Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Shqipëri: Rritet çmimi i energjisë në masën 13%

    TIRANE- Bordi i Entit Rregullator te Energjise miratoi sot pasdreke shtrenjtimin e energjise elektrike, sipas kerkeses se paraqitur nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes, OSSH. Kjo kompani tashme e privatizuar paraqiti prane ERE kerkesen per nje rritje mesatare te cmimit te energjise me 24 perqind por ERE ka miratuar nje rritje mesatare prej 13 perqind.
    Bordi i ERE mori në shqyrtim këtë propozim dhe miratoi sot pasdreke rritjen mesatare te energjisë ne masen13 %. ERE propozoi dhe miratoi gjithashtu ruajtjen e shkalles prej 300 kilovat ore si masë për matjen e cmimeve të reja të energjisë.

    Në shifrat e miratuara te ERE-s kërkohet ruajtja e cmimit të energjise mbi bazen e dy niveleve. Për konsumatoret familjare deri në nje konsum nen 300 kilovat ore energji cmimi te jete 7.7 leke per kilovat, pra 0.7 leke me shume nga sa eshte aktualisht. Dhe per konsum mbi 300 kilovat konsumatoret familjare te paguajne 13.7 leke per kilovat.

    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-12-2009 më 01:44
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Para disa kohesh u ngit energjia me 9%. Ku do ti gjejne parate kete njerez qe te paguajne. Po pensionistat? Si ja behet per ta?
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Energjia, qeveria 22 milione dollare per kompensimin e familjeve ne nevoje

    E Enjte, 17 Dhjetor 2009

    Te gjithe ato familje qe kane veshtiresi ekonomike, do te rimbursohen per rritjen e cmimit te energjise elektrike. Kryeministri Sali Berisha, beri te ditur dje ne mbledhjen e qeverise, se eshte percaktuar fondi prej 22 milione dollaresh, i cili do te perdoret per skemen e mbulimit te rritjes se cmimit, per shtresat ne nevoje. Madje sipas tij, kjo skeme do te zbatohet qe nga 1 janari i vitit te ardhshem, kur do te nise zyrtarisht edhe rritja e energjise elektrike. "Eshte ndare fondi prej rreth 22 milione dollaresh, i cili do te perdoret per skemen e mbulimit te rritjes se cmimit per shtresat ne nevoje. Eshte jashtezakonisht e rendesishme, qe skema e mbulimit te rritjes per shtresat ne nevoje te jete operative qe me 1 janar, ne menyre qe keto shtresa te kene zero efekt, nga rritja dhe dua t'u them ketu se jane mbi 70 % e konsumatoreve, te cilet bien ne konsumimin deri ne 300 kilovat. Ndaj dhe per shtresat ne nevoje mbulimi do te jete i plote dhe total", theksoi dje kryeministri. Duke komentuar vendimin e marre dy dite me pare nga Enti Rregullator i Energjise per rritjen me 13% te cmimit, kreu i qeverise u shpreh se kjo rritje eshte e paperfillshme per industrine, por shume e madhe per institucionet buxhetore. Ndaj sipas tij, lind nevoja qe qeveria te mundesoje mbrojtjen e plote dhe totale, te pasojave te rritjes tek te gjithe personat ne ndihme ekonomike dhe pensione te uleta, sipas kritereve te percaktuara. "Kjo rritje eshte mjaft me e ulet per 300 kilovatet e pare dhe shkon duke u rritur per konsumet pertej ketyre 300 kilovateve, te cilat ne teresi jane familje me te ardhura mbi mesataren ose mesatare. Rritja eshte jo e perfillshme per industrite",-tha kryeministri.

    KJ

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Rritet çmimi i energjisë elektrike,faturat e reja për familjarët e biznesin

    Nertila Maho

    Nga 1 janari, faturat e energjisë elektrike, do të shtrenjtohen me 13 për qind. Enti Rregullator, vendosi dje rritjen e çmimit të energjisë për të tre operatorët në treg, prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen. Gazeta boton shembujt e shtrenjtimit të faturave për të gjithë konsumohet mujore, nga 300 deri në 700 kilovat orë në muaj. Ndryshe nga kërkesa e çekëve të OSSH, energjia do të paguhet sërisht me dy banda. Deri në 300 kilovatët e para të konsumit mujore, çmimi u rrit nga 7 lekë për kilovat në 7.7 lekë për kilovat. Ndërsa për bandën e dytë, mbi 300 kilovat, çmimi është rritur nga 12 lekë për kilovat në 13.5 lekë për kilovat. Nga vendimi i djeshëm i ERE, mbrohen vetëm furrat e bukës çmimi i të cilave rritet vetëm me 0.1 lekë. Të gjithë tarifat e tjera të energjisë rriten, për të gjithë llojet e konsumatorëve.

    Administrimi
    Edhe pse faturat paguhen për OSSH, një pjesë e madhe e çmimit të shtrenjtuar të dritave shkon për shoqëritë e administruara nga qeveria. Enti vendosi dje që çmimi me të cilin KESH tregton energjinë e prodhuar, të rritet nga 1.61 lekë për kilovat në 2.03 lekë për kilovat. Rritja është me 0.42 lekë, ose 25.5 për qind. Enti vendosi që edhe OST, për transmetimin e energjisë elektrike të përfitojë nga 0.5 lekë për kilovat, 0.6 lekë për kilovat. Pra 0.1 lek për kilovat, ose 20 për qind. Ndërkohë që tarifa mesatare e energjisë që tregtohet nga OSSH, është rritur nga 8.45 në 9,53 lekë/kilovat. Ritja është 1.08 lekë për kilovat ose 13 për qind. KESH dhe OST ja shesin energjinë OSSH, e cila e faturon te konsumatorët. Nga vendimi i djeshëm i Entit Rregullator, nga 1.01 lekë që i është bërë çmimit mesatar të energjisë, 0.52 lekë do shkojnë në favor të KESH dhe OST. Pra, gati gjysma e çmimit të miratuar dje nga ERE, shkon për të përmbushur kërkesat e kompanive që administrohen nga qeveria. Duket, pak kontradiktore, por janë kompanitë shtetërore që kanë diktuar rritjen e çmimit të energjisë.

    Biznesi
    Shumica e bizneseve do ta kenë më të shtrenjtë manaxhimin e kostove. Si rregull ekonomie, çdo detyrim i ri, që rrit koston e prodhimit, apo koston e shërbimit, do të pasqyrohet menjëherë në çmim. Me hyrjen në fuqi të tarifave të reja, çdo biznes do të rillogarisë kostot dhe do të rillogarisë edhe çmimet e tregtimit të produkteve dhe shërbimeve të veta. E thënë ndryshe, pothuajse të gjitha produktet do të kenë rritje. Kjo ishte edhe arsyeja që ERE, miratoi një rritje simbolike të çmimit të energjisë për furrat e bukës.

    Shembujt e faturave
    Kush shpenzon pak paguan më pak shtrenjtimin e energjisë elektrike. Në një llogaritje të thjeshtë, një familje që konsumon deri në 300 kilova orë në muaj, paguan aktualisht energjinë me 7 lekë për kilovat. Në fund të muajit, familja do të paguajë 2100 lekë energji. Faturës i shtohet edhe TVSH, me 20 për qind, dhe në total, pagesa për OSSH është 2520 lekë. Me çmimet e reja, një kilovat kushton 7.7 lekë.Në fund të muajit janar një familje që konsumon 300 kilovat, duhet të paguajë 2310 lekë energji. Kësaj shume is htohet edhe TVSH me 20% dhe në total fatura bëhet 2720. Pra shtrenjtimi i faturës me çmimet e reja, është 250 lekë në muaj, për familjet që konsumojnë 300 kilovat në muaj. Shtesa bëhet gati dysfish për familjet që konsumojnë 400 kilovat në muaj. Aktualisht për 300 kilovatët e parë çmimi është 7 lekë, ndërsa për kilovatët e tjerë mbi këtë bandë, çmimi është 12 lekë. Në fund të muajit familja paguan, bashkë me TVSH 20 për qind, faturën 3960 lekëshe. Me çmimet e reja, deri në 300 kilovat çmimi është 7.7 lekë, ndërsa për bandën mbi 300 kilovat çmimi është 13.5 lekë. Në total, familja që konsumon 400 kilovat në muaj, bashkë me TVSH 20%, do të paguajë 4392 lekë, ose 432 lekë më shumë. Për familjet që konsumojnë 500 kilovat, ndryshimi i çmimit e shtrenjton faturën nga 5400 lekë në muaj, në 6010 lekë në muaj, ose 612 lekë më shumë. Për familjet që konsumojnë 600 kilovat në muaj, shtrenjtimi është 792 lekë më shumë. Këto familje paguajnë aktualisht për 600 kilovatm 6840 lekë në muaj, ndërsa me çmimin e ri, do të paguajnë 7632 lekë në muaj. Ndryshimi i çmimit është më i madhpër familjet qëkonsumojnë deri në 700 kilovat në muaj. Me çmimin e ri, shtrejntimi është 972 lekë. Nga 8280 lekë në muaj që paguajnë për 700 kilovatë konsum, do të paguajnë 9252 lekë në muaj, pas 1 janarit.

    llogaritja e konsumit

    Fatura për 300 kilovat

    ISHTE
    300 kva x 7 lek
    2100 lekë
    TVSH 20 për qind
    2520 lekë në muaj
    BËHET
    300 kva x 7.7 lekë
    2310 lekë
    TVSH 20 për qind
    2720 lekë në muaj
    NDRYSHIMI
    250 LEKË MË SHUMË

    Fatura për 400 kilovat

    ISHTE
    300 kva x 7 lekë
    2100 lekë
    100 kva x 12 lekë
    1200 lekë
    Në total 3300 lekë
    TVSH 20 për qind
    3960 lekë në muaj
    BËHET
    300 kva x 7.7 lekë
    2310 lekë
    100 kva x 13.5 lekë
    1350 lekë
    Në total 3600 lekë
    TVSH 20 për qind
    4392 lekë në muaj
    NDRYSHIMI
    432 LEKË MË SHUMË

    Fatura për 500 kilovat

    ISHTE
    300 kva x 7 lekë
    2100 lekë
    200 kva x 12 lekë
    2400 lekë
    Në total 4500 lekë
    TVSH 20 për qind
    5400 lekë në muaj
    BËHET
    300 kva x 7.7 lekë
    2310 lekë
    200 kva x 13.5 lekë
    2700 lekë
    Në total 5010 lekë
    TVSH 20 për qind
    6010 lekë në muaj
    NDRYSHIMI
    612 LEKË MË SHUMË

    Fatura për 600 kilovat

    ISHTE
    300 kva x 7 lekë
    2100 lekë
    300 kva x 12 lekë
    3600 lekë
    Në total 5700 lekë
    TVSH 20 për qind
    6840 lekë në muaj
    BËHET
    300 kva x 7.7 lekë
    2310 lekë
    300 kva x 13.5 lekë
    4050 lekë
    Në total 6360 lekë
    TVSH 20 për qind
    7632 lekë në muaj
    NDRYSHIMI
    792 LEKË MË SHUMË

    Fatura për 700 kilovat

    ISHTE

    300 kva x 7 lekë
    2100 lekë
    400 kva x 12 lekë
    4800 lekë
    Në total 6900 lekë
    TVSH 20 për qind
    8280 lekë në muaj

    BËHET
    300 kva x 7.7 lekë
    2310 lekë
    300 kva x 13.5 lekë
    5400 lekë
    Në total 7710 lekë
    TVSH 20 për qind
    9252 lekë në muaj
    NDRYSHIMI
    972 LEKË MË SHUMË


    Beqja: Rritja e çmimit thellon krizën ekonomike


    Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, tha dje në një konferencë për shtyp, se “çmimi i energjisë po rritet, duke thelluar krizën ekonomike për çdo familje dhe biznes në Shqipëri, dhe se qeveria shqiptare jo vetëm ishte në dijeni të shtrenjtimit të saj, por edhe autore e këtij vendimi”. Sipas tij, “vendimi për rritjen e çmimit të energjisë është marrë kohë më parë se të përfundonte procesi i privatizimit të OSSH. Madje ky vendim gjendet edhe në anekset e kontratës mes palës shqiptare dhe ÇEZ”. \Sipas tij, e vërteta mbi implikimin famëkeq të qeverisë me rritjen e çmimit dhe thellimin e krizës u zbulua dje botërisht nga OSSH. “Sali Berisha me paturpësinë e saj na ka gënjyer e mashtruar të gjithëve. Turpi më i madh për këtë qeveri qëndron në faktin se përballë kërkesës për transparencë të popullit shqiptar dhe opozitës, ministrat e Sali Berishës heshtën duke u justifikuar se rritjen e çmimit e vendos Enti Rregullator i Energjisë”, u shpreh deputeti socialist Ilir Beqja.

    Panorama

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Shpërblime nga qeveria dhe kritika për krizën

    Qeveria shqiptare zyrtarizoi shpërblimet e fundvitit për pensionistët dhe administratën shtetërore.

    Një vit më parë shpërblimi për pensionistët ishte dy herë më i madh, por qeveria pranon se përgjysmimi vjen prej efekteve të krizës ekonomike globale.

    Ndërkaq opozita thotë se kriza e ka mbërthyer keq ekonominë shqiptare dhe se qeveria po e fsheh më kot atë.

    Janë mbi 600 mijë qytetarë që do të përfitojnë drejtpërsëdrejti nga shpërblimet e fundvitit, prej të cilëve 89 mijë vetë do të jenë punonjës buxhetorë dhe 540 mijë pensionistë.

    Sipas vendimit të qeverisë pensionistët do të marrin 2500 lekë shpërblim për vitin e ri, ndërsa rreth 12 mijë punonjës të administratës do të marrin 15 mijë lekë shpërblim e pjesa tjetër do të përfitojë 10 mijë lekë shpërblim.

    Qytetarët përfitues, sidomos pensionistët, thonë se shpërblimi është simbolik dhe se çmimet e larta të tregut do e zbehin akoma më shumë.

    Qeveria pranon se shpërblimi për pensionistët është sa gjysma e një viti më parë, por thotë se kjo është efekt i krizës globale, e cila sipas qeverisë, megjithatë është përballur me sukses prej masave të saj.

    Por opozita thotë se qeveria po fsheh krizën që ka nënshtruar, sipas saj, ekonominë dhe financat e vendit.

    Në një rezolutë të Asamblesë së PS-së, të miratuar të mërkurën opozita i ofron qeverisë 20 masa për të nxjerrë vendin nga kriza, që sipas opozitës në 2010 do të jetë tejet e egër në Shqipëri.
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Energjia, OSSH sulmon ERE-n

    Pronaret ceke te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes kane reaguar me force ndaj vendimit te Entit Rregullator per rritjen e cmimit te energjise, qe sipas tyre per kompanine e shperndarjes eshte minimale.

    Ne nje deklarate te ashper per shtyp, kreret e OSSH thone se vendimi i entit mund ta coje kompanine e shperndarjes ne kolaps financiar.

    “OSSH-ja do te vazhdoje te kete nje rritje te larte te borxhit prej 20 miliarde lekesh ne vitin 2009 kundrejt partnereve te jashtem, duke e cuar ne nivelin e 25.8 miliarde lekeve. Kjo ne menyre te pashmangshme do te conte ne kolaps financiar dhe me pas ne falimentim te OSSH-se”, thuhet ne deklarate.

    Me tej OSSH akuzon Entin se beri rritje te pabalancuar te cmimit duke favorizuar dy kompanite shteterore KESH dhe OST, cka sipas cekeve eshte nje sulm i hapur ndaj investimeve te huaja ne vend.

    “Ne e kuptojme qe te gjitha palet ne sektorin e energjise ne Shqiperi kane nevoje per fonde per punet e tyre, mirembajtjen dhe investimet, por vendimin e ERE-s per rritjen dramatike ne favor te KESH-it (26%) dhe OST-se (20%) dhe rritjen shume te vogel per OSSH-ne (7.1%) ne e gjejme te pabalancuar. Ne e shohim kete si nje sulm kunder investitoreve te huaj ne vend, gje qe eshte krejtesisht e papranueshme”, thekson OSSH.

    Ne fund te deklarates pronaret ceke te OSSH kercenojne se do te perdorin te gjitha hapat e mundshem ligjore per te mbrojtur interesat e konsumatoreve te OSSH-se dhe aksionereve te vete, duke ndermarre hapa ligjore brenda vendit dhe jashte vendit, si dhe perdorimin e garancise se dhene nga Banka Boterore.

  7. #7
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    PD kundër shtrenjtimit të rrymës



    PD kundër shtrenjtimit të rrymës

    Në konferencën e rregulltë për media të Partisë së Drejtësisë, nënkryetari Mr. Amir Ahmeti deklaroi se shtrenjtimi i energjisë elektrike është i papranueshëm për Partinë e Drejtësisë në situatën kur më shumë së gjysma e popullatës së shtetit gjendet në situatë të mbijetesës dhe se Kuvendi i Kosovës duhet t’ia tërhjekë vërejtjen Rregullatorit të Energjisë se një rritje e këtillë është e papranueshme në momentin aktual socio – ekonomik.

    “Anëtarësia e Partisë së Drejtësisë në Zvicër mblodhi 14.000 franka zvicerane për bashkëkombasit tanë në rajonet e përmbytura të Shkodrës në Republikën e Shqipërisë. Përkitazi me këtë ndihmë në një takim rasti u informua edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, zotëri Islam Lauka”, njoftoi gazetarët nënkryetari Ahmeti.

    Gjatë konferencës z.Ahmeti deklaroi se Partia e Drejtësisë e vlerëson lartë mbështetjen e Grupit Ndërkombëtar të Kosovës për strategjinë e qeverisë së Kosovës për integrimin institucional dhe politik të veriut të vendit si moment shumë të rëndësishëm politik në proceset e shtetëformimit. Partia e Drejtësisë vlerëson se këto përfundime të Grupit Ndërkombëtar japin shpresë se kemi hyrë në fazën ku i jepet fund pikëpyetjes së integritetit territorial të Kosovës. Me këtë PD-ja pret nga qeveria e Kosovës ndërmarrjen e hapave të vendosur dhe të shpejtë në drejtim të realizimit të kësaj strategjie si njërin prej prioriteteve shtetërore. Por njëherit Partia e drejtësisë merr seriozisht edhe shqetësimin e shprehur nga Grupi Ndërkombëtar për vërejtjet rreth korrupcionit dhe luftimit të krimit të organizuar në Kosovë, për të cilat edhe ne si parti disa herë e kemi pasur si temë në konferencat tona të rregullta me media. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që edhe këtij segmenti t'i qasen seriozisht dhe se këto dukuri negative në institucionet tona, duhet të çrrënjosen përnjëherë.

    “Partia e Drejtësisë shpreh ndjenjën e dhimbjes me familjarët e Balaj dhe Xheladini që dje shënuan tre vjetorin e rënjes së tyre padrejtësisht vetëm se kishin një mendim ndryshe nga UNMIK-u kur morrën pjesë me një demonstratë ku edhe humbën jetën. Jetët e tyre nuk kthehen por ne mbesim me shpresë se drejtësinë që po e kërkojnë tash tri vite familjarë e tyre të jetë sa më afër dhe të jetë kjo si ngushëllim dhe shpresë për ta për të vazhduar jetën edhe pa më të dashurit e tyre” u tha në fund të konferencës për media./mesazhi/

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Allahile gimche a bene me te pyet diqka .Sa tema i ke hapur sot?

    Po me duket se qdo lajme qe po e degjon po e hap teme te re.

    Nuk mundemi ne ti percjellim te gjitha temat ashtu.

  9. #9
    Per administratoret

    Propozoj qe te vihet nje limit se sa tema mund te hapi nje antar ne dite.

  10. #10
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Nuk ju kuptoj? a nuk është rubrika shtypi i ditës? kjo që po sjell a nuk i përket shtypit të ditës? nese nuk jeni të interesuar mos u futni tek lajmet apo temat e tilla

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •