-
Po Drue, S'po Due
PO DRUE, NUK PO DUE
Kohėt e fundit po vihet re se nė politikėn e majtė janė afruar pinjollė tė kollarisur e me xhepat plotė tė ish diktatorėve tė regjimit tė Enver Hoxhes dhe kanė nxjerrė kokėn pak si shumė, ndoshta pėr tė shpėlarė trutė e veta, ndoshta pėr tė kėrkuar falje pėr baballarėt e tyre kriminelė, por kėtė tė fundit spo e dėgjojmė e shohim askund: as nė medja ku shpėrthiqėn tash e parė, as nė Parlament, sepse kanė frikė tė futėn, mėqė e dinė fort mirė ēka i pret nė ballafaqim me krahun e djathtė qė i fitoi zgjedhjet me 28 qershor 2009. Tė birtė e Shekullit tė Ri, mendojnė se me tė vėrtetė ne kemi ngrėnė bar kur na thonin baballarėt e tyre, por ta harrojnė. Ky popull nuk ia dha votat Sali Berishės pėr tė kaluar nė diktaturė tė re, por pėr tė normalizuar gjendjen e futur nė Evropė. Kurrėsesi pėr tu hakmarrė.
Kur Sali Berisha e tė tjerė bashkoheshin me demonstruesit kundėr regjimit, baballarėt e tyre ēirreshin nė tribuna duke i quajtur fashistė, huliganė, jashtėqitje e kombit ata qė u futėn nė ambasada . Tė bijtė e baballarėve trashėgojnė cilėsitė e atyre gjakpirėsve tė kėtij populli.
Ne na drejtojnė tė vdekurit,- shkruan njė psikolog. Prandaj tė kemi kujdes, se gjaku i atyre rrjedh tek tė bijtė:
MOS THUAJ SE VDES NJERIU,/ SE ĖSHTĖ FJALĖ ĒILIMIU/ TEK I BIRI JETĖGJATI,/ ĖSHTĖ FSHEHUR I ATI,- shkruante apostulli i shqiptarizmės, N. Frashėri. Dhe vazhdon: Lindja vjen nga Perendimi, ndėrsa baballarėt e Edvinit, tė dy ilirėve (Gjoni e Beqja), Dritanit tė Sulės sė Bushatlinjve e vėllezėrit e tyre siamezė, e kėrkonin lindjen atje ku tė lindurin e vdisnin pa lindur.
Tani ata duan pushtet, se bisnesin e kanė krijuar me paratė qė ua lanė baballarėt qė na i vodhėn ne. Ata janė kapitalistėt e sotėm, pavarėsisht se mbajnė slloganin, socialistė, alias specialistė si i pati etiketuar i ndieri Pjetėr Arbnori.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt