Shumė prej nesh e kanė mėsuar artin e tė fantazuarit dhe pasuruar imagjinatėn prej fėmijė me pėrrallat e Vėllezėrve Grim. Mjafton tė kujtojmė pėrrallėn e Kėsulėkuqes, rrėfyer brez pas brezi nė qindra gjuhė.

Nė tė vėrtetė ata janė tė pavdekshėm. Gati nė tė gjithė botėn filologėt popullorė me pėrrallat e tyre kanė lėnė gjurmė. Nė mė shumė se 160 gjuhė dhe dialekte kulturore janė pėrkthyer veprat e Vėllezėrve Grim. Pėrrallat pėr fėmijė mbahen krahas biblės sė Luther-it , si librat mė tė njohur nė historinė e kulturės gjermane. Tė dy vėllezėrit tė lindur nė Hanau janė tė njohur pėr shumicėn e gjermanėve, para sė gjithash nga pėrrallat si “Kėsulkuqja”, “Borėbardha” “Hansel dhe Gretel”, "Hirushja", "Bukuroshja e fjetur" etj
Edhe pėr shkencėn Jakob dhe Wilhelm Grim kanė meritė, sepse kanė dhėnė kontributin e tyre si hulumtues pėr gjuhėn dhe letėrsinė me “Fjalorin gjerman” dhe me “Gramatikėn gjermane”

Vėllezėrit Grim kanė lindur nė 1785 (Jakobi) dhe 1786 (Vilhelmi) nė Hanau. Studimet i kanė kryer nė Universitetin e Marburg-ut.

Nė tė njėjtėn kohė, qė ata studionin pėr drejtėsi, merreshin seriozisht edhe me studime filozofike, gjė qė i ndihmoi tė punojnė nė fillim si profesorė dhe bibliotekarė nė Kasel, pastaj nė Gotingen, derisa u thirrėn nė Berlin pėr t'u bėrė punonjės tė Akademisė sė Shkencave. Mė i njohuri nga tė dy vėllezėrit ishte Jakobi. Duke qenė vėzhgues i vėmendshėm dhe kėrkues i kujdesshėm, ai filloi studimin shkencor tė mitologjisė dhe mblodhi dokumenta juridike tė shumėllojshme. Nga pėrrallat e dėgjuara gojarisht shkroi njė tufė novelash nga antikiteti me titullin “Pėrralla pėr fėmijė dhe familje”, qė e bėnė tė famshėm.

Wilhelm vdiq nė vitin 1859, vėllai i tij Jakobi nė vitin 1863. Janė varrosur tė dy nė Schėnenberg, pranė Berlinit. Pėrrallat e Vėllezėrve Grim mahnitėn gjithė botėn dhe para sė gjithash fėmijėt me botėn e tyre magjepsėse. Gjurmėt pėr grumbullimin e lėndės pėr krijimtarinė e tyre do tė gjendeshin madje deri nė Azinė e largėt. Suksesi i eksportit ”Made in Germany” ka arritur deri nė Japoni. Aty Vėllezėrit Grim janė po aq tė njohur si Gėte-ja dhe Bethoveni. Biles nė Japoni janė bėrė me veprat e tyre 50 filma multiplikativė.

Edhe nė Hollywood kanė arritur tė dy vėllezėrit. Jo vetėm nė Walt Disney. Regjisori Terry Gilliam bėri filmin “Vėllezėrit Grim“ nė vitin 2005 me aktorėt Matt Damon dhe Heath Ledger. Po ashtu nė Gjermani nė vitin 2004 nga vėllezėrit Grim u realizua filmi “7 xhuxhat tė vetėm nė pyll”, i cili u vlerėsua si njė film shumė i suksesshėm.

Deutsche Welle / Mimoza Cika-Kelmendi