Close
Faqja 30 prej 98 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 979
  1. #291
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dobrica Qosiq u përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij

    “Shpërbërja e Jugosllavisë” është raport i përpiluar nga projekti “Iniciativa e intelektualëve”, rreth të cilit janë mbledhur historianë të shumtë nga Ballkani dhe mbarë bota për të hulumtuar gjenezën e konfliktit në ish-Jugosllavi. Ky projekt ka punuar në disa grupe të ndara, të cilat kanë trajtuar aspekte të ndryshme dhe kanë përpiluar raporte të veçanta. Grupi që ka punuar raportin rreth “Shpërbërjes së Jugosllavisë” është udhëhequr nga Sabrina Ramet dhe Latinka Peroviq. Për shkak të hapësirës, “Agjencioni Floart-Press" e boton një variant të shkurtuar të ngjarjeve politike në ish YU.


    Sipas legjendës, car Lazari para Betejës së Kosovës paska parë ëndërr që po e humbiste betejën për të fituar një mbretëri në amshim. Për serbët Kosova u bë kjo mbretëria hyjnore. Mungonte vetëm mbreti. Shkrimtari Dobrica Qosiq dhe politikani i ri Slobodan Milosheviq ishin kandidatë për ta marrë fronin.


    Serbët e Kosovës, të përkrahur nga kisha ortodokse,kërkonin nga Beogradi mbrojtjen e tyre nga shqiptarët.Në televizionin e Beogradit paraqiteshin gra që tregonin “hjekat” e tyre në duart e dhunuesve shqiptarë. Me këtë atmosferë të krijuar, Serbia po i tregonte synimet e saj...

    Vitet tetëdhjetë kishin shumëçka në barrë. Titoja kishte vdekur. Në prill të vitit 1981 kishin shpërthyer demonstratat e shqiptarëve në Kosovë. Kisha ortodokse serbe në Serbi dhe ajo katolike në Kroaci kishin nisur të merrnin një rol të ri. Boris Kraigher dhe Tihomir Vllashkaliq kishin marrë përsipër të studionin sistemin ekonomik dhe politik. Pakënaqësi kishte që nga Triglavi deri në Vardar.

    Sllovenët nuk ishin të kënaqur që duhej të paguanin taksa edhe për rajonet e pazhvilluara brenda Jugosllavisë. Shqiptarët ankoheshin për papunësinë që i kishte kapluar. Serbët ishin të shqetësuar për zgjerimin e federatës dhe kroatët me idenë e tyre për pranverën kroate.

    Në Mal të Zi njerëzit janë ngritur në protesta dhe i kanë thyer dyqanet në Titograd (tani Podgoricë), kur e kanë kuptuar se u ishte shitur detergjent fals. Popullata nisi të kishte dyshime të hapura ndaj sistemit të vetëqeverisjes.
    Ndërkohë, serbët e Kosovës shkonin në Beograd për të kërkuar nga udhëheqësit politikë mbrojtje nga shqiptarët. Kisha ortodokse serbe nxiti madje edhe peticion duke kërkuar mbrojtjen e serbëve të Kosovës dhe trashëgiminië e tyre të shenjtë. Akademia e Shkencave e Serbisë e nxori memorandumin që tronditi gjithë Jugosllavinë.

    Historianët serbë nisën të ndryshonin fjalët për historinë,duke thënë se Drazha Mihajloviqi nuk kishte qenë në të vërtetë aq i keq për popujt e tjerë,të cilët i kishte masakruar.
    Televizionet e Serbisë nxirrnin pamjet e grave serbe që tregonin se si qenkëshkin dhunuar nga shqiptarët gjakatarë.

    E gjithë kjo i tregonte synimet e Serbisë. Mungonte vetëm lideri.Ishin dy kandidatë.

    I pari ishte shkrimtari Dobrica Qosiq, romani i të cilit “Koha e vdekjes” ishte bërë e adhuruar nga publiku. I dyti ishte Slobodan Milosheviq, një politikan i ri e ambicioz.Lideri duhej të ishte si në legjendat serbe për car Lazarin. Sipas këtyre legjendave, para Betejës së Kosovës më 1389, car Lazari, udhëheqësi i ushtrisë serbe, e kishte parë një ëndërr.

    Në atë ëndërr, sipas këtyre rrëfimeve, një egjëll i ishte shfaqur duke i bërë ofertë: ja ta fitonte betejën kundër turqve e të bënte një mbretëri të fortë në qiell, ja ta humbiste betejën,të vdiste si dëshmor dhe ta fitonte mbretëri të fortë në qiell.Car Lazari e paska zgjedhur këtë të dytën.
    Për serbët Kosova ishte diçka e këtillë - një mbretëri hyjnore.Vetëm se pritej se kush do të jetë car Lazari i riinkarnuar. Slobodan

    Milosheviqi ende nuk kishte karizmë të një lideri....

    ***

    Një mori librash kanë parë dritën e botimit gjatë 10 VITSHIT në Serbosllavi.
    Krimineli i njohur serb prof.dr. Radovan Karagjiqi, i akuzuar për krime lufte, ka shkruar romanin “Kronika e mrekullueshme e një nate”. prof.dr.Mira Markoviq, gruaja e ish të akuzuarit në Hagë Slobodan Milosheviq, në ekzilin e saj në Moskë, ku ka ikur nga drejtësia serbe, ka nxjerrë intervista të vjetra nga arka e mykur dhe prej tyre ka përgatitur një libër.
    Përkrahës besnik të Mira Markoviqit, e cila në Serbi mban edhe titullin aspak përkëdhelës “shtriga e kuqe”, kanë prezantuar ditë më parë në Beograd veprën e saj me titullin vërtet gjenial “Ruajeni këtë libër”. Po ashtu me një libër në opinionin serb është paraqitur edhe shkrimtari nacionalist Akademik Dorica Qosiq.

    “Kosova” quhet libri i Dobrica Qosiqit. Botuesi ka njoftuar me krenari se brenda dy javësh janë shitur 30.000 mijë ekzemplarë. Autori senil 83 -vjeçar në librin e tij propozon ndarjen territoriale dhe etnike të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve.

    Kthimin e tërë Kosovës nën kontrollin serb, Qosiq e hedh poshtë, sepse, sipas tij, krahina e Kosovës me 90 % shqiptarë, e cila që nga viti 1999 administrohet nga Organizata e Kombëve të Bashkuara, do të ishte “një kancer për Serbinë”. Sipas Dobrica Qosiqit në çështjen e Kosovës nevojitet një kompromis historik i palëve në konflikt.

    Me atë rast “e drejta historike serbe” duhet t’ia lëshojë rrugën “të drejtës etnike shqiptare”. Me fjalë të tjera: në Kosovë gjenden disa manastire të rëndësishme serbe(Manastiri I Deçanit,Patriakana e Pejës,Manastiri I Graçanicës etj), por numerikisht shqiptarët janë në epërsi.

    Dobrica Qosiq kërkon që kishat dhe manastiret serbe, të cilat janë ndërtuar në Mesjetë në kuadër të lulëzimit religjioz dhe kulturor të shtetit serb, të kenë status eksterritorial si republika u murgjëve Athos në Greqi.

    RACISTI QOSIQ

    Grindja absurde mbi të drejtën e “atij që ka lindur i pari” në Kosovë, e cila zhvillohet mes historianëve serbë dhe shqiptarë, nga ana e Qosiqit vazhdohet me këmbëngulje. Historianët serbë përfaqësojnë tezën se fiset malore shqiptare u shpërngulën në Kosovë tek në shekullin e 17-të në rrjedhën e fushatave pushtuese të turqve. Historianë shqiptarë, por edhe studiues ndërkombëtarë, kundërpërgjigjen se serbët kanë populluar Ballkanin (dhe Kosovën) në shekullin e 6-të dhe të 7-të. Shqiptarët e konsiderojnë veten pasardhës të ilirëve, të cilët në lashtësi mendohet të kenë jetuar në Kosovën dhe në Shqipërinë e sotme - para marshimit të sllavëve. Meqë burimet historike janë të errëta dhe dëshmitë shkrimore mungojnë, të dy palët e interpretojnë historinë në favor të tyre, duke propaganduar të drejtën paraprake për sundim në Kosovë.

    Për këtë qëllim edhe gënjeshtrat më të tmerrshme ngriten në argumente. Kështu kryeministri serb Vlada Gjorgjeviq në trajtesën e tij raciste “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” (Leipzig, 1913) shkroi se shqiptarët atij ia kujtonin “njerëzit e lashtë, të cilët flinin në degë lisash, ku mbaheshin me bishtat e tyre”. Gjatë evolucionit, kur njeriu zbriti nga lisat, bishti i tij u rrudh, “kështu që njerëzve të sotëm u ka mbetur vetëm një gjurmë e vogël prapa. Vetëm në mesin e shqiptarëve duket që në shekullin e 19-të të ketë pasur njerëz me bisht”.

    Në këtë traditë shkruan edhe Dobrica Qosiq. Në librin e tij ai nënvizon se ndarja etnike e Kosovës është e detyrueshme, sepse shqiptarët paskëshin “veçori antropologjike”. Po ashtu, sipas tij, Kosova, për shkak të islamizimit të shpejtë, na qenkësh bazë për rekrutimin e luftëtarëve të “Al-Kaidës”. Fakt, ndërkaq, është se në shoqërinë shqiptare të Kosovës feja islame luan një rol të dorës së dytë. Kryengritja e armatosur e UÇK-së kundër shtetit shtypës serb nuk ka qenë e motivuar nga feja. Ideologjinë e saj UÇK e ushqente nga nacionalizmi etnik. Edhe një argument tjetër: rreth 30 për qind e 6 milionë shqiptarëve në Ballkan janë të krishterë ortodoksë dhe katolikë.

    I përkëdheluri i Marshalit Jugosllavë Josip Broz Titos

    Që teoritë e komplotit, të cilat i tjerr Dobrica Qosiq, ende kanë mbështetës në Serbi, këtë e tregon vëmendja që u kushtohet librit të tij në Beograd. Sapo u botua vepra e Qosiqit, disa politikanë serbë, mes tyre edhe ish-kryeministri Zoran Zhivkoviq, u shprehën për ndarjen e Kosovës. Qeveria e kryeministrit Vojislav Koshtunica së paku zyrtarisht këmbëngul në një plan decentralizimi për Kosovën, i cili faktikisht synon ndarjen territoriale.

    Shkrimtari Dorica Qosiq ende e sheh veten si “baba të kombit serb”. Pas romaneve të para, ku ai përshkruante luftën partizane dhe luftën e tmerrshme vëllavrasëse të çetnikëve nacionalistë serbë me komunistët, autori më i lexuar i Serbisë përkëdhelej nga Lidhja Komuniste si poet laureatus. Diktatori jugosllav Josip Broz Tito me qejf e merrte komunistin e zjarrtë në udhëtimet e tij me anije nëpër Adriatik.

    Kur në fund të viteve 1960 marshali jugosllavë Josip Broz Tito dënoi represionin serb në Kosovë dhe i largoi nga puna disa përgjegjës - mes tyre edhe ministrin e Brendshëm Aleksander Rankoviq, Dobrica Qosiq u largua nga partia komuniste jugosllave.

    Nën maskën e disidentit ai u bë burim nocionesh për nacionalistët. Kështu në vitin 1977 Dobrica Qosiq deklaroi: “Ky popull ka një ekzistencë tragjike, sepse ka luftuar për bashkim dhe ka përjetuar ndarjen; ka luftuar për republikën dhe ka fituar monarkinë; ka synuar lirinë dhe ka përfunduar në diktaturë; ka luftuar për vlerat europiane dhe për përparim dhe ka mbetur njëri ndër popujt më të prapambetur në Ballkan”.

    Ky mesazh arriti efektin. Në ambientet e tymosura të hotelit “Moskva” në Beograd dhe në rezidencën e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) në rrugën Knez Mihajlova shumë intelektualë mendonin dhe skiconin kufijtë për Serbinë e Madhe. “Serbët fitojnë të gjitha luftërat dhe humbin përherë në paqe”, -ishte ankuar Akademi Dobrica Qosiq.

    Përmes një indiskrecioni në vitin 1986 në media kishte depërtuar Memorandumi i Akademisë mbi gjendjen e popullit serb. Manifesti nacionalist i shërbeu liderit të ri të komunistëve Slobodan Milosheviq si doracak për politikën e tij agresive në vitet 1990 kundër popujve të tjerë të Jugosllavisë.

    Dobrica Qosiq, i cili konsiderohet si udhërrëfyes i luftërave në Kroaci dhe Bosnjë, është njëri nga autorët e Memorandumit dhe e shihte Milosheviqin si shpëtimtar të kombit serb.

    Sharmet e diktatorëve serbosllavë

    Në pranverë 1992 Qosiq u ligështua nga sharmi i Milosheviqit dhe u zgjodh president i Jugosllavisë së cunguar. Një vit më vonë Milosheviqi e përzuri “Tolstoin serb” - gjoja për shkak të planeve për puç. Atë kohë Qosiq bëri një parashikim profetik: “Sot Milosheviqi është një dukuri anakronike. Frikësohem se misioni i tij do të përfundojë tragjikisht, si në pikëpamje nacionale ashtu dhe në atë personale”.

    Në vitet 1990 Dobrica Qosiq u përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij. Ai u bë anëtar i lëvizjes studentore “Otpor”, e cila ndikoi dukshëm në rrëzimin e diktaturës së Sllobodan Miloshviqit, kritikoi regjimin dhe mbështeti opozitën. Edhe sot në moshë të thyer Qosiq mban kontakte të ngushta me përfaqësuesit më të lartë të shtetit.

    Kur në fillim të korrikut u bë inaugurimi i presidentit të ri serb prof.dr.Boris Tadiq, Dobrica Qosiq ishte në rendin e parë të mysafirëve. Me Akademik prof.dr. Lubomir Tadiqin, babain e kryetarit të tanishëm të Serbisë, Akademik Dobrica Qosiq ,Akademik Antonije Isakoviq i takon rrethit të ideologëve të çështjes serbe.

  2. #292
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE!

    KONVENTA
    Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke* nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi
    (* Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman)

    Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së
    Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:

    -Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe

    -Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t'u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.

    Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të:

    Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;
    M.

    Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.
    M.

    Ato do të komunikojnë dhe do t'i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:

    Neni 1.
    Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.
    Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.

    Neni 2.
    Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon:

    1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:
    Rajoni i MalitSharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

    2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:
    Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës (Mitrovicë e Kosovës); Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).

    3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin;
    Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vuçitërnë); Drenicën (Sërbicë).

    Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).

    Neni 3.
    Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t'i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej
    40.000 familjesh.

    Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.

    Neni 4.
    Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve:

    1. Në vitin 1939 4.000 familje
    2. Në vitin 1940 6.000 familje
    3. Në vitin 1941 7.000 familje
    4. Në vitin 1942 7.000 familje
    5. Në vitin 1943 8.000 familje
    6. Në vitin 1944 8.000 familje

    Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje).
    Koha e emigrimit (shpëmguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 tetor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.

    .



    Kosovarë të dëbuar (»muhaxhirë«) nga trojet e tyre prej pushtuesve serbë me 1912.

    Neni 5.
    Kjo Konventë do të zbatohet vetëm për emigrimin (shpërnguljen) e popullsisë, siç u përmend më sipër.

    Myslimanët (turqit e shqiptarët) të cilët jetojnë në qytete, në regjionet e lartpërmendura, anëtarët dhe begatitë e tyre nuk përfshihen në stimulim (në marrëveshjen e caktuar me kontratë) sipas kësaj Konvente.

    Nëse dëshirojnë të emigrojnë në Turqi, ata do të munden të emigrojnë (të shpërngulen) si të lirë, në pajtim (konform) me Ligjin mbi emigrimin e tyre në Turqi.

    Me këtë rast, ata lirisht mund t'i likuidojnë begatitë (mallrat) e veta në fshat dhe në qytet. Qeveria jugosllave, sa i përket transferimit (shpërnguljes) në Turqi, cakton sasinë dhe shumën e likuidimit të mallrave të tyre (të pasurisë së tyre), ndërsa sa i përket vizës për hyrjen e tyre definitive në Turqi, Qeveria Turke do t'i ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme.

    Neni 6.
    Në bazë të kësaj Konvente, e gjithë pasuria e patundshme në fshat, e cila u takon të shpërngulurve, do të mbetet pronë e Qeverisë jugosllave, në çastin kur Qeveria jugosllave do t'ua pareqcsë përfaqësuesve të Turqisë në Jugosllavdistën vjetore të të shpërngulurve.

    Sa i përket pasurisë së patundshme në qytet, ajo do t'u mbetet në disponim të lirë pronarëve të tyre.
    Kuptohet, se Qeveria jugosllave nuk merr obligim për pasurinë e patundshme në fshat, në çastin kur njerëzit që do të shpërnguleshin (tanimë të caktuar në listë) e kanë braktisur vendbanimin e tyre nga vendzbarkimi i caktuar. Deri në marrjen e pasurisë nga Qeveria jugosllave, shfrytëzimi i asaj pasurie, siç është e garantuar me këtë Konventë, do të bëbet nga pronarët e saj.

    Pronësimin e kësaj pasurie, Qeveria jugosllave do ta realizojë lirisht në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi kolonizimin e regjioneve të Serbisë së Jugut, i cili është në fuqi.

    Neni 7.
    Qeveria jugosllave duhet t'i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.000 lira turke për
    40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim.

    Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbeten pronë e Qeverisë Jugosllave.

    Sa i përkat pasurisë së tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane ose Evkafit (Vakafit), kuptohet se kjo Konventë nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekistues, i cili i regullon ato.

    Neni 8.
    Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti do të kryejë

    (bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund të zvogëlohet ose të rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar me nenin e mëparshëm (Neni 7) do të bëhet në 12 kiste e ndarë për gjashtë (6) vjet.

    Neni 9.
    Qeveria jugosllave, secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:

    30% në deviza, të cilat duhet t'ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë;

    70% në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë -në favor të QevErisë së Republikës së Turqisë.

    Banka Popullore e Jugosllavisë, për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se depozita është bërë në xhirollogarinë e tyre.

    Neni 10.
    Përshndërrimin e dinarëve në lira turke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagesë.

    Neni 11.
    Shumat (fondet) e deponuara në Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë përblerje në tregun jugosllav, përveç mallrave, eksportimi i të cilave është i ndaluar dhe i kushtëzuar me pagesat e tyre në deviza (siç janë): bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frutet e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri.

    Blerja e të gjitha këtyre mallrave do të realizohet, duke ia destinuar ato Turqisë.

    Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit.

    Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim me dispozitat e kësaj Konvente.

    Neni 12.
    Pcrsonat që do të evakuohen gjatë periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore, duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dorë nga shtetësia Jugosllave me dëshirë. Këta persona do t'i kenë cilësitë dhe do t'i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësusit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë çështje, do t'i nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi.
    Neni 13.
    Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t'i likuidojnë ose t'i bartin me vete të gjitha mallrat (e pasurinë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si pronë personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. të cilat përdoren në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera.

    Megjithatë, për transportin e mallrave dhe të pasurisë së tyre të tundshme, veglave bujqësore, pastaj nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të vogla, duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, vjetat etj.; Qeveria Jugosllave merr përsipër që ato t'i transportojë gratis deri në limanin e zbarkimit të tyre në Selanik.

    Për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshë të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet.

    Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në bazë të çertifikatës së veterinarit, të cilat do të sigurohen gratis për ata që shpërngulen.

    Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjenti, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë më shumë se një sosh.

    Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh, si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza. brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk është i ndaluar në Turqi.

    Të gjitha këto mallra do t'i nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe të importimit.

    Neni 15.
    Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhiro-llogarinë speciale në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të ketë mundësinë të deponojë të gjitha shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transferimit përmes blerjes së mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do ta njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv, me udhëzim të detalizuar të deponuesit.

    Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blera në JugoslIavi, do t'u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.

    Neni 16.
    Fondet, mallrat, vlerat, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t'i paguhen ose do t'i lejohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t'i sigurojë administrata dhe mbrojtja e tyre, deri sa të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do t'i bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjet e Turqisë.

    Neni 17.
    Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në rradhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njejtën kohë do të shpërngulen së bashku me familjet e tyre.

    Nën të njejtat kushte, nuk do të përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë në regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.

    Neni 18.
    Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detalizuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve.
    Listat duhet t'u prezentohen përfaqësuesve të Qeverisë turke, dhe njëherit duhet të zbatohen nga ana e tyre, ato do të shërbejnë si bazë për lejimin e dhënies së pasaportit turk, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.

    Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përhershëm me të deleguarit turq, dhe në kërkesë të tyre, duhet t'u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.

    Neni 19.
    Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t'u lejohen atyre nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaporta për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen gratis.

    Neni 20.
    Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision mikst turko-jugosllav i përbërë nga nënpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndëmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.

    Neni 21.
    Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive.

    Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do ta vërtetojnë me vulat përkatëse.

    E hartuar në gjuhën frënge në vitin 1938.

    MR. - V.M H.S. - Dr. C.A.



    1 Dotation Carnegie pour la paix international, enquete dans les Balkans, raport, Presente auex directaurs de la-notation par les Mebres de la Comission d'enquete, Paris 1914; Freundlieh Leo, Albaniens Golgotha, Wien 1913; Edit Dyrhami, Njëzet vjet ngatërresa Ballkanike (për vitet 1912-1914)

    2 Kosta Novakoviç, Nacionalizacija i srbizacija Kosova, «La Federation balkanique» 1931, «Kosova», Konstancë 1931-1932 (artikujt: Lotët e Dukagjinit, Kosova dhe Zogu (Shqipëria e rel.

    Mëgjerësisht: Hak, organ i «Bashkimit» 1920-1924, Për çdo numër «Hak» sillte nga një vështrim duke i thirrë shqiptarët që të mos shpërngulen, sepse s'kanë asgje të përbashkët me turqit: F.S. Noli, Një tragjedi në 3 akte, Shpasurim, shpërngulje, shfarosje: «Liria kombëtarë» 10 prill 1929.

    Marrë nga revista “Fitore” , viti i parë, nëntor 1990.
    Revistë e cila mirëmbahej nga shoqëria “Skënderbeu” ,
    Ljubljanë, Slloveni.

  3. #293
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Rrëfimi nr 1:
    Yll Morina ishte një djalë i ri nga Gjakova.Në qytet e njihnin si trim por edhe si nxënës të shkëlqyeshëm,shok,të kulturuar,të respektuar.Shkurt ishte djalë që i kishin lakmi i gjithë qyteti.Punonte pa u lodhur dhe kishte kushte të mira ekonomike të trashëguar nga familja shumë e ndershme e tij.Ai u martua me një vajzë të bukur nga Prizreni dhe bënë dy fëmijë.
    Natyra e tij temperamente dhe atdhedashuria,e shtyri që me të krisur lufta në Prekaz të kërkonte shtigje të reja.Shpirti i tij nuk rehatohej dersa shihte qytetarët e tij duke i nënqmuar deri në maksimum,duke i vrarë dhe maltretuar.I pari nga qyteti ynë u paraqit në Shtabin e Gllogjanit tek Ramush Haradinaj.Shpejt atij iu bashkuan shokët e tij dhe formuan njësitin elit.Në qytet ne ndëgjonim për trimëritë e tyre.Thonin se rrinin vetëm në vija fronti pa u marrë me punë të kota.Ata kishin shkuar ta kryenin obligimin,e secili prej tyre ishin "djem asfalti" siq i thonin.Kishin lënë familjet me kushte të mira materiale,vajzat e kafeteritë dhe çdo kënaqësi rinore.
    Shpejt nami i tyre u rrit në qytetin tonë dhe u krijuan si idhuj.Pas tyre morrën luftën e rrugës me qindra dhe mijra qytetarë të Gjakovës.
    Ylli i printe këtij njësiti dhe shumë beteja thonin se po ngadhnjejnë.Ndodhi ofanziva e parë dhe kur shokët e tij nga Gjakova me urdhër të Ramush Haradinajt kishin shkuar t'i dilnin ndihmë Abejës në Junik,ai kishte qenë në mbrojtje të fshatit Gramaqel.Me urdhër të Tahir Zemës 8000 pushkë ishin larguar nga vijat e frontit dhe grupi i Komandant Ramushit ishte gjendur i befasuar nga kjo tradhti.Ata nuk u befasuan nga shkijet,por nga shqiptarët.Shpejt e marrin situatën në dorë dhe tentojnë me çka të mundën të shpëtojnë çka është e mundur.Por pa mijra ushtarë që i kishte tërhekur Tahiri,ishte vështirë të përballohej ajo ofanzivë jo e barabartë.Megjithatë ata kishin vendosur të qëndronin deri në fund.
    Ylli u plagos rëndë dhe me shpejtësi u dërgua nga shokët në spital ushtarak por ofenzivat e kishin përcjellur atë prej një shtëpie në një shtëpi.Në fund gjindet bashkë me shtatë shokë tjerë të plagosur në Spitalin e Krushecit,që atëherë është quajtur spitali i Qeverisë.Por Pas urdhërit për tërheqje totale hiqen edhe të plagosurit dhe vendosen në një fugon.Ata kur mirret vesh se janë ushtarë të Ramushit lihen në mes të asfaltit tek fshati i Tahir Zemës në Strellc me urdhër të tij,bile u mirren edhe armët.Shpejt policia serbe i zë peng dhe të gjithë maltretohen deri në pavetëdije.
    Ylli dërgohet në spitalin e Prishtinës ku trejtohet nga mjekët kriminel dhe policët.
    Shtatë muaj atë e maltretojnë policia serbe në spital dhe e ruajnë më shumë se ndonjë kryetarë shteti.Por dinjiteti i Yllit i tërbon ata.Ai nuk linte as të merrte injekson nga motrat shkina.Edhe pse në gjendje të vështirë ai mbahej krenar dhe u thoshte policëve se edhe nëse vdes dua të vdes krenarë se kam pas rastin të luftoj kundër bishave siq jeni ju.Edhe përkundër saj ai respektohej edhe nga armiku për krenarinë e tij.
    Pas 7 muajve e dërgojnë në Novi Sad dhe për dy ditë e mbysin në spitalin e Novi Sadit.
    Në Gjakovë e njofim si Hero Kombëtarë,me të vetmin "mëkat" se nuk ishte ushtarë i Tahir Zemës.

  4. #294
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Rrëfimi nr 2:
    Teuta Morina ishte një vajzë e re nga Gjakova dhe punonte si teknike e stomatologjisë.Pas çlirimit ajo u martua me Idriz Balën i njohur me emrin e luftës "togeri".
    Ai ishte nga Gllareva,por pas çlirimit u vendos në Gjakovë,sepse ishte rritur pa familje (pa nënë,baba,motër apo vëlla) dhe në Gjakovë gjeti për herë të parë ngrohtësinë familjare.
    Thonin se ka kaluar luftat e Kroacisë,Bosnjës dhe në fund erdhi t'i ndihmojë edhe Kosovës.Si i frustruar për jetën e tij pa ngrohtësi familjare thonin se ishte i ashpër gjatë luftës.Ardhja e tij në qytetin tonë shikohej me frikë sepse njerëzit mendonin se tipa të tillë shkaktojnë probleme në mjediset urbane.
    Por (po flas për qytetin tim) ,familja Balaj jetuan një jetë të qetë dhe të lumtur,pa i shkaktuar askujt ndonjë të keqe.Punonin dhe respektoheshin nga fqinjët dhe qyteti filloi ta njoh atë si një djalë që s'flet shumë dhe gjithmonë ngritet në këmbë kur takohet me qytetarët.
    Teuta u punësua në TMK në sektorin e mjeksisë.Kurse Idrizi ishte zëvëndëskomandant i Gardës së Dukagjinit.
    Ata bënë edhe një fëmijë dhe thoshin se ajo prap është shtatzëne.Si duket kishin vendosur ta mbushnin shtëpinë me hare.
    Por një natë janari,kur po këtheheshin nga disa miq dhe tek Teuta po hapte derën e shtëpisë me djalin në dorë,kishte krisur një shpërthim i madh i cili u ndëgjua në gjithë qytetin tonë.
    Dikush kishte dashur ta shuaj gjithë familjen Balaj.
    I kam parë ato skena të tmerrshme atë natë në spitalin e Gjakovës,kur e gjithë familja Balaj përpëlitej për vdekje,e ndër ta edhe djali 16 muajsh.
    Tek unë,edhe pse s'i kam njohur më parë këtë familje,ndodhi një simpati se po luftonin që të mbijetonin të keqen.Të keqe që s'e kemi pasur traditë.T'i mbysim edhe fëmijët vetëm për një inat ndaj një personi apo rryme.
    Sot Teuta Balaj jeton me një këmbë të amputuar,duke e rritur djalin që për fat i shpëtoi vdekjes,kurse Idrizi u arrestua bashkë me gjeneral Daut Haradinajn.

    Sot askush nuk flet për atentatorët e mundshëm.Kjo po më dhemb shumë sepse po të ishin Idrizi dhe Teuta antarë të LDK-së do të mbushej forumi në mbrojtje të tyre,duke i gjetur apriori vrasësit,ende pa u hetuar asgjë.
    Apo po të arrestohen pjestarët e UÇK-së për këtë tentimvrasje,prap atyre (Teutës dhe Idrizit) do t'u thuren oda.Kështu ishte edhe rasti i Komandant Drinit.Ai përmendet vetëm kur u arrestuan të dyshimtit.Kështu ishte edhe rasti i Ilir Konushevcit.Edhe ai u vra në atentat , por përmendet vetëm Ahmet Krasniqi,sepse Iliri nuk ishte i vijës së FARK-ut.
    Mllefosja ime po rrjedh nga këto fakte se shumë po flitni për shqiptarizëm e pak për dukuri.Nëse shqiptar sipas jush ishin vetëm ata që sot janë në LDK dhe dikur ishin në FARK,atëherë formoni republikën e LDK-së.
    Por Kosova është edhe e atyre që nuk mendojnë si LDK-ja.
    Kjo po më shtynë të dyshoj se shkrimet tua nuk kanë karakter të luftës kundër krimit,por janë vetëm fushatë parazgjedhore,në shërbim të një individi.Kosova kurr më nuk do të jetë e një individi.Enveri dhe Fadili kanë vdekur , mos të mundohet dikush t'i zëvëndësoj,sepse do të përfundoj në ujrat e turbullta të historisë.

  5. #295
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    TAHIR MEHA

    Sa shpejt ikën vitet, por heroizmat mbesin të freskët në kujtesën tonë, sikur të kishin ndodhur sot… Një heroizëm të tillë na e la që ta kujtojmë ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh, trimi nga Prekazi, Tahir Meha.

    Ishte 13 maji i vitit 1981. Atë pranverë e tërë Kosova ishte ngritur në këmbë dhe po kërkonte lirinë e vet, të drejtat e veta që shkeleshin me dekada e shekuj nga ata që ishin ulur në kolltukë prej pushtuesi. Rënia e dhjetëra të rinjve në zemër të Kosovës për lirinë dhe të drejtat që kërkoheshin, ngriti me mijëra të tjerë në këmbë. Studentë, punëtorë, të rritur e të moshuar, bujq e arsimtarë, nxënës e pensionistë, ishin ata që me zërin e tyre tundën themelet e ish Jugosllavisë pushtuese!
    Në Drenicën heroike, heroizmi përsëritej edhe njëherë. Edhe njëherë Drenica po i bënte ballë gjithë asaj makinerie ushtarake të pushtuesve serbosllavë. Trimi, Tahir Meha, ishte fortifikuar në kullën e vet, si dikur Oso Kuka në kullën e barotit dhe po priste momentin e duhur për t’i treguar pushtuesit jugosllav se tokat shqiptare kanë zot! Heroizmi i ditës së 13 majit do bëhej simbol i kushtrimit të lirisë dalë nga grykëholla e Tahir Mehës, kushtrim ky që pushtuesit serb i tha më se qartë se këtu është taka e bijve të shqipes!...

    Na ishte një herë edhe një 13 maj, dita e themelimit të milicisë jugosllave. UDB-ja dëshironte që këtë festë ta shënonte si fitimtare duke e zënë Tahirin e shumë kërkuar për ta dërguar atë më pas në Beograd si trofe për triumfin mbi rebelimin e shqiptarëve të “padëgjueshëm”. Pushtuesi kishte planifikuar lavdinë e këtij aksioni që do të forconte imazhin e njësitit special të milicisë së UDB-së, dhe që do të festohej shumë në qarqet e atjeshme të Beogradit, se më në fund e zumë Tahir Mehën të gjallë!...
    Mirëpo Tahiri nuk po flinte. Ai kishte bërë syrin pishë dhe gjoksin digë atë pranverë të lulëkuqeve të Kosovës. Atij i ishte shtuar edhe më shumë forca dhe vendosmëria për të luftuar për atdheun tonë të shumëvuajtur, për të përkrahur me sakrificën e tij më sublime ngjarjet e asaj pranvere, për t’u bashkërenditur në radhën e dëshmorëve të kombit tonë të pavdekshëm, duke kaluar kështu në përjetësi.

    Kjo rrugë e qëndresës aktive pa dyshim se mori edhe haraçin e vet, mirëpo nuk kishte se si të bëhej ndryshe: Liri pa gjak nuk ka. Kushtrimi i pushkës së lirisë të Tahir Mehës, më vonë i lidhi në kushtrim gjithëpërfshirës pushkët e shumta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat quan në vend amanetin e Tahirit dhe të qindra dëshmorëve tjerë. 13 majin, ditën e milicisë jugosllave, Tahir Meha e vrau me guxim e vendosmëri. Po me trimërinë dhe heroizmin e Tahir Mehës lindi 13 maji i ri, dita e kushtrimit të pushkës së lirisë për Kosovën. Ishte kjo pothuaj pushka e parë kaq e zëshme që pas Luftës së Dytë Botërore, që u shkreh hapur e publikisht kundër pushtuesit jugosllav nga një shqiptar bujar e atdhedashës siç ishte Tahir Meha i Prekazit!
    Tahir Meha me babën plak, bacë Nebihun, i detyroi pushtuesin që në fushëbetejën e Drenicës të nxjerrin një arsenal të tërë armatimi, që ta kishin në dispozicion ushtarët e milicët e saj, të cilët po përballeshin me dy burra trima të Drenicës. Edhe gjithë ata numra ushtarësh e milicësh, prapë nuk mjaftuan për të mposhtur dy trima shqiptarë të Prekazit, prandaj duhej angazhuar edhe njësitet rezervë të mobilizuara enkas për këtë rast! Edhe helikopterët u desh të sillen në qiellin e Drenicës atë ditë. Një shtet i tërë ishte ngritur në luftë kundër Tahirit dhe babait të tij mu në zemër të Prekazit legjendar!...

    A nuk ishte kjo një ndër goditjet më të rënda që po merrte ish shteti i Jugosllavisë? A nuk e vuri në lojë Tahiri Meha me babën plak një shtet të tërë çfarë ishte Jugosllavia e atëhershme, makinerinë dhe strategjinë luftarake të atij shteti? A nuk e hodhi për tokë moralin e maskuar të atij sistemi mbi gjoja barazinë e popujve që aq shumë e trumbetonin edhe ish lakenjtë e LKJ-së?! Këtij arsenali të tërë armatimi, Tahir Meha me babën plak i rezistoi për më se 20 orë. Tahiri me bacë Nebihun qëndruan të palëkundur nga pozitat e tyre. Tahir Meha luftonte dhe këndonte përnjëherësh: “O Shqipni mos thuaj marova, se bijt tu oooo janë të gjallë!”...
    Qëndresa e Tahirit i dha fuqi e guxim të pashembullt popullit shqiptar në atë pranverë të përgjakur drejt përgatitjes për luftë të mëtejme shumëdimensionale kundër pushtuesit serb. Ai bëri të ditur edhe njëherë se me serbin nuk ka zgjidhje tjetër dhe kjo zgjidhje e imponuar është vetëm lufta. Pushka e Tahir Mehës la të vrarë 13 majin e pushtuesit dhe ngriti një 13 maj shqiptar me heroizmin dhe kushtrimin për luftë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që kishin shkelur tokat tona me çizme ushtarake. Ata dhanë shembullin personal se shqiptarët e duan lirinë më shumë se jetën, prandaj edhe flijohen për të!
    Tahiri nuk e bëri luftën për emër e nam, për këngë e histori, por emri, nami, kënga e historia lindën në themelet e kullës së tij?! Gjyshi i tij Emin Lati - Meha, ishte bashkëluftëtar i Azem Bejtë Galicës ndërsa babai i tij Nebihu ishte bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës, dhe më vonë i vëllai i Tahirit, Beqiri që ishte i përndjekur politik, u rreshtua në radhët e UÇK-së, ai luftoi edhe në emër të të vëllait Tahirit, dhe në emër të babait Nebihut, dhe ra me pushkë në dorë për tokat shqiptare - dëshmor i kombit! A ka diçka më madhështore, diçka më hyjnore, diçka më fisnike e fascionuese; në altarin e lirisë së atdheut u fljiuan tre breza me radhë; Gjyshi, babai dhe i biri?!... Pra, Tahiri kishte brumin e një familje atdhetare të dëshmuar kombëtarisht, idealin dhe misionin e së cilës ishte i obliguar ta shpie përpara. Tahiri e deshi jetën si edhe të tjerët por mbi të gjitha ai e deshi lirinë e atdheut të vet për të cilin edhe u flijua me heroizëm të paparë!...

    Sot edhe pas 26 viteve të rënies së tij, shtrohet pyetja: a i kemi kryer obligimet ndaj Dëshmorëve të Kombit dhe familjeve të tyre, ne të gjallët?...
    Mbi muret e rrënuara të kullës kala të Tahir Mehës, ende nuk u ngrit kulla legjendë e tij, edhe pas 26 vitesh! Që nga Ternavci në veri të Prekazit, duke kaluar pranë kullës tjetër legjendë të Ahmet Delisë e deri te shkolla e fshatit, për të vazhduar më tej tek rrënojat e kullës së Tahir Mehës e më pas te kulla e Shasivar Alisë! Pra edhe sot mungon një shirit asfalti, që për vizitorët dhe për vetë vendësit, rruga ekzistuese thuajse është e pakalueshme. Kjo rrugë rreth 5 kilometërshe do të thotë shumë për bashkëfshatarët e Tahirit, e padyshim se kjo do të thotë shumë edhe për historinë tonë kombëtare! Edhe sot, pas 26 viteve, mungon një rrugë a një objekt tjetër shoqëror që do ta mbante me respekt emrin e Tahirit! Edhe sot, mungon një shtatore a bust për Tahirin e Nebihun në oborrin e kullës së tyre legjendë!...
    Tahir Meha, babai i tij e dhjetëra dëshmorë të tjerë, që janë mburrja jonë, kanë mbetur pa një status dhe kujdes institucional të institucioneve që u ngritën mbi gjakun e tyre. E si për ironi përfaqësuesit e institucioneve tona, kur vjen marsi, maji, nëntori... këta vihen në radhë, e vihen në garë se kush do të shkojë më parë tek varrezat e dëshmorëve tanë për bërë një përkulje krejt servile e indiferente! Përfaqësuesit e institucioneve tona, nuk i vret ndërgjegjja fare për obligimin e papërmbushur përballë Tahir Mehës dhe dhjetëra dëshmorëve tjerë. Mos të harrojmë se ata nuk ranë për dekorata, as për tituj, as për pozita politike. Ata ranë thjeshtë për lirinë e atdheut, duke vënë jetën e tyre në themelet e forta të Shqipërisë e cila pa dyshim se do të bëhet një ditë. Nuk ka çmim tjetër që shpaguan sakrificën e tyre më sublime në shërbim të atdheut përveç lirisë dhe bashkimit kombëtar!

  6. #296
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    DOSJA MEHA» E ZBULUAR 19 VITE MË VONË

    Më 13 maj, në ish-Jugosllavinë, festohej, dita e sigurimit shtetëror. Operacioni, që ishte paraparë për këtë ditë, në formë dukej i zakonshëm. Në të vërtetë, ky aksion, i pranverës së vitit 1981, kishte për qëllim, mu në ditën e sigurimit shtetëror, ta arrestonte Tahir Mehën dhe t'i jepte "mësim" të gjithë atyre që kishin ngritur krye kundër pushtetit antishqiptar jugosllav. Sipas të dhënave zyrtare të asaj kohe, për njësinë speciale të milicisë, operacioni kishte përfunduar me katër të vrarë dhe tre të plagosur!
    * Shënimet që pasojnë janë deklarata të familjarëve (të cilat duhet të shihen me dyshim sepse janë marrë nga pjesëtarët e sigurimit shtetëror), të milicëve pjesëmarrës në aksion dhe nga shkresat zyrtare të SPB-së së Kosovës për “Dosjen Meha”.
    * Sipas kësaj dosjeje Tahir Meha përshkruhet në këtë mënyrë: "Mesatarisht i zhvilluar, i gjatë rreth 170 cm, fytyrë të rrumbullakët, flokë ngjyrë të zezë të errët të nënqeshur me rregull, në kokë zakonisht mban kallpak. Ka gojë, hundë, sy, duar, këmbë të zhvilluara normalisht. Në qoftë se është pa kallpak, flokët i kreh prapa, nuk është tullac, por ka flokë të dendur. Gjatë ikjes ka pasur të veshur një mantel ngjyrë të kaltër të çelët. Gjatë ecjes lëviz me kujdes duke kthyer kokën majtas dhe djathtas. Gjatë ikjes ka pasur të veshur pantallona të zeza dhe këpucë me ngjyrë të panjohur. Lidhjet familjare të Tahir Mehës tash për tash janë të panjohura jashtë selisë së këtij organi. Për herë të fundit ka punuar në Kavadar në RS të Maqedonisë. Në rastin e gjetjes së tij duhet të privohet nga liria dhe t’i dorëzohet Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, ndërsa duhet njoftuar këtë organ duke u thirrur në numrin e depeshes. Komandanti i Stacionit-dokument zyrtar i SPB-së”.
    *
    * “Në natën midis 12 e 13 majit,Tahirin,e kanë zgjuar të lehurat e qenit në oborr. Është kollitur zhurmshëm dhe ka ndezur një cigare. Rreth orës 01:30, kishte nxjerrë revolen, që e mbante nën jastëk kur flinte, e të cilën e vinte në bel gjatë ditës. Kishte kohë që bënte gjumë me rroba veshur. I kishte thënë gruas, Shefkijes, që të pyeste se kush është jashtë. Përgjigja ka ardhur nga njëri prej milicëve, që ka thënë se shtëpia është e rrethuar nga milicia dhe e ka ftuar që të dorëzohet për shkak se ekzistonte urdhri gjyqësor për arrestimin e tij”.
    "Më 28.04.1980, rreth orës 14:00, në Skenderaj, Tahir Meha ka shtënë nga revolja e prodhimit të panjohur, kalibri 9 mm, në drejtim të milicit NN, me qëllim të vrasjes së tij, në çastin kur patrulla e milicisë, me urdhër të Gjykatës së Qarkut të Skenderajt, ka tentuar ta privonte atë nga liria dhe ta shpinte në gjykatë për vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.”
    * "Tahiri e kishte urdhëruar Shefkijen, bashkëshorten e parë të tij, që të kërkonte nga milicët që të largoheshin, por ata nuk kishin lëvizur nga pozitat e tyre. I ka thënë Hakës, bashkëshortes së tij të dytë, që të vepronte njësoj dhe t’u thoshte milicëve se «Tahiri nuk është këtu». Por milicët të vendosur nuk kishin reaguar dhe kishin insistuar se ishin në dijeni që Tahiri ndodhej në shtëpi."
    * "Në mënyrë operative, me 12 maj 1981, rreth orës 17:00, kemi ardhur deri të shënimi se Tahiri me siguri, në mbrëmje, do të jetë në shtëpinë e vet, në fshatin Prekaz i Ulët... Aksioni duhet të fillojë të mërkurën, më 13 maj 1981, në orën 02:00, kur njësia duhej të nisej nga organi dhe të bllokonte shtëpinë e të përmendurit Tahir. Pas bllokimit të shtëpisë, posa të fillonte agu i parë, me ndihmën e megafonit duhej të ftohej Tahiri që të dilte dhe të dorëzohej. Në rast se nuk pranonte të dorëzohej duhej të merreshin masat dhe veprimet e parapara…, – thuhet në kuadër të planit operativ të hartuar lidhur me masat dhe veprimet që duheshin marrë nga shërbimi i sigurimit publik për kapjen e Tahir Mehajt".
    * "Tahiri kishte kuptuar se milicët ishin në dijeni se ai ndodhej në shtëpi dhe se nuk do të largohej. I është afruar dritares dhe ka filluar të bisedonte me milicin që kishte qenë më afër dritares: «Nuk kam besim që t’i dorëzohem milicisë së Serbicës se ata m’i kanë thyer brinjët dhe njëherë më kanë plagosur»- kishte thënë Tahiri. Milicët janë përpjekur ta bindin se askush nuk do ta rrihte. Për një kohë të gjithë kishin qëndruar në vendin e tyre. Tahiri me kujdes kishte përcjellë lëvizjet e çdonjërit prej milicëve që e kishin rrethuar shtëpinë e tij. Duke shikuar me bisht të syrit, i vendosur pranë dritares kishte reaguar në çdo lëvizje të tyre dhe të armëve. «Do t’i dorëzohem në besë vetëm Zoranit, punëtorit të DB-së (Sigurimi Shtetëror në Mitrovicë),» – kishte thënë Tahiri pas një kohe. Një “gazikë” ishte nisur për Skenderaj dhe pas pak ishte kthyer me njëfarë personi, të cilin Tahiri nuk e kishte njohur. – «Ky nuk është Zorani», – u kishte thënë ai. Pas kësaj u kishte thënë milicëve se do t’i dorëzohej një Imeri apo Faiku. Në vend të tyre kishte ardhur njëri i quajtur Zena, të cilin e njihte Tahiri. Në bisedë me të Tahiri, kishte refuzuar të dorëzohet, duke kërkuar që të silleshin personat që i kishte thirrur.
    * «Imeri ka vdekur në fatkeqësi komunikacioni e Faiku është në shok-dhomë», – i kishin thënë milicët."Heshtja e brishtë kishte vazhduar. Tahiri kishte vërejtur se përforcimet e milicisë sa vinin e shtoheshin.
    * Ai e kishte ndier se po i afrohen çastet e fundit të jetës dhe u kishte thënë grave që të mos ia hapin derën askujt dhe të mos vinin më në dhomën e tij në katin e dytë të shtëpisë"...
    "Tahiri ka dalë në dritare, ka biseduar gati me të gjithë milicët dhe nuk ka dashur të dorëzohet, duke u thënë se unë i gjallë nuk dorëzohem. Bile, nganjëherë e shpaloste edhe gjoksin dhe thoshte: «Vritmëni!» – deklaratat e milicëve pjesëmarrës në aksion, dhënë me 17. 05. 1981.

    *MILICIA E KA NËNÇMUAR TAHIRIN
    *
    * "Për zënien e Tahirit, rreth orës 10:00 të 13 majit, është angazhuar njësiti special i milicisë. Rreth orës 10: 00 në zyrën time në Skenderaj ka ardhur inspektori i SPB-së A. B me komandantin e njësitit special të milicisë që është prezantuar si Franc. Ai ka thënë se detyrë e milicëve është që të mos vërehet ardhja e njësitit të tij në vendin e ngjarjes, që ta mbajmë Tahirin në dritare për 2-3 minuta, deri sa ai t'i vendosë njerëzit e vet në vende të caktuara dhe të japë urdhrin për futje të lotsjellësit dhe zënien e tij. Ndërkohë që milicët nuk duhet të përzihen në kryerjen e aksionit të njësitit special kur të fillojë veprimi.
    * Derisa milicët e tjerë kanë biseduar me Tahirin për t’ia tërhequr vëmendjen, njësiti special i është afruar shtëpisë. Disa prej tyre janë fshehur në gardh, derisa njëri, me ndihmën e milicëve të tjerë ka marrë llotrën për të hipur në dritare. Të veshur në uniforma të gjelbërta, pjesëtarët e njësitit special, janë përvjedhur pranë shtëpisë se Tahirit. «Të lutem largohu», – i kishte thënë Franci njërit prej milicëve të rregullt, derisa ai përpiqej t’i shpjegonte milicëve specialë se ku gjendej Tahiri. Mandej udhëheqësi i tyre përmes radiolidhjes ka urdhëruar që me anë të pushkëve speciale të përdorin mjetet kimike. Dy patronë të gazit lotsjellës nuk kanë hyrë nëpër dritare, por kanë goditur murin dhe janë kthyer duke përhapur gazin lotsjellës në mesin e milicëve. Janë dëgjuar britmat e grave dhe të fëmijëve që në rrëmujën e krijuar ia kanë dalë që të largohen nga shtëpia.
    * “Disa milicë e kanë ngritur llotrën (rezhnik i qerres me shtiza të rralla, në formë shkalle, që vihet në qerren që tërhiqet nga kafshët për të bartur kashtë apo sanë). Kam parë se njëri ka hipur deri në gjysmë. Po këtë moment kam dëgjuar edhe krisma, por nuk dija se kush po shtinte. Të shtënat janë përzier me britmat e grave, të mbështjella me mbulesën e gazit lotsjellës. Një pjesë e milicëve është detyruar të tërhiqet mu për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga milicia speciale. Një pjesëtar të njësitit special (Salih Hasanoviq), i cili ka tentuar të ngjitet shkallëve të llotrës, Tahiri e ka qëlluar nga dritarja. Pas kësaj është qëlluar edhe Muhamet Selmanaj. Muhameti i cili ka qenë afër meje të oda më ka thënë: «Këqyr ku qenka Tahiri» dhe njëkohësisht e ka drejtuar pushkën në drejtim të dritares së Tahirit. Mirëpo, në këtë moment, Tahiri ka shtënë dhe Muhameti menjëherë është rrëzuar, kështu që fare nuk ka mundur të shtinte në dritaren ku ka qenë Tahiri. Pas kësaj kam dëgjuar një milic të njësitit special duke kërkuar ndihmë në radio-lidhje: «Më ndihmo! Jam plagosur». Duke u kthyer për ta kërkuar mjekun e takova një udhëheqës të njësisë speciale të cilin e kam pyetur në gjuhën serbe: «Kolegë, e ke parë mjekun?» Ai më tha: «Nuk e di ku është. Unë i kam humbur dy milicë.» Milicët në dëshmitë e tyre thonë se për shkak të rrëmujës së përgjithshme dhe të shtënave si dhe përhapjes se gazit lotsjellës nuk kanë qenë në dijeni se çka ndodhur”.
    * “Pasi që kanë pushuar krismat e armëve, kam dëgjuar zërin e grave duke thënë: «U vra Tahiri! U vra Tahiri!» – deklaron njëri."
    * "Një milic tjetër dëshmon se Franci është kthyer me pushkën e Nebihut të cilin e kishte vrarë, duke thënë: «E kam vrarë plakun dhe ia kam marrur pushkën.» Por, para se ta kishte bërë këtë, Nebihu kishte vrarë një milic të njësitit special, Pejoviq.
    * Pas këtij dueli ka mbretëruar qetësia. Milicët janë terhequr nga pozitat e tyre, por shtëpia ka mbetur nën rrethim. «Pastaj ka ardhur transporteri i blinduar dhe sulmi ndaj shtëpisë ka vazhduar për një kohë, por as me këtë nuk është arritur qëllimi*», – shkruan Cvetko Radojçiq, milic rezervist në Skenderaj. «Pastaj është gjuajtur me tromblona e janë provuar edhe mjetet kimike që janë futur përmes vrimave në shtëpi. Ka ardhur edhe një mjete tjetër i blinduar, e pastaj nga udhëheqësi i njësitit të milicisë është përcjellë që shokët duhet të tërhiqen pasi që do të fillohet me hedhjen e bombave të dorës*».
    * Në këtë kohë milicët janë tërhequr dhe kanë qëndruar në distancë në pritje të daljes së Tahirit. Urdhri është dhënë që një transporter i blinduar të rrënojë shtëpinë për ta detyruar Tahirin që të dilte.*»Kur blinda ka goditur derën dhe ka rrënuar një pjesë të shtëpisë nuk është parë më asgjë për shkak se është ngritur një re e pluhurit. Udhëheqësi i njësitit special ka dhënë urdhrin për tërheqjen e transporterit dhe ka vazhduar me hedhjen e bombave të dorës. Gjithashtu ka ndriçuar oborrin me reflektorë». – pohon Radojçiq në deklaratën e tij.
    * “Në një çast në orët e vona të pasdites, Tahir Meha ka braktisur pozitën e tij dhe ka luajtur me «krejt apo asgjë». Ka dalë nga shtëpia e tij e rrënuar dhe ka filluar të vrapojë. Ka kapërcyer një gardh dhe është nisur poshtë arave. Janë dëgjuar dy breshëri automatiku dhe një e shtënë pushke. Tahiri ka hasur në rrethin e dytë të pozicioneve të milicisë”.
    * «Nuk di si ka ardhur deri të vdekja e katër shokëve të mi*», – shkruan Radojçiq. »Sa më përket mua kjo ka ndodhur për shkak se e kanë nënçmuar Tahirin dhe se e kanë zhvilluar sulmin shumë shpejt pa u njoftuar në detaje me të gjitha objektet.»
    * Në aksionin për zënien e Tahir Mehës janë vrarë milicët: Muhamet Selmanaj, Salih Hasanoviq, Voja Tubiq, Milanko Pejoviq. Janë plagosur Boshko Palija, Jovica Milaçiç dhe Vllado Stepanoviq dhe janë likuiduar Tahir e Nebih Meha.
    ”Pjesë nga „Dosja Meha“ të botuara në «*Koha Ditore», 8 prill 2000.

  7. #297
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    CILA ËSHTË E VËRTETA E 13 MAJIT 1981

    Jeta në ilegalitet e kishte pajisur Tahirin me një përvojë mjaft të madhe. Gatishmëria për të papriturat, vigjilenca për t'i zbuluar dhe për t'u mbrojtur nga rreziqet, lëvizjet e kujdesshme dhe me masë, vëzhgimi i terrenit dhe verifikimi i informatave ishin bërë pjesë e jetës së tij. Të gjitha këto ndikonin që ai të vinte në përfundime shumë të shpejta dhe të saktë në mënyrë që të reagonte me kohë.
    * Kohën më të madhe të ilegalitetit, sidomos atë të fundit, Tahiri e kishte kaluar, në shtëpi të vet. Këtë e kishin marrë vesh edhe organet e sigurimit të cilat po përgatitnin një plan specifik për ta arrestuar Tahir Mehën.
    * Në bazë të shumë dëshmitarëve, por edhe të fakteve që gjenden në «Dosjen Meha», del se urdhri për rrethimin dhe arrestimin e Tahir Mehës erdhi nga instancat më të larta shtetërore. Në pajtim me to, organet përkatëse të vendit, që më 11 maj, vendosën që secilin ta ngarkonin me detyra të caktuara për këtë aksion që deri në fund duhej të mbetej tepër sekret për milicët vendor.
    * Shërbimi operativ kishte vërtetuar saktë të dhënën se Tahir Meha në natën e 12 majit do të ishte në shtëpinë e tij. Rrethimi filloi rreth orës 12-të të natës se 12 majit. Forca të shumta të milicisë, pa bërë as zhurmën më të vogël, nëpër errësirën e natës, u nisën për në Prekaz. Ato u ndanë në tri drejtime:1- rrugës për në Prekaz të Epërm. 2- nga ana e Polacit- Kodralive. 3- nga ana e Jasharajve. Pikëtakim të vetëm kishin kullën e Tahir Mehës. Kështu u realizua hallka e parë e rrethimit që ishte vendosur në një distancë të largët nga kulla. Qëllimi ishte i qartë: ta bllokonin çdo shteg, nga mund t'i shpëtonte Tahiri rrethimit dhe ta paralizonin çdo ndihmë eventuale që mund ti ofrohej atij, nga jashtë, me këtë rast. Rrethi tjetër ishte vendosur, rreth orës 01: 00, që po pasonte, shumë më afër kullës. Në të njëjtën kohë, ishte rrethur e tërë lagja Mehaj e në veçanti shtëpia e Beqiri Mehës dhe e Mehmet Mehës, që të mos e ndihmonin Tahirin e Nebihun gjatë rezistencës. Vendosja e këtij rrethi fillimisht ishte diktuar nga qentë të cilët u alarmuan e pastaj, siç kemi shkruar më lart edhe nga vet Tahiri.
    * Me të zbardhur të ditës së 13 majit, apo thënë më mirë se me krismat e pushkëve të para, ishte dhënë urdhri edhe për hallkën e tretë, që u vendos në një largësi pak më të madhe nga kulla e Tahirit. Përpos milicëve, numri i të cilëve ishte i madh në këtë hallkë ishin përfshirë edhe njësitet të rezervistëve të mbrojtjes territoriale të Skenderajt. Pasi përfundon procedura e rrethimit, fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta të organeve të sigurimit me Tahirin. Tahiri e kishte më se të qartë se konflikti i armatosur me milicët, për të cilin ishte përgatitur gjatë ishte i pashmangshëm. Ai ishte shumë i qetë, shumë i vendosur dhe e dominonte situatën plotësisht. Ai po i përgatiste psikikisht edhe anëtarët e familjes së vet të cilët milicia nuk i lejonte që të dilnin nga shtëpia! Ai po bisedonte me fëmijët dhe gratë, që ishin nën shënjestrën e armëve të milicëve! Organet e sigurimit u munduan ta bindin Tahirin që të dorëzohej. Por Tahiri duke e nxjerrur gjoksin në dritare, u kishte thënë qartë se "me u vra po, por me u dorëzua kurrë"!
    * Është e vërtetë se Tahiri kërkoi disa herë nga organet e milicisë, që t’ia lironin familjen të dilte jashtë, por kërkesa e tij nuk u përfill! Në një rast ata i thonë Tahirit se nuk po lejonte Nebihun që të dorëzohej! Tahiri ua kthen: "Po unë qe sa kohë po ju lutem që të ma lejoni familjen të dalë jashtë e ju nga ana tjetër po më thoni se po e pengoj babën që të dorëzohet." Pas këtyre fajlëve pason thirrja e Tahirit me zë të lartë: "O baba plak, Hyqymeti na ka rrethua!. Ti e di se unë nuk dorëzohem, po ti dil. Si të dalësh ti, mbase i lirojnë të dalin edhe gratë dhe fëmijët. Ta dini së pa ju e kam shumë më lehtë të qëndroj këtu në kullë!"… "Jo, or Tahir djali", – ia ktheu Nebihu. "Baba nuk të lë vetëm për jetë. Jo se je biri im, por tani ne jemi bashkëluftëtarë. Baba që 50 vjet po e pret këtë ditë. Le të vdesim duke kënduar e duke luftuar kundër shkaut se bashku biro!"
    * Vendimet ishin të prera. Vend për hamendje nuk kishte më. Kulla sikur ua kishte zili trimave që po i mbante në gjirin e saj. Muret e saja të trasha, ende nuk e dinin se a do të mund t'i mbronin trimat, nga predhat dhe granatat të shumta që do të derdheshin atë ditë mbi to!
    * Tahiri u pozicionua në katin e dytë, dhe përcillte çdo lëvizje të milicëve dhe të armëve të tyre, ndërkaq Nebihu zuri vend në katin përdhes. Milicia vazhdonte me presionin për dorëzim. Në veçanti kërkonte të dorëzohej Nebihu e ta linte Tahirin vetëm. "Për këtë nuk kemi se çka të bisedojmë më", – ua preu edhe një herë shkurt Nebihu: "Nuk e lë birin tim vetëm. Ju po deshët lironi familjen të dalë jashtë, se i trenuat rob e fëmijë!" Pas kësaj, për një kohë, mbretëroi heshtje e plotë.
    * Agu e gjeti lagjen Mehaj nën rrethim të hekurt. Askë nuk e linin të dilte nga shtëpitë. Organet e sigurimit po luanin edhe me një kartë tjetër. Duke shpresuar se do të kishin sukses me disa njerëz që po i dërgonin si ndërmjetësues. Jahir Rama nga Prekazi tregon: "Sa më pa Tahiri më tha: «Jahir, kot të kanë sjellë këtu. Unë nuk dorëzohem. Për luftën e sotit do të shkruajnë shumë gazeta. Ta dhashë besën, se do të luftojë me Serbi deri sa të ketë shpirt në trupin tim. Po lëri do cigare në të paçin qëlluar me veti dhe largohu.” Pas tij e dërguan një Zenë Klinën, të cilin Tahiri as qe e përfilli.
    * Diku rreth orës 10:00 biseda për dorëzim mori fund. Milicia e përforcuar edhe nga njësiti special, mori hapat e parë për t’i hyrë Tahirit brenda. Fillimisht hodhën lotsjellës, por nuk u godit caku. Tahiri që ua ktheu me të shtëna i goditi disa milicë. Pasuan të shtënat e pandërprera. Tahiri këndonte dhe herë pas herë shtinte. Ai shtinte rrallë. Kuptohej, ai po mendonte për një rezistencë të gjatë. Shpesh e thërriste babanë e vet Nebihun:
    - O-o-o, Nebih Meha ore-e-e!
    - O- o-o, ho-ia-a-a, – ia kthente Nebihu!
    - A do të qëndrojmë, babo-o-o?
    - Po besa, do të qëndrojmë e do të këndojmë, – ia kthente Nebihu përgjigjen që e shoqëronte me krisma pushke. Tahiri gjatë asaj dite, disa herë e ka kënduar këngën: "Ti shqipni mos thuaj marova”…
    * Gjendja sa vinte e po keqësohej. Luftimet po ashpërsoheshin e shkallëzoheshin. Fëmijët dhe gratë po vuanin më së tepërmi. Ato qëndronin nën goditje të vazhdueshme të armëve dhe të helmeve kimike. Katër a pesë milicë Tahiri i kishte vrarë që në orët e para të përleshjes. Njëri prej tyre thanë se ishte shqiptar! Pas vrasjes së milicëve të parë u krijua rrëmujë. Qeni të zotin nuk e njihte. Dështuan edhe përpjekjet për t’u ngjitur me llotra në katin e dytë. Dështoi edhe gazi lotsjellës. Dështuan edhe granatat e dorës. Disa prej tyre nuk e qëllonin cakun, nuk i qëllonin frëngjitë. Disa të tjera që binin brenda Tahiri arrinte t'ua kthente prapa. Milicët bëheshin rrafsh me tokë. Nuk guxonin ta ngritin kokën, ngase pushka e Tahirit i merrte në lule të ballit. Pas çdo rrebeshi të të shtënave, Tahiri ndalej. Nuk shtinte, nuk lëvizte. Priste reagimin. Në moment kur milicët, përpiqeshin t'i tërhiqnin shokët e tyre të vrarë e të plagosur, që zhgërryheshin nga plagët në oborrin e kullës,Tahiri, si era, dilte në dritare dhe i godiste! Një nga milicët e njësitit special që kishte marrë zemër të futej në katin përdhes goditet për vdekje nga Nebihu. Ai, ia merr pushkën, dhe provon ta fusë brenda duke e tërhequr zvarrë për jake të xhaketës. Mirëpo milici ishte i rëndë. Breshëria e të shtënave që nuk ndalej e pengonte Nebihun. Në përpjekje e sipër Nabihu plagoset në shuplakën e dorës së djathtë. Plumbi ia kishte këputur gishtat, por ai nuk e kishte lëshuar armën e milicit të vrarë. Edhe ashtu i plagousr, pozicionohet në stallën mbrapa shtëpisë, për ta vazhduar rezistencën. Diku pas dite, Nebihu që mbronte katin e parë të shtëpisë dhe stallën ishte goditur me mortajë. Franc Kosi, të cilin njësiti i vet e mbronte me të shtëna, futet në stallë. Franci, nga frika se mos po ngrihej Nebihu që në atë moment po jepte ende shenja jete, e godet me rafal automatiku. Të dy qetë e Nebihut që kishin qenë të lidhur në stallë tërbohen nga krismat e armëve. Njëri, që pos Nebihut nuk guxonte askush ta lidhte e ta zgjidhte, meqë vriste keq, e këput litarin dhe ia mësyn Francit, i cili i tmerruar nga brirët e mprehta të kaut, nis e bërtet me të madhe: “Ndihmë, ndihmë! Më mbyti, me mbyti!” Milicët, që po e dëgjonin, nuk e dinin se çka po ndodhte brenda stallës. Mendonin se mos Francin e kishin zënë Nebihu me Tahirin e po ia nxirrnin shpirtin për ngadalë. Aq i kishte kapur frika, sa s’kishte burrë nëne që ia mësynte stallës,ata vetëm shtinin me armë pa ndërprerë... Pas pak kohe, duke sharë e bërtitur, del Franci, me një pushkë që e mbante si trofe në dorë. "E vrava plakun dhe ia mora pushkën!” mburrej ai. Milicët, fillojnë të dyshojnë se mos Franci kishte luajtur nga frika. Pushka që ai e mbante në dorë nuk ishte e Nebihut, por e një polici, që pak më parë kishte mbaruar në duart e Nebihut.
    * Pas një kohe fëmijët dhe gratë e Tahirit mësyjnë derën dhe dalin përjashta duke vrapuar në drejtim të shtëpisë së vëllait të Tahirit. Në momentin kur fëmijët dolën nga shtëpia njeri nga milicët e njësitit special shtinë me armë mbi ta dhe plagos rëndë vajzën e Tahirit e cila duke u tërhequr zvarrë futet në hambarin e drithit. Tahiri tani ishte fill i vetëm në kullë. Për milicët ishte e qartë se rreziku për ta, tani ishte edhe më i madh. Tahiri që kishte mbetur me një foshnjë nëpër këmbë, që kërkonte edhe kujdesje, nuk jepej. Luftonte me një taktikë të çuditshme që i befasonte kundërshtarët. Shtinte dhe qëllonte mirë, herë nga njëra, herë nga tjetra dritare e kullës, sa krijohej bindja se brenda nuk ishte një, po nja dhjetë veta! Kur shtëpia sulmohej me të shtëna dhe mbështillej nga tymi e zjarri, Tahiri, si të ishte vrarë e linte pushkën mbështetur në dritare me tytë gjysmë jashtë. Milicët së pari pritnin, pastaj thërrisnin e shtinin, por ai nuk ndihej i gjallë! Sapo ata ngjiteshin me shkallë deri te dritarja, kërciste revolja apo bomba. Nga dy-tre milicë binin lëmsh të vrarë a të plagosur. Atë ditë në këtë mënyrë njësiti i policisë speciale pësoi disa herë.
    * Milicët që filloi t'i kapte paniku nuk po i bindeshin më Francit. Pati raste kur u shanë dhe sa nuk u vranë me armë mes vete! ”A po do që të vritemi të gjithë në Prekaz? A nuk e sheh se si na ka larë me gjak!”, – i tha njëri në grindje e sipër komandantit Franc, i cili iu kërcënua: “Unë komandoj këtu. Nuk ka tërheqje pa i vrarë të gjithë. Edhe me topa do ta rrah këtë vend, do t’i djeg edhe themelet e kësaj kulle!”

  8. #298
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Si u likuiduan nga UDB-ja tri personalitetet e luftës së Kosovës

    Kishte filluar të binte terri i parë i natës së 31 janarit të vitit 1997, kur një makinë e tipit “LADA”(PR 137–979), me ngjyrë të gjelbër të çelët, mori papritmas drejtimin e magjistrales Prishtinë–Mitrovicë. Kishte një ecje të zakonshme. Sikur nuk kishte ndonjë ngutje të madhe. Sikur asgjë të mos e mbante më aty. Gjithçka po zhytej në mjegullën e natës dhe marramendshëm shpejt, siç mund të ndodhë vetëm në një natë fund–janari, terrimi po bëhej përherë e më i rëndë. Buzëkalimet nuk po dukeshin. Pemët e zhveshura kishin mbetur diku pas dhe zgjatimi i dritave të makinës, ashtu fillikat, vetëm se e bënte edhe më të rëndë errësirën e gjithëkahshme. Vetëm nëpër degët e herëpashershme të pishave, flokët e dëbornave dukeshin si copëra ëndrrash, që sapo kishin ngrirë. Qyteti i madh mbeti pas dhe dalëngadalë dritëzimet e atykëtueshme të fshatrave po bëheshin gjithnjë e më të pakta. Megjithatë, të tre njerëzit që ishin në makinë, nuk e kishin mendjen tek asgjë që po zhytej në terr. Ai, që po rrinte para, bri shoferit, ktheu edhe një herë kokën pas, shikoi me vëmendje makinën që po vinte pas tyre, pastaj iu duk se dalloi edhe një makinë tjetër pas saj, të cilën nuk e kishte vërejtur më parë. Edhe ai, që ishte në ulësen e pasme, ktheu kokën dhe shikoi i menduar makinat që, as nuk afroheshin dhe as nuk largoheshin. Nuk deshi të shqetësohej. Shikoi nga njeriu që rrinte para dhe që kishte kthyer kokën. I buzëqeshi. Si për të dashur t’i thoshte “mos u bëj merak”.
    Njeriu, që kishte qëndruar para, i tha me zë të ulët shoferit që të ngadalësonte paksa ecjen dhe të hapte rrugë për kalimin e dy makinave që ishin pas tyre, njërën prej të cilave, si i kujtohej tani, e kishte vërejtur që në daljen e parë të Prishtinës. I ishte dukur sikur kishte parë në thellësi të makinës katër njerëz, njëri prej të cilëve mbante mes këmbëve një armë, ndërsa shikimi i atij që rrinte në të pasmen e dytë, kishte qenë më shumë se i zakonshëm.
    Makinat prapë nuk po kalonin. Edhe ato e kishin ngadalësuar ecjen, tani po lëviznin njëtrajtshëm, njëra pas tjetrës, ashtu si mund të lëvizte ankthi i së keqes. Shikoi edhe një herë nga prapa, tundi lehtë kokën dhe tha me zë të lehtë, sikur të donte t’ia thoshte vetes e askujt tjetër: “Po na ndjekin”.
    Kaq. Asgjë më shumë. Ai, që po ngiste makinën, ktheu për pak sekonda kokën në drejtimin e njeriut që foli, sikur të donte të merrte më shumë informacion nga shikimi i njeriut të tij më të afërt, dhe kur nuk gjeti asgjë tjetër, veçse të vërtetën e asaj që sapo kishte dëgjuar, u kthye përsëri në drejtimin e rrugës. Pastaj pyeti:
    – Të eci më shpejt, si thua?
    – Provoje një herë. Ndoshta është një rastësi. Ndoshta jam i gabuar.
    Ai e tha këtë më shumë për të qetësuar shokët e tij, megjithëse e dinte se asgjë nuk ishte e rastësishme, për një ilegal të vjetër si ai, tashmë gjithçka u bë e qartë. Megjithëse po ecnin më shpejt, makinat pas tyre, as nuk afroheshin e as nuk largoheshin. Njëtrajtësi. Nuk foli më. Vetëm se nxori nga poshtë armën, e shikoi me vëmendje dhe e kontrolloi nëse kishte fishekë. Ishte në rregull.
    Dy të tjerët nuk folën. Ai që ishte prapa, më i riu prej tyre, po ashtu nxori armën e tij dhe mendoi për një çast të shkurtër se ndoshta do të kishte qenë shumë më mirë, nëse do të kishin qenë rrethuar në një orë tjetër, më të vonë, kur ata të kishin me vete edhe automatikët dhe armët e tjera, që ishin nisur të merrnin. Edhe arma e tij ishte në rregull. Ai që e ngiste makinën, shikoi edhe një herë bashkudhëtarët e tij. Tashmë gjithçka ishte bërë krejt e qartë. Dhe me një zë më shumë se të zakonshëm, sikur të thoshte “natën e mirë”apo diçka tjetër të këtij lloji, tha: “Më bëj gati edhe armën time”.
    Ishte udhëtimi më i jashtëzakonshëm që u kishte ndodhur. Udhëtim me priten pas, nganjëherë edhe dhjetë metra larg e nganjëherë pesëmbëdhjetë metra larg. Kur po mendoheshin se ndoshta do të ishte më mirë të ndaleshin dhe të qëllonin të parët, dalluan në mugëtirën e rrugës disa dritëzime të çuditshme, të cilat nuk ngjanin as me dritat e shtëpive dhe as me dritat e makinave që lëviznin. Ai, që rrinte para, e kuptoi se ishte fillimi i pritës, caku deri ku i kishin lejuar të ecnin. E
    kuptoi po ashtu se rruga që ishte lënë deri në fillimin e pritës, më pak se dyqind metra, ishte ndoshta rruga e fundit e tyre.
    U kthye dhe shikoi shokun pas vetes. “Tepër i ri për të pasur një fund të tillë”, – i tha vetes dhe i erdhi keq që po ndodhte kështu. Do të ishte udhëtimi i tyre i parë së bashku, e po ashtu, edhe udhëtimi i fundit. Krejt shkurt mendoi për shumë gjëra, mendoi se e kishte pikur malli për gjithçka që lidhej me shtëpinë e tij, ndjenjën e ngrohtë që kishte marrë gjithnjë me vete. Kishte një lehtësim që nëna e tij, aq e mirë dhe fisnike, tashti nuk ishte më. Pastaj mendimi i tij, krejt ngutshëm, u ndal tek një gjë që i kishte mbetur pa ju thënë shokëve të tij. E vetmja gjë që nuk e mendoi ishte se mos do të duhej të dorëzohej. Shikoi edhe një herë djalin e ri nga pas, i qeshi lehtë, ngjyra e syve u bë krejtësisht e gjelbër, ndjeu edhe vështrimin e tjetrit, që përgjithësisht ishte i qetë.
    – Si thua? – e pyeti.
    Dhe tjetri, më i riu, as që e mori mundimin të dinte përse ishte fjala. Tundi kokën lehtas, flokët e bukur i ranë përmbi ballin e pastër, sytë i kishin një ndriçim të veçantë, sikur e gjithë jeta që i kishte mbetur po i shkëndijonte aty, dhe më parë se t’i dëgjonte zërin, njeriu që e kishte pyetur e mori përgjigjen pikërisht nga shkëndijimi i syve. Pastaj dëgjoi:
    – Për hair na qoftë!
    Njeriu që rrinte para nuk e pyeti shoferin që rrinte bri tij. E dinte që më parë përgjigjen dhe se gjithçka do të kishte qenë kohë e humbur. Vuri armën në prehër dhe bri saj vuri edhe armën e shokut të tij. Pastaj dëgjoi se edhe prapa diçka lëvizi. Ktheu edhe një herë kokën, zgjati dorën në drejtimin e atij që rrinte prapa dhe filloi të ulte ngadalë xhamin e parë të makinës. Një erë e freskët hyri mes tyre.
    Ai, më i riu, që ishte prapa, përsëriti edhe një herë:
    – Për hair na qoftë!
    Pastaj askush nuk foli më. Prita po afrohej marramendshëm shpejt dhe së bashku me njerëzit e uniformuar që po rrinin në pritë, ata dalluan edhe tytat e armëve të tyre. Të gjitha në drejtimin e makinës.
    Kur njeriu që ishte para zgjati dorën përtej xhamit të hapur, dalloi se
    nga pas po vinte dhe një helikopter. I tha vetes: “E meritojmë një vdekje të tillë.”Dhe ngriti armën. Njëkohësisht dalloi erën që frynte pas shpatullave të tij dhe e kuptoi se edhe shoku i tij, më i riu mes tyre, kishte hapur dritaren e makinës dhe po bëhej gati të qëllonte.
    – Për hair na qoftë!– përsëriti ai fjalët e djalit të ri dhe shtoi me zë: “Hajt ta koritim vdekjen”.
    U dëgjuan njëherësh të shtënat nga prita përballë, nga njerëzit që kishin ndaluar pas tyre dhe nga lart. Ishin breshëri të kahdoshme, të pandaluara, të kobshme. Zjarri i armëve kryqëzohej mbi makinën që tani vazhdonte të lëvizte dhe nga vazhdohej të qëllohej. Kur u duk sikur e gjithë kjo nuk ishte e mjaftueshme, atëherë të shtënat filluan me breshëri edhe nga helikopteri që sillej sipër tyre.
    Ai e ndjeu gjakun që kishte filluar të rridhte: vetëtimthi, iu kujtua një natë, krejt si kjo, e ftohtë dhe njëkohësisht e yjëzuar, kur, mbi një rimorkio traktori, po ecnin nëpër natë drejt kufirit. Një djali i ri, i biri i “Plakut të Shishmanit”, ku kishin bërë konak, i kishte thënë: Thuaj një dëshirë, një dëshirë të vetme që do të doje në jetën tënde. Ai i kishte thënë shkurt, të jetë vendi im i lirë dhe le të vdes të nesërmen. Për besë, i kishte thënë, nuk e kam dert se vdes të nesërmen e ditës kur Kosova të jetë e lirë. E ndjeu edhe gjakun e shokut bri tij dhe e kuptoi se nuk do e priste lirinë. E kuptoi po ashtu se po përgatiste të nesërmen. Atëherë u ndje i qetë. Në sytë e tij u mbyll i gjithë peizazhi që ishte rreth e rrotull; rrafshinat e bardha dhe fillesa e lartësive, dëborat që kishin mbetur pishnajave, zërat e njerëzve që iu afroheshin përherë e më afër, megjithëse nuk i shihte. Era i shpupurishi flokët dhe iu duk sikur ishte dora e nënës së tij. E ndjeu se dera pas tij, në kahun e kundërt, u hap, dhe miku i tij i ri, tentoi të çante rrethimin. Nuk dëgjoi më tej. Iku. Duke dashur të besonte se do të kishte qenë i rëni i vetëm i asaj prag-nate të ftohtë. Po ikte me emrin e luftës “Ismet”. Të nesërmen do të niste rikthimi i tij i përjetshëm me emrin që i kishin vënë prindërit.
    Ishte 31 janar i vitit 1997. E premte. Një ditë e zakonshme që më pas, krejt natyrshëm, do të kalonte në historinë e kombit. Por që do të merrte pas vetes edhe enigmën e vrasjes së tyre. Do të ishte si një makth i vërtetë për shumë kohë me radhë, i cili, herë pas here, do të ripërsëritej.
    * * *

  9. #299
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Emrat e të tre të rënëve në pritën e 31 janarit 1977 tashmë dihen. Ajo që nuk dihet ende, qëndron në faktin se si ranë ata në këtë pritë, e organizuar sipas të ashtuquajturës “ndjekje japoneze”, si kishte rrjedhur fillesa e ndjekjes së tyre dhe ku e kishte gjenezën. Që nuk kishte qenë një ndjekje e rastësishme, kjo është tashmë tepër e qartë për të gjithë. Që nata e 31 janarit ose një natë tjetër e afërt me të, kishte qenë e përgatitur në të gjitha detajet, nga sigurimi i fshehtë serb e bashkëveprues serbë, edhe kjo nuk do shumë mend të jetë qartësisht e kuptueshme.
    Ky libër ka si qëllim të vetëm zbulimin e pjesëve të së vërtetës, për t’i bërë më pas, nga dëshmitë e të tjerëve, të pathëna deri më tash, një të vërtetë të vetme. Njerëzimi, në kodin e tij moral, thotë që hetimi i një krimi, i një ngjarje, e aq më tepër i një vrasje të trefishtë, bëhet në çdo kohë. E di që është e vështirë, mirëpo do të doja që gjithçka të kthehet në zërin apo në memorien e shoqërisë njerëzore, për të ditur kush ishin ata, që u flijuan kaq denjësisht. Kjo është thelbësorja. E më pas, se çfarë ndodhi dhe si ndodhi.
    Dy vite e gjysmë pas kësaj ngjarje, në fillim të korrikut të vitit 1999, unë isha pikërisht në atë vend ku ishte zënë prita. Nuk kishte mbetur asnjë shenjë. Fillova të eci rreth e rrotull, shikoja peizazhin përreth dhe vëreja muzgun që po binte, tepër ngadalë, si për të më lënë kohë që t’i merrja të gjitha me vete. Mirëpo nuk kishte asgjë të veçantë. Frynte vetëm një erë e lehtë, pothuajse krejtësisht e pandjeshme. Buzë rrugës, aty ku ishte ndalur më në fund makina e shoshuar nga dhjetëra e dhjetëra plumba, nuk kishte më asgjë. Bari kishte filluar të zverdhej, si çdo fillim korriku. Desha të gjej përmes tij gjurmët nga kishte synuar të çante rrethimin më i riu nga tre të rënët, ai që ishte ulur në ndenjësen e pasme, mirëpo nuk munda të gjeja gjë. Kishin shkuar dy vera dhe ishte në kapërcyellin e saj vera e tretë. Desha të përfytyroj vendet ku ishte ngulitur prita, përgjimin e ardhjes së makinës, zhurmën e helikopterit, fishkëllimën e plumbave, mirëpo fillimisht e kisha të vështirë, pastaj diçka filloi të merrte formësim të çuditshëm. Mendova se pa ata tre djem ne nuk mund të kuptojmë historinë tonë të afërt. E kjo do të thotë se nuk mund të kuptojmë vetveten, dhe tek unë u rizgjua ideja se asgjë
    nuk kishte shkuar kot.
    Pastaj, krejtësisht papritmas, si një e rënë kambane, u zgjua edhe pyetja: Si ndodhi kështu? E kam mbartur gjatë me vete këtë enigmë. Tani, mendova se erdhi koha t’i përgjigjem një pjese të kësaj enigme.
    Le të fillojmë...

  10. #300
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kush ishin ata të tre?
    Njëri, nga tre të rënët, ishte Zahir Pajaziti, “Ismeti”, anëtar i Shtabit Qendror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (më pas Shtabi i Përgjithshëm) dhe njëkohësisht anëtar i Shtabit Qendror Operativ të saj. Figurë madhore e rezistencës së armatosur. Komandanti i parë i Zonës Operative të Llapit, njëri ndër atentatorët dhe organizatorët më të mëdhenj të luftës. Kishte ngritur nga përgjakimet e mëparshme ngrehinën e re të luftës në Llap dhe kishte marrë me vete gjithçka të mirë që kishte pasur lëvizja ilegale e pas viteve ‘70. Ndoshta më shumë se çdo gjë, aty ishte mendimi dhe njëkohësisht qëndresa me pushkë në dorë e Ali Ajetit, pararendësit të tij, komandantit të njohur të Çetës së parë të Llapit; ndoshta kishte marrë nga një tjetër llapjan i lavdishëm, Afrim Zhitia, komandanti i njësiteve të para të Lëvizjes Popullore të Kosovës në fundin e viteve ‘80 dhe drejtuesi politik i organizatës; ndoshta kishte marrë nga qëndresa e llapjanit tjetër, Hasan Ramadanit, dhe duke u ngritur mbi gjithçka, ishte bërë traditë e së mirës dhe e qëndresës, e kishte vendosur të luftonte.
    “Zahir, në arabisht, do të thotë i dukshëm, i pranishëm, që nuk mund të kalosh pa u vënë re. Diçka ose dikush që, si ka vendosur një kontakt me ne më parë, vjen e pushton dalëngadalë mendimin tonë, deri në atë pikë, saqë bëhet diçka e shenjtë”.
    Kur e kam lexuar për herë të parë këtë përkufizim të shkrimtarit Jorge Luis Borges, mendimi im shumë natyrshëm ka ecur më tej drejt figurës së Zahir Pajazitit. Më është dukur atëherë, e më duket edhe tani, se asgjë më shumë se sa ky përcaktim nuk do i shkonte përmasave të një njeriu siç ishte Zahir Pajaziti.
    Edhe me mua ka ndodhur pikërisht si në mendimin e Borgesit. Kam
    dëgjuar për herë të parë për të, ashtu siç kanë dëgjuar shumë të tjerë, vetëm përmes Komunikatës nr. 30 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën njoftohej rënia e tij, në një përpjekje të pabarabartë, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Pastaj, përmes të afërmve të tij, sidomos mikut tim Enver Osmanit, që jetonte atëherë në Gjermani dhe motrës së Zahirit, që ishte bashkëshortja e Enverit, bëra më tej, derisa dalëngadalë gjithçka e tij pushtoi mendimin tim, ashtu si kishte ndodhur me shumë heronj të tjerë.
    Shkrimi im memorial, “Vdekja u korit”, botuar në “Zërin e Kosovës”menjëherë pas rënies së tyre, më 6 shkurt 1997, do të ishte dëshmia e parë. Ky libër është vazhdë e mendimit të hershëm.
    Zahiri ishte drejtuesi i njërës nga degët e mëdha të luftës, që më pas, natyrshëm, do të shkrihej në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Se kur është bërë kjo shkrirje, në cilin vit apo pas cilit takim, kjo nuk është e rëndësishme. Sepse nuk ka të bëjë aspak me ditëhyrjen e luftëtarëve të Llapit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Më shumë se gjithçka, ky është një akt bashkimi i natyrshëm i degëve që përbëjnë të njëjtin lum apo i dallgëve që përbëjnë të njëjtin det. Në vitin e fundit të jetës së tij, saktësisht që nga dhjetori i vitit 1995, Zahiri do të njihej me emrin e luftës “Ismeti”, pseudonim i rastësishëm, si rrjedhojë e lidhjeve të reja të krijuara në strukturat ilegale luftarake.
    Portreti: Në të gjithë pamjen ose qëndrimin e Zahirit nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, pra nuk ka asgjë nga ato tipare që presim nga njerëzit të cilët i kemi tash të idealizuar. Shkurt, nëse e shikon me vërejtje, në të gjitha qëndrimet e tij, nuk mund të dallosh asgjë që të kujtojë ose të të bëjë të mendosh se ke përpara vetes heroin e ardhshëm të Kosovës, njeriun, që pak vite pas rënies së tij, do të ngrihej në bronz, në njërin nga krye–sheshet e Prishtinës.
    Më shumë se gjithçka, Zahiri i ngjan njeriut të zakonshëm të rrafshinave shqiptare të Kosovës. Ai nuk e fsheh fytyrën pas mjekrës, kur është nxënës i shkollës së mesme. Ai ka pamjen e zakonshme të çdo nxënësi tjetër, me po ato veti dhe me po atë shprehje që kanë nxënësit e kësaj moshe. Kur është student nuk mund të dallosh tek ai asgjë të veçantë, nuk i duket ajo as në qëndrimin e tij, as në mënyrën se si i ka mbajtur flokët. Në kohën e lëvizjeve ilegale, në dhjetëra
    fotografi mes shokëve, e ke të vështirë, në mos të pamundur, të dallosh se cili prej tyre është drejtuesi, komandanti, cili është prijësi, sepse, përsëri, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Po ajo thjeshtësi si e gjithë të tjerëve, po ai qëndrim i natyrshëm dhe dashamirës. Atë, sa mund ta marrësh për një fshatar tipik të zonës së Llapit, aq edhe mund ta marrësh për një qytetar të Gjakovës apo të Pejës; sa mund të thuash se është një atentator i zakonshëm, aq edhe mund të thuash se është drejtuesi i tyre. Ai nuk kërkon që portreti i tij të vendoset në mesin e gjithçkaje. E di se kjo do të ishte krejt e kundërt me jetën e tij dhe të traditës familjare, ndaj, edhe në vend që të marrë pamjen e jashtëzakonshme, ai “vesh”portretin e njeriut të zakonshëm shqiptar, kështu që i mishëron në vete të gjithë.
    Fytyra e tij nuk është e veçantë, por është thjeshtë shqiptare e pastër.
    Është kjo arsyeja që pamja e jashtme nuk të ngjall habi, nuk të bën të përfytyrosh atë si një njeri të fuqishëm, të jashtëzakonshëm apo jashtëtokësor. E veçanta e tij është tek shikimi. Vetëm aty mund të dallosh diçka që nuk e ke dalluar më parë tek i gjithë qëndrimi i tij. Vështrimi i syve të tij të hirtë, tipik i njeriut që ka marrë përsipër t’i dalë zot punëve, nuk ka qenë i mundur të vijë në portretet e njohura të tij, në fotot e pakta dhe të rastit që ka bërë, por atë e mbajnë mend të gjithë ata që e kanë njohur, që kanë jetuar me të, që kanë qenë miq, bashkëpunëtorë, bashkëluftëtarë ose kundërshtarët e tij. Ky vështrim, si prej një goditje, të bën të mos mundesh të fshihesh prej tij; ai të përshkon, nganjëherë deri në dhimbje ose deri në copërat më të panjohura të qenies tënde. Nuk është e vlefshme asnjë lloj mbrojtje, ashtu si nuk mund të harrosh se, nën këndin e këtij vështrimi, ke gjetur edhe qetësinë e njeriut që e ka bërë detyrën e tij.
    Duke perifrazuar një thënie të Gorkit, mund të thosha se Zahir Pajaziti “kishte një mijë sy në një çift të vetëm”.
    Në ditët e fundit të jetës së tij, Zahiri do të marrë gjithnjë e më shumë portretin e një guerili ose të një atentatori. Ka ardhur një kohë, kur pa dashjen e tij, gjërat nuk do të mund të fshiheshin. Ato dalëngadalë po zinin vend gjithnjë e më shumë në portretin e tij, sidomos tek sytë. Dhe nuk është e çuditshme që pikërisht sytë e Zahirit, me të veçantën e tyre, janë ata që tërheqin vëmendjen.
    Në takimin e 29 janarit 1997, që ai do të ketë me Edmondin dhe një guerili tjetër, do të jetë i pranishëm, edhe një mik student i Edmondit, i cili për shkak të konspiracionit, do të qëndronte në një tryezë afër tyre. Ky student i atëhershëm, Ilir Kastrati, do të pyeste menjëherë pas takimit se, kush ishte njeriu me të cilin sapo ishte ndarë Edmondi. Nuk e kishte njohur më parë. Do i thoshin se ishte një biznesmen. Studenti do të tundte kokën dhe do të thoshte se vetëm tregtar nuk do të mund të ishte, sepse nuk ka sy biznesmeni. Edmondi e pyet se çfarë sysh ka. Studenti i ri, krejt pa menduar, i thotë se ai ka sytë e dikujt tjetër, të një njeriu jo tregtar, ndoshta krejtësisht ndryshe. Më shumë se gjithçka ka sytë e një guerili ose të një atentatori. Nuk i thotë se, nuk ka veshjen, se nuk ka qëndrimin apo diçka tjetër të biznesmenit, por ndalet tek sytë, sepse pikërisht aty qëndron edhe fuqia tërheqëse e këtij njeriu.
    E gjithë forca drithëruese e këtij njeriu përmblidhet në shikimin e tij. Përmes vështrimit ndjen rrëzëllimin, je më i qetë dhe më i bindur; njëkohësisht e di se nuk do të mund t’i fshihesh edhe aq lehtësisht.
    Zahiri hyn në radhët e njerëzve të madhërishëm, por jo të rastësishëm. Nga gjithë shtylla fisnike e babait të tij, Qerim Pajaziti, nga të gjithë vëllezërit e motrat e tij, atij i kishte rënë fati të ishte vazhdues i denjë i kësaj shtylle dhe të ishte trashëgues i figurave të tilla si Shaban Jashari e Qerim Pajaziti. Është një mundësi më shumë, kuptohet nëse je edukuar nga kjo materie, që të shndërrohesh në legjendë.
    Do të adhurojë gjithë jetën babain e tij fisnik dhe nënën e tij burrërore. Në një mënyrë ose në një tjetër do i ndjente të pranishëm edhe kur do të ishte larg, megjithëse, krejt natyrshëm, do të ishte edhe ai pjesë e jetës së tyre.
    Zahiri ishte i vetmi nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që nuk bënte pjesë në Lëvizjen Popullore të Kosovës, megjithëse kishte lidhje të ndërsjella me shumë prej strukturave të saj. Po ashtu, nuk mund të mohohet se në përbërjen e formacioneve të drejtuara prej tij, kishte mjaft anëtarë të organizatës. Filozofia politike dhe mendimi ushtarak i tij, jashtëzakonisht vizionar dhe idealist, ishte në bashkimin e të gjitha forcave dhe energjive dhe në krijimin e një fronti të përbashkët. Lëvizjet e Zahirit, nganjëherë të drejtpërdrejta dhe herë pas here të ndërmjetësuara, jo rrallë të vetmuara, sigurisht do të kishin përmasa më të ndjeshme nëse ai do të arrinte edhe një kohë më të
    vonshme jetësore. Ndërprerja e jetës së tij shkëputi një hallkë, që do të ishte shumë e rëndësishme.
    Duke qenë drejtues i njërës nga degët e mëdha të luftës, ai ishte njëkohësisht edhe njëri nga bashkëkrijuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Faqja 30 prej 98 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •