Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Jeta ~ Teper e bukur ne keto momente!

  2. #22
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    katastrofa me e madhe qe mund t'i ndodhe nje krijese qe pa vetedije erdhi ne kete jete...
    a h sikur te na pyesnin...kur s'do te vija pfffff
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    370

    Smile

    Esht lufte,nese din te luftosh del fitues,por assesi nuk duhet me e permend askund,dhe po sdite je humbes.

  4. #24
    Andi Ballshi
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118
    Citim Postuar më parë nga Andi Ballshi Lexo Postimin
    Ç’ËSHTË JETA!?

    Kanë thënë për jetën: Jata është:

    (Mbledhi dhe zgjodhi Abdullah Nishefci)

    Jeta, ekzistenca, është një enigmë.
    Feja na mëson se Jeta është një dhuratë e Zotit. Shkencërisht ende nuk dimë se prej nga vemi, ku shkojmë? Dolëm nga toka, apo erdhëm nga qielli?

    Në kohën e fundit shkenca ka mundur të përqëndrohet vetëm në këto tri pohime: Jeta është e bukur (optimizmi); Jeta është e shëmtuar – pesimizmi; Jeta ka të bukurën e saj dhe anënë e shëmtuar-pesimizmi i matur. Asnë filozofi nuk ka arritur ende -as sot të thotë e të nxjerrë ndonjë përfundim tjetër, të konkludoj, ndonjë gjë tjetër…
    JETA në përgjithësi ndahet në tri etapa: e kaluara, e tashmja dhe e ardhëshmja... E tashmja është tepër e shkurtër, dhe e ardhëshmja e pasigurt, të vetmën siguri e gjemë shpesh vetëm në të kaluarën… vëtëm ajo na përket krejtësisht, meqë askush s’është në gjendja të na e rrëmbejë… Konkludon Nermin Vlora Fallaski.
    Jeta e padobishme është sikurse vdekja e parakohshme. Gëte
    Jeta duhet të jetë një edukim i parreshtur, lypset që të mësojmë gjithjçka që nga të folurit e deri në vdekje. G. Flober
    Janë disa momente në jetë, për të cilat do të zëvendësonim tërë pjesën e pajetuar të jetës sonë. Bajron
    Në këtë jetë asgjë nuk është e lehtë Heminguej
    &. Jeta:i madhi Sokrat pati thënë: “jeta pa vetëdije nuk vlen as të jetohet”. Shumica e njerëzve nuk bëjnë jetë të vetëdijshme. Jetojnë jetë mekanike, me mendime mekanike, nga aksionet dhe reaksionet mekanike.
    Jeta e kësaj bote, sipas Kur’anit të shenjtë, nuk është tjetër vetëm se:
    përjetim mashtrues,... një përjetim i shkurtër, një lojë, kalim kohe, një argëtim, vetëm lojë e dëfrim... por edhe stoli!
    Jeta është edhe dhembje edhe gëzim, edhe e hidhur, edhe e ëmbël. Jeta është e hidhur për atë që s’di marifete e hipokrizira…
    Jeta është e vështirë. Jeta është vuatje. Jeta mund të prishet vetmë nga një hap! Jeta është çmendinë!
    Jeta është helm, e tmerrshme, pelin. - Lindim me të qarë, rritemi duke qarë, thotë poeti ynë i madh, Lasgushi.
    Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat.. “Mos i kërkoni shumë jetës sepse jeta është koprace në mirësi, thotë shkrimtari ynë i nderuar Mitrush Kuteli.
    Jeta është plot halle, plot vërer e plot helm, është e pamëshimrshme, tmerrësisht e pamëshirshme, është përplot probleme që na i sjellin të tjerët, por edhe ne vetëvetës ia përgatisim ose ndihmojmë në një mënyrë ose në një tjetër në përgatitjen e tyre.
    Jeta është Një ëndër e parë nga një i marrë. Po nëse Jeta është një ëndërr, më lini që të jetoj, thotë Unamynos
    Jeta e nxehtë, e egër, e rrëmbyeshme Stefan Cvajg. Për Balzakun jeta vlen aq sa njeriu e vlerëson!
    Shopenhaueri thote se jeta eshte vuajteje, eshte gjendje e mjerueshme sepse do te na beje te ditur qe gjerat nuk jane kaq te lehta sa duken. Do te na veje ne gjendje alarmi. Te njejten gje thote dhe Spinoza. Per Nicen e dime te gjith pak a shume.
    Ndersa te tjere mendojne se jeta eshte labirint i lumturise, kopsht i lulezuar qe s'vjeshterohet kurre.
    JETA Ta marrë djalli! Ç’punë e ngatërruar që është jeta, apo jo? Por, le të të marrim nga ajo ç’të mundemi. Çdo gjë që mund të na japë!
    Jeta i ngjan një shfaqjeje. Shpesh, aty, njerëz mjaft të këqij zënë vendet më të mira!
    Jeta, ashtu siç është në të vërtetë, nuk është lufta në mes të keqes dhe të mirës, por në mes të keqes dhe më të keqes. Joseph Brodsky.
    Jeta ëshët e shkurtër, kurse shpresa e gjatë. Luis de Gongora
    Të mësosh t’i buzëqeshës jetës!
    Kjo botë (pra, Jeta Andi) është defrim, e dëfrimi më i mirë është gruaja e ndershme. Muhameti
    JETA është histori. Jeta nuk duhet lënë spontanitetit!
    Sipas shumicës së feve: Qëllimi i jetës njohja e zotit!
    Jeta nuk është rezultat i ratësisë!, njësia bazë e jetës një protein... !
    Jeta si edhe vetë njeriu i përbërë (i tërë i bërë) prej pjesësh. Prej trupi dhe pjesëve të tij: asnëra gjymtyrë nuk mund t’i thotë pjesës tjetër nuk kam nevojë për ty, trurit, zemrës, funksioni i të cilave është krejt i ndryshëm, qëllimi jeta, lufta për jetë kundër vdekjes… e loja ndaj jetës së vetë njeriut! Secila gjymtërë – pjesë e trupi të njeriut, i shërbejnë jetës së njeriut, po aq sa dashuria e urrejtja… na mëson Dhjata e re.
    Jeta më e errët e më e thellë se vdekja!
    Jeta eshte nje dhurate... Ndonjeher nuk ka kuptim por, megjithatë eshte e bukur
    Jeta është dhurata, (një dhurim) më e shtrenjtë e më e shenjtë! Andaj këtë dhuratë – dhurim duhet ta ruajmë si sytë!
    Fjalët e gjata nuk e shtyjnë përpara punën, ashtu si fustani i i gjatë nuk të ndihmon për të ecur.
    I mençuri përpiqet ta shfrytëzojë sa mundet. Budallai e zë rrugën.
    Për t’u habitur mjafton një minutë, për të bërë një gjë të habitshme duhen shunë vjet. K. Heverci
    Bindja e verbër të shpinë në skllavëri të plotë, prej skllavërisë së plotë asnjë popull i botës nuk e fiton dot përsëri lirinë. Uollt Uitman
    Jeta: lufta për jetë a vdekje = njeriu për njeriun armiku më i madh! Forcat më të mira, më të mëdha të intelektit të njeriut shpenmzohen për t’u mbrojtur nga njeriu… në zhdukjen e kombit, fesë.. njeriut tjetër, të ideologjisë tjetër... Tamaro

    Jeta pa të gjtha ngjyrat s’ka kuptim.
    JETA

    Jeta është mundesi, pranoje.
    Jeta është bukuri, admiroje.
    Jeta është lumturi, shijoje.
    Jeta është ënderr, zbatoje.
    Jeta është sfidë, ballafaqoje.
    Jeta është detyrë, kryeje.
    Jeta është loj, luaje.
    Jeta është e qmushme, nderoje.
    Jeta është pasuri, ruaje.
    Jeta është dashuri, perjetoje.
    Jeta është fshehtsi, zbuloje.
    Jeta është premtim, plotsoje.
    Jeta është pikellim, tejkaloje.
    Jeta është himn, kendoje.
    Jeta është tragjedi, zbute.
    Jeta është aventurë, zbertheje.
    Jeta është knaqsi, meritoje.
    Jeta është jetë, mbroje.
    Nena Tereze

    &. “Kjo botë, nuk është e keqe vetëm pse në të ka njerëz të këqij, por ajo është e tillë, pikërisht pse ne të tjerët nuk ndërmarrim asgjë ndaj atyre“- Ajnshtajni

    &. Po e keqe kjo dynja (bote) thane disa, jo biro, kjo dynje asht shume e mire, po njerezit e kqij e prishen, u pergjegj, urtaku llapjan, Bajram Ajvazi.
    Korigjoi dhe bashkoi, per here te fundit Andi Ballshi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Andi Ballshi : 03-02-2011 më 05:57 Arsyeja: Plotesime

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-12-2010
    Postime
    21
    E c'eshte jete?Nje frymemarrje me teper eshte......

  6. #26
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar më parë nga nitti47 Lexo Postimin
    1. Kam lindur duke qare kur te gjithe qeshnin. Do te vdes duke qeshur kur te gjithe do qajne!
    2. Bej qe jeta jote te jete nje enderr por mos lejo qe endrra te behet jeta jote!
    3. Jeta me dhuroi tre zgjidhje: seks, droge, dhe vdekje. Une zgjodha 2 te parat; e treta me zgjodhi mua.
    4. Dielli qe perendon te prek ne shpirt vetem per te te kujtuar se te vodhi dhe nje dite.
    5. Mos jeto me friken e vdekjes por vdis me gezimin se ke jetuar.
    6. Me mire te humbasesh nje çast te jetes sesa jeten ne nje çast.
    7. Ne nuk jemi ata qe jemi por vetem ajo qe te tjeret shohin tek ne.
    8. Derisa ngjyra e lekures do te jete me rendesishme sesa ngjyra e syve, do te kete lufte.
    9. Me mire nje fund i deshperuar sesa nje deshperim pa fund.
    10. Te lindesh e pastaj te vdesesh. Ky eshte absurditeti i jetes.
    Jeta me dhuroi tre zgjidhje: seks, droge, dhe vdekje. Une zgjodha 2 te parat; e treta me zgjodhi mua. - Quote of Jim Morrison
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

  7. #27
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Jeta eshte ta jetosh ashtu sikur te serviret.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  8. #28
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    jeta eshte asgje me shume se nje rruge drejt vdekjes....
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  9. #29
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    asgje ,(nese ke mundesi me be vetem mire eshte me kryesorja asgje me shume)

  10. #30
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anëtarësuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    288
    ha, pi, dhit, gjej ushqim, shumohu, repete.
    Atdheu mbi të gjitha
    Tradhtarët në të s'ëmës

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •