Duhet të jemi te sinqert kur flasim, edhe ma shumë kur flasim per Zotin.
Festa e lindja e Jezusit - SHPETIMTARIT - Krisht-lindja, duhet të festohet ne mënyren më të mirë. Kjo festë nuk na ndalon apo nuk na pengon qe njeriu ta kujtoj dhe ta jetoj ne secilen ditë Zotin dhe nuk na pengon qe Krishti të jetë e vetmja rrugë e jetes tonë, pa tjeter se eshte gjë e mirë të gëzohemi dhe të mbushemi me gëzime dhe urime duke e kujtuar dhe shpallur se Krishti u bë njeri dhe qe jetoj nder ne. Është gabim nëse mendohet se vetem at dit ta kujtojmë se thjeshtë, në Betlehem paska pa ndodhur diçka pra 2000 viteve, ne kete ditë ka lindur Krishti dhe të festojmë dhe besa edhe të shfrenohemi dhe të dehemi, apo edhe të shprazim fishek zjarre, por qe kurr më mos ta kujtojmë dhe të harrojmë dhe mos të mendojmë ne secilen ditë se Krishti lindi dhe u bë Njeri. Jo gabim i thjeshtë por mëkat i rëndë dhe ferr sepse po e perbuzë Zotin dhe ajo festë nuk ka qellim të gëzimit në Zotin, por eshte gëzim i karaktereve te kesaj bote. Mirpor, asesi nuk eshte gjë e keqe por perkunder asaj, kjo eshte punë e mirë të festojmë Krisht-lindjen.
Psh, festa e Pavarsisë së Shqiperisë kremtohet ne një ditë te caktuar, por ajo nuk e pengon njeriun apo popullin qe te jetoj ne shtetin e Pavarur Shqiperinë. Diçka si e ngjajshme është edhe nëse festojmë lindjen e Zotit dhe ardhjen e Tij, por qe një ditë eshte dite veqant ku at ditë te gjithe jemi te një mendje dhe gëzimi - lindja e Jezusit.
Edhe më mirë është sikurse njerëzit ta kujtonin në secilen ditë dhe ne secilen kohë të mendonin dhe ti gëzoheshin këtij fakti se Krishti është lindur nga Virgjeresha Mari dhe Ai është ardhur në botë - per shpetimin e botes.
Lavdi Zotit, uroj të kremtojmë dhe të gëzohemi me zemer lindjes së Zotit tonë JEZUS dhe qe kjo festë dhe ky gëzim kurr mos te shuhet por gjithmonë ta jetojmë në frymë dhe zemrat tona dhe ta paraqesim edhe tek ata qe nuk e njohin si dhe tek ata qe nuk e besojnë këtë të vertetë hynore dhe historike - misherimin dhe lindjen e Jezus Krishti Zot dhe Njeri.
Të fala në Krishtin dhe per shumë mot Krisht-lindja.
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 14-12-2010 më 21:03
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Une mendoj se pergjigja per kete eshte ajo qe ka thene Toni.
ajo eshte e vertete madje edhe pasazhi ne bibel qe kam dhene me siper na e tregon jo vetem qe eshte festuar por me gezim te madh.
per ti pergjigjur pyetjes tjeter qe ti ben :- a eshte festuar kjo si feste para kryqezimit?
une mendoj se do te ishte mire te pyesnim:- a kishte kishe te krishtere para kryqezimit?
Gjithsesi para kryqezimit ate feste e kane festuar ata qe e kane ditur dhe e kishin kuptuar lajmin dhe ata qe u hidheruan nga lajmi nuk festuan por donin te vrisnin foshnjen Jezus.
Menyra e festimit ka qene me adhurim dhe ka qene ne menyren qe ata tre dijetaret e kane festuar., Ata erdhen dhe adhuruan shpetimtarin e botes dhe bene dhurata per Te. Kjo ishte menyra e tyre e adhurimit , mos harro se kjo menyre e adhurimit ndodhi ku Jezusi ishte tashme 2 vjec pasi dijetareve iu deshen 2 vjet per ta gjetur Jezusin .
A e festuan te tjeret ? jo sepse nuk e dinin dhe nuk paten ndonje zbulese nga Zoti. Atyre qe u ishte zbuluar e kuptuan dhe e festuan secili sipas menyres se vet.
Pas kryqezimit me sa di une nga bibla nuk ka ndonje te dhene per festim te kesaj feste, dhe nga aspekti historik nuk e di me te thene te drejten .
Por nuk ka asgje te keqe te festojme . Pastaj kush nuk do te festoje le te mos festoje kush do te festoje le te festoje me gezim te madh.
Gezuar dhe Zoti ju bekofte.
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Nuk dua te bej krahasime dhe akuza, por keto dite jam skandalizuar ca me ate qe kam pare.
Ne te dua anet e katedrales ne Prishtine shkruan: Per shume mot Kershendellat.
Shpresoj te mos i ket pare Krishti keto shkrime!!
P.S. E di kush se cili eshte kuptimi i fjales Kershendella?
"Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"
Per ty edhe mandarina mund te jete portokall, por jo per te tjeret.
Si mendoni ti, a do te te pelqente qe familja e miqt te ta festonin ditelindjen tende, por mbi dere te shkruajn: mireseerdhet ne festen e hallowine. Si do te ndiheshe ti, dhe a do e permbushte kjo fjali qellimin e festes(ditelindjes tende)?
"Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"
Greg, nuk ke pse ngutesh, te ruejt Zoti ...
I ia di gjenezen, kuptimin e fjales Kershendella, apo jo?
Fjala Kshnella ka kuptimin e fjales Knellje, freskim rilindje, Beslidhje e re dmth fillon nji epoke e re per njerzimin.
Ne shqiptaret shum fjale ne fjalorin e perditshem i kemi basterdhuar psh.ne vend se te thomi : mire metshi thojme tymer meq ose mo zot ma keq thojme mazamakeq etj.
.Ne te vertete ketu kemi te bejme me nji lindje te nji profeti Isa, ne gjuhen tone e quejme Jezu Krisht. Ne kohen ma te re kete datelindje e cila nuk ndrron as nji here
e quejme Krishtlindje.
Krijoni Kontakt