Close
Faqja 9 prej 20 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 194
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    "Frenkit" - profesionistët e mistershëm


    FORMACIONI MILITAR "FRENKI" (ose "Frenkijevci") është njëri nga njësitet më sekrete serbe që kanë luftuar në Kosovë dhe të cilët, sipas të gjitha gjasave, kanë marrë pjesë edhe në masakrën në Qyshk.

    "Frenki" ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si "Crvene beretke" (Beretat e kuqe), po ashtu. Emri i këtij njësiti militar rrjedh nga Franko Simatoviq, një komandant i mistershëm, i cili, siç raportohet, ka qenë koka e disa operacioneve të mëdha gjatë luftërave në Bosnjë dhe Kroaci.

    Simatoviqi ka qenë i lidhur ngushtë, gjatë kohës së këtyre dy luftërave, me njësitet militare të Zhelko Razhnatoviqit - Arkanit dhe të Vojislav Sheshelit.

    Gjatë luftës në Kosovë, "Frenki" ka qenë një njësit me disiplinë të lartë, që ka kryer operacionet e ashtuquajtura komando. Ata kanë qenë të njohur për armët e tyre të sofistikuara (prodhim perëndimor), radiolidhjet e veçanta dhe kapelat e gjelbra me strehë, të ngjashme me ato të kaubojëve. Zakonisht, kanë ngasur xhipa me ngjyrë të zezë ose të gjelbër, ndërsa preferonin modelin "Cherokee").

    Sipas një komandanti të policisë serbe, "Frenkit" kanë përdorur emra të ndryshëm për operacione të ndryshme.

    "Kanë pasur një autoritet të përgjithshëm. Ata mund të bënin çdo gjë. Kanë pasur armët për të cilat ne vetëm do të mund të ëndërronim".

    Miloshi, një ish-pjesëtar i "Frenkit", thotë se ai kishte luftuar në Kroaci dhe se ishte rekrutuar nga ish-komandantët e tij.

    "Kjo ka qenë një polici sekrete për likuidim dhe për operacione të nduarnduarshme", thekson ai. "Ishte diçka plotësisht ilegale - nuk ishte e shkruar në ligje ose në kushtetutë. Mirëpo, çdo shtet ka diçka të këtillë, edhe ato që pohojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut, siç është Amerika".

    "Ne shkuam në Kosovë në shkurt të vitit 1999. Ishim rreth 1.000 veta në grup. Ky numër sigurisht se është rritur me nismën e luftës, ndoshta në 1.500 njerëz. Ishin nga 20 ose 30 veta në secilin skuadron, në krye të të cilit qëndronte një komandant".

    "Qëllimi ynë në fillim ishte shumë i thjeshtë, që të shkatërrojmë UÇK-në, bazat e tyre dhe shtetin e tyre ilegal... Mund të pyesni në Interpol dhe ata do t'iu thonë se çfarë lloji i bandave kriminale kanë qenë ata".

    Miloshi përshkruan njësitin e tij si profesionist absolut, ndërkohë që përqesh njësitet e tjera, siç është për shembull "Munja".

    "Ne ishim profesionistë. Ne nuk ishim të interesuar për të vrarë gra dhe fëmijë. Detyra jonë ishte që të vrisnim UÇK-në dhe kjo është ajo që bënim... Mendoj se një burrë që është i gatshëm të përdhunojë dhe të masakrojë civilët, dikush që mund të sulmojë një fshat vetëm për të masakruar civilë, prej cilitdo popull qoftë ai, ai person nuk i sjell lavd popullit të tij. Unë do t'i likuidoja të tillët në vend. Nuk do të kishte gjyq, vetëm ekzekutim".

    Me përjashtim të bonueseve për operacionet speciale, sipas Miloshit, pjesëtarët e "Frenkit" kanë marrë paga prej rreth 8 mijë dollarësh në muaj, gjatë luftës në Kosovë.

    "Kemi qenë të paguar mirë. Por, ne kemi qenë më të mirët dhe u kemi hyrë shumë rreziqeve". Ai thotë se kurrë nuk e ka parë me sy Simatoviqin. "Nuk e ka parë askush prej nesh. Ai është i këtillë".

    Miloshi thotë se nuk ka qenë në Qyshk, por disa luftëtarë të tjerë pohojnë se "Frenkit" kanë qenë komandantët që kanë udhëhequr sulmin.

    "Nuk kishin mundur ta qetësonin veten teksa kishte edhe ndonjë fshat shqiptar të pa pastruar", spikat një polic. "Kanë dashur të heqin qafe edhe fshatin më të fundit në rajonin e Pejës".



    A do të gjykohen kriminelët e luftës nga terreni?


    PRANIMI I DRAGANIT - militarit nga vazhdimet e mëparshme - se ka kryer ekzekutime masive dhe se ka marrë pjesë në deportimet në fshatin Qyshk, automatikisht e rangojnë atë në radhën e kriminelëve potencialë të luftës. Megjithëkëtë, ekspertët e drejtësisë ndërkombëtare spikasin se ai, si dhe personat që kanë bërë gjëra të ngjashme, ka gjasa të mëdha të kalojnë pa marrë dënimin e merituar. Për më tepër, Dragani dhe pjesëtarët e tjerë të grupeve militare të nivelit "tokësor", që kanë kryer masakrën në Qyshk dhe në shumë vende të tjera në Kosovë, mund edhe fare të mos çajnë kokën se do të ndiqen ndonjë ditë nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi, në Hagë.

    Dennis Milner, hetues i OKB-së për krime të luftës, thekson se puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit 'jugosllav" Slobodan Milosheviq.

    "Mund të thuhet se Tribunali as që është themeluar ndonjëherë ose kurrë nuk ka pasur për qëllim të vihet pas gjykimit të akterëve të krimeve në nivelet e ulëta", thotë Milner. "Ne do të insistojmë në atë se ata në krye janë personat përgjegjës... dhe se ata, duke qenë të implikuar, kanë tërhequr këmbëzën".

    Disa avokatë që angazhohen për të drejtat e njeriut kritikojnë një strategji të këtillë, ngase shumë keqbërës dhe kriminelë nga terreni mund t'ia dalin mbanë me krimet e tyre.

    M. Cherif Bassiouni, ish-hetues i OKB-së për krime lufte, i cili tash ligjëron në Universitetin De Paul në Chicago, pohon se edhe individët që kanë dhënë ndonjë mbështetje për vrasësit do të mund të gjykohen.

    "Ata janë njësoj përgjegjës si dhe ata që kanë qenë në terren dhe që kanë vrarë njerëzit", thekson Bassiouni. "Ky është një koncept për përgjegjësinë në grup. Nuk ka ndonjë ndryshim nëse në një bandë kriminelësh, dy vetë qëndrojnë jashtë duke bërë roje ndërkohë që dy të tjerë ndodhen brenda duke plaçkitur ose vrarë. Që të katërt janë njësoj përgjegjës për krimin".

    Sido që të jetë, Bassiouni mbështet fokusimin e Tribunalit të Hagës mbi Slobodan Milosheviqin dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë. Çështja themelore, thotë ai, nuk është në dënimin e krimeve të kaluara, por në parandalimin e krimeve të ardhshme.

    "Po, personat nga terreni kryejnë krimet", thotë Bassiouni. "Por, përderisa atyre të mos i jepen urdhrat për të bërë diçka të tillë, përderisa atyre nuk i garantohet imunitet, ata nuk do të dëshironin të bëjnë këtë krye në vete. Mënyra e vetme për të parandaluar këso lloj krimesh bëhet në do të kemi për cak liderët e tyre".

    Me gjithë fokusimin e Tribunalit në udhëheqësinë serbe, ekipet e hetuesve kanë bërë hetime nëpër Kosovë për të mbledhur dëshmi dhe materiale të tjera. Disa javë pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, një ekip patologësh nga policia daneze që punojnë për Tribunalit, kanë vizituar Qyshkun. Ata kanë ekshumuar kufomat të djegura ose gjysmë të djegura, që janë varrosur në një varr masiv në qendër të fshatit, te varrezat, në vendin e njëjtë ku edhe ishin tubuar nga militarët serbë, më 14 maj. Patologët danezë, po ashtu, kanë nxjerrë plumbat nga dërrasat e nevojtores ku ishte vrarë dhe masakruar Çaush Lushi.

    Në qoftë se njeriu që e ka vrarë Çaush Lushin do të identifikohet, bazuar në planin e OKB-së, ai do të gjykohej në gjykatat lokale në Kosovë dhe jo në tribunalin ndërkombëtar në Holandë. Mirëpo, sistemi lokal i drejtësisë vuan nga disa pengesa. E para, të gjithë të dyshuarit për krime kanë ikur në Serbi ose në Mal të Zi. E dyta, është mungesa e policëve dhe punëtorëve të tjerë të sigurimit që do të kapnin këta të dyshuar.

    Në anën tjetër, zyrtarët e administratës së OKB-së në Kosovë, nuk mbyllin sytë edhe për dhunën që është ushtruar ndaj minoriteteve serbe dhe rome në vend, pas hyrjes së NATO-s. Administrata e përkohshme në Kosovë ka përllogaritur se rreth 300 njerëz janë vrarë në Kosovë, që kur lufta ka marrë fund. Por, përkundër kësaj, ekspertët e drejtësisë theksojnë se Tribunali nuk është i gatshëm të hetojë dhunën që është ushtruar gjatë kësaj periudhe kohore, ngase me juridiksionin e OKB-së mbulohen vetëm krimet e kryera gjatë luftës.

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kush duhet të sjellë drejtësinë në vend?


    ËSHTË SHUMË E VËSHTIRË të besohet se të gjithë kriminelët që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë do të gjenden prapa grilave. Ka kaluar një kohë relativisht e gjatë nga përfundimi i luftës në Kosovë dhe ka pasur vetëm disa raste të arrestimit të disa të dyshuarve që kanë kryer krime lufte në Kosovë.

    Kjo gjë ka filluar të brengosë shumë edhe të angazhaurit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo e brengos edhe Fred Abrahamsin nga "Human Rights Watch".

    "Gjykatat e kanë të vështirë të merren me hajnat e thjeshtë të xhepit e jo më me krime të luftës", thotë Abrahams. "Nuk mund të llogaritet shumë në këto gjykata. Ç'është e vërteta, kjo na vë në një pozitë të vështirë për kërkimin e drejtësisë. Unë dëshiroj të shoh kriminelët prapa grilave dhe është diçka frustruese ta dish se një gjë e tillë nuk do të ndodhë".

    Sa i përket drejtësisë, një qëllim tjetër i NATO-s mbetet në pajtimin ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

    Në të njëjtën kohë që shqiptarët ishin mbledhur në ceremoninë e rivarrimit të viktimave të Qyshkut, në korrik të 1999-s, serbët nga fshati me të kaluar lumin, Gorazhdec, po varrosnin viktimat e tyre - një djalë të ri dhe një grua të moshuar, që ishin vrarë nga sulmues të panjohur.

    Gorazhdeci është i vetmi fshat në komunën e Pejës, ku ende jetojnë pjesëtarët e minoritetit serb. Fshati tash ngjan në një oazë të rrethuar nga të gjitha anët me shqiptarët dhe ka një mbrojtje shumë të madhe nga forcat e KFOR-it. KFOR-i ka organizuar çdo javë disa autobusë, të cilët marrin serbët nga fshati, të enjten, i dërgojnë ata në Mal të Zi dhe i kthejnë prapa të premten.

    Të mbijetuarit e Qyshkut shpesh kanë ngulur këmbë se disa nga militarët që i kanë sulmuar më 14 maj, kanë qenë nga fshati Gorazhdec. Ndërkaq që, me të përfunduar lufta, është aluduar se disa nga të dyshuarit për krime lufte kanë gjetur strehim në këtë fshat, gjë që nuk ka mundur të konfirmohet ndonjëherë. Forcat paqëruajtëse kanë kryer një bastisjenë këtë fshat, në fillim të vjeshtës, dhe kanë gjetur disa armë dhe municion, por nuk kanë arrestuar askë.

    Flamur Kelmendi, koordinator i prokurorisë për qarkun e Pejës, që përfshin pesë komuna e edhe Qyshkun, thotë se për momentin nuk kanë mundësi të kapin të dyshuarit për krime lufte në Kosovë dhe për t'i sjellur ata para drejtësisë.

    "Kjo është edhe vështirësia me të cilën përballemi", thotë Kelmendi. "Të dyshuarit për krime lufte nuk ndodhen në mesin tonë. Ata kanë ikur së bashku me forcat serbe që janë tërhequr në Mal të Zi ose në Serbi dhe dihet se ne nuk kemi ndonjë marrëveshje me organet e sigurisë nga këto vende, që do të mund të ndihmonte në kapjen dhe dorëzimin e këtyre personave".

    Deri më tash në Pejë nuk është kapur dhe rrjedhimisht nuk është gjykuar asnjë kriminel lufte, edhe pse dihet se vetëm në komunën e Pejës janë më se 500 të vrarë gjatë kohës së luftës.

    "Ne jemi të gatshëm të veprojmë në këtë drejtim, por na nevojitet ndihma", thekson prokurori Kelmendi.

    Në anën tjetër, një punë të palodhur në mbledhjen e materialeve për krime - përfshirë këtu dëshmitë e të mbijetuarve, ekzaminimin e kufomave, identifikimin e tyre, identifikimin e kriminelëve dhe mbledhjen e të dhënave për ta e deri te fotografitë e këtyre keqbërësve - ka bërë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dega në Pejë.

    "Besojmë të jetë një punë me shumë dobi kjo që kemi bërë dhe të gjithë ato që ia kemi dalë të mbledhim do t'ia dorëzojmë Tribunalit të Hagës", thotë Tahir Demaj, kryetar i këtij këshilli. "Materialet do t'ia dorëzojmë edhe prokurorit të qarkut. I mbetet pastaj Tribunalit dhe gjykatave lokale të merren me këto çështje".

    Të mbijeturit theksojnë se zvarritjet në kapjen e atyre që i kanë marrë më të dashurit dhe që u kanë shkaktuar dëme të tjera, vetëm sa iu shtojnë dhimbjen, por ata dëshirojnë të besojnë se diçka do të bëhet për të kthyer drejtësinë në vend.

    "Në mos nuk do të bëhet asgjë, nuk mbetet tjetër, vetëm që drejtësinë ta ndajë vetë", thotë Aliu, vëllai dhe babai i të cilit i janë vrarë në masakrën në Qyshk. "Njëherë do të më kërcet filmi dhe..."



    "Na duhet drejtësia sikurse plagës ilaqi"


    SHIRAT DHE I FTOHTI, që paralajmëronin një dimër të vështirë, e kishin zënë Akifin, bujkun që ka mbijetuar masakrën e tmerrshme, duke bartur materialin për t'i vënë kulmin shtëpisë së tij të djegur.

    Tash edhe ajo ka kaluar.

    Akifin, në vizitën tonë të fundit në Qyshk, e gjetëm të strehuar në shtallën, ku dikur kishte mbajtur lopët. Ajo tash ishte adoptuar si një shtëpi e vogël.

    "Jetohet...", thotë shkurt Akifi, i thjeshtë si gjithnjë, pa dashur të ankohet.

    Ne ia kemi dalur të zbulojmë se kush ka qëlluar mbi Akifin dhe 10 meshkujt e tjerë, të cilët kishin dhënë shpirt pranë tij. Ne kemi zbuluar se kush ka udhëhequr sulmin mbi Qyshk dhe zingjirin komandues që ka qenë prapa në organizim. Ne kemi zbuluar se luftëtarët serbë kanë qenë të motivuar nga hakmarrja, lakmia, detyra dhe frika.

    Mbetet vetëm çështja e kohës! Pse sulmi ka ndodhur mu më 14 maj dhe jo më herët gjatë luftës? Vetëm komandatët e policisë dhe armatës së Milosheviqit e dinë përgjigjen.

    Një mundësi: emri i Qyshkut më në fund kishte dalë në krye të listës së caqeve.

    Plagët nga plumbat në trupin e Akifit tashmë janë shëruar dhe ai bën përpjekje, bashkë me ndonjë organizatë humanitare, të rindërtojë shtëpinë. Akifi beson se Perëndimi edhe do të sjellë drejtësinë në vend. "Jam thellë i bindur se ata do të përgjigjen në Hagë", thotë ai për kriminelët që kanë kryer masakrën në Qyshk. "Ata që janë fajtorë, ata që kanë duart e zhytura me gjak, ata do të dënohen".

    Të mbijetuarit e tjerë, përfshirë këtu edhe Aliun, mësuesin 35 vjeç nga Qyshku, ngulin këmbë në teorinë për pasojat që mund të sjellin moskapja dhe dënimi i ekzekutuesve dhe komandantëve.

    "Na duhet drejtësia sikurse plagës që i duhet ilaqi", thekson ai. "Në do ta leni plagën të hapur, në nuk do ta mbyllni atë, ajo kurrë nuk do të shërohet".

    Aliu frikësohet se urrejtja do të vazhdojë edhe për një gjeneratë.

    Lulja, 27-vjeçarja që ka mbijetuar masakrën dhe që ka varrosur eshtrat e babait dhe të shumë të tjerëve në varrezat e fshatit, rrëfen storien për vajzën 3 vjeçe, babai i së cilës është vrarë në masakër, po ashtu:

    Për çdo të lumen ditë, e bija kërkon t'et. Ajo pyet nënën e saj: "Ku është babi?". Nëna i përgjigjet: "Dil jashtë dhe vetëm thirre tri herë emrin e tij. Ai do të vjen shpejtë".

    Vajza e vogël i thotë secilit se babai i saj ka shkuar në Gjermani për t'ia blerë një biçikletë.

    Një ditë ajo kishte shkuar me nënën e saj te varrezat e fshatit për të kuptuar se ç'kishte ndodhur vërtetë. Vajza e vogël e kishte pyetur nënën: "A është ky vendi ku e kam babin?"

    Dhe nëna ishte dorëzuar: "Po, babain e ke të varrosur këtu".

    Vajza kishte filluar të qajë dhe kishte thënë: "Këtu e kam babin që ma kanë vrarë banditët dhe serbët". Pas kësaj ajo kishte filluar të gropojë me duar varrin, duke thirrur: "Ta nxjerrim babin prej këtu dhe ta çojmë në spital... ndoshta do të shërohet".

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Okupimi, aneksimi dhe tentimi pë serbizimin e Kosovës 1912 – 1999 – Nga Fehmi Ajvazi
    ( Kosova, është teritor i pushtuar nga Serbia më 1912 dhe, i aneksuar më 1945. Në vitin 1999, Beogradi provoi ta shpopullonte Kosovën përmes dhunës, luftës dhe dëbimit të elementit etnik shqiptar shumicë apsolute, për ta serbizuar më pastaj. Por, tashmë dihet që kjo përpjekje dështoi. Prandaj asnjë normë zakonore dhe juridike e së Drejtës Ndërkombëtare, asnjë parim i Kartës së OKB-së dhe, asnjë lloj Gjyqi Ndërkombëtar nuk mund ta konsiderojnë Kosovën si territor i Serbisë, dhe aq ma pak, ta kthejnë në çfardo ndikimi të Serbisë. Njësoj, as ta stopojë apo ta ndalojnë Kosovën që të ndjekë rrugën e shtetit të pavarur apo, rrugën e bashkimit me ndonjë tjetër shtet. )


    Kosova ka një histori të dhimbshme në shekullin e kaluar, ashtu si edhe teritoret e tjera etnike shqiptare gjithandej, në shumë shekuj të tjerë. Kjo histori, nuk është njohur sa duhet dhe, deri në fund. Veçmas, nga gjeneratat e reja. Ka një „alfabet“ historik, politik dhe juridik që është përshkuar aq dendur me logjikën teorike dhe praktike të „alfabetit“ të krimit, terrorit dhe pushtimit: deri, në tragjedi...! Veq varreve, gjymtimeve, shfarosjeve, tragjedive individuale dhe kolektive shekuj me radhë pyetja konkrekte është: pse, e gjithë kjo apokalipsë dhune? Kush, kur, si, me ç’teknologji teorike dhe praktike e kultivoi dhe e zhvilloi dhunën, pushtimin, asimilimin, dëbimin, shpopullimin në trojet shqiptare? Pastaj cilat ishin bashkpunimet, aleancat, marrëveshjet në relacionet: Beograd – Moskë – Stamboll dhe, më gjërë...? Në këtë apokalips dhune, sidomos kur është fjala për Kosova, kjo s’ka qenë asnjëherë në historinë e njerëzimit pjesë teritoriale - etnike, e Serbisë. Serbia, e ka pushtuar Kosovën dhunshëm në vitin 1912, dhe e ka aneksuar poashtu dhunshëm, më 1945. Politikën e pushtimit, Serbia nuk e ka realizuar e vetme: asaj, i janë gjendur shumë miq gjithandej, nëpër glob. Prandaj, ja pse Kosova, është dashur domosdoshmërisht të ndahet nga Serbia...?

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    1. Pasqyrë e dhunës dhe e terrorit mbi shqiptarët nën Jugosllavinë e Parë


    Të paktën që nga viti 1912, apo nga pushtimi i hapur i Kosovës nga serbët pas këtij viti, si dhe të territoreve të tjera etnike nga ish mbretëria jugosllave ( SKS ), historia e Kosovës ndërthuret, shumë tragjikisht. Nga Lufta e Parë Ballkanike, shteti si Mali i Zi doli me një territor të fituar prej 62 %, dhe 100 %, popullsi. Serbia, fitoi një zgjërim në teritor në 82 % ,dhe në 55% popullsi. Greqia: 68% territor, dhe 67 % popullsi. Sipas statistikave turke, vetëm vilajeti i Kosovës kishte një popullsi shqiptare prej 743.040 banorë, nga gjithsejt, 912.902 banorë, sa kishte i gjithë vilajeti. Këtu, pa filluar në shpalosje të “dosjes” së krimit shekullorë kundër shqiptarëve, kuptohet jo të krimit në të gjitha viset shqiptare, duhet bërë një digresion: çkado që ndodhi ( dhe ndodhi mizoria: Kosova, dhe shumë vise shqiptare u pushtuan nga serbët, grekët, malaziasit..etj. ), një gjysmë shteti shqiptar u bë realitet nga 28 Nëntori i vitit 1912 dhe ky shtet megjithatë, e mbijetoi fillim e fund në mënyrë të çuditshme - titanike, shekullin XX-të. Të tmerruar, të lemeritur dhe në thelb të aktivizimit të ideologjisë pushtuese – rusomadhe, në Beograd pak vite më vonë erdhi nga Moska cariste një telegram pak a shumë, me këtë përmbajtje: “ Mos u brengosni që Shqipëria, është bërë shtet. Kufijt e Kosovës me Shqipërinë, janë kufij strategjik. Kosova, definitivisht do të bëhet tokë serbe gjatë këtij shekulli. Shqipërinë, do ta hedhim në det kah fundi i këtij shekulli dhe, fillimi i shekullit XXI” ( “Strogo poverlivo, Br. 48/ 14 tetor, 1914 ). Mesazhi themelor i këtij telegrami, nuk është bërë realitet. Por, faktet dhe historia e ardhshme e gjithë shekullit të ikur, kanë kaluar në fokus të thelbit të këtij mesazhi antishqiptar. Realisht, aty – këtu copërat e thelbit të këtij mesazhi, vazhdojnë të jetojnë edhe në kohërat tona. Edhe sa...? Por, t’i kthehemi trajtimit të kësaj teme ?


    Me okupimin serbë të vjeshtës së vitit 1912, ish vilajeti i Kosovës u nda në 5 qendra administrative: qarku i Kumanovës, i Shkupit, i Jeni – Pazarit, i Prishtinës dhe qarku i Prizrenit. Nacionalizimi dhe spastrimi, pushtimi i territoreve shqiptare ka një histori shumë të dhimbshme deri në vitin 1939, ku veq të tjerash përfshihet politika e dhunshme – gjenocidale e asimimilimit, por edhe e konvertimit të shqiptarëve në ortodoks ose, në serbo – malazias. Pas vitit 1939, vazhdon epoka po kaq e errët e sundimit dhe e dhunës nacional – komuniste sebo - sllave – ortodokse dhe më gjërë kundër shqiptarëve në të gjitha viset ku ata kanë jetuar në territorin e ish Jugosllavisë, madje edhe në viset e ndryshme të shteteve ku ata ishin vendosur: në Turqi, Egjipt, Ukrainë etj. Po sjellim fakte konkrete dhe të dhëna të ndryshme, fillimisht fakte dhe të dhëna nga Instituti i Historisë së Kosovës: më 22 tetor të vitit 1912, në Prishtinë ( në vendin ku sot gjendet Teatri Kombëtarë ), xhandarmëria serbe pushkatoi rreth 5000 shqiptar. Në kampin e Nishit, ishin dërguan, 1350 veta. Nga viti 1912, deri në mars të vitit 1914, politika e spastrimit detyroi që të shpërngulen për në Turqi, hiq më pak se 239. 807 shqiptarë, pa u llogaritur numri i fëmijëve, deri në 6 vjeç. Ky numër njerëzish, deri në gusht të vitit 1914, u shtua për 41.655 veta, pa numëruar poashtu, fëmijët deri në 6 vjet. Në mes të viteve 1919 – 1940, për në Turqi, u detyruan të shkojn gjithsejt: 255. 878 shqiptar. Kur po flasim për shprënguljet, në mes të viteve 1913 – 1939, për në Shqipëri, u detyruan të largohen 4.046 familje. Askush nuk e di se sa familje, u vendosën në vendet e Europës dhe të Amerikës. Në shkurt të vitit 1914, u nxorr Dekreti për Reformën Agrare dhe Kolonizimin e territoreve shqiptare. Kështu, në Dukagjin, u nda tokë e llojllojshme për 5000 familje kolonësh. Në mes të viteve 1918 – 39, u shpërbën 320 fshatra. Në vitet 1918 – 21, u vranë 12.364 veta, kurse u burgosën 22.160 veta. Ngritja e kolonive serbo – malaziase, ishte një koncept praktikë i sistem kolonial dhe i sistemit të nacionalizimit territorial: mes viteve 1912 – 14, janë sjellë në Kosovë 15.943 familje. Këtyre familjeve, u ishin ndarë, 228.000 hektarë tokë. Në periudhën 1919 – 1927, u ndërtuan 106 koloni me serbo – malaziase, dhe u ngritën 245 vendbanime të reja.


    Në këtë punën spastrimi e gjenocidi, Dr. Hakif Bajrami ka konstatuar faktin se që nga “Naçertania” ( 1844 ), në Beograd janë sjellë më shëmë se 24 programe, me objektiva dhe nivele të destinimeve të veqanta. Të gjitha këto programe, janë detajuar dhe janë aprovuar zyrtarishtë, nga shteti. Në kohën kur Kosova ishte pushtuar pas vitit 1912, në Beograd, ishte themeluar “Klubi kulturorë serb”, misioni i të cilit ishte shpopullimi, asimilimi dhe, serbizimi i trojeve shqiptare. Akademiku i ardhshëm fashisto – socialistë serb Vasa Qubrilloviq përpiloi elaboratin etnocidial “Shprëngulja e shqiptarëve”. Sërbomadhi tjetër Ivan Vukotiq, përpiloi projektin “Mbi pushtimin e Shqipërisë” për qeverinë e tij, më 1939. Në vitin 1941, avokati çetnik ngë Sarajeva, Stevan Molloviq hartoi projektin me titull „Serbia homogjene“. Një tjetër nacionalistë famëkeq serbë Dr. Ivo Andriq ( fitues i çmimit Nobël për Letërsi ), përpiloi “Projektin për ndarjen e Shqipërisë në mes të Jugosllavisë dhe Italisë”, në vitin 1939. Planet e këtilla të niveleve shtetërore serbo - jugosllave, nuk lanë anash infiltrimet, bashkpunimet dhe përpkrahjet e Rusinë, të Greqisë, të Italisë, të Turqisë, të Francën etj. Një nga këto bashkpunime, i sinkronizuar me shumë kujdes dhe në mënyrë të rafinuar, ka qenë gjithmonë bashkpunimi serbo – rusë. Por, një tjetër bashkpunim politiko – taktikë me pasoja të pariparueshme për shqiptarët, Serbia e ka bërë edhe me Turqinë. Nga viti 1926, qeveria serbo - sllave në Beograd, kishte vënë kontakete me qeverinë turke në Stamboll për shprëngëljen e sa më shumë shqiptarëve, në shkretëtirat e Anadollit. Turqia, ndër të tjera, me shqiptarët që i vendoste kryesishtë në shkretëtirat e Anadollit, ndërtonte “mur strategjik” për kundërvënje koherente elementit kurdo - arab. Në pranverë të vitit 1938, në Stamboll, ishin mbajtur 8 seanca në përpilim të Konventës. Marrëveshja, parashihte fillimisht, shprënguljen e 40.000 familjeve. Konventa jugosllavo – turke, është nënshkruar më 11 korrik, të vitit 1938. .

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    2. Pasqyrë e dhunës dhe terrorit mbi shqiptarët nën Jugosllavinë e II- të

    Në prag të Luftës së Dytë Botërore, dhe pas mbarimit të kësaj lufte, përkundër trajtimit fashist të shqiptarëve në kohën e mbretërisë serbo – sllave në Beograd ( 1918 – 1939 ), koha nuk rrodhi, ashtu siç ishte thënë e besuar. Implikimi i ideologjisë komuniste në Ballkan, i bëri njerëzit të besojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë, e përbashkët dhe, multietnike. Kjo ideologji, në parim, i vendoste të drejtat dhe liritë e popujve në planë të parë, duke i proklamuar këto liri si unike për të gjithë, deri në vetvendosje, dhe “deri në shuarjen e shtetit” ! Dhjetëra e qindra popuj, miliona njerëz, e kishin besuar “parimin” ideologjikë komunistë të lirisë e vetëvendosjes. Ndërsa që kishin qenë për shekuj të tërë nën sundimin otoman, ndërsa që ishin braktisur pothuajse fare nga bota perëndimore, shqiptarët, një pjesë e tyre e madhe, e kishin besuar këtë doktrinë. Por, në praktikë, gjërat kishin shkuar ndryshe. Si edhe në shumë vende të tjara, komunistët serbo - jugosllav nuk e kishin zbatuar këtë doktrinë, përkundrazi, e kishin përdorur si trampolinë për t’i zgjëruar apetitet e tyre pushtuese dhe të zgjërimeve, që kishin fillin qysh me ardhjen e tyre në Ballkan, në shekullin IX, e këndej. Ja kronologjia e aneksimit dhe e dhunës që komunistët serbo – jugosllav dhe pushteti në Beograd, gjatë periudhës 1943 – 1990, e zbatuan kudo në viset ku jetonin shqiptarët, dhe veçmas në Kosovë. Komunistët jugosllav, pas një periudhe të organizimit dhe të forcimit të tyre ideologjikë nga viti 1937, u tubuan në mbledhjen e Dytë të Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë ( KAÇKJ ), më 29 nëntor të vitit 1943, në Jajce të Bosnjes, Në këtë mbledhje, komunistët serbo – jugosllav, u përcaktuan për një Jugosllavi federale. Në Jajce, nuk ishin ftuar komunistët shqiptar të Kosovës. Nuk ishin ftuar, sepse pjesmarrësit në Jajce u dakorduan për të vazhduar politikën e mbajtjes së Kosovës të pushtuar edhe më tutje, si dhe vazhdimin e spastrimit të saj, etnik. Qysh nga koha e mbretërisë Serbe – Kroate dhe Sllovene, viset shqiptare shtriheshin në tri banovina: ajo e Vardarit, e Moravës dhe banovina e Zetës ( 1929 ). Në këto rrethana, si dhe në rrethana të lutës ndërkombëtare antifashiste, komunistët jugosllav që udhëhiqehin nga J.B. Tito, duki i shkelur parimet e tyre ideologjike dhe nacionale, si dhe doktrinat e lirisë dhe të vetvendosjes së popujve, u përcaktuan për vazhdimin e politikës koloniale dhe të dhunës, kundër shqiptarëve. Pak a shumë, e njejëta politikë, domethënë politika e dhunës dhe e ekspansionit, u orientua edhe kundër Shqipërisë. Komunistët serbo – jugosllav, dhe vetë Tito, ka të dhëna dhe indicie që dëshmojnë se kishin objektiva në themelimin e një federate ballkanike, në krye të së cilës një ditë, do të viheshin ata, vetë.


    Duke synuar politika demagogjike dhe ekspansioniste, në Kosovë dhe në viset e tjera ku jetonin shqiptarët, u vazhdua me dhunën dhe terrorin: nga aty ku e kishte lënë mbretëria SKS. Kështu, Administrimi Ushtarak i Pushtetit, u vendos më 8 shkurt të vitit 1945, në Kosovë dhe në viset e tjera ku jetonin shqiptarët. Arsyetimi: në emër të luftimit të atyre që kishin qenë në anën e fashizmit gjerman dhe të luftimit të organizatës Balli Kombëtar, si dhe në emër të mbledhjes së armëve nga populli, në emër të kolektivizimit socialist etj. Sipas të dhënave ende të pashkruara krejtësisht, gjatë këtij shtetrrethimi besohet se janë vrarë e likuiduar, rreth 47.000 shqiptarë. Vetëm në rajonin e Tetovës, ishin arrestuar 10.000 veta, prej të cilëve pa gjyq, u likuiduan 12.00 veta. Gjatë kohës së këtij terrori të egër, komunistët serbo – jugosllav, organizuan më 10 korrik të vitit 1945, të ashtëquajturin Kuvendi i Prizrenit. Në këtë kuvend, selia e të cilit ishte e rrethuar me forca të mëdha partizano – çetnike, pjesmarrësit u detyruan të pranonin dhe të nënshkruanin atë cfarë iu tha atyre nga komunistët serbo – jugosllav dhe nga kolaboracionistët shqiptarë, të ashtëquajtur komunistë dhe partizanë shqiptarë. “Përmes gjoja plebishitit të popullit shqiptar, thuhej që ky kuvend kishte vendosur që Kosova, t’i bashkohen Serbisë“ ! Por, ky kuvend proklamoi “Rezolutën” e ripushtimit dhe të aneksimit të Kosovës, si dhe të territoreve të tjera shqiptare. Në fakt, në Prizren u vendosë me forcë mbetjea e Kosovës, nën Jugosllavi. Në këtë Kuvend, s’pati vullnet të popullit. Në të vërtetë, s’kishte as qëndrim të qartë, parimorë dhe burrërorë të përfaqësuesëve shqiptarë që ishin në atë kuvend. Njëri nga delegatët, Ramiz Hoxha – Cërnica ( përfaqësues i komunës së Gjilanit ), nuk e pranoi këtë dokument, dhe e kunërshtoi aty – për aty. Ishte edhe një tjetër delegatë, kundërshtues. Asnjë, tjetër ! Ramiz Hoxha – Cërnica, ishte dënuar me burg shumëvjeqar, pasi që i kishte shpëtuar pushkatimit, kurse i dyti, ishte likuiduar pas kuvendit.


    Në vigjile të masivizimit të ideologjisë pankomuniste në territoret jugosllave, pasi që mbretëria SKS kishte kapitulluar përpara forcave fashiste gjermane, qysh në vitin 1941, avokati çetnik ngë Sarajeva, Stevan Molloviq hartoi projektin me titull „Serbia homogjene“. Vasa Qubrilloviq, ideolog i serbizmit dhe çetnikizmit, hartoi një tjetër projekt që kishte për synim shpërbërjen e pakicave, pothuajse të gjitha ato pakica që do të përfshinte Jugosllavia e ardhshme, komuniste. Ky elaborat, kishte edhe emërtimin mjaft sinjifikativ: „Problemi i pakicave në Jugosllavinë e re“ ( 3. 09. 1944 ). Natyrishtë, esenca e elaboratit, synonte shprëngëljen dhe spastrimin etnik të Kosovës dhe viseve të tjera në të cilat jetonin shqiptarët, madje, me çdo mjet. Përdorimi i të gjitha mjeteve, madje edhe mënyrat e terrorit dhe të vrasjeve, ishin të theksuara në tekstin e elaboratit. “Rruga komuniste e zhbërjes”, dhe në anën tjetër, rruga e aneksimit të hapësirave shqiptare, ishte konceptë dhe praktikë e qartë, e ish regjimit komunistë jugosllav, që po ngjitej në pushtet, pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë fazës së vendosjes së pushtetit ushtarak, më shuumë se 4000 shqiptar, ikën jashtë vendit. Prishjen e mardhënjeve me Bashkimin Sovjetik në vititn 1948, Beogradi e shfrytëzoi edhe për vazhdimin e dhunës e të terrorit në Kosovë, dhe në viset e tjera shqiptare. Në vitet e 50 –ta, të shekullit të kaluar, në Beograd u iniciau sërish programi i vitit 1938 i cili kishte si objektiv shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, por që ishte ndërprerë për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

    Por një drekë speciale, e shtruar në Split në mes të diktatorit Tito dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, z. Fuad Kypriliu ( mos ishte vallë z. Fuad me origjinë shqiptare nga familja e madhe e Kyprëlinjve që ishin vendosur në Stamboll gjatë sundimit 500 vjeqar otoman...? ), në janar të vitit 1953, vazhdonte të ishte fatale për të ardhme e shqiptarëve, në ish Jugosllavinë komuniste. Tito dhe Kypriliu, biseduan për riaktivizimin e konventës Jugosllavo - Turke, të vitit 1938. Në këtë takim, ishte folur edhe për mënyrën se si të riaktivizohej dhe, si të materializohej konventa në fjalë. Marrëveshja, parashikonte në paketë shprënguljen e 1 milion shqiptarëve, kurse fillimisht do të shprëngëleshin rreth 250. 000 veta. Dreka, biseda, plani, ishin zhvilluar në fshehtësi të plotë. Pas këtij takimi, pasoi marrëveshja ( Pakti Ballkanik ), e miqësisë edhe e bashkpunimit në mes të Jugosllavisë – Turqisë – Greqisë, e nënshkruar në Ankara nga këto tri vende më datën 28 shkurt. Ndërkaq, në këtë vit ( 1953 ), u realizuar njëfar lloj regjistrimi i popullsisë në Jugosllavi. Me gjasë, ky ishte “regjistrim” krejt i qëllimshëm. Në viset ku jetonin shqiptarët, dhe në Kosovë nisi kampanja e tmerrshme e propagandës, e presionit, e dhunës dhe e asimilimit të hapur: shqiptarët, mundësisht të gjithë duhej të deklaroheshin, me apo pa dëshirë, si turq. Administrata, kudo u mobilizua të realizonte këtë objektiv dhe ajo ndihmohej nga njerëzit e shërbimeve të ndryshme të sigurimeve, nga shërbimet e fshehta, nga agjenturat e ndryshme jugosllave, turke, greke si dhe nga bahkpunëtorët e ndryshëm dhe agjentët ( hafijet, siç i quante populli ), në rradhët tona. Një ndihmesë të madhe, dhanë të ashtëquajturit mësues të fesë ( hoxhallarët ), dhe aty – këtu, edhe bashkësitë Islame. Në këtë “dasmë” të përgatitur dhe të përgjakur mbi baza të një programi shtetërorë, u falsifikuan dhjetëra mijëra dokumente të ndryshme të pronës, dokumente personale të identifikimit të njerëzve, si dhe u sajuan dokumente të reja ( pasaporta ), dhe u lëshuan viza ( leje ose “vesika”, siç u thoshte populli ), përmes të cilave siguroheshin udhëtimet për në Turqi. Padyshim, askush nuk e di shifrën e parave ( të buxhetit ) të cilat u destinuan për realizimin e këtij projekti makabër. Agjentët dhe bashkpunëtorët e regjimit - pushtetit, udhëheqësit fetarë, lakejt dhe informatorët, endacakët e pashpirtë bredhnin ditë e natë nëpër fshatra e qytete, duke propaganduar dhe duke i cytur e bindur njerëzit e pashpresë: “Vëllezër, ne dhe ju, jemi myslimanë...den – babaden, që doemthënë turq. Ju, keni qenë bijë të Islamit edhe përpara Muhamedit ? Kështu, duhet të nisemi e të shkojmë në “tokën e premtuar” të fesë sonë. Sa më kah lindja, aq më afër Qabesë. Të shkojmë në Andadoll ku rrjedh mjalta, e ku është vendi ynë. Ky është vend i “të pafeve”. Zoti, nuk na do dhe nuk na duron të jetojmë me të pafetë, me armiqtë e Islamit...”. Ky, ishte galimatisi i pafund i vuajtjes dhe i mjerimit, i dhembjes e dëshprimit, apokaplipsa vet e një populli të tërë. Kurrë s’do të dihet se çfarë përjetuan, si udhëtuan dhe si u vendosën, si hynë në “jetën e re - në vendin e ri” njerëzit tanë të familjeve – të gjakut e të oxhakut ! Por çka ishin shqiptarët: shqiptarë, apo turqë...? Sipas regjistrimit të vitit 1948, në Kosovë kishte të evidentuar vetëm 1. 315 banorë, që besonin se ishin turq. Pesë vite më vonë, ky numër u rritë në, 259. 535 veta. Si dhe, pse ?


    Administrata jugosllave dhe politika çetniko – komuniste, ia prezantonte opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar ( duke i falsifikuar dokuemntet dhe të dhënat e tjera ), jo vetëm faktin se “shqiptarët, në përgjithsi ishin turq”, por edhe shifrat e popullsisë shqiptare “si turq”. Kjo bëhej, për ta legalizuar në planin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtarë, epokën e ardhshme të shprënguljeve të dhunshme të shqiptarëve, për në Turqi. Prandaj, ja të dhënat e falsfikimit dhe të shprëngëljeve. Vetëm në mes të viteve 1952 – 1958, në Turqi u shprëngëlen 285. 810 veta. Në periudhën e viteve 1959 – 1965, për në Truqi, u shprëngëlen gjithsejt, 179. 871 veta. Në odiseadën e pafund të presionit e të dhunës, të shfrytëzimit ekonomik, të kolonizimit, i ashtëquajturi „Plenumi i Brioneve”, i mbajtur në vitin 1996, gjoja e revidoi politikën e “gabimeve” ndaj shqiptarëve, dhe gjoja po i hapte “dyrt e perspektivës” për shqiptarët. Plenumi, ia hodhi fajet gjoja nacionalizmit serbë apo më shkurtë, Ministrit të Punëve të Brendëshme të Jugosllavisë Aleksandër Rankoviq. Por, kush e aktivizoi Konventën Jugosllavo – Turke të vitit 1938 ? Natyrisht: Rankoviqi dhe Titoja – të dy së bashku. Kurse, shqiptarët që përfunduan nëpër shkretëtirat e Anadollit, humbën gjysmën e shpirtit dhe të trupit: sot e atëherë, janë të detyruar të thirren si të nacionalitetit turk. Një pjesë e tyre, mase janë asimiluar. Pse ? Sepse Turqia, nuk pranon brenda kufijve të saj ekzistencën e ndonjë kombi a kombësie tjetër. Politika jugollave e ndjekur pas vitit 1966 ndaj shqiptarëve, s’ishte politikë e parimeve dhe e lirisë, por thjeshtë, ishte politikë e parimeve mashtruese dhe e lirisë së manipulueme. Integrimin paqësorë i shqiptarëve brenda shoqërisë, sistemit politiko - juridik dhe atij shtetërorë jugosllav pas vitit 1966, ishte politikë e mashtrimit dhe e dredhive që dinin t’i bënin politikanët nacionalkomunistë serbë dhe ultrashovinistët jugosllav, të të gjitha ngjyrave.Pak vite më vonë, në Beograd klasa fashisto – komuniste nxorri në dritë „Libri e Kaltërt“ ( 1977 ), në të cilin libër, në mënyrë perfide, dekonspirohej politika mashtrues dhe manipulative. Ky libër, i kundërvëhej gjoja lirisë dhe pushtetit të madh që u ishte dhënë shqiptarëve në vitin 1974, vit ky kur sanksionohet Autonomia e Kosovës. Në të vërtetë, gjithçka ishte e lobizuar në mes të komunistëve dhe nacionalistëve serbo – jugosllav. Shtypja dhe zhbërja e shqiptarëve nga trojet e veta, ishte një politikë e përbashkët prej Trigllavit, deri në Gjevgjeli ! Ajo që mund të quhej “liri dhe prosperitet i shqiptarëve në ish Jugosllavi, ishte “kafshata” e fituar me luftë të pandalshme dhe të pakompromisë të nacionalistëve shqiptarë, dhe të atdhetarëve shqiptarë. Ja faktet: Në demonstratat e shqiptarëve të vitit 1968, veq të burgosurve dhe të plagosurve, u vranë 2 demonstrues. Në demonstratat e vitit 1981, sipas versionit zyrtar, u vranë 9 demonstrues dhe u burgosen me qindra e mijëra nxënës, student, punëtorë, fshatar, intelektual etj. Më saktë, ky është vitit i fillimit të një terrori të egër kundër popullit të pambrojtur shqiptarë, kudoe ku jetonin shqiptarët në ish Jugosllavi, terror sky i cili do të zgjasë plotë dy dekada, pra deri në qershorë të vitit 1999. Prandaj, sipas shpikjes dhe programimit të dhjetra platformave ideopolitike – administrative, të përhapjes së tmerrshme të diferencimit, të territ informativ, të ndërhyrjes ideologjike në kulturë, në gjuhë, në arsim dhe shkencë, në veshje, në identiet dhe në çdo pore tjetër të jetës, ja disa nga faktet konkrete të dhunës e terrorit të këtyre dekadave: në mes të viteve 1981 – 1990, janë burgosur dhe dënuar mbi baza denoncimesh dhe akuzash politike, 3.348 veta. Në burgjet ushtarake, janë prangosur, 1.100 ushtarë dhe oficer shqiptar, pastaj janë vraë, 63 ushtar shqiptar. Gjatë kësaj kohe, janë vrarë 183 civilë, prej tyre, 16 fëmijë. Janë plagosur 616 civilë, prej tyre, 49 fëmijë. Brenda këtyre viteve, qenë hapur dosjet për qindëra mijëra banor shqiptar. Sipas një të dhëne zyrtare të publikuar në Kuvendin Federativ në Beograd, nga ish shefi i UDB-së për Kosovë Rrahman Morina, në duart e organev të Sigërisë Krahinore dhe Shtetërore, kanë kaluar hiq më pak se 584.273 shqiptar, të Kosovës. Në vitin 1985, Akademia famëkeqe e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë, përpiloi “Memorandumin”, i cili u bë publik, në vitin 1986. Në faqet e këtij dokumenti fashist, është shkruar platforma akademike, e cila zyrtarizohet më vonë nga klika naciona – komuniste serbe dhe nga diktatori, Millosheviq.

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    3. Pasqyrë e dhunës dhe e terrorit mbi shqiptarët nën Jugosllavinë e III –të, të Millosheviqit


    Pas publikimit të Memorandumit të vitit 1995, shovinizmi serb ishte gati të vërsulej gjithandej në Kosovë, mirëpo kësaj rradhe, me serbomdhenjët, ishte duke ndodhur diçka më e veqantë: ata, nuk po kënaqeshin vetëm me nënshtrimin e shqiptarëve dhe të Kosovës. Egërsia e tyre e vjetër, kishte tani synim: krijimin e “Serbisë së Madhe” deri në Karllobag, por nën ombrellën e Jugosllavisë. Shovinistët serbë, dukej që ishin duke e synuar për më vonë, dominimin e gjithë Ballkanit. Në tubimin e serbëve dhe të malaziasëve në Fushëkosovë të datës 24 prill të vitit 1987, kryetari i atëhershëm i Lidhjes Komuniste të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, u tha atyre: “Askush s’gëxon t’ju prekë...” Kjo fjali e thënë në “Fushën e Mëllenjave”, aty ku më 1389 kishte ndodhur beteja e Ballkanasëve dhe e Turqëve, betejë kjo të cinë serbët e kanë përvetësuar deri në mitizim, i ekzaltoi serbët, dhe u dha atyre besim e zjarr, për t’u hedhur në sulm të realizimit të aspiratave të tyre të çmendura.


    Megjithatë, figura e Millosheviqit, nuk ishte rastësi: ai, ishte një sajesë në vijim. Të yshtur nga ideologjia serbomadhe, pas asaj që ai tha në Fushëkosovë, grigjat nacionaliste serbe u hodhën në zjarrin e tyre: në përkrahje hitlerizim të figurës së Milosheviqit: intelektualt, gazatarët, policët, agjentët, fshatarët, studentët, gjeneralët, shkrimtarët, punëtorët, diplomatët etj. Në Mbledhjen e Tetë të Këshillit Qëndrorë të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë të mbajtur më 23 – 24 shtator ( 1987 ), Slobadan Milosheviqëi, erdhi në krye të komunistëve serbë. Nga skena u larguan njëri nga komunistët e devotshëm serbë Ivan Stamboliqi ( kryetar i Kryesisë së Sebisë ) dhe, Dragisha Pavlloviqi, kryetar i KK të LK të Beogradit. Pra, kishim të bënim me dy fraksione. Por në parim, të mundurit synonin ruajtjen e taktikës së kujdessehme dhe të ngadalshëm që ishte e mbështjellur gjoja me tolerancë, zhvillimi, bashkjetesë dhe vëllazërim – bashkim, e në t ëvërtetë synonin ruajtjen e serbizmit dhe të komunizmit integralistë ! Fraksioni fitues në krye me Milosheviqin, synonte një komunizëm më radikal dhe një frymë nacionaliste e cila jo vetëm do ta ruante socializmin dhe jugosllavizmin, por do ta bënte serbizmin kupollë të Jugosllavisë: me, apo pa dëshirë të të tjerëve. Fitorja, pa rezervë i mundësoi Milosheviqit t’i hapte dyert daljes në skenë të nacionaizmit serbë, kurse vetë Milosheviqi, u hodh në gjoksin e nacionalizimit të popullit të tij. Janë të njohura qindra e mijëra manifestime, demonstrata, tubime, protesta të serbëve në Serbi, në Kosovë, në Vojvodinë, e deri në Libjanë. Më 23 mars të vitit 1989, komunistët në Prishtinë, votuan ndryshimet kushtetuese dhe Autonomia fragjile e vitit 1974, u shkri si fluskë sapuni. Por Kosova, kishte shpërthyer qysh më 17 nëntor të vitit 1988, dhe ajo vlonte nga protestat dhe demonstratat kudo, në fshatra e qytete. Kosova, sfidonte e vetme nacional – shovinizmin serbë, por e mbronte pak a shumë, edhe Jugosllavinë e Titos !

    Një ngjarje spektakolare, zgjoi apo kthjelloi vëmendjen e opinionit jugosllav, atij ballkanik dhe mbase, edhe të atij evropian e më gjërë. Serbët, organizuan një miting më 28 qershor 1989, në shenjë të festimit të “Ditës së Vidovdanit” ( ditë kjo që i kushtohet betejës së vitit 1389 ). Më shumë se 1 milion serbë, erdhën nga të gjitha viset e Jugosllavisë së asokohshme, në këtë këtë miting, në Gazimestan: aty, te varri i Sulltan Muratit. Milosheviqi, u tha serbëve, atë ditë: “Serbia ose do të jetë e tërë, ose nuk do të ekzistoj fare...” Mesazhi ishte i qartë për shqiptarët, por jo vetëm për shqiptarët. Serbët, nuk po talleshin ! Milosheviqi, edhe më pak. Për fat të keq, duket që fjalimin e Milosheviqit në Gazimestan, e kuptuan pak më qartë, sllovenët. Jugosllavia, ende ishte e tëra: prej Gjevgjelisë, deri në Trigllav.

    Vera dhe vjeshta e vitit 1989, kishte kaluar jo vetëm nën dhunë e terror, por edhe ishte vendosur një regjim i jashtëzakonshëm policorë dhe ushtarak, si edhe ishte mbyllur çdo lloj informacioni lidhur me atë se cfarë ishte, duke ndodhur. Raca komuniste multietnike në krye me ish shefin e UDB-së për Kosovë Rrahman Morina, ishte në krye të komunistëve të Kosovës. Por tani kishim t ëbënim me një klikë udhëheqësish e strukturash sepse, institucionet kishin rënë krejtësishtë, në duar të Beogradit. Në Kosovë dominonin masat e jashtëzakonshme policore – ushtarake federale, dhe terri i plotë informativ. Por më 23 janar të vitit 1990, studentët e Universitetit të Prishtinës dolën në rrugë, përkundër këtyre masave. Në këto rrethana, situata në Kosovë u ndez gjithandej, dhe pas 24 janarit, më askush s’mund ta vendoste nën kontroll. Populli, ishte në kulm të sfidimeve, dhe të rezistencës së madhe. Kosova, s’kishte cfarë të humbëte...! E tërë stina e pranverës kaloi në shenjë të revoltave e demonstrimeve në të cilat u vranë me dhjetëra veta, u plagosën qindra njërëz, dhe u arrestuan me qindëra e mijëra shqiptarë. Mungonte, vetëm lufta. Në këto rrethana, agjentët e infiltruar serbë dhe të tjerë, që nga dita e 16 marsit, hodhën në qindra shkolla, helmin luftarak me emrin „Sarin“ ( helm ky i prodhuar në fabrikën ushtarake të helmeve në qytetin Mostar të Bosnjes dhe Hercegovinës ), duke i helmuar dhjetëra e mijëra nxënësve të Shkollave të Mesme, anë e kënd Kosovës. Pastaj, filluan masat e dhunshme politiko - administrative. U nxorr ligji mbi Mardhënjet e Pënës më datën 26.07. 1990, ligj ky për Rrethanat e Veqanta, i cili hodhi në rrëgën e madhe 135.000 punëtor. Më 5. 07.1990, u miratua ligji me të cilin u ndalua puna në Kuvendin e Kosovës. Hapat e ardhshëm të Beogradit, u koncentruan në ndalimin e Arsimit. Pasi që tashmë ishin futur masat e dhunshme s’pari në Fakultetin e Mjeksisë, në vjeshtë të vitit 1991, u ndalua puna dhe studimet në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës, si dhe u mbyllën, 65 shkolla të mesme. Pastaj, u ndalua puna e instituteve të ndryshme, përfshirë edhe atë Albanalogjikë. Në korrik të vitit 1992, u mbyll Akademia e Arteve dhe e Shkencave. Krahas kësaj, u ndalua veprimtaria e mëse 110 objekteve kulturore. Askush se di shifrën e njerëzve të arrestuar, të rrahur, të burgosur, të ndjekur dhe të maltertuar gjatë këtyre viteve, ndërkaq që gjatë kësaj kohe, fillon ekzodi masiv i shqiptarëve, nga Kosova. Mijëra e mijëra shqiptarë ua mësyjnë vendeve perëndimore ( Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Sudeisë etj. ), kurse mijëra të rinjë ( kryesishtë prishtinas ), largohen për në Londër. Pastaj, pas vitit 1991, fillon jeta paralele në Kosovë, e cila pak a shumë, zhvillohet jashtë kronizave politiko – administrative serbe. Por, dhuna nuk ndalet. Ekzodi, nuk ndalet. Varfërimi i shtresave të popullsisë, është masiv: gjatë vitit 1994, në Shoqatën Humanitare Bamirëse „Nëna Tereze“, kërkojnë ndihma të ndryshme, 57.353 familje. Në objektet e kësaj shoqate humanitare nën përkujdesje shëndetësore, do të lindën deri në mars të vitit 1999, mbi 12.340 fëmijë. Solidariteti, organizimet humanitare të ndryshme, do të kthehen në shtylla të rezistencës dhe mbijetetsës. Pasqyra e dhënës dhe terrorit, ishte e pafundë: Beogradi, në vendosje të kontrollit dhe të pushtimit të Kosovës, vetëm në fazën e parë të viteve të nëntëdhjeta, sjell rreth 500 ligje të ndryshme: akte, rregullore, urdhëresa, dekretlogje etj. Krahas kësaj, Beogradi gjatë viteve 1990 – 1999, ka dekretuar edhe 3 programe që kanë pasur si qëllim, shpopullimin etnik dhe serbizimin e Kosovës: 1. Projekti „Gërshërët“, i cili kishte objektiv infiltrimin dhe kontrollimin e jetës dhe të skenës politike të Kosovës. 2. Projekti „Kafshimi i miut“, i cili kishte objektiv, infiltrimin dhe shkatrrimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . 3. Projekti „Patkoi“, i cili kishte për qëllim spastrimin definitiv etnik, të Kosovës.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    MEMORANDUMI I AKADEMISË SË ARTEVE DHE SHKENCAVE TË SERBISË I VITIT 1985, NJË NGA DHJETËRA PROJEKTET ANTISHQIPTARE SERBE


    IDEOLOGJIA NACIONALISTE - EKSPANSIONISTE SERBE PËR DOMINIM POLITIKË DHE TERRITORIAL NË BALLKAN


    ( Esenca politike – nacionaliste e Memorandumit të AASHS të vitit 1985 dhe, roli i kësaj akademie ne ringjalljen e ideologjisë nacionaliste serbe në fund të viteve të’ 80 – ta si dhe në formësimin e figurës së diktatorit Milosheviq )


    Lëkundje të mëdha në gjithë bllokun socialist – lindor dhe në veçanti, në dy shtetet e njohura të këtij blloku, në ish BRSS dhe Jugosllavi, u shfaqën në fillim të viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Prejardhja e krizave ishte pasojë e menaxhimit të keq dhe aspak stabil të sistemit, qeverisjes dhe funksionimit të shtetit socialist, pothuajse pa përjashtim. Ajo që quhej “mirëqenie socialiste” ishte e ngatërruar në politikat e vështira të zgjidhjes së problemeve ekonomike, sociale, politike dhe në keq menaxhimin e dukshëm të lirive dhe të drejtave individuale, njerëzore, të komuniteteve etj. Pasqyra e realitetit socialist, ishte një refleksion që kishte shkalluar në mbyllje të brendshme, në bunkerizim, dhe në zhvillim të acaruar politik dhe ushtarak në përmasa ndërkombëtare. Prandaj deri në vitet e tetëdhjeta bota kishte ditur jo shumë se ç’bëhej brenda kampit socialist, si jetonin miliona njerëz, çfarë ishte zhvillimi, kostoja e jetës, liria etj. Ky kamp ishte një botë e panjohur, e rrahur me probleme fundamentale politike, ekonomike, nacionale, kulturore etj. Eveniment i këtij blloku ishte mënyra e vazhdueshme e politikës për të influencuar fuqi në arenën ndërkombëtare, madje me metoda dhe mjete të ndryshme, përfshirë edhe ato ushtarake. Kjo kishte ndikuar që bota të ndahej në dy kampe të theksuara, rivale dhe të fuqishme në influencimin e koncepteve të tyre politiko – ushtarake.

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shqiptarët: “rebelët” e socializmit


    Blloqet pas vitit 1950 u tërhoqën brenda linjave delikate dhe të hekurta të ndarjes, duke jetuar të dyja nën kërcënimin reciprok. Bota kësisoj për dekada me radhë frymoi nën erërat e "luftës së ftohtë", stuhia e të cilave disa herë ka quar në provokime reciproke si në rastin e gadishullit të Koresë, të Berlinit, të krizës së Kubës, të luftës së Vietnamit etj. Në këto rrethana të rrezikshme, blloku socialist ka ecur brenda zhvillimeve të ndërlikuara dhe me përplot probleme të brendshme metastaza e të cilave probleme nisë të tymojë pakthyeshëm me fillimin e viteve të tetëdhjeta. Janë dy ngjarje kruciale të këtij tymimi: revoltat e punëtorëve në Poloni (1980) dhe demonstratat e shqiptarëve në Kosovë (1981). Jugosllavia ishte një nga shtetet lindore të kampit socialist brenda së cilës jetonte edhe një komunitet i gjerë i popullsisë shqiptare. Hapësira ku jetonin shqiptarët gërshetohej me një prapambeturi në të gjitha aspektet, qoftë nga rezultati i së kaluarës historike, qoftë si rezultat i trajtimit negativ politik dhe të lënies jashtë kujdesit ekonomik e industrial të hapësirave gjeografike ku jetonin shqiptarët në këtë shtet. Njëkohësisht, qasja politike e këtij shteti ndaj shqiptarëve, destinohej me përdorimin e dhunës sistematike shtetërore duke qenë jo vetëm si ndërhyrje e vazhdueshme në jetën dhe gjeografinë e shqiptarëve, por edhe si ndërhyrje në jetën politike, ekonomike, kulturore etj. Dhuna permanente, "kujdesi” shtetëror për mbajtjen nën kontroll të elementit shqiptar në ish-Jugosllavi, ishte e zyrtarizuar. Kjo kishte ndikuar që gjendja të ishte gjithmonë e tensionuar, acaruese dhe e pastabilizuar. Shteti e trajtonte elementin shqiptar si “mish të huaj”, në anën tjetër, përpiqej ta shfrytëzonte në shumë aspekte. Beogradi kishte krijuar një lloj getoje të kontrolluar, brenda së cilës shpërlante interesat e veta. Mirëpo, asnjëherë deri në fund, nuk kishte arritur të vendoste kontroll të plotë në këtë geto.


    Shqiptarët kishin vazhduar dhe vazhdonin të luftonin për të drejtat e veta, ndonëse në rrethana të vështira. Në gati çdo dhjetë vjet shqiptarët trazoheshin, revoltoheshin dhe mbushnin rrugët e sheshet e Kosovës, dhe jo vetëm të Kosovës, për të drejtat dhe liritë e tyre. Në Kosovë dhe në viset e tjera ku jetonin shqiptarët nuk kishte pasur asnjëherë stabilitet. Gjatë viteve 1945 – ‘46, shteti i ri, ose Jugosllavia e dytë, kishte shpallur gjendje shtetrrethimi ushtarak në territoret ku jetonin shqiptarët, në vitet e ‘50 –ta kishte filluar aksionin e dëbimit të shqiptarëve për në Turqi dhe gjatë viteve 1956 – ‘57, kishte rifilluar aksionin famëkeq të mbledhjes së armëve. Më 1968 kishin ndodhur demonstratat e studentëve dhe të nxënësve të shkollave të mesme dhe më 1981 kishin ndodhur ngjarjet më të mëdha demonstruese për Republikën e Kosovës. Në anën tjetër, si i gjithë blloku lindor socialist, edhe ish Jugosllavia pas viteve të ‘80 –ta, kishte filluar të rrëshqiste drejt krizave dhe shpartallimit. Faktorë të shumtë determinonin katandisjen, por dy faktorë ishin vendimtarë: politika centraliste e ideologjisë socialiste dhe zhvillimi ekonomik i cili bëhej në korniza të paqarta prodhimi dhe në korniza të paqarta planifikimi e administrimi. Në retrospektivë, gjendja në Kosovë u acarua fare pas vitit 1981 dhe marrëdhëniet shqiptaro - serbe në Prishtinë morën rrugën e përplasjeve të fundme. Në këto rrethana, nacionalizmi serb hyri në vorbullin mobilizues me qëllim jo vetëm të getoizimit klasik të Kosovës, por edhe me qëllim të arritjes së krijimit të “Serbisë së Madhe”, projekt ky që ishte ëndërr e pothuajse çdo serbi. Kësisoj, më 5 prill të vitit 1985, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Serbisë vendosi për përpilimin e një “Memorandumi” me të cilin njoftonte opinionin e atëhershëm jugosllav e më gjerë me gjendjen në shtet, me raportet shqiptaro - serbe në Kosovë dhe me idetë se si mund të sanohej situata dhe se si mund të dilej nga kriza që kishte kapluar federatën, por edhe sistemin politik e kushtetues. Në studimet që ka bërë lidhur me qëndrimet e Serbisë ndaj shqiptarëve, dr. Hakif Bajrami, ka konstatuar se "politika dhe hegjemonizmi serb që prej Naqertanies ka ndërtuar e zbatuar deri në ditët tona 26 programe, elaborate e projekte kundër shqiptarëve". Prandaj, ky memorandum, ishte në fakt vetëm njëri nga projektet e shumta serbe që shpërndante frymë antishqiptare të mbarsur me amalgamën e madhe të urrejtjes, të krimit dhe të dhunës në përgjithësi, skalitur edhe me klimën e politikës në vazhdimësi të përhapjes së serbizimit në sferën jugore ballkanike, që domethënë, të përhapjes së serbizimit në hapësirat shqiptare

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Ploja shekullore e dhunës dhe e terrorit


    Le të ndalemi pakëz te praktika e projekteve - programeve serbe, te terrori sistematik mbi popullin shqiptar në periudhën e viteve 1876 – ‘78. Territore të tëra të krahinës së Nishit, të Toplicës e të Kosanicës, por më vonë edhe të Sanxhakut ( Pazari i Ri ), janë invaduar nga shteti i parë serb, i nisur në vitin 1844, por që shtrihej vetëm në rrethinën e Beogradit. Dhuna dhe terrori serbë është zbatuar në këtë kohë për të shpopulluar këto krahina që banoheshin në masë të madhe nga shqiptarët. Ndërkaq, të dhënat e kësaj kohe flasin me fakte se "territoret etnike shqiptare sipas lordit Broughton (1809) shtriheshin në një gjatësi prej 39 gradë me 43 gradë të gjerësisë veriore dhe në 17 gradë me 20 gradë të gjatësisë lindore, duke përfshirë në këtë mënyrë një sipërfaqe gjeografike prej 62 500 kilometra katrorë" ( IHK,1977, fq. 10 ). Ja se çfarë pohon komisari i Komisionit për Kufizimin e Serbisë, anglezi John Ross, lidhur me gjendjen demografike në këto krahina: "Pothuajse të gjithë banorët e sanxhakut të Nishit ishin shqiptarë të besimit mysliman. Pasi që u pushtua nga Serbia, popullsia e tëra iku në drejtim të vilajetit të Kosovës. Rreth 60 000 deri në 70 000 refugjatë shqiptarë u koncentruan në Kosovë". Pushteti serb i asaj kohe, më 3 janar 1880, nxjerr Ligjin për viset e reja të kolonizuara. Fakte të shumta të dy shekujve të kaluar argumentojnë dendësinë e krimit, ashtu si edhe dendësinë e banimit në territore kompakte që u serbizuan me një politikë shpopullimi barbar dhe u kthyen në të ashtuquajturën, "Serbi Jugore"! Të përmendim edhe një tjetër fakt: shkencëtari austriak Carl Sax, argumenton se në rrethin e Leskovcit, të Kurshumlisë dhe të Prokuples kishte 58 000 shqiptarë në periudhën para pushtimit serb. Deri në vitin 1900, pothuajse të gjithë shqiptarët u detyruan me dhunë e terror t’i braktisin vatrat e tyre. Në Luftën e Parë Ballkanike kishte një valë të paparë të dhunës e krimit mbi shqiptarët, që u bë jo vetëm nga Serbia, por nga e tërë Aleanca Ballkanike. Ka të dhëna që flasin se në Kosovë, përkatësisht në Gazimestan, në periudhën janar - maj të vitit 1913 janë likuiduar mbi 5 000 shqiptarë etnikë. Shkrimtari serb Ivo Andriq, i cili ka fituar edhe çmimin Nobël për letërsi, më 1 janar të vitit 1939 përpiloi një elaborat, që parashihte zgjidhjen e problemit të Kosovës në ndarjen e Shqipërisë në mes të Italisë dhe Jugosllavisë. Terrori dhe serbizimi i tokave shqiptare nuk mbaron as me shkatërrimin e mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene ( SKS ). Ideologu i politikës serbomadhe, dr. Vasa Qubriloviq, pasi që kishte përpiluar elaboratin famëkeq "Shprëngulja e shqiptarëve" të 7 marsit 1937, përpiloi edhe një program famëkeq që mban datën e 3 nëntorit të vitit 1944 me titull: "Të drejtat e pakicave në Jugosllavinë e Re". Në një nga paragrafët e këtij teksti, lidhur me shqiptarët, thuhet: "Kosova dhe Metohija duhet ta ndërrojë me themel gjendjen e vet etnike. Pasi që janë në pyetje shqiptarët në "Serbinë e Vjetër" dhe në Maqedoni, duhet që edhe etnikisht ta zotërojmë territorin e Kosovës dhe Metohisë" ( Quibrilloviq, 1944, fq. 12 ). Kështu, duke sugjeruar se si të bëhet spastrimi i territoreve, Qubrilloviqi thotë se, "zgjidhja e vetme dhe e drejtë e kësaj çështjeje është shpërngulja e pakicave". Eskadronet partizane-çetnike të Josip Broz Titos, vendosën më 8 shkurt të vitit 1945 shtetrrethimin ushtarak në Kosovë, në "emër të luftimit të nacionalizmit dhe profashizmit te shqiptarët". Për pak muaj u vranë dhe u likuiduan të paktën 45 000 veta dhe mijëra të tjerë ikën në vende të ndryshme të botës. Në periudhën e Informbyrosë (1948), pushteti represiv partizan burgosi 436 shqiptarë, kryesisht njerëz të shkolluar dhe të cilët u etiketuan si agjentë të Shqipërisë, kurse OZN-a hapi 22 048 dosje për shqiptarët. Në periudhën e aksionit famëkeq të shpërnguljes dhe të mbledhjes së armëve vdiqën 100 veta, kurse u torturuan rreth 30 000 veta (1956-‘57 ). Orgjisë së dhunës e krimeve i parapriu një marrëveshje e fshehtë, në Split, në mes të kryetarit të Jogosllavisë Tito, dhe diplomati turk Kypriliu. Këta u morën vesh për riaktivizimin e Konventës turko – jugosllave, e cila ishte një marrëveshje në mes të Beogradit dhe Stambollit, e nënshkruar qysh në vitin 1938 që parashihte shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Konventa parashihte që të shpërnguleshin 1 milion shqiptarë.


    Përkundër premtimeve të pushtetit komunist jugosllav, as vitet e 50 –ta, ashtu si edhe vitet e mëhershme partizane të luftës, nuk e kishin ndryshuar gjendjen e popullit shqiptar në trojet e Jugosllavisë, përkundrazi, vetëm sa e kishin keqësuar. Edhe në këto vite fillon aksioni famëkeq i propagandës, dhunës, torturës, agjitacionit të fshehtë dhe spekulues, aksioni i asimilimit të detyrueshëm, i ekspeditave ndëshkuese, i burgosjeve, i montimit të proceseve dhe gjithsesi, aksioni i detyrimit me dhunë të shpërnguljes së popullatës shqiptare. Faktet dhe dokumentet e kohës dëshmojnë se kjo periudhë historike nëpër të cilën ka kaluar populli ynë është një nga periudhat e paimagjinueshme të luftës dhe terrorit serbo-jugosllav në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare, jashtë Shqipërisë. Mund të quhet lirisht si periudhë e mbijetesës! Për meritat, në këtë drejtim, pushteti federal jugosllav, i cili në opinion paraqitej si një pushtet i sistemit socialist, në të cilin sistem liritë dhe të drejtat e njeriut, liritë e kombeve apo komuniteteve të ndryshme respektohen nga shteti si askund në këtë botë, e dekoron për meritat në fushën e studimeve njërin nga ideologët fashist serb të projektimit të dhunës kundër shqiptarëve dhe të pakicave, dr.Vasa Çubriloviqin. Për fat të keq, kjo dekoratë këtij “shkencëtari” serb me titull akademiku, do t'i ndahet nga kryetari i shtetit e që në atë kohë ishte një shqiptar: Sinan Hasani. Por, edhe për meritat e Qubrilloviqit e edhe të Sinanit, prej vitit 1953 e deri në vitin 1965, nga trojet ku jetonin shqiptarët në ish Jugosllavi, u shpërngulën për në Turqi së paku 452 371 shqiptarë ( Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877 - 1995, Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë 1977 ). Mbi të gjitha, "vlerësohet se në Kosovë prej vitit 1945 e deri më 1965 janë vendosur 12 300 familje sllave, ose rreth 64 000 persona me prejardhje sllave" (Jusuf Osmani, Kolonizimi serb i Kosovës, shb "Era" Prishtinë, 2000 ). Nuk ka dyshim që esenca politike – nacionaliste e memorandumit serb të vitit 1985, buron nga tradita shekullore e përdorimit të shfrenuar të dhunës sistematike serbe kundër elementit shqiptar kudo. Pra, kemi të bëjmë me ideologjinë, sistemet, traditat nëpër të cilat mbillet e kultivohet jo urrejtja, por dhuna, krimi dhe praktika e krimit.

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Disa nga rrethanat që favorizuan hartimin e Memorandumit të vitit 1985


    Nga të njëjtat ide dhe qëllime në vitin 1985, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, i hyn punës të përgatisë memorandumin, një projekt-dokument, i cili bëhet shpejt udhërrëfim dhe bazë e nxitjes së ringjalljes edhe një herë në formën më të vrazhdë të nacional shovinizmit serb dhe bazë e ngritjes së diktaturës së Slobodan Milosheviqit. (Ideja për tekstin e "Memorandumit" është pranuar në kuvendin e ASHAS-së më 23. 5. 1985 dhe për përpilimin e tij u propozuan këta akademikë: Pavle Iviq, Antonije Isakoviq, Dushan Kanazir, Mihailo Markoviq, Milosh Macura, Dejan Medakoviq, Miroslav Pantiq, Nikola Pantiq, Lubisha Rakiq, Radovan Samarxhiq, Miomir Vukobradoviq, Vasilie Krstiq, Kosta Mihailoviq, Ivan Maksiomoviq, Stojan Çeliq dhe Nikola Çobeliq). Është pothuajse hera e parë që një projekt-dokument serb i qëllimeve si këto nuk atakon vetëm shqiptarët, por edhe kombet e kombësitë e tjera. Në faqet e këtij dokumenti, gjejmë synime dhe objektiva, destinimi i të cilave është forcimi dhe rruga që Serbia t’i dominojë të tjerët dhe t’i vasalizojë të tjerët. Dy janë idetë kryesore të përpilimit të këtij dokumenti: 1. Krijimi i "Serbisë së Madhe" përmes ndërhyrjes në Kosovës. 2. Marrja e ish-Jugosllavisë nga brenda në kuptimin politiko-juridik, ushtarak dhe shtetëror. Të gjitha të tjerat që thuhen në këtë dokument kanë të bëjnë me kohën, ngjarjet, njerëzit... Por cili ishte shkasi direkt i përpilimit të memorandumit?


    Përpiluesit e këtij dokumenti ishin nisur nga preteksti se Serbisë “i ishte bërë padrejtësi’ për shkak se asaj gjoja i ishte ndarë Kosova, por edhe Vojvodina. Beogradi i konsideronte këto dy krahina që ishin pjesë konstituive (së paku në letrat kushtetuese) e federatës jugosllave, si territor të vetin! Megjithatë, nacionalizmi serb kurrë s’kishte pushuar së ëndërruari për krijimin e “Serbisë së madhe”. Asnjëra nga këto dy krahina s’kishin qenë kurrë territor origjinal serb. Por, pasi që Serbia ishte themeluar si një lloj pashallëku në kohën e sundimit turk më 1844, serbët kishin filluar politikën e ekspansionit territorial me metodat e dhunës, e të krimeve. Këto dy krahina prandaj, nuk ishin territor serb, por ishin të pushtuara dhe të aneksuara. Si shkas direkt për grumbullimin dhe përpilimin e “listës së pakënaqësive dhe të vuajtjeve serbe”, të cilat pakënaqësi dhe vuajtje ishin renditur në faqet e këtij dokumenti që pinjollët e nacionalizmit serbë, siç ishin edhe akademikët serbë, e kishin hartuar për ta njohur opinionin dhe për të krijuar opinion lidhur me gjërat që “ata besonin se ishin ashtu”, morën ngjarjet e 11 marsit të vitit 1981 të ndodhura në Prishtinë. Sepse nacionalistët serbë dhe vet Beogradi u tmerruan nga ky shpërthim, jo vetëm studentorë, por gjithë popullor. Më shumë ata u tmerruan nga idealet e lirisë në mesin e shqiptarëve, ideale këto të cilat Beogradi kishte një shekull që i luftonte me zjarr e hekur, por që s’kishte arritur t’i shuante. Përkundrazi, jo vetëm që s’kishte arritur t’i shuante këto ideale, por ato ishin forcuar edhe më shumë. Ky fakt, me të vërtetë qe tronditës në Beograd! Memorandumi u lind për më pak se katër vite kohë, pas shpërthimit në Prishtinë. Në anën tjetër, Jugosllavia pas viteve të 80 –ta, po futej në krizën pa shtegdalje politike dhe sidomos ekonomike–sociale. Kishte rënë niveli i prodhimit, korrupsioni ishte shtrirë gjithandej, klasa punëtore varfërohej vazhdimisht dhe Jugosllavia tashmë ndodhej e mbytur nga borxhe. Një shkak tjetër mund të gjendet te defektet e sistemit; sistemi socialist dhe vetëqeverisja jugosllave, ndonëse kishte lulëzimin e padiskutueshëm gjatë viteve 1970 – 1980, nuk kishte arritur të mënjanonte rrugën e deformimeve ligjore, të mbingarkesave administrative, të korrupsionit, të varfërisë etj. Në këtë kohë, tashmë ishte krijuar klasa e varfër e punëtorëve. Nuk ka dilemë që investimet e mëdha jugosllave në potencialet ushtarake kishin shkaktuar një debalans serioz në koston e shpenzimeve në nivelin federal dhe të niveleve të tjera, në raport me koston e jetesës dhe të zhvillimit në përgjithësi.



    E ndodhur në paradhomën e krizave, Jugosllavisë i vdes kryetari më 1980. Një diçka e pa hetuar tashmë i kishte ndodhur Jugosllavisë: hyrja në borxhe të mëdha. Në vitin 1985 Jugosllavia i kishte borxh botës mbi 17 miliardë dollarë. Në anën tjetër, ndonëse ishin në vendin e tretë për nga numri i popullsisë, shqiptarët, mbeteshin vazhdimisht jo vetëm populli më i pazhvilluar, por edhe populli më i injoruar dhe më i diskriminuar në ish Jugosllavi. Në përgjithësi, vendet socialiste dhe vet socializmi si sistem të cilit i takonte edhe Jugosllavia, nuk kishin krijuar stabilitetin e nevojshëm për të funksionuar me sukses, kurse kalbja së brendshmi e sistemit socialist ishte një punë që vështirë fshihej. Vendet e kampit socialist ishin të përçara dhe në konfrontim të hapur me perëndimin. Vendet socialiste ishin po ashtu në armiqësi me njëra tjetrën për arsye të ndryshme, por edhe për shkaqe politike-ideologjike, territoriale etj. Dalja e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës, më 1968, ishte një nga goditjet serioze që kampi kishte marrë. Ngjarjet e vitit 1980 në Poloni të prira nga "Solidarnosti", shkaktuan dridhje të reja. Kurse ngjarjet e Prishtinës shkaktuan huti dhe panik të madh gjithandej, madje jo vetëm në kampin socialist. Jugosllavia ishte dërrmuar fare nga goditjet që mori më 1981. Ende është herët të bëhen konstatime, por ngjarjet në Prishtinë u bënë një çarje e pandreqshme në ish-Jugosllavi, duke shkaktuar edhe një frymë destabilizimi ideopolitik e gjeopolitik në gjithë Bllokun Lindor. Me këtë rast duhet të përmendim dy ngjarje të rëndësishme që ndodhën pas vitit 1981: 1. Demonstratat e mëdha të hungarezëve në Transilvani (Rumani ). 2. Demonstratat, po ashtu të ashpra të turqve-pakicë, në Bullgari. Absolutisht, revolta e shqiptarëve të Kosovës u bë me kohë bazë solide e fillimit të frymëzimeve ndryshuese, por edhe e trimërimit të politikës sllovene e kroate në raport me serbët. Beogradi, por sidomos klasa nacionaliste serbe, e kishte kapur “karremin”: ose duhej riorganizuar federata jugosllave, ose duhej pritur shkatërrimin i saj. Nacionalizmi serb, nuk u ndal as te njëra dhe as te tjetra: i hyri punës që të realizonte ëndrrat e veta, ëndrra që fundja s’ishin as të panjohura dhe as të reja! Ai synoi pa kompromis: bërjen e Serbisë së madhe, duke tentuar ta pushtonte së brendshmi politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht Jugosllavinë.


    Ndërsa që ishte konsideruar si i heshtur (si hiri vullkanik) gjatë viteve 1965 – ‘80, nacional shovinizmi serb u hodh fillimisht përmes institucioneve federale dhe në mënyrë krejt zyrtare në kundërofanzivë kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Beogradit i duhej përligjja shtetërore e aksionit që po e ndërmerrte në Kosovë. Në të vërtetë, i duhej mbulesa politike– ligjore, kuptohet “në emër të federatës”. Fillimisht u ndërmorën masat në terren: arrestime, burgosje, diferencime, lëçitje, por edhe masat shtrënguese politike, administrative, policore etj. Pastaj u nxorën ligje të ndryshme speciale (les derogis) si dhe u krijuan fonde të ndryshme materiale për sanimin e gjendjes. Të gjitha këto masa ishin represive. Nuk po sanohej thelbi i problemit, por mbështjellësi i tij, e të cilin mbështjellës serbët e synonin për veten e tyre. Kosova u vendos në karantinë. Në këto rrethana kaotike lindi ky dokument. Preteksti tashmë ishte i gatshëm, duhej vetëm materializimi në terren i qëllimit të pretekstit! Ja se çfarë shkruhet nga publicistët dhe historianët e huaj lidhur me aktivitetin e nacional – komunistëve serbë, siç qe edhe Milosheviqi "Duke shfrytëzuar çështjen e Kosovës, Milosheviqi me shkathtësi të madhe e shndërroi veten në një lider "kombëtar", një rol që i bëri të mundur atij që ta paralizonte opozitën dhe të merrte pushtetin e makinerisë së Partisë Komuniste. Ai kishte dy burime të vlefshme të përkrahjes: Radiotelevizionin e Beogradit, nga njëra anë, i cili kishte transmetuar sa herë fjalimin e tij të Fushë - Kosovës, dhe nga ana tjetër, aktivistët nacionalistë të Kosovës të cilët organizonin mitingjet dhe protestat e mijëra demonstruesve të zemëruar në Beograd dhe në qytetet tjera" ( Noel Malcolm, "Kosova një histori e shkurtër", Koha, Prishtinë - Tiranë 2001 ).


    Nacionalizmi serb, duke u shërbyer me "çështjen e Kosovës" si paravan, kishte nuhatur "tunelin" në të cilën tashmë federate jugosllave ishte duke u futur pa kthim. Kuptohet me fajin kryesor të vetë serbëve! Dhe ky ishte një paradoks në gjendjen politike dhe shtetërore, por edhe në gjendjen etno–gjenetike e kulturore serbe, si shumë paradokse të tjerë në historinë e popullit serb. Në varrimin e Aleksandër Rankoviqit, ish funksionar i lartë i UDB - së, të bërë më 20 gusht (1983) në Beograd, do të marrin pjesë, mbi 100 000 veta. Paradoksi tjetër: serbët po bëheshin gati t’ia kthenin shpinën shtetit për të cilin kishin derdhur gjak, sidomos shtetit prej të cilit kishin vjel të mira të ndryshme, pa kufi! Ndoshta mu këto “të vjela” të pamoralshme dhe që s’u takonin, në fakt serbët, siç thotë populli, po i qonin peshë! Jo, ata ishin forcuar shumë, ishin frustruar shumë, ishin fobizuar shumë dhe ishin duke e humbur kontrollin në mënyrë masive me realitetin dhe me rrethanat e kohës. Në këto rrethana u shkrua “Memorandumi”. Dhe kur këtyre gjërave ua shtojmë faktet e lartpërmendura ndikuese yshtjet, çmendurinë nacionaliste, Beogradi jo vetëm u hyri planeve megalomane dhe të rrezikshme, por po bëhej gati për të gjitha: madje edhe për luftëra. Në të vërtetë, më 1989 në demonstratat e studentëve serbë, disa herë është dëgjuar edhe parulla: "Slobodan, Slobodan ec përpara deri në Tiranë". Kur nacionalizmi serbë e arriti kulmin e shpërthimit, diktatori Milosheviq, nuk i kishte fshehur apetitet serbe për një perandori serbe të tipit të Dushanit ( Digresion: në demonstratat e studentëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, në qershor të vitit 1989, është dëgjuar parulla: "Jo, jo Serbi, nuk do t'jesh perandori" ). Por në shtator të vitit 1991, gjatë një pushimi të shkurtër në rivierat greke, Milosheviqi i kishte shprehur hapur njërit nga qeveritarët më të lartë grek dëshirën e tij për bashkimin e Serbisë dhe të Greqisë.

Faqja 9 prej 20 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •