Vellezer te nderuar Shqiptare!
E di qe te shkojme perdite ne xhami eshte paksa e veshtire, por se paku te premteve mund ta ndajme nje ore nga koha jone dhe te shkojme te falemi.
Prandaj, ju ftoj te gjitheve qe neser kohen e drekes ta shfrytezoni e te shkoni ne xhami dhe ti peruleni Zotit te boteve dhe te kerkoni nga Ai falje e udhezim sepse vitet po kalojne dhe ne duhet te bejme diçka para se te vije vdekja e te na zeje ne befasi dhe te papergatitur!
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Secili prej jush i cili merr abdest e me këtë rast pastron gojën dhe hundën, nëpër mjekër së bashku me ujin i bien mëkatet nga fytyra, kur pastron duart deri mbi bërryla, nëpër gishtërinjë i bien mëkatet nga duart, kur bën mes'h kokën, së bashku me ujin i bien mëkatet nga koka, kur pastron këmbët deri mbi nyje, me ujin nëpër gishtërinjët e këmbës i bien mëkatet e këmbës, kur ngritet dhe falet dhe falënderon Allahun e madhërishëm ashtu siç e meriton Ai, dhe ia dorëzon zemrën Allahut, pas kësaj do të jetë i liruar nga mëkatet sikur në ditën kur e ka lindur nëna."
(Muslimi në hadithin sahih që e transmeton Amr ibn Abese)
Paqja dhe meshira e Zotit qofte me ju!
Krijoni Kontakt