Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pyetje: Pse Allahu pa mė pyetur pėr mua, pa marrė qė mė parė mendimin tim, mė krijoi dhe mė bėri tė dė*nuarin e kaderit? Pastaj, pse kaderi im shfaqet jo nė formėn qė unė tė bėhem i pasur e tė jetoj nė mirėqenie, por nė formėn qė tė pėsoj ngatėrresa, kokėēarje e fatkeqėsi?

    Pėrgjigje: Kaderi s'ėshtė detyrues, i padrejtė, dhunues, sidomos kurrsesi i shėmtuar!

    Siē kuptohet nga shpjegimi qė kemi bėrė gjer tani, nuk ka ndonjė vendim tė paracaktuar pa llogaritur vullnetin e njeriut. Veē kėsaj, Allahu edhe na ka tėrhequr vėmendjen dhe paralajmėruar nė mėnyrė tė vazhdueshme duke na dėrguar profetė dhe duke na zbritur libra tė shenjtė.

    Nuk ndodh ndonjė gjė e shėmtuar ose mėkat nėse njeriu nuk i del pėr zot asaj. Nėn ndikimin e egos, duke e pėrdorur vullnetin pėr keq, pėr rrjedhojė duke u bėrė ftesė tė kėqijave, njeriu ka shtypur butonin e sė keqes, pra, ėshtė bėrė shkak qė tė hapet kapaku i gropės ku ka pėr tė rėnė. Pastaj ai shkon dhe rrokulliset brenda nė tė! Pėr shembull, ashtu siē ėshtė vetė i pastėr e i shkėlqyer, dielli ėshtė edhe burimi i dritės dhe ngrohtėsisė qė janė tė nevojshme domosdoshmėrisht pėr jetėn, si dhe burimi i ngjyrave dhe bukurive qė reflektohen nė fytyrėn e luleve. Mirėpo, nėse njeriu rri nėn diell me orė tė tėra, mund tė sėmuret, madje, tė vdesė. Po pėr kėtė mos ka faj dielli? A mund tė thotė njeriu "pse u krijua dielli" nga pakėnaqėsia e sėmurjes, pėr tė cilėn ėshtė vetė shkaktar ngaqė e shpėrdoroi diellin? A mund ta kritikojmė ne krijimin dhe ekzistencėn e diellit pėr shkak tė pasojave negative, si djegia e trupit, sėmurja apo pri*shja e ushqimeve, tė buruara, kėto, krejtėsisht nga gabimet e vullnetit tonė?

    Sigurisht, mėkatet, dėmet dhe shėmtitė qė i ngarkohen kaderit, janė, nė tė vėrtetė, rezultat i shpėrdorimit nga njeriu tė vullnetit tė vet. Po qe se ia ngarkojmė kaderit njė sėrė padrejtėsish dhe shėmtish pa futur nė llogari vullnetin tonė, edhe fatkeqėsinė tonė e dyfishojmė, edhe tregojmė paturpėsi ndaj kaderit.

    Pėr shembull, njeriut i ėshtė dhėnė ndjenja e epshit edhe si njė shije e kėnaqėsi, edhe si shkak qė ēon nė njė rezultat tė do*bishėm siē ėshtė shtimi i brezit. Dhe nė qoftė se njeriu, duke e pėrdorur keq vullnetin e vet, pėrpiqet ta realizojė kėtė ndjenjė dhe plotėsojė kėnaqėsinė e rrjedhur prej saj me rrugė tė gabuara e tė ndaluara, si marrėdhėniet seksuale jolegjitime dhe prostitucioni, kush do tė ketė faj, kaderi, apo njeriu vetė? Nė kėtė rast, njeriu, njė pretekst tė dhėnė pėr dobi dhe, pėr realizimin e tė cilit, janė pėrgatitur tė gjitha mundėsitė, e pėrdor pėr tė keq, bėn keq dhe hyn nė mėkat dhe, si pėrfundim, i bėn padrejtėsi vetes, e dėmton veten. Tė kėsaj natyre janė edhe krimi dhe veprime tė tjera tė kėqija, tė ndaluara e tė dėnueshme. Ndėrkaq, ka edhe vuajtje e fatkeqėsi qė heq njeriu jo pėr faj tė tij, pra, jo se e shpėrdoron vullnetin e vet, por ne u pėrpoqėm tė shpjegojmė kuptimin, urtėsinė, dobitė dhe bukuritė e tyre dhe, kur tė jetė vendi, do tė flasim pėrsėri pėr to.

    Krahas rezultateve dhe pėrfundimeve, kaderi merr parasysh edhe shkaqet, kurse njeriu, pėr shkak tė krijimit tė vet dhe nga*qė nuk e kupton dot plotėsisht kaderin, vėshtron vetėm pėrfundimet dhe shkaqet e jashtme, formale e qė mundet t'i shohė, arrin nė konkluzion tė gabuar dhe bėn padrejtėsi. Pėr shembull, po tė shihni njė tė moshuar duke ia hequr veshin njė fėmije, meqė veprimi ėshtė i papėlqyeshėm, ju menjėherė konkludoni se fėmijės po i bėhet padrejtėsi. Kurse ai qė po i tėrheq veshin fėmijės ėshtė, ndoshta, i ati, i cili po bėn diēa tė domosdoshme qė do ta bėnit edhe ju. I ati vetėm sa i ka hequr veshin fėmijės pėr njė gjest tė keq tė tij ndoshta jo dhe aq me rėndėsi, me qėllim qė nė tė ardhmen tė mos vijė puna qė t'u bjerė gjunjėve nga mjerimi dhe pendimi pėr njė veprim tė keq mė tė rėndė tė fėmijės, ka marrė masa para se shtamba tė thyhet... Mirėpo ju konkluduat sipas dukjes dhe e akuzuat atė baba pėr dhunė dhe padrejtėsi, duke i bėrė, nė fakt, padrejtėsi jo atij, por vetes suaj. Kurse kaderi i sheh tėrė shkaqet menjėherė dhe i di edhe shkaqet e padukshme, prandaj konkludon plotėsisht dhe me drejtėsi!

    Shihni njė gjuetar qė qėllon njė luan dhe e vret. Juve ju vjen keq pėr luanin, por nuk e dini se atė e pati dėnuar kaderi sepse pati lėnė pa nėnė tė vegjlit e njė drenusheje. Nga ana tjetėr, vjen njė ditė qė gjuetari thyen kėmbėn dhe ndėshkohet qė vrau luanin. Dikush plagos me thikė dikė tjetėr, por, pėr shkaqe tė ndryshme, nuk dėnohet dhe, me kalimin e kohės, ngjarja harrohet. Mirėpo ja qė vjen njė ditė dhe pėr kėtė njeri dikush shpif pėr ēnderim, ai del para gjyqit dhe dėnohet megjithėse ėshtė i pafajshėm. Ju qė mund ta dini tė vėrtetėn, e akuzoni gjykatėsin pėr padrejtėsi, por gjykatėsi s'ka faj, se ai sheh faktet dhe provat qė ka nė dorė. Nė tė vėrtetė, ėshtė kaderi qė ka vendosur pėr tė duke marrė parasysh tė gjitha shkaqet dhe ai po dėnohet tani pėr atė plagosjen me thikė qė ishte harruar! Ja, pra, bukuria te kaderi dhe shėmtia nė konkluzionet tona! Pa dyshim, ēdo kon*kluzion i kaderit ose ėshtė i bukur nė vetvete, ose ėshtė i bukur si rezultat dhe pėrfundim.

    Meqė erdhi vendi, e quaj me vend tė tregoj njė ngjarje tė rrėfyer pėr profetin Musa.

    Profeti Musa i lutet Zotit: "O Zot, tregoma drejtėsinė tėnde!" Dhe Zoti i pėrgjigjet: "Prit pranė aksh ēezmeje dhe shih ē'do tė ngjasin!" Profeti Musa shkon atje dhe pret i fshehur. Pa shkuar shumė, te ēezma vjen njė kalorės, i jep ujė kalit dhe largohet, por, ndėrsa po i jepte ujė kalit, i bie pėrtokė njė qese me florinj. Pas tij vjen menjėherė njė fėmijė, e merr qesen dhe largohet. Pastaj te ēezmja vjen njė i verbėr dhe, nė atė mes, vjen edhe kalorėsi i cili, pasi e vė re se i ka rėnė qesja, kthehet te ēezma pėr ta marrė. Kalorėsi ia kėrkon florinjtė tė verbėrit, i cili pėr*piqet ta bindė kalorėsin se as ka gjetur, as ka marrė qese me florinj, por mė kot. Kalorėsi e vret tė verbėrin dhe largohet. Pro*feti Musa e pyet Zotin se ku ėshtė drejtėsia te ato ngjarje krejt tė padrejta dhe merr kėtė pėrgjigje:

    "Kohė mė parė, kalorėsi i pati vjedhur tė atit tė djalit njė qese me florinj dhe Ne ia kthyem tė birit. Kurse i verbėri, dikur, ia pati vrarė kalorėsit tė atin dhe Ne e ēuam drejtėsinė nė vend me vrasje pėr vrasje!"
    Ja, kėshtu, zinxhiri i ngjarjeve tė dukura tėrėsisht si padrejtėsi pėr shkak tė mosnjohjes sė shkaqeve tė vėrteta dhe vėshtrimit nga jashtė, kur njihen shkaqet e vėrteta, del si drejtėsi e plotė. Kėshtu ėshtė edhe konkluzioni i kaderit; nė tė nuk pėrmbahet as padrejtėsia dhe shėmtia mė e vogėl. Ēdo konkluzion dhe vendim i tij ėshtė vetėm drejtėsi dhe vetėm bukuri!

    Nė gjėrat qė njeriu i sheh si tė kėqija duke vėshtruar dukjen, Allahu ka dėshiruar pėr tė shumė tė mira, kurse nė shumė gjėra qė njeriu i mendon se tė mira e tė dobishme, pėr tė ka tė kėqija. (Bakara, 2:216) Pėr shembull, veēanėrisht nė mot tė ftohtė, nje*riu e ka tė vėshtirė tė marrė abdest, kurse abdesti ėshtė vetė i bukur, i ka edhe pėrfundimet tė bukura. Xhihadi, sipas shprehjes sė ajetit, mund tė vijė i rėndė e i neveritshėm, por, si rezultat, mund tė sjellė shumė favore e shpėrblime. Ndodh qė Allahu e bėn dikė tė falimentojė, por njeriu nuk e di se pasuria do t'i bėhej pretekst pėr ta nxjerrė nga rruga e drejtė. Njeriu lutet, por, kur s'i plotėsohet, bie nė pesimizėm, kurse ose ato qė kėr*kon janė kundėr interesit tė tij, ose Allahu do t'i japė mė vonė ose nė jetėn tjetėr gjėra edhe mė tė mėdha e tė bukura!

    Kėshtu, nė ēdo konkluzion dhe vendim tė Allahut pėr ne ka shumė urtėsi dhe dobi qė nuk mundemi t'i dimė. Allahu nuk ėshtė i detyruar qė patjetėr ta trajtojė njeriun me urtėsi duke marrė pėr bazė tė mirėn e tij, por siē ėshtė Krijues dhe i Ditur,[1] Allahu ėshtė edhe i Urtė[2] dhe kurrė nuk bėn punė tė kotė, por ē'e do se nė shumicėn e rasteve ne mund tė mos i dimė urtėsitė nė veprimet e Tij! Nė kėto kushte, ta pranojmė kaderin dhe t'i nėnshtrohemi Zotit, tė orientohemi kah Ai dhe, me botėkuptimin se edhe favori i Tij ėshtė i kėndshėm, edhe persekutimi i Tij, t'i nėnshtrohemi pa kundėrshtim gjithēkaje qė vendos Ai pėr ne!

    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 17-12-2009 mė 06:33
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  2. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    Selam Fisnik

    Edhe te kam pyet tek tema qe kam hap une por se ke marr mundin me u pergjegje , po te beje te njejten pyetje .

    Kjo tem sikur bie ne kontradikt me vetveten .

    Po te pyes sinqerishte , pse egziston dita e Gjykimit ??

    Pse ne duhet me dhen llogari kur e kem patur te shkruar qdo gje qe ka me ndodhe ??

    Une po bazohem ne keto ajete : 17:14.
    "Lexo librin tėnd, mjafton tė jesh sot llogaritės i vetvetes".
    21:1.
    Njerėzve u ėshtė afruar koha e llogarisė sė tyre, e ata tė hutuar nė pakujdesi nuk pėrgatiten fare pėr tė.
    21:47.
    Nė ditėn e gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa peshoja e njė kokrre tė melit Ne do ta sjellim atė. E mjafton qė Ne jemi llogaritės

    Po te pyes me msu te vertet e jo me bo shaka a diqka tjeter .
    Pyetje: Si mund tė shpjegohet qė, pėr njė vullnet tejet tė thjeshtė, tė vogėl dhe tė dobėt, jepet njė xhennet ose xhehennem i pafund?

    Pėrgjigje: Siē u prek kjo ēėshtje edhe mė parė, nė tė vėrtetė, ne duhet tė mendojmė mė shumė jo tė meritojmė favore tė sė ardhmes si xhenneti, por tė falenderojmė pėr tė mirat qė na bien si shi nė kokė. Eshtė krejt e pamundur qė falenderimin e tė mirave qė na jepen nė dorė dhe pa shpėrblim, s'ėshtė e mundur kurrė ta bėjmė me anė tė adhurimeve. Nė jetėn e kėsaj bote, punojmė njė ditė pėr tė jetuar njė ditė, punojmė gjashtė muaj pėr tė jetuar gjashtė muaj dhe themi: "Eh, sikur tė punoja gjashtė muaj e tė jetoja njė vit!" Ndėrsa e vėrteta qėndron kėshtu, si mund tė fitohet xhenneti, parajsa, vendi i mrekullive tė pasosura, me njė jetė kaq tė shkurtėr qė kalon mė shumė me gjumė, me fėmijėri dhe me punė qė i pėrkasin kėsaj bote? Pėr mė tepėr, si mund tė fitohet xhenneti me kontributin e vogėl tė njeriut qė llogaritet me shtypjen e njė butoni? Ose, nga ana tjetėr, si mund tė dėnohet njeriu me xhehennemin e pėrjetshėm vetėm pėr shkak tė njė akti kaq tė vogėl?

    Tani le tė pėrpiqemi t'i bėjmė dritė ēėshtjes nga disa aspekte.

    a) Nga aspekti i qėllimit.

    Xhennet i pėrjetshėm, tė mira tė pėrjetshme dhe Bukuri e pėrjetshme e Allahut! Tė gjitha kėto s'mund tė bėhen produkt i kėsaj jetės sonė tė vdekshme e tė shkurtėr dhe ne kurrsesi s'mund ta arrijmė pėrjetėsinė me anė tė vlerave tona materiale! Mirėpo ėshtė "qėllimi i besimit tė pėrjetshėm" qė mund tė na bėjė ta arrijmė pėrjetėsinė. Lavdi Allahut, i besojmė Zotit tonė dhe jemi tė vendosur e besnikė nė kėtė besim. Nė kėtė drejtim e pėrdorėm butonin e vullnetit tonė dhe, gjithashtu, me vullnetin tonė, do ta mbajmė fort me anė tė qėllimit tonė kėtė besim tė pėrjetshėm. Prapė, ėshtė Zoti ynė qė na ka vėnė nė rrugėn e drejtė qė na e ka ndezur si pishtar nė zemrėn tonė. Po qe se kemi pėr tė jetuar shtatėdhjetė vjet, jemi tė vendosur nė qėllimin tonė pėr tė jetuar me besim. Edhe sikur Zoti ynė tė na jepte jo shtatėdhjetė e njėqind e shtatėdhjetė, por edhe njė mijė vjet je*tė, prapė ne nuk do tė kthehemi, por do tė vazhdojmė me ven*dosmėri nė besimin tonė! Sa tė jemi gjallė, madje, sikur Zoti ynė tė na lėrė pėrjetėsisht nė kėtė botė, ne nuk do tė ktheheshim nga besimi dhe do ta besonim Zotin pėrjetėsisht. Ja, pra, thelbėsore nė hyrjen nė xhennet apo xhehennem ėshtė ky qėllim. A nuk thotė edhe Profeti se aktet vlerėsohen sipas qėllimit? Ēdokush do tė marrė pėrgjegjėsen e qėllimit tė vet. Po qe se qėllimi ynė s'mbetet nė vijėn e besimit tė pėrjetshėm, edhe shpėrblimin do ta kemi sipas kėsaj. Ndėshkimi dhe shpėrblimi janė sipas llojit tė aktit: pėr besimin e pėrjetshėm dhe qėllimin e besimit tė pėrjetshėm, xhennet i pėrjetshėm; e kundėrta, pėr mo*himin e pėrjetshėm dhe qėllimin e mohimit tė pėrjetshėm, xhehennem i pėrjetshėm. Allahu nuk sheh pamjen tonė dhe as sa kohė ndenjėm me trup nė kėtė botė tė vdekshme, por qėllimin qė bartėm, vendosmėrinė qė treguam, besimin qė patėm nė zemėr dhe vazhdimėsinė e qėllimit dhe mendimit nė besim.

    Sigurisht, pavarėsisht se sa pak qė tė jetohet, me anė tė mendimit tė besnikėrisė dhe vendosmėrisė nė besim, qėllimi mbetet njė dritė qė ndriēon kohėt gjer nė pafundėsi. Nė antagonizėm me kėtė, edhe jeta e pafundme e mohuesit me qėllim tė errėt, i cili e sheh ēdo gjė tė errėt, ėshtė e errėt siē e ka kuptimin xhehennemi. Sepse mohuesi ėshtė i vendosur me kryeneēėsi tė mos e ndezė dritėn e pėrjetshme tė besimit edhe sikur tė jetojė me miliona vjet, pėr pasojė, do tė bėhet viktimė e qėllimit tė vet tė errėt qė ia errėson zemrėn, jetėn e kėsaj bote dhe tė botės sė pėrjetshme.

    Qėllimi juaj i kthjelltė u zgjattė gjer nė pafundėsi dhe pėrjetėsia e haptė prehrin pėr ju!

    b) Vendimi nė ndėshkim sheh peshėn e fajit si dhe qėllimin, synimin dhe rezultatin nė kryerjen e tij, jo kohėzgjatjes sė kryerjes.


    Nė botė, pėr fajin e vrasjes me paramendim, i cili, si akt, kryhet brenda disa minutave, disa herė jepet dėnim me 25 vjet burg, domethėnė, 13 milion minuta, disa herė me burgim tė pėrjetshėm ose me vdekje dhe nė asnjė rast nuk merret parasysh kohėzgjatja e aktit. Ndoshta shihen elementė tė tjerė pėrbėrės tė fajit, si pesha e tij, qėllimi, synimi dhe pėrfundimet. Kri*met qė bartin nė shpinė mohimi dhe mohuesi, janė shumė mė tė mėdha, shumė mė tė rėnda sesa krimi i vrasjes sė njė njeriu. Numri i dėshmitarėve qė dėshmojnė ekzistencėn e Krijuesit ėshtė sa numri i molekulave, atomeve, qelizave, engjėjve, pikave tė shiut, etj., kurse mohimi, duke konsideruar pėr njė ēast si tė paqenė dėshminė e kaq shumė dėshmitarėve, merr kuptimin e akuzimit si gėnjeshtarė tė tyre si dhe tė dėnimit tė tėrė gjithėsisė me errėsirė. Gjithashtu, duke e nėnvleftėsuar Artistin e Madh, duke i quajtur tė dobėta qėndisjet e Tij nė gjithėsi dhe duke i hedhur poshtė argumentet e Tij, mohimi konsiderohet njė krim i madh. Pėr mė tepėr, ėshtė pėrgėnjeshtrim i mijra profetėve, nė jetėn e tė cilėve ėshtė e pamundur tė gjesh gėnjeshtėr, i miliarda besimtarėve besnikė. Gjithsesi, edhe ndėshkimi i njė faji tė tillė do tė jetė nga lloji i tij qė ėshtė xhehennemi i pėrjetshėm!

    >>> vazhdon pergjigjeja e kesaj pyetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 17-12-2009 mė 08:17
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  3. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    <<

    c) Vullneti i pjesshėm ėshtė vėrtet e vogėl, por pėrfundimi i tij ėshtė shumė i madh, pra dhe Allahu e jep ndėshkimin sipas pėrfundimit tė tij.

    Me shtypjen e njė butoni, mund tė shuani nė njė ēast miliona llamba elektrike duke lėnė nė errėsirė njė qytet apo vend tė madh. Ose, si nė Luftėn e Parė Botėrore, me njė sjelljen apo veprimin tuaj mund tė bėheni shkak pėr vdekjen e miliona njerėzve, pėr shembjen e miliona familjeve, pėr rrafshimin e qyteteve, pėr asgjėsimin e veprave qė kanė kėrkuar punė dhe pėrpjekje shekullore tė popujve ose tė tė gjithė njerėzimit dhe tė ndryshimeve shumė tė mėdha nė dimensione botėrore. Nė tė njėjtėn mėnyrė, me njė shkrepse mund tė digjni njė pyll tė madh ose, duke hequr njė tullė, mund tė shembni njė pallat. Mohim do tė thotė shkatėrrim dhe shkatėrrimi ėshtė shumė i lehtė dhe, si rezultat, shumėpėrfshirės dhe tronditės. Ja, pra, meqė me pėrdorimin e vullnetit tė vet pėr tė shkatėrruar, mohuesi bėhet shkaktar shkatėrrimesh shumė tė mėdha, meriton xhehennemin, skėterrėn e pėrjetshme. Nė antagonizėm me tė, duke e pėrdorur vullnetin nė drejtim pozitiv, besimtari ia ndriēon vetes edhe kėtė botė, edhe botėn tjetėr.

    ē) Njeriu qė ia kthen shpinėn dhėnėsit tė mirėsive tė pakufishme, e meriton tė hajė shpulla.


    Njeriu qė ia kthen shpinėn zotėruesit dhe dhėnėsit tė atyre tė mirave tė pakufishme qė tregojnė madhėshtinė dhe fuqinė e pafundme tė Allahut dhe qė kanė peshė dhe vlerė tė pafundme nė ekzistencė, njeriu qė, pastaj, duke e mbyllur njė libėr si ndėrgjegjja qė ėshtė dėshmitari i pazė i ekzistencės sė Allahut, i vret mendjen, vetėdijen dhe ndjenjat e veta tė pasionuara ndaj pėrjetėsisė, veēanėrisht, njeriu qė i mbyll sytė pėr Profetin i cili, duke e treguar librin e gjithėsisė me anė tė Kur'anit, tregon rrugėn e lumturisė, dhe qė e mbyll derėn e zemrės, ky njeri, pra, duke e shpėrdoruar vullnetin e vet me peshė shumė tė vogėl nė pėrmasat gjigande tė gjithėsisė, duke parapėlqyer nė zgjedhje ca gjėra iluzive e konvencionale pa asnjė peshė nė krijim dhe ekzekutim dhe duke rėnė nė lojėn e egos sė vet dhe djallit, sigurisht qė do ta meritojė tė hajė shpulla tė rėnda sa gjithėsia!

    d) Dėnimi i tradhtisė sė amanetit jepet nė raport tė drejtė me vlerėn e amanetit dhe tė tė zot tė amanetit.


    Dėnimi qė i jepet fėmijės qė thyen xhamin e dritares, nuk ėshtė i njėjtė me dėnimin qė i jepet adjutantit qė prish duke e shpėrdoruar kurorėn prej kristali tė mbretit. Po t'u dorėzohet nė ruajtje njė ushtari dhe njė komandanti armate njė sasi kapitali sipas pozitės sė secilit dhe ata ta bėjnė atė kapital rrush e kumbulla, sigurisht qė, nė ndryshim tė pakrahasueshėm me dėnimin qė do t'i jepet ushtarit, komandanti i armatės do tė nxirret para gjykatės sė lartė ushtarake. Po kėshtu, pėrgjegjėsia e njė shkencėtari qė e kalon jetėn me studime e zbulime tė mėdha, ėshtė krejt e ndryshme nga pėrgjegjėsia e njė ēobani qė e kalon gjithė jetėn pas kopesė nė mal.

    Si nė shembujt e mėsipėrm, kapitali jetė qė u ėshtė dhėnė kafshėve dhe kapitale e tė mira tė tjera tė dhėna sipas mundėsive tė kafshėve dhe funksioneve qė kanė pėr tė kryer, pėrdoren prej tyre pa bėrė ndonjė shpėrdorim. Po, kapitalet dhe tė mirat qė u janė dhėnė, disa kafshė i pėrdorin pėr tė bartur dhe transportuar ngarkesa, disa pėr tė dhėnė mish dhe qumėsht, etj. Mirėpo njeriu nuk ėshtė kafshė dhe kapitali i dhėnė atij nuk ėshtė si kapitali i dhėnė kafshėve. Njė dorė njeriu ėshtė mė e ēmuar sesa duart e njė mijė merimangave; njė gisht njeriu ėshtė mė i ēmuar sesa krahėt e njė mijė trumcakėve. Sigurisht, kur njeriu ta shpėrdorojė kapitalin e madh qė i ėshtė dhėnė, ndėrgjegjen, mendjen, arsyen, vetėdijen, gjykimin, njohjen si dhe mijra ndjenja, aftėsi e mundėsi, edhe dėnimi i tij ka pėr tė qenė i tė njėjtave pėrmasa. Sidomos po qe se zemra, vendi i shfaqjeve tė posaēme, e cila duhet tė mbushet dhe ngopet me afėrsinė, respek*tin dhe dashurinė ndaj Allahut e jo tė hapė dyert ndaj tjetėr gjėje e tjetėrkujt, merret nėpėr kėmbė nga egoja, atėherė njeriu do tė bjerė nė nivelin e njė guri si lėndė djegėse e xhehennemit, lėnda djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atėherė, njeriu duhet ta pėrdorė vullnetin me vend, t'ia kushtojė zemrėn tė Zot tė zemrės dhe tė shkojė tek Ai me zemėr tė pastėr.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 17-12-2009 mė 08:14
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pyetje: Si ndodh qė, gjatė krijimit tė shpirtrave ose kur njeriu ėshtė ende fetus nė barkun e nėnės, pėr tė tė shkruhet se do tė bėhet zotėri apo shėrbėtor, se do tė shkojė nė xhennet ose xhehennem?

    Pėrgjigje: Megjithėse kjo ēėshtje u shpjegua nė mėnyrė tė mjaftueshme nė vendin e duhur, kėtu le tė pėrpiqemi ta parashtrojmė me pak rreshta.

    Para sė gjithash, Allahu shkruan se si ka pėr t'u sjellur njeriu me vullnetin e vet, se do tė kryejė akte pėr xhennet apo akte pėr xhehennem, me anė tė diturisė sė Tij tė pafundme, sepse i di qysh nė pafillimshmėri me diturinė e tij tė pafundme, kurse njeriu bėhet i denjė pėr xhennet ose xhehennem, bėhet zotėri ose shėrbėtor jo se Allahu ka shkruar ashtu pėr tė.

    E dyta, Allahu, jo vetėm di se nė ē'drejtim do ta pėrdorė njeriu vullnetin e tij, por di edhe tė gjitha shkaqet qė ndikojnė e do tė ndikojnė mbi aktet e tij dhe sipas kėtyre gjėrave shkruan. Allahu e di se si do tė jetė ndikimi dhe edukata e familjes sė tij mbi tė, se nė ē'drejtim do ta ndikojė atė mjedisi, cilat do tė jenė pretekstet qė ēojnė nė besim ose mohim dhe se si ka pėr t'i kapėrcyer ai tė gjitha kėto.

    Ne nuk mund ta dimė nėse njeriu do tė bėhet pėr xhennet apo xhehennem, sepse s'dimė gjė sepse s'e njohim kaderin. Ne gjykojmė faktet e jashtme dhe, nėse ka fjalė dhe veprime qė ēojnė nė mohim, mė e shumta i themi "mohues", por nuk mund t'i themi se ėshtė pėr nė xhehennem. Meqė s'e njohim tė vėrtetėn, zemrėn e atij njeriu, dhe se si ka pėr ta dhėnė frymėn e fundit, kėto ia lėmė Allahut. Dikush qė sot e njihni pėr ateist, vjen njė ditė dhe e shihni se ėshtė bėrė njė besimtar i kompletuar. Me qė ėshtė vendi, do tė tregoj njė ngjarje nga Gjermania, tė dėshmuar nga njė shoku ynė funksionar feje. Xhamitė janė tė hapura pėr kėdo, bėhen biseda dhe pėrpjekje pėr t'i shpjeguar disa ēėshtje me rėndėsi. Njė i ri qė vjen tė dėgjojė, thotė: "A e dini, unė jam komunist!" A mund t'i thuhet menjėherė kėtij tė riu se e ka vendin nė xhehennem? Kalojnė ditė, i riu njihet me disa shokė, mėson prej tyre me njė mėnyrė tė pėrshtatshme mbi besimin dhe ēėshtjet fetare dhe ja tek duket njė tė shtunė nė xhami sė bashku me njė shok tjetėr pėr tė falur namazin e jatsisė... E ka sjellė edhe shokun me vete qė tė mėsojė disa gjėra!

    E, tani, ē'do tė fitonit po ta kishit refuzuar qysh nė ēastin e parė duke i ngjitur vulėn e tė dėnuarit me xhehennem? A s'do tė turpėroheshit kur ta shihnit atė tė shtunė mbrėma me ndryshimin qė kishte bėrė? Nuk ėshtė as detyra, as kompetenca jonė tė konkludojmė dhe vendosim mbi njerėzit!

    Le tė shohim edhe fjalėt e njė tė riu tjetėr qė u bėhen interpretė tė ndjenjave tė brezit tonė.

    "Unė merrja pjesė nė Kėln nė marshimet nėn flamujt e kuq. Njė ditė shkova te shokėt e rinj. Atje bėheshin pyetje dhe jepeshin pėrgjigje. Meqė isha simpatizant i komunizmit, ndjeja shqetėsim, dėgjoja me shumė kujdes dhe rrija nė pritė duke pasur dyshim se mos sulmojnė totemet e mia, mos thonė fjalė tė kėqija pėr to, mos hedhin parrulla. Nuk ndodhi asgjė nga kėto, por u fol pėr ēėshtje besimi qė s'i kisha dėgjuar asnjėherė. Ndryshe, do tė mbetesha i pakėnaqur dhe do tė vazhdoja me zakonet e mia tė vjetra si pijet, etj."

    Prapė po pyesim: Si do ta dėnonit me xhehennem kėtė tė ri qė sot ėshtė bėrė njė besimtar i mirė dhe vrapon majtas e djathtas me makinėn e vet pėr tė bėrė ndonjė shėrbim?

    Siē kuptohet edhe nga shembujt qė dhamė, meqė Allahu e di se si do ta pėrdorė njeriu vullnetin dhe si do ta japė frymėn e fundit, shkruan qysh nė botėn e shpirtrave ose nė barkun e nėnės se ē'do tė bėhet ai, zotėri, apo shėrbėtor, pėr nė xhennet apo xhehennem. Siē shprehet hadithi, porosia profetike, "njeriu, si tė rrojė, ashtu vdes dhe, si tė vdesė, ashtu ringjallet"! Ajo qė na takon ne, ėshtė tė pėrpiqemi dhe punojmė pa e prerė shpresėn te Allahu dhe pa e parė tė ardhmen e brezit tonė errė*sirė, tė tregojmė zell nė rrugėn pėr t'u bėrė pretekst pėr besimin dhe orientimin e njerėzve nė rrugėn e drejtė!
    >>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 17-12-2009 mė 12:43
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  5. #15
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pyetje: Ē'do tė thotė natyrė islame? Ē'ėshtė orientimi dhe si bėhet preteksti pėr orientim?

    Pėrgjigje: Nė njė hadith autentik thuhet: "Ēdo njeri qė lind, lind me natyrė islame. Pastaj prindėrit e bėjnė atė krishter, ēifut ose zoroastrian (ose njė nga izmat e sotme)!"

    a) Ēdo njeri lind me krijim tė pastėr, tė panjollė dhe me njė natyrė tė pėrshtatshme pėr besim dhe Islam.

    Njeriu lind si njė letėr e bardhė ku mund tė shkruhet ēdo gjė, si njė shirit elektromagnetik ku s'ėshtė regjistruar asgjė, si njė mineral i shkrirė qė pret tė futet nė kallėpė, si njė fidan i njomė qė mund ta pėrkulėsh nga tė duash.

    Pėr kėtė arsye, ē't'u tregosh fėmijėve tė moshės 5-15 vjeē, e regjistrojnė menjėherė nė mendje dhe kujtesė, e ruajnė me dashuri nė zemėr, gjė qė ka shumė rėndėsi pėr edukimin e besimit. Pėr shembull, sapo t'u thuash se edhe fshati mė i vogėl e ka njė kryeplak, se gjilpėra e ka mjeshtrin qė e ka bėrė, kėshtu qė, edhe tėrė kjo gjithėsi e madhe e ka njė Zot qė ėshtė Allahu, ata e kuptojnė mesazhin sepse, nė sajė tė natyrės sė pastėr qė kanė, s'i ngatėrron e s'i pengon asgjė. Nė lidhje me natyrėn e pastėr, ne kemi konceptet dhe kriteret tona me tė cilat jemi mėsuar dhe jemi nė gjendje t'i dallojmė natyrat e pastra sapo t'i shohim, sapo ato tė pėrputhen me konceptet dhe kriteret tona.

    b) Natyra e pastėr mund tė fėlliqet dhe tė atrofizohet me anė tė mohimit dhe mėkateve.

    Me mohim dhe mėkate, njeriu konsiderohet se i ka mbyllur sytė ndaj argumenteve dhe provave nė pėrmasa universale, se i ka zėnė veshėt, se e ka shuar ndėrgjegjen, e ka atrofizuar natyrėn dhe, pėr pasojė, e ka privuar veten nga tė gjitha burimet e dritave, ėshtė groposur nė errėsira dhe mbi natyrėn e tij tė pastėr nė origjinė, ka lyer njolla tė zeza qė Allahu s'i do. Nė antagonizėm me kėtė, me besim dhe akte tė mira, njeriu e ruan natyrėn e tij nė origjinė tė pastėr. Atėherė, mund tė themi se, nė natyrėn e njeriut, besimi ėshtė esencial, kurse mohimi, aksidental. Natyra e pastėr nė krijim, mund tė fėlliqet mė pas. Po qe se gjendja e fillimit e krijimit nuk ruhet, nuk i shkohet nė ndihmė dhe nuk merren masat e duhura nė kėtė drejtim, ėshtė krejt e mundur qė ai tė bėhet ose krishter, ose ēifut, ose zoroastrian, ose ēfarėdo gjėje tjetėr qė mund t'ju shkojė nėpėrmend!

    c) Pasi fėlliqet dhe prishet natyra e pastėr, njeriu fiton njė natyrė tė dytė tė prishur.

    Zogu qė del nga veza ėshtė zog edhe pse s'fluturon dot. Ai ėshtė nė krijim i pėrshtatshėm pėr tė fluturuar dhe i pajisur me aftėsinė dhe prirjen e fluturimit. Ne vėmė re, gjatė periudhės sė daljes sė pendėve, se zogu bie e ngrihet nė pėrpjekjet pėr tė fluturuar dhe themi se ai zog ka pėr tė fluturuar. Por po qe se gjatė kėsaj periudhe ndėrhyjnė shkaqe dhe faktorė qė i cėnojnė veēoritė dhe mundėsitė e bashkėlindura tė zogut dhe ia heqin aftėsinė pėr tė fluturuar, ai s'do tė fluturojė edhe pse ėshtė zog. Kėshtu ėshtė edhe mohimi. Duke e atrofizuar krijimin e pastėr dhe tė pajisur me aftėsi tė shumta tė njeriut, mohimi formon tek ai njė natyrė tė dytė tė prishur duke e bėrė tė paaftė pėr tė fluturuar! Siē thoshim pėr zogun se do tė fluturojė sepse ėshtė zog, edhe pėr njeriun e porsalindur themi se ėshtė musliman ose se ka pėr t'u bėrė musliman. Por ē'e do se, me kohė, mbi tė fryjnė erėra tė dėmshme, edhe ai vetė e pėrdor vullnetin nė drejtime tė dėmshme, pėr pasojė e prish natyrėn e pastėr dhe bėhet diēka tjetėr.

    ē) Nė tė gjitha kėto ēėshtje qė i grumbulluam kėtu pėr t'i trajtuar, ekziston mundėsia qė gjithmonė tė na dalin para dy specifika lidhur me ēėshtjen e kaderit: shkaqet e jashtme dhe vullneti.

    Sigurisht, ēdo njeri qė lind, lind me natyrė islame, por faktorėt e jashtėm si prindėrit, shokėt, mjedisi, shoqėria dhe shkolla, si dhe vullneti i cili do t'i pėrdorė kėta nė favor apo nė disfavor tė vet, ndikon mbi natyrėn nė drejtim pozitiv ose negativ. Kurse kaderi, duke i futur nė llogari tė gjitha kėto, shkruhet kėshtu: "Ky njeri do ta mbajė natyrėn tė pastėr dhe do tė bėhet i lartėr"... ose, "Ky njeri do ta prishė natyrėn, do tė fundoset nė mohim dhe do tė bėhet i poshtėr."

    Orientimi nė rrugėn e drejtė. Orientimi nė rrugėn e drejtė ose, shkurt, orientimi, ėshtė njė dritė qė Allahu ia ndez njeriut nė botėn e brendshme pasi ai ta pėrdorė vullnetin e tij tė pjesshėm nė drejtim pozitiv dhe nė favor tė vet. Siē e theksuam edhe mė parė, edhe orientimi, edhe ēorientimi realizohen me anė tė aktit krijues tė Allahut. Nė njė ajet thuhet: "Po tė donte Zoti yt, tė gjithė ē'janė mbi tokė i bėnte tė besonin!" (Junus, 10:99) Kurse nė njė ajet tjetėr, thuhet: "Po tė donte, Allahu i mblidhte ata nė rrugė tė drejtė!" (En'am, 16:35) Madje, Profetit i thuhet: "Pa dyshim, ti s'mund t'i bėsh tė vdekurit tė binden, t'i bėsh shurdhėt tė ta dėgjojnė fjalėn... dhe ti s'je orientuesi i tė verbėrve nga rruga e shtrėmbėr e tyre pėr nė rrugė tė drejtė!" (Rum, 30: 52-53). Fundja, edhe ne, nė ēdo reqat tė namazit i lutemi Zotit tė na orientojė dhe dyzet herė nė ditė themi: "Ihdina's-sirata'l-mustakim", "Shtyna ne nė rrugė tė drejtė"!

    Edhe ajeti si mė poshtė ėshtė nga ajetet qė duhen pėrmendur rreth kėsaj ēėshtjeje: "Ti nuk mund ta orientosh dot njeriun qė do, por Allahu e orienton atė qė do!" (Kasas, 28:56) Edhe Profeti porosit: "Unė u dėrgova si ftues i njerėzve nė besim dhe nė rrugėn e drejtė. Eshtė Allahu qė do t'i ēojė ata nė rrugė tė drejtė dhe qė do t'ua shtresojė besimin nė zemėr!" Edhe djalli i tregon tė zbukuruara mohimin, ēorientimin dhe mėkatet, u fut zemrave dyshim e lėkundje, por edhe ēorientimin, edhe mėkatet, Allahu i krijon.

    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 18-12-2009 mė 05:22
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #16
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Tė bėhesh pretekst pėr orientim.

    Nė njė ajet thuhet: "Pa dyshim, ti je orientues nė rrugė tė drejtė!" (Shura, 42:52) Kurse nė njė ajet tjetėr, thuhet: "Pa dyshim, ti i thėrret dhe i fton ata nė rrugė tė drejtė!" (Muminun, 23:73) Ndėrsa nė ajetin e parė bėhet fjalė pėr veprimtarinė orientuese, nė tė dytin, pėr ftesėn. Siē kuptohet nga ajetet, Profeti ynė ėshtė pretekst pėr orientim, kurse djalli, pėr ēorientim dhe mėkat, ndėrkaq qė, siē e theksuam mė lart, edhe orienti*min, edhe ēorientimin i realizon Allahu.

    Duke filluar me profetėt, Allahu ka krijuar pretekste tė ndryshme orientimi. Po qe se njerėzit nuk i pėrvetėsojnė pretekstet nė fjalė dhe nuk e pėrdorin vullnetin nė drejtim tė orientimit, Allahu nuk e krijon pėr ta orientimin, domethėnė pretekstet i krijon, por pėrfundimet, jo. Pėr shembull, nė lidhje me kėtė ēėshtje, Kur'ani thotė: "Ne e patėm orientuar fisin e Themudit, por ata zgjodhėn verbėrinė nė vend tė orientimit!" (Fussilet, 41:17) Kjo do tė thotė se njėri aspekt i ēėshtjes, qė i pėrket njeriut, ka tė bėjė me prirjet dhe vullnetin e tij, kurse aspekti tjetėr, qė i pėrket Allahut, ka tė bėjė me krijimin, realizimin e orientimit apo ēorientimit.

    Duhen kėrkuar pretekstet qė ēojnė nė orientim.


    Duke u pėrqėndruar, nė njėrėn anė, nė kundėrshtimin e shkaqeve dhe preteksteve qė ēojnė nė mohim dhe qė krijojnė pritė para orientimit, nė anėn tjetėr Kur'ani nxit pretekstet qė ēojnė te e vėrteta. E thėnė ndryshe, ndėrsa nga njėra anė na mėson se si t'u shmangemi cilėsive qė i bėhen pengesė besimit, si mendjemadhėsia, krenaria, vetėpėlqimi, kryelartėsia, nėnvleftėsimi i tjetrit, parapėlqimi i kėsaj bote dhe injoranca, nga ana tjetėr na nxit tė lexojmė, tė mendojmė, tė bėjmė kėrkime nė gjithėsi, tė nxjerrim mėsime nga pėsimet, tė gjykojmė, tė dėgjojmė ata qė bisedojnė nė emėr tė Zotit dhe tė ndjekim rrugėn e tyre tė ndriēuar.

    Nė Kur'an, fjala "pretekst" pėrdoret nė dy vende. Njėri nga kėta ėshtė ajeti 35 i sures Maide: "O ju qė keni besuar! Kini frikė Allahun, tregohuni tė respektuar ndaj Zotit tuaj, kėrkoni pretekste pėr t'iu afruar Atij dhe luftoni qė tė shpėtoni!" Kurse nė ajete tė tjera thuhet: "Dhe ata qė luftojnė nė rrugė tonė, Ne pa dyshim qė i fusim nė rrugėt tona tė dobishme!" (Ankebut, 29:69) "Atij qė frikėsohet nga Allahu, Allahu i krijon njė rrugėdalje (pretekst)!" (Talak, 65:2)

    Siē kuptohet edhe nga ajetet, Allahu kurrė nuk i ēorienton ata qė ecin nė rrugėn e Tij.

    Nė jetėn e tij tė nderuar, Profeti e ka kryer gjer nė fund detyrėn e pretekstit pėr orientim. Allahu e pati vėnė nė veprim tė Dėrguarin e Tij duke e urdhėruar: "Paralajmėroji njerėzit e tu mė tė afėrt!" (Shuara, 26:214) " "Kujto dhe kėshillo!" (Gashije, 88:21) "Dhe shpalle hapur atė qė tė ėshtė urdhėruar!" (Hixhr, 15:94)

    Fakti qė nė ditėn e triumfit tė Mekės, Profeti i fali me fjalėt "shkoni, jeni tė lirė", ata qė s'patėn lėnė tė keqe pa i bėrė kur pati shkuar nė Taif si interpretues i tė vėrtetės, fakti qė i porosiste shokėt qė kishin nxjerrė shpatat pėr t'ua hequr kokat atyre qė i patėn luftuar me aq egėrsi, se armiku mė parė duhet kėshilluar dhe ftuar pėr tė besuar, fakti qė i thoshte Aliut se "orientimi i njė njeriu me dorėn e tij ishte mė i vlefshėm se ēdo gjė tjetėr mbi tė cilėn lindte dielli", si dhe shumė e shumė shembuj tė tjerė tregojnė se ē'rėndėsi tė madhe ka preteksti nė orientimin e njerėzve nė rrugė tė drejtė!

    Ai qė bėhet pretekst, fiton mirėsi sa dhe ai qė e kryen atė punė pėr tė cilėn tjetri iu bė pretekst. Profeti na porosit: "Atij qė hap njė shteg tė mirė dhe bėhet pretekst pėr dobi, i jepen po aq mirėsi qė u jepen pa tė metė"

    >>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  7. #17
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Rruga e Mesme ne Marredhenien Kader-Vullnet

    Nė ēėshtjen e kaderit, specifika qė i preokupon mė shumė mendjet ėshtė pėrputhja mes kaderit dhe vullnetit tė njeriut. Nga njėra anė, botėkuptimi determinist i xhebritėve (deterministėve) mbi kaderin, i cili shkon gjer nė kritikėn e kaderit, i cili e cilėson kaderin detyrues e shtrėngues dhe njeriun, tė dėnuar dhe viktimė tė kaderit dhe, nga ana tjetėr, botėkuptimi liberal determinist-mohues i mutezilitėve qė ia atribuon njeriut plotėsisht edhe kaderin (fatin e vet), edhe krijimin (e akteve tė veta), duke qenė qėndrime dhe botėkuptime tė skajshme, janė shumė larg vlerėsimit tė saktė mbi kaderin dhe vullnetin. Kurse e vėrteta mbi kaderin ėshtė mu nė mes tė kėtyre dy pikėpamjeve dhe botėkuptimeve. Siē e shpjeguam gjer tani, edhe kaderi ėshtė sundues nė jetėn e njeriut, edhe njeriu ėshtė i pajisur me prirje, qėllim, mendim, arsyetim, gjykim, krahasim, parapėlqim, zgjedhje si dhe njė vullnet pėr tė marrė vendim. Atėherė, ēėshtja duhet trajtuar si tė pėrbėhej prej dy pjatash tė njė peshoreje duke i mbajtur ato nė nivel.

    Nė dy ajete tė njėpasnjėshėm, Kur'ani e ezauron ēėshtjen duke i bashkuar menjėherė tė dy pozitat. Ndėrsa nė ajetet 27 dhe 28 tė sures Tekvir thuhet se "ai (Kur'ani) ėshtė vetėm kėshillė pėr botėt... pėr ata qė dėshirojnė tė qėndrojnė nė rrugė tė drejtė", nė ajetin 29, duke thėnė se "po tė mos dėshirojė Allahu, Zoti i botėve, ju s'mund tė dėshironi", pohohet dhe theksohet se Allahu ėshtė dėshiruesi i gjithēkaje, ndėrkaq qė kjo dėshi*rė nuk bie nė kundėrshtim me tė drejtėn e njeriut pėr tė pasur njė prirje dhe dėshirė. Nė njė ajet tjetėr (Saffat, 37:96), duke thėnė se "Allahu ėshtė krijuesi i juaj dhe i bėmave (akteve) tuaja", pohohet se krijimi (si akt universal) dhe bėrja i pėrkasin plotėsisht Allahut, kurse nė ajete tė tjerė, me anė tė pohimeve dhe nxitjeve, si "njeriut s'i pėrket gjė tjetėr veē asaj pėr tė cilėn pėr*piqet vetė", "luftoni nė rrugėn e Allahut", "vraponi pėr nė xhennet", "kėrkoni pretekst nga Allahu", "lexoni, shkruani, mendoni", bėhet e ditur se njeriu nuk ėshtė para kaderit njė i burgosur me duar e kėmbė lidhur dhe se duhet ta pėrdorė vullnetin e vet si njė kusht dhe shkak elementar. Nė disa ajete kjo ėshtė mė e qartė: "mbajeni fjalėn qė mė keni dhėnė , qė edhe unė ta mbaj fjalėn qė ju kam dhėnė" (Bakara, 2:40), "nėse ju e ndihmoni fenė e Allahut, edhe Allahu ju ndihmon juve" (Muhammed, 47:7), "nėse njė popull nuk e ndryshon vetė gjendjen e vet, as Allahu s'ia ndryshon gjendjen" (Rad, 13:11). Atėherė themi se detyrim absolut (determinim) ka pėr jogjallesat, pėr bimėt dhe kafshėt, kurse pėr njerėzit dhe xhindet ka "detyrim tė kushtėzuar". Ndėrkaq, krijimi i vullnetit tė pjesshėm dhe i rezultateve tė tij janė projektuar nga Allahu qysh nė pafillim dhe janė pėrcaktuar dhe shėnuar imtėsisht nė Librin e Kaderit.

    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #18
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    a) Allahu e ka shkruar kaderin duke e ditur qė mė parė se si do ta pėrdorim vullnetin tonė.

    Siē u sqarua edhe mė parė, kaderi nuk e detyron njeriun tė sillet dhe veprojė sipas njė drejtimi tė caktuar, pėrkundrazi, meqė Allahu e di qysh mė parė se si ka pėr t'u sjellur dhe vepruar njeriu, kaderi i tij pėrcaktohet i tillė. E thėnė ndryshe, kaderi ka karakter informativ (pėrbėhet prej njė grumbulli informacioni tė caktuar) dhe s'ėshtė vullnet apo fuqi, kurse informacioni ėshtė dije, pėrbėhet prej dijes.

    Ndėrkaq karakteri informativ i kaderit ka fuqi pėr t'u bėrė realitet. Tė dish ėshtė tjetėr, ta bėsh atė qė di, domethėnė ta shfaqėsh, t'i japėsh formė asaj qė di (asaj qė ke nė kokė – pėr rastin tonė) nė botėn e jashtme, ėshtė tjetėr gjė. Le tė bėjmė sa tė duam ne plane nė kokė, shumė prej tyre kurrė s'kanė pėr t'u realizuar. Kurse kaderi i Allahut qė ėshtė njė plan, realizohet me anė tė akteve qė do tė kryejė njeriu me anė tė vullnetit tė vet. Kjo ėshtė si puna e shkrimeve me bojė tė padukshme mbi letėr qė bėhen tė dukshme sapo letra tė lyhet me lėndėn kimike tė caktuar qė i bėn tė dukshme. Sapo njeriu merr iniciativė me vullnetin e vet, Allahu vepron mbi shkrimet e padukshme tė kaderit mbi letėr me anė tė fuqisė dhe vullnetit tė vet dhe shkrimet marrin formė dhe trajtė. Ndėrkaq, meqė Allahu i di qė mė parė (nė pafillimshmėri) ato qė do tė bėjė njeriu me vullnetin e vet, i ka shėnuar qė mė parė (nė pafillimshmėri) njė nga njė nė librin e vet.

    Le tė mendojmė njė tren qė udhėton nė linjėn e gjatė nga qyteti A nė qytetin B. Lėvizja e trenit nga qyteti A nė qytetin B ėshtė pėrcaktuar qysh mė parė me hollėsi nė njė grafik ku janė shėnuar stacionet si oraret e hollėsishme (orė, minuta e sekon*da) tė nisjes dhe arritjes, shpejtėsitė e trenit nė vende dhe distanca tė caktuara tė kėsaj linje, etj. Krahas kėsaj, byroja e planifikimit dhe koordinimit tė lėvizjes sė trenave tė asaj linje di edhe shumė tė dhėna tė tjera nė lidhje me kėtė tren dhe trena tė tjerė tė kėsaj linje, tė cilat ndikojnė mbi lėvizjen dhe planifikimin e saj, si stinėt, temperaturat, numri i pasagjerėve, etj. Kėshtu, megjithėse pas hartimit tė grafikut tė lėvizjes, treni do tė lėvizė duke respektuar me korrektesėn mė tė lartė oraret dhe kushtet e tjera tė lėvizjes, nuk ėshtė grafiku i lėvizjes (kaderi) qė e detyron trenin tė lėvizė ashtu, por janė kushtet mė reale dhe tė detyrueshme tė lėvizjes (vullneti) qė kanė detyruar (pėrcaktuar) hartimin e njė grafiku tė tillė. Pėr shembull, nėse shpejtėsia mesatare e trenit e shėnuar nė grafik ėshtė 70 km/orė e jo 250 km/orė, do tė thotė se nė kushtet e dhėna, treni nuk mund tė lėvizė me njė shpejtėsi mesatare mė tė madhe se 70 km/orė (50km/orė – 90 km/orė) si dhe nė realitet treni do tė lėvizė me njė shpejtėsi brenda kėtyre caqeve jo se kėshtu ėshtė shėnuar nė grafik.

    Dukuri astronomike tė tilla si eklipset, njihen qė mė parė, prandaj dhe shėnohen me hollėsi sekondash nė kalendare dhe raporte shkencore. Kėshtu, njė eklips i caktuar nuk ndodh sepse ashtu ėshtė pėrcaktuar dhe shėnuar nė raportet shkencore dhe kalendaret, por shėnohet nė raportet shkencore dhe kalendaret sepse ashtu ka pėr tė ndodhur. Edhe njeriu nuk sillet apo vepron ashtu sepse ashtu ka shkruar Allahu nė kaderin e tij, sepse s'e di se ē'ka shkruar; Allahu ashtu e ka shkruar sepse e di se ashtu ka pėr t'u sjellur dhe vepruar ai njeri. Nėse ēdo gjė qė ka pėr tė bėrė njeriu duke pėrdorur vullnetin e vet, e shkruar nė formė kaderi dhe tė fshehtė pėr njeriun, nuk e pengon njeriun ta pėrdorė vullnetin e vet, edhe gjėrat qė ka pėr tė bėrė njeriu duke pėrdorur vullnetin e vet nuk bėhen pengesė qė ato tė shkruhen qysh mė parė nė formė kaderi pėr tė (por me kusht qė tė mbeten tė fshehta pėr tė).

    >>>
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 18-12-2009 mė 13:24
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    E kom ni pytje , pasi sipas islamit cdo gje eshte e shkruar , a osht e shkruar edhe vendbanimi i secilit pra Xheneti edhe Xhehnemi ?.

    Pergjigjen sipas mundesive sa ma te shkurt Po ose Jo !?
    We are all Aliens

  10. #20
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Shumė shkurtė do te pergjigjem: lexoje postimin Nr 14

    Ps: Nuk eshte kjo teme, ku sqarohen gjerat me PO e me JO, sepse nuk behet fjalė per test autoshkolle, por kemi te bejme me diqka qe logjika jone sfidohet.
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •