Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Ardian Vehbiu, Shekulli.com dhe arti i percarjes

    Diaspora qėron zėrin

    Ardian Vehbiu | 31/03/2011 | Kuriozitete |
    http://www.shekulli.com.al/2011/03/3...ron-zerin.html


    Dje, gazeta "Tema" kishte botuar njė deklaratė tė mbi 40 organizatave shqiptaro-amerikane, qė shprehte shqetėsimin pėr situatėn politike tė rėnduar nė Shqipėri.
    Deklarata pėrmban pohime aq tė pėrgjithshme dhe aq tė padiskutueshme, tė tipit "Udhėheqėsit politikė duhet tė respektojnė dhe tė promovojnė mbarėvajtjen e institucioneve tė pavarura tė krijuara nė bazė tė Kushtetutės", - sa nuk thotė, nė thelb asgjė, nuk godet as shpon, as kafshon gjėkundi, nuk ndėshkon as pėrsiat ndonjė rrugėdalje.
    Edhe Sulltani i Bruneit, po t'i ishte kėrkuar, do t'u ishte drejtuar shqiptarėve me tė njėjtat fjalė tė lubrifikuara e do t'u jepte tė njėjtat porosi tė nxjerra verbatim nga tekstet shkollore tė edukatės morale dhe politike.
    Nė njė koment tė shkurtėr pėr deklaratėn nė fjalė, nė "ResPublica", M. Nano e kish vėnė re edhe ai orvatjen, madje sforcimin "pėr t'i peshuar frazat me njė saktėsi milimetrike me synimin pėr tė mos lėnduar askėnd, ose pėr t'i kėnaqur tė gjitha palėt", nėpėrmjet njė teknike diskursive bajate, qė ai e quante "gjuhė eunukėsh."
    Tė kultivojnė vallė nėnshkruesit e deklaratės iluzionin se mund t'u qėndrojnė larg konflikteve tė sotme nė politikėn shqiptare duke u pozicionuar super partes?
    Nuk ka pikė dyshimi se mes shqiptarėve qė jetojnė nė ShBA gjenden me mijėra njerėz tė menēur, tė ndershėm dhe tė angazhuar politikisht, tė cilėt i ndjekin me vėmendje dhe shqetėsim tė madh zhvillimet e fundit nė Shqipėri.
    Njė pjesė e kėtyre njerėzve kanė bėrė pėrpara nė botėn e biznesit, tė shkencės, tė dijes sociale, tė arsimit, tė mediave dhe tė artit; duke akumuluar njė ekspertizė profesionale dhe sociale tė tillė qė do t'u vlente veēanėrisht institucioneve dhe publikut nė dheun mėmė.
    Prandaj, qė deklarata nė fjalė tingėllon kaq e varfėr nė pėrmbajtje, nė ide dhe nė frymė, nuk ka tė bėjė aq me nivelin intelektual tė shqiptarėve tė ShBA-ve, sesa me njė vizion tashmė tė prapambetur, tė kapėrcyer dhe kundėrprodhues pėr rolin qė duhet tė luajė diaspora nė marrėdhėniet me Shqipėrinė.
    Edhe pse mes shqiptaro-amerikanėve ka njerėz qė me kėnaqėsi do t'i shihje sot nė krye tė ēdo institucioni dhe tė ēdo pune nė atdhe, e vetėquajtura "diasporė" nuk ka asnjė arsye pėr t'u ndier natyrshėm superiore, madje edhe nė aspektin mirėfilli patriotik, ndaj shqiptarėve qė jetojnė, pėrpiqen dhe marrin pjesė nė jetėn publike nė Shqipėri; as t'u japė mėsime ex cathedra vėllezėrve tė pėrtejdetit pėr demokracinė, pluralizmin dhe institucionet.
    Patetizmit tė vargjeve "mbahu nėno, mos ki frikė, se ke djemtė nė Amerikė," i ka kaluar vakti e perėnduar forca me kohė; dhe vetė modeli i marrėdhėnieve mes vendit mėmė dhe diasporės, qė sugjerohet nga ato vargje, ia ka lėnė tashmė vendin njė realiteti tė ri dinamik, ku shqiptarėt e interesuar dhe politikisht tė motivuar komunikojnė mes tyre dhe me institucionet drejtpėrdrejt nėpėrmjet Internetit, komuniteteve virtuale online dhe pjesėmarrjes sė pėrditshme nė debatin politik dhe tė opinionit, e cila nuk ndėrmjetėsohet nga burokracitė dhe hierarkitė si njėditėzaj.
    Ka edhe mė. Deklaratėn e kanė nėnshkruar "mbi 40 organizata shqiptaro-amerikane", njė shifėr marramendėse, aq sa lista e organizatave firmėtare tė rezultojė mė e gjatė se vetė deklarata. Ėshtė pa dyshim gjė e mirė qė shqiptarėt e Amerikės organizohen nė njėsi tė tilla, tė cilat kontribuojnė nė gjallėrinė e shoqėrisė civile nė ShBA dhe sidomos nė komunitetet ku ata jetojnė. Megjithatė, t'i ulėsh 40 organizata dhe shoqata tė tilla nė tryezėn virtuale tė njė dokumenti pėr t'u nėnshkruar, do tė thotė tė bėsh koncesione majtas dhe djathtas, pėr tė gjetur njė emėrues tė pėrbashkėt tė pranueshėm nga tė gjitha palėt; dhe kėtu nuk ėshtė fjala pėr palė normale, por pėr njė potpuri komunitetesh gjithfarėsh, qė nga ata qė s'kanė mėsuar dot as tė numėrojnė nė anglishte e deri tek ata qė nuk dinė shqip as kanė qenė ndonjėherė nė Shqipėri.
    Qė nervin e kėsaj deklarate e ka varfėruar dhe holluar kompromisi dhe nevoja pėr tė mos prekur asnjė nerv tė zbuluar duket sheshit, pėr shembull, nga mėnyra si i qaset ajo 21 janarit, me njė paragraf ku flitet pėr "incidentet e fundit nė Tiranė qė ishin pa dyshim tragjike", ku bėhet thirrje pėr njė "hetim tė plotė, gjithėpėrfshirės, tė pavarur dhe profesional tė ngjarjeve para, gjatė dhe pas dhunės sė 21 janarit", ku pėrshėndetet "ndihma e specialistėve ndėrkombėtarė nė zhvillimin e kėtij hetimi", ku kėrkohet "zbardhja e fakteve dhe gjykimi i shpejtė dhe i paanshėm nė zbatim tė ligjeve ekzistuese tė Shqipėrisė", dhe ku shpjegohet se "tė gjithė qytetarėt shqiptarė, pavarėsisht pozicionit shoqėror, bindjeve apo pozitave politike duhet tė trajtohen nė mėnyrė tė barabartė pėrpara ligjit."
    Ēfarė mungon kėtu, ēfarė tė shurdhon me heshtjen e vet, ėshtė pikėrisht vėmendja ndaj vrasjes politike tė katėr protestuesve tė konsumuar atė ditė nė sytė e tė gjithėve, nė mes tė rrugės dhe tė hapėsirės publike. Pikėrisht ato vrasje e rėnduan, madje e komprometuan klimėn politike, deri nė atė shkallė sa tė vihen nė pikėpyetje mbarėvajtja e zgjedhjeve tė tanishme lokale dhe vetė themelet e rendit demokratik nė Shqipėri; njė deklaratė e 40 organizatave nuk mund t'i shpėrfillė ato, as t'i mbulojė me batanijen e cilėsimeve tė pėrgjithshme pėr "dhunė" dhe "incidente tragjike"; meqė dhunė ėshtė edhe ajo qė ndodh sa herė mblidhet Parlamenti nė Tiranė, ndėrsa incident tragjik ėshtė edhe ēfarė i ndodh ndonjė fatkeqi nė trafik ose kur rrėzohet nga fiku dhe thyen kėrbishtet; ndėrsa vrasja e paramenduar e protestuesit politik i pėrket njė kategorie tjetėr dhe kėrkon njė gjuhė tjetėr pėr t'u pėrshkruar.
    Organizatat shqiptaro-amerikane dhe shqiptarėt e diasporės, pavarėsisht nga orientimi politik qė kanė, e dinė se drejtėsia brenda njė sistemi demokratik ėshtė po aq e rėndėsishme, nė mos edhe mė tepėr e rėndėsishme se liria, barazia dhe pluralizmi; dhe nė vazhdėn e 21 janarit, vendosja e drejtėsisė dhe ndėshkimi i autorėve tė vrasjeve qė u kryen atė ditė imponohet si kusht i domosdoshėm pėr uljen reale tė tensionit politik dhe pėrmirėsimin e klimės nė komunikimin midis institucioneve dhe palėve tė jetės politike. Duke iu shmangur kėsaj ēėshtjeje nė deklaratė, kėto organizata tregojnė, nė thelb, se angazhimi i tyre nė mbėshtetje tė demokracisė shqiptare ėshtė mė shumė pro-forma, protokollar, vetėshėrbyes; dhe u shėrben mė shumė atyre, se ē'i shėrben pėrshėndoshjes sė jetės politike nė Shqipėri.
    Nėse organizatat shqiptaro-amerikane kanė dėshirė pėr tė ndihmuar dhe kontribuar njėfarėsoj, veēanėrisht tani nė prag tė zgjedhjeve, ato fare mirė mund tė dėrgojnė ose tė sponsorizojnė ekipe vėzhguesish, tė cilėt tė monitorojnė, anembanė Shqipėrisė, procesin parazgjedhor dhe vetė zgjedhjet. Pėrndryshe, tė shpresosh se mund tė ndikosh nė "klimėn politike" me anė deklaratash tė tilla me shumė nėnshkrime, ėshtė si tė shpresosh se do tė ndikosh pėrnjėmend nė pėrmirėsimin e motit, duke u bėrė thirrje tė pėrsėritur reve tė zeza qė tė shpėrndahen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 31-03-2011 mė 20:11
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nje pergjigje e shkurter ndaj shkrimit te Vehbiut gjendet ne videot e meposhtme, nga njė person qė le ta themi, nuk ėshtė se ka ndonjė simpati shumė tė madhe pėr politikanėt nė shqipėri.




    Mesaduket, zotėria i cili nė tė kaluarėn nuk ka hezituar me "patriotizmin e tij realist" tė shaj majtas djathas historianėt mė nė zė qė kanė punuar pėr cėshtjen shqiptare, kėrkon qė Lobi Shqiptaro-Amerikan, pėr hir tė orientimeve tė tija dhe grupit qė ai ėshtė pjestar tė bėhet kritikuesi i qeverisė shqiptare. A thua vallė ky studiues i vyer nuk e kupton se nė cfarė pozicioni delikat ndodhet komuniteti shqiptaro-amerikan, i cili nėse zbaton urdhrat e zotit Vehbiu(pasi vec kėshilla nuk duken), atėher vendoset dashje padashje nė anėn e lobingjeve Greke dhe Serbe tė cilat kanė qysh kur ėshtė krijuar vėndi ynė qė e cilėsojnė shqipėrinė si shtet jofunksional, dhe shqiptarėt si tė paaftė pėr qeverisje.

    Deklarata e organizatave Shqiptaro-Amerikane bėhet me theks tė vecantė tek institucionet e shqipėrisė dhe tek stabiliteti politiko-ekonomik nė kėtė fazė shumė tė vėshtirė pėr Kosovėn dhe gjėndjen ekonomike botėrore dhe atė gjeopolitike nė lindjen e mesme. Siduket disa nuk ngurrojnė t'u vejnė zjarrin pėrsėri mėmėdheut pėr hir tė ambicieve politike. Kėtė e them me plot bindje pėrsa i pėrket qėllimeve tė Vehbiut, Qoses dhe disa tė tjerė qė po orvaten tė prishin stabilitetin nė Shqipėri, pasi atyre as qė nuk u intereson se cfarė bėn komuniteti shqiptaro-amerikan, madje pėr ata, ashtu si dhe pėr krahun qeverisės sa mė larg tė rri komuniteti shqiptaro-amerikan i shkolluar dhe dipllomuar jashtė, duke jetuar me njė kulturė tė mirfilltė demokratike, aq mė shumė forcohen pozicionet e tyre nė shqipėri. Kritikat e komunitetit Shqiptaro-Amerikan zotit Vehbiu i duhen qė tė arrij tre objektiva primare:

    1) Pėrcarjen pėrbrėnda komunitetit Shqiptaro-Amerikan
    2) Pėrcarjen e komunitetit me strukturat shtetėrore
    3) Anėsimi i komunitetit me dije apo pa vetėdije me lobin serb dhe grek nė kritikimin e shqipėrisė, duke e lėnė shqipėrinė zbuluar.

    Shqiptarėt duhet ta tejkalojnė vetė ngėrcin politik, dhe ky tranzicion psikologjik duhet tė ndodhi pa gjakderdhje dhe pa dhunė, nė tė kundėrt nė kėtė botė globale, aneksimi ynė nga ndonjė fuqi tjetėr bėhet akoma dhe mė e thjeshtė.

    Tek titulli i temės, gazetėn shekulli e vendosa jo vetėm se ėshtė organi botues, por sepse ka disa muaj qė inciton nė mėnyre huliganeske gjakderdhje dhe luftė civile nė shqipėri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 31-03-2011 mė 20:20
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Ben bobi
    i/e ftuar
    i Lexuam...

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Nje pergjigje e shkurter ndaj shkrimit te Vehbiut gjendet ne videot e meposhtme, nga njė person qė le ta themi, nuk ėshtė se ka ndonjė simpati shumė tė madhe pėr politikanėt nė shqipėri.

    http://www.youtube.com/watch?v=KRXp2zuxs3M
    http://www.youtube.com/watch?v=baIJAPyZk94

    Mesaduket, zotėria i cili nė tė kaluarėn nuk ka hezituar me "patriotizmin e tij realist" tė shaj majtas djathas historianėt mė nė zė qė kanė punuar pėr cėshtjen shqiptare, kėrkon qė Lobi Shqiptaro-Amerikan, pėr hir tė orientimeve tė tija dhe grupit qė ai ėshtė pjestar tė bėhet kritikuesi i qeverisė shqiptare. A thua vallė ky studiues i vyer nuk e kupton se nė cfarė pozicioni delikat ndodhet komuniteti shqiptaro-amerikan, i cili nėse zbaton urdhrat e zotit Vehbiu(pasi vec kėshilla nuk duken), atėher vendoset dashje padashje nė anėn e lobingjeve Greke dhe Serbe tė cilat kanė qysh kur ėshtė krijuar vėndi ynė qė e cilėsojnė shqipėrinė si shtet jofunksional, dhe shqiptarėt si tė paaftė pėr qeverisje.

    Deklarata e organizatave Shqiptaro-Amerikane bėhet me theks tė vecantė tek institucionet e shqipėrisė dhe tek stabiliteti politiko-ekonomik nė kėtė fazė shumė tė vėshtirė pėr Kosovėn dhe gjėndjen ekonomike botėrore dhe atė gjeopolitike nė lindjen e mesme. Siduket disa nuk ngurrojnė t'u vejnė zjarrin pėrsėri mėmėdheut pėr hir tė ambicieve politike. Kėtė e them me plot bindje pėrsa i pėrket qėllimeve tė Vehbiut, Qoses dhe disa tė tjerė qė po orvaten tė prishin stabilitetin nė Shqipėri, pasi atyre as qė nuk u intereson se cfarė bėn komuniteti shqiptaro-amerikan, madje pėr ata, ashtu si dhe pėr krahun qeverisės sa mė larg tė rri komuniteti shqiptaro-amerikan i shkolluar dhe dipllomuar jashtė, duke jetuar me njė kulturė tė mirfilltė demokratike, aq mė shumė forcohen pozicionet e tyre nė shqipėri. Kritikat e komunitetit Shqiptaro-Amerikan zotit Vehbiu i duhen qė tė arrij tre objektiva primare:

    1) Pėrcarjen pėrbrėnda komunitetit Shqiptaro-Amerikan
    2) Pėrcarjen e komunitetit me strukturat shtetėrore
    3) Anėsimi i komunitetit me dije apo pa vetėdije me lobin serb dhe grek nė kritikimin e shqipėrisė, duke e lėnė shqipėrinė zbuluar.

    Shqiptarėt duhet ta tejkalojnė vetė ngėrcin politik, dhe ky tranzicion psikologjik duhet tė ndodhi pa gjakderdhje dhe pa dhunė, nė tė kundėrt nė kėtė botė globale, aneksimi ynė nga ndonjė fuqi tjetėr bėhet akoma dhe mė e thjeshtė.

    Tek titulli i temės, gazetėn shekulli e vendosa jo vetėm se ėshtė organi botues, por sepse ka disa muaj qė inciton nė mėnyre huliganeske gjakderdhje dhe luftė civile nė shqipėri.
    Me te vertete ka disa vite (dhe jo disa muaj) qe fletushka qe quhet Shekulli ose Pravda e gjojasocialisteve shqiptare, ka marre persiper rolin e zedhenesit dhe perēuesit te nje politike krejtesisht antikombetare.

    Eshte me te vertete nje "trimeri" prej te ēmenduri qe ti hapesh dyert e dritaret hap e krah nje tipi shkrimi qe grish per perleshje, per perēarje, per tensione, per akte vrasese etj dhe ēuditerisht askush nuk e merr guximin qe ti veje drejtuesit e saj para ligjit.

    Para disa kohesh pata hapur ne kete forum nje teme qe pak a shume lidhej me lejimin qe i ben kjo gazete shkrimeve dhe komenteve fyese dhe denigruese per shumicen e kombit shqiptar, qe lejon shkrime dhe komente ne te cilat percillet mesazhi i urrejtjes krahinore, mirepo nje dore e qellimshme e fshiu kete teme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •