-
OJQ-të islamike lobojnë për pavarësinë
Rreth 170 organizata joqeveritare të Botës Islame janë takuar në Prishtinë për të parë nga afër dhe analizuar rolin e tyre për sensibilizimin e njohjes së Republikës së Kosovës dhe ndikimin e tyre tek qeveritë e vendeve të veta për njohje të reja të shtetit të Kosovës.
“Kosova është shtet i ri dhe një numër i madh i shteteve akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, ndërsa në mesin e atyre shteteve ka shtete islamike, andaj qëllimi ynë është të mbështesim dhe të ndikojmë tek qeveritë e këtyre vendeve islamike që ta njohin pavarësinë e Kosovës. OJQ-ët janë të rëndësishme, ato në shumicën e rasteve ndikojnë në përcjelljen e kërkesave te qeveritë e tyre dhe në këtë rast bëjnë shtytje për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Necmi Sadikogllu - sekretar i Unionit të OJQ-ve të botës islamike
Organizatorët e takimit të OJQ-ve, OJQ-të “Akea” dhe “Merhamet” thonë se janë të lumtur meqë kanë arrit që takimi në këtë nivel të organizimit dhe të mbahet në Prishtinë, ndërsa presin që OJQ-ët me misionin e tyre do të ndikojnë me raportet e veta për njohje të reja të Republikës së Kosovës.
Pjesëmarrësit në këtë takim, si Adnan Ismaili, nga OJQ “Merhamet” e Shkupit dhe Hysamedin Abazi nga OJQ “AKEA” e Prishtinës, theksojnë rëndësinë e këtij takimi për të ndikuar në njohjet e mëtejme të pavarësisë së Kosovës, veçmas nga ana shteteve të cilat kanë paralajmëruar ta bëjnë këtë, si Egjipti, Katari etj. Nga ky takim i OJQ-ve të shteteve islamike dolën zotime se do të vlerësohen projektet dhe aplikimet e reja dhe se ky takim do të sjellë mirësi jo vetëm për botën islame por edhe për Kosovën.
Nga Express më 21.11.2009
Kjo eshte per ti treguar se dikush me te vertet lobon per Kosoven por muslimanet nuk e bejne per lavd e para mediave sikur qysh bojn kejt bota me bo lajmin me shume se lajm (mizen - bull)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt