Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    A është Allahu perëndia Hënë?



    Shabbir Ally

    Nga faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli dhe hëna. Mos adhuroni as diellin e as hënën. Sexhde bëjini vetëm Allahut, i cili i krijoi ato, nëse adhuroni vetëm Atë. (41:37)


    Taktikat mashtruese të Morey-t:

    Një i njohur i krishterë më zgjati me krenari një kopje të një libri me titull Allahu, Perëndia-hënë në arkeologjinë e Lindjes së Mesme të Dr. Robert Morey. Vura re se autori kishte përdorur shumë taktika mashtruese për të vërtetuar përfundimin e tij të pashmangshëm që Allahu nuk është Zoti i Biblës, por perëndia-hënë e Arabisë pre-islamike, adhurimi i të cilit është përjetësuar në Islam. Unë do t’i rendis taktikat e tij mashtruese në pesë kategori të gjera për thjeshtësi diskutimi.


    1. Keqcitim i qëllimshëm i autorëve të njohur.

    2. Fshehje e qëllimshme e dëshmive

    3. Mbushje faqesh me informacion pa lidhje, duke dhënë në këtë mënyrë një përshtyje të gabuar se po arrihet në një përfundim.

    4.Përdorimi i gabimeve logjike për të arritur në përfundime dhe

    5. Nxjerrja e përfundimeve për të cilat nuk është përmendur e jo më paraqitur ndonjë dëshmi.


    Si e citon Morey profesor Coon-in:

    Tani të shqyrtojmë me hollësi taktikat mashtruese. Më poshtë do të citoj disa fragmente nga libri i Morey-t për të treguar si e argumenton ai hipotezën se Allahu ishte perëndia e hënës.

    Pasi ta lexojmë këtë, do të vë në dukje, me ndihmë të Allahut, disa nga metodat mashtruese të Morey-t.

    Sipas dorëshkrimeve të shumta, emri i perëndisë së hënës ishte Sin, ndërkohë që statusi i tij ishte el-ilah, d.m.th. “hyjnia”, që do të thotë se ai ishte më i madhi nga perënditë. Siç thekson Coon:

    Perëndia Il ose Iiah ishte fillimisht një fazë e Perëndisë së hënës.

    Perëndia-hënë quhej el-ilah, d.m.th. hyjni, që pastaj u shkurtua në fjalën Allah në kohën pre-islamike. Arabët paganë e përdornin fjalën Allah edhe si emër për fëmijët e tyre. Për shembull, Allah ishte pjesë e emrit të të atit dhe ungjit të Muhammedit. Fakti që prindërit e tyre paganë u kishin vënë një emër të tillë tregon se fjala Allah ishte emri i përgjithshëm i perëndisë së hënës edhe në kohën e Muhammedit. Profesor Coon vazhdon duke thënë:

    Po kështu, me udhëzimet e Muhammedit, Iiah që ishte relativisht i panjohur, u bë Al-IIah, Zoti, ose Allahu, Qenia Supreme. (Morey, fq.10-11)

    Ky fragment i shkurtër nga libri i Morey-t paraqet shumë probleme. Së pari, Morey e ndryshon aq shumë citimin e profesor Coon, saqë e bën të duket se ky i fundit ka thënë të kundërtën e asaj që ka thënë në të vërtetë. Vini re se ai e ka cituar profesorin Coon dy herë. Sipas poshtë-shënimeve të Morey-t, të dy fragmentet i përkasin librit Southern Arabia (Arabia Jugore) të Carleton S. Coon (Washington, D.C. Smithsonian, 1944) fq. 399. E habitshme! Por unë pata mundësinë t’i gjej këto fragmente në librin e profesor Coon dhe zbulova se Morey i kishte shkëputur ato nga një paragraf më i madh. Me qëllim, ai ka hequr një pjesë shumë të rëndësishme dhe i ka ndarë dy pjesët e tjera sikur të ishin dy paragrafë që nuk kanë lidhje mes tyre. Më poshtë po paraqes atë që Coon ka shkruar në të vërtetë:

    Perëndia Il ose Ilah ishte fillimisht një fazë e Perëndisë së hënës, por në historinë e hershme të Arabisë, ky emër mori kuptimin e një termi të përgjithshëm për hyjninë dhe këtë emër hebrejtë e përdornin gjerësisht në emrat e tyre personalë, si për shembull Emanu-el, Israel, etj. Po kështu, me udhëzimet e Muhammedit, Iiah që ishte relativisht i panjohur, u bë Al-IIah, Zoti, ose Allahu, Qenia Supreme. (Carleton S.Coon, Southern Arabia, (Washington, D.C. Smithsonian, 1944) f.399).

    Ky fragment nga libri I profesor Coon nuk thotë atë që dr. Morey dëshiron të na bëjë të besojmë, kështu që ai përdor metodën e mëposhtme për ta transformuar fragmentin në shërbim të qëllimit të vet:

    Ai ka cituar fjalinë e parë për të treguar se emri Il ose Iiah ishte perëndia e hënës në Arabi deri në kohën e ardhjes së Islamit. Lexoni atë që thotë Coon:

    Perëndia Il ose Iiah ishte fillimisht një fazë e Perëndisë së hënës, por në historinë e hershme të Arabisë, ky emër mori kuptimin e një termi të përgjithshëm për hyjninë.
    >>>
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 17-12-2009 më 16:56
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Nuk ka gje me te bukur se "Feja Islame"(Kurani dhe suneti) e dini pse, se argumentet jane me te shpejta se vet pyetjet ??? Elhadulilah

    All-llahu tshperbleft o Fisnik, Selam alejkum

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ndërsa tani shikoni se si e citon Morey këtë qendrim:

    Perëndia Il ose Iiah ishte fillimisht një fazë e Perëndisë së hënës.

    Morey e përdor këtë citim për të mbështetur hipotezën e tij sipas së cilës, deri në kohën e Muhammedit, paqja e Zotit qoftë mbi të, emri Allah ishte një term që përshkruante statusin e perëndisë së hënës. Për t’ia arritur qëllimit të tij djallëzor, Morey e ka copëtuar fjalinë përgjysëm duke përjashtuar fjalën “por” dhe çdo gjë tjetër që pason këtë lidhëz. Dhe as që ka marrë mundimin që të vendosë tre pika për të treguar se fjalia vazhdon.

    Problemi i dytë në lidhje me qasjen e dr. Morey-t këtu është se ai ka lënë pa cituar nga qendrimi i Coon pikërisht atë që bie në kundërshtim me argumentin më të rëndësishëm të Morey-t kundër Zotit të Islamit. Morey nuk resht së përsërituri me krenari se Allahu nuk është Zoti i Biblës, por perëndia e hënës së Arabisë pre-islamike. Prandaj atij nuk i ka leverdisur që të përsërisë atë që Coon ka shkruar, domethënë:

    ... dhe këtë emër hebrejtë e përdornin gjerësisht në emrat e tyre perësonalë, si për shembull Emanu-el, Israel, etj..."


    Morey nuk do që lexuesit e tij të kuptojnë që, sipas profesor Coon, i njëjti emër që në Arabinë Jugore përdorej për Perëndinë e hënës, përdorej edhe në emra hebraike, si për shembull Emanu-el, të cilin Morey e konsideron si një nga emrat e Jezusit.

    Problemi i tretë është se Morey i ka prerë dy pjesët nga shkrimi i Coon duke i ndërthurur me fjalët e veta në mënyrë të tillë që ajo që profesor Coon ka dashur të thotë e ka humbur kuptimin, duke bërë që në tekst të predominojë ajo që Morey dëshiron të thotë. Në këtë mënyrë, krijohet përshtypja se Coon është i një mendimi me Morey, ndërkohë që nuk është e vërtetë. Për shembull, ndërkohë që, fjalia e fundit e profesor Coon mbështet faktin se Allahu nuk është perëndia e hënës, por “Qenia Supreme”, zëvendësimi që Morey i bën kësaj fjalie me fjalët e veta do ta bëte një lexues jo shumë të vëmendshëm të mendojë se Coon është i një mendimi me Morey-n në lidhje me teorinë e Perëndisë së hënës në Islam.

    Problemi i katërt është se Morey nuk pret që lexuesit e tij të vënë re gabime logjike në atë që ai shkruan. Kur ai pretendon se emri i përgjithshëm i perëndisë së hënës ishte "el-ilah", ai citon Coon sikur ky ka thënë se "Il ose Ilah" ishte fillimisht një fazë e perëndisë së hënës. Morey nuk pret që lexuesit e tij të vënë re se "el-ilah" nuk është e njëjtë me "Il apo Ilah." Por edhe lexuesit që nuk e njohin gjuhën arabe mund të vënë re dy gjëra:

    (1) Këto fjalët shkruhen në mënyrë shumë të ndryshme, dhe

    (2) Citimi i dytë që Morey bën nga Coon vë në dukje gabimin.


    Aty, Coon thotë se "Ilah u bë Al-Ilah" me udhëzim të Muhamedit. Pra është e qartë që atëherë, el-ilah nuk ishte perëndia e hënës sipas Coon, por vetëm sipas Morey-t. Coon do të tronditej po të shihte atë që ka shkruar të transformuar sipas mënyrës së Morey-t.

    Problemi i pestë qëndron në atë që dr. Morey duhet t’i ketë çuar aq me ngut dorëshkrimet e tij për botim saqë, në fragmentin e mësipërm ka rënë në kundërshtim me vetveten.

    Pasi ka theksuar se edhe i ati, edhe ungji i Muhammedit kishin si pjesë të emrit të tyre emrin Allah, ai e citon me miratim profesorin Coon duke thënë se "Ilah u bë...Allâh" me udhëzim të Muhammedit. Morey nuk e ka vënë re se, që lexuesit të pranojnë gjithçka që ai ka thënë në atë paragraf, ata duhet të bien në përfundimin se Muhammedi ishte i pranishëm kur ka lindur i ati, në mënyrë që t’i mësonte gjyshit të tij se çfarë emri t’i vinte babait të sapolindur!

    Çështja këtu nuk është nëse Coon kishte të drejtë apo jo, apo nëse ai kishte njohuri nga Islami. Çështja është se Morey e citon atë si një njohës të mirë të Islamit dhe nuk i vë re kundërshtitë që rezultojnë në ato që shkruan.

    Problemi i gjashtë është se Morey bie në përfundime që nuk janë rrjedhojë e fakteve që ai paraqet, duke bërë kështu gabimin logjik që njihet me emrin non sequitur. Ky gabim shihet qartë në fragmentin e mëposhtëm:

    Për shembull, fjala Allah ishte pjesë e emrit të të atit dhe ungjit të Muhammedit. Fakti që atyre u ishin vënë emra të tillë nga prindërit e tyre paganë vërteton se Allah ishte emri i përgjithshëm i Perëndisë së hënës, madje edhe në kohën e Muhammedit.

    Në fragmentin e mësipërm, Morey paraqet një fakt dhe nxjerr një përfundim. Tani, le të shqyrtojmë faktin dhe përfundimin, gjë që do të na ndihmojë për të vënë në dukje gabimin logjik.

    Fakt: Të atit dhe ungjit të Muhammedit, prindërit e tyre paganë u kishin vënë emra dhe këto emra përmbanin fjalën Allah [si në Abd-Allâh që do të thotë shërbëtor i Allahut].

    Përfundim: Kjo dëshmon se Allah ishte emri i Perëndisë së hënës në atë kohë.

    Pra, siç shihet, përfundimi nuk është rrjedhojë logjike e faktit të paraqitur. E shumta që mund të konkludohet duke u nisur nga një dëshmi e tillë është që paganët e kishin zakon t’i quanin fëmijët e tyre shërbëtorë të Allahut. Ky fakt nuk tregon që Allahu ishte Perëndia e hënës apo Zoti i Abrahamit. Se kush ishte ai mund të zbulohet nga dëshmi të tjera, të cilat Morey është përpjekur me sa ka patur mundësi që t’i fshehë.

    >>>
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #4
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Faktet që Morey ka fshehur tregojnë qartë se arabët në kohën e Muhammedit adhuronin shumë idhuj, por ata besonin edhe tek Allahu, Zoti i lartë, të cilit ata i drejtoheshin për ndihmë. Kjo Qenie Supreme, për ata, nuk ka qenë kurrë hëna.

    Problemi i shtatë në këtë fragment të librit të Morey-t qendron në faktin se i gjithë diskutimi i tij nuk është në përputhje me çështjen. Të tregosh se kush besohej të ishte Allahu para Islamit nuk vërteton asgjë në lidhje me çështjen në fjalë. Morey-t i duhet të tregojë që në Kur’an, Allahu përshkruhet si Perëndia e hënës. Por kjo është e pamundur për Morey-n. Në Kur’an përsëritet shpesh hëna si një krijim i Allahut. Dhe Allahu në Kur’an u thotë krijesave të tij që të mos u përkulen në adhurim diellit apo hënës, por vetëm Allahut që i ka krijuar ata. (Kur’an 41:37).

    Si e citon Dr.Morey Caesar Farah


    Tani të shikojmë një tjetër fragment nga faqja 13 e librit të Morey-t, ku këtë radhë ai citon nga Caesar Farah:

    Studiuesi islamik Caesar Farah bie në përfundimin:


    Prandaj, nuk ka asnjë arsye për të pranuar idenë se Allahu ka kaluar tek muslimanët nga të krishterët dhe hebrejtë. (Farah f. 28).

    Ju lutem, krahasoni këtë citim me paragrafin e plotë, nga ku Morey pretendon se e ka shkëputur fragmentin e mësipërm. Më poshtë gjendet një fragment nga libri i Caesar Farah:

    Allahu, hyjnia më e madhe në Arabinë pagane, ishte objekt adhurimi me shkallë të ndryshme intensiteti nga skaji më jugor i Arabisë e deri në Mesdhe. Për babilonasit, ai ishte "Il" (zot); për kanaanitët dhe më vonë edhe për izraelitët, ai ishte "El'; arabo-jugorët e adhuronin atë me emrin "Ilah," dhe beduinët si "el-Ilah" (perëndia). Kur erdhi Muhammedi, ai u bë Allahu, Zoti i Botëve dhe i të gjithë besimtarëve, NJë dhe i Vetmi që nuk pranon ortakë apo shokë në adhurimin ndaj Tij. Konceptet judaike dhe të krishtera për Zotin e mbështesin transformimin e Allahut nga një hyjni pagane në Zotin e të gjithë monoteistëve. Prandaj, nuk ka asnjë arsye për të pranuar idenë se “Allahu” ka kaluar tek muslimanët nga të krishterët dhe hebrejtë. (Farah f. 28).

    Problemi i parë në citimin që ka bërë Morey është që ai e ka ndarë fjalinë e fundit nga pjesa tjetër e praragrafit në një mënyrë të tillë që e bën të duket se ka thënë diçka të ndryshme nga ajo që në të vërtetë thuhet po të lexohet paragrafi në tërësi. Citime të tilla jashtë kontekstit janë një taktikë e zakonshme e Morey.

    Problemi i dytë është se Morey i është referuar Caesar Farah si një "studiuesi islamik". Morey përpiqet të rrisë autoritetin e autorëve që ai citon duke u vënë epitete, si në rastin e mësipërm. Nëse me fjalën “islamik” lexuesit mendojnë se Caesar Farah është musliman, Morey-n nuk e shtyn asgjë që të korrigjojë një keqkuptim të tillë. Dhe nëse i kërkohet llogari për këtë, ai mund të thotë fare mirë se kishte ndër mend të thoshte “studiues i Islamit”. Atëherë le të ketë mirësinë të thotë atë që ka patur ndër mend të thotë.

    Problemi i tretë është që Morey ka lënë pa përmendur thelbin e përmbajtjes së librit të Farah. Në atë pasazh thuhet se Zoti që në Arabinë Jugore quhej Ilah, nga izraelitët quhej El. Ky fakt do ta kishte dërrmuar përfundimisht teorinë Morey-t mbi Perëndinë e hënës në Islam, prandaj, kuptohet që Morey-t i ka leverdisur më shumë që ta fshehë.

    Gjithashtu, Morey-t nuk i vjen për shtat që t’u bëjë të ditur lexuesve se, sipas dy ungjijve, Jezusi i kryqëzuar i thërriste në ndihmë perëndisë El, i cili, nëse Morey ka të drejtë, është perëndia e hënës në Islam

    >>>
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Morey bie në kundërshtim me vetveten:

    Tani, le t’i hedhim një sy një fragmenti nga faqet 11-12 të librit të Morey-t:

    Muhammedi është rritur në fenë e perëndisë së hënës, Allahut. Por ai hodhi një hap para në krahasim me arabët paganë. Ndërkohë që këta të fundit besonin që Allahu, d.m.th. perëndia e hënës, ishte më i madhi nga perënditë, Muhammedi vendosi që Allahu nuk ishte vetëm zoti më i madh, por edhe i vetmi.

    Në fakt ai ka thënë: "Shikoni, ju tashmë besoni që perëndia e hënës, Allahu është më i madhi i zotave. Gjithçka që kërkoj prej jush është që të pranoni idenë se ai është i vetmi zot. Unë nuk po ju marr Allahun që ju e adhuroni, por po marr vetëm gruan dhe bijat e tij, si dhe të gjithë zotat e tjerë. "

    Kjo shihet edhe në faktin se pika e parë e besimit të muslimanëve nuk është “Allahu është i madh”, por “Allahu është më i madhi”, domethënë, ai është më i madhi mes zotave. Përse duhet të thoshte Muhammedi se Allahu “është më i madhi”, përveçse në një konteksti politeist? Fjala në arabisht është përdorur për të dalluar më të madhin nga më i vogli. (Morey fq. 11-12).

    Problemi i parë në këtë pasazh është se Morey kundërshton vetveten. Në dy paragrafët e parë ai pretendon se arabët paganë besonin që Allahu ishte më i madhi nga të gjithë zotat dhe gjithçka që Muhammedi (paqja e Zotit qoftë mbi të) predikonte ishte që ata duhet të besonin që Allahu nuk ishte thjesht më i madhi ndër zota, por edhe i vetmi. Pastaj Morey harron se ç’ka shkruar pak më parë dhe shkruan pikërisht në paragrafin pasardhës se Muhammedi predikonte që Allahu ishte më i madhi. Dhe, sipas Morey-t, ‘më i madhi’ nënkupton se ai nuk ishte i vetmi zot.

    Një tjetër problem është se Morey duket se nuk ka as idenë më të vogël se ç’është Islami. Sipas tij, pika e parë e besimit të muslimanëve nuk është “Allahu është i madh”, por Allahu është më i madhi (Morey fq. 12). Kush i ka thënë atij që kjo është pika e parë e besimit të muslimanëve? Nëse Morey ka të drejtë, atëherë miliona muslimanë ia kanë mësuar gabim fëmijëve të tyre shehadetin (dëshminë e besimit).

    Por, për turpin e Morey-t, pika e parë e besimit të muslimanëve nuk është që “Allahu është më i madhi”, por që “nuk ka zot tjetër përveç Allahut”.

    Problemi i tretë është se Morey mendon që “Allahu është më i madhi” do të thotë që “ai është më i madhi nga zotat” dhe se kjo mund të thuhet vetëm në një kontekst politeist. Ai nuk e kupton se shprehja së cilës i referohet, në arabisht është Allahu Ekber, që do të thotë: “Allahu është më i madh”. Kjo shprehje është një formë e shkurtuar e Allahu Ekber min kulli shein', që do të thotë "Allahu është më i madh se çdo gjë." Dhe, një gjë e tillë nuk ka nevojë për një kontekst politeist. Kjo do të thotë se Allahu është më i madh se çdo gjë e perceptueshme ose jo.

    Problemi i katërt nuk ka të bëjë me mosnjohjen e gjuhës arabe nga Morey, por me papërgjegjësinë e tij për të përdorur arsyetimin logjik. Sipas tij, nëse pika e parë e besimit të muslimanëve do të ishte “Allahu është i madh”, kjo nuk do nënkuptonte një kontekst politeist. Me sa duket ai mendon se politeistët nuk thonë për ndonjërin nga perënditë e tyre, “ajo është e madhe”?

    Problemi i pestë është se Morey përsërit vazhdimisht shprehjen “perëndia e hënës” sa herë që përmend Allahun, sikur me përsëritjen e shpeshtë të saj ai shpreson se do t’i bindë lexuesit e tij se Allahu është perëndia e hënës. Në fakt, ajo që duhet të bëjë ai është të paraqesë fakte.

    >>
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Dëshmi të pavlefshme arkeologjike

    Së pari, dr. Morey bën një pohim, pastaj mbush faqe të tëra me fakte të kota. Kjo krijon përshtypjen se ai po vërteton pohimin e tij, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë. Dhe konkretisht po paraqes pohimin e mëposhtëm të Morey-t, si dhe dëshmitë pasuese që ai paraqet për të mbështetur pohimin e tij:

    Siç do të shohim, faktet e qarta tregojnë se perëndia Allah ishte një hyjni pagane. Në fakt, ai ishte perëndia e hënës, që ishte i martuar me hyjneshën e diellit, ndërsa yjet ishin bijat e tij. (Morey fq.1-2).

    Për të vërtetuar pretendimin e tij, ai harxhon pesë faqet në vazhdim, pesë ilustrime, katër diagrame dhe një hartë. Por, sipas tij, çfarë vërtetojnë të gjitha këto? Vetëm faktin se perëndia e hënës adhurohej në botën e lashtë, jashtë Arabisë. Ky informacion është krejtësisht i kotë. Ai duhet të vërtetojë që adhurimi i hënës ishte një dukuri që ekzistonte edhe në Arabi. Fakti nëse kjo dukuri ekzistonte ose jo gjetkë nuk ka asnjë rëndësi për çështjen që ai përpiqet të vërtetojë. Për shembull, dëshmitë që ai paraqet për të vërtetuar se kanaanitët adhuronin perëndinë e hënës nuk tregojnë që edhe arabët paganë e bënin një gjë të tillë.

    Por Morey ka arsyet e veta për këtë mënyrë të të ardhurit rrotull gjërave. Pasi ka shkruar thuajse gjysmën e librit duke argumentuar një pikë dhe duke e mbrojtur atë me dëshmi të dokumentuara me harta, ilustrime, diagrame dhe citime të autorëve të ndryshëm, ai i lë lexuesit me përshtypjen se i vërteton shumë mirë çështjet e tij, e prandaj për këtë i duhet besuar.

    Dhe ai ka shumë nevojë për këtë besim, sepse kur vjen puna për të vërtetuar atë që duhet, ai nuk ka asnjë dëshmi dhe, në fakt, nuk paraqet asnjë të tillë. Morey bën pretendime të pabazuara pasi i ka mahnitur lexuesit e tij me material mbresëlënës, por të panevojshëm.

    Në një libër prej pesëmbëdhjetë faqesh, vetëm në faqen shtatë, Morey fillon të trajtojë çështjes së gjendjes së Arabisë së dikurshme. Por, edhe tani, ai diskuton mbi Arabinë Jugore, e cila ishte larg nga Meka ku jetonte dhe vepronte Muhammedi.

    E kështu, për rreth tri faqe të tjera, ai përmend fakte që dëshmojnë se perëndia e hënës adhurohej në Arabinë Jugore. Po kështu, nuk merr mundimin t’u thotë lexuesve se nuk ka qenë në gjendje të gjejë ndonjë fakt që vërteton se perëndia e hënës është adhuruar edhe në Arabinë Veriore. Dhe, në faqen 10, ai del në përfundimin, se:

    Fakte të grumbulluara nga Arabia Veriore dhe Jugore tregojnë se adhurimi i perëndisë së hënës ishte aktual edhe në kohën e Muhammedit, e madje ishte edhe kulti mbizotërues. (Morey f.10).

    Por ku janë faktet në lidhje me Arabinë Veriore? I vetmi fakt që Morey paraqet në lidhje me Arabinë ka të bëjë vetëm me atë Jugore. Në faqen 7 ai citon zbulimet e Arnaud, Halevy dhe Glaser, të cilët:

    Kanë shkuar në Arabinë Jugore dhe kanë zbuluar mijëra dorëshkrime sabease, minease dhe katabaniane. (Morey, fp.7).

    Në të njëjtën faqe, ai përmend zbulimet e G. Caton Thompson dhe Carleton S.Coon "në Arabi." Dhe nuk përmend se këtu ai e ka fjalën për Arabinë Jugore, por, në faqen 9 dhe në hartën #3 ai e bën të qartë që këto zbulime u bënë në:

    Arabinë Jugore (Morey f .9)

    Si mund të bëjë një pohim kaq të pacipë, ndërkohë që lexuesi i kujdesshëm mund të zbulojë fare lehtë të kundërtën në çdo faqe që ai shkruan? Përse lë të kuptohet se do të paraqesë prova për adhurimin e perëndisë së hënës si në Arabinë Veriore, ashtu edhe në atë Jugore, kur e vetmja provë që ai paraqet ka të bëjë vetëm me këtë të fundit? Me sa duket, Morey e konsideron Islamin aq të lig saqë është i gatshëm të tregohet i keq në luftën kundër tij. Por, nëse Islami është nga Djalli, nuk nevojiten mënyrat e Djallit për ta luftuar atë. Një shpjegim i thjeshtë do të mjaftonte për ta vënë në dukje një gjë të tillë. Kur hidhet në sulm ndaj Islamit, Morey duhet të mbajë parasysh parimet e shëndosha të Krishtërimit.

    >>>
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #7
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Ylli dhe Gjysmehena

    Rafael Narbaez, Jr


    Qyteti i Bizantit (Konstandinopoja, Stambolli modern) iu dedikua Dianes, perendeshes se gjuetise dhe gjysmehena ishte simboli i Dianes. Me 330 e.s, Konstandini ia ridedikoi qytetin perseri virgjereshes Mari, simboli i se ciles ishte ylli dhe ai iu shtua gjysmehenes. Kur turqit moren Konstandinopojen, ata gjeten shume flamure me gjysmehena dhe e adoptuan kete simbol si nje shenje e mire.




    "Ylli dhe gjysmehena" u mbajten nga muslimanet nga Mehmeti II mbas pushtimit te Konstandinopojes me 1453 e.s. Para saj, ishte perdorur ne ushtrine e kaloresve dhe fisnikeve. Nje yll brenda nje gjysmehene ishte stema e Ricardit I, 250 vjet para se te binte Konstandinopoja. Ata pushuan se perdoruri ate kur ai u be shenja dalluese e muslimaneve. Qe nga ajo kohe ky simbol eshte perdorur gjithnje e me teper nga muslimanet per te identifikuar veten e tyre.



    Me kujtohet se si gjate kohes qe isha deshmimtar i Jehovait, nje nga gjerat qe na mesohej ishte qe gjithmone te qendronim larg nga perdorimi i simboleve fetare. Mendohej se kjo do te conte ne nje forme adhurimi idhujsh qe ne nje menyre apo ne tjetren do ndikonte ne adhurimin tone ndaj Zotit. Ne nuk lejoheshim qe te mbanim ikona fetare si per shembull, kryqin, sepse ne radhe te pare, ne kurre nuk besonim qe Jezu Krishti u var ne nje kryq. Se dyti, Deshmimtaret e Jehovait nuk besojne ne idhujt dhe ata ndiejne se perdorimi i ketyre simboleve ne adhurimn fetar eshte besim ne idhujt.

    Po ashtu ne nuk mund te vishnim edhe ndonje gje e cila mund te merrej si nje shfaqje e aleances ndaj nje qeverie te vecante, kombi apo grupi politik. Ne nuk mund te mbanim nje flamur te cilitdo kombi ne shtepite tona. Ne po ashtu nuk lejoheshim qe te vinim edhe nje steme te flamurit amerikan ne rrobat apo gjerat tona. Ne nuk votonim, kendonim himnin kombetar apo recitonim betimin e aleances.

    Ata gjithmone na kujtonin se Bibla e thote shume qarte se "ju nuk duhet te kini zota te tjere para meje." Po ashtu thote "Ju nuk do te beni per veten tuaj ndonje imazh, apo te ngjashem me cdo lloj gjeje qe eshte lart ne qiell, apo qe eshte poshte ne toke, apo nen uje dhe nen toke."

    Ne kete menyre cdokush mund te imagjinoje shqetesimin tim, kur, ndersa po futesha ne Islam, mora vesh per perdorimin e "yllit dhe gjysmehenes". Shqetesimi im ishte i paster; une nuk doja qe te ofendoja Zotin. Une nuk doja te mendoja se adhurimi ime ishte edhe per dicka tjeter vec Allahut. Une kujtoj se si pyeta disa vellezer se cfare kuptimi kishin "ylli dhe gjysmehena". "Oh, nuk eshte ndonje gje per tu shqetesuar," thane ata. "Ajo vetem perfaqeson muslimanet." Ndersa nje vella mu shpejgua me qarte. "Mire," tha ai, "e di ti se si kristianet perdorin kryqin dhe cifutet yllin e Davidit? Ne perdorim "yllin dhe gjysmehenen" per te identifikuar veten tone si muslimane."
    Megjithese une nuk e bera kete nje ceshtje te madhe, vendosa qe te beja ca kerkime vete dhe te gjeja dicka. Une nuk doja qe te pengohesha nga kjo ceshtje, por ne te njejten kohe nuk doja qe te beja ndonje gje qe do te fyente Zotin. Me poshte po permbledh disa te dhena te cilat i gjeta gjate kerkimit tim dhe do te doja qe t'jua kaloja juve. Me pas, do te doja qe te ndaja me ju nje kendveshtrim interesant te kesaj ceshtje nga nje perspektive personale dhe pse une mendoj eshte e rendesishme qe te konsiderojme menyren se si ne shohim perdorimin e yllit dhe gjysmehenes.


    Histori

    Gjate Perandorise Bizantine, qyteti i Bizantit ( a.k.a Konstandinopoja dhe Stambolli) iu dedikua Dianes, perendeshes se gjuetise. Gjysmehena ishte simboli i Dianes. Me 330 e.s, Konstandini ia ridedikoi qytetin virgjereshes Mari, simboli yll i se ciles iu shtua gjysmehenes se meparshme. Kur turqit pushtuan Bizantin, ata gjeten shume flamure me gjysmehena dhe e adoptuan per vete si nje simbol qe sillte fat. Ne 339 p.e.s, Filipi i Maqedonise (babai i Aleksandrit te Madh) deshtoi ne perpjekjen per te marre qytetin e Bizantit sepse ushtria e tij u dallua nga nje gjysmehene shume e ndritshme.

    "Ylli dhe gjysmehena" u mbajten per here te pare nga muslimanet ne kohen e Mehmetit II mbas pushtimit te Konstandinopojes me 1453 e.s. Para saj, ajo ishte e zakonshme ne ushtrine e kaloresve dhe fisnikeve. Nje yll brenda nje gjysmehene ishte edhe stema e Riçardit I, 250 vjet para renies se Konstandinopojes. Ata pushuan se perdoruri ate kur ajo u be flamuri i muslimaneve. Qe ne ate kohe eshte perdorur gjithnje e me teper nga muslimanet per te identifikuar veten e tyre. Sulltan Osmani, themeluesi i perandorise osmane, pa njehere nje enderr ne te cilen atij iu shfaq nje gjysmehene qe rritej e rritej derisa arriti nga Lindja ne Perendim.

    Parrullat apo flamuret jane ato qe disa here bashkojne njerezit perreth apo mbrapa. Ato mund te permbajne ose jo disa karakteristika te ketyre njerezve. Dymbedhjete fiset e Izraelit, per shembull, kishin secili shenjen apo simbolin e tij, per shembull 'Luani i Judes," etc. Nje shenje dallimi mund te perfaqesoje ceshtjen e dikujt, filozofine, besimin apo sjelljen; qofte kjo besimtare apo sekulariste. Perdorimi i ngjyres dhe simboleve ne flamuret kombetare eshte gjithashtu me interes. E kuqja eshte ngjyra osmane (turke) dhe keshtu, ylli dhe gjysmehena perdoren ne nje fushe te kuqe. Ne Mauritani, jeshilja simbolizon prosperitet dhe shprese. Ylli perfaqeson popullin. Ne flamurin pakistanez, gjysmehena simbolizon progresin dhe ylli ndricimin apo ngritjen shpirterore.


    Flamuri i Profetit (s)

    Per sa i perket asaj se cfare perdori Profeti i Shenjte (s), ne gjejme te dhena shume interesante. Raportohet se flamuri i pare i Profetit (s) ishte i zi ne menyre qe te tregonte antagonizmin me ngjyren e bardhe qe perdornin kurejshitet, te cilet kishin edhe nje shqiponje te zeze ne te. Flamuri i pare i tille i perdorur nga Profeti (s) ishte nje perde e holle e cila varej ne dhomen e gruas se tij Aishes (r.a). Ne qender, Profeti (s) i vuri nje rrobe te bardhe e cila ishte nga nje turban qe ai kishte marre ne qytetin Boreide. Ne te ishte shkruar shprehja Nase um min Allah, e cila do te thoshte "Ndihma e Allahut." Me e pershtatshmja. Cdo kush mund ta shohe dhe kuptoje se sa simbol i fuqishem ishte ky per tu mbajtur ne nje flamur.

    Ne kohet moderne, disa qeveri, si per shembull Arabia Saudite, preferojne me teper te perdorin nje fushe jeshile me shehadetin ne mes te saj me ngjyre te bardhe, se sa te perdorin gjysmehenen me yll. Po ashtu ata vendosin edhe nje shpate te bardhe nen te. Disa muslimane moderne perdorin shehadetin te shkruar me te bardhe ne nje fushe jeshile si nje menyre per te treguar se ata jane muslimane. Po ashtu raportohet se ngjyra me e pelqyer nga Profeti (s) ka qene jeshilja, e cila perfaqeson jeten.


    Flamuri apo Simboli si Autoritet

    Por megjithate, pse gjithe kjo zhurme per nje flamur apo simbol? Ne vecanti, ylli dhe gjysmehena? Pse eshte kaq e rendesishme per te kerkuar kuptimin e thelle te saj apo cfare perfaqeson? A eshte me te vertete nje ceshtje e rendesishme? Dua te them qe eshte vetem nje flamur apo simbol, apo nuk eshte keshtu?

    Mire, e verteta e kesaj ceshtje eshte se simbolet dhe vecanerisht flamuret, kane me teper se nje kuptim te rastesishem. Ata aktualisht perfaqesojne dicka dhe kane nje kuptim. Per shembull nje shenje stop, nuk eshte ne vendin e saj sepse shkon me ambientin perreth. Ajo perfaqeson ligjin, autoritetin. Ajo iu tregon se duhet te kryeni nje veprim kur afroheni prane saj dhe ky veprim eshte te ndalosh. Po ashtu ajo nenkupton se ka edhe nje kunderveprim ne qofte se ju vendosni te mos ndaloni atje, dhe kjo eshte gjoba qe juve do te merrni ne qofte se nuk i bindeni asaj shenje apo simboli.


    Flamuri Amerikan

    Me kete gje ne mendje le te shikojme flamurin e Shteteve te Bashkuara. Kjo nuk do te thote qe te futemi thelle neper dy qind vjet histori dhe te shpejgojme te gjitha ndryshimet ne kete flamur deri ne ditet e sotme, sidoqofte, mua me duket e rendesishme qe te kuptojme dicka per te.

    Flamuri i pare amerikan ishte nje i cili kishte trembedhjete yje ne nje rreth mbi nje fushe blu me nje baze prej trembedhjete vijash te njepasnjeshme kuq e bardhe. Trembedhjete yjet perfaqesonin trembedhjete kolonite origjinale qe u bene Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pse yjet? Pse jo trembedhjete peme apo trembedhjete peshq? Ndoshta sepse nje yll i shkelqyeshem eshte nje gje shume e bukur per ta mbajtur. A e kujtoni dot heren e fundit kur ishte nje nate e qarte dhe juve pate lart ne qiell per te admiruar yjet e bukura? Ata duken kaq afer dhe ende jane shume larg.

    Muslimanet i vleresojne yjet shume sepse ata kuptojne qe yjet permbushin shume qellime te rendesishme. Ata jane edhe te bukur edhe nje menyre per te na udhehequr ne në një kohe kur ndoshta nuk kemi instrumente te tjera orientimi. Por, si muslimane, kur ne shohim nje yll apo nje tjeter pune bukurie, ne gjithmone vleresojme Krijuesin, El-Khalik, me teper se krijesen.

    Ndersa Shtetet e Bashkuara shtonin dhe me teper shtete ata ne te njejten kohe shtonin edhe nje yll per cdo shtet. Keshtu, sot ne kemi pesedhjete shtete ne flamurin tone. Yjet shtrihen ne nje fushe ngjyre blu; bluja eshte ngjyra e se vertetes. Vizat e kuqe perfaqesojne gjakun e derdhur per krijimin e republikes tone. E bardha perfaqeson pastertine, shenjterine. Po t'i bashkosh te gjitha se bashku, atehere mund te shohim qarte se sa e lehte do te ishte per nje njeri qe te mendonte se keta pesedhjete shtete, Amerika, eshte per tu admiruar sepse ajo u arrit me gjakun e njerezve te drejte; me qellimet me te pastra dhe te shenjta dhe qendron per drejtesi dhe miresi. Ju mund t'i besoni asaj. Ju mund te vareni nga ajo. Ajo do t'ju drejtoje juve ne sukses dhe prosperitet. E shihni si vezullon dhe shkelqen? Ndiqeni.


    Besetaria dhe Besnikeria

    Disa njerez mund te mendojne se nje arsyetim i tille eshte absurd. Sepse qe te respektosh nje flamur nuk do te thote t'i jesh besnik atij sic do i ishit vendit apo qeverise. Kjo nuk do te thote qe ne tregojme per te te njejten besnikeri qe tregojme per vendin tone dhe se ai ne asnje menyre nuk mund te zere vendin e Zotit ne jeten tone. Realiteti, sidoqofte, tregon se popujt e shohin flamurin dhe simbolet me me teper se vetem respekt dhe se ata shohin ate qe simbolizon ne te njejten menyre sic e pershkruam me siper. Le te konsiderojme nje shembull.

    Duke u rritur ne Amerike, me vjen nder mend gjeja e pare qe ne benim cdo dite ne shkolle para se te fillonte mesimi e cila ishte recitimi i Betimit te Besnikerise. Por besnike te kujt? Te Zotit tone dhe Krijuesit, Allahut? Le ta konsiderojme. Betimi i Besnikerise thote, "Une betohem per besnikeri ndaj flamurit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe per republiken te cilin perfaqeson ai." Per te demonstruar besnikerine tone, dashurine dhe afrimitetin ndaj flamurit dhe republikes apo vendit qe "ai perfaqeson" ne do te vendosnim doren e djathe mbi zemer. Perkunder asaj qe mund te besojne disa njerez, betimi i besnikerise eshte per vendin apo qeverine sepse flamuri perfaqeson tamam ate gje dhe ne kete menyre juve keni pranuar besnikeri ndaj te dyve, flamurit dhe republikes apo vendit; ata jane e njejta gje. Une gjithmone kam admiruar disa vellezer te cilet me kane thene se kur ata paten marre nenshtetesine e Shteteve te Bashkuara dhe u duhej te betoheshin per besnikeri ndaj flamurit, ata ne anen tjeter betoheshin per besnikeri ndaj Allahut.

    Disa ngulin kembe ne kendveshtrimin e tyre, sidoqofte, duke thene se, se fundi Gjykata Supreme e Shteteve te Bashkuara mbron idene se djegia e flamurit amerikan eshte e lejueshme sepse eshte nje e drejte e shprehjes se lire. Djegia e vendit, ne anen tjeter, nuk mund te konsiderohet si liri shprehjeje, argumentojne ata, por si nje akt per te rrezuar qeverine e Shteteve te Bashkuara. Sidoqofte, sipas tyre keto dy gjera nuk mund te jene te njejta. Betimi per besnikeri ndaj flamurit , ne opinionin e tyre, nuk eshte i njejte si betimi per besnikeri ndaj vendit. Tingellon bukur, por kur merr ne konsiderate njerezit e ketij vendi si nje e tere, une mendoj se shumica e tyre ndiejne se djegia e flamurit eshte e gabuar dhe ofensive ndaj tyre, sepse kjo do te thote nje hedhje poshte dhe mosrespekt per vendin dhe qeverine qe "ai perfaqeson".

    Po ashtu konsideroni edhe kete. Ne qofte se ata nuk kane te njejtin kuptim, atehere, pse ndodh qe ne shenjat dalluese te uniformave, makinave apo pronat e lokaleve, shtetit apo zyrtaret federale te paqes, apo edhe atletet, dhe cdokush qe perfaqeson vendin tone, ndodhet shenja e flamurit amerikan? Ne qofte se ato nuk do te thone te njejten gje, atehere perse ata nuk kane nje shenje te hartes se Shteteve te Bashkuara apo thjesht fjalet Shtetet e Bashkuara te Amerikes? Nje tjeter gje. Kur dikush, per shembull nje veteran ushtarak apo zyrtar qeveritar vdes, ata mbeshtjellin flamurin amerikan perreth arkivolit. A thone ata se ai njeri vdiq per flamurin e tij apo dha jeten per flamurin? Jo. Ata thone ai vdiq per vendin e tij. Shkaku eshte se flamuri, simboli apo shenja dalluese perfaqeson qeverine.

    Ata te cilet mund te kene pasur fatin e keq qe te kene qene nen sundimin kolonial ne nje kohe apo nje tjeter, duhet te kujtojne mire frazen "Besnik ndaj Kurores" qe sigurisht do te thoshte Britanise. Sa shpejt qe harrojme ne! Fakti eshte se per shumicen e njerezve te ketij vendi dhe botes perreth, flamuri, simboli apo shenja dalluese dhe vendi jane e njejta gje.


    Dy Shembuj

    Nje gje tjeter per tu konsideruar kur flasim per flamuj dhe vendin apo popullin qe ata perfaqesojne, eshte: ne qofte se nje vend apo popull ndan apo ndalon perdorimin e disa simboleve te caktuara, a do te thote kjo se ata kane ndryshuar pikepamjet e tyre per disa ceshtje te caktuara.

    Per shembull, shume pak mund te kundershtojne faktin se 'svastika' eshte nje simbol per ate qe perfaqesonte nazizmi; nje race e paster Ariane dhe gjithshka qe vjen me pas. Ai simbol ende perfaqeson ate ideologji deri sot ne ditet e sotme. Pikerisht per kete gje, populli gjerman ka marre iniciativen qe te veconin veten e tyre nga ky racizem duke ndryshuar simbolet e flamurit te tyre dhe po ashtu duke hedhur poshte idene e superioritetit te races se bardhe.

    Disa do te thone se Shtetet e Bashkuara kane bere te njejten gje duke ngulur kembe qe shtetet e jugut te heqin dhe ta deklarojne ilegal flamurin e Konfederates me simbolin e 'yjeve dhe hekurave' per shkak te asaj qe ai perfaqesonte nje here e nje kohe, skllaverise dhe shtypjes se te zinjve. Disa shtete, sidoqofte, ende ngulin kembe per perdorimin e flamurit te Konfederates. Disa njerez te jugut jane edhe me teper te zhurmshem dhe kembengules per vazhdimin e perdorimit te flamurit te Konfederates.

    Duke konsideruar keto dy shembuj, ne shohim se ne Gjermani, megjithese ajo nuk e mbeshtet me teorine se nje race ariane gjermane eshte superiore, ajo ende nuk siguron te drejta te barabarta dhe drejtesi per shume nga shtetasit e saj, p.sh. popullates turke etc. Shtetet e Bashkuara po ashtu nuk jane me mire. ShBA-ja nuk ka marre masa te mjaftueshme per edukimin e popullsise se saj ne ceshtjen e racizmit dhe tolerances dhe gjithmone eshte munduar qe t'i largohet shpalljes se nje legjislacioni qe do te zhduke kete racizem duke e bere ate absolutisht ilegal. Ne fakt ne kohen e sotme, ne shohim se Shtetet e Bashkuara fshihen pas atyre pak ligjeve qe ka patur me perpara per keto ceshtje. Ne shohim ne te dy vendet, vecanerisht dyfytyresine e politikes se ShBA-se qe thote "ne nuk jemi me te mire se ju, por juve nuk jeni aq te mire sa ne."

    Ne spanjisht ka nje fjale te urte qe thote, "Tanto peca el que mata la waca, como el que detiene la pata." Kjo ishte nje thenie qe vjen nga kohet e vjetra te grabitjeve te bagetive. Ajo do te thote, "Aq fajtor sa eshte ai qe vret nje lope, aq eshte edhe ai qe i lidh asaj thundrat." Ne qofte se njerezit e nje vendi nuk duan qe te ndryshojne politiken e qeverise se tyre duke ngritur zerin per pakenaqesite, madje duke shkuar deri ne ndryshimin e zyrtareve te zgjedhur apo madje dhe formen e qeverisjes, ne qofte se eshte nevoja, atehere ata jane dakord me menyren e perfaqesimit dhe njohjes se vendit te tyre; me sakte, menyren se si ata perfaqesohen dhe njihen. Ata publikisht pohojne kete perceptim cdo here qe ata valevitin 'Lavdine e Vjeter'. Ai flamur dhe simbolet ne te perfaqesojne si qeverine ashtu edhe njerezit.


    Perspektiva Islamike

    Tani, si muslimane, pse ne duhet te shqetesohemi kaq shume per te gjithe kete? Mire, por eshte dicka qe ne kurre nuk duhet te shohim te nje person, qeveri, komb apo cdo gje tjeter si nje burim drejtimi para Allahut. Ne qofte se bejme kete do te ishte shirk. Asnje nuk ia vlen qe t'i behet ai nder pervec Allahut, te Plotfuqishmit.

    Shume njerez ne te gjithe boten vendosin shume besim te ShBA-ja per gjetjen e zgjidhjeve per problemet e tyre. Vete ShBA mburret se ajo eshte "shteti me madheshtor mbi siperfaqen e tokes." Njerezit ne vende te tjera te botes mendojne se eshte nje nder i madh per te qene aleate apo te lidhur ne nje menyre apo tjeter me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ka qene nje kohe kur keta njerez, vecanerisht nga vendet e botes se trete, mendonin se rruget e ShBA-se ishin te shtruara me flori. Cdo gje amerikane qe ata mund te kene rrit prestigjin e tyre. Me kujtohet se si, pak vjet te shkuara, pata nje vizitor nga Egjypti. Une e pyeta nese mund t'i merrja ndonje gje per te qe ta merrte me vete ne Egjypt. Ai vendosi te blinte nje pale atlete dhe nje kostum sportiv, por nguli kembe qe ato te ishin Nike. Arsyeja, tha ai, eshte sepse ai do te ishte zilia e te gjithe qytetit te tij. Cdo mall qe kishte vulen origjinale te nje firme te njohur kerkohej shume.

    Eshte shume e dhimbshme kur shohim se kaq shume vellezer i shohin Shtetet e Bashkuara si burim per clirimin e pikellimit te tyre. Vecanerisht atje ku njerezit shtypen dhe kerkojne drejtesi dhe vecanerisht kur keta njerez jane muslimane. Asgje apo asnje nuk mund te zere vendin e Allahut si Mbrojtesi yne, asnje flamur, asnje qeveri, asnje komb, madje as edhe besimtaret vete.

    Kur'ani thote ne Suren El-Kehf (18:102), "A mos mendojne jobesimtaret se ata mund te marrin sherbetoret e mij si mbrojtes ne vendin tim? Me te vertete ne kemi pergatitur ferrin per jobesimtaret dhe zbavitjen e tyre." Ka disa armiq te Allahut qe ndiejne se megjithese ata praktikojne gjera djallezore, ndoshta ata bashkohen me besimtaret e vertete, te cilet do i mbrojne ata nga denimi. Allahu siguron se vendi i tyre do te jete ne zjarrin e ferrit. Kurani na meson ne ne Suren El-Shura: 9-10 se, 'Eshte vetem Zoti ai qe ka fuqi mbi te gjitha gjerat dhe tek Ai duhet te besojme (mbeshtetemi).'

    Pra te kthehemi edhe nje here ne temen tone, cfare ka te beje e gjithe kjo me simbolin e 'yllit dhe gjysmehenes'? Mire, nje gje eshte e sigurt qe, te dy simbolet si ylli dhe gjysmehena, e kane zanafillen nga nje adhurim falso per dicka tjeter dhe jo per Allahun. Ne rastin e gjysmehenes, ishte perendesha Diana dhe ne rastin e yllit ishte Maria (s), nena e Jezusit (s). Megjithese ne e duam dhe e respektojme Marien, nenen e Jezusit, paqja dhe bekimet qofshin mbi te, ajo nuk ka nje vlere te tille adhurimi dhe ajo do ishte e para qe do ju thoshte juve kete. Po keshtu nuk jane as Musai apo Jezusi (Isa) apo edhe Profeti yne i dashur, Muhamedi, paqja dhe bekimi qofshin mbi te gjithe ata. Po ashtu edhe Kur'ani nuk duhet adhuruar dhe po ashtu te gjitha hadithet e regjistruara apo te dy Xhamite e Shenjat apo kater halifet e drejte (r.a.) apo ndonje gje tjeter ne kete univers, e kaluar e tashme apo e ardhme. Vetem Allahu qendron i vetem ne vendin e adhurimit. Akoma disa prej nesh i mbajne keto simbole si nje shprehje e identitetit me ato qenie dhe jemi krenare qe te njihemi si muslimane me ndihmen e tyre.

    Disa mund te mendojne se kjo do te thote ta besh mizen buall dhe se eshte budallallek te mendosh se perdorimi i ketyre simboleve mund te rrezikoje marredhenien tone me Allahun; por une mendoj se ajo meriton shume lutje dhe meditim te thelle dhe mendim rreth kesaj. A duam ne me te vertet qe te ofendojme Allahun dhe ta perballim ate ne Diten e Gjykimit me kete gje ne rregjistrin tone? A do kete vlere n.q.s. ne bashkohemi me keto simbole dhe ikona? Ne duhet te perpiqemi te jemi 'gjithmone te drejte per Allahun', thote sureja El-Haxh:31, 'dhe asnjehere t'i bashkangjitim partnere Atij'.

    Le te perdorim mundesine tone per te arsyetuar dhe te pyesim veten, a eshte me te vertete e nevojshme te kemi nje shenje dalluese apo simbol per te treguar se ne jemi muslimane? Ne qofte se ndonje mund ta identifikoje veten me kaq lehtesi si musliman vetem duke mbajtur simbolin e 'yllit dhe te gjysmehenes' perreth, atehere cfare mund te themi se dhe armiqte e Islamit nuk mund te bejne te njejten gje, sic kane bere disa prej tyre. Me kujtohet Ramazani i pare, nje vella me krenari zbuloi gjoksin per te treguar 'yllin dhe gjysmehenen' te bere tatuazh rreth vendit te zemres. A nuk do ishte me mire dhe sigurisht me e besueshme, ta identifikonim veten si muslimane nga personaliteti jone musliman; duke e treguar nga bemat tona te panjolla qe ne jemi nga 'ata qe i perkulen Allahut ne Islam?(El-Bekare:136).

    Ka shume kombe dhe organizata fetare sot qe e identifikojne veten si muslimane nga perdorimi i ketyre dy simboleve, 'yllit dhe gjysmehenes' dhe akoma ne shikojme nga bemat e tyre qe ata jane komplet jo-islamike. Sa me lehtesi qe jetojne ata perreth nesh, duke korruptuar fjalen e Allahut dhe duke shkaktuar percarje tek ne dhe gjithcka qe ju duhet atyre per te provuar qe jane muslimane eshte shenja e yllit dhe gjysmehenes.
    Ne anen tjeter, ka organizata si gjysmeheneza e kuqe qe bejne shume pune te mira per njerezit qe i rrethojne. Po ashtu ka nje ndryshim te madh ndermjet simbolit te 'yllit dhe gjysmehenes' dhe hilalit.


    Konkluzion

    Si konkluzion, me lejoni te them se te gjitha veprimet jane veprime adhurimi. Ne te gjithe perpiqemi te bejme ate qe kemi mundesi sipas nivelit te njohurise qe kemi dhe imanit. Cdokush ka nje koshience. Se sa sensitive eshte koshienca jone ndaj atyre qe diskutuam varet ne po keto dy arsye qe permendem me pare, niveli i njohurise dhe besimit (imanit).

    Nuk eshte pergjegjesia e muslimaneve qe te drejtojne gishtat te njeri-tjetri dhe te perpiqen qe te detyrojne ndonje njeri qe te mendoje si ata. Besimi dhe vecanerisht interpretimi i ceshtjeve qe kane lidhje me besimin asnjehere nuk duhet qe te imponohen tek asnje njeri. Ne te gjithe e dime se "nuk ka detyrim ne fe." Ne po ashtu dime se nuk ka asgje te keqe me flamurin e cdo vendi. Niveli i respektit qe tregohet nga cdokush eshte nje ceshtje individuale e koshiences. Asnje nuk ka te drejte qe te imponoje koshiencen e tij mbi ate te ndonje tjetri. Por eshte e rendesishme qe te dime si ndihen disa njerez per nje flamur, simbol apo shenje dalluese. Persa i perket perdorimit te 'yllit dhe gjysmehenes', ne dime se Allahu do te na gjykoje te gjitheve sipas nijetit (qellimit), dhe menyren qe ne zgjedhim per te interpretuar te gjitha ceshtjet qe i perkasin teuhidit (njesimit te Zotit).

    Kujdes i madh duhet bere sidoqofte, persa i perket perdorimit te simbolit apo ikones qe ne nje kohe perfaqesonte adhurimin e nje perendeshe apo te njeres qe simbolizon adhurimin e larte nga ana jone per nje person te drejte, te cilin disa persona mund ta vendosin deri ne vendin me te larte, vend i cili i takon vetem Allahut. Dashte Allahu dhe na udheheqte ne ne kerkimin tone per te perfeksionuar adhurimin tone ndaj Tij ne te njejten menyre qe Ai ka perfeksionuar besimin tone. Ne fund ne te gjithe do te kthehemi tek Ai dhe Ai do te na mesoje ne cfare ishte e mira; sepse Ai eshte me i miri ne vendime (10:108 - 109).

    Nje incident, 'Koha e Arte e Islamit' qe ne e kujtojme te gjithe me nostaligji pothuajse erdhi ne fundin e saj rreth mesit te shekullit te 15 me renien e Spanjes dhe pushtimin e mongoleve. Kjo ndodhi pothuajse ne te njejten kohe qe 'ylli dhe gjysmehena' filluan te perdoreshin si flamuj apo te perfaqesonin muslimanet. Ne asnjehere me nuk kemi qene ne gjendje qe te kemi edhe nje here ate madheshti. Rastesi?????
    "Shoku Mjekesise"

  8. #8
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    "Shoku Mjekesise"

  9. #9

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Jane perpelitjet e fundit qe i kane mbetur te bejne.

    Enbija

    21:92. Kjo fe është e juaja dhe është e vetmja fe (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.
    21:93. Po ata e ndanë çështjen e fesë dhe u përçanë mes vete (u ndanë në grupe: monoteistë, politeistë, jehudi, të krishterë, zjarrputistë etj.), mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne.

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    >>>

    Si i shtrembëron Morey faktet:

    Që të shohim se si i përçudnon Morey pasazhet që citon, në mënyrë që t’i vijnë për shtat teorisë së tij mbi perëndinë e hënës në Islam, le të shohim pasazhin e mëposhtëm nga faqja 8 e librit të tij.

    Dëshmitë arkeologjike tregojnë që feja mbizotëruese në Arabi ishte kulti i perëndisë së hënës. Në kohët e Dhjatës së Vjetër, Nabonidus (555-539BC), mbreti i fundit i Babilonisë, ndërtoi Tayma-n, në Arabi, si qendër të adhurimit të perëndisë së hënës. Segall thotë se në qendër të fesë yjore të Arabisë Jugore ka qenë gjithmonë perëndia e hënës në variante të ndryshme.(Morey, f.8).

    Citimet që Morey bën vazhdimisht e përgënjeshtrojnë atë vetë, por, me sa duket, ai nuk e vë re këtë, ose shpreson që lexuesit të mos e vënë re. Vini re citimin e mësipërm që ai bën nga Segall. Sipas Segall, në citatin e mësipërm:



    Në qendër të fesë yjore të Arabisë Jugore ka qenë gjithmonë nga perëndia e hënës në forma të ndryshme. (Segall, i cituar nga Morey, f.8).

    Sipas Morey-t, kjo përputhet me pohimin e tij, se:

    Dëshmitë arkeologjike tregojnë se feja mbizotëruese në Arabi ishte kulti i perëndisë së hënës. (Morey, f.8).

    Megjithatë, po t’i hetojmë me kujdes këto dy pohime, vëmë re se ato nuk shprehin të njëjtën gjë. Dhe ndryshimet themelore mes tyre janë si më poshtë:

    a) Morey flet për Arabinë; Segall flet për Arabinë Jugore.

    b) Segall nuk flet për të gjitha fetë në Arabinë Jugore. Ai thotë vetëm se ndaj feve yjore, në të cilat adhurohej Dielli, Hëna dhe Afërdita, mbizotëronte adhurimi i Hënës; Morey flet për të gjitha fetë. Mashtrimi këtu qendron në faktin se, nga fjalët e Segall kuptojmë vetëm që hëna adhurohej më shumë se dielli dhe Afërdita. Ndërsa, nga fjalët e Morey-t kuptojmë se hëna adhurohej më shumë se çdo perëndi tjetër.

    Ajo që dua të theksoj nuk është që Morey dhe Segall duhet domosdoshmërisht të thonë të njëjtën gjë, por, kur shohim qartë që ata thonë dy gjëra të ndryshme, Morey nuk duhet të fyejë inteligjencën tonë duke u përpjekur të na bëjë të mendojmë se po thonë të njëjtën gjë.

    Cilit lloj lexuesish i drejtohet Morey?:

    Me sa duket, Morey mendon se lexuesit e tij do të besojnë çdo gjë që ai shkruan. Prandaj, as që merr mundimin t’i përpunojë mashtrimet e tij, në mënyrë që të bëhen më të besueshëm. Faqe pas faqeje, në librin e Morey-t shohim se si ai i manipulon faktet me të cilat pretendon të vërtetojë tezën e tij. Për shembull, në faqet 5 dhe 7, ai flet mbi zbulimet e bëra në Hazor, Palestinë. Në faqen 6 ai paraqet katër diagrame të veprave të artit që janë zbuluar atje. Pasi thotë që objektet e zbuluara i përkasin një tempulli madhështor të perëndisë së hënës në Palestinë, Morey e përshkruan diagramin 4 me këto fjalë:

    Në këtë vend u gjetën edhe shumë statuja të vogla, të cilat u identifikuan falë shkrimeve të gdhendura mbi to, si “bijat” e perëndisë së hënës. (Shih Diagram #4); (Morey, f.7).

    Vini re këtu që, sipas Morey-t, shkrimet e gdhendura i identifikojnë statujat si bijat e perëndisë së hënës. Por, a nuk na udhëzoi pak më parë që t’i referoheshim Diagramit #4? Mirëpo, në Diagramin #4 shohim diçka interesante. Poshtë tij lexohet:

    Fragmente nga idhujt e bijave të perëndisë.

    Mbishkrimi i gdhendur i identifikon ato si bijat e perëndisë (Morey, f.6).

    Por, më parë, pamë se sipas asaj që Morey shkruan në faqen 7, mbishkrimet i identifikojnë statujat si bijat e perëndisë së hënës. (Morey, f.7).

    Cilën faqe të librit të Morey-t duhet të besojmë? Faqen 6 apo 7? Me sa duket, në mbishkrimet në fjalë nuk përmendet perëndia e hënës. Por Morey është aq krenar për teorinë e tij të perëndisë së hënës në Islam, saqë, thjesht e ka shtuar aty fjalën “e hënës” pas “perëndia” në faqen 7.

    Ende nuk e dimë me siguri se çfarë thuhet në mbishkrim (faqe 6) apo mbishkrimet (faqe 7). Por, pa kontrolluar më tej, zbulojmë gabimet e Morey-t nga vetë ato që shkruan në librin e tij. Çfarë lloj lexuesish ka patur ai në mend kur e ka shkruar këtë libër?



    Nocioni mashtrues i dredhimit:

    Përse Morey ka shkuar aq larg duke sajuar bijat e perëndisë së hënës? Sepse arabët paganë deri para ardhjes së Islamit besonin se perëndeshat e tyre al-Lat, Uzzah dhe Manat ishin bijat e Allahut. Nëse Morey arrin t’i bindë lexuesit e tij se perëndia e hënës kishte bija, fare mirë është në gjendje edhe t’i bëjë ata të mendojnë se arabët paganë besonin në perëndinë e hënës dhe bijat e tij.

    Dhe pikërisht ky është edhe qëllimi i tij. Vini re çfarë shkruan në faqet 7-8 të librit të tij:

    Gjithashtu, janë grumbulluar me mijëra mbishkrime të gdhendura në mure dhe gurë në Arabinë Veriore. Po kështu janë zbuluar edhe relieve dhe enë balte që përdoreshin për adhurimin e “bijave të Allahut”. Tri bijat, al-Lat, al-Uzza dhe Manat, nganjëherë paraqiten së bashku me Allahun, perëndinë e hënës, të simbolizuar nga një gjysëmhënë sipër tyre. (Morey, fq.7-8).

    Ai nuk citon asnjë autor për pretendimet e mësipërme. E vetmja gjë që paraqitet në thonjëza, që të jep përshtypjen e një citimi, është shprehja “bijat e Allahut”. Epo, kjo nuk është asgjë e re dhe nuk kam nevojë për një citim të ndonjë autori për një shprehje të tillë. Nevojë për një autor të cituar kam kur është fjala për pretendimin e Morey-t në lidhje me Allahun, perëndinë e hënës (Morey, fq.8). Por këto janë fjalët e vetë Morey-t dhe ai nuk është në gjendje të citojë asnjë autor që të bëjë lidhjen mes Allahut dhe perëndisë së hënës.

    Sigurisht, Morey mund të bëjë më shumë se kaq. Për këtë pretendim të rëndësishëm ai nuk citon asnjë autor, nuk paraqet asnjë diagram, asnjë ilustrim, asnjë hartë dhe asnjë hollësi të veçantë. Ai nuk thotë as se kur, ku apo nga kush janë koleksionuar këto mbishkrime.

    Ai nuk thotë në ndonjë shënim në fund të faqes se ku mund të gjejmë informacion të mëtejshëm në lidhje me këtë. Por, pasi kam zbuluar njëri pas tjetrit keqcitimet e Morey-t, nuk më mbetet më as kohë e as fuqi që t’i verifikoj këto shkrime, për të cilat ai nuk ka patur as kohë as fuqi që të japë një referencë të drejtpërdrejtë.

    Megjithatë, nuk munda të mos vë re se një nga autorët e përmendur nuk ka të bëjë fare me çështjen e identifikimit të Allahut si perëndia e hënës. Ajo që shkruan në të vërtetë ky autor ka të bëjë me perëndeshën Atriat dhe lidhjen e saj me perëndinë e hënës dhe perëndeshën e diellit. Por, kjo perëndesha Atriat nuk ka fare lidhje me perëndinë e hënës Allah, sepse nuk ekziston një qenie e tillë. Nga një mbishkrim i lashtë katabanian, të zbuluar në Timna, mësojmë se figura e perëndeshës Atriat ishte e lidhur me perëndinë e hënës Amm (shih Pritchard, The Ancient Near East: A New Anthology of Texts and Pictures (Lindja e Afërme në lashtësi: Një antologji e re tekstesh dhe figurash), vol.2, fq.237).

    Nëse ka ndonjë gjë të rëndësishme në këto ato shkrime, përse Morey nuk bën një citim të drejtpërdrejtë? Në këtë mënyrë ne do të kishim mundësi të hetonim saktësinë e citimeve të tij.

    Nuk mendoj se veprimet e tij janë të paqëllimshme. Kur Morey vërteton çështje më pak të rëndësishme dhe për mendimin tim krejtësisht të padobishme, ai bëhet copë duke cituar autorë të ndryshëm. Kur na flet mbi adhurimin e perëndisë së hënës, ai bie telef duke na cituar emra zbuluesish, data zbulimesh, emra të qyteteve të zbuluara dhe shumë e shumë figura. Ndërsa kur vjen puna tek Arabia Veriore, ai nuk jep asnjë hije dëshmie.

    A mos Morey pret që lexuesit e tij ta pranojnë atë, për të cilën ai kërkon t’i bindë vetëm, thjesht duke i besuar? Zakonisht, marrim për të mirëqenë atë që shkruan një autor për arsye se presim që ai të thotë të vërtetën. Por, e kemi parë disa herë që me Morey-n nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë.

    Këtu, Morey ka bërë atë që në disiplinën e logjikës quhet nocioni mashtrues i dredhimit. Ai përdor një fjalë që ka një kuptim në një kontekst të caktuar dhe po të njëjtën fjalë që ka një tjetër kuptim në një kontekst tjetër dhe pretendon që, meqenëse fjala është e njëjtë, atëherë edhe kuptimi do të jetë i njëjtë. Ai argumenton që, meqenëse perëndia e hënës e arabo-jugorëve kishte bija dhe Zoti i Lartë Allahu i arabëve mekas kishte bija, atëherë ata janë e njëjta gjë dhe i njëjti perëndi që ka bija.

    Për të parë se si funksionon gabimi logjik që ai përdor, po japim këtë argument për ilustrim:

    Japonezët besonin se perandori i tyre ishte Biri i Zotit. Edhe të krishterët besojnë në Birin e Zotit

    Kjo mënyrë e të thënit të gjërave nënkupton se të krishterët besojnë në perandorin japonez. Tani të shqyrtojmë argumentin e Morey-t:

    Arabo-jugorët besonin se perëndia e hënës kishte bija. Edhe arabët paganë të Mekës besonin se Allahu kishte bija.

    Prandaj, Morey nënkupton se Allahu ishte perëndia e hënës. Por kjo është po aq e vërtetë sa ç’është e vërtetë që të krishterët besojnë në perandorin japonez.

    Morey është një njohës shumë i mirë i gabimeve të tilla logjike. Meqenëse është mësues i një kursi logjike, ai duhet të jetë në gjendje t’i shmangë nocione të tilla mashtruese dhe jo t’i përdorë ato. Por njohuritë e Morey-t në këtë fushë na kujtojnë faktin se dijet e dobishme mund të përdoren edhe për qëllime të liga.

    >>>
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •