Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Xhimi Karter leter kryeministrit Nano

    Xhimi Karter i shkruan kryeministrit Nano: Qeveria shqiptare ka bėrė mjaft progres


    TIRANE, 12 shkurt - Kryeministri Fatos Nano ka marre sot nje leter nga ish- Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Xhimi Karter. Ne kete mesazh zoti Karter shpreh kenaqesine per progresin e bere nga Qeveria Shqiptare dhe gadishmerine e saj per te implementuar strategjine e Zhvillimit Ekonomik dhe Social te Shqiperise, si dhe prioritetin e saj si nje baze e koordinimit dhe afrimit me te shpejte te Shqiperise me Europen. "Pas rikthimit tuaj ne detyren e Kryeministrit, ne kemi vene re nje pershpejtim te puneve dhe midis zyrtareve te Qeverise, ne zbatimin e kesaj strategjie" - thuhet nder te tjera ne leter. "Ne bashkepunim me Qeverine Tuaj ne tani po pergatitemi te bashkepunojme me Ju per te pasuruar me tej kete proces" - pėrfundon letra e ish-presidentit amerikan.

    marre nga www.radio21.com
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Teodor Laco i thote ca fjale nanos :


    ........RD........

    Edhe demagogjia ka disa kufij zoti Nano!

    Nga Teodor LAĒO

    Zhvillimet e fundit nė kampin e mazhorancės dėshmojnė para sė gjithash krizėn qė po kalon qeverisja e vendit. E paaftė pėr tė pėrmbushur detyrimet e saj programore, e zbuluar nė dėshtimet e njėpasnjėshme ndaj angazhimeve para bashkėsisė ndėrkombėtare, e bunkerizuar nė propagandė ku mungesa e brumit mbulohet nėpėr performanca mediatike, qeveria qė hė pėr hė na na hedh nė short tė gjithėve, duket nė agoni.

    Nė analizėn e 6-mujorit tė jetės sė saj, duke u munduar tė vendosė njė lloj balance midis "sukseseve" dhe dėshtimeve, vetė kryeministri Nano u detyrua tė pranojė se ecuria e ekonomisė nuk ka qenė ajo qė pritej, se nė shumicėn e dikastereve qendrore ekzistojnė probleme tė mprehta tė korrupsionit, mefshtėsisė, zvarritjeve dhe inkompetencės. Gati tė gjitha mediat dhe politikanėt e gjithė spektrit iu vėrsulėn Nanos pėr kėtė lloj analize tė parė "nga jashtė" dhe nga lart, me akuzėn se kishte harruar qė nė kėtė tabllo tė errėt tė vendoste vetveten, pėrgjegjėsitė e tij. Ky ishte pozicioni klasik i Ponc Pilatit qė lan duart. Megjithatė, duke parė ca mė thellė dhe pavarėsisht nga motivet qė e shtyjnė, nuk mund tė mohohet se pas steriotipeve tė analizave alla enveriste tė qeverive tė mėparshme qė trumpetonin vetėm pėr arritje dhe suksese, Nano u detyrua t’i zbulojė ca nga ca petėt e lakrorit dhe tė tregojė publikisht lakrat me tė cilat ėshtė gatuar. Nėse ky ėshtė njė stil i ri apo ėshtė thjesht trokitje paralajmėrimi pėr ndryshime tė thella tė kabinetit, kjo mbetet pėr t’u parė nė tė ardhmen, ama ajo qė duhet nėnvizuar ėshtė pikėrisht forca imponuese e njė realiteti tė zymtė, e njė gjendjeje kaotike tė punėve, e cila nuk mund tė fshihet mė. Sepse po tė fshihej do tė ishte edhe mė keq. Edhe demagogjia ka disa kufij. Pėrtej tyre ajo shfaqet me fytyrėn e vėrtetė edhe pėr pasuesit mė fanatikė tė partisė, pra si mashtrim...

    Nano u pėrpoq tė shkaktojė njė tronditje frikėsuese brenda kabinetit qė kryeson dhe pavarėsisht se kėtė herė u duk sikur i kursen titullarėt dhe i shkarkoi bateritė tek strukturat dytėsore, pėr ata qė kanė nuhatje, kėmbanat ranė pikėrisht pėr deshtė dhe jo pėr shelegėt. Kryeministri ynė shpesh luan si njė bankier: Jep borxhe pa patur garancira tė dukshme, por nė hipotekė ėshtė vėnė karriera, e ardhmja e gjithsecilit nga bashkėpunėtorėt e tij. Vjen njė ditė dhe ai i hap defterėt, i bėn publike detyrimet, borxhet e mėkatet dhe pėr pasojė, rreshtimi riformohet. Mund tė jenė edhe hamendje kėto, dhe ndoshta pamja ėshtė mė e thjeshtė se sa duket, mirėpo preēedenti i mbledhjeve tė pėrsėritura tė Komitetit Drejtues tė PS nė fund tė vitit 2001 tė bind pėr tė kundėrtėn.



    PS, bllokuese e

    reformave



    Nė fazėn e parė tė saj, qeveria Nano mori njė lloj pėrkrahjeje morale edhe nga opozita. Kjo pėrkrahje nuk iu dha pėr shkak tė ndonjė besimi iluzor, se ajo do tė bėnte njė kthesė nė situatėn ekonomike dhe nė emergjencat qė lindin prej saj si papunėsia, kriza energjitike, etj., por duke u nisur nga interesat madhore tė vendit qė kishin tė bėnin me integrimin dhe me reformat e brendshme, qė kushtėzonin hapjen e negociatave pėr Stabilizim-Asociim me Bashkimin Europian. U duk sikur opozita sakrifikoi diēka nga objektivat e saj dhe tė elektoratit qė e mbėshtet nė betejėn drejt pushtetit, por pėr mua ky ka qenė njė nga veprimet mė largpamėse dhe mė "kombėtare", do ta quaja, tė opozitės. Rezultatet e njė klime tė tillė bashkėpunimi dhe besimi tė dyanshėm, qė s’ka pse tė mungojė nėse jemi tė ndershėm e tė papėrlyer nė afera tė pista (vetėm mėkatarėt ia kanė gjithmonė me hile njėri-tjetrit), u dukėn veēanėrisht nė zgjedhjen e Presidentit Moisiu si figurė e pranuar nga tė gjithė. Kurse dobia e kėsaj atmosfere ėshtė dukur gjatė, ndėrkohė qė presidenti po sillet dhe po provon se ėshtė pėrfaqėsues i tė gjithėve.

    Marrėveshja, ndonėse e padetajuar, me sa dimė, nėnkuptonte njė zinxhir reformash institucionale, tė cilat do tė vendosnin njėherė e mirė ekuilibre tė qėndrueshme pėr detyrimet e tė dyja palėve si dhe pėr tė arritur pavarėsitė e parashikuara nė Kushtetutė. Ky zinxhir u kėput nga vetė socialistėt, tė cilėt duhet tė ishin mė tė interesuarit pėr ta ruajtur marrėveshjen. Arsyet janė shumė, por midis tyre nuk duhet harruar lufta e brendshme e klaneve brenda dhe jashtė PS, nė radhėt e aleatėve tė saj tė vegjėl, tė cilėt procesin e reformave e sulmuan me sllogane tė pėrsėritura me ngulm, sikur ēdo lėvizje kuadri apo ndryshim i pėrbėrjes rrezikonte institucionet kushtetuese. Demek, kėto institucione na qenkan formėsuar kaq mirė sa ēdo cėnim i tyre, ishtė cėnim i demokracisė. Kėtu u luajt me mbrojtjen e llogoreve tė zėna. "Mosdorėzimi" i tyre dhe tėrheqja e PS nga procesi i nisur, shpjegohet edhe me korrupsionin e thellė ku janė zhytur njė pjesė e tyre. Dihet se ēdo ndryshim, rrezikon para sė gjithash tė lėvizė nga vendi ujin qė ėshtė qelbur.



    Qeveria Nano,

    nė shėnjestrėn e

    ndėrkombėtarėve



    Kėtė herė vėrejtjet janė aq konkrete dhe vendimet kaq tė hapura, sa nuk mbetet vend pėr manovra politike. Nuk duhet harruar se FMN zakonisht i ka mbėshtetur programet qeveritare dhe politikat monetare tė PS, kjo edhe sepse qeveritė e kaluara kanė pranuar pa kundėrshtime gjithė sugjerimet e kėtij organizmi me peshė tė madhe nė vendet nė tranzicion.

    Sikur vonesa e marrėveshjes financiare tė buronte nga politika tė reja e tė ndryshme tė qeverisė aktuale nė raport me FMN, shtyrja do tė ishte e pakuptueshme, por me sa dimė, nė kėtė aspekt asgjė nuk ka ndryshuar. Pra, pozicioni i ri i FMN, qoftė edhe i pėrkohshėm, nuk rrjedh nga diferencat e politikave tė saj me ato tė qeverisė Nano, por nga zhgėnjimi i saj prej paaftėsisė sė qeverisė nė luftėn kundėr plagės mė tė madhe tė ekonomisė, korrupsionit. Dhe kur paratė e tua zhduken nėpėr brima tė zeza, askush nuk ka mė dėshirė tė rrijė e tė bėjė sehir. Aq mė tepėr njė organizėm i tillė, i cili ēdo gjė ka detyrė ta vėzhgojė me imtėsi. Kėtė herė, sharra e qeverisė duket se zuri nė gozhdė.

    Do tė thyhet apo jo, do ta provojė koha. Sidoqoftė, opozita shqiptare nuk besoj tė ketė mė nerva, durim dhe kohė pėr tė humbur, duke i bėrė fresk njė qeverisje qė thuajse pėr gjashtė vjet nuk ka mundur ta ēojė asnjė hap mė tej mirėqenien e njerėzve. Dhe vetėm ky argument, varfėria kronike qė po sjell trauma tė thella psikologjike, braktisje, arratisje vetėvrasėse dhe krime tė pėrditshme, do tė ishte i mjaftueshėm pėr tė kėrkuar ndryshime.





    ---------

  3. #3
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Artikulli i Teodor Laēos eshte shume i dobet. Eshte per te ardhur keq qe Shqiperise i mungojne analistet politike, si dhe njerezit me vizion te thelle e largpames.

    Objektivi i qeverise nuk duhet te jete opozita, e as objektivi opozites s'duhet te jete qeverija. Ne kete "lufte" per pushtet eshte harruar populli dhe vendi. Keta perdoren veē kur duhet per te marre pushtetin. Sidoqofte ku "cikel infernal" nuk mund te vazhdoje perjetesisht, por gjer diten kur populli do ta kuptoje se me te po luhet, kur ky ta ndjeje veten te perfaqesuar nga asnjera pale.
    Atehere mund te kemi situata eksplozimi te pakontrollueshme te cilat mund te ēojne ne rebelimin e krahinave te tera kundra qeverise qendrore e politike.
    Njerez me bindje populiste, anarkiste, fetare, etj, mund te behen prijes te ketyre turmave te rebeluara.
    Kjo pashmangesisht mund te sjedhe pakontrollushmerine e teritorit nga qendra e tij.
    Kjo duhet ta alarmoje Teodorin, poziten dhe opoziten dhe jo "objektivat e qeverisjes" te cilat nuk mund te realizohen pa pjesmarrjen e popullit ne "valle".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ornament : 15-02-2003 mė 09:52

Tema tė Ngjashme

  1. Izrael - Palestinė
    Nga Hyllien nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1693
    Postimi i Fundit: 31-07-2014, 09:50
  2. Te genjesh masat? Nje nevoje
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 12:04
  3. Arafat ndėrron jetė nė njė spital nė Paris
    Nga R2T nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 07-12-2004, 09:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •