Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Hitleri flet shqip

    Prej 3 javėsh, e kaluara ka hyrė dhunshėm nė shtėpitė tona. Prej vitesh s’flitej mė (natyrshėm) pėr ate. E shkuara shkoi, tani ėshtė radha jonė e shqiptarėve tė epokės sė Demokracisė, por radhė nuk paska. Prej 20 vjetėsh ishte dhe ėshtė radha jonė, por pėr fat tė keq ne nuk po arrijmė tė heshtim, reflektojmė dhe tė ndėrtojmė diēka tė re, diēka qė do pėrbėjė dhe gjurmėn tonė kur mos jemi mė!! Ka ditė qė ekzistencėn time e ka pushtuar trishtimi i thellė. Trishtim i cili ėshtė pasojė e dhunės qė ka pushtuar ēdo pėllėmbė eter tė vendit tim. Sot ndoqa Kuvendin e Partisė nė Pushtet, klithma, sharje, megalomani…kur mbaroi..ndjeva qė mungonte oksigjeni, ndjeva qė ndjehesha mė e keqe, e ngarkuar plot energji negative…dhe kundrejt kujt…??!! Kundrejt vėllait tim, motrės sime, tė afėrmve tė mi!! Ėshtė e kotė tė analizosh ēka thotė “Skėnderbeu” i ditėve tona..i marri tė marros, thonė plakat. Por kjo marri kolektive mund tė ēojė sėrish nė greminė njerėzinė time..e kjo mė dhėmb, mė trishton. Prej ditėsh Kryeministri, me veprime dhe njė gjuhė shtazarake, fyese, antiligjore dhe vėllavrasėse sulmon pjesėn tjetėr tė shqiptarėve qė s’janė nė tufėn e tij..por dhe ata qė s’janė nė tufėn e askujt. Shan, bėrtet, mallkon, procedon me akte dhe veprime antiligjore, duke mbarsur Shqipėrinė me njė filozofi prag-lufte vėllavrasėse, tmerr dhe pak janė Krishtlindjet e ndjera, por nė vendin tim askund nuk ndjehet ndjesia qiellore, profane dhe paqėsore e tyre, ē’trishtim!! Berisha edhe sot nga foltorja e Kuvendit tė Partisė qė ka nė Ēiflig dhe pronėsi tė patjetėrsueshme, mallkoi komunistat, puēistat, bllokmenėt..gjithė dynjanė shqiptare tė para ‘90-ės dhe iu tundi darėt dhe matrapikun…duke harruar qė ai dhe gjithė ata qė i skėrmiteshin dhe valviteshin para syve janė produkt i asaj epoke, janė shqiptarė. Pėr tė vdekurin nuk flitet e pėrflitet pas vdekjes, ky ėshtė njė kod i shenjtė i shqiptarėve, por jo i Kryeministrit aktual tė shqiptarėve, pėr hir tė pushtetit, tė agresionit tė pa-fe dhe pa-moral, pėr tė mbajtur atė ai prej 20 vjetėsh merret me komunizmin e vdekur..dhe me ish-dishepujt e tij!!! Ē’paradoks ndėrkohė qė martirėt e asaj epoke, tė persekutuarit politikė, prej 40 ditėsh dergjen nė Grevė Urie karshi Parlamentit shqiptar. Ndėrkohė qė ish-pronarėt do mbeten pėrjetėsisht tė tillė..ish, Kryeministri ngjyen gjuhėn nė kallamarėn mė tė vrerosur tė pėrēarjes. Refreni i tij gjakatar dhe vėllavrasės pėr komunizmin, komunistat e gjithė ē’ka tė bėjė me atė epokė, kėrkon tė derdhė atė gjak dhe atė dhunė qė s’u realizua as kur u ndėrruan sistemet. E gjithė kjo farsė, po, po farsė, e dhunshme, e lodhshme deri nė ekstrem ka mpakur gjithė tė ndriēuarit e kėtij kombi, tė marrit hapi udhė…!!! Prej 20 vjetėsh askund nuk bie era shtet, Kryeministri tė gjykon si Gjyqtar, tė heton si Prokuror, tė pėrgjon si shikas, tė ekzekuton si Remzi Hoxha dhe pastaj tė shan nėnėn, babėn, kontributet e tyre profane nė kėtė Shqipėri tė sfilitur e tė pa-qetė, kur i duhet, zhvarros Nėnė Terezėn, “zhvarros” Ismail Qemalin…por s’po zhvarros dot njollat e komunizmit qė ka nė duar…fiks si Hamleti. I kompleksuar, ai iu thotė bashkudhėtarėve tė tij tė vėrteta qė i kemi jetuar bashkė me atė. Prej 20 vjetėsh Shqipėria s’ėshtė askund, prej 20 vjetėsh ne fatzinjtė e kėsaj epoke po shohim se ēfarė ėshtė abuzimi dhe shkalafitja e lirisė, dinjitetit dhe historisė kombėtare. Ky nuk ėshtė tranzicion, ky ėshtė njė tmerr pa fund, me shqelma futėn Ushtrinė tonė tė Gėrdecit nė NATO, me shqelma do fusin dhe Shtetin tonė tė Pa-shtet nė BE. Gjuha gjakatare e kreut tė shtetit, mos-realizimi i dialogut, mos-pasja qetėsi dhe vizion paqėsor e kėtij Kryeministri dhe atyre qė i tundin palmėn, do bėjė qė ditėn e liberalizmit tė vizave Shqipėria tė zbrazet nga shqiptarėt dhe nė tė, tė mbeten tė marrėt, ē’trishtim!
    (GSH/BalkanWeb)
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Pershendetje toni 007:
    pak e agzegjeruar por nejse...Ky eshte morali i gjithe politikaneve shqiptare!...

  3. #3
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Citim Postuar mė parė nga bindi Lexo Postimin
    Pershendetje toni 007:
    pak e agzegjeruar por nejse...Ky eshte morali i gjithe politikaneve shqiptare!...
    per fate te keqe ky eshte klasi e politikaneve qe zoterojne atdheun tone!!!
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga toni007 Lexo Postimin
    per fate te keqe ky eshte klasi e politikaneve qe zoterojne atdheun tone!!!
    Njerzit e zgjuar dhe rinia iken jashte o vllau im, keto gomeret luajn si te duan dhe tallen me popullaten e ngelur, sepse kan vjedhur aq shume, saqe cdo gje e blejn,madje dhe voten ate me te rendesishmen nga te gjitha.

    Ps;ASHTU SIC ERDHEN NE PUSHTET KETO PLERA TE PASHPIRT ASHTU DO IKIN,heret a von do filloj REVOLTA E POPULLIT,ketu do jemi.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165
    Keta gazetaret dhe analistet nglen duke na kopjuar diciturat e fotove dhe videove tona dhe duke i bere artikuj, me perjashtim qe ia atriubojne Berishes.
    Think inside the box

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, 18/12/2009

    Urdhri i Berishės: Arrestojeni! Petro Dhimitri
    PETRO DHIMITRI /ARBEN RROZHANI

    Rrėfimi i gazetarit veteran, ish-redaktor nė RD dhe mė vonė drejtor i shtypshkronjės "Demokracia". Kurthi qė iu ngrit dhe akuzat pėr korruspion
    Si i ndėshkon kryetari i PD-sė ata qė i dalin kundėr. Akuza qesharake dhe arrestimi qė mu bė nga ish-presidenti

    Ishte paradite. Nė shtypshkronjė mė njoftuan tė shkoja nė prokurori. U ēudita edhe pse kisha bėrė fjalė me Mehmet Elezin, edhe pse njė gazetar i "Bashkimit" qė e kisha mik mė pati thėnė; "Petro ki kujdes, se ata jo vetėm duan tė tė heqin,por do tė tė fusin nė burg. Kanė takuar Berishėn dhe i janė ankuar pėr ty.

    Ai u qe pėrgjigjur se nuk kam si ta heq se e kanė emėruar amerikanėt,po mbetet vetėm ta fus nė burg..."Prandaj u dha urdhri, o burra t'i kapim Petros ndonjė gabim.

    Qė kryeredaktorėt (qė do tė ishin pas tre vjetėsh bashkėpronarė) nuk mė donin kėtė e dija,por qė tė arrestohesha pa futur nė xhep qoftė edhe njė lek, kjo as qė mė shkonte nė mendje.

    Madje dyshova se mos ai miku im po mė provokonte.Megjithatė biseda e tij m'u kujtua rrugės pėr nė prokurori...

    Kur hyra te prokurori, zoti Zaloshnja, e kishte fytyrėn tė vrėrėt. Po mė shikonte me urrejtje.

    Mė tregoi njė letėr.

    - Kjo ėshtė akuza qė tė bėjnė kryeredaktorėt e bordit,-mė tha. Pėr ēfarė nuk tė akuzojnė.

    Mė vuri tė bėja firmėn time.

    - Shiko, ke firmosur pėr Bashkim Trenovėn,...po ke pėrvetėsuar edhe 25 mijė dollarė qė IMF t'i kishte dhėnė pėr gazetėn e ATSH-sė, Ke kėmbyer dollarė amerikanė...

    Nuk m'i tha akuzat e tjera.Iu drejtua dikujt qė, si duket, ishte pas meje:
    -Merreni!

    Ishin dy policė. Qenė tė sjellshėm, se mė morėn pa mė venė prangat. Mė ēuan drejt e te Burgu 313,qė ishte fare ngjitur thuajse me shtypshkronjėn. Aty mė priste financieri, Maksi. Ishte bėrė dyllė i verdhė dhe dridhej. I dorėzova ēelėsat dhe i thashė tė njoftonte nė shtėpi. Nė oborr tė burgut provova ftohtėsirėn e prangave.

    I qetė, i bindur se vetėm te puna e firmės mund tė kapeshin, por i trembur pse mė akuzonin pėr 25 mijė dollarėt e ATSH-sė qė nuk i kisha luajtur nga banka se ishin nė ruajtje.

    Thashė mos ndokush ka falsifikuar firmėn time dhe i ka tėrhequr ato para?!...Kjo do tė ishte e tmerrshme.Me kėtė frikė hyra nė qeli. Shuma nuk ishte e vogėl. Aty gjeta dhe dy tė arrestuar tė tjerė. Njė djalė i ri ishte pėr kontrabandė. Tjetri nuk mė kujtohet, po dhe ai si kriminel ordiner, ashtu si pėrfundova edhe unė, njė nga gazetarėt nė zė tė demokracisė.

    I thashė vetes: Mos u mėrzit Petro, se pėr atė firmė kur nuk ke pėrvetėsuar as dhe njė lek dhe nuk ke dėmtuar askend, nuk kanė se si tė tė dėnojnė me vite, por vetėm disa muaj sa pėr tė tė hequr nga posti i drejtorit.

    Prandaj,vuaje dėnimin pse i besove shokut qė tė tha:"Bėje vetė dokumetin, se ti je drejtori." Ai tė nesėrmen do tė nisej pėr nė Turqi dhe nuk kishte kohė tė merrej me shkresėn pėr hapjen e llogarisė bankare tė shtypshkronjės.

    Nė krye tė kėrkesės kisha shkruar Shtypshkronja Demokracia,USA Democratic Press, nė fund kisha shkruar pėr respekt emrin e presidentit Bashkim Trenova. Ai kishte vetėm 6 ditė qė qe zgjedhur nė atė post honorifik, sepse pėr ēdo gjė pėrgjigjesha unė si drejtor. Nė vend tė vija njė P pėrpara,vura firmėn time nėn emrin e tij. Ky ishte krimi. Kėtė duhet tė paguaja.

    Minutat mezi kalonin. Nė ato ēaste mė parakalonin ngjarjet qė sollėn pluralizmin nė Shqipėri. Ishin ditėt e para kur kishte dalė gazeta RD. Mė pėlqeu tė them, ėshtė pak, por kisha frikė. Babai im qe persekutuar nga PPSH pa bėrė asgjė kundra shtetit. Vėllai dhe motra e madhe qenė pėrjashtuar nga tė gjitha shkollat e Shqipėrisė si armiq, fėmijė tė njė familjeje borgjeze.

    Persekutimi na ndoqi disa vite. Po tė ishte pluralizmi kurth i Ramiz Alisė pėr tė parė se cilėt janė armiqtė e brendshėm, atėhere fėmijėt e mij do ta pėsonin.Do tė dergjeshin nėpėr kampet e internimit...Takoi ato ditė qė vajza, ashtu duke ndejtur pasi drekuam, mė tha:

    "Po ti,o ba, pse nuk shkruan, ti je dhe gazetar. Po shkruajnė ata qė nuk e kanė profesion.

    -Kush, mė thua?

    Ja,babai i Stelės
    (Petraq Kolevica).

    M'u bė se vajza mė nguli nė zemėr njė thikė.

    Tė nesėrmen takova para gazetės njė gazetar tė ndershėm qė punonte nė Komitetin Qendror .E pyeta:" Me tė vėrtetė e ka Ramizi pėr pluralizmin, apo ėshtė kurth?!"

    M'u pėrgjigj se pluralizmi nuk ndalet mė. I besova.

    Si ėshtė fati, nja 100 metra sa u ndava nga ai, takova Vangjush Gambetėn nė rrugė. Kishte dalė numri i parė ose dhe i dyti i gazetės "Republika". Mė ftoi tė punoja te "Republika". Mė nė fund, brenda vetvetes,vrava frikėn.E quajta dhe e quaj fitore.

    Lajmin e arrestimit tim radiot dhe televizioni (siē mė thanė mė vonė) e kishin dhėnė menjėherė. Pas nja tre ose katėr orėsh gardiani i burgut hapi derėn e qelisė dhe kėrkoi atė qė quhej Petro Dhimitri.

    Mė morėn me makinė dhe mė ēuan nė rajonin e policisė Nr.1. Pas nja dy orėsh me njė eskortė policėsh mė ēuan nė shtėpi. Fėmijėt ishin tmerruar, se gruaja ime ndodhej nė Rusi me njė grup pedagogėsh tė gjuhės ruse. Kur mė panė ata u gėzuan, por ama isha nė arrest shtėpie. Njė polic rrinte te dera. Mė duket ndėrroheshin ēdo tetė orė.

    Ē'kishte ndodhur qė nga qelia drejt e nė arrest shtėpie? Kishte ndėrhyrė Ambasada Amerikane. Ata e dinin qė nė shtypshkronjė nuk kishte vjedhje. Kur Berisha kishte ngritur tėrė ato akuza te pala amerikane, ata sollėn njė specialist me emrin Frank pėr tė na ndihmuar.

    Sapo shkeli nė shtypshkronjė, pas takimit me mua, hyri te financieri. Te kompjuteri i tij punoi nja dy ditė. Nuk kishte gjetur as dhe njė shkelje. Qe ēuditur kur pėr tė blerė letėr nė Bullgari unė kisha shtuar nga xhepi im 2000 dollarė.

    - Pse mė pyeti? Iu gjegja se 20 ton letėr koston kaq. Shtypshkronja nuk kishte aq para, se FMN-ja nuk na la as dhe njė dollar gjendje. Nga paratė e mia plotėsova shumėn qė duhej dhe paratė doemos mė vonė i mora. E quajti gjest tė lartė.

    Pėr avokat i kėrkova palės amerikane tė merrte zotin Maks Haxhia. Edhe pse e kisha kritikuar nė gazetė (sipas tij padrejtėsisht, po tani nuk mė kujtohet pse ishte kritika), ai pranoi. Erdhi dhe mė takoi.

    Donte tė dinte se ku e kisha prekur nė kallo Berishėn.

    - Kryeredaktorėt e shtatė gazetave qė do t'u falej shtypshkronja pas 3 vjetėve po qe se do tė mbijtonte, u kėnaqėn kur 15 ditė apo muajin e parė pala amerikane i botoi falas. Me qė letra po mbaronte dhe amerikanėt nuk sollėn para, u kėrkova dhe pėr 15 ditė apo 1 muaj tė shtypnin gazetat me gjysmėn e ēmimit tė kostos. Ata pranuan, por e vėrteta ėshtė se tirazhi i gazetave tė demokracisė qe tejet i vogėl. RD arriti tė shtypej vetėm nė 2000 kopje.

    Pra, edhe ata nuk kishin para. Kujtonin qė unė bėhesha pengesė qė FMN tė dėrgonte dollarė. Pėr tė zgjatur jetėn e shtypshkronjės botova "Cfurkun" qė kishte 40 mijė kopje. Nė atė kohė botova "Rilindjen" e Prishtinės qė na dha dorė, sepse me dhimbje, por pėr tė ekzistuar, i caktova kosto mė tė lartė nga atyre tė gazetave shqiptare.

    Prandaj kishte dy rrugė: ose dhe tė shtatė gazetat duhet tė paguanin ose shtypshkronja do tė mbyllej. Dhe qė mos mbyllej FMN mė lejoi tė botoja gazetėn "Koha Jonė".

    Tirazhi i saj ishte 40000 e nė disa raste mė shumė. Shtypshkronja nisi tė merrte veten.Kjo ėshtė e gjitha.

    Zoti Haxhia i besoi kėto,megjithatė mė pyeti se ku e kisha prekur Berishėn direkt.Atėhere u kujtova...

    Po, po kisha kritikuar nė RD vendimin e tij mediokėr pėr tė diplomuar si juristė nė kurse 6 mujore ish- tė deklasuar pėr t'u emėruar gjyqtarė?! Si intelektal, si bir juristi dhe si gazetar kėtė nuk mund ta pranoja.

    Ai heshti.Po ama punoi me zgjuarsi. Pikėsynimi i tij kryesor ishte tė bindte prokurorin qė nuk kishte tė bėnte me njė armik tė demokracisė dhe aq mė pak me njė kriminel. Prandaj nė dy apo tre takimet e tjera qė pata me zotin Zaloshnja, ai ishte tjetėr njeri.Mė trajtoi njerėzisht dhe hodhi poshtė tė gjitha akuzat,veē firmės qė kisha vėnė dhe pėr tė cilėn isha i ndėrgjegjshėm.

    Shumė shpejt ai mė hoqi dhe policėt nga dera. Isha nė arrest shtėpie, po ama kisha tė drejtė tė dilja vetėm me leje. Jo vetėm kaq, por prokuroria nuk erdhi ditėn kur qe caktuar gjyqi. Pse?

    E dinin qė do tė dėnohesha me tre muaj burg, por duheshin edhe 3 ditė qė tė bėheshin 3 muaj. Po tė vinin atė ditė unė duhet tė ēohesha nė burg pėr 3 ditė. Krijuan bindjen se unė nuk meritoja tė shkoja nė burg dhe pėr kėtė i falėnderoj. Kundėr Berishės mė tepėr nuk kishin ē'tė bėnin.

    Ditėn qė u bėnė tre muaj u bė gjyqi dhe u lirova nga salla,por jo duke marrė pafajėsi, sepse gjyqtarja Kambo veprimin tim e konsideroi "krim me rrezikshmėri shoqėrore".

    Fyerja qė mė bėri neodiktatori Berisha dhe lakejtė e tij ndikuan qė me dhimbje, shumė dhimbje t'i them lamtumirėn Atdheut nė moshėn 62- vjeēare dhe tė vij nė Kanada nė kurbet.

    Kėtu nuk mė mundon pesha e fyerjes qė mė bėri Berisha. Punoj i respektuar dhe i nderuar, jam dhe anėtar i dy klubeve tė artit tė Torontos. Jam i lumtur qė ndodhem aq larg atyre hijenave tė cilėt nėn petkun e demokracisė damkosin tė ndershmin me vulėn e turpit. Po Gėrdeci ėshtė dhjetėramijėra herė njė turp mė i madh se sigla e firmės sime pa asnjė dollar pėrfitim.

    Sepse nuk mund tė ketė mashtrim, po nuk pate si synim pėrfitimin. Ndėrsa pėrfitimi i familjes Berisha nga Gėrdeci mbart gjakun e njerėzve tė pafajshėm, aq shumė gjak.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •