Urime Krishtlindja vëlla dhe për shumë vjet. Për sa i përket "festës komuniste", je nxituar pak në lexim se ai nuk ka thënë kështu por ka thënë "festë konsumiste", që do të thotë se kjo festë shihet si një arsye për të bërë njerëzit të konsumojnë sa më shumë duke blerë dhurata të ndryshme. Pra, festa, për shumicën shihet si një arsye për t'u pasuruar edhe më shumë.
Unë nuk them se është gabim të festojmë. Të krishterët e vërtetë dinë që ta marrin diçka me origjinë pagane dhe ta kthejnë në një bekim për ta, por ajo që unë them është se është mirë t'i dimë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, jo ashtu siç na i servirin.
Krijoni Kontakt