Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Unhappy Shërbimi postar në Shqiperi

    Pershendetje

    Po e hap kete teme nga indinjimi qe kam per letrat dhe pakot qe postoj ne Shqiperi dhe gjithmone merren te hapura,permbajtja e trazuar nga mbrenda dhe shpesh here gjerat mungojne.

    Nje vit me pare i dergova me poste nje telefon vellait,dhe fill pas postimit e keshillova vellain te most e pranonte nese do dyshonte se ishe e hapur dhe nese nuk kishe peshen egzakte.Kur vellai vajti te merrte pakon,nga paraqitja e jashtme nuk jepte dhe aq shume pershtypjen se ishe e hapur por kur e vendosi ne peshore.......jo vetem qe nuk kishte peshen fillestare po peshonte 400 gr me shume Ashtu siq e kisha porositur,vellai nuk pranoi te firmose per pakon,pakoja u rikthye ne Manchester.Vajta ne Poste Office ku ndodhej pakoja dhe u tregova punonjeseve te sherbimit arsyen se pse dyshoja se pakoja ishe e hapur.Kur e hapen pakon ne prezencen time,u gjend nje cope derrase dhe ca bullona metalike.

    Raste te tjera nuk kam postuar gjera me vlere,thjeshte letra,fotografi,DVD nga njehere dhe shumicen e rasteve vene te hapura.

    Zyrat postare ketu ne UK nuk pranojne te dergojne posta te siguruara ne Shqiperi (e sidomos telefona celulare).Sherbimet online po ashtu (si eBay) nuk pranojne te te shesin produkte ne Shqiperi,thjesht per mos garancine e postes.Ne Shqiperi jo vetem qe nuk behet fjale per kode postare,por ne pergjithesi dhe adresat nuk njihen (fjala vjen emer rruge,numer shtepie)

    Shpresoj qe shume shpejt Posta Shqiptare te privatizohet dhe te na c'liroje nga ky ankth.Fakti qe nje numer i madh Shqiptaresh jetojne jashte Shqiperise e ben egzistencen e nje sherbimi te mire postar teper te nevojshem,po ashtu dhe rritja e perdoruesve te internetit qe kerkojne blerje online.

    PS: Moderatoreve,nese kjo qeshtje eshte shqyrtuar ne tjeter teme u kerkoj ndjese dhe mund ta levizni posten.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Une kisha hallin se si te dergoje nje pako me ilaçe per mamin ne Kosovë dhe rrezikova !
    Dergova emrin e marresit, rrugen në Pejë dhe shtetin ALBANIA !!!!
    Me besoni se ilaçet i kan arritur mamit pas 25 dite, me vones por kan mbrri ne Kosovë....

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Fjala e Ministrit Basha gjate prezantimit te Zip Kodit per Shqiperine

    Dita Nderkombetare e Postave


    Hapi i ndermarre nga Qeveria Shqipetare per aprovimin e Kodit Postar eshte i nje rendesie te vecante. Ky kod jo vetem e sjell Shqiperine nje hap me afer standarteve perendimore, por edhe lehteson shperndarjen e postes ne nje menyre te shpejte, me efikase dhe me te sakte.

    Eshte per te ardhur keq qe pushteti vendor nuk ben percapjen me te vogel per emertimin e rrugeve ne qytete. Tashme emrat e objekteve te banimit njihen vetem me mbiemrin e ndertuesit, apo me emrin e firmes e cila ka bere ndertimin. Kjo eshte nje anomali e cila nuk i ben pershtypje drejtuesve te pushtetit vendor, por qe pengon identifikimin e shpejte dhe ne kohe te perfituesit te postes, ngadalesi te shperndarjes, uljes se cilesise se sherbimit dhe mbi te gjitha zhvillimin e biznesit dhe sherbimeve sociale.

    Prandaj, Qeveria ka ndermarre kete hap shume serioz per korrigjimin e ketij gabimi duke aprovuar Kodin Postar. Mud t'Ju them se ndermarrja e ketij hapi kaq pozitiv eshte pergezuar nga perfaqesuesit e Bashkimit Postar te Perbotshem. Posta Shqipetare dhe te gjithe operatoret e tjere postar duhet ta zbatojne me rigorozitet kodin postar. Nga ana tjeter, Qeveria Shqipetare do te angazhohet maksimalisht per implementimin e te gjithe detyrimeve qe rrjedhin nga implementimi i Kodit Postar.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    "Si e kthyem Posten, ne shtepine e sherbimeve per shqiptaret"

    E Hene, 28 Dhjetor 2009

    INTERVISTA/ Drejtori i Pergjithshem i Postes Shqiptare, Arqile Gorea ben nje panorame te punes se institucionit qe drejton, nga viti 2005 dhe ne vazhdim

    Dikur nje godine e braktisur, sot shtepia e perbashket e te gjithe qytetareve. Cdo kujt i ka rastisur te trokas ne dyert e kompanise lider ne tregun e sherbimeve postare, Posta Shqiptare per te pare nga afer ndryshimet rrenjesore te ndodhura pas vitit 2005. Nuk eshte fjala vetem per investimet por dhe tek cilesia e sherbimit, pasi eshte punuar shume per te arritur ketu. Drejtori i Pergjithesim i Postes Shqiptare Arqile Gorea i cili ka ideuar dhe drejtuar ndryshimet e ndodhura rrefen transformimin rrenjesor te kompanise dhe arritjet ne harkun e 4 viteve si dhe ambiciet per te ardhmen.

    Ne mbyllje te vitit 2009, cilat nga arritjet e Postes Shqiptare do te veconit?

    Ne fakt e kam shume te veshtire te ndaj arritjet e nje viti pasi ato jane te shumta, por do te mundohem te vecoj disa te cilat kane qene me kulmoret, nese mund t'i konsiderojme te tilla. Viti 2009 megjithese viti me i veshtire per ekonomine boterore, nuk qe i tille perballe strategjise per zhvillim te Postes Shqiptare, e cila jo vetem nuk e rrudhi aktivitetin e saj, por ndermori hapa te guximshem ne rrugen e saj drejt zhvillimit. Fundi i vitit 2009 e gjen Posten Shqiptare me prane qytetareve jo vetem me rrjetin e saj te shtrire ne cdo lagje qyteti, komune e fshat fundor, deri ne skajin me te thelle te vendit, por edhe me mbi 77 sherbime postare e financiare qe ofrohen, dhe mbi te gjitha me fokus ne permiresimin e vazhdueshem te cilesise se tyre. Ne ndjehemi krenare qe ne kete periudhe kur mbare bota e biznesit ka pesuar renie drastike nga kriza globale financiare, Posta Shqiptare vazhdon te jete nje kompani me perfitueshmeri te larte. Ajo arriti jo vetem te realizoje, por edhe te tejkaloje fitimin e programuar per vitin 2009 ne masen 118% duke ruajtur ritmin e rritjes se te ardhurave. Numri i objekteve postare te pranuara ne vitin 2009 arriti ne 18.6 milion duke e cuar ne 5.8 numrin e objekteve postare per fryme. Dua te permend faktin se pavaresisht se tregu i sherbimit te shpejte postar eshte nje treg teresisht i liberalizuar dhe me konkurrence te larte ne vendin tone, ne kemi mundur jo vetem te jemi lojtare te tij, por edhe te njohim rritje vit pas viti ne kete treg. Ne te kundert, ritmi i rritjes se shpenzimeve nuk ka ndjekur ritmin e rritjes se te ardhurave si rezultat i objektivit te kompanise per perdorimin me efektivitet te tyre duke bere qe shpenzimet per vitin 2009 te realizohen ne masen 96%. Per me teper, po t'i referohemi faktit se per t'i mbijetuar krizes financiare kompani potenciale ne tregun e sherbimeve kane ndjekur strategjine e shkurtimit te vendeve te punes per te reduktuar shpenzimet, Posta Shqiptare jo vetem nuk ka shkurtuar, perkundrazi ka mbajtur ne pune gjithe potencialin e burimeve njerezore ekzistuese, por ka rekrutuar punonjes te rinj duke e cuar ne total 2.245 numrin e tyre. Jo vetem kaq, ne maj te ketij viti u rrit ne masen 10% paga e te gjithe punonjesve te Postes Shqiptare te cilet ne keto dite te fundit te vitit do te shperblehen me 1 page mujore. Viti 2009 e gjeti Posten Shqiptare si partnere te ngushte te qeverise ne mbeshtetje te procesit te pajisjes se qytetareve shqiptare me kupone per karta identiteti dhe pasaporta biometrike, procesit te kompensimit te pageses per pajisjen me leternjoftim te shtresave ne nevoje si dhe pajisjes me leternjoftimin elektronik te shtetasve pa pasaporte. Ne vitin 2009 jane shitur rreth 1 milione e 700 mije kupone per karta identiteti dhe mbi 370 mije kupone per pasaporta biometrike. Gjate kesaj periudhe punonjesit e Postes Shqiptare nuk njohen as dite pushimi, as dite festash, por qendruan ne gatishmeri te plote deri ne oret e vona te mbremjes ne sherbim te shtetasve shqiptare. Gjej rastin te falenderoj te gjithe ata, por edhe familjet e tyre te cilat u bene pjese e sakrifices dhe suksesit te perbashket. Nuk mund te le pa permendur dhe reformen e kryer ne Filialin e Transportit. Tashme makinat e Postes Shqiptare shkojne mbi 2 ore me shpejt ne skajin me te larget kjo fale organizimit te ri te punes bazuar ne objektiva te reja. Ky organizim i sherbimit erdhi jo vetem si obligim i kompanise per te qene sa me prane klienteve por dhe si nje realitet i ri me te cilin po perballemi; infrastrukture rrugore e standardeve evropiane.

    Duke lene pas punen e vitit 2009, a mund te na beni nje skaner te punes ne 4 vjet ne krye te kompanise Posta Shqiptare. A mendoni se keni mundur te realizoni ate cfare prisnit?

    Ne Tetor 2005 ne caktuam objektivin nr.1, kthimin e Postes Shqiptare, nga nje godine e braktisur, ne nje godine te populluar nga njerezit; nje godine qe zgjidhte problemet e tyre dhe, se pakti nevojat. Natyrisht, qe nje mal me pune, une falenderoj stafin dhe punonjesit e Postes Shqiptare qe me mirekuptuan, u motivuan nga misioni qe morem persiper per Posten Shqiptare. Dhe rezultatet nuk vonuan. Mund te themi qe para 2-vjecarit te pare ne beme nje Poste krejt tjeter. Jo thjesht te ndryshuar ne ambiente, jo thjesht ne forme, por filloi mbi te gjitha ndryshimi ne mentalitet. Pra, klienti nuk ishte me viktime te cilen mund ta zhvatnin, por ai ishte Mbreti te cilit ne duhet t'i sherbenim. Kuptohet, edukata tjeter kishte lene shume gjurme me te cilat ne perballemi edhe sot, mbas kater vjetesh. Me vjen mire qe sot eshte kthyer besimi i qytetareve te Posta dhe e konsiderojne ate si familjen e tyre. Te gjitheve, pa perjashtim, iu ndodh te trokasin ne dyert tona per kryerjen e nje prej sherbimeve, gama e se cilave eshte shtuar dukshem gjate ketyre viteve. Ne jemi kthyer ne nje supermarket sherbimesh te cilat ofrohen me cilesi, siguri dhe shpejtesi. Klienti eshte Mbreti yne ndaj ne i falemi atij. Posta eshte Amanet dhe me Amanetin nuk luhet. Kjo ka qene deviza e punes sone. Ne kemi ndjekur nje politike te rrepte ndaj kujtdo qe e shkel kete. Me moton, per te qene sa me afer klientit dhe ne kohe sa me te shpejte, eshte shtuar numri i zyrave dhe sporteleve postare, ku ofrohet nje game e shumellojshme me rreth 77 sherbime postare e financiare, 32 prej te cilave jane sherbime te reja ofruar ne keto 4 vjet. Numri i objekteve per fryme te popullsise eshte rritur rreth 3 here cka tregon per nje rritje te besueshmerise ndaj Postes. Mbi 111 mije pensionisteve iu dergohet pensioni ne shtepi. Transaksionet financiare u dyfishuan duke kapur shifren rreth 21 milione ne vit. Eshte reformuar sistemi i linjave te transportit ne te gjithe Shqiperine, duke bere te mundur shkurtimin e afateve te dorezimit te objekteve postare ne 2 -3 dite nga 5-8 dite qe ka qene me pare. Ne funksion te ketij qellimi ka qene dhe fuqizimi i parkut te Transportit, ku numri i automjeteve eshte rritur me mbi 2 here e gjysme. Sot numerohen 108 automjete nga 48 ne vitin 2005 dhe 114 mjete motorike. Pas 17 vjetesh rifilloi transporti dhe shitja e shtypit te perditshem ne zonat rurale. Permiresime te ndjeshme, kane pesuar treguesit e cilesise me synim afrimin me standardet evropiane. Numri i reklamacioneve eshte ulur me 65% nderkohe qe numri i objekteve postare eshte rritur rreth 3 here. Nga 4.500 reklamacione para 4 vjetesh kur numri i objekteve postare ishte rreth 5 milione, sot numerohen 450 reklamacione (vetem 50 prej tyre jane per faj te administrates postare shqiptare) kur numri i objekteve postare eshte 18.6 milion. Kjo eshte finalizuar me kurorezimin e cmimeve nderkombetare, ku me i fundit gjate vitit 2009, eshte "Era nderkombetare e Shekullit", paraprire nga "Kurora e Diamantit", "Lidership per Qeverisje" "Ylli i Diamantit" dhe "Ylli i Platinit". Per here te pare ne historine e saj Posta Shqiptare ne vitin 2008, botoi te perjavshmen e saj "Postrieri", si mjet komunikimi dhe transparence me klientin. Duke filluar nga viti 2007, u be i mundur prodhimi ne vend i pulles postare shqiptare, e cila kishte mbi 17 vjet qe prodhohej jashte vendit. Nuk mund te leme pa theksuar faktin se, qe prej tre vjetesh Shqiperia eshte bere me Kod Postar, duke i dhene ne kete menyre qytetareve shqiptare pasaporten e tyre evropiane. Gjate 4 viteve eshte punuar per futjen e teknologjive te reja te komunikimit dhe informacionit duke bere te mundur implementimin e sistemit te gjurmimit IPS, transfertat elektronike te parave nepermjet rrjetit Eurogiro, internetin, dhe komunikimin online te 14 filialeve. Me shtimin dhe riaktivizimin e sherbimeve te ofruara, njekohesisht jane hapur dhe fronte te reja pune per rreth 600 punonjes te rinj, duke ndikuar ne uljen e papunesise. Nga viti 2006 deri tani jane rikonstruktuar mbi 350 zyra postare ne te gjithe Shqiperine ne rreth 325 milion leke duke realizuar rikonstruksionin e 90% e te gjithe zyrave postare ne te gjithe vendin. Se shpejti perfundon rikonstruksioni i zyres postare qender te Filialit Tirane qe kap shifren e 26.000 milione lekeve e cila eshte konceptuar teresisht ne pergjigje te nevojave te tregut per sherbimet qe ofrojme duke i paraprire procesit te krijimit te Post-bankes. Po perfundon faza e dyte e rikonstruksionit te Qendres Tranzite dhe Transportit qe per nga rendesia quhet mushkeria e postes. Te gjitha keto ambiente jane pajisur sipas kerkesave teknologjike dhe funksionale duke e shnderruar ate ne nje qender qe u pergjigjet kerkesave dhe standardeve te UPU dhe Post-Europes. Jemi ne procesin e pergatitjes se projektit per rikonstruksionin e godines qendrore te postes e cila po trajtohet si nje qender jo vetem administrative, por aty do te jete edhe qendra e monitorimit elektronik te sherbimeve dhe qendra e trajnimeve per punonjesit e saj.

    Cili ka qene perfitimi i qytetareve shqiptare ndaj arritjeve te Posta Shqiptare?

    Posta Shqiptare, si kompani shteterore strategjine e vet para 4 vjetesh e integroi me strategjine e qeverise shqiptare si qeveri e sherbimeve dhe sherbesave. Si rezultat i implementimit te kesaj strategjie tashme ajo eshte kthyer ne partner te qeverise ne luften kunder informalitetit, por edhe ne shtepi te sherbimeve te cdo qytetari. Pra, ne po transformojme nevojat e qytetareve qe kane per letra dhe dokumente, duke i kthyer ne sherbimet me te reja postare. Dikur qytetari qendronte me muaj te tera neper dyert e hipotekave, MPJ, DPB, ambasada, per te marre nje deshmi apo dokument, tani keto dokumente u shkojne ne shtepi me poste, ata vetem aplikojne. Duke u paraqitur ne nje sportel, qytetari nuk humb kohe, por kryen nje sere pagesash pa dashur te trokase si me perpara ne dhjetera sportele; klienti mund te dergoje e te marre pako postare, te marre pensionin, te kryeje arketimin e kontributit per sigurimet shoqerore, te arketoje faturen e KESH-it, faturen telefonike, te ujit, arketime doganore, gjobat e policise rrugore, sherbim legalizimi per MPJ, tatim-taksa, arketime kopshte dhe cerdhe, etj.

    Cilat jane te rejat e ketij viti ne fushen e marredhenieve nderkombetare?

    Ne Mars te ketij viti vizitoi Shqiperine Drejtori i Pergjithshem i Postes Italiane, Massimo Sarmi, i cili pasi vleresoi arritjet e Postes Shqiptare ne vitet e fundit, ofroi nepermjet memorandumit te bashkepunimit shkembimin e eksperiences ne modernizimin e sherbimeve postare, financiare e platformen e teknologjise se informacionit. Te mos harrojme se Posta Italiane eshte lider i teknologjise se informacionit ne organizaten boterore te postes dhe nje nga 10 kompanite me te admiruara ne bote per vitet e fundit. Si rezultat i ketij bashkepunimi jemi ne perfundim te procesit te implementimit te sherbimit te certifikimit elektronik duke realizuar keshtu edhe parashikimin e Drejtorit te Pergjithshem te UPU-se, Eduard Dayan gjate vizites se tij ne Shqiperi, i cili pohoi se nuk do te jete e larget dita kur Posta Shqiptare do te jete lider ne rajon. Ne kuadrin e strategjise se Postes Shqiptare per rajonin "Posta pa kufi", ditet e fundit u firmos memorandumi i bashkepunimit me postat homologe fqinje te Kosoves dhe Maqedonise si dhe binjakezuam Posten e Durresit me te Prizrenit, Posta e Korces me ate te Ohrit. Per here te pare Posta Shqiptare, nje kompani shqiptare, i dhuroi Postes se Kosoves 50 bicikleta. Memorandume bashkepunimi jane firmosur gjate kesaj periudhe edhe me postat e Kroacise, Malit te Zi, Sllovenise, Greqise, etj. Unioni i Perbotshem Postar eshte unioni me i madh nderkombetar me 193 anetare qe bashkepunojne me njeri - tjetrin. Ne jemi informacioni me i madh ne bote: kemi 660.000 zyra postare, mbi 5 milion punonjes. Pra, mbeshtjellim globin dhe ofrojme sherbime ne cdo skaj te globit. Ne jemi kudo, atje ku te tjeret jane te pamundur, ne jemi prezent. Kete duhet ta shfrytezojme sepse nuk mjaftojne vetem t'i kesh mundesite, e rendesishme eshte t'i shfrytezosh ato dhe t'i kthesh ne sherbime.

    Cilat jane projektet dhe sfidat me te cilat do te perballeni ne te ardhmen?

    Maratona e integrimit te Postes Shqiptare duke kapercyer me sukses 2009, dhe sheh me optimizem drejt 2011. Implementimi i teknologjive te reja te informacionit dhe komunikimit dhe performanca dhe mentaliteti i burimeve njerezore mbeten sfida kryesore per te ardhmen. Shperndarja e internetit ne cdo skaj te vendit eshte projekti i fundit i cili do te perbeje risi per vete funksionimin e Postes Shqiptare duke kaluar nga komunikimi online me zyrat qender te filialeve, ne komunikimin online me cdo zyre postare dhe me cdo shperndares si poste levizese. Ky proces pergatit infrastrukturen e revolucionarizimit financiar te zonave rurale duke e bere Posten Shqiptare partnere te qeverise ne projektin e saj per luften kunder informalitetit dhe cuarjen e sherbimeve online ne cdo skaj te vendit. Jemi te ndergjegjshem se duhet te persosemi jo vetem ne teknologji, por edhe ne mentalitet. Per kete na duhet shume pune. Njerezit tane duhet te pajisen me mentalitetin e ekonomise se tregut, pasi ne mund te ndryshojme teknologjite, ambientin e zyrave dhe t'i persosim, por gjithsesi keto do te menaxhohen nga njerezit.

    Ju keni marre cmimin e lidershipit per qeverisje, cili eshte komenti juaj?

    Jane dy komponente, qe njeriu te jete i suksesshem, duhet ta njohe punen dhe ta doje ate. Nje njeri qe nuk e njeh punen, ose qe nuk e do ate, me kot troket ne deren e suksesit, sepse nuk i hapet.

    KJ

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vertet ka bere pune arqile gorea..

    le te flasin ata qe kan pune ne zyrat e postes..
    besoj se jan te kenaqur me sherbimin..

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    vertet ka bere pune arqile gorea..

    le te flasin ata qe kan pune ne zyrat e postes..
    besoj se jan te kenaqur me sherbimin..
    Braro se di a ke mer vesh a jo po Posta eshte institucioni me volumin me te madh te punes dhe me rrogat me te ulta.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    vertet ka bere pune arqile gorea..

    le te flasin ata qe kan pune ne zyrat e postes..
    besoj se jan te kenaqur me sherbimin..


    Arqileja eshte nje kokerr t...rapi e maskara .asgje s'ka bere per posten ,vetem se vazhdon te vjedhe si drejtoret e tjere qe ishin para tije ,si Myslymi Nela ,Aleksandra çollaku e Luiza Hoxha .
    Posta ne pamje te pare duket sikur nuk ka asgje per te vjedlur ,por ne fakt eshte minjere ari ,
    duke filluar nga pullat qe jane leter me vlere pa numer serie , qe dikur shtypeshin ne shtypshkronjen tone te filatelis tani Arqileja i shtyp ne Greqi ,keshtu mund te prodhoi e te shesesh sa te doje ,plus tenderat e ndryshme qe behen qe nga blerjet e makinave per postat anembane vendit ku ne kohen e Aleksandres u zhduken 17 cope te mira etje etj o skandalet me vizat neper ambasada qe ne vend te punonjesve te postes shtohen neper lista banoret e Shqiperis qe paguajne jo pak per ate vize
    Drejtor te afte(specialist ) dhe te ndershem posta shqiptare nje ka pasur FAdil
    Smajlin ,keto te tjeret qe kane ardhur te gjithe me emerime partie te majte dhe te djathte .
    Letrat ne kohen e diktatures hapeshin te gjitha nga sherbimi sekret tek shtepia me gjethe mbasi lexoheshin ju dorezoheshin punonjesve te postes qe ishin tre (dhe keto bashkepuntore te sherbimit sekret qe dhe pse jane me tetevjeçare dhe sot e kasaj dite aty jane ne pune ,mgjth reformat qe jane bere ).
    Sot letrat teorikisht nuk hapen dhe posta eshte dora e trete ,qe i merr ne dorezim nga Rinasi ,postieri i katerti ,por çfare ndodh ,si shtet rrumpall qe jemi ,mos deshire qe kemi per te krijuar shtet dhe posta si te gjitha dikasteret ne shqiperi eshte i te njejtit nivel si sherbim ,njehere u zhduk nje makine komplet me pako e letra qe po vinte nga Rinasi per tu perpunuar ne posten tranzite ,u denuncua rasti ne prokurori dhe su be asgje ,shpjegimi i shoferit ishte me dolen bandat e armatusura me zbriten me lidhen e ma rrembyen makinen ,nuk e di sa mund te jete e vertete ?
    Zoti Arqile nuk ka bere asgje ndryshe deri tani ,ne mos ne te kunderten qe e ka prishur dhe me keq ,ndonje dite tjeter po te sqaroj se çfare ben ,eshte njeriu me imoral dhe diktator qe ka pare posta (nga meshkujt )sepse nga femrat kemi Aleksandra çollakun qe mbrojti Nanon ne Gjygj dhe mbas arrdhjes ne pushtet te tj u vu ne kete poste ,pastaj kemi perbindeshen e Vlores Luiza Hoxhen ,sportelet jane mbushur me injorante nga jugu e veriu ,qe nuk kane piken e etikes dhe te kultures dhe duan nja tre vjet te mesojne se si pranohet nje leter rekomande .
    Ndryshuar për herë të fundit nga zois1 : 28-12-2009 më 20:52
    Kështu është kur kakarisin pulat ! lol

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •