http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...3/juventus.jpg Juventusi, lėvizja fituese e Del Nerit
Juventusi i ri ka gjetur modulin e duhur. Puna e Xhixhi Del Nerit, pas tre muajsh stėrvitje, fillon tė duket dhe jo rastėsisht, kanė nisur tė vijnė loja dhe rezultatet. Ajo qė ka rėnė nė sy, ėshtė se pėrveē rritjes sė personalitetit dhe sigurisė sė lojtarėve bardhezinj, sekreti i vėrtetė i Juves erdhi kur trajneri ka braktisur modulin e tij historik, 4-4-2, pėr tė kaluar te njė jo shumė i maskuar 4-3-3.
Kundėr Interit erdhi e reja e vėrtetė: mbrojtja e zakonshme me katėr, mesfusha me tre, me Melon, Akuilanin e Markizion, edhe pse lehtėsisht i drejtuar nga e majta, Kualjarela e Krasiē, qė nisen nga krahėt, por tė lirė pėr tė dalė nė qendėr dhe njė sulmues fiks (Amauri ose Iakuinta). Njė 4-3-3 modern.
Pėr Del Nerin nuk duhet tė ketė qenė e lehtė braktisja e modulit tė tij klasik, por me siguri e ka kuptuar qė pėr tė shfrytėzuar cilėsinė e dy lojtarėve juventinė nė gjendje pėr tė bėrė ndryshimin, Krasiē e Akuilani, kishte nevojė tė rregullonte diēka. Sakrifica mė e madhe iu kėrkua Markizios, i aftė tė shfaqė instiktin sulmues dhe tė ndihmojė Krasiēin ose Akuilanin, kur tė dy dalin pėrpara.
Mbulimi i Melos sė rilindur dhe Markizios, e lejon Akuilanin tė mos kujdeset pėr organizimin e lojės dhe tė ketė mė shumė liri nė detajimin e kohės sė lojės. Dhe nė tė njėjtėn kohė i jep Krasiēit, mundėsinė tė zhvendoset nė rol sulmues. Njė tjetėr lojtar i vlefshėm, qė e ka lejuar Del Nerin tė bėjė kėtė variacion strategjik, ėshtė Kualjarela. Ish-sulmuesi i Napolit di tė niset nga larg, di tė mbulojė kur duhet dhe ėshtė sulmuesi klasik i lėvizshėm, qė nuk u jep pika referimi mbrojtjeve kundėrshtare.
Duhet specifikuar qė Juventusi nė organikė nuk ka lojtarė tė ngjashėm me Akuilanin (mungesa e tij mund tė jetė njė problem), ndėrsa Kualjarela mund tė zėvendėsohet si nga Martinez, ashtu edhe nga Iakuinta. Rrezikojnė tė penalizohen Pepe, qė po lodhet tė gjejė hapėsirė dhe Del Piero, i cili po tregon besueshmėri pėr aq minuta sa luan.
Pra, Del Neri, pėr tė mirėn e “Zonjės”, ka parapėlqyer tė pėrshtasė modulin e tij tė dashur 4-4-2 pėr lojtarėt qė kishte nė dispozicion, duke pasur njė inteligjencė tė madhe taktike. Juventusi ka rilindur edhe pėr kėtė: jo vetėm lojtarė tė rinj, por edhe modul i ri.
Krijoni Kontakt