Sërish Serbia paralajmëron zgjedhje në Kosovë, pikërisht mbajtjen e “zgjedhjeve të parakohshme” në komunën e Prishtinës dhe atë të Pejës, më 16 gusht 2009, gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Zgjedhjet e parakohshme serbe, parashihet të mbahen në komunën e Prishtinës dhe atë të Pejës, pasi që për këto komuna ishte anuluar rezultati i zgjedhjeve të 11 majit të vitit 2008. Lejimi i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve bartë mbi vete rreziqe të shumta. Kjo është edhe një sprovë tjetër që i vë në dyshim disa koncepte të pavarësisë dhe legjitimitetit tonë, të krijuar pas shpalljes së pavarësisë. Tolerimi i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme, kërcënim i sigurisë dhe shkelje e sovranitetit të Kosovës. Lejimi i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve në Kosovë, në një mënyrë, i rilegjitimon edhe një herë strukturat paralele serbe në Kosovë, duke lejuar funksionimin e pushtetit paralel.
Kosova ka arsye të plotë dhe kapacitete të mjaftueshme që të mos e lejojë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve serbe në Kosovë. Edhe ashtu faktori ndërkombëtar ka qenë duke zhvilluar konsulta dhe negociata të gjithanshme për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit që do të zhvillohen në Kosovë. Megjithatë, Serbia zyrtarisht ka apeluar tek qytetarët serbë në Kosovë që t’i bojkotojnë këto zgjedhje. Edhe përkundër presioneve që vijnë nga Serbia, një pjesë e lidershipit serb të Kosovës është përcaktuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës, më 15 nëntor, të paktën kanë paraqitur subjektet e tyre politike pranë Komisionit Qendror Zgjedhor. Në anën tjetër, institucionet tona vendore kanë kërkuar shuarjen e strukturave paralele, me çka do t’i hapej rrugë krijimit të komunave të reja me shumicë serbe, të parapara me pakon e Ahtisarit. Mu në këtë kohë Beogradi zyrtar paralajmëron mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Ndonëse Beogradi ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për institucionet paralele serbe në dy komuna të Kosovës, për Komunën e Prishtinës (në Graçanicë) dhe atë të Pejës (në Gorazhdec), lidhur me këtë, Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka dalë me ndonjë qëndrim të prerë.
Secili prej nesh e di se në asnjë shtet nuk lejohet organizimi i zgjedhjeve të shtetit tjetër. Në këtë rast, Beogradi nuk ka kurrfarë mandati që të organizojë zgjedhje në territorin e Kosovës, qofshin ato të rregullta apo të jashtëzakonshme. Ne duhet t’i tregojmë Serbisë se jemi shtet i pavarur dhe sovran, i cili ka institucionet e veta, të cilat nuk tolerojnë mbajtjen e kurrfarë zgjedhjeve të shteteve tjera në territorin e Kosovës dhe shkeljen e sovranitetit të vendit. Edhe institucionet kompetente ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë (BE dhe ICO), këtë çështje duhet ta trajtojnë me seriozitetin e duhur. Është jologjike dhe joligjore që organizmat ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, të vazhdojnë me avazin e UNIMK-ut se “nuk i organizojnë, por as nuk i pengojnë zgjedhjet serbe në Kosovë”.
Prandaj, Qeveria e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, kësaj radhe duhet të mos lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Lejimi eventual i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve nënkupton lejim të qëllimshëm të shkeljes së sovranitetit të shtetit të Kosovës.
· Autori është drejtor i OJQ-së për Hulumtime dhe Ndriçime Historike “ANATEMA” - Prishtinë
PSE SHPIF MUP-I (BIA)SERBE…
Serbia sundimin e Kosovës e kishte nisur me dhunë, vrasje e masakrime. Vetëm gjatë periudhës tetor 1912 - mars 1913 në Kosovë kishte ekzekutuar dhe masakruar mbi 25 mijë shqiptarë. Sikur tani William Walker edhet atëherë gazetari i “New York Times”-it, Pickthal, duke qenë dëshmitar i këtyre ngjarjeve të tmerrshme kishte shkruar “masakrat që kanë bërë serbët në Kosovë, kapërcejnë çdo instinkt gjakpirës”.
Krimet serbe kundër shqiptarëve ishin shumëdimensionale, të shtrira në hapësira dhe kohëra të ndryshme. Ndërkaq, format e krimeve ishin nga më të ndryshmet: vrasje me armë zjarri, vrasje dhe pastaj shpallje si vetëvrasje, përdorim i helmeve luftarake, madje edhe kundër fëmijëve nëpër shkolla, implikim në vrasje i kolonëve serbë të ardhur në Kosovë, etj. Këto njoftime na i thotë autorja në pjesën e parë të librit, duke vazhduar në pjesën e dytë me përshkrimin real të pjesëmarrjes së ushtrisë jugosllave (serbe) në luftë në Kosovë, duke nxjerrë në pah, në mes tjerash, faktin tragjik të vrasjes së të paktën të 800 fëmijëve ku si fajtorë të drejtpërdrejtë ngarkohen forcat serbe. Ekzekutimi i fëmijëve bëhej me motivacion sepse ata ishin “armiqtë e ardhshëm të Serbisë”.
Pjesa e tretë e librit i kushtohet manipulimit nga ana e Serbisë me të vrarët gjatë luftës, ku paraqitet dhe demaskohet me fakte krimi dhe politika serbe që ishte aplikuar ndaj shqiptarëve, e mbështetur në thënien famëkeqe tanimë të njohur të Dobrica Çosiqit se “gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë natyrore”.
Gjate historisë nuk ishte treguar e pasuksesshme loja e Serbisë që vrasjet dhe krimet e kryera nga vet ajo, t’i paraqet si vepra të të tjerëve apo që krimet t’i mbajë të fshehura. Duke parë vendosmërinë për rezistencë të UÇK-së, forcat serbe u bënë edhe më të ashpra, më tinëzare. E bartën luftën nga fronti në qytete, e futën atë në mesin e fëmijëve, pleqve, plakave, vajzave e grave. Serbia e futi luftën në qytete pa ndonjë arsye strategjike por vetëm që ta kishte atë si pretekst për vrasje, dhunime e maltretime. Është meritor fakti se në këtë libër dëshmohet se krimet serbe nuk ishin raste individuale të kryera nga individë të rastësishëm, por ishin pjesë e planeve operative shtetërore serbe, me qëllim zhdukjen e shqiptarëve. Operacioni “Djegie dhe vdekje” i kryer ne Gjakovë si dhe operacioni “Spastrimi”, “Patkoi”..., të përshkruar në mes tjerash në pjesën e katërt të këtij libri janë dëshmia më e mirë që flet për krimin e organizuar shtetëror serb.
Në mesin e planeve operative serbe kundër qenies shqiptare si formë më brutale dhe më çnjerëzore ishte edhe dhunimi i femrave shqiptare nga forcat serbe. Urrejtja patologjike kundër nënës dhe familjes shqiptare, propaganda kundër gruas shqiptare dhe lindshmërisë së saj, bënë që dhunimi të përdoret si instrument për ta terrorizuar popullsinë civile dhe si mjet për spastrim etnik.
Shërbimet sekrete serbe si dhe disa web faqe sllave editojnë herë pas herë lista emrash të luftëtarëve shqiptar(të UÇK-së) së gjëja ata kanë bërë krime të rënda në luftës e të famshmës çlirimtare në Kosovë(1998-1999).Luftëtarët e lirisë(UÇK-ja shqiptare) nuk ka bërë krime ndaj popullësisë civile (serbe etj),prandaj edhe këto lista janë shpifje ordinere të shërbimit secret serb. He për he ,po e botojmë listën e botuar shpifëse të siteve serbe
me biografitë gjëja kriminale të e luftëtarëve trima të UÇK-së.
Armiqët e kombit tonë edhe pse janë të vetdijshëm se koha po punonë për ne, edhe pse po e kuptojnë se faktori shqiptar në Gadishullin Ilirik do të luaj rolin kryesor në një të afërme jo të largët, ata i kanë shumfishuar forcat që të na godasin me të gjitha mjetet që mund t’i vejnë në veprim, që sëpaku të na pengojnë, që rruga deri në realizimin e synimeve tona të jetë sa më e gjatë dhe shumë e mundishme.
Fatkeqësishtë edhe pas çlirimit të Kosovës çetnikët e Beogradit po i shfrytëzojnë mbeturinat e shoqërisë shqiptare, nanoistët e gjorë, për të ju ndihëmuar në realizimin e skenarit të ndyrë antishqiptarë, për t’a bindur botën në kopallat e tyre të vjetra se ‘’shqiptarët janë popull jo shtetfrmues’’. Siç dihet serbo-grekët dhe aleatët e tyre qysh kur ia vunë flakën Shqipërisë nepërmjetë bajraktarëve të farës ruse dhe kriminelëve të kuq me të ashtuquajturin’’revolucion i vonuar demokratik’’më 1997, realizuan gjysmën e skenarit dhe e bindën një pjesë të opinionit botërorë në shpifjet e tyre se ne shqiptarët ‘’nuk dijmë të mbajmë shtet’’ , se ne shqiptarët ‘’jemi destabilizues të Ballkanit’’dhe shpifje tjera të ngjajshme. Fatmirësishtë pjesa e dytë e skenakit ju mbet e pa e realizuar, në saje të ndihmës së të Madhit Zot, që i detyrojë SHBA-të dhe aleatët e saj, për t'i bërë pluhur dhe hi skenaret antishqiptarë të serbo-ruso-grekëve dhe aleatëve të tyre, kur me forcën e tyre të përbashkët NATO-s na e çliruan Kosovën. Populli ynë me pjekurinë e tij të lartë politike dhe atdhedashurinë e flaktë e habiti botën, kur mbrenda një kohe të shkurtër u kthye në vatrat e tia të shkrumbuara dhe të plaqkitura nga kriminelët serb. Fatmirësisht serbo-ruso-grekët dështuan, por përpjekjet e tyre për realizimin e skenarit të tyre të pa kryer i shumfishuan, duke i vu në veprim bishtat e tyre që i kishin lënë të pa prekur në subjektet shqiptare, politiko-ushtarake. Veçmas u treguan të suksesshëm dhe të fuqishëm, siç ishin edhe gjatë luftës, bishtat e tyre që i kishin futur në strukturat udhëheqëse të UÇK-së.
Për hire të lexuesve të Agjencionit Floart-Press po e riciklom edhe një here sitet dhe krimet serbe:
Krimet dhe kriminelët në Rajonin e Pejës
http://floart-press.blogspot.com/200...rajonin-e.html
Shkrimi tendencioz i Joel Simon-it mbron krimet e BIRN-it
http://floart-press.blogspot.com/200...-simon-it.html
Për krimet makabre në Kosovë (të përmasave gjenocidi dhe etnocidi), përveq rangut të lartë shtetëror të Serbisë,përgjegjës janë edhe institucionet akademike serbe, siç është Akademia e Shkencave e Serbisë dhe përgjithësisht intelegjenca serbe,por mbi të gjithë përgjegjës për shfarosjen e shqiptarëve, është kisha serbe në krye me patriarkun Pavle,e cila vazhdimisht ka qenë promotore shpirtërore e realizimit të platformave politike antishqiptare që nga Car Dushani…,…e „Naçertanija“e Ilia Garashaninit“ 1844,e deri në qershor 1999…!!!
Duke i pasur në dorë të gjitha dëshmitë (inçizime e fotografi të të gjitha krimeve në Kosovë, dëshmi për djegjet dhe plaçkitjen e pasurisë së shqiptarëve, dëshmitarë që mbijetuan krimin dhe emra të shumtë të kriminelëve serb,që morën pjesë drejtëpërdrejt në krime…, është e pajustifikueshme neglizhenca e institucioneve të Kosovës dhe organizmave të tjerë të shoqërisë sonë, lidhur me ngritjen e aktpadive penale,kundër kriminelëve veç e veç, në grupe, si dhe mgritjen e një padie penale kundër vetë Serbisë (shtetit serb).
dhepse janë bërë publike emrat e kriminelëve serb,askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë,(policia e UNMIK-ut,SHPK-ja…)dhe as institucionet tjera ndërkombëtare të UINMIK-ut dhe ato vendore,të Kosovës,deri më tani(të paktën) nuk kanë treguar interesim,për të bërë kallzim penal, për t´i arrestuar dhe sjellë ata, para drejtësisë.
Kjo neglizhencë duket se ekziston edhe te organizmat tjerë të Kosovës,siç është.Oda e Avokatëve të Kosovës,Shoqata e Juristëve të Kosovës….etj etj.
Pas përfundimit të luftës,në Kosovë janë kryer shumë hulumtime për krime të luftës,nga organizata të ndryshme joqeveritare vendore dhe nderkombëtare,për më tepër me këtë punë janë marrë hetues të OKB-së për krime të luftës.
Në një shkrim hulumtues për masakrën e Qyshkut(14 maj 1999) të shkruar nga Michael Montgomery dhe Stephen Smith,hetuesi i OKB-së për krime të luftës, z.Dennis Milner, ka theksuar se puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte,kryetarit 'jugosllav" Sllobodan Millosheviq.
"Mund të thuhet se Tribunali as që është themeluar ndonjëherë ose kurrë nuk ka pasur për qëllim të vihet pas gjykimit të akterëve të krimeve në nivelet e ulëta", thotë Milner. "Ne do të insistojmë në atë se ata në krye janë personat përgjegjës... dhe se ata, duke qenë të implikuar, kanë tërhequr këmbëzën".
Edhe M. Cherif Bassiouni, ish-hetues i OKB-së për krime lufte, i cili tash ligjëron në Universitetin De Paul në Chicago, mbështet fokusimin e Tribunalit të Hagës mbi Slobodan Milosheviqin dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë. Çështja themelore, thotë ai, nuk është në dënimin e krimeve të kaluara, por në parandalimin e krimeve të ardhshme.
Ndërsa sitet serbe lansojnë fjalë boshe dhe gënjeshtra për shqiptarët-luftëtaret rima të UÇK-së.
Ja se çfarë thonë:
Thursday, October 22, 2009
List of terrorists and members of organized criminal organizations in Kosovo & Metohiya
http://www.serbianna.com/features/lawless/index.shtml
http://www.srb-obraz.org/
http://forum.krstarica.com/showthread.php?p=1182475
Kosovo's 156 lawless
Biographies of the men in the Albanian-dominated Serbian province of Kosovo
1. Hajdin Abazi
2. Ekrem Avdija
3. Alush Agushi
4. Rasim Agushi
5. Nazmi Ajeti
6. Hisni Ahmeti
7. Abdulah Babalija
8. Masar Bakija
9. Idriz Bala
10. Afrim Basha
11. Sokol Bashota
12. Bajram Bega
13. Gjemajl Bejta
14. Avni Berisha
15. Rustem Berisha
16. Shefik Beqiri
17. Lahi Ibrahimi
18. Ram Buja
19. Shukri Buja
20. Jah Bushati
21. Jusuf Velia
22. Azem Veseli
23. Kadri Veseli
24. Rexhep Veseli
25. Sali Veseli
26. Skender Veseli
27. Besim Vokshi
28. Latif Gashi
29. Fahrudin Gashi
30. Jetulah Gecaj
31. Sabit Gecaj
32. Gani Geci
33. Adem Grabovci
34. Jahir Demaku
35. Milazim Derguti
36. Jetulah Dibrani
37. Sokol Dobruna
38. Shaban Dragaj
39. Florim Ejupi
40. Agim Elshani
41. Xhabir Zharku
42. Dritton Zhjeqi
43. Tahir Zemaj
44. Genc Zogaj
45. Bislim Zyrapi
46. Nuredin Ibishi
47. Imri Ilazi
48. Gani Imeri
49. Elisah Imeri
50. Bexhet Imishti
51. Ahmet Isufi
52. Lirim Jakupi
53. Januz Januzaj
54. Bashkim Jashari
55. Musa Jashari
56. Rifat Jashari
57. Sahit Jashari
58. Naim Kadriu
59. Giner Kamberi
60. Ajvaz Karpuzi
61. Ajet Kastrati
62. Kadri Kastrati
63. Mensur Kasumi
64. Naser Kelmendi
65. Hisni Kilaj
66. Anton Kitaj
67. Fadhil Kodra
68. Arif Krasniqi
69. Gani Krasniqi
70. Gjimshit Krasniqi
71. Emin Krasniqi
72. Jakup Krasniqi
73. Skender Krasniqi
74. Bajram Kryeziu
75. Mazlom Kumnova
76. Mirsad Kurteshi
77. Agim Kuqi
78. Ramiz Lladrovci
79. Fatmir Limaj
80. Ekrem Lluka
81. Isa Latifi
82. Muhamet Latifi
83. Lulzim Leci
84. Afrim Lulaj
85. Nuredin Lushtaku
86. Sami Lushtaku
87. Enver Mavriqi
88. Naim Maloku
89. Faton Mehmetaj
90. Nazif Mehmeti
91. Fadil Mujota
92. Shefqet Musliu
93. Isak Musliu
94. Rustem Mustafa
95. Salih Mustafa
96. Arif Muqoli
97. Maliq Ndrecaj
98. Selami Neziri
99. Jakup Nura
100. Enver Oruçi
101. Gjumshit Osmani
102. Nebih Preniqi
103. Rahman Rama
104. Illmi Ramusholi
105. Elmi Reqica
106. Ekrem Rexha
107. Bedri Rexhaj
108. Ismet Sadiku
109. Ruzhdi Saramati
110. Rexhep Selimi
111. Sylejman Selimi
112. Abedin Sogojeva
113. Fatmir Sopi
114. Azem Syla
115. Shemsi Syla
116. Fadil Suljevic
117. Emrush Suma
118. Rufki Suma
119. Ismet Tara
120. Gani Thaqi
121. Hashim Thaqi
122. Ahmet Qeriqi
123. Ramiz Qeriqi
124. Sami Ukshini
125. Avni Feta
126. Adem Hagjocaj
127. Abit Haziraj
128. Sadik Halitjaha
129. Xhavit Haliti
130. Bujar Haradinaj
131. Daut Haradinaj
132. Ramush Haradinaj
133. Nait Hasani
134. Safet Hasani
135. Xhabit Hasani
136. Zeqir Haxhija
137. G¸zim Haxhimusa
138. Hekuran Hoda
139. Fatmir Humolli
140. Sabajdin Cena
141. Agim Çeku
142. Ethem Çeku
143. Muhamet Çerkezi
144. Emrush Xhemajli
145. Idriz Shabani
146. Besnik Shala
147. Shaban Shala
148. Shaban Shala
149. Naser Shatri
150. Xhafer Shatri
151. Mustafa Shaqiri
152. Shaqir Shaqiri
153. Adem Shehu
154. Elbasan Shoshaj
155. Bekim Shuti
156. Met Shuti
Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS
Serbia kontrollon hekurudhat në veri
Hekurudhat në pjesën veriore të Kosovës, nga mëngjesi i sotëm nuk janë duke u kontrolluar nga Hekurudhat e Kosovës, por nga ato të Serbisë. Kjo pohohet nga vetë drejtori i Hekurudhave të Kosovës, Xhevat Ramosaj, si dhe zyratrët serbë. UNMIK-u mohon.
Hekurudhave të Kosovës që nga mëngjesi i sotëm u është ndaluar qasja në hekurudhat në veri të Kosovës dhe, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë, ato tashmë kontrollohen nga qeveria e tyre.
Ndalimin e qasjes në veri e ka pohuar edhe vetë drejtori i Hekurudhave të Kosovës, Xhevat Ramosaj.
“Për fat të keq, hekurudhat në veri nuk janë duke u kontrolluar nga Hekurudhat e Kosovës dhe ne presim veprime të mëtutjeshme të UNMIK-ut, në mënyrë që këto hekurudha të kontrollohen prapë nga Hekurudhat e Kosovës dhe të shikojmë se si të veprojmë me operime të trenave”, i tha Radios Evropa e Lirë, Xhevat Ramosaj.
E tëra ka ndodhur pas protestës së ish-punonjësve serbë të hekurudhave, të cilët në Zveçan kanë ndaluar trenin, i cili po qarkullonte në drejtimin Fushë Kosovë-Leshak dhe me këtë edhe kanë ndaluar qasjen e Hekurudhave të Kosovës në veri.
Në veri të Mitrovicës, kreu i Bordit Ekzekutiv të Hekurudhave të Serbisë, Branislav Ristivojeviq, ka deklaruar se është marrë kontrolli mbi infrastrukturën hekurudhore, përkatësisht linjën Leshak-Leposaviq-Sllatinë e Ibrit-Zveçan.
“Sot, ndërmarrja publike Hekurudhat e Serbisë e ka marrë kontrollin mbi infrastrukturën në veri të Kosovës, pas nëntë vjetësh. Në ditët e ardhshme, presim të sjellim kualitet më të mirë të qarkullimit hekurudhor, pasi që për nëntë vjet nuk kemi pasur kontroll mbi hekurudhat tona dhe ato janë në gjendje të keqe”, ka thënë Ristivojeviq.
Pas kësaj, rreth 40 punëtorë serbë të hekurudhave nuk kanë përfillur urdhrat e drejtorisë së Hekurudhave të Kosovës dhe, sipas drejtorit Xhevat Ramosaj, kanë deklaruar se do të braktisin punën.
“Gati të gjithë punonjësit serbë që kanë punuar për hekurudhat e Kosovës, në mënyrë jozyrtare, na kanë informuar se nuk do të punojnë më për Hekurudhat e Kosovës, sepse që nga sot ata do të jenë punonjës të Hekurudhave të Serbisë. Unë, në mënyrë të menjëhershme, i kam informuar autoritetet e UNMIK-ut, duke kërkuar nga ata që të kërkojnë nga KFOR-i, SHPK-ja dhe Policia e UNMIK-ut që të intervenojnë dhe t’i marrin nën mbrojtje stacionet hekurudhore, që ndodhen nga Mitrovica deri në Leshak”, tha Ramosaj.
Por, zyrtarët e UNMIK-ut mohojnë se kontrollin mbi hekurudhat në veri të Kosovës janë duke e ushtruar Hekurudhat e Serbisë.
“Situata është e tillë, që këtë mëngjes treni i lëvizjes së lirë nuk është lejuar që të shkojë në Zveçan, meqë protestuesi serbë kanë bllokuar hekurudhën dhe për shkak të sigurisë, treni i pasdites është anuluar. Sa i përket të ardhmes, Shtylla e Katërt dhe Hekurudhat e Kosovës do të vendosin nëse do të jetë e sigurt që trenat të qarkullojnë në linjën e zakonshme Fushë Kosovë-Leshak. Unë nuk e di nëse treni që vjen nga Serbia ka kaluar stacionin në Leshak, kështu që UNMIK-u dhe Hekurudhat e Kosovës ende kanë kontroll në hekurudhat në veri”, thotë zëdhënësja e Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut, Mehtild Henneke.
Por, treni serb, sipas Ramosajt, ka kaluar stacionin e Leshakut, edhe pse këtë gjë e kishte të ndaluar.
“Unë kam kërkuar nga stacioni hekurudhor i Leshakut që të mos i lejohet hyrja në Leshak trenit që vjen nga Serbia. (Në bazë të orarit të trenave, kemi trenin që çdo ditë vjen nga Serbia deri në stacionin e Leshakut dhe në stacionin e Leshakut shkon treni ynë nga Kosova dhe aty bëhet transferimi i udhëtarëve nga njëri në trenin tjetër). Por, për fat të keq, përkundër kësaj kërkese, treni nga Serbia ka hyrë në Leshak, ndërsa treni ynë, që do të duhej të shkonte deri në stacionin hekurudhor të Leshakut, nuk është lejuar që të qarkullojë atje”, tha Ramosaj.
Ndryshe, Zoran Bogavac, koordinator për kryqëzimin e hekurudhave në Fushë Kosovë, ka thënë se aksioni i sotëm ka synim që t’i kthejë në punë 460 serbë, që nuk punojnë në hekurudhë që nga viti 1999.
“Në perspektivë mendojmë që të fusim trena më të shpejtë, në relacionet Mitrovicë-Beograd, në mënyrë që qarkullimi të jetë më i shpejtë dhe më i mirë”, thotë Bogavac.
Marrja e hekurudhave në kontroll në veri të Kosovës është një ndër veprimet e shumta që serbët e Kosovës po i bëjnë në bashkëpunim me Qeverinë serbe, që pas shpalljes së pavarësisë.
Qeveria e Serbisë me vizitat e përditshme të ministrave të saj në Kosovë është duke synuar që t’i forcojë strukturat e saj paralele në pjesët e banuara me shumicë serbe.
Radio Evropa e Lirë © 2008 RFE/RL, Inc. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Krijoni Kontakt