Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Andi Ballshi
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    ç’është Jeta!?

    Ç’ËSHTË JETA!?

    Kanë thënë për jetën: Jata është:

    (Mbledhi dhe zgjodhi Abdullah Nishefci)

    Jeta, ekzistenca, është një enigmë.
    Feja na mëson se Jeta është një dhuratë e Zotit. Shkencërisht ende nuk dimë se prej nga vemi, ku shkojmë? Dolëm nga toka, apo erdhëm nga qielli?

    Në kohën e fundit shkenca ka mundur të përqëndrohet vetëm në këto tri pohime: Jeta është e bukur (optimizmi); Jeta është e shëmtuar – pesimizmi; Jeta ka të bukurën e saj dhe anënë e shëmtuar-pesimizmi i matur. Asnë filozofi nuk ka arritur ende -as sot të thotë e të nxjerrë ndonjë përfundim tjetër, të konkludoj, ndonjë gjë tjetër…
    JETA në përgjithësi ndahet në tri etapa: e kaluara, e tashmja dhe e ardhëshmja... E tashmja është tepër e shkurtër, dhe e ardhëshmja e pasigurt, të vetmën siguri e gjemë shpesh vetëm në të kaluarën… vëtëm ajo na përket krejtësisht, meqë askush s’është në gjendja të na e rrëmbejë… Konkludon Nermin Vlora Fallaski.
    Jeta e padobishme është sikurse vdekja e parakohshme. Gëte
    Jeta duhet të jetë një edukim i parreshtur, lypset që të mësojmë gjithjçka që nga të folurit e deri në vdekje. G. Flober
    Janë disa momente në jetë, për të cilat do të zëvendësonim tërë pjesën e pajetuar të jetës sonë. Bajron
    Në këtë jetë asgjë nuk është e lehtë Heminguej
    &. Jeta:i madhi Sokrat pati thënë: “jeta pa vetëdije nuk vlen as të jetohet”. Shumica e njerëzve nuk bëjnë jetë të vetëdijshme. Jetojnë jetë mekanike, me mendime mekanike, nga aksionet dhe reaksionet mekanike.
    Jeta e kësaj bote, sipas Kur’anit të shenjtë, nuk është tjetër vetëm se:
    përjetim mashtrues,... një përjetim i shkurtër, një lojë, kalim kohe, një argëtim, vetëm lojë e dëfrim... por edhe stoli!
    Jeta është edhe dhembje edhe gëzim, edhe e hidhur, edhe e ëmbël. Jeta është e hidhur për atë që s’di marifete e hipokrizira…
    Jeta është e vështirë. Jeta është vuatje. Jeta mund të prishet vetmë nga një hap! Jeta është çmendinë!
    Jeta është helm, e tmerrshme, pelin. - Lindim me të qarë, rritemi duke qarë, thotë poeti ynë i madh, Lasgushi.
    Jeta mund të prishet nga një hap i gabuar, vetëm nga një hap. Pastaj vinë greminat.. “Mos i kërkoni shumë jetës sepse jeta është koprace në mirësi, thotë shkrimtari ynë i nderuar Mitrush Kuteli.
    Jeta është plot halle, plot vërer e plot helm, është e pamëshimrshme, tmerrësisht e pamëshirshme, është përplot probleme që na i sjellin të tjerët, por edhe ne vetëvetës ia përgatisim ose ndihmojmë në një mënyrë ose në një tjetër në përgatitjen e tyre.
    Jeta është Një ëndër e parë nga një i marrë. Po nëse Jeta është një ëndërr, më lini që të jetoj, thotë Unamynos
    Jeta e nxehtë, e egër, e rrëmbyeshme Stefan Cvajg. Për Balzakun jeta vlen aq sa njeriu e vlerëson!
    Shopenhaueri thote se jeta eshte vuajteje, eshte gjendje e mjerueshme sepse do te na beje te ditur qe gjerat nuk jane kaq te lehta sa duken. Do te na veje ne gjendje alarmi. Te njejten gje thote dhe Spinoza. Per Nicen e dime te gjith pak a shume.
    Ndersa te tjere mendojne se jeta eshte labirint i lumturise, kopsht i lulezuar qe s'vjeshterohet kurre.
    JETA Ta marrë djalli! Ç’punë e ngatërruar që është jeta, apo jo? Por, le të të marrim nga ajo ç’të mundemi. Çdo gjë që mund të na japë!
    Jeta i ngjan një shfaqjeje. Shpesh, aty, njerëz mjaft të këqij zënë vendet më të mira!
    Jeta, ashtu siç është në të vërtetë, nuk është lufta në mes të keqes dhe të mirës, por në mes të keqes dhe më të keqes. Joseph Brodsky.
    Jeta ëshët e shkurtër, kurse shpresa e gjatë. Luis de Gongora
    Të mësosh t’i buzëqeshës jetës!
    Kjo botë (pra, Jeta Andi) është defrim, e dëfrimi më i mirë është gruaja e ndershme. Muhameti
    JETA është histori. Jeta nuk duhet lënë spontanitetit!
    Sipas shumicës së feve: Qëllimi i jetës njohja e zotit!
    Jeta nuk është rezultat i ratësisë!, njësia bazë e jetës një protein... !
    Jeta si edhe vetë njeriu i përbërë (i tërë i bërë) prej pjesësh. Prej trupi dhe pjesëve të tij: asnëra gjymtyrë nuk mund t’i thotë pjesës tjetër nuk kam nevojë për ty, trurit, zemrës, funksioni i të cilave është krejt i ndryshëm, qëllimi jeta, lufta për jetë kundër vdekjes… e loja ndaj jetës së vetë njeriut! Secila gjymtërë – pjesë e trupi të njeriut, i shërbejnë jetës së njeriut, po aq sa dashuria e urrejtja… na mëson Dhjata e re.
    Jeta më e errët e më e thellë se vdekja!
    Jeta eshte nje dhurate... Ndonjeher nuk ka kuptim por, megjithatë eshte e bukur
    Jeta është dhurata, (një dhurim) më e shtrenjtë e më e shenjtë! Andaj këtë dhuratë – dhurim duhet ta ruajmë si sytë!
    Fjalët e gjata nuk e shtyjnë përpara punën, ashtu si fustani i i gjatë nuk të ndihmon për të ecur.
    I mençuri përpiqet ta shfrytëzojë sa mundet. Budallai e zë rrugën.
    Për t’u habitur mjafton një minutë, për të bërë një gjë të habitshme duhen shunë vjet. K. Heverci
    Bindja e verbër të shpinë në skllavëri të plotë, prej skllavërisë së plotë asnjë popull i botës nuk e fiton dot përsëri lirinë. Uollt Uitman
    Jeta: lufta për jetë a vdekje = njeriu për njeriun armiku më i madh! Forcat më të mira, më të mëdha të intelektit të njeriut shpenmzohen për t’u mbrojtur nga njeriu… në zhdukjen e kombit, fesë.. njeriut tjetër, të ideologjisë tjetër... Tamaro

    Jeta pa të gjtha ngjyrat s’ka kuptim.

  2. #2
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    nje det me stuhira te vazhdushme,ku ti tregon aftesine tende se c'timonier je.....
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Jeta eshte nje prove.
    > Prova eshte nje numer i madh udhekryqesh ku jane dy opcione.
    > Opcionet jane:
    1. Te besh te mirin
    2. Te besh te keqin
    > Fiton proven kush zgjedh te paren.
    La verita' ti rendera' libero!

  4. #4
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Dakord!

    Nje gje nuk kuptova... pse kjo teme te shkenca dhe jeta?

    Apo meqe po flet per jeten? Nderkohe qasje filozofike... ec e merre vesh.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anëtarësuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Jeta eshte nje ender e vertet apo nje film,ku fundi eshte krejt ndryshe

  6. #6
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Jeta është komedi për ata të cilët mendojnë e tragjedi për ata të cilët ndiejnë.



    Jeta është vuajtje ndersa shkaku i vuajtjeve eshte deshira per jet


    Nuk ju kerkova une te me lindni, ndaj me lini te jetoj. -


    Jeta eshte veç nje enderr ne rrugen e vdekjes
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Vendndodhja
    ........
    Postime
    309
    Jeta eshte nje vizatim ku nuk mund te perdoresh gomen , per te fshire!
    Jeta eshte ne doren e secilit dhe jemi ne ata qe kemi timonin dhe e kthejme nga te duam.
    Jeta eshte nje avull. Sot je, neser sje?
    Jeta eshte nje kalim nga nje porte tek tjetra ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Jeta,koha qe ron.

  9. #9
    Andi Ballshi
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    118

    Jeta

    JETA

    Jeta është mundesi, pranoje.
    Jeta është bukuri, admiroje.
    Jeta është lumturi, shijoje.
    Jeta është ënderr, zbatoje.
    Jeta është sfidë, ballafaqoje.
    Jeta është detyrë, kryeje.
    Jeta është loj, luaje.
    Jeta është e qmushme, nderoje.
    Jeta është pasuri, ruaje.
    Jeta është dashuri, perjetoje.
    Jeta është fshehtsi, zbuloje.
    Jeta është premtim, plotsoje.
    Jeta është pikellim, tejkaloje.
    Jeta është himn, kendoje.
    Jeta është tragjedi, zbute.
    Jeta është aventurë, zbertheje.
    Jeta është knaqsi, meritoje.
    Jeta është jetë, mbroje.\

    Nena Tereze

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359
    Jeta qe ne lindjen e saj vrapon drejt vdekjes.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •