A është Islami Zgjidhje për njerëzimin ? - Dr. ZaKir Naik.
Titrimi ne shqip:
http://worldtv.com/tv_nurr_islam/
A është Islami Zgjidhje për njerëzimin ? - Dr. ZaKir Naik.
Titrimi ne shqip:
http://worldtv.com/tv_nurr_islam/
Patjeter qe eshte, madje e vetmja zgjidhje e perkryer.
ska tjeter zgjidhje pos ISALAMIT bota jeta , hana, toka, dielli yjet te gjitha qka egzistojn dhe nuk egzistojn, te gjitha jan te kota po te mos ishte feja ISLAME.
mos haroni se te gjitha jan te krijuara per ni qellim.
Intersant me kta shqiptar,
Veq titullin e lezojn e mej her gjuhen t'postojn,
Kadale bre vllazen e motra, kshyreni Videon nihere,
Tani sipas asaj qe pate ne video dilni ne konkluzion se a osht Islami zgjidhje per njerzimin a nuk osht.
Un personalisht videon e kshyra, edhe shum sene qe nuk i kom dit i msova, me ni fjal em la pa fjal.
Mbetshi met mira.
Kjo eshte nje nder videot apo ligjeratat me te mira te ketij dijetari.. Eshte video shume e mire edhe per muslimanet por edhe per te tjeret.(por ta shohin ne kendveshtrimit objektiv dhe do kuptojne shume gjera).Me te vertete i ka edhe disa video ky dijetar kush ka mundesi me postu ketu ish kon mire..Selam alejkum
Gruaj e Faraonit ka qene besimtare, kurse Faraoni e din me siguri se kush ka qene.
A vetem ky problem te ka mbet ty ???
Epo atehere ky eshte shume i thjeshte, shpresoj te te jete shuar kureshtja.
Historia e Musait
Priftërinjët dhe magjistarët e kishin paralajmëruar Faraonin se nga populli i Izraelit do të lindte një djalë,që do të sillte shkatërrimin e tij.Prandaj,Faraoni urdhëroi që të vritej çdo djalë,që do të lindte nga populli i Izraelit.
Populli i Faraonit kërkoi nga ai që të mos bënte një gjë të tillë,ngaqë për të do të ishte humbje e madhe,sepse ata i shfrytëzonin izraelitët për shërbime të ndryshme.Faraoni iu përgjigj kërkesës së tyre dhe vendosi që , një vit të vriste e vitin tjetër të mos vriste.E kështu ai vrau shtatëdhjetëmijë fëmijë.Ndodhi që,vitin në të cilin nuk vritej,lindi Haruni,vëllai i Musait dhe vitin tjetër,pra atë të vrasjes,lindi Musai.Pas lindjes së Musait,Allahu i madhëruar e urdhëroi nënën e tij që të bënte një arkë të vogël e ta vendoste Musain mbrenda saj dhe më pas ta lëshonte arkën në lumin Nil.Dallgët filluan ta merrnin arkën e vogël sa një anë në tjetrën,derisa zuri vend në mesin e pemëve të pallatit të Faraonit.Motra e Musait,Mirjami, e ndiqte arkën nga pas,të mësonte se çfarë do bëhej me vëllanë e saj.
Në këtë kohë,vajza e Faraonit zbriti në lumë që të lahej.Aty pranë,ajo pa arkën dhe menjëherë thirri një ushtarë,të cilin e urdhëroi ta hapte.Në arkën e hapur ishte një foshnjë e vogël,që po qante.Ajo e mori foshnjën me vete në pallat.Kur Faraoni e pa ,dyshoi se ky do të ishte një nga fëmijët e izraelitëve dhe urdhëroi që të vritej.Por gruaja e tij nuk la që ta vrisnin,se ndoshta do të përfitonin nga ai,duke kërkuar që fëmijën ta adoptojnë,ngase ata kishin vetëm vajza dhe asnjë djalë.
KTHIMI I MUSAIT TEK NENA E TIJ
Mirjami,motra e Musait,hyri në pallatin e Faraonit që të merrte ndonjë lajm për vëllanë e saj dhe gjeti gruan e Faraonit të mërzitur e të pikëlluar.Pyetjes se pse qe e mërzitur,ajo iu përgjigj se Musai nuk pranonte të pijë nga gjiri i asnjërës prej grave të pallatit.
Mirjami i tha asaj,se njihte një grua,së cilës ndoshta,Musai nuk do tia refuzonte gjirin.Dhe menjëher ajo lajmëroi nënën e saj dhe së bashku u drejtuan për tek pallati i Faraonit.Ajo u gëzua shumë që pa të birin dhe filloi ta ushqente dhe të kujdesej për të.
Ndërkohë,askush nga familja e Faraonit nuk e dinte se ajo ishte nëna e vërtet e Musait.
MUSAI VRET NJE NGA EGJIPTIANET
Kur Musai u rrit,ai hipte në anijet e Faraonit dhe vishej me rrobat e tyre.Në atë kohë ai thirrej me nofkën"Djali i Faraonit" dhe Asija,gruaja e faraonit e donte shumë,sikur të ishte djali i saj.
Njëherë ndodhi historia që do ju tregojmë më poshtë:
Musai shkoi në një fshat që quhej"Menef".Në këtë fshat,ai hyri në mesditë,kur në rrugë s'kishte njeri dhe të gjittha tregjet ishin mbyllur.Aty pa dy burra që po përlaheshin me njëri-tjetrin.Njëri nga ata ishte egjiptian,ndërsa tjetri ishte hebre,nga populli i Musait.
Hebreu i kërkoi mdihmë Musait,i cili pa u menduar mirë iu përgjigj kërkesës së tij dhe e goditi egjiptianin me grusht.Mirpo, grushti i tij ishte aq i fortë,sa egjiptiani menjëhere gjeti vdekjen.Musai u pendua nga veprimi që bëri dhe pati frikë nga përhapja e lajmit tek egjiptianët dhe nga hakmarrja e tyre.Por nuk zgjati shumë dhe lajmi u përhap në qytet.Egjiptianët ngulmonin që të hakmerreshin,sepse ai kishte vrarë një nga njerëzitë e tyre.Për këtë arsye,Musai u largua nga ai qytet dhe emigroi për në Medjen.
ALLAHU DERGON SHPALLJEN PER THIRRJEN E FARAONIT DHE POPULLIT TE TIJ
Në Medjen,Musai u martua me vajzën e profetit Shuajb.Pasi qëndroi disa vite në Medjen,Musai së bashku me gruan shtatëzëne u drejtua për në Egjipt.Gjatë rrugës,ata u ulën për të pushuar.Ndërkohë,Musai pa nga larg një zjarr të madh dhe u nis drejt tij,që të merrte disa thëngjij për të gatuar diçka.Por për çudi kur mbërriti pranë vendit,nuk gjeti zjarr të vërtet,por dritë që vinte nga qielli.Musai qëndroi i quditur nga ajo që ndodhte.Ai dëgjoi një zë që e thërriste:"O Musa! Vërtet unë jam Zoti yt! Hiqi sandalet,se je në luginën e shejntë Tuva! Une të zgjodha ty,prandaj dëgjo mirë se ç'po të shpallet!".Pra ishte Allahu i madhëruar që kishte zbritur një dritë në atë vend,duke i thënë Musait se e kishte zgjedhur si profet.Ai e urdhëroi Musain që të shkonte te Faraoni e ta thërriste në besimin e një Zoti të vetëm,si dhe ti fliste atij butë,që ti kujtonte madhështinë krijuese të Allahut dhe mirësitë e tij të shumta,Si provë për të vërtetuar se Musai ishte profet i Zotit,Allahu i kishte dhënë dy mrekulli:e para ishte dora e Musait do të ndriçonte si llambë;ndërsa e dyta ishte se shkopi i Musait mund të kthehej në gjarpër,sapo ta lëshonte në tokë.
Musai i kërkoi Allahut që ta ndihmonte,duke e bërë profet edhe vëllanë e tij Harunin,të cilin do ta kishte si ndihmës.Zoti ia pranoi kërkesën,kështu që edhe Haruni u bë profet.
MUSAI E FTON FARAONIN DHE POPULLIN E TIJ NE BESIMIN E NJE ZOTI
Pasi u kthye në Egjipt,Musai hyri në pallatin e Faraonit,së bashku me të vëllanë,Harunin,që ishte ministër dhe ndihmës i tij.Kur e pa Musain,Faraoni i tha:"Cfarë dëshiron o Musa?"Musai iu përgjigj me butësi e ëmbelsi:"Unë jam i dërguari i Zotit të gjithësisë".Faraoni i tha:"E kush na qenka Zoti yt?"
Musai iu përgjigj pa frikë:"Eshtë Zoti i baballarëve,i gjyshërve dhe i stërgjyshëve tuaj."
Kur Faraoni i dëgjoi këto fjalë nga Musai,i tha me mosbesim:"Cfarë faktesh ke për këtë?!. Musai nxori dorën nga xhepi dhe ajo ndriqoi si të ishte llampë.
Pastaj hodhi shkopin e vet në tokë dhe ai u shëndrua në gjarpër.Atëher,Faraoni u kthye i nervozuar nga njerëzit dhe u tha:"Ky është ose magjistar,ose i çmendur!"Dhe të nesërmen,Faraoni e shpalli në të gjithë Egjiptin,se ai vetë ishte zotë i njerëzve.Për të sfiduar Musain,Faraoni u bëri thirrje të gjithë magjistarëve të Egjiptit,që të mblidheshin në pallatin e tij dhe të vërtetonin se magjia e tyre ishte më e fortë se mrekullia e Musait.Musai e pranoi sfidën dhe caktuan një takim.
Ditën e takimit,në oborrin e Faraonit kishin ardhur magjistarët më të zotë të Egjiptit dhe i premtuan atij se do ta mposhnin Musain,ndërsa Faraoni u premtoi shpërblim të madh po të dilnin fitimtarë.Musai,pa iu trembur syri i lejoi ata që të fillonin të parët.Magjistarët hodhën disa litarë,të cilët ju dukën njerëzve të pranishëm sikur u kthyen në gjarpërinjë,po ky ishte vetëm një iluzion.
Ndërkaq,Musai lëshoi shkopin e tij,i cili u kthye në një gjarpër të vërtet dhe filloi ti kollufiste litarët,që njerëzve u ngjanin si gjarpërinjë.Kur panë këtë,magjistarët e kuptuan se Musai nuk bënte magji,por ajo ishte mrekulli nga Zoti,ndaj i besuan Musait dhe iu përulën Allahut.Faraoni i zemëruar u tha:"Kush ju dha leje të besoni?! Po nuk hoqët dorë nga besimi do tju kryqëzoj!" . Por magjistarët që tashmë ishin bërë besimtarë,i thanë me guxim:" Me këto prova që pamë,ne nuk heqim dorë nga besimi dhe i lutemi Zotit të na falë për magjinë,që ti na detyrove ta bëjmë". Kështu pra magjistarët besuan,ndërsa Faraoni vazhdoi të ishte mendjemadh dhe kokëfortë.
Musai nuk rreshti së thirruri Faraonin në besimin e një Zoti.Ai bëri edhe mrekulli të tjera,duke i kërkuar Faraonit që ti lironte izraelitet nga skllavëria,por fatëkeqësisht e gjithë kjo nuk i vlejti Faraonit,përkundrazi,ai vazhdoi në rrugën e tij të humbjes.Tashmë kishte ardhur koha që Faraoni të dënohej për padrejtësitë e tij.
ALLAHU NDESHKON FARAONIN DHE USHTARET E TIJ
Allahu e urdhëroi Musain,që të nxirrte nga Egjipti të gjithë izraelitët,sepse së shpejti do të dërgonte një dënim të madh mbi Faraonin dhe ushtarët e tij.
Pas këtij urdhëri,Musai e mori popullin dhe u drejtua për në bregun e Detit të Kuq,që nëpërmjet tij të dilnin në Palestinë.Faraoni dhe ushtarët e tij i ndoqën nga pas dhe gati po ia arrinin.Kur mbërritën në bregin e detit,populli i frikësuar i tha Musait:"Detin e kemi para dhe Faraonin prapa,çfarë të bëjmë?!"
...Në ato çaste,Musai mori urdhër nga Allahu që ta gjuante detin me shkopin që kishte me vete.Kur i ra bregut të detit me shkop,para tij u hap një udhë në mes të detit,nëpër të cilin populli do të ecte për në bregun tjetër.Pas tyre filloi të ecte edhe faraoni me ushtarët e tij.Sapo Musai me popullin e tij arritën në bregun tjetër,Allahu e përmbyti detin mbi Faraonin dhe ushtarët e tij.Në ato momente,Faraoni thirri:"O Musa,unë të besoj ty dhe Zotin tënd!"Por Musai iu përgjigj:"Tani o Faraon,që e ke vdekjen para syve?!!!"
Në këtë mënyrë Allahu e mbyti Faraonin me ushtarët e tij dhe e shpëtoi Musain dhe popullin e tij.Pra,ky është fundi i çdo keqëbërsi që krenohet dhe mban veten si Zot,që i vret të varfërit, e keqtrajton popullin dhe nuk e kanë frikë Allahun
Pas vdekjes së Faraonit,Musai qëndroi me popullin e izraelitëve,duke i udhëhequr dhe i këshilluar derisa vdiç në moshën 140 vjeç.Izraelitët nuk i bënë atij një varr dhe peër këtë arsye nuk njihet varri i tij.
23. (Faraoni) Tha: "E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?"
24. Ai i tha: "Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!"
25. Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: "A nuk e dëgjoni?!"
26. Ai (Musai) tha: "Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!"
27. (Faraoni) Tha: "Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!"
28. (Musai) Tha: "Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç'ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni!"
29. (Faraoni) Tha: "Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!"
30. (Musai) Tha: "A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!"
31. Ai tha: "Sille pra, nëse thua të vërtetën?"
32. Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
33. Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
34. (Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: "Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!
35. Që me magjinë e vet dëshiron t'ju dëbojë nga toka juaj, e ç'më propozoni mua?"
36. (Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
37. Që t'i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
38. Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
39. Edhe popullit iu tha: "Ejani e tubohuni". (Shuara, 23-39)
Faraoni si i krisur mendonte ta sfidonte Musain me pushtetin e tij, qe –sipas tij- mund te arrinte edhe deri tek Zoti i Musait.
Dyshimet dhe te pavertetat rreth shumesise se grave te Muhammedit A.S
Shume here armiqte e Islamit nxitnin dyshime per Pejgamberin a.s dhe urrejtje ne pejgamberine dhe fisinikerine e tij.Shpifnin genjeshtra e mashtrime,vetem e vetem qe te muslimanet te nxitnin hamendje ne fene e tyre dhe t'i largojne nga besimi ne pejgamberine e Muhammedit a.s.Nuk eshte cudi kur degjojme lloj-lloj shpifjesh dhe te paverteta rreth Pejgambereve alejhi musselam,sepse ky eshte ligji i All-llahut xh.sh. ne krijesat e Tij.Ne ne ligjet e Tij nuk mund te hasim kurrfare ndryshimi.All-llahu xh.sh ne Kur'an thote:
"DHE KESHTU NE CDO PEJGAMBER IA KEMI VENE ARMIQTE MOHUES.
E,TY TE MJAFTON ZOTI YT-UDHERREFYES DHE NDIHMES.(furkan-31).
Para se te flasim per nenat e pastra te besimtareve dhe shkakun e marteses se Pejgamberit a.s me to,duhet pikesepari te reagojme nda nje shpifjeje te marre,meqe e kane trilluar armiqte krishtere urrejtes dhe Perendimi fanatik.Ata shpesh here e perserisin kete shpifje me qellim te prishjes se besimit dhe shkeljes se te vertetes,dhe qe bartesi i Shpalljes madheshtore,Muhammedi,i biri i Abdull-llahut,te nencmohet.Ata thone:"Muhammedi ka qene i dhene pas epsheve,shkonte pas deshires dhe kenaqesive te tij dhe vepronte nen ndikimin e epshit te tij.Nuk mjaftoi nje grua apo kater si cdo pasuesi te tij,por u martua dhjete e me teper here,sikur ia donte epshi dhe deshira."
Gjithashtu thone:"Ekziston dallim i madh ndermjet Isaut dhe Muhammedit,dallim mes atij qe e zoteronte dhe e luftonte epshin e vet si Isau,i bire Merjemes,dhe mes atij qe shkonte sipas deshires dhe epshit te tij,si Muhammedi."
"ESHTE FJALE E MADHE(E SHEMTUAR)QE DEL NGA GOJA E TYRE.
ATA FLASIN VETEM GENJESHTRA."(kehf-5)
Vertet,ata jane urrejtes dhe genjeshtare,sepse Muhammedi a.s nuk ka qene i dhene pas epshit,por i derguar nga mesi njerezor.Eshte martuar si cdo njeri qe te jete shembull ne ndjekjen e nje rruge te njejte.E ai nuk eshte as Zot e as bir i Zotit,sic besojne krishteret per Isaun a.s. Ai(Muhammedi) a.s eshte njeri sikur ata,por te cilin All-llahu e vecoi me shpallje dhe pejgamberi.
"THUAJ,UNE JAM VETEM NJERI SI JU,MUA ME ESHTE DERGUAR SHPALLJA"(kehf-110)
Pejgamberi nuk ka qene i vecuar ngapejgamberet e tjere e as qe e ka kundershtuar rrugen e tyre.Per pejgamberet a.s flet Kur'ani me fjalet e All-llahut xh.sh kur thote:
"NE ME TE VERTETE EDHE PARA TEJE KEMI DERGUAR PEJGAMBERE
DHE U KEMI DHENE GRA DHE PASARDHES."
Valle,si mund te trillohen keso marrina per vulen e Pejgambereve,por si thote poeti:
"NUK ESHTE CUDI
I VERBERI TA MOHOJE
DRITEN E DIELLIT
NUK ESHTE CUDI
I SEMURI TA MOHOJE
SHIJEN E UJIT."
E verteta eshte fjala e All-llahut xh.sh. kur thote:
"ME TE VERTETE,NUK I KANE SYTE E VERBER(NE KETO GJERA),
POR JANE TE VERBETA ZEMRAT E TYRE QE I KANE NE KRAHEROR."(haxh-46)
Vellezer te ndershem!
Per te shmangur kete dyshim ekzistojne dy pika me rendesi qe ia mbyllin gojen cdo shpifesi te pashpirt,te cilet deshirojne ta njollosin bartesin e Shpalljes,Muhammedin a.s.Andaj,nuk duhet t'i leme pas dore keto dy pika,e sidomos duhet te jemi sycele kur bisedojme per nenat e besimtareve dhe urtesine e marteses me to.Zoti qofte i kenaqur me to.
Ato 2 pika jane:
1)-Pejgamberi nuk i shtoi numrin e grave,vetem atehere kur ai hyri ne moshen
e pleqerise,pra pas te 50-tave.
2)Te gjitha grate e tij te pastra ishin te veja,pervec Aishese r.a e cila ishte beqareshe
Permes ketyre dy pikave ne menyre te thjeshte mund te kuptojme pabazen e kesaj akuze,dhe kotesine e ketij pretendimi qe ia etiketuan Resulull-llahut orientalistet urrejtes.Po te ishte qellimi i martesave te tij leshimi pas epshit apo plotesimi i deshires ose vetem kenaqja me gra,ai me siguri do t'i martonte ne moshen rinore e jo ne pleqeri dhe do te martonte beqaresha e jo gra te veja e te moshuara.Ai ishte qe i tha Xhabirit,te birit te Abdullahut,kur erdhi te ai,e ne fytyren e tij verehej gezimi:"A u martove?"Tha:"Beqare apo te veje?"I tha:"Te veje."Pejgamberi a.s atehere i tha:"Po te kishe marre nje beqareshe,do te luaje me te e ajo do te luante me ty,do te qeshje me te e ajo do te qeshej me ty."
Pejgamberi a.s me kete rast i propozoi martesen me beqareshe,meqe ai e dinte mire menyren e kenaqjes dhe rrugen e deshires,dhe a eshte e llogjikshme qe dikush te martohet me gra te veja e t'i le beqareshat,te martohte ne moshe te shtyre e ta le moshen e re,nese ka per qellim kenaqjen e epshit?Shoket e tij do te flijonin me mish e me shpirt dhe po te kerkonte prej tyre ta martonin me vashe te re e beqare,ata nuk do t'ia vononin aspak.Shtohet pyetja:Pse Pejgamberi a.s. nuk u martua me shume gra ne moshe te re dhe pse nuk u martua me beqaresha por me gra te veja?Pa dyshim se ky qendrim hedh poshte cdo thashetheme dhe shpifje,shfuqizon cdo dyshim dhe trillim te ndonje iftiraxhiu te poshter,i cili deshiron ta zhvleresoje shejnterine e Muhanmmedit a.s. dhe ta njollose autoritetin e tij te paster.
Martesa e Muhammedit a.s. nuk beheshin per shkak te epshit apo deshires,por per arsye te rendesishme,qellime te pastra dhe synime te larta,te cilat armiqte e Islamit do t'i pranonin si te pastra e te larta po qe se i lene anash fanatizmin dhe verberine e tyre dhe gjykojne me llogjike te paster e arsye te shendoshe.Ata ne keto martesa do te gjejne shembullin me te larte ne njeriun e ndershem dhe fisnik,dhe Pejgamberin e meshirshem i cili sakrifikonte rehatine e tij per interesat e popullit dhe interesin e thirrjes ne Islam
QELLIMI I MARTESES SE MUHAMMEDIT A.S ME SHUME GRA
1)QELLIMI ARSIMOR-qellimi ky me kryesor,per kualifikimin e nje grupi mesuesesh te grave,te cilat do t'ua mesonin grave rregullat themelore te Sheriatit.Grate perbejne gjysmen e shoqerise.Atyre u eshte bere obligim cka u eshte bere obligim edhe burrave.Shume prej tyre turperoheshin ta pyesnin Muhammedin a.s per disa rregulla Islame.Po ashtu si virtyt i Muhammedit a.s ishte turpi i madh."Pejgamberi",sic trasmetojne librat e Sunnetit,"ka qene me i turpshem se beqaresha ne dhomen e nuserise"Ai nuk kishte mundesi qe ne menyre te qarte t'i pergjigjej cdo pyetje qe i parashtrohej nga ana e grave keshtu qe nganjehere perdorte alegorine,por disa nga grate nuk arrinin ta kuptonin se ku e kishte qellimin Pejgamberi a.s.
Aishja r.a trasmeton se nje grua prej ensareve e pyeti Pejgamberin a.s per pastrimin nga te permuajshmet(hajzi).Pejgamberi a.s e mesoi se si te pastrohet dhe shtoi duke i thene:"Merre nje cope pambuk te parfumosur dhe pastrohu me te,"Ajo i tha:"Si te pastrohem me te,o i Derguari i Zotit?I tha:"Pastrohu me te."Ajo perseri e pyeti:"Si te pastrohem me te o i Derguari i All-llahut?Ai i tha pastaj:"Subhanallah,pastrohu me te."Thote Aishja:"Ia mora asaj pambukun prej dore dhe i thashe:"Vendose ne kete vend dhe ki mendjen ndaj njollave te gjakut",dhe ia shpjegova asaj vendin se ku duhej ta vej ate.Me siguri se Pejgamberi a.s turperohej te shprehej haptazi,por gjithashtu edhe prej grave kishte shume pak qe e zoteronin vetveten dhe turpin dhe t'ia sqarojne pyetjen lidhur me ate qe u interesonte,ashtu qe Pejgamberi a.s detyrohej qe te kerkonte sqarim me te madh per pyetjen e shtruar.
Ta marrim si shembull hadithin e Ummi Selemes,e qe eshte trasmetuar ne dy Sahihet(Buhari dhe Muslim),ku thote:"Erdhi Ummi Sulejmi(gruaja e Ebu Talhes)te Pejgamberi a.s dhe i tha:"O i Derguari i Zotit,All-llahu xh.sh nuk turperohet nga e verteta.A duhet te pastrohet gruaja nese ne enderr perjeton orgazem?"I tha:"Po,nese sheh lageshti."Ummi Selemeja tha:"Jane cmendur grate,e mjera ti a,thua edhe gruaja perjeton orgazem ne enderr?"Pejgamberi a.s iu pergjigj:"Po si,me cka do t'i perngjaje femija asaj?"Pejgamberi a.s me kete kishte per qellim se foshnja krijohet prej spermes se burrit dhe vezores se gruas,dhe per kete ajo i perngjan nenes.ALL-LLAHU XH.SH ne Kur'an thote:
"ME TE VERTETE,NE E KEMI KRIJUAR NJERIUN NGA NJE FARE E PERZIER(EMSHAXHIN) PER TA PROVUAR DHE E BEME QE TE DEGJOJE DHE TE SHOHE"(dehr-2)
Pergjigjet per keto pyetje komplekse dhe te ndjeshme i moren persiper grate e tij te pastra.Andaj Aishja thote:"ALL-LLAHU i meshirofte grate ensareve,ngaqe nuk u pengonte turpi qe te pasurohen me dituri fetare."Kishte prej tyre qe ne erresire vinin te Aishja per ta pyetur per disa rregulla fetare.
E dime se syneti nuk eshte vetem fjala e Muhammedit a.s,por ai i permbledhe fjalet,punet dhe pelqimet e tij,e te gjitha keto jane parime qe duhet t'i pasoje ky ummet.E kush me mire se nenat e besimtareve,te cilat ALL-LLAHU xh.sh i nderoi qe te jene grate e Pejgamberit fisnik ne kete bote dhe ne boten tjeter.Pa dyshim se grate e Pejgamberit a.s.meritojne cdo respekt dhe levdate per ndricimin e shume puneve dhe veprave shtepiake te Pejgamberit a.s.Disa prej grave te Pejgamberit a.s u bene edhe mesueset me te shquara dhe trasmetuese te njohura te haditheve,te cilat dalloheshin me mbamendje,perpikeri dhe mendjemprehtesi.
2) QELLIMI LEGJISLATIV-ky qellim shume i thjeshte mund te kuptohet,ngaqe erdhi per largimin e disa traditave paraislame dhe te papelqyera si p.sh.,ceshtja e bijesimit te cilen arabet e aplikonin para Islamit.Nje veprim i tille kishte marre formen e zakonit fetar qe trashegohej brez pas brezi.E merrte ndokush nje femije qe nuk ishte nga loza e tij dhe e konsideronte si te ishte nga loza e tij.E konsideronte djale te vetin sikur djalin nga gjaku ne cdo pikepamje,ne trashegimi,kurorezim,e ne shume pikepamje te tjera qe ishin bere zakon fetar ne xhahilijjet.Kur ndokush e bijesonte femijen e tjetrit,i thoshte:
"Ti je biri im,te trashegoj dhe te me trashegosh"
Islami nuk i pelqeu gjerat qe ishin ne kundershtim me natyren njerezore dhe nuk i la njerezit te hutuar ne erresiren e injorances.Pejgamberi a.s para Shpalljes e bijesoi Zejd Harithin,ashtu sic vepronin arabet.Ky veprim i Muhammedit a.s ka ndodhe para Shpalljes.Sa i perket shkakut te bijesimit,ekzistojne urtesi dhe arsye shume interesante, te cilat i kane cekur biografet dhe komentuesit e Kur'anit.Muhammedi a.s e bijesoi Zejd Harithin dhe njerezit filluan t'a thirrnin "Zejd bin Muhammed".Trasmetojne Buhariu dhe Muslimi prej Abdullah bin Omerit se ai ka thene:"Me te vertete Zejdin,te birin e Harithit,nuk e thirrnim ndryshe vecse Zejd bin Muhammed derisa zbriti ajeti Kur'anor:"JU THIRRNI ATA SIPAS ETERVE TE TYRE.KJO ESHTE ME E DREJTE TE ALL-LLAHU"Atehere Muhammedi a.s i tha:"TI JE ZEJDI,I BIRI HARITHIT"
Pejgamberi a.s Zejdin e martoi me vajzen e halles se vet.Nje kohe jetuan se bashku,por kjo bashkeshortesi nuk zgjati shume per shkak te marredhenieve jo te mira.Ajo shpesh e ngrente zerin sepse e shihte veten ne pozite me te larte se ai.Zejdi ishte rob para se ta merrte Pejgamberi a.s,e ajo me prejardhje fisnike dhe autoritative.
Urtesia e ALL-LLAHUT xh.sh ishte qe Zejdi ta shkurorezoje Zejneben dhe e urdheroi Muhammedin a.s qe ta martoje ate ,per te asgjesuar ceshtjen e bijesimit,t'i vendose bazat e shendosha te Islamit dhe ta crrenjose xhahilijjetin.Pejgamberi a.s frikesohej se hipokritet dhe te keqijte do te flasin dhe do te thone:"Muhammedi a.s e martoi gruan e birit te vet",andaj e zvarriti nje kohe derisa erdhi urdhri i All-llahut xh.sh ne forme qortuese:
"DHE TI U DRUAN NJEREZVE(NGA THASHETHEMET),POR E DREJTE ESHTE T'I DRUHESH
ZOTIT(VETEM ATIJ).MEQE ZEJDI PLOTESOI DESHIREN E VET(MARTESEN DHE
NDARJEN),NE ATE TA KUROREZUAM TY,NE MENYRE QE BESIMTARET
TE MOS NGURROJNE TE MARTOHEN ME GRATE E DJEMVE TE BIJESUAR TE TYRE,
PASI QE ATA E PLOTESUAN DESHIREN NDAJ TYRE,E URDHRI I ZOTIT XH.SH
ESHTE I PAMBARUESHEM(ahzab-37)
Keshtu pra mori fund bijesimi dhe u flaken shume zakone qe i ndiqnin ne xhahilijjet e qe ishim vetem adete fetare te tyre pa kurrfare baze.
Kjo martese u be prej urdhrit te All-llahut xh.sh dhe nuk u be pse e shtynin epshi dhe deshira sic mendojne disa shpifes te marre dhe armiq te All-llahut,por u be per shkaqe te arsyeshme dhe qellime te ndershme,e ato jane eleminimi i zakoneve paraislamike.
3)QELLIMI SOCIAL-verehet qarte ne martesen e Pejgamberit a.s me kurejshitet fiserisht dhe miqesisht permes marteses me disa nga bijat e tyre u be nje lidhje e forte.Kjo miqesi beri qe shume zemra te bashkohen rreth tij dhe thirrjes se tij ne Islam,me plot bindje dhe krenari.Muhammedi a.s e martoi Aishen,bijen e njeriut me te dashur dhe i cili ishte shume i afert me Te Derguarin.Ishte ky Ebu Beker Siddiki r.a i cili i pari e perqafoi Islamin dhe i cili me shpirt,trup dhe pasuri luftoi ne rrugen e ngritjes se Fese Islame dhe mbrojtjen e Pejgamberit a.s.Ai gjithashtu perjetoi shume mundime ne rrugen e Islamit saqe Muhammedi a.s ne nje hadith qe e trasmetoi Tirmidhiu tregon vleren njerezore te Ebu Bekrit dhe thote:
"Cdokush qe shtriu doren(e ndihmes) ne ia kompesuam ate pervec
Ebu Bekrit.Ai shtriu doren e ndihmes e ate do t'ia kompesoje All-llahu
xh.sh Diten e Kijametit.Nuk kam pasur dobi prej asnje pasurie si prej
asaj te Ebu Bekrit.Nuk ia kam paraqitur Islamin askujt e te mos kete pasur rezerve pervec Ebu Bekrit,i cili pa u hamendur e pranoi ate.Po ta kisha marre si te dashur ndokend,do ta merrja Ebu Bekrin si te dashur.Dijeni se ky shok i juaj eshte i dashur
i Zotit xh.sh(TIRMIDHIU)
Dhurata me e madhe qe i dha Pejgamberi a.s Ebu Bekrit ne kete bote dhe qe e qetesoi shpirterisht ishte martesa me te bijen e tij,keshtu qe u lidh ndermjet tyre miqesi dhe afrim
qe edhe me teper ua forcoi dashurine dhe lidhjen qe kishin mes veti.
Gjithashtu,Pejgamberi a.s e martoi Hafsen,te bijen e Omerit,dhe kjo martese ishte qetesi shpirterore per babain e saj per shkak te Islamit te tij,drejtesise,sinqeritetit dhe sakrifikimit te tij per kete fe.Omeri ishte hero i Islamit me te cilin All-llahu xh.sh i forcoi edhe me teper Islamin dhe muslimanet,e me ate u ngrit larte flamuri i fese Islame.Me ane te kesaj miqesie ai barazoi Omerin me keshilltarin e tij te pare,Ebu Bekrin.Gjithashtu,Pejgamberi a.s u beri nder Urthmanit dhe Aliut kur i martoi me bijat e veta.Keta kater shoket me te ngushte te tij dhe halifet pas tij ne perhapjen e fese dhe thirrjes Islame.Sa urtesi e mire dhe sa qellim fisnik.
4)QELLIMI POLITIK-shkaku i ketyre martesave ishte qe Pejgamberi a.s t'ua zbuse zemrat disa kundershtareve te tij dhe te beje afrimin e disa fiseve rreth veti.Shembuj:
a)Pejgamberi a.s e martoi Xhuvejrien,te bijen e Harithit,kryetar i fisit Beni Mustalak.
Ajo bashke me popullin e saj u zu rob.Meqe u roberua ajo deshironte ta paguaje
veten.Erdhi te Pejgamberi a.s dhe kerkoi t'i ndihmoje me pasuri.Pejgamberi a.s
kerkoi qe t'ia paguaje cmimin e lirimit e ta martoje ate me c'rast ajo pranoi nje
gje te tille.Muslimanet thane:"A miqte e Resulull-llahut i kemi roberuar?"
I liruan te gjithe te roberuarit dhe kur e pane pjesetaret e fisit Beni Mustalak kete
miresi dhe humanitet,te gjithe e pranuan Islamin dhe u bene prej besimtareve
te mire.Martesa e Pejgamberit me Xhuvejrien ishte begati e madhe sepse ajo
ishte shkaktare qe fisi i saj pranoi Islamin dhe u lirua.E gjithe kjo ngjarje eshte e
pershkruar ne Sahihun e Buhariut te percjellur nga Aishja r.a
b)Gjithashtu Muhammedi a.s e martoi Safijen,te bijen e Hujej bin Ahtabit,Ajo
u roberua pas vrasjes se burrit te saj ne Luften e Hajberit dhe u ra hise disa
muslimaneve.Pas nje konsultimi,ata thane:"Kjo grua eshte e parise se fisit
Beni Kurejdha dhe kete ceshtje duhet t'ia paraqesim Resulull-llahut."Pejgamberi a.s
e thirri ate dhe ia paraqiti dy zgjidhje:
-ta liroje dhe ta martoje ate per vete
-ta liroje dhe te kthehet te familja
Ajo kur pa sjelljen dhe shembelltyren e Muhammedit a.s,e pranoi lirimin dhe martesen
me te.Me kalimin e saj ne Islam,shume njerez nga populli i saj e pranuan kete fe.
Trasmetohet se kur hyri ajo te Pejgamberi a.s ai i tha:
"Babai yt prej cifuteve ishte armiku im me i perbetuar derisa e mori All-llahu xh.sh"
Ajo i tha:"Oi Derguari i Zotit,All-llahu xh.sh ne Kur'an ka thene:
"DHE ASKUSH NUK NGARKOHET ME BARREN E TJETRIT"(EN'AM-164)
Pejgamberi a.s i tha:"Zgjedh.Nese e zgjedh Islamin te mbaj per vete,e nese zgjedh
hebraizmin,ndoshta te liroj te shkosh te familja yte."
Ajo i tha:"Perqafova Islamin dhe te besova ty para se te me pranosh te jem ne
mbrojtjen tende.Ne fene hebraike nuk kam mbrojtje,nuk kam babe e as vella.
Me propozove te zgjedh Islamin apo kufrin,ALL-LLAHU xh.sh dhe I Derguari i Tij jane
me te dashur per mua se lirimi nga roberia dhe kthimi ne familje
c)Gjithashtu Pejgamberi a.s e martoi Ummi Habiben.Ne ate kohe Ebu Sufjani ishte
bartes i flamurit te shirkut dhe armiku me i perbetuar i Muhammedit a.s
Vajza e tij pranoi Islamin qysh ne Mekke.Me vone ajo bashke me burrin e saj
beri hixhret ne Abisini per ta ruajtur fene e vete.Atje asaj i vdiq burri dhe mbeti e
vetme pa shoqerues dhe ndihmes.Kur mori vesh Pejgamberi a.s per kete,kerkoi nga
mbreti Abisinise,Nexhashiu,qe ta marre per grua.Ajo u gezua pa mase.U gezua sepse
nese kthehej te familja e saj,ata do ta detyronin ta braktisnin Islamin e te kthehet ne
kufer,apo do ta denonin rrepte.Pasi u martuan,ku i shkoi lajmi Ebu Sufjanit,ai sikur
e pelqeu nji gje te tille,madje ai u krenua me Pejgamberin a.s dhe nuk mohoi nji gje
te tille derisa ALL-LLAHU xh.sh e udhezoi ne Islam.Kjo martese ndikoi ne zbutjen
e mundimeve ndaj muslimaneve
GRATE E PEJGAMBERIT
1.HATIXHE bint HUVEJLID
2.SEVDA bint ZUMAH
3.AISHE bint EBU BEKER
4.HAFSA bint OMER
5.ZEJNEB bint XHAHSH EL-ESEDIJE
6.ZEJNEB bint HUZEJME
7.UMMI SELEME(HIND bint EBU UMEJE)
8.UMMI HABIBE(REMLE bint EBU SUFJANI)
9.MEJMUNE bint HARITH EL-HILALIJE
10.XHUVEJRIJJE bint HARITH
11.SAFIJJE bint HUJEJ BIN ahtab
1)HATIXHE BINT HUVEJLID-gruaja e pare e Muhammedit a.s e cila e martoi para
Shpalljes,kur ai ishte 25 vjec e ajo 45 vjec.Para se ta martoje Pejgamberi,ajo dy here
kishte qene e martuar.Resulull-llahu e zgjodhi per shkak te shkathtesise dhe
mendjemprehtesise se saj.Martesa e tij ishte nje urtesi e qelluar,sepse ishte martese
e te mencurit me te mencuren.Dallimi i moshes nuk ishte pengese e kesaj martese
sepse nuk kishte per qellim kenaqjen e epshit,por u be per qellime njerezore dhe te
pastra.Kur Muhammedit a.s i erdhi Xhibrili ne shpellen Hira,ai u kthye te bashkeshortja
e tij me zemer te trishtuar duke i thene:"ME MBULO ME MBULO!"Kur i kaloi frika
i rrefeu Hatixhes se c'kishte ndodhur me te dhe i tha:
"ME TE VERTET U FRIKESOVA PER VETEN TIME"
Ajo i tha:"PERGEZOHU,SE PASHA ZOTIN,AI TY NUK TE DESHPERON ASNJEHERE.TI
I VIZITON TE AFERMIT,E FLET TE DREJTEN,U BEN BALLE VESHTIRESIVE,I JEP
NEVOJTARIT,E NDERON MUSAFIRIN DHE E NDIHMON TE DREJTEN.
Pejgamberi a.s me Hatixhen e kaloi rinine e vet me te lumtur,nuk kishte grua tjeter
krahas saj dhe nuk dashuronte asnji tjeter sic e donte Hatixhene.
Aishja ia kishte xhelozine asaj eshe pse nuk ishin te te njejtes moshe e as s'e
kishte pare,trasmetojne Buhariu dhe Muskimise ajo ka thene:
NUK IA KISHA XHELOZINE ASNJERES PREJ GRAVE SIC IA KISHA HATIXHESE ,
EDHE PSE ASNJEHERE NUK E KISHA PARE.
Hatixheja me Pejgamberin a.s jetoi 25 vjet,15 vjet para Shpalljes dhe 10 mbas saj
Pejgamberi nuk u martua me grua tjeter derisa e kishte Hatixhene.Te gjithe femijet i
kishte me te pervec Ibrahimit.
ALL-LLAHU QOFTE I KENAQUR ME TE DHE XHENNETIN
E BEFTE VENDBANIM TE SAJ
2)SEVDA BINT ZUM'AH-Pejgamberi a.s e martoi pas vdekjes se Hatixhes.Ajo ishte nder
besimtaret e para qe beri hixhret.Asaj i vdiq burri pas kthimit te hixhretit te dyte ne
Abisini,keshtu mbeti e vetmuar pa mbrojtje.Per kete shkak e martoi Resulull-llahu edhe
pse ishte me e moshuar se ai(Profeti a.s i kishte mbushur te 50-tat)
3)AISHE BINT EBU BEKER-e vetmja beqareshe qe martoi Pejgamberi a.s.Ajo ishte nje
nder me te zgjuarat dhe me te mencurat,bile edhe ishte me e ditur se shume burra.
Shumica e as'habeve e pyetnin per disa ceshtje dispozitare,te cilat u ishin te paqarta
te cilat ajo ua sqaronte.Nuk ka trasmetuar kush hadithe sahih me shume se ajo pervec
dy burrave;Ebu Hurejreja dhe Abdullah bin Omeri.Aishen,Pejgamberi a.s e donte me
shume se grate tjera,mirepo ne ndarje ishte i drejte dhe thoshte:
"O ZOT,UNE E NDAJ NJEJTE ATE QE E POSEDOJ,
MOS ME RENDO NE ATE QE NUK E POSEDOJ"
4)HAFSA BINT OMER-edhe Hafsa ishte e veje,burri i saj ra shehid ne luften e Bedrit.
Trasmeton Buharia nga Abdullah bin Omeri:"KUR HAFSA MBETI E VEJE,OMERI E TAKOI
UTHMANIN DHE I THA:"SI TE DUASH,TA MARTOJ HAFSEN."Urthmani i tha:"DO TE
MENDOJ PAK".Kaluan disa dite dhe i tha:"ME THOTE DICKA QE MOS TE MARTOHEM"
Tha Omeri:"I THASHE EDHE EBU BEKRIT,AI HESHTI"
Pas disa ditesh e kerkoi Pejgamberi a.s dhe e martova me te.Me vone me takoi
Ebu Bekri dhe me tha:"A TE KUJTOHET SE KUR ME PARAQITE HAFSEN PER MARTESE
NUK TA KTHEVA PERGJIGJEN?"I thashe:"PO".Tha:"ASGJE NUK ME PENGONTE QE TA
KTHEJ PERGJIGJEN TY,POR E MORA VESH SE PEJGAMBERI A.S E KISHTE PERMENDUR
ATE DHE NUK DESHA TA ZBULOJ SEKRETIN E TJ.PO TE MOS E MARTONTE AI,
UNE DO TA PRANOJA"
Omeri donte qe nderi i tij te jete i sigurte,nuk ndjente ne vete kurrfare turpi qe t'ia
ofroje bijen e vet nje mbrojtesi te mire,sepse martesa eshte baze e nje
shoqerie te lumtur.
5)ZEJNEB BINT HUZEJME-ishte e veja e shehidit te pare ne Islam,ne momentin kur burri
i saj ra shehid,ajo kryente obligimin e vete ne dhenien e ndihmes te plagosurve dhe
ua lidhte plaget.Kur degjoi Resulull-llahu per durimin dhe qendrueshmerine e saj ne
lufte dhe se ishte pa mbrojtje,e kerkoi ate per vete.Dijetari i famshem Muhamed Savvaf
ne artikullin e tij thote:"KUR E MARTOI PEJGAMBERI A.S AJO I KISHTE KALUAR 60-TAT"
Nuk jetoi me Muhammedin a.s me teper se 2 vjete.
LE T'I FRIKESOHEN ZOTIT ORIENTALISTET URREJTES DHE LE TA SHPIEJNE NE VEND
AMANETIN E DITURISE,LE TE MOS E TRADHETOJNE ATE,SIDOMOS PER QELLIME TE
KEQIJA QE I ORIENTUAN DHE I MESUAN SHKENCAT ISLAME PER TA
POSHTERUAR,MASHTRUAR DHE PER T'IA ULE AUTORITETIN MUHAMMEDIT A.S
6)ZEJNEBE BINT XHAHSHI-edhe kjo martese me te vejen Zejneben kishte qellimin e vete
si te gjitha martesat e tjera.Qellimi i kesaj martese ishte eliminimi i ceshtjes se bijesimit
Orientalistet dhe qellimkeqijte filluan te trillonin per Pejgamberin e paster.
"SHPIFEN DHE SA KEQ SHPIFEN,SE GJOJA PEJGAMBERI A.S KISHTE KALUAR NGA
SHTEPIJA E ZEJDIT KUR AI NUK ISHTE NE SHTEPI.E PA ZEJNEBEN,E DASHUROI DHE I
HYRI NE ZEMER,"dhe i tha:"I LARTESUAR JE TI QE I NDRYSHON ZEMRAT"I degjoi
Zejnebja fjalet e tij dhe kur erdhi burri i saj e lajmeroi se cka kishte degjuar prej
Pejgamberit a.s.Ai e kuptoi se Pejgamberit a.s i kishte hyre ne zemer ajo.Shkoi te
Pejgamberi a.s per ta shkurorezuar ate kurse Pejgamberi i tha atij:"MBAJE FAMILJEN
TENDE"kurse ne zemer e deshironet keshtuqe e shkurorezoi qe ta martoje per vete.
Si reagim ndaj ketyre shpifjeje,Ibni Arabiu ne tefsirin e tij thote:
"SHPIFJET E TYRE QE GJOJA PEJGAMBERI A.S E PASKA PARE ZEJNEBEN DHE I PASKA
HYRE NE ZEMER JANE TE PAVERTETA,SEPSE AI ME TE KA QENE TERE KOHEN DHE NE
CDO VEND,BILE ATEHERE NUK KA PASUR HIXHAB"
VELLEZER TE DASHUR!
Nje shikim i thjeshte i historise se Zejnebes dhe rrethanat e marteses me Zejdin,na
bejne te bindemi se marredheniet jo te mira qe linden mes tyre ishin per shkak te
dallimeve te tyre ne aspektin shoqeror.Zejnebja ishte femer me autoritet kurse Zejdi
deri dje ishte rob.All-llahu e sprovoi ate me martesen me Zejdi per ta menjanuar
fanatizmin familjar dhe autoritetin xhahilit.
Pejgamberi a.s e njihte Zejneben qysh nga voglia,sepse ajo ishte vajza e halles se tij.
SI MUNDET QE DIKUJ T'I JEPET RASTI QE TA MARTOJE NJE BEQARESHE E NUK E BEN
NJE GJE TE TILLE,E PASI AJO MARTOHET E TE BEHET E VEJE,AI TA DASHUROJE?!!!
7)UMMI SELEME HIND EL MAHZUMIJJE-burri i saj ishte nder te paret qe pranoi Islamin.
Burri i saj ra shehid ne luften e Uhudit dhe mbeti me 4 jetima pa mbrojtje.
Pejgamberi a.s nuk pa rrugedalje tjeter per te dhe per femijet e saj pos ta martoje
ate.Ummi Seleme ishte me prejardhje te mire e te ndershme,ishte nga nje shtepi
fisnike dhe nder te parat qe pranoi Islamin.Por,ajo kishte nje vlere edhe me te madhe
e ajo ishte "MENDIMI I QELLUAR".Neve na mjafton si argument kur Pejgamberi a.s u
keshillua me te per ate qe u deshperua dhe u brengos per sjelljen e besimtareve.
Ajo qe e konsultoi ate ndodhi ne "MARREVESHJEN E HUDEJBISE",kur besimtaret shume
u preken me kete marreveshje me mushriket,se duhej lene luften anash 10-te vjet me
kushtet e parashtruara,Muslimanet pane se me kete marreveshje u shkelen te drejtat
e tyre,edhe pse ishin ne kulm te fuqise se tyre.Kjo ndikoi shum ne pakenaqesine etyre
dhe ne zvarritjen e zbatimit te urdhrit te Pejgamberit a.s kur i urdheroi t'i qethin kokat
e tyre,sepse duhej kthyer ne Medine.Askush nuke zbatoi urdhrin e tij.Ai hyri te
bashkeshortja e vete(UMMI SELEMEJA) dhe i tha:"U BENE HELAQE KETA NJEREZ.
I URDHEROVA E ASKUSH NUK E ZBATOI URDHRIN TIM".Ajo e qetesoi duke i thene qe te
dale ai vete dhe ta qethe koken e tij para tyre.Iu betua se ate nuk do te hamenden
nga zbatimi i urdherit te tij,se do te binden se ky urdher eshte i pa thyeshem dhe se
s'ka kthim prej tij.Ashtu edhe ndodhi.
ZOTI QOFTE I KENAQUR ME TE.
8)UMMI HABIBE-ishte e veja e Ubejdullah bin Xhahshit i cili vdiq ne Abisini.Nexhashiu ia
dha ate per grua Pejgamberit a.s dhe si dhurate i dha 4mije dirheme.Per shkakun
e marteses se saj kemi folur me larte
9)XHUVEJRIJE BINT HARITH-e bija kryetarit te fisit Beni Mustalak.Burri i saj u vra diten e
Merisiut ndersa kjo u roberua nga ana e muslimaneve.
10)SAFIJJE BINT HUJEJ BIN AHTAB-per shkakun e marteses se saj kemi folur me larte
11)MEJMUNE BINT HARITH EL HILALIJE-kjo ishte gruaja e fundit e Pejgamberit a.s,
Aishja r.a per te thote:"AJO ME SHUME SE NE I FRIKESOHEJ ALL-LLAHUT DHE ME
SHUME SE NE I VIZITONTE TE AFERMIT"
MUHAMED ALI ES-SABUNI
Forum-Islamik
Krijoni Kontakt