<<
b) Nuk mund tė bėhet fjalė pėr njė kader tė njėanshėm ku s'llogaritet vullneti.
Pika mė e ndjeshme, "jetike", e ēėshtjes sė kaderit ėshtė kjo: ndėrsa Allahu e shkruante Librin e Kaderit duke e ditur ēdo gjė qė mė parė nė sajė tė dijes sė tij tė pafundme, akti i njeriut ose vullneti i tij qė e krijon aktin e tij, nuk ėshtė lėnė jashtė kėtij shkrimi ose nuk ėshtė pėrjashtuar. Pjesa qė i takon njeriut ėshtė "ta shtypė butonin" (tė dėshirojė dhe tė iniciojė), kurse pjesa qė i takon Allahut, ta krijojė aktin qė dėshiron dhe inicion njeriu, tė krijojė rezultatin e dėshiruar. Ja, pra, kėsaj i themi "kader": pėrcaktimit dhe shėnimit tė njėkohshėm tė kėtyre dy faktorėve.
Mendoni njė orė nė dhomėn pranė, qė s'e shihni dot, por qė ia dėgjoni tiktakun. Po ju pyetėn nėse punon apo jo, ju pėrgjigjeni pa ngurrim "punon", sepse ia dėgjoni tiktakun. Nė kėtė mes, ju s'keni aspak dyshim qė tė gjitha detajet e orės, ingranazhet me dhėmbėza, akrepėt, lavjerėsi, nėse ka, funksionojnė dhe lėvizin. Pra, vetėm dėgjimi i tiktakut ju mjafton pėr tė arritur nė pėrfundimin se ora punon. Edhe e kundėrta, po qe se keni para njė orė qė s'i dėgjohet ose s'ia dėgjoni dot tiktakun, por vetėm ia shihni akrepin e sekondave tek lėviz, vetėm lėvizja e tij ju bind se ora punon. Po si kjo, po pati kader, ka edhe vullnet ose, nėse duam ta trajtojmė vullnetin, mund ta trajtojmė vetėm bashkė me kaderin.
Nė kėto kushte, njeriu nuk ėshtė para kaderit njė robot me duar e kėmbė tė lidhura. E shprehur ndryshe, njeriu nuk ėshtė njė merimangė e mbėshtjellė nė pezhishkėn e kaderit tė vet, nuk ėshtė njė i dėnuar me vdekje me vendimin tė varur nė qafė, me duart dhe kėmbėt tė lidhura me pranga, ose njė i dėnuar i mjerė, i hedhur nė det pėr t'u mbytur, me tė cilin, pėr mė tepėr, ekzekutorėt e tij tallen duke i thėnė tė ketė kujdes se mos laget! Sigurisht, jo vetėm kaderi s'ėshtė ky, por edhe njeriu s'ėshtė njė gjethe e thatė qė e vėrvit era nga tė dojė. Nė ēdo ēėshtje tė Islamit ka masė (oportunitet) dhe orientim. Pėr shembull, nėse zemėrimi nė ēdo vend dhe pėr ēdo gjė ėshtė njė te*prim nė tė djathtė, pra, njė sjellje dhe qėndrim intolerant, edhe heshtja dhe urtėsia para ēdo sjelljeje dhe veprimi janė njė teprim nė tė majtė, pra, njė sjellje indiferente, njė tolerancė e panevojshme dhe e gabuar. Siē ėshtė qėndrim i skajshėm mohimi i femrės dhe ndenjja pa u martuar fare, ėshtė qėndrim i skajshėm edhe mendimi pėr tė pėrfituar prej ēdo femre qė tė del para! Nėse totemizimi i kapitalit ėshtė njė qėndrim ekstrem, edhe mohimi i kapitalit ėshtė njė qėndrim ekstrem nė anėn tjetėr. Edhe nė ēėshtjen e kaderit, t'ia atribuosh gjithēka njeriut dhe tė thuash se "njeriu e krijon vetė aktin e tij" (racionalizmi i mutezilitėve, fraksionistėve racionalistė), ėshtė qėndrim i skajshėm; gjithashtu, ta bėsh njeriun tė paralizuar para kaderit duke thėnė se "njeriu nuk ka pjesė fare, nuk ka asnjė funksion nė aktin e tij" (determinizmi i xhebritėve, deterministėve) ėshtė qėndrim i skajshėm nė anė tė kundėrt. Kurse sunnitėt, pėr pikėpamjet e tė cilėve u pėrpoqėm tė bėhemi interpretė gjatė gjithė trajtimit tė ēėshtjes, duke mbajtur, edhe nė kėtė ēėshtje, rrugėn e mesme tė sė vėrtetės, thonė: "Vullneti dhe iniciativa janė tė njeriut, kurse krijimi i aktit tė dėshiruar dhe iniciuar prej njeriut, ėshtė i Allahut".
Eshtė Allahu qė i krijon edhe orientimin (rrugėn e drejtė), edhe ēorientimin (rrugėn e shtrembėr), edhe tė mirėn, edhe mėkatin. Nėse njeriu dėshiron tė shkojė nė xhami ose tė bėjė njė punė tė mirė dhe inicion, domethėnė priret dhe vė nė veprim vullnetin e vet nė kėtė drejtim, Allahu e ēon atje ku dėshiron, priret dhe pėrpiqet. Po kėshtu, nėse njeriu dėshiron tė shkojė nė pijetore ose tė bėjė njė punė tė keqe dhe inicion, pra, priret dhe vė nė veprim vullnetin e vet nė kėtė drejtim, nė kėtė rast, Allahu, ose e ēon nė pijetore, nė punė tė keqe duke i dhėnė mundėsi tė humbė, tė pėsojė disfatė, etj., ose nuk e ēon, e pengon nga rruga e keqe dhe e mbron. Njė fjalė e shėmtuar e thėnė pėr Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij mund ta vėrė nė lėvizje atributin Mudil (ēorientues) tė Allahut pėr t'i dhėnė pėrgjigjen e merituar thėnėsit sipas qėllimit tė tij tė keq, pra, dhe duke mos i bėrė padrejtėsi. Shkurt, njeriu qė zgjedh rrugėn e drejtė ose tė shtrembėr, ēohet nė atė rrugė dhe bėhet tė arrijė nė rezultatin qė ka dėshiruar. Prirja, dėshira dhe inicimi janė tė njeriut, kurse realizuesi i tyre ėshtė Allahu. Prandaj dhe njeriu, nė botėn tjetėr, do tė shpėrblehet ose ndėshkohet sipas llojit tė aktit tė dėshiruar dhe inicuar prej tij.
>>> c)
Krijoni Kontakt