Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489

    Lufta e minareve, Berlini nė referendum

    Europa rikthen debatet pėr simbolet myslimane nė qytete, menjėherė pas refuzimit tė qartė me referendum nė Zvicėr tė ndėrtimit tė minareve tė reja. Nė Gjermani kanė nisur tashmė diskutimet lidhur me ndėrtimin ose jo tė xhamive tė reja, ndėrsa analistėt e ēėshtjet sociale e fetare pohojnė se distanca mes Lindjes dhe Perėndimit po bėhet gjithnjė e mė e madhe qė prej atentateve tė 11 shtatorit 2001 dhe luftės kundėr terrorizmit, me gjasė tė motivuar nga feja. Dialogu mes kulturave dhe feve bėhet edhe mė i vėshtirė, sa mė e fortė ėshtė bėrė kėmbėngulja e populistėve nė tė dy kampet pėr t'i bėrė njerėzit tė pasigurt. Nė njė shtet modern demokratik si Gjermania, ligji themelor ėshtė mbrojtja mė e mirė ndaj demagogjisė dhe ekstremizmit. Referendumet mbi tema politike janė tė rrezikshme pėr paqen e brendshme dhe parimin e ndarjes sė qartė tė pushteteve. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, popujt e Evropės Perėndimore, nėn pėrshtypjen e mizorive tė pėrjetuara kanė bėrė tė vetėn demokracinė. Edhe vendet evropianolindore, qė prej dy dhjetėvjeēarėsh kėrkojnė shpėtimin e ofruar nga demokracia, pasi populli pėrmes zgjedhjeve mund tė delegojė pėr njė kohė tė caktuar pushtetin tek partitė dhe politikanėt, parlamentet dhe qeveritė. Kush kėrkon tė dobėsojė parlamentin dhe partitė me mjetin "referendum popullor", guxon tė nisė njė lojė tė rrezikshme. Pas krimeve brutale pėr shembull, njė referendum popullor i mbajtur menjėherė mė pas, me shumė gjasa do tė kishte si rezultat kėrkesėn pėr rivendosjen e dėnimit me vdekje, nėse pyetja do tė ishte: a duhet tė qėndrojė vrasėsi nė burg me shpenzimet e shtetit apo duhet dėnuar me vdekje. Ligji themelor dhe ligjet e hartuara nga politikanėt dhe qeveritė e zgjedhura rregullojnė dėnimet mė tė rėnda tė pėrgjegjshme nė aspektin njerėzor - dhe ėshtė mirė kėshtu. Rreth 30 pėr qind e popullsisė nė Gjermani nuk janė tė krishterė dhe vetėm 5 pėr qind e njerėzve nė kėtė vend janė myslimanė. Xhamitė dhe kishat janė qendra tė dialogut dhe duhet tė ishin pjesė e normalitetit nė njė vend emigrimi. Fakti qė njerėzit me besim tė ndryshėm nga ai islam kanė njė status shumė mė tė vėshtirė nė vendet islamike nė krahasim me myslimanėt nė Gjermani, ėshtė njė argument i dobėt pasi shembujt negativė nuk duhen imituar.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    "Shtetet myslimane tė tėrheqin paratė nga Zvicra"


    Ministri i Shtetit turk, Egemen Bagėsh, pas rezultateve tė referendumit nė Zvicėr qė ndalon ndėrtimin e minareve, i bėri thirrje vendeve myslimane tė tėrheqin paratė nga Zvicra dhe t'i depozitojnė nė bankat turke.
    "Jam i bindur se ky vendim do tė ndikojė te vendet myslimane qė tė rishikojnė edhe njėherė vendimin pėr tė depozituar paratė nė bankat zvicerane. Kur nė 2008 bankat po falimentonin nė mbarė botėn, sektori bankar turk nuk u ndikua aspak duke i hapur dyert", tha ministri turk.

    Bagėsh thekson se shkuarja nė referendum pėr njė ēėshtje tė tillė ishte e gabuar, ndėrkohė qė kujton se dy shtete anėtare tė BE-sė si Franca dhe Suedia kanė kritikuar kėtė vendim ekstrem tė Zvicrės. "Me kėtė vendim Zvicra nuk mund tė shpėtojė nga tė qenit njė `muze ajror intolerance' ", ndėrkohė qė sipas ministrit turk, Turqia megjithėse me njė popullsi 99% myslimane, xhamitė gjithmonė kanė qenė pranė kishave dhe sinagogave, duke pėrbėrė njė shembull tė mirė tė harmonisė fetare.

    Pėr kėtė temė ka folur edhe presidenti turk Abdullah Gyl i cili theksoi se ky vendim binte nė kundėrshtim me parimet dhe tė drejtat themelore. "Kjo ėshtė njė tregues i rritjes sė armiqėsisė ndaj Islamit nė Perėndim. Ėshtė vėrtet e turpshme", tha ai.

  3. #3
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    ne turqi i kane te sigurta parate.se po irruhet zvicres.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •