Njė sondazh i realizuar nga njė institut shqiptar, rezultatet e tė cilit u pasqyruan nė njė pjesė tė mirė tė shtypit tė pėrditshėm, na bėri me dije pėrveē tė tjerash mbi njė opinion popullor lidhur me shtetet miq tė Shqipėrisė nė kohėt e sotme. Sipas kėtij sondazhi, shumica e shqiptarėve tė intervistuar janė tė bindur se aleati strategjik i vendit tonė ėshtė e duhet tė jetė Italia. Mė pas, vijnė me radhė SHBA, Turqi, Angli. Nuk besoj se mund tė befasohet ndokush nga ky rezultat, ashtu siē nuk besoj se kjo optikė e gjindjes (vulgut) sė pakualifikuar nė fushė tė diplomacisė, duhet marrė pėr njė sentiment kolektiv e aq. Nė tė vėrtetė, nuk duket se kemi tė bėjmė me njė vėshtrim emocional tė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me botėn. Pėrkundrazi, duket tė jetė njė vėshtrim pastėrtisht pragmatik.
Nė rrethana tė tjera, nuk do tė ishte e udhės ta merrnim shumė seriozisht njė anketim tė kryer me shqiptarėt e nga shqiptarėt, pėr mė tepėr kur besueshmėria e anketimeve tė kėtij lloji bėhet copė-copė nga ēekani i dyshimeve tė lloj-llojshme. Kush janė anketuesit? Cila ėshtė biografia e tyre? A janė ata tė ēinteresuar pėr rezultatin? pyetje tė tilla e tė tjera si kėto lindin ndėr ne pas ēdo anketimi. Por nė kėtė rast, si zor tė ketė vend pėr dyshime. Ky ėshtė njė rezultat i pritshėm e i hamendėsueshėm nga secili prej nesh. Arsyet e kėtij parapėlqimi janė tė shumta, e qė tė gjitha tė njohura. Sė pari, Italia ėshtė fqinji mė i zhvilluar nė ēdo pikėpamje, dhe nė tė njėjtėn kohė, ėshtė njė nga shtatė fuqitė e planetit. Sė dyti, Italia nuk ka asnjė motiv tė mos jetė e interesuar pėr njė Shqipėri tė stabilizuar; pėrkundrazi, i ka tė gjitha motivet pėr ta nxitur e mbrojtur stabilitetin e vendit tonė, gjė qė e ka dėshmuar mė shumė se njė herė dekadėn e fundit (duke pėrjashtuar ndonjė rast kur, sidoqė ka dashur, diplomacia italiane nuk ka ditur ta bėjė kėtė gjė). Sė treti, edhe pse ne jemi tė edukuar me kulturėn e dyshimit (qoftė edhe nė rastin, kur pėrpiqemi tė shohim marrėdhėniet e vendit tonė me vende tė tjerė, sidomos me vendet fqinje), tek Italia e italianėt nuk para shohim hile e djallėzi qė bėhen mbi kurriz tė shqiptarėve tė varfėr e tė kėputur. Madje, qėllon shpesh qė racizmi antishqiptar i segmenteve tė caktuara politike e jopolitike tė shoqėrisė italiane shfajėsohet prej nesh me njė gatishmėri tė ēuditshme, pėr tė mos thėnė qė legjitimohet fėt e fėt me sjelljen e keqe tė njė pjese emigrantėsh shqiptarė. Rrallė na shkon mendja pėr tė mos rėnė dakord me fushatat raciste tė ngritura nga politikanė e gazetarė mendjelehtė nė fqinjin e pėrtej detit, tė cilėve u mjafton lajmi mbi la cattura di un delinquente albanese pėr tė krijuar e propaganduar gjithė qejf mitin e shqiptarit trasgresiv, tė dhunshėm e vrastar. Sė katėrti, pėr shkak tė gjuhės e televizionit, shqiptarėt janė aq tė familjarizuar me kulturėn e jetėn italiane, sa jehona e ēdo debati apo ngjarjeje tė atjeshme, mė shpejt vjen nė Tiranė se sa nė ndonjė qytet tė Siēilisė. Sė pesti, tė mėrzitur e tė zhgėnjyer nga strategjia komuniste e miqėsive tė largėta, duket se shqiptarėt janė tė vendosur tė besojnė tek miqėsitė me fqinjėt. Amerikanėt do tė ishin miq tė shkėlqyer pėr Izraelin e Europės (kėshtu e quante vendin tonė njė vėzhgues politik amerikan) por, ndėrsa ata mund tė na ndodhen pranė veē nė situata delikate e pėr interesa madhore, ne kemi nevojė pėr miq, tė cilėt duhet tė na ndodhen pranė ēdo ditė. E cili vend, pėrveē Italisė, do ta kish kėtė mundėsi? Sė gjashti, historia e marrėdhėnieve Shqipėri-Itali tė paraluftės, sidoqė ėshtė tepėr e ngarkuar me mėrinė ndaj njė vendi qė u bė mė nė fund pushtues, ėshtė bartur deri nė ditėt e sotme edhe si historia e njė raporti ndėrshtetėror, tė cilit vendi i shqipeve ia pa hairin nė njė farė mėnyre. Asnjė vend tjetėr kolonial nuk ka mundur tė lėrė nė Shqipėri gjurmėt qė la kolonializmi italian nė harkun e pesėmbėdhjetė viteve. Pamja urbanistike e qendrės sė Tiranės ėshtė dėshmia e pavdirė dhe e pakonkurrueshme e kolonializmit tė vetėm qytetėrues qė ka futur ndonjėherė kthetrat nė Shqipėri.
Pikėrisht kėto mendojnė shqiptarėt, kur vjen puna tė zgjedhin nė mėnyrė pragmatike e patriotike miqėsitė me fuqitė e mėdha apo vendet fqinje. Nuk e kanė keq. Italia ėshtė i vetmi vend qė i ka fakultetet e kapacitetet pėr tė na dhėnė njė dorė tė fortė nė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar vendin tonė e pėr tė luajtur rolin e avokatit tė Shqipėrisė nė pėrpjekjet pėr tu integruar nė Europė. Duke pėrjashtuar ndėrtimin e demokracisė e tė shtetit tė sė drejtės, ku italianėt nuk pėrfaqėsojnė modelin e pėrsosur perėndimor (kjo sdo tė thotė se nuk kemi ētė mėsojmė e imitojmė prej tyre), nė tė gjitha fushat e tjera, ata mund tė bėjnė pėr ne atė qė smund ta bėjė asnjė vend tjetėr. Shqiptarėt kėtė e kanė mėsuar, ndėrsa njė pjesė e politikės nuk e ka mėsuar ende. Personazhe tė ndryshėm politikė, nė pushtet apo nė opozitė, sa herė qė ėshtė rasti tė shprehen pėr aleatėt strategjikė tė Shqipėrisė, notojnė nė ujėrat e njė paqartėsie bezdisėse. Ndokush, kėtė lloj paqartėsie e konsideron mjeshtėrķ diplomatike tė shtetarėve e politikanėve tanė, por nė tė vėrtetė, ēfarė merret pėr mjeshtėrķ, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse shko nga fryn era e thuaj ēfarė kėrkon hera.
Presidenti i Republikės, si pėr tė treguar se e ka zėt kėtė paqartėsi, ka filluar tė bėjė njė diplomaci tė troētė e tė drejtpėrdrejtė. Miku ynė i vetėm janė SHBA-tė tha kohėt e fundit prerė e larg ēdo dykuptimėsie Presidenti Moisiu nė njė intervistė dhėnė njė tė pėrditshmeje shqiptare, duke lėnė tė nėnkuptohet se njė miqėsi e tillė mjafton e tepron. Demi i nje diplomacie te tille eshte po aq i madh sa ai i diplomacise konfuze. Ketu seshte ceshtja, nese eshte e vertete apo jo kjo qe thote Presidenti i Republikes. Ketu eshte ēeshtja qe artikulime tė tilla kaq perjashtuese nuk i kane hije asnje kryetari shteti, aq me pak te parit te nje vendi qe eshte ne Europe e qe aspiron te integrohet nė BE. Edhe diplomati me i pastervitur shqiptar do ta kafshonte gjuhen nja shtate here, perpara se te bente nje deklarim kaq kategorik.
Nuk kam ndermend te ve ne dyshim, qe SHBA-te jane miq te medhenj te Shqiperise, ashtu si nuk kam ndermend te ve ne dyshim qe shqiptareve u lipset kjo miqesi. Mund te them madje, qe na ka pjelle mushka, qysh nga momenti, qe SHBA-te kane zene te deshmojne nje vemendje impresionante ndaj Shqiperise. Gati te gjithe vendeve te botes u lipset miqesia me SHBA-te, dhe kjo eshte aq e vertete sa, nese kjo miqesi merr ndonje te krisur, te tjeret nuk lene gur pa levizur per ti cuar gjerat ne vend. Por asnje nga keto vende nuk guxon ta ngreje diplomacine e vet mbi shprehjen SHBA-te jane miku yne i vetem. Edhe vete Izraeli, kanakari par excellence i SHBA-ve, nuk arrin deklarativisht deri ne kete pike, ngaqe e kupton se kjo nuk do te ishte diplomaci, por prerje e druve shkurt.
Sot Shqiperia ka njė objektiv strategjik tė panderrueshem e te pakonkurrueshėm nga objektiva te tjere. Ky objektiv eshte integrimi nė Europe, apo thene ndryshe, anetaresimi ne BE, dhe per fat te mire, eshte nje objektiv qe as nuk i zemeron SHBA-te, as bie ndesh me ndonjė interes tė tyre. Ne kete kuptim, duke e ruajtur me fanatizem miqesine me SHBA-te, ne duhet te identifikojme gardianet europiane te interesit tone strategjik, i cili mbetet edhe per me shume se nje dekade anetaresimi ne BE. Nje gardian i tille eshte Italia. Edhe nese Italia, per nje arsye a nje tjeter, nuk para ka qejf ta luaje kete rol, ne duhet te bejme ēmos ta kandisim e ta marrim me te mire. Eshte nje fuqi e madhe qe e kemi tek pragu i deres, dhe ne duhet ta bindim kete fuqi se eshte edhe ne interesin e saj te behet avokati yne ne Europe. Mund te kerkojme edhe ndihmėn e SHBA-ve, nese kjo do tė duhet pėr ta bindur Italine ta marre persiper kete rol.
Siē mund te merret me mend, nuk eshte puna qe shtetaret tane te behen domosdoshmerisht zedhenes apo shprehes te nje gjykimi popullor qė na vjen prej anketimeve; puna eshte qe ata te behen zedhenes te interesave tona strategjike. Per fat te keq, keto te fundit nganjehere kuptohen mė mire nga njerez te thjeshte te intervistuar ne mes te rruges, se sa nga politikanet tane profesioniste, qe e kane per detyre ti kuptojne e mbrojne keto interesa.
Krijoni Kontakt